1 minute read
Kapitulli i dymbёdhjetё Intervista dhe biseda mbi aspekte tё funksionalitetit tё tregut tё transmetimeve radiofonike nё Shqipёri
KAPITULLI I DYMBЁDHJETЁ
Intervista dhe biseda mbi aspekte tё funksionalitetit tё tregut tё transmetimeve radiofonike nё Shqipёri
Advertisement
Nё pёrgatitjen e kёtij punimi janё mbi 40 intervista dhe biseda të zhvilluara në kohë të ndryshme, jo vetёm nё funksion tё mbledhjes sё informacionit tё nevojshёm, por dhe pёr vlerёsime, interpretime, rekomandime dhe krahasime tё protagonistёve, njohёsve dhe eskpertёve tё tregut shqiptar tё transmetimeve radiofonike. Duke bashkangjitur dhe intervista tё mёparshme qё e kanё ruajtur aktualitetin, po sjell njё pjesё prej tyre tё plota, duke e zgjeruar hapёsirёn e pikёpamjeve dhe kёndvёshtrimeve. Ashtu tё lirshme dhe tё artikuluara me kompetencё. Mbi tё gjitha, ato vijnё si opinione mbi angazhime konkrete tё tё intervistuarve, aty ku ata kanё kontribuar ose vijojnё tё kontribuojnё nё transmetimet radiofonike.
Shtatё intervistat e kёsaj pjese hedhin dritё mbi arritje, probleme, sfida, pse jo dhe dilema, sygjerime dhe propozime mbi pёrgatitjen e pёrmbajtjeve, menaxhimin e redaksisё dhe kёrkesat e teknologjive tё transmetimit dhe mbulimit me sinjal, mbijetesёn e operatorёve lokalё, performancёn nё internet dhe gamёn e shёrbimeve online, respektimi i tё drejtёs sё autorit etj.
Pavarёsisht se jo pёr tё gjitha pёrgjigjet qё kanё shprehur bashkёbiseduesit kam ndarё tё njёjtin mendim e qёndrim me ta, publikimi nё versionin e plotё, por dhe referencat qё kam cituar nё kapituj tё tjerё, i konsideroj si vlerё e shtuar, nё dimensionin polifonik, plural dhe profesional tё kёtij punimi.