1 minute read

6.4 Radiot informative

106 Arben MUKA

Ato kanё vepruar nё zona rurale, ku ndjenja e atdheut mёmё ёshtё mё e fortё se pjesёt urbane. Por ofertat e biznesit pёr reklamim dhe promocion kanё qenё tё pakta dhe kjo u ka mbyllur njёrin prej burimeve kryesore tё tё ardhurave qё realizon nё aktivitetin e vet njё subjekt mediatik. • Duke emetuar nё gjuhёn amtare, dhe nё afёrsi tё brezit kufitar, radiot e minoritetit kanё qenё nёn njё konkurrencё tё fortё tё stacioneve tё konsoliduara nga shteti fqinj. Duke mos pasur nё mёnyrё sistematike informacione me karakter lokal, ato nuk mundёn ta shfrytёzojnё kёtё pёrparёsi qё tё bёnin diferencёn nё pёrmbajtjen e programeve krahasuar me ato qё e lёshonin sinjalin pёrtej kufirit.

Advertisement

Radiot e minoriteteve Stacioni Vendndodhja Fillimi Mbyllja

Radio Alfa Livadhja/Sarandё 10 Maj 2000 31 dhjetor 2001 Radio Prespa Pustec/Korçё 7 shtator 2001 28 mars 2011 Radio Armoni Bularat/Gjirokastёr 20 maj 2005 28 mars 2011

• Transmetonin nё program dygjuhёsh, si njё mёnyrё pёr tё afruar nё valёt e tyre dhe dёgjues jominoritarё, tё interesuar dhe kuriozё, si dhe nga ata qё dёshironin tё mёsonin dhe perfeksiononin njё gjuhё tё huaj, sidomos nё aftёsitё pёr komunikim.

6.4 Radiot informative

Janё stacionet radiofonike qё e kanё ndёrtuar programin mbi forma tё larmishme tё informacionit: lajme, intervista, deklarata, komente, raportime nga terreni dhe mbulim nё kohё reale tё ngjarjeve kryesore. Radio e parё informative ёshtё Enter (1997) qё ishte “zёri” i agjencisё sё parё private tё lajmeve nё Shqipёri, me tё njёjtin emёr. Dhoma e lajmeve tё Radio Enter nё rreth dy vjet transmetime ishte shumё aktive me gazetarё profesionistё tё cilёt arritёn tё ngrenё dhe njё rrjet bashkёpunёtorёsh nё rajone kryesore tё vendit. Radiot e mёpasme tё formatit informativ, RASH dhe Ora News, janё pjesё e sinjalit radioteleviziv tё kompanive mediatike ku ato pёrfshihen, qё do tё thotё se materialet qё pёrgatisin respektivisht redaksitё e televizioneve tё tipit info, News 24 dhe Ora News, kalojnё me sinjal direkt audio edhe nё kёto dy stacione. Pёr njerёzit qё janё nё lёvizje, sidmos nё makina, ka

This article is from: