2 minute read
13.2 Qarku Dibёr
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 193
Për rreth 54 vite Radio Kukësi është transmetuesi lokal i vetëm në qark dhe aktualisht ka program 24 orë në ditë. Për realizimin e programeve punojnë Luan Fejzollari, Suljeman Dida, Ermelinda Elezi, Matilda Dokle dhe Jonuz Hallaçi. Drejtor është Petrit Palushi.
Advertisement
13.2 Qarku Dibёr
U krijua me synimin për të qenë një media biznesi, të ishte hapësira e përshtatshme për të reklamuar sipërmarrjen dhe tregëtinë në të dy anët e kufirit ku shtrihet Dibra. Ky synim pati rezultate minimale, por ajo që arriti të realizonte ishte “binjakëzimi audio” me Radion Arza në territorin e Maqedonisë fqinje, në Dibër të Madhe.
Pronari i radios, Shkëlqim Dauti, banor në Dibër të Madhe, për krijimin e stafit i drejtoi sytë nga gjimnazi i qytetit, duke afruar mësues e nxënës, të cilët kishin prirje për letërsinë dhe gazetarinë. Programe të ndjekura nga dëgjuesit ishin psh., “Hapësira kulturore”, që përgatitej me mjaft profesionalizëm nga shkrimtari Xhaferr Martini; “Me rritmin e kohës”, një hapësirë me tema aktualiteti që drejtohej nga gazetari Mirvet Lala; “Komenti i javës” që shkruhej dhe prezantohej në studio nga mesuesi Maliq Bitri etj. Zëri më prezent gjatë ditës për dëgjuesit e Radio Peshkopisë ishte ai i Gentjana Xhajkos, por në pjesë të ndryshme të programit bashkëpunonin dhe Arsen Rama, Irida Shehri, Ilir Lleshi, si dhe dy DJ-të që krijonin një atmosferë të gjallë muzikore, Hajri Dauti dhe Sajmir Iskurti.
194 Arben MUKA
Fillimi i punës ishte thuajse një aventurë e vërtetë për kushtet e punës dhe të transmetimit. Studio e radios u instalua në një ambjent ende të papërfunduar në shtëpinë private të pronarit Genc Murataj. Një nga emisionet e para që nisi nga transmetimi ishte loja radiofonike, si dhe përshëndetjet nga dëgjuesit. Me mungesën e linjës telefonike fikse, emisioni bëhej duke i ftuar dëgjuesit direkt në studio. Pra, emetohej kuic-i i radhës në valët e radios dhe ata dëgjues që dëshironin të jepnin përgjigje vinin vetë në studio e flisnin.
Si radiostacioni i vetëm në zonë, Radio e Parë i ka kushtuar dhe i kushton rëndësi afrimit dhe bashkëpunimit me njerëz të kulturës dhe artit, historianë, studiues dhe intelektualë të krahinës, por dhe të zgjedhurit lokalë në parlament. Megjithëse është një media vendore, pjesë e mjeteve të pakta informuese e edukuese të komuniteti matjan, ajo asnjëherë nuk ka marrë ndonjë shenjë bashkëpunimi, mbështetjeje dhe interesimi nga të zgjedhurit e pushtetit lokal. Në staf ndër vite janë aktivizuar dhe Shpëtim Leskaj, Majlinda Zeqiri, Genc Murataj, Elona Bushi dhe Elona Murataj.
Ju kushtua në mënyrë të veçantë pasqyrimit të zhvillimeve politike në vend, dhe u konsiderua si një “foltore” për shumë nga protagonistët politikë lokalë, apo dhe për ata që vinin nga selitë qëndrore në Tiranë, për kandidatët për deputetë të zonës së Dibrës etj. Temat që trajtoheshin në studion e saj kishin të bënin me infrastukturën, furnizimin me ujë e energji elektrike, punësimin, tregëtinë ndërkufitare dhe lëvizjen e lirë të shtetasve, kushtet e nxënësve dhe mësuesve në zonat më të thella të krahinës, përmirësimet në skemat e përkrahjes sociale për familjet në nevojë etj.