
6 minute read
6.2 Radiot fetare
100 Arben MUKA
IV. Ndarja e radiove nisur nga qasja nё internet:
Advertisement
Radio qё ofrojnё shёrbime online. Janё ato stacione tё cilat e kanё nisur dhe vijojnё aktivitetin e tyre me transmetim valor dhe nёpёrmjet faqes nё internet ofrojnё pёr ndjekёsit transmetimin live tё programit, shkarkim tё materialeve tё zgjedhura, informacion dhe argёtim nёpёrmjet teksteve, pamjeve (video ose foto) animim etj. Pjesa mё e madhe e radiove nё Shqipёri kanё hapur website dhe janё aktive nё rrjetet sociale, tё tilla si Top Albania Radio, Club FM, City Radio, Travel, Kiss, Plus 2, NRG, Love etj.
Webradio. Quhen dhe radio online. Janё dizejnuar dhe funksionojnё vetёm nё internet. Njё ndёr radiot e para shqipfolёse nё internet ёshtё Radio Emigranti, e cila ka nisur transmetimet mё 20 korrik 2006. Radio Pulla filloi mё 21 nёntor 2010, kurse Tirana Jazz Radio mё 1 prill 2011. Nё fillim tё vitit 2012 Radio Club FM lancoi nё internet pesё kanale tё saj muzikore vetёm nё versionin online: Club Romancё, Club Party, Club Dico, Club Shqip, Club Popullore.
6.2 Radiot fetare
Ёshtё grupi mё i konsoliduar nё transmetimet radiofonike nё Shqipёri. Prej vitit 1997 kur u themelua radio e parё fetare dhe deri mё sot, vetёm njёra syresh ёshtё mbyllur pёr vёshtirёsi financiare, ndërkohë që njё tjetёr stacion ka ndёrprerё pёrkohёsisht transmetimet nё plotёsim tё dokumentacionit pёr entin rregullator, kurse 9 tё tjerat kanё njё aktivitet tё stabilizuar nё pёrmbajtjen e programit dhe mbulimin me sinjal tё territorit, sipas kushteve tё licencimit. Radio konsiderohet si njё mjet efikas nё radhёt e komuniteteve fetare, sepse i krijon mundёsi anёtarёsisё qё tё jetё e pёrfshirё nё jetёn e grupit, tё ruajё lidhjet dhe raportet me udhёheqёsit shpirtёrorё dhe kastёn e klerikёve edhe kur nuk ёshtё prezent fizikisht nё objektet e kultit. Nёpёrmjet valёve tё radios njё besimtar, ose njё njeri i afektuar nga besimi ndjek nё distancё rite, informacione, apo shpjegime mbi konceptet bazё tё filozofisё fetare, ndjek diskutime dhe forume nga kёndvёshtrime tё ndryshme.
Nё ligjin e parё qё ёshtё zbatuar pёr median elektronike nё Shqipёri, (nr. 8410/30 shtator 1998) por dhe nё amendimet qё i janё bёrё mё pas, nuk ka pasur njё qёndrim tё pёrcaktuar nёse lejohet apo jo aktiviteti i radiove fetare. Nё nenin 4, mbi parimet themelore tё zhvillimit tё veprimtarisё radiotelevizive nё Republikёn e Shqipёrisё, nё paragrafin e dytё thuhet: “Veprimtaria
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 101
radiotelevizive respekton paanshmёrisht tё drejtёn pёr informacion, bindjet politike e besimet fetare, personalitetin, dinjitetin, jetёn private tё njeriut, si dhe tё drejtat dhe liritё themelore tё tij.” 125) Nё interpretim tё kёtij paragrafi, cilёsimi “paanshmёrisht” e bёn tё diskutueshёm aktivitetin e njё radioje tё mirёfilltё fetare, kur kjo i pёrket njё komuniteti tё caktuar besimi. Nёse stacioni nё linjёn e vet editoriale mbulon aktivitetin dhe pikёpamjen e njё feje tё veçantё, atёherё cilёsimi “paanshmёrisht” humb funksionin.
Megjithatё nё njё kёndvёshtrim tjetёr, cilido individ, grupim, organizatё, shoqatё etj., gёzon tё drejtёn e lirisё sё ushtrimit tё besimit, dhe vёnia nё aktivitet e njё gazete, radioje, televizioni, platforme online apo tjetёr forme mediatike komunikimi nё plotёsim tё pёrmbushjes sё misionit nuk mund tё ndalohet.
Kujdesi nga themeluesit e radiove fetare nё Shqipёri ka qenё tek pёrkatёsia pronёsore e aktivitetit. Fillimisht ato janё krijuar nga fondacione, qё kishin direkt ose indirekt lidhje me komunitetet fetare. Ligji pёr mediat elektronike i shtatorit 1998 u amendua nё vitin 2003, duke ndaluar fondacionet jofitimprurёse tё ishin pronare tё stacioneve radiofonike. Po kёshtu, “de jure” dhe komunitetet fetare, partitё politike nuk mund tё kishin kёtё tё drejtё. Atёherё dhe akti i themelimit tё njё radioje fetare u modifikua pёr tё pёrmbushur kёrkesat ligjore, duke u

125. Neni 4 i ligjit “Pёr Radion dhe Televizionin Publik e Privat nё Republikёn e Shqipёrisё”, nr. 8410, datё 30 shtator 1998.
102 Arben MUKA
Radiot fetare
Stacioni
Radio Ngjallja
Vendndodhja Fillimi
Tiranё 11 prill 1997
Radio Alfa & Omega Tiranё Radio Gras 127) Gjirokastёr 1 korrik 1999 29 gusht 1999
Radio Emanuel Radio 7 Korçё Tiranё 1 shkurt 2002 17 maj 2002
Radio Maria Tiranё/Shkodёr 19 korrik 2003
Radio Visare Radio Logos Radio Jehona
Kavajё Pogradec Shkodёr Radio Zёri i Islamit Korçё Radio 1 Tiranё 19 qershor 2007 5 gusht 2007 22 maj 2009 11 qershor 2011 1 korrik 2013
regjistruar nga subjekte qё figurojnё si “shpk”. Edhe kjo risi “de jure” nuk i ka penguar “de facto” komunitetet dhe grupimet e ndryshme tё besimeve fetare qё ta adresojnё kujdesin dhe menaxhimin e radiove nё mёnyrё indirekte.
Jo vetёm nga pikёpamja organizative, por dhe nё aspektin e pёrmbajtjes sё transmetimeve pёr çdo devijim ose shkelje parashikohen kufizime nga ligji, qё shoqёrohen me masa dhe ndёshkime. “Nё radio dhe televizion nuk lejohet tё jepen programe qё nxisin dhunёn, urrejtjen kombёtare, fetare e raciale, veprime antikushtetuese, ndarjen territoriale, diskriminimin pёr shkak tё bindjeve politike dhe pёrkatёsisё fetare.” 126)
Nёse i hedh njё sy rrjetit tё radiove fetare nё Shqipёri në tabelën më sipër, dallon sinkronizimin e tyre me pluralitetin e besimit, si dhe njё shpёrndarje gati propocionale nё rajonet kryesore tё vendit. Radio e parё fetare nё Shqipёri ёshtё Radio Ngjallja e orientuar nga besimi ortodoks, qё ёshtё dhe njё ndёr stacionet mё tё hershme alternative nё vend nё kohёn e tranzicionit. Ka filluar nga transmetimet nё Tiranё mё 11 prill 1997, nё njё ditё tё shёnuar pёr besimtarёt ortodoksё, Festёn e Pashkёve. Sikundёr Ngjallja qё e nisi aktivitetin pa pasur nё Shqipёri ende njё ligj pёr transmetimet radiofonike, po kёshtu ishin dhe dy radio tё tjera, Alfa & Omega (Tiranё) dhe Gras (Gjirokastёr).
126. po aty, neni 38. 127. Ka mbyllur transmetimet mё 31 dhjetor 2003.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 103
Deri nё gjysmёn e parё tё vitit 2007 nё Shqipёri kanё ekzistuar vetёm radio tё orientuara nga besimi i krishterё. Pёr besimin tjetёr, atё mysliman, qё pёrbёn dhe shumicёn e popullatёs nё vend, deri nё atё kohё programet radiofonike ishin prezente nё radio tё ndryshme nёpёrmjet marrёdhёnieve kontraktuale tё pёrkohshme. Nё periudhёn e Muajit tё Ramazanit, ose nё evente tё tjera bashkёsitё myslimane kanё marrё vetёm hapёsira “me qera” nё Radio Kontakt, Radio Stinёt, Radio Fantazi, Radio Nacional etj, duke trajtuar emisione ciklike me tematikё, informacione dhe shpjegime njohurish rreth kёtij besimi. Radio e parё e orientuar drejt fesё myslimane ёshtё Visare (Kavajё), qё nisi transmetimet mё 19 qershor 2007 duke u pasuar me tё tjera, nё Shkodёr, Korçё etj.
Nё respektim tё statusit, emisione dhe rubrika, bazuar nё informacion dhe diskutime nё studio mbi aktivitetin e komuniteteve fetare nё Shqipёri transmetojnё Radio Tirana dhe 4 stacionet lokale nё Korçё, Gjirokastёr, Shkodёr dhe Kukёs.
Karakteristika tё radiove fetare:
• Aktiviteti i tyre nuk ka qёllime fitimi dhe nuk shesin kohё transmetimi pёr reklama ose promocion pёr subjektet e biznesit. Burimet e financimit janё nё formёn e donacioneve nga ndjekёsit, apo nga shoqata a organizata me aktivitet ose orientim fetar. • Stafi punon nё pjesёn mё tё madhe nё mёnyrё vullnetare. Afrojnё nё redaksi bashkёpunёtorё, qё realizojnё emisione ose programe edukative, historike, filozofike, shpjegime rreth librave tё shenjtё etj. • Shumica e radiove fetare kanё investuar nё pёrhapjen e sinjalit nё zonё sa mё tё gjerё. Nё pjesё tё ndryshme tё vendit, sidomos nё terrene tё thyera, duke udhёtuar me makinё, tё qёllon qё pёr kilometra tё tёrё mundёsia e vetme pёr tё dёgjuar programe radiofonike ёshtё ndonjё stacion fetar. Kjo dhe sepse ato kanё disa frekuenca nё pёrdorim. Radio Maria ka 5 frekuenca, pёr tё siguruar pёrhapjen e valёve në Tiranë, Durrёs dhe Berat nё pjesёn veriore dhe verilindore tё Shqipёrisё, por dhe nё pjesё tё Malit tё Zi dhe Kosovёs. Radio Emanuel pёr mbulimin tёrёsor tё qarkut tё Korçёs ka 4 frekuenca transmetimi tё programeve tё saj, Radio Logos qё operon po nё kёtё rajon duke u zgjeruar dhe pak nё qarkun e Elbasanit ka tri frekuenca, Radio 7 ka po tri frekuenca pёr dёgjueshmёrinё nё Tiranё, Fier dhe Elbasan. Radio Maria ёshtё e vetmja nё Shqipёri qё ka dy studio transmetimi, njё nё kryeqytet dhe njё nё Shkodёr, ndёrkohё qё licencё pёr transmetim si pёrsёritёs ka pёr njё pjesё tё territorit tё vendit dhe Radio Maria nё gjuhёn italiane.