6 minute read

dhe konkurrencё me teknikёn dhe teknologjinё”

174 Arben MUKA

12.4 Spiro Konduri:“Konkurrencё me pёrmbajtjen, por dhe konkurrencё me teknikёn dhe teknologjinё” 183)

Advertisement

Kur nisёt punё nё vitin 1969, si ishte gjendja teknike e Radio Tiranёs?

Atehёrё ishte koha e transmetimit me valё tё mesme dhe tё gjata, por pёr kryeqytetin kishte dhe nё FM, por ishte sinjal shumё i dobёt. Pajisjet nё tё shumtёn e rasteve ishin ruse dhe kineze. Mё kujtohet qё ato ruset rezistuan edhe pёr shumё vite se ishin “mushka” qё po t’ju bёje dhe servis minimal punonin goxha mirё. Ishte koha e shiritit manjetik nё regjistrim, transmetim dhe arkivim. Statusi shtetёror, rrethanat politike dhe shoqёrore tё asaj kohe, kanё çuar pёr transmetuesit e Radio Tiranёs fonde pambarim. Nёpёrmjet valёve tё gjata dhe tё mesme kishe mundёsi pёr pёrhapje tё gjerё dhe me cilёsi. Kurse nё kohёn e FM-sё, oferta ishte cilёsore nё transmetim, por nga pikёpamja teknike nisёn vёshtirёsitё, sepse e thёnё nё gjuhё tё thjeshtё “antena duhet ta shikojё antenёn”, pra, duhet qё nё pika tё ndryshme, sipas njё studimi tё hollёsishёm, tё ngrihen pёrsёritёsit. Pёr Radio Tiranёn ka pasur njё studim nga ekspertёt çekё. Nёse pёr valёn e mesme shpёrndarja e sinjalit ishte e siguruar nё tё gjithё territorin, nё transmetimin FM nuk mund tё evitohen “zgavra” ku radion nuk mund ta dёgjosh dot.

Nga pёrvoja juaj nё bashkёpunimin me stafet e radiove private, sa rёndёsi ju kushtohet problemeve tё transmetimit, tё mbulimit me sinjal tё zonёs pёr tё cilёn janё licencuar, pёr kualitetin e zёrit etj?

Nё pjesёn mё tё madhe mendёsia ka qenё qё tё hapet njё studio, njё transmetues tё vihet nё taracёn e godinёs, ose diku nё njё pikё tё lartё aty afёr, tё instalohen pajisjet bazё dhe hoop, filloi radioja. Mirёpo atёherё menaxherёt dhe pronarёt kuptojnё se si ёshtё realisht ky aktivitet. Se mund tё flasёsh 24 orё nё mikrofon, tё thuash mrekullitё e botёs, tё lёshosh muzikё nga mё e mira, por çёshtja ёshtё sa dёgjohet? Si ёshtё cilёsia e sinjalit? Si administrohet transmetuesi, çfarё bёhet kur ikin dritat, ose dёmtohet antena pёr shkaqe natyrore? Apo mund tё vijoja me pyetje tё tjera tё karakterit teknik, mozgjidhja e tё cilave tё lёnё si njё “zё i mekur”, apo tё padёgjueshёm nё treg. Le tё marr

183. Inxhinier dhe kryeinxhiner nё Radio Tirana nё periudhat 1969-1974 dhe 1993-2001, ndërkohë që ka asistuar dhe konsultuar në procesin e themelimit nga pikёpamja teknike shumicёn e radiove private nё Shqipёri.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 175

për shembull pёrdorimin e njё procesori final, qё aplikohet nё studiot e sotme. Vetёm nёpёrmjet tij ke impakt shumё pozitiv nё mbajtjen normal tё modulacionit, rregullon tingullin, timbrin, pёrmirёson qartёsinё e tё dёgjuarit pёr atё qё tё ndjek nё transmetim – ёshtё shumёopcional dhe variabёl nё pёrdorim. E thashё kёtё shembull pёr tё treguar se elemente tё tilla duhen zgjidhur nё bashkёpunim me ekspertin teknik. Sepse fiton kualitetin dhe bёn diferencё nga konkurrentёt nё treg. Me njё fjalё, konkurrencё me pёrmbajtjen, por dhe konkurrencё me teknikёn dhe teknologjinё. Tё dyja janё jetike.

Ju po ju rekomandoni pronarёve ose menaxherevё nё radio qё duhet tё jenё tё ndjeshёm ndaj risive teknologjike?

Patjetёr. Kёtё frymё duhet ta ketё dhe vetё stafi, gazetarёt duhet tё jenё dashamirёs me teknologjinё, se ёshtё pjesё e pandarё e punёs sё tyre personale. Ka ikur koha kur njё radiostacion ndante punёn mes gazetarёve dhe teknikёve. Apo punё nё studio dhe punё jashtё studios. Moda mё parё ishte qё gazetari punonte me teknikun, ose ja linte atij pjesёt e kronikёs ose emisionit dhe ikte, pasi kёtё punё e pёrfundonte, e montonte tekniku. Jo, sot nuk ёshtё kёshtu. Mё kujtohet qё para pak kohe Radio JUG nё Fier bleu dy minipaketa qё luanin rolin e link-ut. Ishin tip mikserash, qё operonin nёpёrmjet bluetooth-it.

Qё do tё thotё?

Qё gazetari e merrte në terren këtë pajisje qё ishte sa njё paketё cigare. Kishte tё lidhur dy mikrofona, njё pёr gazetarin dhe tjetri pёr atё qё do tё intervistohej, si dhe kishte njё dalje pёr kufje qё tё jepte mundёsi pёr dёgjimin e atij qё tё fliste nga studio. Me anё tё njё celulari qё lidhej me studion e radios, mundёsohej nёpёrmjet bluetooth-it lidhja direkte me gazetarin dhe tё ftuarin e tij. Cilёsi e jashtёzakonshme dhe me link-un mund tё shkoje nё çdo cep tё Fierit dhe tё Shqipёrisё, mjafton tё ketё valё celulari qё pёrdor. Por sa pajisje dhe aksesorё tё tillё ka, qё nuk ёshtё se kushtojnё shumё. Pёrdoren pёr ti dhёnё radios mobilitet, shpejtёsi dhe cilёsi nё sinjal.

Nёse jam njё person qё kam ide tё ngre njё radio lokale, nё pjesёn teknike çfarё do tё mё kushtojё mё shumё?

Studiot. Pajisjet, inventari teknik nё pёrgjithёsi nuk kushtonjnë shumё, kurse studiot janё tё kushtueshme. Sepse e keni parasysh, qё duhet njё ndriçim i mirё, duhet njё sistem kondicionimi –kёto janё pёr konfortin e

176 Arben MUKA

atyre qё punojnё- por do dhe izolim akustik, izolim nga zhurmat e jashtme etj. T’ju them njё kuriozitet pёr studiot e Radio Tiranёs, qё janё si “godinё brenda godinёs”, dhe si tё thuash “flenё” nё balestra metalike, qё do tё thotё se garantohet niveli i zhurmave zero. Nga projekti rus mbeti pa pёrfunduar studio e regjistrimeve muzikore, qё nuk ka parametrat cilёsorё tё tё tjerave.

Nga pikёpamja e shtrirjes gjeografike, a krijohen probleme pёr funksionalitetin e njё radioje kombёtare ose lokale? E kam mё shumё pёr mbulimin me sinjal.

Ne jemi njё vend i vogël nga pikёpamja e territorit, vetёm rreth 28 mijё km katrorё, por ama dhe me reliev shumё tё thyer, diku vala nuk ka probleme, sepse ёshtё fushё e hapur, ndёrkohё qё ka rajone nё vend ku terreni oshilon shumё, male tё larta, sipёrfaqe si nё gropa – tё gjitha kёto janё shqetёsim pёr menaxherёt, inxhinierёt dhe teknikёt e transmetimeve. Psh stacionet qё janё nё Tiranё, po nuk vendosёn pёrsёritёs nё Elbasan e kanё tёrёsisht tё pamundur mbulimin me sinjal, pavarёsisht se qytetet janё diku tek 50 km larg njeri tjetrit. Po kёshtu njё radio qё ёshtё nё Gjirokastёr e ka tё pamundur mbulimin me sinjal tё Pёrmetit fqinj. Ka shumё faktorё qё ndikojnё, vendndodhja e antenёs, fuqia e saj, relievi pёr zonёn qё tenton tё shpёrndash valёt etj etj., por nё Shqipёri terreni nuk ёshtё favorizues. Mё e ndjeshme kjo bёhet pёr radiot me licencё kombёtare si Radio Tirana, apo Top Albania Radio e Plus 2. Unё e njoh mirё territorin dhe mё duken si jo shumё realiste deklaratat qё bёjnё operatorёt radiofonikё kombёtarё se mbulojnё aq e kaq. Jo se nuk mund tё arrihet pёrqindja, por duhen mё shumё investime, mё shumё pёrsёritsa qё tё kesh sinjal nё 80, 90, ose mё shumё pёrqindje tё territorit tё vendit.

Cili ёshtё defekti qё ju bёn mё shumё pёrshtypje në tregun radiofonik?

Vazhdimisht kam ndarё me kolegё, apo menaxherё tё radiove mungesёn nё Shqipёri tё agjencive tё produksionit, tё cilat ju japin klientёve ose abonentёve tё tyre material informativ dhe analitik nё çfarёdo lloj formati, lajme, intervista, komente, deklarata, reportazhe etj., ose nё formё emisionesh. I kam parё vetё nё Greqi e nё Rumani, por tё tilla ka nё çdo vend. Janё agjenci, apo quaji dhe kompani tё cilat punёsojnё gazetarё e redaktorё nё realizimin e prodhimeve 10 minutёshe, 5 minutёshe, apo nё kohёzgjatje tё ndryshme, sipas dhe porosive tё stacioneve tё radios.

This article is from: