Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
35
e kanё pikasur dhe e kanё djegur atё. Pas çlirimit tё vendit gjithçka e kemi ngritur nga e para, kur vumё nё punё Radio Korçёn.” 34)
2.2 Zgjerimi i audiencёs pёr programet radiofonike Me njё popullatё analfabete dhe kur organet ekzistuese tё shtypit proqeveritar “pёrtypeshin” vetёm nga njё kontigjent i limituar njerёzish tё arsimuar, transmetimet audio nёpёrmjet Radio Tiranёs pёrfshinin dhe nga ata qё s’ishin ulur asnjёherё nё bangat e shkollёs, qё nuk dinin shkrim e kёndim, por qё minimalisht njihnin shqipen e folur. Nёse kuptueshmёria ishte e zgjidhur, barrierё mbetej varfёria dhe mungesa e orientimit pёr tё pasur njё aparat radioje. Nga pikёpamja e biznesit, tregtarёt qё vijonin tё operonin kryesisht me Italinё fqinje, nisёn tё gjallёrohen menjёherё pas inagurimit tё Radio Tiranёs. Veç promocionit, nё median e shkruar kishte dhe trajtime analitike pёr domosdoshmёrinё e shpёrndarjes sё aparateve tё radios nё familjet shqiptare. Revista e pёrmuajshme Pёrpjekja Shqiptare nё dhjetor tё vitit 1938, pasi informonte gjerёsisht pёr aktin e themelimit tё Radio Tiranёs nёnvizonte faktin se, “radiostacioni ёshtё sot i vetmi mjet kryesor qё vlen qoftё pёr propagandёn tonё kombёtare pёrpara botёs, qoftё pёr t’i zgjuar popullit tonё ndjenja e idera qё ndofta nuk i ka aspak ndёrmend”.35) Duke nxjerrё nё pah argumentin se pjesa mё e madhe e popullatёs shqiptare duke jetuar nё fshat mund tё mbetej jashtё efektit tё transmetimeve tё Radio Tiranёs nga mungesa e aparateve marrёs, sugjerohej pёr autoritetet se “nuk kish pёr tё qenё punё pa fryt tё urdhёronin komunet e ndryshme tё vendit pёr ta caktuar nga buxheti i tyre njё farё fondi pёr mbajtje radiosh me pila. Do tё kishin kёshtu mundёsinё kryetarёt a sekretarёt e komuneve tё bёheshin tek fshatarёt interpret tё lajmeve tё ditёs, tё kёshillimeve tё ndryshme e tё konferencave bujqёsore, mjekёsore e tё tjera, qё herё pas here do tё transmetojё radiostacioni shqiptar.” 36) Nё kohёn e pushtimit tё vendit nga fashistёt italianё u aplikuan dёgjesat e transmetimeve tё Radio Tiranёs nё ambiente tё hapura publike, duke tёrhequr vёmendjen e kalimtarёve tё rastit. Kjo mёnyrё amortizonte mungesёn 34. Dhimitёr Dishnica, intervistё dhёnё autorit. 35. Pёrpjekja Shqiptare, nr. 18 – 24, dhjetor 1938, faqe 408 – 409. 36. po aty