1 minute read
13.4 Qarku Lezhё
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 199
Nё hapat e parё tё saj tentoi tё bёhej njё radio komuniteti, duke u lolalizuar nё zonёn e Dajçit, rreth 20 km larg qytetit tё Shkodrёs. Transmetuesi prej 400W mbulonte jo vetёm komunёn, por sinjali arrinte dhe nё qytet dhe deri nё Mamurras. Enti rregullator e ndaloi kёtё rreze mbulimi, e cila ishte jashtё kushteve tё licencёs.
Advertisement
Radio Dimension ndryshoi dhe frekuencën nga FM 88.3Mhz nё 88.1Mhz, pёr shkak tё ndёrhyrjeve qё bёnte njё stacion lokal nga territori i Malit tё Zi. Por transmetimi hasi dhe me problemin e ndёrprerjeve afatgjata me energji elektrike, qё jo vetёm pengonin punёn, por dhe dёmtuan pajisjet. Pas njё viti nga themelimi Radio Dimension u zhvendos nё qytetin e Shkodrёs, nё njё nga lagjet mё tё preferuara.
Themelues i stacionit ёshtё Artan Froni, emigrant nё Itali, i cili ka punuar si DJ nё njё radio lokale italiane, qё ishte dhe impulsi pёr hapjen e Dimension. Gazetarja kryesore ёshtё Rafaela Pjetri, e cila ёshtё nё pёrfundim tё studimeve nё degёn e gazetarisё dhe ka pasur mё herёt pёrvojё nga drejtimi i njё programi radiofonik me target tё rinjtё. Adiministrator ёshtё Mati Ftoni.
13.4 Qarku Lezhё
Që në ditët e para të lëshimit të sinjalit u mirëprit nga banorët e Lezhës, të cilët prisnin nga stacion i parë lokal dhe i vetëm deri më tani në rrethin e tyre, informacion dhe argëtim. Në vitet e para të transmetimit emisionet ishin “Mirëmëngjes Lezha!”, “Si të gatuajmë” dhe “Rinia sot”, në një kohë që ndiqeshin dhe programet muzikore “Tinguj nga Ballkani”, apo ai