100
Arben MUKA
IV. Ndarja e radiove nisur nga qasja nё internet: Radio qё ofrojnё shёrbime online. Janё ato stacione tё cilat e kanё nisur dhe vijojnё aktivitetin e tyre me transmetim valor dhe nёpёrmjet faqes nё internet ofrojnё pёr ndjekёsit transmetimin live tё programit, shkarkim tё materialeve tё zgjedhura, informacion dhe argёtim nёpёrmjet teksteve, pamjeve (video ose foto) animim etj. Pjesa mё e madhe e radiove nё Shqipёri kanё hapur website dhe janё aktive nё rrjetet sociale, tё tilla si Top Albania Radio, Club FM, City Radio, Travel, Kiss, Plus 2, NRG, Love etj. Webradio. Quhen dhe radio online. Janё dizejnuar dhe funksionojnё vetёm nё internet. Njё ndёr radiot e para shqipfolёse nё internet ёshtё Radio Emigranti, e cila ka nisur transmetimet mё 20 korrik 2006. Radio Pulla filloi mё 21 nёntor 2010, kurse Tirana Jazz Radio mё 1 prill 2011. Nё fillim tё vitit 2012 Radio Club FM lancoi nё internet pesё kanale tё saj muzikore vetёm nё versionin online: Club Romancё, Club Party, Club Dico, Club Shqip, Club Popullore.
6.2 Radiot fetare Ёshtё grupi mё i konsoliduar nё transmetimet radiofonike nё Shqipёri. Prej vitit 1997 kur u themelua radio e parё fetare dhe deri mё sot, vetёm njёra syresh ёshtё mbyllur pёr vёshtirёsi financiare, ndërkohë që njё tjetёr stacion ka ndёrprerё pёrkohёsisht transmetimet nё plotёsim tё dokumentacionit pёr entin rregullator, kurse 9 tё tjerat kanё njё aktivitet tё stabilizuar nё pёrmbajtjen e programit dhe mbulimin me sinjal tё territorit, sipas kushteve tё licencimit. Radio konsiderohet si njё mjet efikas nё radhёt e komuniteteve fetare, sepse i krijon mundёsi anёtarёsisё qё tё jetё e pёrfshirё nё jetёn e grupit, tё ruajё lidhjet dhe raportet me udhёheqёsit shpirtёrorё dhe kastёn e klerikёve edhe kur nuk ёshtё prezent fizikisht nё objektet e kultit. Nёpёrmjet valёve tё radios njё besimtar, ose njё njeri i afektuar nga besimi ndjek nё distancё rite, informacione, apo shpjegime mbi konceptet bazё tё filozofisё fetare, ndjek diskutime dhe forume nga kёndvёshtrime tё ndryshme. Nё ligjin e parё qё ёshtё zbatuar pёr median elektronike nё Shqipёri, (nr. 8410/30 shtator 1998) por dhe nё amendimet qё i janё bёrё mё pas, nuk ka pasur njё qёndrim tё pёrcaktuar nёse lejohet apo jo aktiviteti i radiove fetare. Nё nenin 4, mbi parimet themelore tё zhvillimit tё veprimtarisё radiotelevizive nё Republikёn e Shqipёrisё, nё paragrafin e dytё thuhet: “Veprimtaria