1 minute read

tё Shqipёrisё

KAPITULLI I TRETЁ

Procesi i “radiofikimit” nё kuadёr tё rindёrtimit tё Shqipёrisё

Advertisement

Vitet e luftёs dhe pёrpjekjet e pushtuesve pёr ta menaxhuar nё mёnyrё pragmatike Radio Tiranёn, por dhe situata e pёrgjithshme e Shqipёrisё nё fillim tё vitit 1945 pёrngjanin me njё tablo tё zymtё pёr gjendjen e radiostacionit. Duke nisur nga arkivi qё kishte mbetur thuajse i zbrazur. “Nё fonotekёn e vjetёr tё radios gjatё kёsaj kohe nuk kishte mё shumё se 20 kёngё e valle popullore, si dhe vetёm 15 kёngё tё stilizuara tё kёnduara nga Tefta Tashko Koço, Maria Kraja dhe Kristaq Antoniu. Me kёtё fond paraqitej nё Radio gjithё ajo pasuri e madhe kёngёsh e vallesh tё popullit tonё”. 47) Ky inventar u arrit tё rikthehej nё institucion vetёm kur punonjёsit e muzikёs, qё i kishin marrё me vete nё shtёpitё e tyre, u siguruan qё kishte mbaruar lufta. Por pengesat e Radio Tiranёs nuk ishin vetёm brenda saj. Nё godinёn trekatёshe mund tё bёje dhe mrekullira, por audioprodukti kapej nga njё numёr shumё i pakët njerёzish. Ishte koha pёr atё qё u quajt “radiofikimi” i Shqipёrisё, njё proces qё pёrfshinte tё paktёn tri detyra tё ngutshme: • pёrmirёsimi i programeve dhe afrimi i njerёzve tё kualifikuar; • fuqizimi i stacioneve tё transmetimit; • pёrhapja nё popullatё dhe institucione tё radioaparateve.

“Radiofikimi” lidhej drejtpёrdrejt dhe me elektrifikimin e vendit, pasi zona tё tёra ishin pa energji elektrike, ose aty ku sigurohej, parametrat ishin tё mjerё.

47. Tribuna e Gazetarit, nr. 7/1968, faqe 10.

This article is from: