3 minute read

8.2 Gazetari nё erёn e multimedias

124 Arben MUKA

kёndet, apo dritaret pёr reklama tё jenё të volitshme dhe fleksibël, në varësi të numrit dhe madhësive të ofertave tё atyre që kërkojnë një shërbim të tillë. Menaxherët e reklamave në një radiostacion, pavarësisht nga mundësitё e mёdha qё jep faqja online, nuk heqin dorë dhe nga thithja e promocionit nё hapёsirёn kohore tё transmetimeve valore.

Advertisement

Bien pengesat pёr prezantimin e kontributeve investigative

Sjellja multimediale e një stacioni radiofonik eviton dhe një prej mangësive që ka transmetimi valor: pamundësinë për realizimin dhe prezantimin e kontributeve investigative. Në krahasim me median e shkruar dhe televizionin, gazetari i radios ka limite kur trajton një proces hetimi të mirëfilltë. Gjithçka duhet ta rrëfejë për dëgjuesit, duke shpjeguar dhe analizuar çfarë është shkelur dhe anashkaluar nga ligji për qëllime përfitimi nga një person/grup personash. Nuk ka mundësi që të tregojë si gazeta/ revista a televizioni dokumentet që vërtetojnë “mëkatin”, dëmin për një rrethanë të caktuar. Po kështu nuk mund të tregojë foto, faksimile, grafikë, aq më pak me pamje ekskluzive nga aktiviteti i protagonistëve në një investigim, edhe pse reporterёt i posedojnё ato.

Këto vёshtirёsi i “sheshon” shërbimi online, qё krijon lehtёsi shpjeguese me tekst, dokumente, pjesë audio e video. Tё dobishme janё dhe reagimet e opinionet e vizitorëve. Pasqyrimi nё versionin online tё investigimit e bёn atё tё referueshёm dhe nga media tё tjera tё interesuara, qё ndikon nё rritjen e reputacionit tё stacionit radiofonik.

8.2 Gazetari nё erёn e multimedias

Gazetarit qё punon nё dy tipet kryesore tё radiove qё kanё nё bazё internetin, ato qё ofrojnё shёrbime online dhe webradiot, nuk i mjafton mё vetёm aftёsia e regjistrimit tё zёrave nё terren, qё mbi bazёn e tyre tё realizojё kontributin nё njёrin prej formateve tё informimit: lajm, kronikё, reportazh, intervistё, portret etj. Nuk i mjafton mё vetёm aftёsia pёr tё prezantuar nё mikrofon, lexime tё qarta, artikulim dhe pёrdorim mjeshtёror tё zёrit. Tani produkti ka ndryshuar, ёshtё nё formёn e multiproduktit, qё ka kёrkesa shtesё. Nё radhё tё parё forma, pёrmbajtja dhe stili i tekstit nё transmetim dhe atij qё do tё vendoset nё internet ka ndryshime. Tjetёr shkruhet pёr njё tekst qё ёshtё i destinuar “pёr t’u dёgjuar” dhe tjetёr “pёr t’u lexuar”.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 125

Profesionistёt e gazetarisё e kuptojnё diferencёn dhe kjo kёrkon mjeshtri nё gjatёsinё e tekstit, ndёrtimin e fjalive, pёrdorimin e figuracionit, tё shifrave dhe bilanceve, shkurtesat etj.

Gazetari qё pёrgatit produkt multimedial duhet tё jetё nё gjendje tё ofrojё foto e video qё shoqёrojnё tekstet nё faqen online. Pёrdorimi i aparatit fotografik dhe kamerёs, por dhe aparatit celular, ose pajisjeve tё tjera mobile nё raste emergjente dhe spontaniteti, krijojnё mundёsinё pёr shёrbime cilёsore, qё reflektohen nё performancёn e website-t.

Produkti i njёkohshёm “on air & online”, e vendos gazetarin e radios nё njё klimё interaktiviteti me atё qё e ndjek, jo thjesht pёr zbavitje dhe variacion, por me ndikim dhe nё agjendёn e punёs. Komunikimi me audiencёn nis qё nё procesin ideues tё njё programi. Nё kohёn e planifikimit ai ndan me ndjekёsit nё faqen online apo nё adresat nё rrjetet sociale tematikёn, tё ftuarit, detaje tё ndryshme pёr tё cilat feedback-u ndikon nё pasurimin e pёrmbajtjes, por dhe tё korrigjimit “tё shёnjestrёs” pёr çёshtje tё caktuara.

Pjesa mё dinamike e interaktivitetit ёshtё nё kohёn e transmetimit tё programit, ku ndjekёsit shkruajnё mendimet e tyre, pyesin, vlerёsojnё aspekte tё veçanta. Duke ju referuar website-it ose adresave nё rrjetet sociale drejtuesit e programeve tregojnё vёmendje qё mesazhet e ndjekёsve tё prezantohen kohё pas kohe, çka krijon larmi dhe atraktivitet, qё nxit pjesmarrje nё diskutime dhe forume tё dobishme.

Njё gazetar ose moderator ndjek me vёmendje mendimet dhe vlerёsimet e ndjekёsve, sepse veç rradhёve kortezikё e rutinorё, gjen dhe propozime e ide interesante, si “lёndё e parё” pёr tematikёn e programeve nё vijim. Ky ёshtё njё nga efektet mё pozitive tё interaktivitetit gazetar-ndjekёs. Klikimet, reagimet, mesazhet, ndёrhyrjet, interesimet - gjithçka ndodh nё pёrcjelljen e njё produkti audio, janё tё dhёna tё dobishme dhe pёr drejtuesit e redaksive, se e bёjnё angazhimin gazetaresk tё matshёm.

Faqja online e stacioneve radiofonike nxit mendimet dhe opinionet e

This article is from: