Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
193
Për rreth 54 vite Radio Kukësi është transmetuesi lokal i vetëm në qark dhe aktualisht ka program 24 orë në ditë. Për realizimin e programeve punojnë Luan Fejzollari, Suljeman Dida, Ermelinda Elezi, Matilda Dokle dhe Jonuz Hallaçi. Drejtor është Petrit Palushi.
13.2 Qarku Dibёr
U krijua me synimin për të qenë një media biznesi, të ishte hapësira e përshtatshme për të reklamuar sipërmarrjen dhe tregëtinë në të dy anët e kufirit ku shtrihet Dibra. Ky synim pati rezultate minimale, por ajo që arriti të realizonte ishte “binjakëzimi audio” me Radion Arza në territorin e Maqedonisë fqinje, në Dibër të Madhe. Pronari i radios, Shkëlqim Dauti, banor në Dibër të Madhe, për krijimin e stafit i drejtoi sytë nga gjimnazi i qytetit, duke afruar mësues e nxënës, të cilët kishin prirje për letërsinë dhe gazetarinë. Programe të ndjekura nga dëgjuesit ishin psh., “Hapësira kulturore”, që përgatitej me mjaft profesionalizëm nga shkrimtari Xhaferr Martini; “Me rritmin e kohës”, një hapësirë me tema aktualiteti që drejtohej nga gazetari Mirvet Lala; “Komenti i javës” që shkruhej dhe prezantohej në studio nga mesuesi Maliq Bitri etj. Zëri më prezent gjatë ditës për dëgjuesit e Radio Peshkopisë ishte ai i Gentjana Xhajkos, por në pjesë të ndryshme të programit bashkëpunonin dhe Arsen Rama, Irida Shehri, Ilir Lleshi, si dhe dy DJ-të që krijonin një atmosferë të gjallë muzikore, Hajri Dauti dhe Sajmir Iskurti.