3 minute read

2.2 Zgjerimi i audiencёs pёr programet radiofonike

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 35

e kanё pikasur dhe e kanё djegur atё. Pas çlirimit tё vendit gjithçka e kemi ngritur nga e para, kur vumё nё punё Radio Korçёn.” 34)

Advertisement

2.2 Zgjerimi i audiencёs pёr programet radiofonike

Me njё popullatё analfabete dhe kur organet ekzistuese tё shtypit proqeveritar “pёrtypeshin” vetёm nga njё kontigjent i limituar njerёzish tё arsimuar, transmetimet audio nёpёrmjet Radio Tiranёs pёrfshinin dhe nga ata qё s’ishin ulur asnjёherё nё bangat e shkollёs, qё nuk dinin shkrim e kёndim, por qё minimalisht njihnin shqipen e folur. Nёse kuptueshmёria ishte e zgjidhur, barrierё mbetej varfёria dhe mungesa e orientimit pёr tё pasur njё aparat radioje. Nga pikёpamja e biznesit, tregtarёt qё vijonin tё operonin kryesisht me Italinё fqinje, nisёn tё gjallёrohen menjёherё pas inagurimit tё Radio Tiranёs.

Veç promocionit, nё median e shkruar kishte dhe trajtime analitike pёr domosdoshmёrinё e shpёrndarjes sё aparateve tё radios nё familjet shqiptare. Revista e pёrmuajshme Pёrpjekja Shqiptare nё dhjetor tё vitit 1938, pasi informonte gjerёsisht pёr aktin e themelimit tё Radio Tiranёs nёnvizonte faktin se, “radiostacioni ёshtё sot i vetmi mjet kryesor qё vlen qoftё pёr propagandёn tonё kombёtare pёrpara botёs, qoftё pёr t’i zgjuar popullit tonё ndjenja e idera qё ndofta nuk i ka aspak ndёrmend”.35) Duke nxjerrё nё pah argumentin se pjesa mё e madhe e popullatёs shqiptare duke jetuar nё fshat mund tё mbetej jashtё efektit tё transmetimeve tё Radio Tiranёs nga mungesa e aparateve marrёs, sugjerohej pёr autoritetet se “nuk kish pёr tё qenё punё pa fryt tё urdhёronin komunet e ndryshme tё vendit pёr ta caktuar nga buxheti i tyre njё farё fondi pёr mbajtje radiosh me pila. Do tё kishin kёshtu mundёsinё kryetarёt a sekretarёt e komuneve tё bёheshin tek fshatarёt interpret tё lajmeve tё ditёs, tё kёshillimeve tё ndryshme e tё konferencave bujqёsore, mjekёsore e tё tjera, qё herё pas here do tё transmetojё radiostacioni shqiptar.” 36)

Nё kohёn e pushtimit tё vendit nga fashistёt italianё u aplikuan dёgjesat e transmetimeve tё Radio Tiranёs nё ambiente tё hapura publike, duke tёrhequr vёmendjen e kalimtarёve tё rastit. Kjo mёnyrё amortizonte mungesёn

34. Dhimitёr Dishnica, intervistё dhёnё autorit. 35. Pёrpjekja Shqiptare, nr. 18 – 24, dhjetor 1938, faqe 408 – 409. 36. po aty

36 Arben MUKA

e aparateve marrёs, mungesёn e energjisё elektrike dhe pamundёsinё e mbulimit me sinjal. Dёgjimi publik duke instaluar altoparlantё tё fuqishёm u pёrdor, p.sh., gjatё fushatёs promovuese tё formatit tё ri informativ qё nisi tё emetojё Radio Tirana nё qershor tё vitit 1940, titulluar “Radio Fletorja”. Emisioni kishte nё pёrmbajtje informacione zyrtare dhe biseda mbi çёshtje tё aktualitetit. “Dje paradite me iniciativёn e Partisё Fashiste Shqiptare dhe e organizuar prej Radio Tiranёs filloi shёrbimi i parё i ‘Radio Fletores’. Nё sheshin para postёs, si dhe nё pazarin e vjetёr ishin vendosur altoparlante pёr tё dёgjuar banorёt… Kjo iniciativё u prit me kёnaqёsi tё madhe prej popullit”.37)

Problemi i dёgjueshmёrisё nuk ishte vetёm nё Tiranё, por nё tё gjithё vendin, aq mё shumё nё zona qё kishin jo vetёm mungesa tё aparateve, por dhe tё energjisё elektrike. Nё njё relacion zyrtar mbi aktivitetin e Radio Tiranёs gjatё gjashtёmujorit tё parё tё vitit 1940 dy ishin pёrparёsitё e punёs: propagandё dhe pёrhapje radiofonike nё vend dhe pёrgatitje e kuadrove dhe e aktiviteteve tё sё ardhmes. Pёr objektivin e parё raportohej se: “…ёshtё duke u bёrё instalimi nё bashkёpunim me Partinё Fashiste i aparateve radio dhe centralizinave (qendrave tё zёrit - shёnim i autorit) nё tё gjitha qendrat kryesore shqiptare, deri dhe nё katundet mё tё rёndёsishёm. Kjo vepёr, nёn kujdesin e teknikёve tё Radio Tiranёs, ёshtё nё mbarim e sipёr. Edhe qendrat qё nuk kanё dritё elektrike, do tё jenё nё gjendje, kёshtu, qё t’a dёgjojnё radion.” 38)

Nё atё periudhё gjithashtu, bёhej pёrpjekje dhe pёr krijimin pёr herё tё parё nё Shqipёri tё njё harte radiofonike pёr tё gjithё vendin, qё pёrfshinte regjistrimin e aparateve nё pёrdorim, “deri nё mundёsirat e dёgjimit nёpёr sheshe, ndёr lokale etj.” 39)

37. Tomori, 7 qershor 1940, faqe 1. 38. Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Radio Tirana, dosje nr. 68/1940, “Relacion mbi aktivitetin e Radio Tiranёs gjatё gjashtёmujorit tё parё tё vitit 1940”, faqe 1. 39. po aty

This article is from: