6 minute read
dita-ditёs
54 Arben MUKA
i radiokronikёs nё fillim tё viteve ’80 te Tribuna e Gazetarit, revistё e fokusuar nё problemet profesionale dhe aktivitetin e punonjёsve tё medias. “Radiokronika kohёn e zgjatjes sё saj e ka relativisht tё kufizuar. Maksimumet e saj arrijnё deri nё 15-20 minuta. Mё e zakonshmja zgjat 5 deri 10 minuta. Mund tё jetё edhe mё e shkurtёr, por kёtu kёrkohet njё punё mё e madhe, me fjali tё ngjeshura e mendim tё saktё, me pyetje e pёrgjigje flakё pёr flakё, deri nё pёrdorimin e shprehjeve pohuese e mohuese.... Si nё çdo krijimtari edhe nё radiokronikё duhet tё ketё qёndrim emocional tё autorit”.68)
Advertisement
Tjetёr karakteristikё e lёndёs tematike ishte pasqyrimi i jehonёs sё eventeve politike dhe iniciativave tё partisё-shtet. Para, gjatё dhe pas zhvillimit tё njё kongresi tё PPSH-sё, pas ndonjё fjalimi nё Byronё Politike nga Enver Hoxha (pas prillit tё vitit 1985 nga Ramiz Alia), tё pleniumeve apo konferencave, pas çdo dalldije tё forumeve komuniste, nisme ose lёvizjeje – pёrmbajtjet e programeve tematike duhet tё kishin referenca me to, qoftё dhe me pak radhё, sa pёr tё kujtuar dёgjuesit se “gjithçka kemi pasur, kemi dhe do tё kemi janё falё kujdesit dhe punёs sё Partisё”. Se ky kongres, a ky plenium ёshtё “burim frymёzimi dhe orientim nё rrugёn tonё tё lavdishme” etj., etj.
3.4 Fondi arkivor i Radio Tiranёs, njё memorie qё bjerret dita-ditёs
Muzika, nё tё gjitha zhanret e saj, ka qenё njё komponent shumё i rёndёsishёm i transmetimeve radiofonike nё kohёn e diktaturёs. Nё synimin e saj natyral pёr argёtim dhe zbavitje, plus dhe kёrkesave nё pёrmbajtjen e saj pёr edukim revolucionar, dashuri dhe besnikёri ndaj udhёheqjes sё partisё-shet, nё pёrgjithёsi pёr vlerat e rendit socialist qё ndёrtonte atё kohё Shqipёria. Qё nё rinisjen e punёs sё Radio Tiranёs, pas çlirimit, orientimet ishin qё fondi muzikor tё ishte nё natyrёn e frymёs militante.
Pas incizimit tё kёngёve tё luftёs dhe tё punёs mbi disqet me kёngё italiane, qё pёrmendёm mё herёt, fondi i Radio Tiranёs u pasurua me mbёshtetjen e vendeve mike tё ish-lindjes komuniste. “Pёr t’iu pёrgjigj pёrdorimit tё madh tё muzikёs me karater revolucionar, diskoteka e RadioTiranёs pasurohet gjithnjё me disqe tё reja tё ardhura nga Bashkimi Sovjektik, nga Jugosllavia
68. Tribuna e Gazetarit, nr. 1/1981, faqe 16.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 55
dhe Çekosllavakia”. 69) Nё marrёveshjet e bashkёpunimit qё Radio Tirana vendosi me homologet e saj shtetёrore nga vendet e demokracive popullore, krahas pajisjeve e materialeve propagandistike pёrfitoi dhe inventar muzikor, qё nё pjesёn mё tё madhe nuk u arrit as tё hapej nga arkat ose pakot e importit.
Ishte e kuptueshme qё kёrkesat dhe nevojat mё tё mёdha ishin pёr muzikёn shqiptare, e cila fillimisht erdhi nё Radio Tirana nga organizimi i koncerteve tё drejtpёrdrejtё nё studio, para mikrofonit, i grupeve nga krahina tё ndryshme tё vendit. Regjistrimet e para bёheshin nё kushte tё mundimshme, nё disqet prej deçiliti tё importuara, kurse mё pas ato bёheshin nё shirit, po tё importuar, njё mёnyrё kjo qё mbeti mbisunduese nё studiot e Radio Tiranёs, si dhe katёr stacioneve lokale nё varёsi tё saj, deri nё fund tё viteve ’90. Njё pjesё e dhuratave nga vendet e tjera qё ishte nё disqe gramafoni, kryesisht muzikё klasike e autorёve tё mёdhenj, u arrit tё hidhej nё shirita, si mёnyra pёr t’i pёrdorur nё programet qё transmetonte Radio Tirana.
Nё fonotekёn e Radio Tiranёs zёrave tё çmuar tё Tefta Tashko Koços, Kristaq Antoniut, Maria Krajёs etj., iu shtuan dhe ato tё shumё e shumё kёngёtarёve tё tjerё nga rrethe tё ndryshme tё vendit, interpretime tё muzikёs popullore dhe asaj tё lehtё, koncerteve tё formateve tё ndryshme me muzikё klasike etj.
Njё nga burimet kryesore tё pasurimit tё fonotekёs sё Radio Tiranёs nisi nё fillim tё viteve ’60, me Festivalin e Kёngёs nё Radio (qё mё pas me hapjen e televizionit vijoi dhe vijon ende tё quhet si Festivali i Kёngёs nё Radiotelevizion) njё garё mes kёngёtarёve dhe krijuesve mё tё mirё tё
69. Radio Pёrhapja, nr.1/1947, faqe 7.
56 Arben MUKA
vendit. Nё krijimtarinё muzikore, pёrveç repertorit tё autorёve klasikё, pjesa tjetёr e krijimtarisё ishte nёn trysninё e ideologjizimit dhe politizimit, ku pёr anёn muzikore nuk preferoheshin ritme qё ishin “ndikime nga arti borgjez dhe revisionist”; gjestikulacioni i kёngёtarit duhej tё ishte sa mё “serioz”, dhe “i pёrmbajtur”; nё tekstet e kёngёve imponohej pёrfshirja e frymёs revolucionare, optimizmit tё ndёrtimit tё socializmit, partishmёria dhe dashuria e fortё dhe e pazёvendёsueshme pёr Partinё, Enver Hoxhёn dhe udhёheqjen e lartё komuniste etj., etj.
Njёherё ndodhi qё njё festival i shpёtoi disa prej klisheve (Festivali i 11tё i Kёngёs nё Radiotelevizion qё u zhvillua nё fund tё vitit 1972) dhe mbi institucionin, drejtuesit, pjesёmarrёsit nё atё veprimtari ranё gjithё mallkimet e mundshme politike, ndaj organizatorёve, nisi persekucioni nё disa nivele. Qёndrimi qё ka mbajtur PPSH dhe Enver Hoxha ndaj Festivalit tё 11-tё nё Radiotelevizion ka qenё njё indikator qё regjimi komunist nuk ka dashur tё tolerojё nё asnjё aspekt tё krijimtarisё artistike, duke operuar si dhe nё fushat e tjera me dorё tё hekurt dhe duke forcuar mё shumё infrastrukturёn e censurёs nё çdo cep tё institucioneve kulturore.
Njё aset kryesor, qё njёkohёsisht ishte dhe burim pёr pasurimin e fonotekёs sё Radio Tiranёs ka qenё orkestra e saj, e cila nё periudhёn qё shqyrtojmё, ka qenё njё formacion me pёrbёrje elitare, me nje agjendё koncertale tё ngjeshur nё çdo vit.
Duke qenё deri nё fillim tё viteve ’90 i vetmi vend ku mund tё regjistrohej çdo vepёr muzikore (nё kёtё drejtim 4 radiot lokale kanё qenё modeste nё kapacitete) Radio Tirana ka krijuar njё fond tё jashtёzakonshёm, qё ёshtё pronё dhe pasuri e saj. Nga llogaritje tё parafёrta mendohet se janё tё paktёn 80 mijё kёngё dhe pjesё muzikore, tё arkivuara prej vitit 1938 e deri mё sot. Fondi muzikor 70) ruhet nё dy salla, tё cilat sё bashku janё mbi 800 metra katrorё sipёrfaqe (njёra ka pjesёn e shfrytёzueshme tё arkivit pёr transmetimet dhe tjera, qё thirret “fondi i artё”, nё madhёsi rreth 500 metra katrore ka tё depozituar kopjen origjinale tё kёngёve).
Nё njё gjykim tё ftohtё, kupton se jo gjithçka qё ndodhet nё ato dy salla ka dobi pёr momentin a pёr kohёt qё vijnё. Por sipas gazetarёve dhe redaktorёve tё vjetёr nё Radio Tirana, mbi 70 pёrqind e fondit ka vlerё arkivore, konsiderohet si njё pasuri kombёtare.
70. Radio Tirana po nё katin e saj pёrdhes ka dhe njё sallё tё arkivit tё folur, qё ёshtё thuajse nё tё njёjtat kushte si arkivi muzikor.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 57
Pёr fat tё keq ajo nuk ёshtё konsideruar dhe ende nuk po konsiderohet nga drejtuesit e institucionit si e tillё. Ruajtja ёshtё nё kushte mjerane, pa siguruar parametrat e temperaturёs, sё lagёshtisё sё ajrit, ndriçimit etj. Falё cilёsisё sё shiritit dhe kutive qё janё ambalazhuar, dёmet janё minimizuar, por çdo ditё qё kalon ёshtё njё rrezik pёr arkivin muzikor tё Radio Tiranёs.
Sikundёr dhe raste tё ngjashme nga vende tё tjera digjitalizimi ёshtё shpёtim nё kuptimin fizik tё inventarit, por dhe dobishmёri nё lehtёsitё qё ka pёrdorimi nё programe tё ndryshme qё transmetohen. Nё Shqipёri janё digjitalizuar arkivat e Kinostudios, tё Universitetit tё Arteve dhe Institutit tё Folklorit – ky ёshtё njё hap shumё pozitiv – por askush nuk thotё se kur do tё bёhet kjo pёr Radio Tiranёn.
“Digjitalizimi i arkivit tё Radio Tiranёs, muzikёs, apo programeve tё folura nuk mund tё konceptohet thjesht si kalim nga shiriti nё CD, apo nё formate tё tjera elektronike. Ky ёshtё njё proces qё duhet tё jetё pёrpunues, ose e thёnё mё mirё restaurues. Kur them kёtё nuk kam parasyh zbukurimin dhe ikjen nga origjinali pёr modifikim komercial. Jo. Me kёtё kuptoj nevojёn e pastrimit tё regjistrimeve nga zhurmat, frushiot, kёrcitjet dhe tё tjera papastёrti qё janё nё origjinal, ose janё shkaktuar nga kushtet jo tё pёrshtatshme tё arkivimit. Nё funksion tё kёsaj prezente duhet tё jenё dhe redaktorё, ose ekspertё tё muzikёs dhe zhanreve tё saj.71) “Mbretёria” e zёrave dhe tingujve nё 75 vjet aktivitet tё kёtij institucioni, nuk duhet t’i lihet “mbretёrisё” sё merimangave dhe akrepave qё kanё sulmuar nё kushtet e errёsirёs dhe lagёshtirёs raftet e ndёrtuara e rinovuara tё paktёn rreth 40 vite mё parё.
71. Spiro Konduri, intervistё dhёnё autorit, 4 gusht 2013.