3 minute read

Kapitulli i nёntё Kalimi nga radio analoge nё atё numerike

KAPITULLI I NЁNTЁ

Kalimi nga radio analoge nё atё numerike

Advertisement

Shqipёria nё procesin e kalimit tё transmetimeve audiovizuale nga sistemi analog nё atё numerik realizon jo vetёm interesat e publikut, por njёkohёsisht pёrmbush dhe standardet ndёrkombёtare duke qenё nё sinkronizim dhe me ecurinё e asaj qё ndodh nё tregun global. Mbёrritja tek numeriku ёshtё nё tё njёjtёn kohё dhe njё prej detyrimeve qё ka vendi nё plotёsim tё objektivit kombёtar strategjik afatgjatё pёr anёtarёsimin me tё drejta tё plota nё BE, ku Shqipёrisё i duhet tё tregojё “bashkёpunim pёr promovimin e industrisё audiovizuale dhe inkurajimin e bashkёprodhimeve kinematografike dhe audiovizuale.”135)

Koordinimin e kёtij procesi ndёrshtetёror e bёn Unioni Ndёrkombёtar i Telekomunikacioneve, ITU, i cili nga viti 2005 ka intensifikuar aktivitetin mes shteteve, pёrmes konferencave, forumeve, konsultimeve dhe rakordimeve, qё janё konkretizuar me marrёveshje tё pranuara pёr t’u zbatuar nga tё gjitha palёt. Shqipёria qё bёn pjesё nё rajonin1, tё brezit tё frekuencave, sipas ndarjes qё ka bёrё ITU, e bazon strategjinё e saj pёr ecurinё e procesit tё kalimit nga analog nё numerik nё Marrёveshjen e Gjenevёs tё vitit 2006, e koduar si GE-06, tё cilёn Parlamenti Shqiptar e ka ratifikuar136) mё 26 dhjetor 2007.

Pёr ekspertёt e transmetimeve audiovizuale, kalimi nё numerik i televizionit dhe i radios ka veçori, qё lidhen jo vetёm nё afatet e realizimit tё procesit, por dhe me nivelin e shpenzimeve dhe tё pёrfitimeve. “Ndёrsa, prezantimi

135. Neni 106 i Marrёveshjes sё Stabilizim – Asociimit, MSA, Shqipёri – Bashkimi Europian, 12 qershor 2006. 136. Fletore Zyrtare, nr. 187, 24 janar 2008, faqe 588.

132 Arben MUKA

i televizionit numerik siguron pёrfitime thelbёsore dhe oportunitete pёr tё ardhmen, me kosto relativisht tё ulëta, sё paku pёr konsumatorёt, situata pёr radion numerike ёshtё e ndryshme, pasi pёrfitimet shtesё janё mё tё pakta dhe kostot pёr marrёsin e sinjalit janё mё tё larta, krahasuar me vlerёn shtesё tё radios numerike.” 137) Fakti qё konsumatori duhet tё pajiset me njё aparat marrёs numerik, disa herё mё tё shtrenjtё se aparati marrёs i zakonshёm, atёherё kostoja shikohet nga ekspertёt si element disfavorizues nё pёrhapjen e tyre nё shkallё tё gjerё pёr pёrdorim nga popullata.

Nё transmetimet e televizionit, njё kanal numerik mund tё funksionojё sёrish nё tё njёjtёn frekuencё qё ёshtё pёrdorur kur televizioni ka qenё nё formatin analog. Kurse nё rastin e radios numerike nuk ekziston kjo pёrputhje teknike: njё frekuencё qё punon nё transmetimin FM nuk mund tё funksionojё edhe pёr kanalin numerik, sepse formati i transmetimit nё Digital Audio Broadcasting, DAB, qё kёrkon ky kanal, ёshtё mё i gjerё, ndaj dhe nevojiten frekuenca tё reja nё pёrdorim.

Kur bёhen kalkulime pёr ofertёn e radios numerike, favoret kryesore janё: • rritja e numrit tё kanaleve programore, • cilёsia e lartё e zёrit, • ndjeshmёria mё e ulёt ndaj ndёrhyrjeve tё jashtme, • rritja e fluksit tё tё dhёnave, Radio Data System, RDS. 138)

Nёse pёr televizionin numerik ёshtё vendosur nga ITU afati pёr Shqipёrinё qё pёrfundimi i procesit tё kalimit tё kryet brenda mesit tё qershorit tё vitit 2015, pёr radion numerike kufiri kohor ёshtё lёnё i hapur, i papёrcaktuar ende, njё zgjidhje e ngjashme dhe pёr vendet e tjera. Nyja gordiane duket se ёshtё pajisja e konsumatorёve me marrёsin digjital, pёr tё cilin duhet tё arrihen akorde dhe me industrinё e prodhimit tё automjeteve. Marrёs hibrid pёr sinjalin digjital ka aktualisht nё treg, por ato nuk prodhohen nё seri.

Rreth 8 vite i janё dashur ITU-sё pёr tё hartuar planin e frekuencave, tё cilat nuk mund tё ndryshohen me iniciativa individuale tё vendeve anёtare, por çdo propozim pёr lёvizje duhet tё pёrcillet pёrmes njё procesi negociatash mes palёve, nё gjetjen e zgjidhjeve me kompromis, pёr tё evituar mosrakordimin e pёrgjithshёm nё planin e frekuencave.

137. Eddie Tadej, “Kalimi nё sistemin numerik nё Shqipёri”, Internal Working Paper, 7 mars 2008. 138. Nёpёrmjet ekranit tё aparatit konsumatori merr njoftime utilitare, prognozat pёr motin, nivelin e shkёmbimeve valutore, titujt e kёngёve dhe pjesёve qё janё nё transmetim, prezantim të stacionit etj.

This article is from: