Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
133
9.1 Kuadri ligjor pёr mediat audiovizive Mё 27 maj 2007 Parlamenti Shqiptar miratoi ligjin nr. 9742 “Pёr transmetimet numerike nё Republikёn e Shqipёrisё”. Ligji megjithёse kishte referenca nga pёrvoja e vendeve tё zhvilluara europiane ishte jo gjithёpёrfshirёs dhe haste vёshtirёsi pёr zbatimin nё praktikё. Njё nga arsyet ishte se ligji u bё me shpejtёsi, pasi tregu numerik televiziv kishte avancuar dhe kishte arritur njё shkallё depёrtimi tё konsiderueshëm nё tregun e brendshёm tё Shqipёrisё, si dhe nё shtete tё tjera ku jetonin e punonin shqiptarё, qё para se tё miratohej ligji. Nё procesin e diskutimit dhe votimit nё parlament pati frymё tё polarizuar mes maxhorancёs dhe opozitёs, duke mos e parё fenomenin si njё trend pёr realitetin shqiptar dhe atё global, por me njё fokus tё ngushtё, nё bazё tё referencave tё interesit pёr subjektet konkrete qё ushtronin veprimtari nё atё kohё. Efekti: ligji i 2007-s ndikoi fare pak nё funksionalitetin e tregut tё paketave programore numerike televizive qё e kishin nisur aktivitetin nga viti 2004. Rreth 6 vite mё vonё Parlamenti nё Tiranё miratoi njё ligj tё ri pёr mediat audiovizive, ligjin 97/2013, datё 3 mars 2013, i konsultuar me grupet e interesit, i asistuar nga ekspertёt ndёrkombёtarё dhe nё akord me direktivёn 2010/13/BE tё Parlamentit Europian dhe Kёshillit Europian, mё 11 mars 2010 “Pёr koordinimin e disa dispozitave tё parashikuara me ligj, rregullore apo akte administrative nё shtetet anёtare, lidhur me ofrimin e shёrbimit me zё dhe figurё.” 139) Ligji nё variantin final ishte nё konsensus mes forcave politike nё maxhorancё dhe opozitё, pёrveç njё aspekti pёr tё cilin nuk kishte dakordёsi dhe qё lidhej me formulёn e propozimit dhe zgjedhjes sё kryetarit tё entit rregullator, AMA-s. Ligji 97/2013 pёr mediat audiovizive i pёrgjigjet koncepteve dhe aspekteve tё reja tё funksionalitetit tё tregut, roli dhe vendimmarrja e entit rregullator, AMA, Radiotelevizionit Publik Shqiptar, RTSH etj. Nё pёrmbajtjen e neneve tё tij bien nё sy emёrtime tё reja, tё ndryshme nga ato nё kuadrin legjislativ tё mёparshёm, duke reflektuar risitё teknologjike dhe aplikative, siç janё termat “ofrues shёrbimi mediatik audioviziv”, OSHMA, 140) “program 139. Direktiva pёr shёrbimin mediatik me zё dhe figurё, version i kodifikuar, numri CELEX: 32010l0013, Fletore Zyrtare e BE-sё, seria L95, 15 prill 2010. 140. Person fizik ose juridik, qё ka pёrgjegjёsinё editoriale pёr zgjedhjen e pёrmbajtjes sё shёrbimit tё transmetimit audioviziv dhe qё vendos nё mёnyrёn e organizimit tё saj.