5 minute read

hap pas hapi, duke u përshtatur dhe me kërkesat e shijet që kanë ndjekësit”

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 177

Mungesa e tyre ёshtё ngaqё tregu shqiptar nuk ёshtё i madh, apo jo?

Advertisement

Nёse pёr radiot do tё zbatohej legjislacioni qё i detyron ato pёr tё pasur njё minutazh tё caktuar me informacion, atёherё pronarёt e menaxherёt qё kanё pak personel do tё detyroheshin t’i drejtohen kёtyre agjencive.

Me aq sa e njeh tregun radiofonik shqiptar, a ёshtё nё gjendje qё ta bёjё kalimin nga transmetimi analog nё atё numerik, pavarёsisht se ligji nuk ka ende njё afat pёr kёtё?

Nuk marr pёrsipёr tё them pёr tё gjithё operatorёt, por bindjen e kam qё pёr pjesёn mё tё madhe nuk ka probleme, nuk ka pengesa. Transmetimi numerik nuk varet vetёm nga gatishmёria e operatorёve, por dhe krijimi i aksesit pёr ata qё do tё ndjekin programet, por pёr pjesёn qё u takon radiove mendoj se nuk ka vend pёr shqetёsim. Pjesa mё e madhe e studiove janё digjitale. Sot mund tё pёrdoresh konverter, qё bёjnё kalimin nga analog nё digjital, ndaj nga pikёpamja teknike kjo ёshtё plotёsisht e realizueshme. Favor ёshtё dhe fakti qё ka kohё, pasi ligji nuk ka vёnё afat, siç ka bёrё me televizionin. Pronarёt dhe menaxherёt e radiove duhet tё mendojnё pёr vetёorganizimin nё nivel rajonal, pёr tё mos qenё tё detyruar qё tё atashohen nё paketa numerike kombёtare, por tё bёhen bashkё me radio qё kanё afёrsi gjeografike, pёr t’u bёrё bashkёzotёrues tё tyre. Kjo ёshtё mёnyra mё e mirё dhe efektive.

Tiranё, 10 gusht 2013.

Publikuar nё www.arbenmuka.wordpress.com

12.5 Xhemil Meço: “Përmbajtja e radios online konsolidohet hap pas hapi, duke u përshtatur dhe me kërkesat e shijet që kanë ndjekësit”184)

Radio Emigranti është ndër radiot e para shqipfolëse online. Pse një iniciativë online dhe jo në versionin valor klasik?

Për disa arsye. Në radhë të parë, Radio Emigranti lindi jashtë Shqipërisë, në emigracion dhe i përgjigjej një nevoje të veçantë të emigrantëve për të dëgjuar shqip, për të folur shqip, për të kontaktuar virtualisht, duke injoruar

184. Bashkёthemelues i radios shqipfolёse online Emigranti.

178 Arben MUKA

kufijtë dhe distancat. Emigrantët shqiptarë punojnë e jetojnë në vende të ndryshme të botës, një radio në internet na u duk më e përshtatshme për të arritur te gjithëkush prej tyre. Me një inciativë radioje në kuptim klasik valor ky mision do të ishte i vështirë, i komplikuar. Së dyti, një radio online është interaktive dhe falë përdorimit të teknologjive të reja, Facebook, Skype etj. mundësohet një komunikim i shpejtë dhe efikas me dëgjuesit. Arsyeja tjetër, pro versionit online, lidhet me shpenzimet, që janë më të pakta se në rastin e mbajtjes së një stacioni në versionin klasik, duke e bërë më të lehtë shndërrimin e idesë ne realitet, falë mundësive që japin sot teknologjitë e reja të komunikimit.

Ku është rezident aktualisht Emigranti, në cilin shtet?

Radio Emigranti transmeton nga Franca, por stafi i saj punon edhe në Francё dhe në SHBA.

Keni në dispozicion një apo më shumë studio për realizmin e produktit tuaj, për kontaktet me ndjekësit?

