MA. Arben MUKA
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore (shtator 1943 – nëntor 1944)
Das mediale Spektrum in Albanien am Ende des Zweiten Weltkrieges (September 1943 – November 1944)
Instituti Shqiptar i Medias Tiranë, 2011
Arben MUKA
Botues: Instituti Shqiptar i Medias / Tiranë Rr. “Gjin Bue Shpata”, No.8, Tirana, Albania Phone/fax: ++355 4 2229800; ++ 355 4 2267083; ++ 355 4 2267084 e-mail: info@institutemedia.org
Recensues: Prof. dr. Ana Lalaj Prof. dr. Hamit Boriçi Redaktimi: Ederina Demo Përkthimi në gjermanisht: Elert Ajazaj, DW-Bonn Fondi ilustrativ: Arkivi i ABC Media Center/Tiranë Faqosja: Bujar Karoshi
+355 4 22 33 283
Shtypshkrimi: Botimet EMAL
ISBN: © Të gjitha të drejtat janë të autorit.
Sponsor i botimit:
Posta Shqiptare Tiranë, Shtator 2011 2
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
Kolegëve gjermanë, që vijojnë të shprehin përshtypje nga më të larmishmet, deri dhe më të çuditshmet, pasi vizitojnë Shqipërinë
An meine deutschen Kollegen, deren Eindrücke nach einem Albanien-Besuch nach wie vor die vielfältigsten und die seltsamsten sind
3
Arben MUKA
Çdo mendim ose sugjerim për plotësim a saktësim në përmbajtjen e këtij botimi është i mirëpritur. Shkruaj në adresën: Kutia Postare 1402, Tiranë. E-mail: arbenmuka@dr.com Nëse jeni të interesuar për kopje të këtij libri mund t’i gjeni në mjediset e Institutit Shqiptar të Medias në Tiranë, ose në libraritë kryesore të qyteteve. Por mund të shkruani edhe në adresën e mësipërme të e-mail-it ose porositni direkt me sms: 00355 69 36 32 767
4
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
N
ë qendër të këtij studimi është performanca dhe ndikimi i medias në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste. Nga pikëpamja kronologjike është vijues dhe plotësues për një studim që kam publikuar në fund të nëntorit 2010, ku analizohej roli i medias shqiptare në afër katër vjet e gjysmë të okupimit të vendit nga fashistët italianë. Ka qenë si të thuash e detyrueshme për të përmbyllur një etapë të dytë pushtimi të Shqipërisë, në një ndër periudhat më të rëndësishme në historinë e shqiptarëve, Luftën e Dytë Botërore. Qëllimi kryesor është jo vetëm evidentimi i elementëve më kryesorë të mënyrës sesi e mbuloi media vendore e kohës pushtimin e nazistëve gjermanë, jo vetëm për të nxjerrë në pah gjithë galerinë e ngjyrimeve në aspektin e pozicionimit të saj, por duke bërë dhe një vështrim krahasues mes dy procesve pushtuese të njëpasnjëshme. Në punim ndiqet e tërë dinamika e ngjarjeve më pikante nga vjeshta e vitit 1943, kur njëra ushtri e alarmuar hyri në territorin shqiptar dhe tjetra e dërmuar materialisht dhe psikologjikisht largohej; kjo në funksion të përshkrimit të mënyrave të perceptimit dhe vlerësimit mediatik në gjithë këtë proces dramatik për aktualitetin dhe perspektivën e Shqipërisë, për fatin e ekzistencës së saj, në një rajon dhe botë të trazuar nga ethet dhe temperatura e lartë e luftës. Objekt në studim janë strategjitë dhe mjetet që planifikuan e zbatuan nazistët gjermanë - duhet thënë të ndryshme në formë e përmbajtje krahasuar me ish-aleatët e tyre në Bosht - për të ndërtuar një sistem të fuqishëm propagandistik në sinkron dhe 5
Arben MUKA
mbështetje të misionit në Shqipëri, të gamës së argumenteve dhe justifikimeve sa më të besueshme për popullatën, se përse ata pas 9 shtatorit 1943 dhe deri në fund të nëntorit 1944 dislokuan në Shqipëri dhjetëramijëra ushtarë dhe mjete luftarake. Reagimi dhe përshkrimi i realitetit të asaj periudhe nga njësitë mediatike në shërbim të qarqeve zyrtare, autoriteteve të komandës gjermane, apo administratës shqiptare kukull; këndvështrimi dhe përpjekja propagandistike e kundërshtarëve të pushtimit, kryesisht gazetat dhe buletinet që ishin nën tutelën e komunistëve dhe Lëvizjes Nacionalçlirimtare; idetë, mesazhet dhe gjykimet e periodikëve në nivel kombëtar dhe lokal që drejtoheshin nga organizatat nacionaliste, Balli Kombëtar e Lëvizja e Legalitetit; roli dhe ndikimi i fluksit të konsiderushëm të revistave dhe gazetave me orientim kulturor dhe filozofik gjatë vitit 1944 etj. Në fokus është dhe konkurrenca e ashpër mediatike deri në armiqësi mes dy fronteve, që pas kapitullimit të Italisë fashiste nisën të luftojnë dhëmb për dhëmb për pushtet, gara politike dhe ideologjike mes komunistëve dhe nacionalistëve, gama e ideve dhe këndvështrimeve të secilës palë për të bindur popullatën t’u shkonte pas, në vizatimin që ato i bënin të ardhmes së Shqipërisë, hamendësimi sesi do të ishte rendi kushtetues, fati i kufijve tokësorë, zgjidhja e çështjes së Kosovës, pozicionimi dhe aleancat në planin ndërkombëtar etj. Shtjellimi i objektit për këtë studim është arritur nëpërmjet qëmtimit dhe analizimit të punës së të gjithë spektrit mediatik të kohës, linjës editoriale dhe angazhimit konkret profesional në formë e përmbajtje, mënyra sesi është operuar në treg, lëndës informative dhe mesazheve për audiencën. Por nuk janë anashkaluar as polemikat a trajtimet e kundërta mediatike mbi çështje thelbësore në një vend të pushtuar nga një ushtri e huaj e që e kishte lënë qeverisjen dhe institucionet e shtetit “në dorë” të një kaste teknokratësh dhe intelektualësh shqiptarë, me background të admirueshëm patriotik, por që kësaj here gabuan në lojën plot truke të historisë.
6
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
I
m Mittelpunkt dieser Untersuchung stehen die Arbeit und der Einfluâ der Medien in der Zeit der Besetzung Albaniens durch das nationalsozialistische Deutschland. Aus chronologischer Sicht handelt es sich um eine Fortsetzung und Ergänzung einer Ende November 2010 veröffentlichten Untersuchung, in der die Rolle der albanischen Medien in den knapp viereinhalb Jahren faschistischer Okkupation durch Italien analysiert wird. Dies war gewissermaßen notwendig, um die zweite Etappe der Besetzung Albaniens – in einem der wichtigsten Zeitabschnitte in der Geschichte der Albaner – abzuschließen. Ziel ist es, nicht nur die wesentlichen Elemente der Berichterstattung der damaligen heimischen Medien über die nationalsozialistische Besetzung darzulegen, sondern auch die beiden aufeinanderfolgenden Besetzungen miteinander zu vergleichen. In dieser Arbeit wird die ganze Dynamik der wichtigsten Ereignisse ab Herbst 1943 nachgezeichnet, als eine – von möglichen alliierten Landungsversuchen – alarmierte Armee in den albanischen Raum einrückte und eine andere, materiell und psychologisch, zerstörte Armee im Begriff war, sich zurückzuziehen. Dies soll der Beschreibung der Wahrnehmungsformen und der medialen Bewertung dieses für die Gegenwart und für die Zukunft Albaniens – für sein Schicksal und seine Existenz in einer vom Fieber des Krieges aufgewühlten Region und Welt – dramatischen Prozesses dienen. Gegenstand der Untersuchung sind die von den Deutschen geplanten und eingesetzten Strategien und Mittel – diese unterscheideten sich in Form und Inhalt von denen des ehemaligen Alliierten in der Achse – zum Aufbau eines mächtigen propagandistischen Systems. Letzteres war auf die Mission in Albanien zugeschnitten und wandte sich mit einer Reihe von Argumenten und Rechtfertigungen, die so glaubwürdig wie möglich klingen sollten, 7
Arben MUKA
an die albanische Bevölkerung. Die Nationalsozialisten versuchten damit zu erklären, weshalb sie nach dem 9 September 1943 bis Ende November 1944 mehrere Zehntausend Soldaten und Kriegsgerät nach Albanien beorderten. Die Untersuchung umfasst: Reaktion und Darstellung der Wirklichkeit dieser Zeitperiode seitens der für offizielle Kreise, für das deutsche Kommando oder für die albanische Marionettenregierung arbeitenden Einheiten der Medien; Perspektive und propagandistische Arbeit der Besatzungsgegner – überwiegend den Kommunisten und der ‘Bewegung der nationalen Befreiung Albaniens’ nahe stehende Zeitungen und Bulletins; Ansichten, Botschaften und Standpunkte nationaler und lokaler Periodika, die von nationalistischen Organisationen: Ballisten, Legalisten bzw. anderen Fraktionen und politischen Gruppierungen geleitet wurden; Rolle und Einfluß der beträchtlichen Anzahl der Zeitschriften und Zeitungen kultureller oder philosophischer Ausrichtung während des Jahres 1944. Im Fokus stehen ebenso: der harte, bis zur offener Feindschaft reichende, mediale Wettbewerb zwischen den zwei Fronten, die sich nach der Kapitulation Italiens einen erbitterten Machtkampf um die Vorherrschaft lieferten; das politische und ideologische Rennen zwischen Kommunisten und Nationalisten; die Bandbreite der ideologischen Positionen der jeweiligen Seite, um sich die Gefolgschaft der Bevölkerung zu sichern; deren Skizzierung der Zukunft Albaniens; die Mutmaßungen über die künftige politische Ordnung; das Schicksal der territorialen Grenzen; die Lösung der Kosovo-Frage; die Positionen und Allianzen auf internationaler Ebene etc. Die Themenerörterung erfolgt durch Aufsammeln und Analyse der Arbeit des ganzen medialen Spektrums jener Zeit, der redaktionellen Linie und des konkreten professionellen Engagements in Form und Inhalt, der Art, wie im Markt operiert wurde, des Informationsstoffes und der Botschaften an die Adressaten. Auch Polemiken und medial kontrovers diskutierte Schlüsselthemen in einem von einer fremden Armee besetzten Land, das das Regieren und die Staatsinstitutionen einer Kaste albanischer Technokraten und Intellektuellen - mit ansonsten ausgezeichneten patriotischen Referenzen – anvertraut hatte, sind nicht umgangen worden. Diesmal sollten letztere jedoch im trickreichen Spiel der Geschichte scheitern.
8
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
Mirënjohje
M
e periudhën e pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste përmbyllet dosja e analizës mbi rolin e medias në Luftën e Dytë Botërore. Botimi i mëhershëm, pjesa e okupacionit të fashistëve italianë, 1939 – 1943, ishte një shkas praktik që të merrja feedback, si një ndihmë e pazëvendësueshme për këtë pjesë të dytë. Kontaktet me miq, kolegë e studiues të historisë, një mori mesazhesh që më mbërritën në postën time elektronike - përveç pjesës së kortezisë dhe konsideratave të përgjithshme, si në raste të tilla – më kanë përcjellë dhe vërejtje e propozime konkrete, të cilat të adresuara në mënyrën më dashamirëse të mundshme, kanë ndikuar padyshim në planifikimin, strukturimin dhe shkrimin e kësaj monografie që mbulon periudhën e pushtimit të Shqipërisë nga nazistët gjermanë, shtator 1943 – nëntor 1944. Për këtë arsye falënderimin e parë jua përcjell të gjithë atyre. Ky punim ka qenë një vijim procesi, ndaj dhe nuk kam ndërprerë kontaktet dhe konsultimet me Prof. dr. Hamit Boriçin, i cili me gjithë angazhimet e shumta që ka në drejtimin e Departamentit të Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit tek UFO University, ka gjetur kohë për seancat tona të shkëmbimit të ideve, të plotësimeve, qartësimeve dhe fokusimin aty ky është interesi më i madh i lexuesve në botime të kësaj natyre. Me durimin 9
