174
Arben MUKA
12.4 Spiro Konduri:“Konkurrencё me pёrmbajtjen, por dhe konkurrencё me teknikёn dhe teknologjinё” 183) Kur nisёt punё nё vitin 1969, si ishte gjendja teknike e Radio Tiranёs? Atehёrё ishte koha e transmetimit me valё tё mesme dhe tё gjata, por pёr kryeqytetin kishte dhe nё FM, por ishte sinjal shumё i dobёt. Pajisjet nё tё shumtёn e rasteve ishin ruse dhe kineze. Mё kujtohet qё ato ruset rezistuan edhe pёr shumё vite se ishin “mushka” qё po t’ju bёje dhe servis minimal punonin goxha mirё. Ishte koha e shiritit manjetik nё regjistrim, transmetim dhe arkivim. Statusi shtetёror, rrethanat politike dhe shoqёrore tё asaj kohe, kanё çuar pёr transmetuesit e Radio Tiranёs fonde pambarim. Nёpёrmjet valёve tё gjata dhe tё mesme kishe mundёsi pёr pёrhapje tё gjerё dhe me cilёsi. Kurse nё kohёn e FM-sё, oferta ishte cilёsore nё transmetim, por nga pikёpamja teknike nisёn vёshtirёsitё, sepse e thёnё nё gjuhё tё thjeshtё “antena duhet ta shikojё antenёn”, pra, duhet qё nё pika tё ndryshme, sipas njё studimi tё hollёsishёm, tё ngrihen pёrsёritёsit. Pёr Radio Tiranёn ka pasur njё studim nga ekspertёt çekё. Nёse pёr valёn e mesme shpёrndarja e sinjalit ishte e siguruar nё tё gjithё territorin, nё transmetimin FM nuk mund tё evitohen “zgavra” ku radion nuk mund ta dёgjosh dot. Nga pёrvoja juaj nё bashkёpunimin me stafet e radiove private, sa rёndёsi ju kushtohet problemeve tё transmetimit, tё mbulimit me sinjal tё zonёs pёr tё cilёn janё licencuar, pёr kualitetin e zёrit etj? Nё pjesёn mё tё madhe mendёsia ka qenё qё tё hapet njё studio, njё transmetues tё vihet nё taracёn e godinёs, ose diku nё njё pikё tё lartё aty afёr, tё instalohen pajisjet bazё dhe hoop, filloi radioja. Mirёpo atёherё menaxherёt dhe pronarёt kuptojnё se si ёshtё realisht ky aktivitet. Se mund tё flasёsh 24 orё nё mikrofon, tё thuash mrekullitё e botёs, tё lёshosh muzikё nga mё e mira, por çёshtja ёshtё sa dёgjohet? Si ёshtё cilёsia e sinjalit? Si administrohet transmetuesi, çfarё bёhet kur ikin dritat, ose dёmtohet antena pёr shkaqe natyrore? Apo mund tё vijoja me pyetje tё tjera tё karakterit teknik, mozgjidhja e tё cilave tё lёnё si njё “zё i mekur”, apo tё padёgjueshёm nё treg. Le tё marr 183. Inxhinier dhe kryeinxhiner nё Radio Tirana nё periudhat 1969-1974 dhe 1993-2001, ndërkohë që ka asistuar dhe konsultuar në procesin e themelimit nga pikёpamja teknike shumicёn e radiove private nё Shqipёri.