3 minute read
9.1 Kuadri ligjor pёr mediat audiovizive
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 133
9.1 Kuadri ligjor pёr mediat audiovizive
Advertisement
Mё 27 maj 2007 Parlamenti Shqiptar miratoi ligjin nr. 9742 “Pёr transmetimet numerike nё Republikёn e Shqipёrisё”. Ligji megjithёse kishte referenca nga pёrvoja e vendeve tё zhvilluara europiane ishte jo gjithёpёrfshirёs dhe haste vёshtirёsi pёr zbatimin nё praktikё. Njё nga arsyet ishte se ligji u bё me shpejtёsi, pasi tregu numerik televiziv kishte avancuar dhe kishte arritur njё shkallё depёrtimi tё konsiderueshëm nё tregun e brendshёm tё Shqipёrisё, si dhe nё shtete tё tjera ku jetonin e punonin shqiptarё, qё para se tё miratohej ligji. Nё procesin e diskutimit dhe votimit nё parlament pati frymё tё polarizuar mes maxhorancёs dhe opozitёs, duke mos e parё fenomenin si njё trend pёr realitetin shqiptar dhe atё global, por me njё fokus tё ngushtё, nё bazё tё referencave tё interesit pёr subjektet konkrete qё ushtronin veprimtari nё atё kohё. Efekti: ligji i 2007-s ndikoi fare pak nё funksionalitetin e tregut tё paketave programore numerike televizive qё e kishin nisur aktivitetin nga viti 2004.
Rreth 6 vite mё vonё Parlamenti nё Tiranё miratoi njё ligj tё ri pёr mediat audiovizive, ligjin 97/2013, datё 3 mars 2013, i konsultuar me grupet e interesit, i asistuar nga ekspertёt ndёrkombёtarё dhe nё akord me direktivёn 2010/13/BE tё Parlamentit Europian dhe Kёshillit Europian, mё 11 mars 2010 “Pёr koordinimin e disa dispozitave tё parashikuara me ligj, rregullore apo akte administrative nё shtetet anёtare, lidhur me ofrimin e shёrbimit me zё dhe figurё.” 139) Ligji nё variantin final ishte nё konsensus mes forcave politike nё maxhorancё dhe opozitё, pёrveç njё aspekti pёr tё cilin nuk kishte dakordёsi dhe qё lidhej me formulёn e propozimit dhe zgjedhjes sё kryetarit tё entit rregullator, AMA-s.
Ligji 97/2013 pёr mediat audiovizive i pёrgjigjet koncepteve dhe aspekteve tё reja tё funksionalitetit tё tregut, roli dhe vendimmarrja e entit rregullator, AMA, Radiotelevizionit Publik Shqiptar, RTSH etj. Nё pёrmbajtjen e neneve tё tij bien nё sy emёrtime tё reja, tё ndryshme nga ato nё kuadrin legjislativ tё mёparshёm, duke reflektuar risitё teknologjike dhe aplikative, siç janё termat “ofrues shёrbimi mediatik audioviziv”, OSHMA, 140) “program
139. Direktiva pёr shёrbimin mediatik me zё dhe figurё, version i kodifikuar, numri CELEX: 32010l0013, Fletore Zyrtare e BE-sё, seria L95, 15 prill 2010. 140. Person fizik ose juridik, qё ka pёrgjegjёsinё editoriale pёr zgjedhjen e pёrmbajtjes sё shёrbimit tё transmetimit audioviziv dhe qё vendos nё mёnyrёn e organizimit tё saj.
134 Arben MUKA
radio”, 141) “shёrbim i transmetimit audio”,142) “shёrbime audiovizive sipas kёrkesёs”,143) “transmetim jolinear”;144) saktёsohen konceptet thelbёsore mbi tё cilat rregullohet funksionaliteti i tregut audioviziv siç janё “transmetimi”, “shёrbimi”, “rrjet numerik” etj.
Duke iu referuar licencave pёr transmetimet dhe shёrbimet audio, klasifikimi ёshtё: • licenca tё transmetimit audio, • licenca tё shёrbimit tё programit audio, • licenca tё transmetimeve audio tё komunitetit, • licenca transmetimi audio pёr qёllime tё pёrkohshme dhe institucionale.
Licencat jepen nga autoriteti rregullator, AMA, me konkurrim, sepse burimet natyrore qё janё frekuencat janё tё limituara.
Pa konkurrim jepen autorizimet, tё cilat ligji pёr pjesёn e audios i klasifikon: • shёrbim programi audio satelitor, • shёrbim programi audio kabllor, • shёrbim online qё mbёshtetet nё internet (tё cilin e trajtuam mё parё).
AMA nё respektim tё ligjit 97/2013 ka pёrcaktuar blloqet e frekuencave qё do tё pёrdoren pёr radiot, tё cilat janё rakorduar me vendet fqinje dhe janё tё regjistruara nё planin ndёrkombёtar tё frekuencave. Nga pikёpamja teknike, nё njё bllok digjital tё radiove mund tё instalohen deri nё 24 kanale. Nё bazё tё inovacionit teknologjik krijohen premisa edhe pёr numёr mё tё madh kanalesh nё njё bllok, por 24 ёshtё njё ngarkesё e sigurtё.
Pёr tё aplikuar nё marrjen e njё licence ose autorizimi, subjekti i interesuar, nё zbatim tё nenit 56 tё ligjit paraqet pranё AMA-s njё dosje me info dhe dokumente origjinale ose tё noterizuara, ku pёrfshihen: • emёrtimi, vendndodhja, forma ligjore e subjektit qё aplikon dhe personi qё e pёrfaqёson; • vёrtetimi bankar dhe i kapitalit të subjektit qё aplikon;
141. Tёrёsia e mesazheve audio qё pёrbёjnё njё element individual brenda njё liste apo katalogu tё krijuar nga ofruesi i shёrbimit, forma dhe pёrmbajtja e tё cilave janё tё krahasueshme me formёn dhe pёrmbajtjen e transmetimit radio. 142. Shёrbim transmetimi, i cili pёrhap ose shpёrndan lajme, audio, shenja ose sinjale, me qёllim marrjen e tyre tё drejtpёrdrejt nga publiku i gjerё. 143. Shёrbime jolineare mediatike audiovizuale tё ofruara nga ofruesi i shёrbimit mediatik nё momentin e zgjedhur nga pёrdoruesi, nё bazё tё kёrkesёs sё tij, mbёshtetur nё njё katalog program tё ofruar pёr kёtё qёllim nga ofruesi i shёrbimit mediatik. 144. Ofrim i shёrbimit tё programit audio pёr marrje tё njёkohshme tё tyre nga dёgjuesit.