104
Arben MUKA
• Karakteristikё tjetёr e stacioneve fetare ёshtё pёrmbajtja programore. Pjesa mё e madhe e emisioneve dhe rubrikave pёrgatiten nga vetё redaksia, kurse sa i takon raportit tё pёrmbajtjes sё folur dhe pёrmbajtjes muzikore, mё shumё ka e para.
6.3 Radiot e minoritetit Nё vitet e para tё tranzicionit Shqipёria ka pasur shumё probleme nё respektimin sipas standardeve ndёrkombёtare tё minoriteteve. Nё mjaft raste liritё dhe tё drejtat e tyre shndёrroheshin nё pёrplasje dhe situata tё tensionuara ndёrqeveritare, sidomos me Greqinё dhe Maqedoninё. Nё procesin e integrimit tё vendit nё BE, qeveritё shqiptare kohё pas kohe e kanё rritur ndjeshmёrinё e tyre, duke treguar vёmendje nё pёrmirёsimin e kushteve tё jetesёs, tё arsimimit, tё integrimit social dhe politik etj. Pёrmirёsimet nё kёtё fushё i takojnё dhe vetё pёrfaqёsuesve tё minoriteteve, pёr kёmbёnguljen dhe presionin nё plotёsim tё kёrkesave bazike qё reflektohen dhe si detyrime tё Shqipёrisё nё kuadёr tё konventave ndёrkombёtare qё ajo ka nёnshkruar ose ёshtё palё. Nёse organet e shtypit minoritar 128) kanё nisur tё botohen qё nё fillimet e viteve ’90 si Tanea Tis Omonia (1991) apo Ditёt Tona (1994), stacionet radiofonike u hapёn pas afёr 1 dekade. E para ishte e minoritetit etnik grek, e lokalizuar nё Jug tё vendit, ku dhe ёshtё pёrqendrimi mё i madh i kёtij minoriteti. Radio Alfa (Livadhja, Sarandё) daton mё 10 maj 2000 dhe punoi mё pak se dy vjet. Radio mё jetёgjatё e kёtij formati ёshtё Radio Prespa (20012011) e pakicë maqedonase, qё banon nё komunёn Liqenas (aktualisht quhet Pustec), rreth 25 km larg qytetit tё Korçёs. Radio e tretё, Armoni, u hap nё Bularat (Gjirokastёr), si pёrfaqёuese e shoqatёs “Dropulli” tё minoritetit grek, por qё nuk pati vijimёsi nё transmetim pёr shkaqe teknike dhe financiare. Pёr minoritetin grek dhe atё maqedonas ka pasur dhe ka transmetime tё posaçme nga dy radiot publike lokale nё Gjirokastёr dhe nё Korçё, kurse Radio Shkodra nuk e ka parё tё arsyeshme deri mё sot tё ketё njё emision pёr minoritetin malazez, pavarёsisht se shoqatat dhe grupimet qё mbrojnё interesat e kёtyre pёrfaqёsuesve e kanё kёrkuar nё mёnyrё tё pёrsёritur 128. Nё kohёn e regjimit komunist publikohej prej vitit 1947 Laiko Dhima, si organ i minoritetit etnik grek nё Shqipёri, qё ka vijuar dhe pas viteve ‘90.