11 minute read

7.2 “Foli shoferit!” – dёgjueshmёria e radios nё automjete

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 113

7.2 “Foli shoferit!” – dёgjueshmёria e radios nё automjete

Advertisement

Pesё qarqet e pёrzgjedhura pёr kryerjen e studimit “Foli Shoferit!”133) ishin Tirana, Elbasani, Korça, Shkodra e Vlora. Të dhënat kryesore të përftuara ishin mbi programet që preferohen të dëgjohen gjatë udhëtimit, nivelin e ndjekjes së radiove lokale apo të tjerave, stacionin që parapëlqehet më shumë nga drejtuesit e makinave, dëgjueshmërinë e emisioneve që emetohen njëkohësisht në radio dhe në televizion, pritmërinë e tematikave të drejtuesve të automjeteve në transmetimet e radios etj.

Makina mbetet një bastion për radion.

Ka një sërë arsyesh që të detyrojnë të mbledhësh të dhëna mbi këtë segment të audiencës radiofonike. Nuk është thjesht për të shuar kuriozitetin, por si domosdoshmëri për të tërhequr vëmendjen e subjekteve të specializuara për t’i kthyer “antenat” nga fluksi i jashtëzakonshëm i automjeteve që lëvizin papushim në arteriet rrugore të vendit, brenda të cilave ka njerëz që udhëtojnë. Ky është një argument bindës me tipare profesionale, ekonomike e menaxheriale, sepse të vendos në tryezën e punës një paketë të dhënash për atë që thirret shpesh si audienca mobile, e cila është në dinamikë të vazhdueshme në dy dekadat e fundit në Shqipëri.

Duke imagjinuar lëvizjet e automjeteve në rrugët e vendit, ёshtё evident zhvillimi dhe modernizimi i infrastrukturës rrugore dhe me tendencën e natyrshme të qarkullimit qytetës ose ndërqytetës, ndёrkohё qё është rritur vetiu dhe koha që shqiptarët shpenzojnë duke udhëtuar në distanca të ndryshme për qëllime biznesi, angazhimesh personale dhe familjare, zbavitjeje e relaksi etj. Po t’u referohemi shifrave zyrtare të muajit korrik 2012 sipas Ministrisё sё Transportit dhe Punëve Publike rezultonte se në të gjithë territorin e vendit ishin të regjistruar 300974 automjete.

Të dhënat se si i vlerëson audienca mobile transmetimet radiofonike, u japin ekipeve radiofonike një projeksion mbi realitetin në këtë segment të konsiderueshëm të dëgjueshmërisë, në radhë të parë se sa “tretet” produkti. Por, gjithashtu i shërben procesit të përshtatjes së përmbajtjes e formës së transmetimeve, për t’i orientuar agjendat programore sipas preferencave të shfaqura, aq më tepër që çdo redaksi ambicioze në treg tenton sistematikisht

133. Nё kёtё kapitull jepet vetёm njё pjesё e informacionit mbi kёtё studim. Versioni i plotё ёshtё publikuar nga autori Arben Muka me titullin Foli Shoferit!, Botime M&B dhe ABC Media Center, Tiranё, tetor 2012.

114 Arben MUKA

të kalkulojë deri në detaje përbërjen e grupimeve të ndjekësve të vet - në rastin tonë drejtuesit e automjeteve - nga pikëpamja moshore, gjinore, arsimore, gjeografike etj.

Gjithashtu, industria e reklamave dhe promocionit, nga ana e vet, është e interesuar të marrë në dorë një situacion që e orienton më me efikasitet në konsumin e produkteve të saj në destinacionin e blerjeve të Arben Muka34 kohës tek operatorët e tregut radiofonik. Këto janë të dhëna ndihmëse të pazëvendësueshme në strategjitë dhe politikat e marketingut dhe vitalizimit të hapësirave publicitare, që në fokus kanë këtë kategori të audiencës.

Një përpjekje paraprake për të përdorur plotësimin e një ditari/ 5 Cilin stacion parapëlqeni më shumë në radion e makinës suaj? blloku shënimesh personal në adresё të një Tiranë kategorie drejtuesish të Nr. Stacioni Vlera numerike Përqindjaautomjeteve, të përzgjedhur proporcionalisht, 1 Top Albania Radio 86 12.2% rezultoi pa sukses, jo më 2 Club FM 51 7.2% shumë nga neglizhenca 3 Radio Tirana 47 6.7% dhe indiferenca e atyre 4 Plus 2 44 6.2% që iu kërkua, sesa tek 5 Vesa 43 6.1% vetë rrethana specifike e 6 Radio Klan 34 4.8% një drejtuesi automjeti 7 Radio Ora News 31 4.4% në udhëtim: pamundësia 8 Radio Nacional 28 4% për të regjistruar gjurmët në mënyrë kronologjike të ndjekjeve dhe preferen 9 Albania FM 26 3.7% cave nga transmetimet radiofonike a burimet e personalizuara, për segmen 10 Top Gold 25 3.6% tizimin e kohës së dëgjimit, vlerësimet për produkte të veçanta që frekuen 11 DJ 96.1 23 3.3% tohen etj. 12 ASNJË STACION 21 3%

Shtrirja në 5 qarqe të vendit, nё Tiranë, Elbasan, Korçë, Shkodër e 13 City Radio 20 2.8% Vlorë, nuk ka qenë një zgjedhje rastësore, por duke respektuar përhapjen 14 Radio Kiss 20 2.8% gjeografike të tregut radiofonik, peshën e konsiderueshme specifike në dy 15 NRG 18 2.6% treguesit kryesorë: numrin e banorëve në këto ndarje administrative, si dhe numrin e automjeteve që qarkullojnë. Mjafton të përmendim faktin se në 5 qarqet e përzgjedhur, sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Transporteve dhe Punëve Publike të muajit Korrik 2012, ishin rreth 57 përqind e totalit të makinave të regjistruara nga autoritetet, pra maxhoranca në rang kombëtar.

Kampioni u përzgjodh me tipare sa më përfaqësuese: për 1424 të pyeturit,

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 115

drejtues automjetesh me patentë, u respektua proporcionalisht raporti i moshës, gjinisë, arsimimit dhe vendbanimit në qytet a në komunë. Për plotësimin e pyetësorëve në terren u angazhuan 22 persona. Afati kohor i hedhjes në qarkullim dhe plotësimi i pyetësorëve zgjati 3 muaj, konkretisht nga data 7 mars deri më 7 qershor 2012, periudhë e cila në bazë dhe të rekomandimeve të ekspertëve të fushës, u gjykua si më e përshtatshme e më natyrale për parametrat e qarkullimit të automjeteve, si një mënyrë për të mos u ballafaquar me muajt e dimrit, kur një pjesë të ndarjeve administrative që përfshihen në studim, tradicionalisht karakterizohen me bllokime e reduktime të detyruara të lëvizjes së automjeteve. Nga ana tjetër, në këta 3 muaj, evitohet dhe periudha e sezonit veror, kur qarkullimi në rrugë rritet në mënyrë të ndjeshme nga mbërritja e përkohshme e turistëve e vizitorëve, të cilët i kanë si destinacione të preferuara mjediset në këto qarqe.

Njё rezultat i studimit ishte fakti i përdorimit të shkallë të gjerë i burimeve të personalizuara. Drejtuesit e automjeteve që u pyetën, në masën 64 përqind, deklaruan se gjatë udhëtimit preferonin programet radiofonike, pjesa tjetër, në një tregues të konsiderueshëm, 36 përqind, përdorte burimet e personalizuara, specifikisht cd, mp3 apo audiokasetat.

Zhvillimi teknologjik, futja në përdorim e pajisjeve memorizuese me kapacitet të madh, patjetër që i orienton drejtuesit e automjeteve në përdorimin e tyre edhe brenda kabinës së makinës gjatë lëvizjes. Oferta shkon dhe më tej, duke mundësuar ndjekjen e programeve të radiove online, mjafton posedimi i një aparati celular të avancuar, qasje në internet dhe nëpërmjet transferimit “via bluetooth” nga aparati i radios në kroskot mund të shijohen transmetimet e çdo stacioni online që parapëlqehet, duke “thyer” kufijtë që diktojnë aktualisht brezat e frekuencave valore.

Në bazë të të dhënave, afeksioni ndaj burimeve të personalizuara kishte tregues më të ulët në Tiranë me 28 përqind. Kjo gjen shpjegim në radhë të parë tek menuja e pasur me mbi 40 operatorë në transmetim. Niveli më i lartë i dëgjueshmërisë nga cd, mp3 ose audiokasetë është në qarkun e Korçës me 47 përqind, duke e sjellë thuajse në balancë raportin me ata drejtues automjetesh që preferojnë programet radiofonike. Më pas, renditet Shkodra me 45, Elbasani me 44 dhe Vlora me 37 përqind.

Në analizë të treguesve të mësipërm duket qartësisht përdorimi i burimeve të personalizuara në automjete që përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për radiostacionet që janë të formatit play-list, që mbijetojnë duke emetuar vetëm muzikë, në pjesën më të madhe të selektuar sipas rrymave muzikore,

116 Arben MUKA

periudhave të krijimtarisë etj. Por, burimet e personalizuara, duke u nisur nga trendet aktuale të përhapjes në shkallë të gjerë në vendet e zhvilluara, shumë shpejt do të jenë dhe në Shqipëri një konkurrent i fortë edhe për stacionet e radiove me produkt programacioni. Regjistrimi në masë i materialeve zbavitëse për fëmijë e të rritur, versionet audio të krijimtarisë në prozë, Arben Muka50 poezi, pjesë teatrale etj., pritet të marrin hapësira nga audienca mobile, siç ka ndodhur dhe me vendet e tjera.

Stacioni i preferuar? Përcaktuese, sipas pёrgjigjeve tё drejtuesve tё automjeteve, ёshtё përmbajtja dhe cilësia e sinjalit. Një nga pyetjet ishte: “Cilin stacion parapëlqen më shumë në radion e makinës suaj?”. Nga rezultatet e përftuara, evidentohen një sërë elementesh që janë 9 Cilin program që emetohet njëkohësisht në radio e në të lidhur me tiparet e televizion ndiqni më shumë? mënyrës sesi funksionon tregu radiofonik në tërësi, apo operatorët në Tiranë mënyrë të veçantë. Emisioni Media Vl.numerike Përqindja

Radiot që janë Wake up TAR/TCH 91 28.4% në krye të listës në 5 Aldo Morning Show Klan 88 27.5% qarqet, janë ato që Klubi Mëngjesit Club FM 59 18.4% kanë programacion, që Mëngjes Express Ora News 34 10.6% transmetojnë emisione Makina me 2 timonë Club FM 21 6.6% e rubrika në fasha të Lajme - Live Ora News 14 4.4% ndryshme orare, pra, që Koha për tu zgjuar News 24 6 1.9% kanë produktin e tyre. Alarm Ora News 4 1.3% Radio është në radhë të Start Ora News 3 0.9% parë komunikim dhe ky është tipari që tërheq për Total 5 320 100% informim dhe argëtim ata që janë në udhëtim. Pjesa e radiove të formatit play-list, që transmetojnë vetëm muzikë shfaqen si konkurrente modeste.

Nga mendimet që kanë shprehur drejtuesit e automjeteve, dy janë arsyet kryesore që i orientojnë tek stacioni i preferuar: përmbajtja dhe cilësia e sinjalit. Në kushtet e udhëtimit me makinë, dëgjimi me sinjal të dobët dhe me frushio nuk është vetëm bezdisës për veshin, por dhe shkak serioz për humbjen e vëmendjes dhe kontrollit nga drejtimi i mjetit.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 117

Drejtuesit e automjeteve në zona të caktuara që janë përfshirë në studim, ata që janë afër territoreve kufitare apo në terrene të thyera malore e kodrinore, rezultojnë të ndjekin më shumë stacionet e huaja, p.sh., greke, maqedonase, italiane, malazeze etj. Nga kontakti me ta, mësohet se nuk është vetëm afeksioni i tyre për të ndjekur radio të huaja, por shkak bëhet dobësia, apo mungesa totale e sinjalit të audiotransmetimeve në shqip. Stacionet e huaja më shumë preferohen sipas qarqeve: Vlorë 11 përqind, Shkodër 10 përqind, Korçë 6 përqind, ndërkohë që treguesi më i ulët është në qarkun e Elbasanit, 3 përqind.

Stacionet lokale më shumë i ndjekin drejtuesit e automjeteve në Korçë, 42 përqind, pastaj vijon Shkodra 37 përqind, Elbasani 35 përqind dhe interesi më i paktë ndjehet në Vlorë, ku 1 në 4 drejtues automojeti ndjek stacionet lokale gjatë udhëtimit.

Konkurrenca e transmetimeve radiofonike nis që në pjesën e parë të ditës. Konfigurimi i garës është shumë i larmishëm në saje të emisioneve të formatit radioteleviziv talk-show, me të ftuar, intervista, vox - pop-e, performanca humori dhe satirë, informacione utilitare etj. Protagonistë të këtyre transmetimeve janë disa nga emrat më të njohur të gazetarisë shqiptare, që me një larmi skaletash në formë e përmbajtje, informojnë e zbavisin ndjekësit e tyre. Kjo atmosferë konkurruese agresive nuk mund të anashkalohej në studimin “Foli Shoferit!”.

Për të 5 qarqet e marra së bashku rezulton se 39 përqind e drejtuesve të automjeteve i frekuentojnë këto programe, ndërkohë që pjesa tjetër është shprehur se nuk ka interes. Në bazë të të dhënave të përftuara del se në qarkun e Tiranës më i ndjekuri është emisioni “Wake Up”, që transmetohet njëkohësisht në Top Albania Radio dhe Top Channel TV, drejtuar nga Eno Popi dhe Ledion Liço. Por, në qarkun e Vlorës, më atraktiv rezulton programi radioteleviziv “Aldo Morning Show” që emetohet nga RTV Klan, me drejtues Aldon Lipe.

Niveli i shtrirjes së sinjalit në Elbasan, Vlorë dhe Shkodër është përcaktues për pozicionin favorit që “Wake Up”-i ka në radhët e drejtuesve të automjeteve. Në rezultatet përmbledhëse të 5 qarqeve në vendin e dytë renditet emisioni “Klubi i Mëngjesit” që transmetohet në Club FM dhe Club TV dhe që drejtohet nga Blendi Salaj dhe ekipi e tij.

Studimi ka pasur për objekt dhe njohjen e pritmërive të drejtuesve të automjeteve, d.m.th., se “çfarë tematike do të dëshironit të kishte më shumë në transmetimet e radios kur udhëtoni?”. Nga përgjigjet e drejtuesve të

118 Arben MUKA

automjeteve kupton shije të ndryshme: Në qarkun e Tiranës preferohen më shumë temat kulturore, 25 përqind. Në qarkun e Korçës, kemi gati tё njëjtёn panoramë ndërkohë që në Elbasan dhe Shkodër, më shumë kërkohen tematikat sociale. Në qarkun e Vlorës, drejtuesit e automjeteve parapëlqejnë më shumë temat nga politika.

KARAKTERISTIKA TЁ TRANSMETIMEVE NЁ PERIUDHЁN 1994 - 2006:

Tregu privat radiofonik qё filloi tё lulёzojё nё fund tё vitit 1994 ishte nё hapat e para shumё modest dhe spontan nё pёrmbajtje. Ambientet e redaksive u improvizuan nё banesa familjare, nё sipёrfaqe tё kufizuara, me fuqi mbulimi tё pakёt. Iniciativat e para ishin si modele tё importuara nga vёndet fqinje. Gradualisht u rrit numri i operatorёve nё treg, por dhe cilёsia e produktit tё tyre u pёrmirёsua. Nё mikrofon u ulёn disa prej emrave mё tё njohur tё gazetarisё shqiptare. Forcimi i sektorit privat tё radiove dha dhe dy efekte tё dukshme: Sё pari, vuri nё pozita detyruese, Radio Tiranёn dhe 4 stacionet lokale nё Korçё, Gjirokastёr, Shkodёr dhe Kukёs qё tё modifikonin pёrmbajtjen programore dhe tё nisnin procesin e kalimit nё operatorё me status publik. Sё dyti, nxiti profilizimin e stacioneve, si njё instrument nё pёrballimin e konkurrencёs. Legalizimi i tregut radiofonik filloi nё mes tё vitit 2000 kur operatorёt kombёtarё dhe lokalё filluan tё pajisen me licenca nga enti rregullator, KKRT, qё i dha fund kaotizmit dhe vetёpёrcaktimit tё brezit tё frekuencave, por dhe i vuri nё detyrim redaksitё pёr tё pёrmbushur kriteret pёrmbajtёsore nё programe, si dhe tё respektojnё tё drejtёn e autorit pёr materialet e mbrojtura qё pёrdoreshin nё transmetim. Njё nga defektet e kёsaj periudhe, por qё ende dhe sot nuk ka shenja reflektimi pёr ndryshim, ёshtё mungesa e subjekteve tё specializuara pёr matjen e audiencёs sё transmetimeve. Matja e audiencёs duket si mision i pamundur, si fobi ende e pakapёrcyeshme pёr median nё Shqipёri, duke qenё nё sinkron me natyrёn informale qё ka tregu nё pёrgjithёsi.

This article is from: