Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
59
Dёgjues tё Radio Tiranёs nё gjuhё tё huaj nuk ishin vetёm ata qё besonin ideologjikisht dhe politikisht te socializmi dhe marksizёm-leninizmi, por kishte dhe ndjekёs kuriozё, tё cilёt kishin hasur buletine lajmesh dhe komente mbi zhvillimet ndёrkombёtare krejt tё ndryshme nga fluksi informativ e analitik nё shtetin e tyre, sikundёr njё pjesё e dёgjuesve ishin thjesht tё apasionuar tё “tё notuarit” nё transmetimet nё valё tё shkurtёra. Deri nё ditёt e fundit qё ishte nё pushtet Partia e Punёs sё Shqipёrisё, pavarёsisht se u ndje dhe u provua qё ekonomia kishte marrё tatёpjetёn e, qё shqiptarёt varfёroheshin çdo ditё e mё shumё- pavarёsisht kёsaj- “vitrina” propagandistike zanore nuk pushonte sё treguari pёr botёn mbarё mbi lumturinё dhe begatinё e vendit nga njera anё dhe rraskapitjen dhe mjerimin total tё rendit kapitalist qё ishte buzё greminёs… Mes tonelatave tё publikimeve propagandistike, librave tё Enver Hoxhёs tё pёrkthyera nё disa gjuhё tё huaja, broshurave dhe revistave shumёngjyrёshe qё eksportoheshin nё pjesё tё ndryshme tё rruzullit, Radio Tirana me transmetimet e saj ka pasur njё rol parёsor nё kёtё drejtim.
4.1 Imitimi i modeleve lindore dhe pragmatizmi nё bashkёpunimin me radiot partnere “Nё emisionet e drejtuara vendeve kapitaliste duhet tё demaskohet vazhdimisht politika e imperializmit amerikan e shёrbёtorёve tё tij kundёr kampit demokratik nё pёrgjithёsi dhe kundёr vendit tonё nё veçanti, t’u jepet pёrgjigja e duhur gёnjeshtrave e shpifjeve tё shtypit dhe radiove kapitaliste kundёr vendit tonё. Tё tregohen njёkohёsisht pёrparimet qё bёn vendi ynё nёn udhёheqjen e Partisё sё Punёs.” 72) Ky ka qenё orientimi qё jepte nё prill tё vitit 1949 pёr redaksinё e jashtme tё Radio Tiranёs, Komiteti Qendror i PPSH. Nё kёtё periudhё marrёdhёniet mё tё ngushta ishin me Bashkimin Sovjetik, Bullgarinё dhe Hungarinё, kryesisht nё qarkullimin e disqeve tё magnetofonёve, furnizim tё ndёrsjellё materialesh propagandistike pёr radiopёrhapjen, huazim emisionesh mes vendeve qё nёnshkruanin marrёveshje etj. 73) Mungon nё kёtё partneritet Jugosllavia, si pasojё e 72. Partia e Punёs sё Shqipёrisё pёr shtypin, “8 Nёntori”, Tiranё, 1980, faqe 93-94. 73. Bazuar nё relacionin mbi aktivitetin e zyrёs sё marrёdhёnieve me jashtё pёr vitin 1949 pёrpiluar mё 7 janar 1950 (Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi i Radiotelevizionit, nr. 509, Dosja 2.)