8 minute read

dhe tё vёrtetёs”

62 Arben MUKA

Problemet serioze ekonomike dhe financiare, me tё cilat pёrballej Shqipёria, i kishin spostuar nevojat pёr transmetimet radiofonike”. 74)

Advertisement

Punonjёsit e sektorit tё teknikёs kujtojnё se nё periudhat e Festivaleve tё Kёngёs qё organizonte Radiotelevizioni kishte shpresa pёr ndonjё furnizim tё ri nё pajisje pёr studio ose pёr pajisjet personale tё gazetarёve. Drejtuesit e institucionit vetёm nё kёtё event “e hapnin thesin” dhe firmosnin blerje tё reja, qё pasi pёrdoreshin nё ditёt e konkurrimit muzikor, kalonin nё inventarin e aktivitetit tё pёrditshёm tё transmetimeve tё Radio Tiranёs.

4.2 Misioni pёr pёrhapjen nё tё gjithё botёn i zёrit “tё lirisё dhe tё vёrtetёs”

Nёse nё janar tё vitit 1945 Radio Tirana transmetonte njё orё e gjysmё programe nё ditё, nё 5 gjuhё tё huaja (frёngjisht, anglisht, serbo-kroatisht, italisht dhe greqisht), nё vitin 1988 kohёzgjatja e programit shkoi nё 83 orё pёr çdo ditё nё 21 gjuhё (italisht, frёngjisht, anglisht, rusisht, spanjisht, arabisht, polonisht, çekisht, bullgarisht, hungarisht, greqisht, indonezisht, gjermanisht, suedisht, persisht, danisht, portugalisht, etj.) 75) Pёrkthyes, redaktorё, njё pjesё e tё cilёve shtetas tё huaj me bindje majtiste, gazetarё dhe folёs pёrgatisnin programe informative argёtuese duke iu drejtuar nё gjuhёn e tyre popujve nё tё 5 kontinentet. Nё fillim tё viteve ’80 stafi pёr radion e jashtme, ku pёrfshiheshin sektori i gjuhёve dhe ai pёr bashkёatdhetarёt ishte me rreth 110 vetё.

Ky pёrqendrim i madh i burimeve njerёzore, ku nё shumicёn e programeve tё gjuhёve tё huaja punonin pёr secilin nga tre pёrkthyes, ishte nё sinkron me pёrjetimin e ёndrrёs sё njё Shqipёrie “qendёr e botёs”, nё njё proces komunikimi me njё drejtim, “flas, por nuk dёgjoj”. Nga njёra anё nё pёrpjekje pёr ta izoluar vendin nga fluksi i informacionit qё vinte nga jashtё kufijve, nga ana tjetёr pёr tё luajtur rolin e “altoparlantit” ndёrkombёtar, pёr tё treguar sukseset e socializmit shqiptar dhe rrёnimin dita-ditёs tё kapitalizmit borgjezo-revisionist.

74. Spiro Konduri, intervistё dhёnё autorit, 4 gusht 2013. 75. Pas vitit 1951 emisione nё gjuhё tё huaj nisёn tё transmetonin dhe stacione lokale, nё varёsi tё specifikёs gjeografike, p.sh., Radio Gjirokastra pёrfshiu njё program nё greqisht, Radio Shkodra nё serbo-kroatisht dhe pёr aq kohё sa ekzistoi Radio Vlora, emetoi njё program nё gjuhёn italiane.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 63

Nё njё artikull tё revistёs Radio Pёrhapja, tё korrikut 1967, konfigurohej fokusi dhe qёllimet e transmetimeve tё programeve nё gjuhё tё ndryshme, ku, sё pari, synohej pёr tё njohur dёgjuesit nё mbarё botёn “me historinё dhe kulturёn e popullit shqiptar, me traditat e tij luftarake dhe politike me transformimet e mёdha qё janё bёrё nё vendin tonё gjatё vjetёve tё pushtetit popullor dhe me fitoret e gjthёanshme nё rrugёn pёr ndёrtimin e socializmit”.76) Tjetёr objektiv ka qenё qё kёto programe tё pasqyronin “politikёn e jashtme parimore tё partisё dhe qeverisё sonё dhe luftёn e tyre tё vendosur kundёr imperializmit amerikan, reaksionit dhe revizionistёve hrushovianё e pasonjёsve tё tyre”. 77) Pas prishjes sё Shqipёrisё me Kinёn nё listёn e armiqve qё godiste Radio Tirana ishte dhe socialimperializmi kinez. Dhe e treta ishte qё me programet nё gjuhё tё huaj tё mbёshtetej lufta “nacional çlirimtare e revolucionare e popujve tё shtypur, kundёr imperializmit, kolonializmit dhe neokolonializmit, luftёn e klasёs punёtore kundёr shtypjes dhe shfrytёzimit tё borgjezisё kapitaliste dhe veprimtarinё e partive, grupeve dhe lёvizjeve marksite-leniniste kudo nё botё”. 78)

Pёrmbajtja e emisioneve nё gjuhёt e huaja pёrgatitej nё versionin shqip nga njё ekip gazetarёsh dhe redaktorёsh brenda radios sё jashtme. Lёnda

76. Radio Pёrhapja, nr. 1/1967, faqe 11. 77. po aty 78. po aty

64 Arben MUKA

shpёrndahej pёr t’u pёrkthyer dhe finalizuar nё versionin audio pёr secilёn gjuhё. Pёr disa prej emisioneve qё destinoheshin pёr zonёn e Afrikёs apo Amerikёs Latine kishte specifika nё rubrikat e emisionit. “Njё emision 30 minutёsh nё gjuhёn e huaj kishte njё strukturim tё tillё: njё bllok lajmesh, nga vendi dhe ndёrkombёtare; njё material i zgjeruar mbi zhvillimet nё Shqipёri, ku trajtoheshin tema nga historia, etnografia, arkeologjia, gjeografia, kultura etj., tё cilat nё formёn e reportazheve, intervistave a kronikave pёrfshihesin nё rubrika tё ndryshme nё ditёt e javёs; njё koment ose shёnim politik i ditёs, kryesisht mbi zhvillimet ndёrkombёtare dhe qёndrimet e shtetit shqiptar mbi to; pjesa argёtuese me muzikё shqiptare dhe leximi i letrave nga dёgjuesit. Nё ato pak raste kur emisioni ishte njёorёsh, si p.sh. nё gjuhёt spanjisht, portugalisht etj., materialet pёrbёrёse ishin mё tё shumta, ose mё tё gjata nё kohё.” 79)

Nё pёrmbajtjen e emisioneve nё gjuhё tё huaj komentet dhe shёnimet politike tё ditёs merreshin kryesisht nga gazeta kryesore e PPSH, Zёri i Popullit, por dhe nga organe tё tjera tё shtypit, kishte recensione ose fragmente nga publikimet e kolanёs me veprat e shkruara tё Enver Hoxhёs. Çdo material qё pёrfshihej nё emisionin e gjuhёve, sidomos shёnimi politik i ditёs, duhet tё merrte patjetёr firmёn e drejtorit tё radios sё jashtme, ose dikujt tjetёr tё autorizuar prej tij nё rast mungese.

Treguesi kryesor i frekuentimit tё kёtyre programeve nё vende tё ndryshme tё botёs ishte numri i letrave qё mbёrrinin nё Radio Tirana nga dёgjuesit e huaj. Njё pjesё e tyre bёnin vlerёsime pёr programin, sikundёr kishte pyetje, kёrkesa pёr ndonjё kasetё muzikore, libёr, pullё poste, hartё tё Shqipёrisё etj. Dёgjuesit fusnin nё zarfa dhe kartmonedha me prerje tё vogёl, si parapagim pёr shёrbimin e kёrkuar.

Nёse nё vitin 1948 nё redaksinё e jashtme mbёrritёn rreth 200 letra, nё vitin 1976 sasia e tyre, sipas raportimeve qё bёhej nga drejtuesit shkoi nё rreth 8 mijё nga 94 shtete. Ky pak a shumё ka qenё intensiteti vjetor i letrave nga dёgjuesit e huaj deri nё fund tё viteve ’80, po tё kihet parasysh dёshima e ish-punonjёsve tё asaj kohe, kur çdo ditё merreshin nёpёrmjet postёs rreth 20-25 letra, pjesёs mё tё madhe tё tё cilave u jepej pёrgjigje nga redaktorёt sipas gjuhёve. 80)

79. Kostaq Kёrkeshi, intervistё dhёnё autorit, 11 shtator 2013. 80. Nё letrat qё vinin nё Radio Tirana nga bashkёatdhetarёt nuk mungonin dhe pёrmbajtje tё zemёruara dhe indinjuese pёr programin, ose emisione tё veçanta, kritikoheshin zhvillimet politike nё Shqipёri dhe bёheshin thirrje pёr ndryshim kursi, nё orientimin e vendit drejt perёndimit. Kёto korrespondenca kontrolloheshin vetёm nga drejtuesit e radios dhe iu pёrcilleshin pёr “ndjekje tё specializuar” organeve tё Sigurimit tё Shtetit.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 65

Pёr tё treguar kujdesin e posaçёm ndaj transmetimeve pёr botёn e jashtme, udhёheqёsi komunist, Enver Hoxha, nuk harronte qё nё fjalime dhe diskutime tё ndryshme qё mbante nё forumet e larta tё partisё, tё orientonte dhe pёrgёzonte sukseset nё kёtё drejtim. “…Emisionet e radios sonё pёr botёn e jashtme i kam dёgjuar rregullisht, mbasi jam i interesuar tё di si paraqiten ato pёr opinionin ndёrkombёtar. Ёshtё fakt, se puna shumё e frutshme pёr propagandёn qё bёhet me anёn e radios e ka ngritur autoritetin e Partisё, tё qeverisё dhe tё vendit tonё. Tashti qё kemi kuadro mё shumё s’ka dyshim qё puna do tё bёhet ca mё mirё.” 81)

Nga viti 1952 Radio Tirana nisi me emisione tё posaçme pёr shqiptarёt nё Kosovё dhe treva tё tjera nё rajon. Transmetimi pёr bashkёatdhetarёt ishte pjesё po e radios sё jashtme, por pёr kёtё sektor kishte mё pak personel. Pёr kёto emisione merreshin dhe lajme, kronika, reportazhe etj., nga redaksia e brendshme e Radio Tiranёs. Mbёshtetje pёr Radio Tiranёn ishin dhe stacionet lokale tё saj, veçanёrisht Radio Shkodra dhe Radio Kukёsi, tё cilat kishin mundёsinё e mbulimit me sinjal pёrtej kufirit. Pёr shembull, Radio Shkodra e shtrinte sinjalin pёrtej kufirit duke u dёgjuar nga shqiptarёt nё Krajё, Tuz etj. “Vitin qё vjen ajo (Radio Shkodra – shёnim i autorit) do ta 10-15 fishojё fuqinё e transmetimit tё vet. Nё kёtё mёnyrё do tё mbulohet me dёgjim jo vetёm gjithё rrethi ynё dhe rrethet fqinjё, por do tё krijohen mundёsi qё emisionet e Radio Shkodrёs tё dёgjohen edhe pёrtej kufijve tanё shtetёrorё”82) – raportonte nё fund tё vitit 1969 drejtori i Radio Shkodrёs.

81. Partia e Punёs sё Shqipёrisё pёr shtypin, “8 Nёntori”, Tiranё, 1980, faqe 271. 82. Tribuna e Gazetarit, nr. 9/1969, faqe 8.

66 Arben MUKA

Po tё njёjta pёrpjekje bёnte dhe Radio Kukёsi, qё transmetonte vetёm pak km larg kufirit mes Shqipёrisё dhe Kosovёs. Pas trazirave tё fillimit tё viteve ’80 nё Kosovё, Radio Tirana dhe vartёsi i saj nё Kukёs, shtuan informacionet dhe komentet nga zhvillimet atje. Shqipёria u angazhua pёr tё zgjeruar programet e saj pёr popullatёn nё Kosovё pas mbylljes sё dhunshme tё Radiotelevizionit tё Prishtinёs dhe dёbimit prej andej tё ekipeve tё gazetarёve shqiptarё.

Emisionet pёr bashkёatdhetarёt dhe ato pёr dёgjuesit e huaj patёn tregues tё kundёrt zhvillimi. Nёse tё parat nё vitin 1990 e nё vijim u dinamizuan gjithnjё e mё shumё, si pasqyrim i drejtpёrdrejtё i ndryshimeve tё thella politike qё kishin nisur nё Shqipёri, tё dytat nё njё kohё tё shkurtёr u reduktuan nё mёnyrё drastike, nga 21 gjuhё tё huaja nё fillim tё viteve ’90 u mbajtёn vetёm 7 (anglisht, frёngjisht, italisht, gjermanisht, serbisht, turqisht dhe greqisht).83)

“Më kujtohet një atmosferë pune e jashtëzakonshme në programin që transmetohej për bashkëatdhetarët. Falë kurajos së drejtorit të atëhershëm Napolon Roshi dhe ekipit të gazetarëve u përgatitën materiale shumë cilësore, që tërhoqën vëmendjen e dëgjuesve, aq sa ato i merrnin për transmetim dhe ne të redaksisë së lajmeve të brendshme. Ishin ndërruar rolet, sepse për vite ne i kishim furnizuar ata me material për transmetim”. 84)

Njё ndikim nё funksionalitetin e radios sё jashtme ishte hapja e linjave telefonike tё Shqipёrisё me botёn. Pёr komunikimin me bashkёatdhetarёt u aktivizuan linja kujdestare qё ishin tё hapura pёr ta 16 orё nё ditё. Kjo mundёsi kontakti i hapi rrugё pas vitit 1992 dhe instalimit tё reporterёve vullnetarё nё shtetet ku jetonin e punonin me pёrqendrim mё tё madh shqiptarёsh, si nё Zvicёr, Gjermani, Suedi, Greqi, Danimarkё, Itali etj., tё cilёt pёrcillnin informacione dhe kronika nga jeta e tyre nё emigracion, lidhjet me vendlindjen nё Shqipёri, Kosovё, Maqedoni e treva tё tjera shqipfolёse.

83. Aktualisht Radio Tirana vijon tё transmetojё programe me tё njёjtin numёr gjuhёsh tё huaja çdo ditё. Konkretisht , nё gjuhёn angleze 45 minuta, nё gjuhёn frёnge 30 minuta, po kaq zgjasin dhe programet nё gjermanisht, italisht dhe turqisht. Kurse nё dy gjuhёt e vendeve tё rajonit, serbisht dhe greqisht, kohёzgjatja e programit ёshtё 15 minuta. 84. Zamira Koleci, intervistё dhёnё autorit, 20 shtator 2013.

This article is from: