1 minute read
Kapitulli i tetё Qasja e radios drejt produktit multimedial
KAPITULLI I TETЁ
Qasja e radios drejt produktit multimedial
Advertisement
Revolucioni teknologjik, përhapja e jashtëzakonshme e shërbimeve online në çdo aspekt të jetës, aksesi nё rritje i popullatёs pёr pёrdorimin e internetit dhe pajisjeve mobile inteligjente telefonike, ka krijuar hapёsira dhe efekte transformuese, qё nuk mund tё imagjinueshin pak dekada mё parё. Ka modifikuar performancёn e redaksive, por dhe sjelljen e publikut, nё njё stad tё lartё interaktiviteti gjatё realizimit dhe ndjekjes sё programeve. Nga kultura e dёgjimit, e komunikimit kryesisht vetёm nё njё drejtim, pёrmes aplikimeve tё reja teknologjike, pajisjeve tё panumёrta dhe shёrbimeve nё internet, radio gjithnjё e mё tepёr po bёn të vetat dhe forma tё komunikimit aplikuar nga media tё tjera, duke e pasuruar ofertёn pёr ndjekёsit e saj me tekste, pamje, animacion etj.
Nё kёtё format multimedial pёrmbajtja vjen si rezultat dhe i “bashkёautorёsisё” me dёgjuesit. Nё mes tё dekadёs sё parё tё kёtij mijёvjeçari stacionet radiofonike kryesore nё Shqipёri nisёn tё orientohen mё shumё pёr nga performanca online, duke qarkulluar veç programeve audio dhe larmi informacioni nё website. Pra, krahas kujdesit pёr cilёsinё e transmetimit valor, ato nisёn tё gjallёrojnё shёrbimet nё internet, duke siguruar pёr vizitorёt e faqes online: • transmetim të drejtpërdrejtë tё programit; • shkarkimin dhe sistemimin e pjesës mё tё rёndёsishme tё programit (intervista, reportazhe, deklarata, kronika etj.) në rubrika mё vete, për t’u klikuar në çdo moment të ditës; • pasqyrimin e programit ditor /javor dhe evente të pritshme;