1 minute read

tё autoriteteve pushtuese

KAPITULLI I PARË

Radio Tirana - pjesё e sistemit propagandistik tё autoriteteve pushtuese

Advertisement

Kur Gjermania pushtoi Poloninё, mё 1 shtator tё vitit 1939, qё njihet dhe si fillimi i Luftёs sё Dytё Botёrore, Shqipёria kishte 6 muaj nёn pushtimin e Italisё fashiste. Mё 2 shtator 1945, kur zyrtarisht pushoi Lufta e Dytё Botёrore, nё Shqipёri komunistёt nuk kishin mbushur vitin qё ishin ngritur nё pushtet. Dy pushtimet e njёpasnjёshme tё Shqipёrisё nё kohёn e Luftёs, nga fashistёt italianё dhe nazistёt gjermanё, kanё pasur njё ndikim thelbёsor nё aktivitetin e Radio Tiranёs. Numri i pakёt i punonjёsve dhe i gjithё inventari modest teknik i saj pёr regjistrime dhe transmetime ndoqi rrjedhёn e rregullave nё kohё lufte, duke u vёnё totalisht nё shёrbim tё kastёs ushtarake dhe tё qeverive kukulla tё kёsaj periudhe.

Qeveria e mbretit Zog bёri pёrpjekje konkrete dhe tё shtrira nё kohё qё tё ngrinte tё parin radiostacion nё Shqipёri, por “frutet i shijoi” vetёm nё 4 muaj, sepse mё 7 prill 1939 ndodhi pushtimi ushtarak nga fashistёt italianё, njё rrethanё qё e detyroi mbretin tё largohej nga vendi sё bashku me familjen e tij. Tёrheqja e ushtrisё gjermane nga territori shqiptar pas 14 muaj pёrpjekjesh pёr tё vendosur kontrollin e rendit dhe tё sigurisё, solli nё pushtet nё fund tё nёntorit 1944 komunistёt e Enver Hoxhёs, tё cilёt me hapa tё shpejtё e hapёn rrugёn drejt njё qeverisjeje me dorё tё hekurt, duke instaluar atё qё ata me krenari e kanё thirrur si “diktatura e proletariatit”, ku instrumenti kryesor ishte “lufta e klasave”, nё pёrmbushjen e misionit utopik tё “ndёrtimit tё socializmit deri nё komunizёm”.

This article is from: