1 minute read

tё huaja

158 Arben MUKA

titruara në televizionet e formatit info, ose në ballinat e shërbimeve online në internet.

Advertisement

11.3 Metodat audio dhe nё internet pёr mёsimin e gjuhёve tё huaja

Nё pjesёn e dobishmёrisё pёr dёgjuesit shqipfolёs, njё pjesё e radiove tё huaja krahas informimit dhe argёtimit, aplikuan dhe transmetimin e audiokurseve pёr mёsimin e gjuhёs sё huaj. Gjatё viteve ‘90 ato pёrfshinё dhe rubrika ciklike, tё pёrhershme, me bazё pёrshtatjen pёr radio tё metodave pёr tё marrё njohuri nё disa nivele pёr tri gjuhё kryesore anglisht, gjermanisht e frёngjisht. Emetimi i kёtyre rubrikave didaktike pёr mёsimin e gjuhёs sё huaj u aplikuan nisur dhe nga interesimi i dёgjuesve, por dhe nga efikasiteti qё ka transmetimi audio pёr pёrmirёsimin dhe thellimin e mёnyrёs sё artikulimit dhe sensit tё bashkёbisedimit kur mёson njё gjuhё tё re.

Me hapjen e Shqipërisë ndaj botës, u zgjua, sidomos tek gjeneratat e reja, dёshira pёr emigrim, për një jetë më të mirë nё vendet perёndimore, por dhe mundёsia pёr shkollim ose kualifikim cilёsor në fusha e sektorë të ndryshëm. Pas ngjarjeve të bujshme të ambasadave, nё periudhёn e fundit tё sistemit komunist, korrik 1990, si dhe më pas, kur mijëra refugjatë shqiptarë gjetën strehim në vende tё ndryshme europiane dhe mё pas mbёrritёn dhe nё SHBA e pika tё tjera tё globit - ky ishte njё argument mё shumё, njё motivim real pёr mёsimin e gjuhёve tё huaja nga pjesa tjetër e familjeve dhe të afërmve të tyre qё ishin ende nё Shqipёri.

Ndёrkohё qё procesi i emigrimit jashtё vendit i shqiptarëve që jetonin në territorin e ish-Jugosllavisë ishte më i hershëm dhe më i mirëstrukturuar, kështu që të mësuarit e gjuhës sё huaj në nivele të ndryshme të përvetësimit, shikohej si një nevojë e domosdoshmëri për një pjesë të madhe të popullatës në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj.

Rubrika pёr mёsimin e gjuhёs sё huaj aplikuan BBC (pёr anglishten), DW (pёr gjermanishten) dhe RFI (pёr gjuhёn frёnge). Angazhimi pёr pёrgatitjen dhe transmetimin dygjuhёsh tё kёsaj pjese tё programit nga ish-pedagogё tё gjuhёve tё huaja nё Universitetin e Tiranёs ishte tregues i cilёsisё dhe atraktivitetit pёr dёgjuesit e interesuar. Duke marrё si shembull procesin e përgatitjes së kursit “Deutsch –Warum nicht?”, vihej re se nuk bёhej fjalё thjesht një përkthim nga origjinali në gjuhën shqipe. Ai u trajtua si një përshtatje

This article is from: