4 minute read
ku jetojnё shqiptarёt
148 Arben MUKA
huaja, me autoritetin e personaliteteve publike, të cilët shfaqnin opinion e tyre, i cili merrte një peshë të madhe në opinionin e gjerë. Ky ndikim i drejtpërdrejtë i stacioneve të huaja në atë periudhë është i paharruar për memorien e opinionit shqiptar.” 162)
Advertisement
“Stacionet radiofonike si DW, VOA, BBC dhe të tjera, jo vetëm mbushën boshllëkun për informata, por ato ishin si hapësira nga ku flitej dhe për karakteristikat e këtyre vendeve të zhvilluara, që për Shqipërinë dhe shqiptarët ishin si modele politiko-shoqërore të adhuruara.” 163)
“Në vitet e para të demokracisë ato kishin një vëmendje absolute të audiencës për të ndjekur zhvillimet në Gjermani, në SHBA, në Mbretërinë e Bashkuar, në Francë, por dhe vlerësimet dhe mendimet e qarqeve diplomatike dhe politike perëndimore mbi atë që ndodhte në Shqipëri, për rrugën e saj në procesin e integrimit euroatlantik.” 164)
10.4 Mbulimi i detajuar i zhvillimeve kryesore nё hapёsirat ku jetojnё shqiptarёt
Nё pёrmbajtjen e programeve shqip tё radiove tё huaja, karakteristika e pёrbashkёt e ofertёs sё tyre ishte fokusi mbi toptemat nё rajon. Vitet ‘90, por dhe fillimi i mijёvjeçarit tё ri kanё qenё mjaft tё vrullshme, me pёrplasje tё forta sociale e politike, qё u shoqёruan dhe me ndryshime esenciale nё Shqipёri dhe vendet pёrreth saj: • Periudha 1996–1997 ishte koha e lulёzimit dhe rënies së skemave piramidale mashtruese nё Shqipёri, të cilat degjeneruan në trazira të dhunshme dhe paralizim të institucioneve. • Situata nё Kosovё nё harkun kohor 1998–1999 shёnoi kulmin e krizёs, aq sa u bё e pashmangshme ndërhyrja e trupave të NATO-s për të sprapsur keqtrajtimin dhe dëbimin e dhunshëm masiv të shqiptarëve nga shtëpitë dhe pronat e tyre nga ana e trupave militare dhe paramilitare serbe. • Njё vit mё pas situata u bё eksploduese nё pjesёn jugore tё Serbisё, qё banohet nga shqiptarёt. Me ndërmjetësimin e NATO-s u çmobilizua dhe u çarmatos formacioni ushtarak i shqiptarëve e thirrur si UÇPMB (Ushtria
162. Kujtim Çashku, intervistё dhёnё autorit, 25 nёntor 2011. 163. Alfred Moisiu, intervistё dhёnё autorit, 12 janar 2012. 164. Shezai Rrokaj, intervistё dhёnё autorit, 11 korrik 2011.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 149
Çlirimtare për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin), kundrejt një plani veprimi që përmirësonte pozitën dhe rolin e tyre nё atё zonё. • Në vitin 2001 konflikti i armatosur shpërthen në Maqedoni, një pёrplasje e armatosur ndëretnike, që u ndal vetëm me të ashtuquajturën Marrëveshja e Ohrit, e nënshkruar nga përfaqësues të lartë politikë maqedonas dhe shqiptarë, në prezencën e të dërguarve të komunitetit ndërkombëtar.
Me fillimin e mijёvjeçarit tё ri hapёsirёn mё tё madhe nё programacionin e radiove tё huaja e mori procesi i intregrimit euroatlantik dhe nxitja nga komuniteti ndёrkombёtar i iniciativave bashkёpunuese dy ose mё shumё palёshe mes shteteve tё rajonit. Ky intensitet zhvillimesh nё Ballkan, qё si nё njё reaksion zinxhir kaloi nga njёri shtet nё tjetrin, dhe pёr tё cilin pati njё interesim konkret tё kancelarive ndёrkombёtare, u mbulua nё mёnyrё tё detajuar dhe hap pas hapi nga radiot e huaja me programe nё gjuhёn shqipe. Ato zgjeruan kohёn e transmetimeve ditore, qё do tё thoshte mё shumё programe, shoqёruar me nevojёn pёr tё rekrutuar dhe personel shtesё nё redaksitё qendrore dhe reporterё nё terren. Nё mёnyrё tё veçantё zgjerimi programor ndodhi gjatё luftёs nё Kosovё.
