3 minute read

maqedonas, qё tё jetojё e punojё kёtu nё Liqenas”

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 165

12.1 Llazi Nikolla: “Radio ka synuar tё zgjojё dёshirёn e minoritetit maqedonas, qё tё jetojё e punojё kёtu nё Liqenas” 180)

Advertisement

Llazi po kalon momentet mё tё vёshtira qё prej mё shumё se 7 vjetёsh, kur ai sё bashku me njё grup tё rinjsh u pёrfshinё nё iniciativёn mediatike qё komuna tё kishte njё zё nё efir nё gjuhёn maqedonase. Stacioni me fuqi 20W duket si me “bateri tё shkarkuara” dhe nё prag tё njё “off”-i pёrfundimtar.

E nisim nga aktualiteti, pse Radio Prespa ёshtё nё vёshtirёsi serioze pёr mbijetesёn e saj?

Pёr arёsye ekonomike. Nuk kemi asnjё tё ardhur nga reklamat ose nga njoftimet e biznesit. Studio nuk ka energji elektrike nё mёnyrё tё pandёrprerё dhe jo pak herё nga ky shkak na janё goditur pajisjet dhe aparaturat, duke na sjellë dёme financiare. Nuk kemi njё linjё telefoni fiks nё shёrbim tё emisioneve me dёgjuesit. Celulari ёshtё i papёrballueshёm. Nuk e di a mund tё them diçka tjetёr, por kёto qё pёrmenda janё pengesa tё jashtёzakonshme, qё na kanё zёnё rrugёn, na pengojnё punёn normale.

Ka mbёshtetje nga komuna? Po nga komuniteti?

Jo nuk kemi mbёshtetje. Na kanё lavdёruar dhe na lavdёrojnё pёr programin, thonё fjalё tё mira, interesohen kur radio nuk trasnmeton pёr njё farё kohe, por ndihma financiare nuk marrim. Komuna ka buxhet tё vogёl dhe nuk ka para as pёr punё qё janё dhe mё tё domosdoshme pёr zonёn. Donacion nga banorёt nuk kemi pasur se nё kёto anё ka shumё varfёri.

Nga pala maqedonase, nga qeveria ose nga ndonjё institucion a organizatё joqeveritare keni marrё ndihma?

Nё fillimet e punёs kemi pasur mbёshtetje, por tani jo. Ata nuk mund tё vendosin central energjie nё komunёn e Liqenasit, apo tё shtrojnё kabёll pёr telefon fiks! Mungeat qё ju tregova mund tё zgjidhen kёtu. Pёr shkak tё tyre ndjehemi nё rrezik pёr vazhdimёsinё e punёs. Ne jemi njё zё pёr minoritetin maqedonas qё jeton Liqenas dhe pёr kёtё Radio Prespa duhet tё mbijetojё.

180. Themelues dhe drejtues i Radio Prespёs.

166 Arben MUKA

Ndihmё kemi pasur nga Instituti i Medias nё Tiranё me kualifikime pёr gazetarёt e bashkёpunёtorёt. Kemi bashkёpunuar me Radio Tiranёn dhe dy stacione nё Maqedoni, Radio Bitola dhe Super Radio nё Ohёr.

Cili ёshtё misioni juaj? Pse u themelua Radio Prespa nё fillim tё shtatorit tё vitit 2001?

Mё lejoni qё ta plotёsoj pёrgjigjen pёr pyetjen e mёparshme. Ata qё vijnё nё studion e Radio Prespёs janё vullnetarё. Kemi bashkёpunuar me tё rinjtё nga gjimnazi i komunёs, apo me ata qё kanё mbaruar studimet dhe janё pa punё pёr momentin. Cili ёshtё misioni? E thёnё shkurt, Radio Prespa u hap se ne ishim nё errёsirё. Nga pozita gjeografike ne nuk kapnim asnjё radio shqiptare, pёrfshi dhe Radio Korçёn. Kёtu mbёrrijnё vetёm stacione maqedonase. Edhe me valёt televizive kemi pasur probleme. Ndaj dhe vendosёm tё hapim njё radio pёr komunёn, qё tё plotёsonim nevojat pёr informacion e pёr argёtim.

Kujtoj fillimet e punёs sё Radio Prespёs. U shkaktua njё furtunё e vёrtetё mediatike. Ka pasur dhe deklarata politike, qё gjithçka ka qenё njё projekt i autoriteteve maqedonase dhe se transmetimi ishte pa lejen e KKRT-sё nё Tiranё.

Shikoni, kjo ёshtё e vёrtetё, por tingёllon si qesharake tani pas 7 viteve. Shoqёria shqiptare nuk ishte e mёsuar nё atё kohё qё ju pёrmendni me respektin ndaj minoritetit. Pse ne tё mos kishin tё drejtё tё themelonim njё radio? Askush nё Tiranё nuk e dinte se pёr minoritetin maqedonas kishte njё program nё Radio Korça qё jepej në maqedonisht, njё program qё nё fakt nuk ёshtё dёgjuar nё komunёn tonё pёr shkak se nuk vinte sinjali. Ne ishim tё paragjykuar nga maxhoranca vetёm se dёshironim qё pёr rreth 5 mijё banorёt e fshatrave, qё janё thuajse tё gjithё anёtarё tё minoritetit maqedonas, tё kishte njё stacion qё t’i informonte dhe t’i argёtonte nё gjuhёn amtare. Koha tregoi qё politizimi i ngritjes sё njё radioje pёr minoritetin ishte pa bazё. Procedurat pёr licencёn ishin shkak qё projekti ynё tё pengohej. Por kur gjёrat u gjykuan me ftohtёsi çёshtja u zgjidh. Sot ngritja dhe funksionimi i njё radio minoriteti nga pikёpamja proceduriale ёshtё njё gjё normale. Stacion radioje ka dhe minoriteti grek qё jeton nё Shqipёri.

Si ka punuar Radio Prespa qё tё plotёsojё nevojat e komunitetit? 90 pёrqind e programeve janё nё gjuhёn amtare, pjesa tjetёr nё shqip.

This article is from: