3 minute read

6.3 Radiot e minoritetit

104 Arben MUKA

• Karakteristikё tjetёr e stacioneve fetare ёshtё pёrmbajtja programore. Pjesa mё e madhe e emisioneve dhe rubrikave pёrgatiten nga vetё redaksia, kurse sa i takon raportit tё pёrmbajtjes sё folur dhe pёrmbajtjes muzikore, mё shumё ka e para.

Advertisement

6.3 Radiot e minoritetit

Nё vitet e para tё tranzicionit Shqipёria ka pasur shumё probleme nё respektimin sipas standardeve ndёrkombёtare tё minoriteteve. Nё mjaft raste liritё dhe tё drejtat e tyre shndёrroheshin nё pёrplasje dhe situata tё tensionuara ndёrqeveritare, sidomos me Greqinё dhe Maqedoninё. Nё procesin e integrimit tё vendit nё BE, qeveritё shqiptare kohё pas kohe e kanё rritur ndjeshmёrinё e tyre, duke treguar vёmendje nё pёrmirёsimin e kushteve tё jetesёs, tё arsimimit, tё integrimit social dhe politik etj. Pёrmirёsimet nё kёtё fushё i takojnё dhe vetё pёrfaqёsuesve tё minoriteteve, pёr kёmbёnguljen dhe presionin nё plotёsim tё kёrkesave bazike qё reflektohen dhe si detyrime tё Shqipёrisё nё kuadёr tё konventave ndёrkombёtare qё ajo ka nёnshkruar ose ёshtё palё.

Nёse organet e shtypit minoritar 128) kanё nisur tё botohen qё nё fillimet e viteve ’90 si Tanea Tis Omonia (1991) apo Ditёt Tona (1994), stacionet radiofonike u hapёn pas afёr 1 dekade. E para ishte e minoritetit etnik grek, e lokalizuar nё Jug tё vendit, ku dhe ёshtё pёrqendrimi mё i madh i kёtij minoriteti. Radio Alfa (Livadhja, Sarandё) daton mё 10 maj 2000 dhe punoi mё pak se dy vjet. Radio mё jetёgjatё e kёtij formati ёshtё Radio Prespa (20012011) e pakicë maqedonase, qё banon nё komunёn Liqenas (aktualisht quhet Pustec), rreth 25 km larg qytetit tё Korçёs. Radio e tretё, Armoni, u hap nё Bularat (Gjirokastёr), si pёrfaqёuese e shoqatёs “Dropulli” tё minoritetit grek, por qё nuk pati vijimёsi nё transmetim pёr shkaqe teknike dhe financiare.

Pёr minoritetin grek dhe atё maqedonas ka pasur dhe ka transmetime tё posaçme nga dy radiot publike lokale nё Gjirokastёr dhe nё Korçё, kurse Radio Shkodra nuk e ka parё tё arsyeshme deri mё sot tё ketё njё emision pёr minoritetin malazez, pavarёsisht se shoqatat dhe grupimet qё mbrojnё interesat e kёtyre pёrfaqёsuesve e kanё kёrkuar nё mёnyrё tё pёrsёritur

128. Nё kohёn e regjimit komunist publikohej prej vitit 1947 Laiko Dhima, si organ i minoritetit etnik grek nё Shqipёri, qё ka vijuar dhe pas viteve ‘90.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 105

transmetimin si njё e drejtё ligjore. Radio Gjiokastra e ka emisionin nё gjuhёn greke paradite (09.00-10.00), qё veç edicionit tё lajmeve përcjell dhe informacione mbi tema të ndryshme që lidhen me rajonin dhe kryesisht banorët minoritarë, biseda të shkurtёra, intervista mbi probleme aktuale, muzikё etj. Kurse Radio Korça nё 6 ditё tё javёs ka njё emision gjysmё ore nё gjuhёn maqedonase vetёm me lajme.

Tё dyja programet arrijnё tё pёrmbushin thjesht detyrimin formal qё kanё kёto stacione lokale publike, sepse ato nё fakt nuk dёgjohen nё zonat ku janё tё pёrqendruara minoriteti grek dhe ai maqedonas. Shkak ёshtё sinjali i dobёt i transmetimit nga Radio Korça dhe nga Radio Gjirokastra.

“Radio Prespa u hap se ne ishim nё errёsirё. Nga pozita gjeografike ne nuk kapnim asnjё radio shqiptare, pёrfshi dhe Radio Korçёn. Kёtu kanё mbёrritur vetёm stacione maqedonase. Edhe me valёt televizive kemi pasur probleme. Ndaj dhe vendosёm tё hapim njё radio pёr komunёn, qё tё plotёsonim nevojat pёr informacion e pёr argёtim”. 129)

“Ne kishim qёllim tё ishim njё zё i fuqishёm pёr minoritetin grek, pёr banorёt e fshatrave pёrreth rreth komunёs. Zonat rurale ishin tё harruara nga shteti, pёrpos kishte dhe pasiguri nё familje, ku kishin mbetur banorё nё moshё, sepse rinia ishte nё pjesёn mё tё madhe nё emigracion”.130)

Karakteristika tё radiove tё minoritetit:

• Fuqia e ulёt ekonomike dhe mbёshtetja vetёm nё hapat e para tё aktivitetit nga shoqata ose institucione nga shteti amё. Tё lokalizuara nё distancё nga zonat urbane radiot e minoritetit kanё operuar nё kushte modeste tё personelit dhe inventarit teknik e teknologjik. Mbyllja e tri radiove kryesore tё minoritetit kishte si shkak tё pёrbashkёt vёshtirёsinё financiare.

129. Llazi Nikolla, drejtues i radios, intervistё e dhёnё autorit mё 4 Maj 2008. 130. Jorgo Kremidha, bashkёthemelues i Radio Alfa, intervistё dhёnё autorit mё 19 gusht 2013.

This article is from: