Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
23
hapёsirё e konsiderueshme pёr zyra, studio, salla provash dhe regjistrimi pёr koncerte, arkivё etj., qё i jepte mё nё fund fizionomi dhe funksionalitet transmetuesit tё vetёm radiofonik nё Shqipёri. Ndikimi i kёtij zgjerimi (nё kёtё godinё Radio Tirana qёndroi mbi 26 vjet) ishte i menjёhershёm nё shtimin e personelit me kohё tё plotё a bashkёpunёtorёve dhe programeve tematike e agrёtuese, pёrfshirё dhe hapjen nё kёtё periudhё tё emisioneve nё gjuhёt e huaja, anglisht e frёngjsht (pas pushtimit minutazhi i programeve nё italisht ishte nё zgjerim) dhe nё gjuhёt e vendeve tё rajonit. Njё vit pasi kishte nisur nga puna, Radio Tirana e zgjati kohёn e transmetimit nё total 7 orё.
1.2 Pёrmbajtja e programeve nёn mbikёqyrje tё rreptё Drejtoria e Shtypit pranё Ministrisё sё Punёve tё Jashtme nё kohёn e Mbretёrisё sё Ahmet Zogut pushoi sё funksionuari me pushtimin e vendit nga Italia fashiste. Brenda pak javёsh qeveria kukull ndёrtoi njё hallkё mё tё kompletuar, e cila varej drejtpёrdrejt nga Kryeministri, me emёrtimin Drejtoria e Pёrgjithshme pёr Shtypin, Propagandёn dhe Turizmin 8). Sipas dekretimit qё iu bё nё maj tё vitit 1939, pjesё pёrbёrёse e saj ishte dhe njё “drejtori pёr propagandёn, radion, kinematografinё e theatron.” 9) Pёr DPSHPT-nё nuk mungonte dhe suporti financiar. Me anё tё njё dekreti tё Mёkёmbёsit tё Mbretit, Francesko Jakomoni, u bёnё shtesa nё buxhetin e Drejtorisё, njё veprim qё u pёrsёrit dhe nё vijimёsi. Kёsaj strukture tё mirёfilltё monitorimi dhe censure tё medias iu lejua rekrutimi edhe me personel tё pёrkohshёm, nё pёrmbushje tё objektivave dhe synimeve tё saj. Me dekretin e tetorit tё vitit 1940, pёr disiplinimin e shёrbimeve telegrafike, telefonike dhe radiodёgjimeve, DPSHPT-ja mori dhe tё drejta mbi kontrollin e korrespondencёs private dhe marrjes telegrafike tё shtypit pёr tё gjithё shtetasit e subjektet qё ndodheshin brenda territorit shqiptar, gjithashtu dhe “... tё gjitha instalimet radiotransmetuese private duhet tё çmontohen dhe aparatet tё mbyllen nё arka tё vulosura”. 10) 8. Kjo strukturё drejtohej nga italiani Nikolo Loruso Atoma, njё personazh shumё i familjarizuar me median shqiptare. Drejtues qё nga numri i parё i Gazeta Shqiptare dhe pjesёtar i Drejtorisё sё Shtypit pranё Ministrisё sё Punёve tё Jashtme nё kohёn e Mbretёrisё sё Zogut. Ai ishte dhe njё njohёs shumё i mirё i qarqeve mediatike, me marrёdhёnie e kontakte tё drejtpёrdrejta me gazetarё dhe botues shqiptarё. 9. Fletore Zyrtare, 12 maj 1939, faqe 3. 10. Fletore Zyrtare, 29 tetor 1940, faqe 4.