KAPITULLI I NЁNTЁ Kalimi nga radio analoge nё atё numerike
S
hqipёria nё procesin e kalimit tё transmetimeve audiovizuale nga sistemi analog nё atё numerik realizon jo vetёm interesat e publikut, por njёkohёsisht pёrmbush dhe standardet ndёrkombёtare duke qenё nё sinkronizim dhe me ecurinё e asaj qё ndodh nё tregun global. Mbёrritja tek numeriku ёshtё nё tё njёjtёn kohё dhe njё prej detyrimeve qё ka vendi nё plotёsim tё objektivit kombёtar strategjik afatgjatё pёr anёtarёsimin me tё drejta tё plota nё BE, ku Shqipёrisё i duhet tё tregojё “bashkёpunim pёr promovimin e industrisё audiovizuale dhe inkurajimin e bashkёprodhimeve kinematografike dhe audiovizuale.”135) Koordinimin e kёtij procesi ndёrshtetёror e bёn Unioni Ndёrkombёtar i Telekomunikacioneve, ITU, i cili nga viti 2005 ka intensifikuar aktivitetin mes shteteve, pёrmes konferencave, forumeve, konsultimeve dhe rakordimeve, qё janё konkretizuar me marrёveshje tё pranuara pёr t’u zbatuar nga tё gjitha palёt. Shqipёria qё bёn pjesё nё rajonin1, tё brezit tё frekuencave, sipas ndarjes qё ka bёrё ITU, e bazon strategjinё e saj pёr ecurinё e procesit tё kalimit nga analog nё numerik nё Marrёveshjen e Gjenevёs tё vitit 2006, e koduar si GE-06, tё cilёn Parlamenti Shqiptar e ka ratifikuar136) mё 26 dhjetor 2007. Pёr ekspertёt e transmetimeve audiovizuale, kalimi nё numerik i televizionit dhe i radios ka veçori, qё lidhen jo vetёm nё afatet e realizimit tё procesit, por dhe me nivelin e shpenzimeve dhe tё pёrfitimeve. “Ndёrsa, prezantimi 135. Neni 106 i Marrёveshjes sё Stabilizim – Asociimit, MSA, Shqipёri – Bashkimi Europian, 12 qershor 2006. 136. Fletore Zyrtare, nr. 187, 24 janar 2008, faqe 588.