7 minute read
1.1 Shqipёria me radiostacion si shtetet e tjera tё rajonit
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 19
Nё vrullin e kёtyre zhvillimeve qё kanё lёnё gjurmё nё historinё e Shqipёrisё, ka vendin e vet dhe Radio Tirana. Radiostacioni i parё zyrtar, tё cilin pushteti i kohёs e lakmoi pёr ta pёrdorur si njё instrument efikas propagandistik nё pёrhapjen e ideve, qёllimeve dhe jetёgjatёsisё sё sundimit tё vet. Nga ana tjetёr, nё njё vend me deficite serioze nё agjendёn e kulturёs dhe artit, me njё infrastrukturё mjerane tё sallave dhe ambienteve ku mund tё organizoheshin koncerte, diskutime a performanca live pёr publikun, Radio Tirana nё vitet e Luftёs sё Dytё Botёrore ishte institucioni qendror ku u afruan dhe kontribuan shumё krijues, instrumentistё, regjisorё, aktorё tё dramёs dhe humorit, solistё etj., njё sinergji pozitive pёr ruajtjen e zhvillimin e kulturёs e traditёs kombёtare.
Advertisement
1.1 Shqipёria me radiostacion si shtetet e tjera tё rajonit
Radio Tirana nisi zyrtarisht transmetimet mё 28 Nёntor 1938. Ideja pёr tё hapur njё stacion radiofonik nё Shqipёri ka qarkulluar qё nё mesin e viteve ‘30, por procedurat konkrete tё autoriteteve kanё nisur nё vitin 1936. Nё atё periudhё cilido qё zotёronte njё aparat radioje kishte mundёsinё tё ndiqte njё emision nё gjuhёn shqipe, qё emetohej jashtё territorit tё Shqipёrisё, nga pjesa jugore e Italisё fqinje. Emisioni i Radio Barit zgjaste gjysmё ore, kryesisht i strukturuar me lajme dhe muzikё. Lёnda informative pёrgatitej nga zyra e shtypit pranё Ministrisё sё Jashtme nё Tiranё dhe nёpёrmjet redaksisё sё Gazeta Shqiptare, edicioni nё shqip i Gazzeta di Puglia,
1) pёrcillej nё studiot e stacionit nё Bari, pёr t’u shndёrruar nё njё program tё pёrditshёm pёr dёgjuesit shqipfolёs brenda territorit tё Shqipёrisё.
Vendet e tjera tё rajonit ishin mё tё avancuara nё transmetimet radiofonike. Italia fqinje nёpёrmjet Bashkimit Radiofonik Italian, Unione Radiofonica Italiana, URI, nisi emetimet mbrёmjen e 6 tetorit 1924. Fqinji tjetёr i Shqipёrisё, Mbretёria Jugosllave pёr herё tё parё lёshoi tingujt nё efir mё 15 maj tё vitit 1926 nёpёrmjet Radio Zagrebit, i cili u shtetёzua nё
1. Filloi tё qarkullojё nё Shqipёri mё 10 korrik 1927. Sipas botuesve tё saj, qёllimi do tё ishte jo vetёm informacioni i shpejtё dygjuhёsh, shqip dhe italisht, mbi ato qё ndodhnin nё Shqipёri, por dhe “do tё kujdesemi tё shoshisim problemet e mёdhaja tё sajat, veçanёrisht nё pёrpjekje me botёn e jashtёme”. Hapur Gazeta Shqiptare luante rol tё jashtёzakonshёm nё propagandimin e ideve dhe kulturёs italiane dhe mё pas si promotore e pёrhapjes sё ideologjisё dhe frymёs fashiste nё vend.
20 Arben MUKA
kohёn e Luftёs sё Dytё Botёrore, nё 1940.2) Emisioni i parё radiofonik nё Turqi u lёshua mё 6 maj tё vitit 1927. Stacioni quhej Instambul Radyosu, Radio Stambolli, qё vijon programet edhe nё ditёt e sotme si TRT Instambul Radyosu. Po nё tё njёjtin vit kanё filluar radiotransmetimet nё territorin e Kosovёs, nё rajonin e minierave tё Trepçes, ku drejtoria britanike e tyre “komunikonte njoftime dhe lёshonte muzikё pёrmes disa altoporlantёve”. 3) Transmetimet e para nё Bullgari janё dёgjuar nё javёn e fundit tё nёntorit tё vitit 1929, kur një grup i inxhinierëve të udhëhequr nga Georgi Valkov nёpёrmjet transmetuesit 60W artikuloi fjalinё: “Pёrshёndetje, këtu është Radio Sofja!”. Kurse fqinji grek ishte vetёm pak muaj para Shqipёrisё, mё 21 maj 1938, kohё kur nisi zyrtarisht programin prej 2 orёsh, nga 21.30 deri mё 23.30, nё valёt e Radios Kombёtare Greke, EIR.
Nё vitin 1937, kur u shёnuan dhe fillesat e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, nё botё kishte mbi 1300 stacione. Njё ngjarje shumё e rёndёsishme
Dokumenti nё Arkivin Qendror tё Shtetit mbi programin e transmetimeve eksperimentale nё datat 26, 27 dhe 28 nёntor 1937.
2. Pas Luftёs sё Dytё Botёrore radiostacioni i parё qё ka filluar punёn ishte ai i Dubrovnikut, pikёrisht nё ditёn kur u çlirua qyteti mё 18 tetor 1944. Mё vonё nisёn tё emetojnё brenda territorit tё Jugosllavisё dhe Radio Beogradi (10 nёntor 1944), Radio Cetinja nё Malin e Zi (27 nёntor 1944), Radio Shkupi (28 dhjetor 1944), Radio Sarajeva (11 prill 1945) dhe Radio Ljubljana (9 maj 1945). 3. Duke iu referuar autorit nga Kosova, Rahman Paçarizi, nё librin e tij “Radiogazetaria”, stacioni i parё nё gjuhёn shqipe nisi punё mё 1941 nё Prizren, pёr t’u pasuar nga Radio Kosova nё Prishtinё nё vitin 1942. Pikёrisht mё 28 Nёntor tё kёtij viti, nё ditёn e Flamurit, u realizua dhe transmetimi direkt i festimeve.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 21
nё kёtё vit ёshtё emetimi i njё programi eksperimental katёrditor, mundёsuar nga kompania e njohur Philips. Zgjedhja e kёtij momenti nuk ishte rastёsi. Philips mori pёrsipёr mbulimin e kalendarit zyrtar tё aktiviteteve qё u zhvilluan me rastin e 25 vjetorit tё Shpalljes sё Pavarёsisё sё Shqipёrisё, nga 25 deri mё 28 Nёntor 1937. 4)
“Provat qё janё bёrё me transmetimet radiofonike - me mjete provizore qё vuri nё dispozicion Pёrfaqёsia e Radio Philips nё rastet e festimeve tё 25 vjetorit dhe tё martesёs sё L.M.T. Mbretit - treguan se sa i vlefshёm ёshtё shёrbimi qё sjell ky mjet modern.” 5) Philips e shfrytёzoi kёtё demonstrim eksperimental nё efir, nё funksion tё strategjisё reklamuese intensive qё kishte nisur nё faqet e gazetave shqiptare, pёr shitjen e disa tipe aparatesh radioje tё markёs saj pёr institucionet dhe familjet nё Shqipёri. Tregu i aparateve tё radios nё pёrdorim nё kohёn e Mbretёrsisё sё Zogut ishte sipas njoftimeve qё jepnin autoritetet, rreth 2 mijё. 6)
Synimi i marketingut ishte tejkaluar, pasi transmetimi eksperimental jo vetёm kaloi suksesshёm teknikisht, por u bё dhe shtysё pёr autoritetet, qё njё vit mё pas, atmosferёn e Festёs sё Pavarёsisё t’ua pёrcillte qytetarёve nёpёrmjet valёve tё njё radiostacioni shqiptar, qё ishte projektuar tё ngrihej nё kryeqytet. Ka pasur dhe testime tё tjera pёr pёrcaktimin e parametrave tё pёrhapjes sё sinjalit tё radios, nёpёrmjet transmetimit fragmentar tё aktiviteteve tё ndryshme, koncerte, ndeshje futbolli etj. Paralelisht me kёto ndiqej hap pas hapi dhe rruga ligjore.
Kёshtu, mё 21 maj 1938 qeveria kaloi pёr diskutim tek Kёshilli i Shtetit njё dekretligj tё posaçёm, qё sipas procedurave burokratike u miratua zyrtarisht pёr zbatim nga mbreti Zog rreth dy muaj mё pas. “Autorizohet Qeverija Mbretёnore, nё marrёveshje me nji shtёpi tё specializueme tё ngrehё kёtu nё Tiranё nji stacion pёr radiotelegrafi, radiotelefoni tregёtare dhe radiofuzion me nji fuqi 3 kw antenё”. 7) Dekreti i 14 korrikut 1938 kishte nё pёrmbajtje
4. Nё bazё tё dokumentit tё treguar në faqen e mëparshme të Arkivit Qendror tё Shtetit, (Fondi Radio Tirana, dosja nr. 12, viti 1937, faqe 1-3), jepet hollёsisht “programi i emisioneve radiofonike tё festimeve tё 25 vjetorit tё vet-qeverimit shqiptar”. Nё katёr ditё rresht 25, 26 , 27 dhe 28 Nёntor 1937 kishte transmetime tё aktiviteteve tё ndryshme qё u organizuan nё Tiranё. Kulmimi i tyre ishte pasditen e 28 Nёntorit, me pёrcjelljen direkt nga sheshi Skёnderbej “i fjalimit tё kryeministrit mbi çastin historik tё ngrehjes sё Flamurit”, njё transmetim rreth 40 minuta. 5. Shtypi, 22 maj 1938, faqe 2. 6. Nё bazё tё statistikave tё kohёs tё drejtuesve tё Radio Tiranёs, deri nё çlirimin e vendit numri i aparateve marrёse arriti nё rreth 3 mijё. 7. Fletore Zyrtare, 30 mars 1939, faqe 7.
22 Arben MUKA
dhe njё sёrё kёrkesash pёr pёrdorimin e fondit prej jo mё shumё se 122.500 franga ar, qё do tё shёrbente si buxhet pёr ngritjen e radiostacionit, mёnyrёn e likuidimit me kёste brenda 5 viteve, lirimi nga njё sёrё detyrimesh e taksash pёr ndёrtuesin etj. Zbatimin e projektit e mori pёrsipёr njё filial i firmёs italiane “Marconi”, e cila konkretizoi transmetimin e parё zyrtar radiofonik brenda territorit tё Shqipёrisё mё 28 Nёntor 1938. 48 Orё para kёtij eventi nё gazetat kryesore u publikua programi triditor 28, 29 dhe 30 Nёntor 1938. Dita inaguruese kishte 10 orё program, nga ora 11.00 e paradites deri nё mbrёmje nё 21.00. Por ky ishte njё transmetim special dedikuar fillimit zyrtar nga puna tё Radio Tiranёs. Nё ditёt pasardhёse programi kishte kohёzgjatje modeste nё 3 orё (13.00 - 14.00 dhe 19.00 - 21.00), qё ishte dhe kapaciteti normal nё fillimet e radiostacionit. Programi i njё dite tё zakonshme pёrfshinte dy edicione lajmesh prej 15 minutash (njё pasdite dhe njё nё mbrёmje), njё konferencё radiofonike, ku ishte i ftuar nё mikrofon ndonjё personalitet publik - kjo zgjaste po 15 minuta (19.00 - 19.15) - dhe pjesa tjetёr ishte hapёsirё muzikore e zhanreve tё ndryshme.
Ceremonia inaguruese u pёrqendrua nё stacionin e antenave nё periferi tё kryeqytetit, ajo qё sot njihet si zona e Laprakёs. Kjo ishte pjesa e pёrfunduar nga projekti i ngritjes sё radios, ndёrkohё qё studio kishte ende njё zgjidhje tё pёrkohshme nё atё fund nёntori, duke u instaluar nё njёrёn prej zyrave bashkiake nё qendёr tё Tiranёs. Nё kёtё ambient kushtet nё vitin e parё tё punёs ishin shumё tё limituara pёr inventarin teknik qё i shёrbente regjistrimit dhe transmetimit. Megjithatё, nё ditёt e para tё zymtёsisё nga pushtimi i vendit nga Italia fashiste, Radio Tiranёs i “buzёqeshi” fati. Ajo u shpёrngul nga dhoma e vogёl e Bashkisё nё njё ndёrtesё trekatёshe, po nё afёrsi tё qendrёs sё qytetit, nё adresёn “Rruga ‘Kont Urani’, nr.3”, njё