Radio Emigranti ka disa studio, por pjesmarrësit në një emision nuk ndodhen detyrimisht në të njëjtën. Ata i “bashkon” teknologjia, mundësitë e lidhjeve nga pika të ndryshme në një studio virtuale që prodhon atë që dëgjohet. Pjesë e kësaj studioje virtuale janë dhe ndjekës të emisioneve që nëpërmjet Skype apo aparateve telefonike pyesin, komentojnë, vlerësojnë, janë si të thuash pjesë e përmbajtjes.

Duke mbetur në aspektin teknik, çfarë duhet për të ngritur një radio online? Nëse unë dëshiroj të themeloj një radio në internet, nga pikepamja teknike çfarë duhet të siguroj?

E kuptueshme është që për ta ngritur atë duhen server-a, një program për streaming, kompetenca teknike dhe shumë punë. Konkretizimi bëhet nga njerëz që kanë njohuri të konsoliduara si IT, me fantazi dhe ide. Duhet të paktën një studio për regjistrimin e emisioneve, por nuk ka nevojë për aparatura të mëdha montazhi. E keni parasysh, që tani çdo gjë mund të bëhet me një kompjuter të fuqishëm dhe me programet e duhura. Por ana teknike nuk mjafton, ka shumë rëndësi krijimi i përmbajtjes, përcaktimi i emisioneve dhe rubrikave periodike, përzgjedhja dhe programimi i muzikës që do të përdoret për transmetim. Përmbajtja e radios online konsolidohet hap pas hapi, duke u përshtatur dhe me kërkesat e shiijet që kanë ndjekësit.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 179

Ke pasur ndonjë përvojë radiofonike përpara korrikut të vitit 2006, kur ja nisët me Emigrantin? Ke pasur përvojë si gazetar?

Jo, në radiogazetari nuk kam pasur përvojë, por kam shkruar artikuj në vitet ’90, kam bashkëpunuar me Ballin e Kombit. Kam qenë shumë i apasionuar pas teknologjive të reja të komunikimit, më kanë tërhequr shumë radiot online. Kjo më ka ngacmuar deri sa vendosa të hyj në këtë punë, të ushtroj vetë dhe për këtë jam shumë i kënaqur për ecurinë. Nxitje ka qenë dhe atmosfera mediatike në Francë, ku unë jetoj, por dhe në vendet e tjera, ku radiot online atë periudhë ishin në modë dhe po përhapeshin me shpejtësi.

Cili është formati i Radio Emigrantit nga pikёpamja e përmbajtjes?

Më shumë hapësira zë muzika, për përzgjedhjen e së cilës vendosin dëgjuesit me kërkesat që ata bëjnë. Ka dhe emisione të rregullta bisedore të tematizuara, ku sërish dëgjuesit janë protagonistë me mendimet dhe pikëpamjet që ata shprehin. Plus kësaj kemi dhe emisione speciale, intervista ekskluzive me të ftuar.

Si e keni zgjidhur çështjen me të drejtën e autorit në pjesën e

transmetimit muzikor?

Për radiot në internet legjislacioni shqiptar detyron pagesën e një tarife vjetore pranë një agjencie të licencuar nga Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit.

Cila është përbërja e stafit? Sa punojnë dhe bashkëpunojnë me radion?

Stafi ynë është modest. Unë vetë kujdesem për anën teknike, kryesisht për mirëfunksionimin e platformës së transmetimit. Bekim Xhaferi ose DjBex, eksperti ynë në fushën e muzikës, dhe Fationa janë producentë të emisioneve të radios. Të dy bëjnë edhe punën e gazetarit, si dhe kanë ngritur një studio reklamash pranë Radio Emigrantit. Natyrisht që të tre konsultohemi vazhdimisht për punën tonë në radio, e cila është dhe pasioni ynë i madh. Mbështetemi dhe në shumё bashkëpunime, ku do të përmend Fabiolën, DjVisin, Lirën, Eltionin, Redin etj., po kështu edhe administratorët e grupit në Facebook, si Fagionën, Trëndafilin dhe DjNeron, të cilët kanë rol me shumë rëndësi në promovimin e radios.

This article is from: