5 minute read

3.2 Gazetarё “nё liri tё udhёhequr” dhe jo “nё liri tё keqkuptuar”

48 Arben MUKA

3.2 Gazetarё “nё liri tё udhёhequr” dhe jo “nё liri tё keqkuptuar”

Advertisement

Regjimi politik qё u ngjit nё pushtet pas çlirimit tё vendit nuk humbi asnjё minutё pёr tё ndёrtuar dhe konsoliduar “demokracinё e tipit tё ri”, ku njё nga synimet ishte pretendimi pёr zёvendёsimin e kontrollit vetёm nga lart tё aparatit tё shtetit, me kontrollin nga poshtё, nga masa, pupulli, i cili merrte tё gjitha fuqitё nё “pushtetin demokratik”. “Shtypi ynё ёshtё arma mё e mprehtё e Frontit dhe duhet tё mobilizohet i tёri pёr tё pёrkrahuar dhe pёr tё forcuar pushtetin tonё demokratik, pёr tё organizuar kontrollin e popullit kundёr çdo tendence antipopullore, konservative e reaksionare nё vendin tonё”55) - jepte direktivё e pёrditshmja Bashkimi, nё njё seri artikujsh rreth konceptit dhe projeksionit tё komunistёve nё qeverisjen e tyre.

Nё kёtё kuadёr ndёrtohej dhe njё identikit pёr gazetarin qё duhej nё mbёshtetje tё procesit. “Shtypi i sotmё pёrfaqёson njё opinion publik tё formuar nga lufta e popullit vetё, pёrfaqёson njё unitet mejtimi, siç ёshtё njё front unik, Fronti N-Ç dhe del tё mbrojё interesat e kёtij uniteti popullor... ... Nё kёtё mision ay ka njё vijё veprimi tё caktuar, ka njё liri tё udhёhequr dhe jo liri tё keqkuptuar tё njё individi gazetar, qё t’a pёrdorё lirinё pas ёndjeve e ambicjeve tё tija personale”.56)

“Demokracia e tipit tё ri” u investua fuqishёm pёr tё zbatuar forma e metoda tё reja nё aspektin e agjitacionit dhe propagandёs, duke e lidhur ngushtёsisht atё me konceptin e partisё-shtet. Edhe kur pёrshkruhej aktiviteti i Radio Tiranёs menjёherё pas pёrfundimit tё luftёs nuk harrohej tё theksohej se “… nё ato ditё kur nё Shqipёri binte akoma era barut, radioja filloi tё militonte si njё repart pararojё i propagandёs sё partisё. Zёri i saj i fuqishёm u bё lajmёtar i ekzistencёs sё shtetit tonё tё ri socialist, i vendosmёrisё sё popullit tonё, pёr tё mbrojtur kundrejt çdo sakrikfice fitoret e arritura me gjak.” 57)

Vetё Enver Hoxha udhёzonte tёrё piramidёn e Partisё Komuniste qё tё ngriheshin seksionet e agjitacionit dhe propagandёs nё çdo nivel dhe kjo “duhet tё sjellё njё forcim tё dukshёm tё punёs politiko-ideologjike tё Partisё dhe njё lidhje mё tё ngushtё tё partisё me masat”, 58) nё njё kohё qё si nё

55. Bashkimi, 9 mars 1945, faqe 1. 56. Bashkimi, 8 shkurt 1945, faqe 3. 57. Tribuna e Gazetarit, nr 5/1977, faqe 6. 58. Partia e Punёs e Shqipёrisё pёr shtypin, “8 Nёntori”, Tiranё, 1980, faqe 82.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 49

lojё fjalёsh lideri komunist e konsideronte gazetarin si tё pavarur, sepse “ka kompetenca tё plota, por ato duhet t’i zbatojё nё vijёn e Partisё” 59) dhe mё tutje kёrkonte kuptimin drejt tё kёsaj, pasi “tё mos shpjerё nё censurё”, pra ёshtё e lejueshme dhe nuk lejohet. 60)

Kohё pas kohe u kristalizua dhe praktikua linja ideologjike dhe politike qё partia nuk do tё kishte lidhje me tё gjithё masat, me tё gjithё popullin. Infrastruktura mediatike e kohёs sё diktaturёs, ku pёrfshiheshin dhe transmetimet radiofonike, u vendos totalisht nё shёrbim tё mekanizmit ushqyes tё diktaturёs sё proletariatit qё ishte lufta klasore, “ne dhe ata”, ku “ ... organet tona tё shtypit, ATSH, RTV, (e kanё tё qartё se gjersa lufta e klasave vazhdon dhe ajo do tё vazhdojё gjer nё komunizёm, kur, dihet, qё siç ka thёnё shoku Enver, se shtypi ka dhe do tё ketё karakter klasor pёr deri sa nё botё tё ekzistojnё me klasa antagoniste) duke zbatuar vijёn e partisё do ta zhvillojnё kёtё luftё sa mё tё ashpёr”. 61)

Gazetari nё cilindo sektor ku kontribuonte, pёrshkruhej si njё tip komisari politik, “… mund tё jetё specialist, dhe ёshtё mirё tё jetё, por nё rradhё tё parё ai ёshtё gazetar, pra njeri politik, dhe si i tillё duhet tё jetojё intensivisht me politikёn e vendit tё tij dhe me politikёn ndёrkombёtare nё çdo sektor qё

59. po aty faqe 117. 60. Nё Radio Tirana nё kohёn e diktaturёs ka funksionuar njё dhomё kontrolli, ku punonjёsit e saj kalonin nё dёgjim tё imёt tё gjitha emisionet dhe rubrikat tematike. Gjithmonё para se tё transmetohej materiali dёgjohej nga punonjёsit pёrgjegjёs nё kёtё dhomё, pёr pёrmbajtjen dhe parametrat teknikё tё cilёsisё sё zёrit, montimin, efektet etj. Dhoma kishte tё gjithё kompetencёn pёr tё bёrё vёrejtje pjesore, tё cilat duhet tё reflektoheshin me detyrim nga autorёt, ose qё tё shpallte materialin e dёgjuar si tё pavlerё, d.m.th tё patransmetueshёm. 61. Tribuna e Gazetarit, nr.4/1973, faqe 23.

50 Arben MUKA

tё punojё. Duke jetuar vetё politikisht, ai do ti shohё, dhe s’mund ti shohё ndryshe, çёshtjet nёn prizmin politik”. 62)

Nё mёnyrё sistematike drejtuesit e lartё tё Komitetit Qendror tё PPSHsё nxirrnin udhёzime, vendime e lloj-lloj direktivash mbi rolin e medias dhe angazhimin e gazetarёve nё shoqёri. Dhe menjёherё ato shndёrroheshin nё programe tё detyrueshme pune, kolektive dhe individuale, shndёrroheshin si kode profesionale, jashtё tё cilave dhe kundёr tё cilave nuk mund tё imagjinohej asgjё. Nё harkun kohor 1945 -1990 nё redaksitё e Radio Tiranёs kanё punuar shumё e shumё gazetarё, redaktorё, folёs dhe bashkёpunёtorё tё jashtёm, krijues dhe realizues veprash historike, artistike etj., tё cilёt qё nё ditёn e parё tё punёs e nё vijim njihnin dhe zbatonin orientimet nga partia-shtet. Kush ka tentuar apo ka shkuar mё tej duke i nёnvlerёsuar, ose mё keq akoma, duke i kritikuar e kundёrshtuar direktivat – si tё thuash ishte kundёr vijёs sё partisё dhe luftёs sё klasave - e ka paguar shumё shtrenjtё.

Ky nuk ёshtё qёndrim ose vlerёsim nihilist pёr kontributin konkret tё mijёra punonjёsve nё kёtё institucion, por ёshtё thjesht njё shpjegim pёr linjёn editoriale, qasjen ideologjike dhe politike tё Radio Tiranёs nё kohёn e diktaturёs. “Shinat” ku e mbajti regjimi komunist Radio Tiranёn dhe 4 stacionet lokale nё varёsi tё saj, e bёnё produktin e tyre thellёsisht propagandistik, duke zbehur, pse jo, duke goditur nё kёtё mёnyrё pasionin dhe profesionalizmin e shumё protagonistёve qё punuan pёr vite nё redaksi tё ndryshme tё kёtij institucioni; duke frymёzuar skematizmin dhe unitetin e mendimit, qё ishte pengues pёr njё pjesё tё punonjёsve, por ishte dhe stimul dhe dhuratё karriere pёr njё shpurё servilёsh, mediokrish komformistё,

62. Tribuna e Gazetarit, nr. 10-11/1966, faqe 5.

This article is from: