4 minute read

me radiot partnere

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 59

Dёgjues tё Radio Tiranёs nё gjuhё tё huaj nuk ishin vetёm ata qё besonin ideologjikisht dhe politikisht te socializmi dhe marksizёm-leninizmi, por kishte dhe ndjekёs kuriozё, tё cilёt kishin hasur buletine lajmesh dhe komente mbi zhvillimet ndёrkombёtare krejt tё ndryshme nga fluksi informativ e analitik nё shtetin e tyre, sikundёr njё pjesё e dёgjuesve ishin thjesht tё apasionuar tё “tё notuarit” nё transmetimet nё valё tё shkurtёra.

Advertisement

Deri nё ditёt e fundit qё ishte nё pushtet Partia e Punёs sё Shqipёrisё, pavarёsisht se u ndje dhe u provua qё ekonomia kishte marrё tatёpjetёn e, qё shqiptarёt varfёroheshin çdo ditё e mё shumё- pavarёsisht kёsaj- “vitrina” propagandistike zanore nuk pushonte sё treguari pёr botёn mbarё mbi lumturinё dhe begatinё e vendit nga njera anё dhe rraskapitjen dhe mjerimin total tё rendit kapitalist qё ishte buzё greminёs…

Mes tonelatave tё publikimeve propagandistike, librave tё Enver Hoxhёs tё pёrkthyera nё disa gjuhё tё huaja, broshurave dhe revistave shumёngjyrёshe qё eksportoheshin nё pjesё tё ndryshme tё rruzullit, Radio Tirana me transmetimet e saj ka pasur njё rol parёsor nё kёtё drejtim.

4.1 Imitimi i modeleve lindore dhe pragmatizmi nё bashkёpunimin me radiot partnere

“Nё emisionet e drejtuara vendeve kapitaliste duhet tё demaskohet vazhdimisht politika e imperializmit amerikan e shёrbёtorёve tё tij kundёr kampit demokratik nё pёrgjithёsi dhe kundёr vendit tonё nё veçanti, t’u jepet pёrgjigja e duhur gёnjeshtrave e shpifjeve tё shtypit dhe radiove kapitaliste kundёr vendit tonё. Tё tregohen njёkohёsisht pёrparimet qё bёn vendi ynё nёn udhёheqjen e Partisё sё Punёs.” 72) Ky ka qenё orientimi qё jepte nё prill tё vitit 1949 pёr redaksinё e jashtme tё Radio Tiranёs, Komiteti Qendror i PPSH. Nё kёtё periudhё marrёdhёniet mё tё ngushta ishin me Bashkimin Sovjetik, Bullgarinё dhe Hungarinё, kryesisht nё qarkullimin e disqeve tё magnetofonёve, furnizim tё ndёrsjellё materialesh propagandistike pёr radiopёrhapjen, huazim emisionesh mes vendeve qё nёnshkruanin marrёveshje etj. 73) Mungon nё kёtё partneritet Jugosllavia, si pasojё e

72. Partia e Punёs sё Shqipёrisё pёr shtypin, “8 Nёntori”, Tiranё, 1980, faqe 93-94. 73. Bazuar nё relacionin mbi aktivitetin e zyrёs sё marrёdhёnieve me jashtё pёr vitin 1949 pёrpiluar mё 7 janar 1950 (Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi i Radiotelevizionit, nr. 509, Dosja 2.)

60 Arben MUKA

Radio Tirana mbёshtetej nё pajisjen teknike nga vendet e ish-Lindjes komuniste.

prishjes sё marrёdhёnieve mes dy shteteve njё vit mё parё. Ndonёse nё vitet 1945 -1948 Radio Tirana ishte shumё pёrfituese nga ky vend, nё eksperiencё teknike dhe teknologjike, nё pajisje e aparatura, kёmbime programesh mes dy shteteve, material arkivor etj. Njё nga emisionet e rregullta qё transmetohej nё kohёn e vёllazёrisё shqiptaro-jugosllave ishte audiometoda e mёsimit nё gjuhёn serbo-kroate.

Konjuktura e politikёs ndёrkombёtare qё ndoqi Enver Hoxha pas vitit 1948, orientoi transmetimet radiofonike drejt njё partneri tjetёr favorit, Bashkimit Sovjetik. Ashtu si nё fusha tё tjera “dora sovjetike” u ndje nё forcimin infrastrukturor tё Radio Tiranёs, ku njё ndёr kryesorёt ka qenё pёrfundimi nё mars tё vitit 1952 tё radiostacionit tё Kasharit, fuqia e tё cilit arriti nё 50KW, qё solli forcimin e sinjalit deri nё Shkodёr dhe nё Gjirokastёr. Prej Bashkimit Sovjetik nuk erdhёn thjesht aparatura pёr regjistrimin dhe transmetimin, delegacione teknikёsh dhe profesionistёsh, por erdhi metodologjia e funksionimit tё radios, stili i tё bёrit gazetari pёr mikrofonin, arti i tё folurit, programimi ditor e javor, llojet e formave tё kontributeve informative, argёtuese etj.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 61

Radio Moska, menaxhimi, gazetarёt dhe folёsit e saj shikoheshin me admirim dhe si pikёmbёrritje profesionale nga stafi i Radio Tiranёs dhe 4 stacioneve lokale tё saj. Vizitat e ndёrsjella tё ekipeve tё gazetarёve, teknikёve dhe zyrtarёve ishin intensive, pёrfshirё dhe kualifikime tё personelit shqiptar nё afate tё ndryshme kohore nё Bashkimin Sovjetik. Tek ky vend Shqipёria gjeti “engjёllin mbrojtjёs’’ nё pёrfaqёsimin e saj nё sistemin ndёrkombёtar pёr transmetimet radiofonike. Pas Luftёs sё Dytё Botёrore operonin dy grupime ndёrkombёtare nё kёtё fushё, Organizata Ndёrkombёtare e Radiopёrhapjes OIR, dhe Unioni Ndёrkombёtar i Radiopёrhapjes UIR, (themeluar qё para Luftёs).

Pёr shkaqe politike dhe ideologjike Shqipёria e braktisi UIR-in pёr tё qenё pjesёtare nё OIR. Nga 26 vende qё ishin themeluese tё OIR nё vitin 1946, njё pjesё e tyre u larguan pёr tё aderuar nё grupimin tjetёr me qendёr nё Gjenevё. Dy organizatat ishin treguesi i luftёs sё ftohtё, mes vendeve tё ashtuquajtura “demokraci popullore’ dhe vendeve pёrendimore.

Por Tirana zyrtare nё fillim tё viteve ‘60 po orientohej ndryshe nё kursin politik, duke iu larguar sovjetikёve dhe duke u afruar me kinezёt e Mao Ce Dunit. Tashmё eksperiencat nё lёmin e transmetimeve radiofonike ndaheshin me shokёt kinezё, tё cilёt veç radios kanё asistuar dhe televizionin shtetёror. Ndihma e palёs kineze ka qenё e jashtёzakonshme nё zgjerimin dhe modernizimin e dy blloqeve tё antenave transmetuese nё stacionet e Fllakёs dhe Cёrrikut, por dhe nё Malin e Dajtit, nё periferi tё kryeqytetit, struktura tё fuqishme qё ndikuan nё amplifikimin e sinjalit nё valё tё shkurtёra dhe tё mesme. Prishja e marrёdhёnieve politike mes Shqipёrisё dhe Kinёs, krijoi njё boshllёk nё suportin e plotёsimit tё nevojave pёr teknikё e teknologji nё transmetimet radiofonike.

Era e qёndresёs dhe ndёrtimit tё socializmit “me forcat tona”, si kundёrpeshё e “armiqve dhe sabotatorёve” dhe atyre qё “e tradhtuan marksizёm-leninizmin” ndikoi shumё nё funksionalitetin e Radio Tiranёs dhe 4 radiot lokale nё varёsi tё saj. “Nga mesi i viteve ’80 mё shumё nisёn tё bёhen riparime dhe adaptime tё aparaturave dhe pajisjeve regjistruese e transmetuese, ndёrkohё qё blerjet nga importi ishin shumё tё pakta, vetёm pёr raste emergjente. Edhe pajisjet personale pёr gazetarёt nuk po zёvendёsoheshin pёr shkak tё amortizimit. Listat e porosive qё hartonte kohё pas kohe sektori inxhiniero-teknik nё RTSH nuk merrnin pёrgjigje. Nёn zё thuhej se blerjet nё tregjet perёndimore ishin tё papёrballueshme.

This article is from: