1 minute read

nё Shqipёri

KAPITULLI I SHTATЁ

Hulumtimi i funksionalitetit tё tregut radiofonik nё Shqipёri

Advertisement

Nё tregun radiofonik tё Shqipёrisё janё nё transmetim 74 stacione.132) Ecuria e secilit prej tyre ndiqet nё radhё tё parё nga AMA (ish-KKRT-ja), nё disa aspekte, qё lidhen me respektimin e frekuencёs dhe zonёs sё mbulimit me sinjal sipas kushteve tё licencimit; monitorimin pjesor pёr pёrmbajtjen programore, respektimin e afateve nё shlyerjen e detyrimeve financiare nga ana e operatorёve etj.

Pёr treguesit sasiorё dhe cilёsorё tё transmetimeve radiofonike ka pasur deri mё sot dhe dy studime serioze analitike, njёri i realizuar nё vitin 1998 nga Qendra e Medias e Fondacionit SOROS, ku tregu ёshtё vёzhguar nё nivel kombёtar; dhe njё studim i dytё ёshtё kryer nё mars tё vitit 2002 nga Instituti Shqiptar i Medias, ku fokusimi ishte vetёm pёr stacionet lokale.

Treguesit e pёrftuar nga kёto studime kanё krijuar njё bazё tё dhёnash, njё tablo tё aspekteve tё veçanta: - mbi pёrbёrjen e redaksive gjykuar nga mosha, gjinia, arsimimi, pёrvoja e punёs etj., pёr gazetarёt, redaktorёt dhe personelin teknik, - pёr kohёn e transmetimit, - raportet mes muzikёs dhe tё folurёs, - trajtimi tematik nё emisione, - tё dhёna mbi inventarin teknik, fuqinё e transmetimit, shpёrndarjen e hapёsirёs reklamuese dhe promovuese etj.

132. Kjo e dhёnё ёshtё aktualizuar deri nё datёn 16 shtator 2013.

This article is from: