124
Arben MUKA
kёndet, apo dritaret pёr reklama tё jenё të volitshme dhe fleksibël, në varësi të numrit dhe madhësive të ofertave tё atyre që kërkojnë një shërbim të tillë. Menaxherët e reklamave në një radiostacion, pavarësisht nga mundësitё e mёdha qё jep faqja online, nuk heqin dorë dhe nga thithja e promocionit nё hapёsirёn kohore tё transmetimeve valore. Bien pengesat pёr prezantimin e kontributeve investigative Sjellja multimediale e një stacioni radiofonik eviton dhe një prej mangësive që ka transmetimi valor: pamundësinë për realizimin dhe prezantimin e kontributeve investigative. Në krahasim me median e shkruar dhe televizionin, gazetari i radios ka limite kur trajton një proces hetimi të mirëfilltë. Gjithçka duhet ta rrëfejë për dëgjuesit, duke shpjeguar dhe analizuar çfarë është shkelur dhe anashkaluar nga ligji për qëllime përfitimi nga një person/grup personash. Nuk ka mundësi që të tregojë si gazeta/ revista a televizioni dokumentet që vërtetojnë “mëkatin”, dëmin për një rrethanë të caktuar. Po kështu nuk mund të tregojë foto, faksimile, grafikë, aq më pak me pamje ekskluzive nga aktiviteti i protagonistëve në një investigim, edhe pse reporterёt i posedojnё ato. Këto vёshtirёsi i “sheshon” shërbimi online, qё krijon lehtёsi shpjeguese me tekst, dokumente, pjesë audio e video. Tё dobishme janё dhe reagimet e opinionet e vizitorëve. Pasqyrimi nё versionin online tё investigimit e bёn atё tё referueshёm dhe nga media tё tjera tё interesuara, qё ndikon nё rritjen e reputacionit tё stacionit radiofonik.
8.2 Gazetari nё erёn e multimedias Gazetarit qё punon nё dy tipet kryesore tё radiove qё kanё nё bazё internetin, ato qё ofrojnё shёrbime online dhe webradiot, nuk i mjafton mё vetёm aftёsia e regjistrimit tё zёrave nё terren, qё mbi bazёn e tyre tё realizojё kontributin nё njёrin prej formateve tё informimit: lajm, kronikё, reportazh, intervistё, portret etj. Nuk i mjafton mё vetёm aftёsia pёr tё prezantuar nё mikrofon, lexime tё qarta, artikulim dhe pёrdorim mjeshtёror tё zёrit. Tani produkti ka ndryshuar, ёshtё nё formёn e multiproduktit, qё ka kёrkesa shtesё. Nё radhё tё parё forma, pёrmbajtja dhe stili i tekstit nё transmetim dhe atij qё do tё vendoset nё internet ka ndryshime. Tjetёr shkruhet pёr njё tekst qё ёshtё i destinuar “pёr t’u dёgjuar” dhe tjetёr “pёr t’u lexuar”.