4 minute read

e huaja

156 Arben MUKA

11.2 Mediat lokale 174) referuese tё lёndёs informative nga radiot e huaja

Advertisement

Redaksitё e medias sё shkruar, asaj elektronike, agjencitё e lajmeve e platforma tё shumta online nё Shqipёri nё mёnyrё permanente u janё referuar dhe vijojnё t’u referohen materialeve tё programeve shqip tё radiove tё huaja. “Duke monitoruar drejtpёrdrejt transmetimet audio dhe mё pas nё pasqyrimin qё bёhej nёpёrmjet faqeve tё internetit tё kёtyre radiove, mediat lokale vijojnё ende tё bёjnё pjesё tё pёrmbajtjes sё tyre lajme, kronika, intervista, reportazhe, analiza dhe formate tё tjera informative, duke i ripublikuar ato nё mёnyrё fragmentare ose tё plotё.”175)

Ky intensitet referues ёshtё lidhur me njё sërë faktorësh:

Së pari, në pikëpamjen organizative dhe të burimeve njerëzore në dispozicion. Pjesa më e madhe e mediave lokale shqipfolëse vijon tё jetё me personel të limituar, si me ata që punojnё në redaksi, si me korrespondentët/ bashkëpunëtorët në terren dhe aq më tepër që gjithnjë ka qenë një luks i madh për të pasur të dërguar të përhershëm në vende të tjera. Vonë, kryesisht pas vitit 2007, mediat kryesore lokale shqipfolëse arritën të pajtojnë korrespondentë të rregullt në vendet e tjera të rajonit, në qendrat më të rëndësishme të vendimmarrjes politike dhe diplomatike ndërkombëtare, ose aty ku ishin përqendruar më shumë emigrantë të larguar në periudha të ndryshme kohore. Derisa kjo kastë reporterësh dhe bashkëpunëtorësh u stabilizua financiarisht dhe u familjarizua me institucionet në vendin e pritjes, stacionet e huaja që kishin program në gjuhën shqipe kanё pasur monopolin e informimit e për rrjedhojë mbeteshin burimet e vetme referenciale.

Së dyti, po në aspektin organizativ, materiali që ёshtё ofruar dhe ofrohet ёshtё i gjithi në shqip. Pra, dhe kur vinte puna për lajmet dhe komentet kryesore nga arena ndërkombëtare, ato janё të përkthyera në nivel cilësor dhe të edituara në bazë të standardeve të gjuhës. Kjo ka qenë dhe është për një pjesë të mirë të redaksive lokale në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal tё

174. Media lokale në këtë kontekst, është media vendore në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni etj. 175. Arben Muka, “Radiostacionet e huaja me target ‘të unifikuar’ për shqiptarët në rajon dhe diasporë në vitet ‘90”, kumtesё nё konferencёn shkencore kombёtare “Roli i medias nё formimin dhe konsolidimin e identitetit kombёtar”, Universiteti Hёna e Plotё – BEDER, Tiranё, 21 Nёntor 2012.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 157

Zi e kudo në diasporë, kursim në burimet njerëzore për ata të angazhuar për rubrikën e zhvillimeve ndërkombëtare, shkurtim kohe për përkthimin nga burime që ofrojnë në gjuhë të tjera. Kursimi është dhe për faktin se këto përmbajtje janë marrë dhe vijojnë të merren pa asnjë detyrim financiar, veç një lloj detyrimi moral dhe profesional për të evidentuar saktësisht burimin e referencës.

Së treti, në aspektin e përmbajtjes, lënda ёshtё marrё dhe vijon tё merret për arsye të mosinfluencës në të të politikës apo grupeve të ndryshme të interesit, një standard që e shikon të zbehtë ose të përmbysur në pjesën më të madhe të mediave në Shqipëri, Kosovë etj. Ky element ka qenë dhe mbetet nxitës për rritjen e referencave nga radiot e huaja, por dhe pengues në disa raste. Ky përfundim nuk është kontravers, por lidhet me atë që pranuam më sipër, për mënyrën se si operojnë mediat e varura nga politika ose nga grupe të ndryshme tё interesit nё rajon. Një pjesë e materialeve nuk janë shikuar me sy të mirë, jo për shkaqe profesionale të objektivitetit, balancёs, përpikmërisë dhe aktualitetit, por problem ёshtё linja editoriale e mediave të njëanshme dhe klienteliste.

Së katërti, po në aspektin e përmbajtjes, programeve në shqip të radiove tё huaja, tekstet u merren sepse pjesa më e madhe e mbulimit të zhvillimeve në rajon, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi etj., apo nga shtetet si Gjermania, SHBA, Franca, Britania e Madhe etj., është ekskluzive si në anën informative, ashtu dhe atë tematike. Në kontributet audio, apo ato nëpërmjet internetit, vazhdimisht përsëritet që ky ose ai qëndrim është bërë me dije për BBC, pёr DW, Zёrin e Amerikёs etj. Po kёshtu thuhet dhe pёr rastin e intervistave a deklaratave. Elementi i ekskluzivitetit në lajme dhe trajtime temash është një ngjyrim atraktiv për të cilin redaksitë e mediave vendore gjithmonё vijojnë të tregojnë interes.

Së pesti, që lidhet me larushinë dhe freskinë e përmbajtjes në ofertën online. Sepse website-t e stacioneve tё huaja kanё informacione të gjithanshme, të strukturuara nё rubrika dhe nënrubrika, që pasurohen disa herë në ditë, element ky që e bën ofertën të konsumueshme po disa herë në ditë, sidomos nga mediat e tjera elektronike dhe ato online.

Së gjashti, që lidhet në mënyrë të sintetizuar me të gjithë faktorët e mësipërm dhe ka të bëjë me imazhin e kontributit të stacioneve tё huaja: të qenit një burim i besueshëm informacioni. Materiale nga kёto stacione zenë hapësira në median e shkruar, por jo rrallë kapin dhe edicionet e lajmeve kryesore në televizione e radio, janë lëndë e parë në mënyrë sistematike të

This article is from: