1 minute read
Kapitulli i gjashtё Profilizimi i radiove si sfidё ndaj konkurrencёs nё treg
KAPITULLI I GJASHTЁ
Profilizimi i radiove si sfidё ndaj konkurrencёs nё treg
Advertisement
Pasi kaluan fazёn latente, me natyrё sa hobiste aq dhe amatoreske, transmetimet radiofonike pas miratimit dhe zbatimit tё ligjit tё mediave elektronike dhe fillimit tё punёs sё KKRT-sё u vunё nёn detyrime konkrete pёr pёrmbajtjen programore. Nё njё nen tё veçantё saksionohej qartazi kushti, qё pёr tё marrё licencёn me shtrirje lokale, “duhet qё tё paktёn 15 pёrqind e programeve javore tё pёrmbajnё informacion dhe programe qё lidhen me realitetin lokal, por qё nuk kanё karakter tregёtar.” 122)
Gjithashtu, nё kёrkesat qё duhet tё plotёsonte njё aplikant pёr marrjen e licencёs sё radios, duhet tё prezantonte dhe “pёrmbajtjen e programeve qё do tё transmetohen dhe strukturёn programore tё propozuar pёr transmetim, tё cilat tё shprehin qartё pluralizmin nё tёrёsinё e tyre dhe paanёsinё e informacionit; raportin e kohёs sё transmetimit qё do tё zёnё emisionet e prodhuara vetё dhe atyre tё prodhuara nё vend nё pёrpjestim me emisionet e tjera”. 123)
Nga ana tjetёr dhe konkurrenca mes operatorёve nё treg ishte nxitje pёr pronarёt dhe menaxherёt qё tё rekrutonin nё redaksi gazetarё dhe reporterё me ide dhe aftёsi pёr tё realizuar audiokontribute informative dhe tё tematizuara. Miksimi i muzikёs dhe formatet e emisioneve me pёrdorimin e telefonit nё studio, si plotёsim direkt tё kёrkesave tё dёgjuesve – karakteristikё e radiove tё sapokrijuara - nuk ishte i mjaftueshёm pёr
122. Ligji nr. 8410, datё 30 shtator 1998 “Pёr Radion dhe Televizionin Publik e Privat nё Republikёn e Shqipёrisё”, neni 29. 123. po aty, neni 23, pika 8 dhe 9.