Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
177
Mungesa e tyre ёshtё ngaqё tregu shqiptar nuk ёshtё i madh, apo jo? Nёse pёr radiot do tё zbatohej legjislacioni qё i detyron ato pёr tё pasur njё minutazh tё caktuar me informacion, atёherё pronarёt e menaxherёt qё kanё pak personel do tё detyroheshin t’i drejtohen kёtyre agjencive. Me aq sa e njeh tregun radiofonik shqiptar, a ёshtё nё gjendje qё ta bёjё kalimin nga transmetimi analog nё atё numerik, pavarёsisht se ligji nuk ka ende njё afat pёr kёtё? Nuk marr pёrsipёr tё them pёr tё gjithё operatorёt, por bindjen e kam qё pёr pjesёn mё tё madhe nuk ka probleme, nuk ka pengesa. Transmetimi numerik nuk varet vetёm nga gatishmёria e operatorёve, por dhe krijimi i aksesit pёr ata qё do tё ndjekin programet, por pёr pjesёn qё u takon radiove mendoj se nuk ka vend pёr shqetёsim. Pjesa mё e madhe e studiove janё digjitale. Sot mund tё pёrdoresh konverter, qё bёjnё kalimin nga analog nё digjital, ndaj nga pikёpamja teknike kjo ёshtё plotёsisht e realizueshme. Favor ёshtё dhe fakti qё ka kohё, pasi ligji nuk ka vёnё afat, siç ka bёrё me televizionin. Pronarёt dhe menaxherёt e radiove duhet tё mendojnё pёr vetёorganizimin nё nivel rajonal, pёr tё mos qenё tё detyruar qё tё atashohen nё paketa numerike kombёtare, por tё bёhen bashkё me radio qё kanё afёrsi gjeografike, pёr t’u bёrё bashkёzotёrues tё tyre. Kjo ёshtё mёnyra mё e mirё dhe efektive. Tiranё, 10 gusht 2013. Publikuar nё www.arbenmuka.wordpress.com
12.5 Xhemil Meço: “Përmbajtja e radios online konsolidohet hap pas hapi, duke u përshtatur dhe me kërkesat e shijet që kanë ndjekësit”184) Radio Emigranti është ndër radiot e para shqipfolëse online. Pse një iniciativë online dhe jo në versionin valor klasik? Për disa arsye. Në radhë të parë, Radio Emigranti lindi jashtë Shqipërisë, në emigracion dhe i përgjigjej një nevoje të veçantë të emigrantëve për të dëgjuar shqip, për të folur shqip, për të kontaktuar virtualisht, duke injoruar 184. Bashkёthemelues i radios shqipfolёse online Emigranti.