“E rëndësishme është që gjatë këtyre krizave, trazirave, luftrave, Deutsche Welle ka dhënë zërin e jashtëm: çfarë mendohej në Gjermani, Bruksel, strukturat e NATO-s, për këto zhvillime, cilat ishin hapat që do të ndërmerreshin. Ky ka qenë një kontribut i rëndësishëm, pasi njerëzit ishin të dëshpëruar dhe donin të dinin mendimin që vinte nga jashtë”, 165) kujton Adelheid Feilcke.
Raportimet e radiove tё huaja vinin tek dёgjuesit nё rajon nё dy kanale transmetimi: ose nga ndjekja direkt e programeve nga frekuencat e radiove
165. “DW si lindi dhe u rrit ajo”, Albania, 14 dhjetor 2002, faqe 21.
150 Arben MUKA
tё huaja, ose nga ritransmetimi nga radiot partnere, ose ripublikimi pjesor ose tёrёsor i materialeve nga mediat e printuara shqipfolёse. “Përdorimi (nga kёto radio - shёnim i autorit) i një rrjeti korrespondentësh dhe bashkëpunëtorësh në qendra të ndryshme rajonale dhe europiane, i kanë mbajtur ato të pakonkurrueshme, jo vetëm për cilësinë, por dhe zonën e gjerë të mbulimit të ngjarjeve”. 166)
Briseida Mema, reportere e hershme e Agjencisё Franceze tё Lajmeve, AFP, pёr Shqipёrinё, duke karakterizuar kontributin e gazetarёve shqiptarё qё punojnё pёr mediat e huaja, veçon kriterin bazё tё punёs sё tyre nё terren, respektimin e standardeve nё mbulimin e ngjarjeve. “Nuk ndryshon realiteti, por ndryshon mёnyra se si njё gazetar pёrpiqet se si tё pasqyrojё kёtё realitet. Gjithashtu janё dhe kёrkesat e redaksisё pёr tё cilёn punon. sepse duhet pasqyrosh njё realitet tё caktuar, duke respektuar tё gjithё rregullat deontologjike dhe profesionale. 167)
“Duke mos pasur themelues, bashkëpronarë apo inspirues në aktivitetin e tyre brenda vendit, ato kanë mbetur shërbime të përhapjes së lajmeve në mënyrë të pavarur dhe të balancuar....” 168)
“Unë do të veçoja dhe tiparin e qëndrueshmërisë që kanë pasur stafet e radiove të huaja përkundrejt lëvizjeve deri dhe të pakontrolluara të kolegëve të tyre që punojnë në media të ndryshme shqiptare” 169)
Ish-kryeredaktori i parё i programit shqip tё BBC, Tim Cooke, ёshtё shprehur pёr kujdesin qё tregohej pёr trajnimin e stafit. “Tё gjithё gazetarёt e shёrbimit botёror tё BBC-sё kualifikohen nga njё departament i veçantё kualifikimi. Kjo siguron qё tё gjithё gazetarёve nga e gjithё bota u mёsohen tё njёjtat parime bazё tё BBC, standardet editoriale tё BBC.” 170)
166. Mero Baze, intervistё dhёnё autorit, 6 janar 2012. 167. “Reporterёt e mediave tё huaja, si pasqyrues tё ftohtё tё realitetit shqiptar”, dokumentar televiziv transmetuar nё emisionin “Target”, Albanian Screen, 15 nёntor 2012, ora 20.15. 168. Mark Marku, intervistё dhёnё autorit, 15 dhjetor 2011. 169. Henri Çili, intervistё dhёnё autorit, 18 tetor 2011. 170. Tim Cooke, “Mendimet e audiencёs-gjёja mё e rёndёsishme”, Shqipëria –RTV, 2 korrik 1995, faqe 4.