5 minute read

kapitaliste dhe revizioniste

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 67

4.3 “Gjendje lufte” me radiostacionet e vendeve kapitaliste dhe revizioniste

Advertisement

“Markoni i dha botёs njё mjet tё shkёlqyer komunikimi dhe informacioni, siç ёshtё radioja, pak vetёve mund t’u shkonte mendja se ky mjet i mrekullueshёm do tё shfrytёzohej nga borgjezia si njё armё e rrezikshme pёr pёrhapjen e helmit ideologjik, tё informacionit tё rremё, tё ideve false e bajate, tё emisioneve pa vlerё dhe tё injektimit pёrdhunisht tё njё mёnyre tё menduari e tё vepruari qё i intereson borgjezisё nё pushtet.” 85) Ky ishte njё ndёr interpretimet qё bёheshin nё fillim tё viteve ’80 nё kuadёr tё luftёs kundёr mediave perёndimore. Ishte koha kur Shqipёria i kishte mbyllur njё cikёl prishjesh njё nga njё tё marrёdhёnieve politike dhe ekonomike me aleatёt e saj tё ngushtё dhe propaganda e partisё-shtet hiqte paralele mes rrezikut tё radiostacioneve nё vendet kapitaliste, si VOA, BBC, Europa e Lirё, Deutsche Welle etj., me infrastrukturёn mediatike nё Kinё e Bashkimin Sovjektik si shtete revizioniste.

“Nё kёtё garё tё shfrenuar propagandistike, qё gjithnjё ёshtё e shoqёruar me garёn e armatimeve e me rivalitetin nё çdo fushё tjetёr, socialimperialistёt sovjetikё dhe ata kinezё veprojnё me tё njёjtat mёnyra e metoda, secili pёr interesat hegjemoniste.” 86) Rubrikat mbi çёshtjet ndёrkombёtare nё gazeta dhe revista ishin tё mbushura me komente dhe analiza tё kёsaj natyre, ku gazetarёt konsideroheshin si “spiunё tё CIA-s”, njerёz qё me punёn e tyre çoroditnin mendjen e njerёzve, duke i shmangur ata nga problemet e vёrteta sociale dhe ekonomike.

Nё tё njёjtёn mёnyrё funksionin dhe hapёsirat nё radio e televizion nё editoriale, shёnime dite, apo biseda me tё ftuar, ekspertё tё problemeve ndёrkombёtare, nё pёrpjekje pёr “tё çjerrё” fytyrёn e vёrtetё tё medias nё vendet

85. Tribuna e Gazetarit, nr. 1/1981, faqe 33. 86. po aty, faqe 34.

68 Arben MUKA

kapitaliste dhe revizioniste. Goditja dhe anatemimi nёpёrmjet propagandёs pёr median armike ishte njёra metodё. Krahas kёsaj, me rreptёsinё mё tё madhe, shoqёruar dhe me ndёshkime tё rёnda, zbatohej njё politikё bllokuese pёr qarkullimin e lirё tё gazetave, revistave, librave apo botimeve gjithёfarё, tё cilat mund tё konsumoheshin vetёm nga njё shpurё njerёzish, qё i shfletonin pёr t’i kritikuar mё pas. Pёr personat e paautorizuar qё guxonin tё shfletonin nё mёnyrё tё hapur kёtё lloj literature, ishte sikur tё “luaje me zjarrin”. Nё shumё raste janё dhёnё dёnimet mё tё rёnda dhe ka ndodhur pёrndjekje personale dhe familjare pёr ata qё janё identifikuar si tё tillё.

Por nёse pjesёn e publikuar qё importohej nga vende tё tjera, regjimi komunist ia ka dalё ta vёrё nёn kontroll, pёr programet radio dhe televizive, procesi i ndalimit qё ato tё ndiqeshin nga njerёzit ka qenё problematik. Prof. Artan Fuga nё librin “Monolog-Mediat dhe propaganda totalitare” ka njё analizё tё thellё tё kёtij fenomeni. Duke i vlerёsuar radion e televizionin si teknologji, tё ndёrtuara “mbi njё parim moral dhe mendёsi tjetёr, krejt tё kundёrta nga ato mbi tё cilat bazohet pushteti totalitar”,87) autori e shikon procesin e shtrirjes sa mё shumё tё sinjalit radioteleviziv nё kohёn e diktaturёs komuniste nё Shqipёri me rritjen e kundёrpasojave nё funksionin e tij. “Aq mё shumё mediat dhe shtypi zyrtar duhet tё harxhojnё kohё, mund dhe energji pёr tё neutralizuar pasojat e padёshirueshme qё vijnё prej kёndej, pra penetrimin nё familjet shqiptare tё emisioneve televizive dhe radiofonike qё vijnё nga vendet demokratike perёndimore.” 88)

Nё krahasim me televizionin, radio ёshtё dhe mё “imune” ndaj infrastrukturёs sё zhurmuesve qё vendoseshin nga pushteti pёr tё bllokuar

87. Artan Fuga, Monolog – Mediat dhe propaganda totalitare, Dudaj, Tiranё, 2010, faqe 133. 88. Po aty, faqe 135.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 69

transmetimet nga vendet e tjera. Fakt ёshtё se nёpёrmjet aparateve tё radios, njerёzit ndiqnin stacionet e huaja nga vendet fqinjё, (nёpёrmjet valёve tё shkurtёra gama zgjerohej mё tepёr) duke ndjekur mё sё shumti muzikёn nё zhanre tё ndryshme. Jo vetёm nё ambiente tё mbyllyra familjare, por dhe nё mjedise publike, sidomos mes tё rinjve, sintonizimi i radiove nё stacionet e huaja, kishte tiparet e njё mosbindjeje civile nё qytetet e mёdha tё vendit.

Ndёr ngjarjet mё tё bujshme tё evidentuara nё mjediset kolektive ka qenё ajo e nёntorit tё vitit 1987 nё Qytetin Studenti nё Tiranё. Dy studentё tё inxhinierisё elektrike kishin ndёrhyrё fshehtas nё njё nga tre rrjetet transmetuese tё Qendrёs sё Zёrit dhe lёshuan pёr tri netё rresht sinjalin e njё stacioni muzikor italian, nё kohёn kur mbyllej programi i Radio Tiranёs. Duke qenё se stacioni pirat u dёgjua deri nё orёt e para tё mёngjesit nё altoparlantёt e 5 godinave, ku banonin rreth 1400 studentё nga rrethe tё ndryshme tё vendit, u ndёrhy nga punonjёs tё Sigurimit tё Shtetit, pёr rikthimin nё normalitet. U hetua intensivisht pёr rrethanat dhe autorёt, por asgjё nuk u bё publike, ndoshta pёr ta minimizuar dhe pёr tё mos shkaktuar reaksion zinxhir nё atё zonё rinore tё kryeqytetit, ku 3 vite mё pas filluan revoltat antikomuniste kundёr regjimit nёn thirrjet “E duam Shqipёrinё si gjithё Europa!”.

KARAKTERISTIKA TЁ TRANSMETIMEVE NЁ PERIUDHЁN E REGJIMIT KOMUNIST:

Menjёherё pas çlirimit tё vendit nisi procesi i “radiofikimit”, qё synonte pёrmirёsimin e programeve dhe afrimin e njerёzve tё kualifikuar; fuqizimiin e stacioneve tё trasmetimit dhe pёrhapjen nё popullatё dhe institucione tё radioaparateve. Sektori i transmetimeve radiofonike ishte tёrёsisht me status shtetёror dhe pёrmbajtja e programeve ishte e supercentralizuar dhe e supercensuruar nga strukturat e partisё-shtet. Infrastruktura e transmetimeve radiofonike pёrbёhej nga Radio Tirana, Radio Korça, Radio Gjirokastra, Radio Shkodra dhe Radio Kukёsi, si dhe disa operatorё lokalё tё pёrkohshёm, si Radio Hekurudha, Radio e Qytetit Stalin dhe Radio Vlora. Si transmetuesi kryesor, Radio Tirana, arriti tё fuqizojё mbulimin me sinjal nё çdo cep tё Shqipёrisё dhe nё tё njёjtёn kohё zgjeroi performancёn nё programet pёr jashtё vendit, nё rolin e pёrhapёses sё ideve tё internacionalizmit proletar dhe

70 Arben MUKA

ushqyesit ideologjik pёr lёvizjet revolucionare majtiste. Nga njё orё e gjysmё programe nё ditё, nё 5 gjuhё tё huaja, qё emetonte nё janar tё vitit 1945, Radio Tirana nё vitin 1988 arriti nё 83 orё transmetim pёr çdo ditё, nё 21 gjuhё tё huaja. Pёr gazetarёt nё Radio Tirana dhe nё stacionet e tjera lokale, si kod profesional dhe etik tё anagazhimit tё tyre ishin udhёzimet, fjalimet e udhёheqёsve komunistё, vendimet dhe lloj-lloj direktivash mbi rolin e medias dhe angazhimin e gazetarёve nё shoqёri. Jashtё kёtyre direktivave nuk mund tё operonte askush, ata qё tentuan e kanё paguar shumё shtrenjtё pёr veten dhe familjen e tyre.

This article is from: