4 minute read

5.1 Fillesat nё tregun privat të transmetimeve

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 73

autoriteteve qё tё mendojnё pёr procesin e pashmangshёm tё transformimit tё saj si njё media publike.

Advertisement

Nё periudhёn para dhe pas miratimit tё kuadrit ligjor pёrkatёs, u pasurua tipologjia e radiostacioneve duke tentuar profilizimin, si njё mёnyrё e mbijetesёs nё njё bandё tё tejmbushur FM-je, pёr tё modeluar programacionin nё funksion tё target-it, por duke u ndeshur dhe me fenomene tё reja, tё pakonceptueshme deri atёherё pёr tregun shqiptar, respektimin e tё drejtёs autoriale pёr materialet e pёrdorura nё transmetimet radiofonike.

5.1 Fillesat nё tregun privat të transmetimeve

Stacioni i parё privat nё Shqipёri, Radio Vlora, nisi nga transmetimet mё 17 nёntor 1994. Ky ёshtё njё ndёr momentet shumё tё rёndёsishme nё transmetimet radiofonike nё vendin tonё, ёshtё fillimi i rёnies sё monopolit shtetёror nё kёtё sektor, nxitje pёr gjallёrimin e tregut tё brendshёm nё larminё e shtrirjes sё sinjalit dhe pёrmbajtjes sё programeve. Atё periudhё Shqipёria pёrjetonte frutet e kthesёs sё madhe, kalimit nga diktatura nё proceset demokratike, tё shumёfishimit tё titujve nё median e shkruar, por ishte ende pa eksperiencё, kuadёr ligjor dhe institucione qё rregullonin aktivitetin nё tregun e medias elektronike.

Nёse do tё hedhim njё vёshtrim tё shpejtё me atё qё ka ndodhur nё vendet e rajonit, Shqipёria nuk dukej shumё e vonuar gjithsesi. Nё Turqi, Kent FM, e lokalizuar nё Stamboll, si radio e parё private transmetoi nga 4 qershori i vitit 1992. Nё Bullgari, Radio FM+ nё kryeqytetin Sofje, daton pak mё vonё fillimin e “on air”, mё 15 tetor 1992. Kurse Greqia dhe ajo qё ёshtё konsideruar nё atё kohё si ish-Jugosllavia, janё mё tё hershme nё hapjen e tregut privat tё radiove: Top FM e inaguruar nё maj tё vitit 1988, nё pronёsi tё grupit mediatik Lambrakis, shёnon fillimet e radiofonisё private nё shtetin helen; njё vit mё pas mё 15 maj 1989 nisi tё emetojё Radio B92 nё Beograd. Nё Kosovё stacioni i parё privat qё nisi nga transmetimet nё maj tё vitit 1998 ishte Radio Koha, pjesё e kompanisё mediatike me tё njёjtin emёr, themeluar nga publicisti i njohur Veton Surroi.

Duke iu kthyer tregut vendas, bёn pёrshtypje fakti qё tri radiot e para lokale private nё Shqipёri ishin njё “import eksperience” nga vendet fqinje. Themeluesi i Radio Vlorёs dhe Radio Hot (nё qytetin e Patosit) ktheheshin nga emigracioni nё Greqi, ku kishin pasur mundёsinё tё shikonin aktivitetin

74 Arben MUKA

e radiove lokale atje, si dhe tё ushtronin DJ-in nё lokalet e natёs. Kurse iniciatori i stacionit nё qytetin verilindor tё Peshkopisё, njё shqiptar nga Dibra e Madhe, ishte nё tё njёjtёn kohё dhe pronar i njё radioje nё territorin maqedonas qё e kishte krijuar mё herёt.

Oferta e radiove tё para ishte amatoreske, kryesisht muzikё nga repertori i huaj dhe lajme me karakter lokal. Pozicioni i tyre gjeografik, larg kryqytetit, aty ku ndikimi i shtetit ishte mё i zbehtё, mostrajtimi i problematikёs politike, sociale e ekonomike dhe fuqia e ulёt me mbulim sinjali – dukeshin si shkaqe se pёrse askush nga autoritetet vendore dhe qendrore tё tёrhiqte vёmendjen ose tё paralajmёronte pronarёt e tyre qё aktiviteti ishte i paligjshёm. Por kjo nuk funksionoi pёr shumё kohё me Radio Vlorёn. Kur nё programin e saj u futёn edicionet e lajmeve, kur nisi “Studio e Hapur”, leximi i pasqyrёs sё shtypit (ku pёrfshiheshin dhe gazetat kritike me qeverinё), intervista me personalitete publike dhe nga shoqёria civile, atёherё stacionit tё qytetit bregdetar iu kujtua paligjshmёria dhe autoritetet nisёn njё betejё pёr mbylljen e tij. Pёrballё presionit shtetёror Radio Vlora rezistoi dhe falё mbёshtetjes nga Fondacioni Soros, si dhe nga sensibilizimi qё bёnё institucionet ndёrkombёtare nё fushёn e medias.

Pёrplasja me shtetin e radios sё parё private nё Shqipёri, pёrfundoi jo se ndonjёra nga palёt u tёrhoq. Pranvera e vitit 1997, kur vendi u trondit seriozisht nga revoltat e dhunshme tё shkaktuara nga rёnia e skemave piramidale mashtruese, ishte dёrrmuese pёr institucionet publike dhe sipёrmarrjen private, nё skenёn politike pati rotacion dhe problemet me tё cilat pёrballej vendi ishin disafishuar. Nё mёnyrё paradoskale parlamenti “nёpёr kёmbё”

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 75

miratoi njё ligj89) tё shumёpritur nga tregu i mediave elektronike, por qё kurrё nuk u zbatua, sepse pak mё shumё se njё vit mё pas u ribё nё themel. Pёrballё kaosit shoqёror dhe kur armёt ishin sheshit si lodra, sigurisht qё askujt nuk i binte ndёrmend tё merrej me disiplinimin e transmetimeve private alternative. Rrjeti i radiove ekzistuese e pati dhe njё “viktimё” nga ’97. Radio Pёrmeti, nё jug tё vendit, si pronё bashkiake, u dёmtua dhe u plaçkit nga bandat lokale, duke zhvlerёsuar kёshtu dhuratёn e vyer qё pёrmetarёt kishin marrё nga krahina e Tarantos nё Itali, nё kuadёr tё njё programi binjakёzues. Nё kulmin e trazirave tё dhunshme, kur njerёzit mbylleshin nё pjesёn mё tё madhe nё shtёpitё e tyre, nisi tё gjallojё tregu radiofonik dhe nё kryeqytet. Radio Ime ishte stacioni i parё nё FM 105.4Mhz, ku dy zёra tё njohur nga emisionet nё valёt e Radio Tiranёs ishin protagonistё Iris Luarasi dhe Enno Alimerko.

Stacionet e para radiofonike private nё Shqipёri

Nr. Stacioni Frekuenca nё FM Qyteti Data e fillimit

1 Radio Vlora 1004Mhz Vlorё 17 nёntor 1994 2 Radio Hot 96.5Mhz Patos 29 dhjetor 1994 3 Radio Pёrmeti 100.3Mhz Pёrmet 5 janar 1995 4 Radio Pogradeci 92Mhz Pogradec 3 nёntor 1995 5 Radio Peshkopia 91,3Mhz Peshkopi 22 prill 1996 6 Radio Star 105.5Mhz Fier 28 gusht 1996

89. Ligji nr. 8221, datё 14 maj 1997, “Pёr Radion dhe Televizionin Publik e Privat nё Republikёn e Shqipёrisё”, botuar nё Tё dhёna mbi median shqiptare 1991-1998, Qendra e Medias e Fondacionit SOROS, Tiranё, 1998.

This article is from: