3 minute read

10.5 “Kostoja” e profesionalizmit dhe objektivitetit nё raportim

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 151

10.5 “Kostoja” e profesionalizmit dhe objektivitetit nё raportim

Advertisement

Programet shqip tё stacioneve tё huaja, jo gjithmonё janё mirёkuptuar nё rolin dhe ndikimin e tyre, sidomos nё mbulimin e ngjarjeve dhe situatave tё tensionuara dhe konfliktuale. Jo pak herё redaksitё e tyre janё shёnjestruar nga autoritetet e vendeve tё rajonit, apo nga institucione e organizata “satelite” proqeveritare, nёpёrmjet reagimeve tё ashpra kritike nё pёrmbajtjen e informacionit dhe analizave tё publikuara.

Vetёm pak muaj pasi kishte rinisur transmetimet programi shqip i BBC-sё, ekipi nё redaksinё qendrore nё Londёr dhe reporterёt nё Tiranё u pёrballёn me njё fluks kritikash dhe akuzash pёr “joprofesionalizёm dhe njёanshmёri”, etiketime qё kishin pёr autorёsi njё grup kolegёsh tё tyre nga agjencia shtetёrore e lajmeve e Shqipёrisё, ATSH. Mbёshtetja dhe frymёzimi nga segmente tё qeverisjes u bё edhe mё i qartё, kur mё pas, nё tё njёjtёn gjatёsi vale, me tё njёjtat akuza u prononcua publikisht dhe gazeta qendrore e partisё nё pushtet, Rilindja Demokratike. “Pluralizmi politik dhe shprehja e lirë e opinioneve ishin një ‘sport’ i ri, të cilin mjaft zyrtarë të lartë nuk e kishin të lehtë ta luanin.” 171)

Acarimi arrin kulmin kur shefi i shёrbimit sekret tё Shqipёrisё gjatё njё raportimi nё parlament nё vitin 1997 e pёrshkroi BBC nё shqip si “pjesё e njё komploti pёr tё rrёzuar qeverinё nё Tiranё” 172). Nga mesi i viteve ‘90 nё valёt e Radio Tiranёs transmetohej pёr çdo mbrёmje njё emision informativ qё ishte nё formatin e kolazhit me pёrmbajtje nga programet nё shqip tё DW, BBC dhe VOA. Emisioni u vu nёn censurё, nё pjesёn e raportimeve nga Shqipёria, duke hequr materialet me trajtime problemore, qё ishin kritike me qeverinё e Tiranёs.

Andralla kanё pasur stacionet e huaja dhe me qeverinё e Serbisё. “Armiqësia ndaj medias së pavarur është rritur që kur media zyrtare ka njoftuar më 27 shkurt (të vitit 2000 – shënimi i autorit) një deklaratë të Ministrisë Serbe të Informacionit, e cila përmendte një agresion me anë të medias ndaj Serbisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre europianoperëndimorë. Stacionet Radio Europa e Lirë, Zëri i Amerikës,

171. Aleksandёr Furxhi, “Roli i Radios BBC në shqip në dy periudha kyç të historisë së shtetit shqiptar”, konferenca shkencore “Historia e medias dhe mediatizimi i historisё”, Tiranё, 16 Nёntor 2012. 172. “BBC mbyll shërbimin në shqip”, www.bbc.co.uk/albanian, 21 mars 2011.

152 Arben MUKA

BBC dhe Deutsche Welle, si edhe disa media të pavarura në Beograd janë etiketuar si ‘shërbime të propagandës psikologjike’ të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre. Ndërsa këto sulme nuk janë një gjë e re, analistët politikë në Beograd kanë frikë se ato mund të paralajmërojnë një dhunë të mëtejshme ndaj disidentëve dhe se, me pretekstin e një lufte ndaj armiqve ndërkombëtarë dhe NATO-s, serbët do të përballen shumë shpejt me një diktaturë të vërtetë”173) - analizonte Vlado Maresh bashkëpunëtor i Institute for War & Peace Reporting, IWPR, nga Beogradi, në mars të vitit 2000.

Nё mёnyrё tё veçantё nё kohёn e konfliktit tё armatosur nё Kosovё Ministria e Jashtme nё Beograd ka lёshuar njё sёrё notash proteste dhe komunikata pёr median, qё kishin nё fokus lёndёn informative dhe analitike tё radiostacioneve tё huaja, tё cilat amplifikoheshin me besnikёri nga media proqeveritare nё Serbi, nё njё tentativё “balancimi” pёr fluksin e pёrmbajtjeve tё VOA, BBC, DW, Free Europe etj.

173. “Millosheviçi godet kundërshtarët e tij. Opozita dhe media e pavarur në Serbi po bien viktimë e dhunës së kontrolluar nga shteti”, Vlado Maresh, IWPR, 10 mars 2000, (version online://iwpr.net/programme/balkans-regional-reporting-sustainable-training).

This article is from: