54
Arben MUKA
i radiokronikёs nё fillim tё viteve ’80 te Tribuna e Gazetarit, revistё e fokusuar nё problemet profesionale dhe aktivitetin e punonjёsve tё medias. “Radiokronika kohёn e zgjatjes sё saj e ka relativisht tё kufizuar. Maksimumet e saj arrijnё deri nё 15-20 minuta. Mё e zakonshmja zgjat 5 deri 10 minuta. Mund tё jetё edhe mё e shkurtёr, por kёtu kёrkohet njё punё mё e madhe, me fjali tё ngjeshura e mendim tё saktё, me pyetje e pёrgjigje flakё pёr flakё, deri nё pёrdorimin e shprehjeve pohuese e mohuese.... Si nё çdo krijimtari edhe nё radiokronikё duhet tё ketё qёndrim emocional tё autorit”.68) Tjetёr karakteristikё e lёndёs tematike ishte pasqyrimi i jehonёs sё eventeve politike dhe iniciativave tё partisё-shtet. Para, gjatё dhe pas zhvillimit tё njё kongresi tё PPSH-sё, pas ndonjё fjalimi nё Byronё Politike nga Enver Hoxha (pas prillit tё vitit 1985 nga Ramiz Alia), tё pleniumeve apo konferencave, pas çdo dalldije tё forumeve komuniste, nisme ose lёvizjeje – pёrmbajtjet e programeve tematike duhet tё kishin referenca me to, qoftё dhe me pak radhё, sa pёr tё kujtuar dёgjuesit se “gjithçka kemi pasur, kemi dhe do tё kemi janё falё kujdesit dhe punёs sё Partisё”. Se ky kongres, a ky plenium ёshtё “burim frymёzimi dhe orientim nё rrugёn tonё tё lavdishme” etj., etj.
3.4 Fondi arkivor i Radio Tiranёs, njё memorie qё bjerret dita-ditёs Muzika, nё tё gjitha zhanret e saj, ka qenё njё komponent shumё i rёndёsishёm i transmetimeve radiofonike nё kohёn e diktaturёs. Nё synimin e saj natyral pёr argёtim dhe zbavitje, plus dhe kёrkesave nё pёrmbajtjen e saj pёr edukim revolucionar, dashuri dhe besnikёri ndaj udhёheqjes sё partisё-shet, nё pёrgjithёsi pёr vlerat e rendit socialist qё ndёrtonte atё kohё Shqipёria. Qё nё rinisjen e punёs sё Radio Tiranёs, pas çlirimit, orientimet ishin qё fondi muzikor tё ishte nё natyrёn e frymёs militante. Pas incizimit tё kёngёve tё luftёs dhe tё punёs mbi disqet me kёngё italiane, qё pёrmendёm mё herёt, fondi i Radio Tiranёs u pasurua me mbёshtetjen e vendeve mike tё ish-lindjes komuniste. “Pёr t’iu pёrgjigj pёrdorimit tё madh tё muzikёs me karater revolucionar, diskoteka e RadioTiranёs pasurohet gjithnjё me disqe tё reja tё ardhura nga Bashkimi Sovjektik, nga Jugosllavia 68. Tribuna e Gazetarit, nr. 1/1981, faqe 16.