Arben MUKA
e seriozitetin me të cilat i merr gjithmonë diskutimet profesionale profesor Boriçi, ka qenë një suport i madh ndaj dhe e falënderoj nxehtësisht për përkushtimin e tij. Një mirënjohje speciale shkon dhe për ish-pedagogen time të lëndës “Analiza e politikës së jashtme të Shqipërisë”, historianen e njohur, Prof. dr. Ana Lalaj. Ajo ishte ndër të parat që kaloi versionin e përfunduar të tekstit, me bindjen time se ky ishte një “certifikim” i domosdoshëm përpara se lënda të kalonte në duart e mjeshtrit të design & layout dhe më pas në procesin e shtypshkrimit. Kam qenë shumë i vëmendshëm dhe gjatë disa konsultimeve me profesore Anën kur isha në fazën e shkrimit të këtij studimi. Vlerësimi skrupuloz dhe kompetent i saj mbi përmbajtjen dhe mbi formën, për shkallën e respektimit të standardeve akademike ishte shumë i mirëpritur nga unë, duke e konsideruar si një “filtër” cilësor të kontrollit rigoroz të objektivave kyesore që kam patur para se të nisja të shkruaja fjalinë e parë të këtij punimi. Më është dashur të qëmtoj mijëra faqe gazetash dhe revistash të kohës, buletine, monografi, dokumente autentike, libra dhe studime të mirëfillta nga lëmi historik, kritika publicistike dhe me vështrime kryesisht për median e periudhës që kam patur në objekt. I mbetem mirënjohës ndihmesës dhe shërbimit profesional e të përkushtuar të stafeve që punojnë në Bibliotekën Kombëtare, Bibliotekën e Akademisë së Shkencave në Tiranë, si dhe Arkivit Qendror të Shtetit, për mundësinë që më krijuan për të hyrë në labirinthet dhe “xhepat” e fondeve më të pasura të informacionit dhe dijes, për të shfrytëzuar gjithçka në funksion të përgatitjes së këtij punimi.
10
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
Përmbajtja Hyrje
13
1-
Nga kapitullimi i Italisë fashiste tek pushtimi i Shqipërisë nga Gjermania naziste
21
2-
Orientimi propagandistik: “Gjermania jo pushtuese, por shpëtuese e Shqipërisë!”
35
3-
Mbështetje dhe kundërshti mediatike për administratën kukull gjatë okupacionit 55
4-
Lufta ideologjike dhe politike mes periodikëve që botoheshin nga komunistët e nacionalistët
65
5-
Heqja e monopolit ndaj shtypit - gjallërim i revistave shqiptare me orientim kulturor dhe filozofik
81
6-
Mbulimi mediatik në periudhën e fundit të pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste
97
7-
Vështrim krahasues për rolin e medias në Luftën e Dytë Botërore
107
Përfundime
123
Literatura
1 3 1
Treguesit e emrave
135 11
Arben MUKA
Inhaltsverzeichnis Einführung
13
1-
Von der Kapitulation des faschistischen Italiens zur Besetzung Albaniens durch Nazi-Deutschland
21
2-
Propagandistische Orientierung: „Deutschland: kein Okkupator, sondern Retter Albaniens!”
35
3-
Mediale Unterstützung und oppositionelle Haltung zur Marionettenregierung während der Okkupation
55
4-
Ideologischer und politischer Kampf zwischen den von Kommunisten und Nationalisten herausgebrachten Periodika 65
5-
Aufhebung des Pressemonopols – Belebung kulturell und philosophisch ausgerichteter albanischer Zeitschriften 81
6-
Mediale Abdeckung der letzten Phase der Besetzung Albaniens durch Nazi-Deutschland
97
7-
Vergleichende Retrospektive der Rolle der Medien im Zweiten Weltkrieg
107
Schlussfolgerungen Literaturverzeichnis Personenregister
123 131 135 12
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
Hyrje
L
ëvizja e trupave ushtarake gjermane drejt Shqipërisë në javën e dytë të shtatorit 1943 nuk ishte zbatimi i një plani të paracaktuar dhe të mirëmenduar shumë kohë më parë. Pushtimi ishte një zgjidhje e detyruar nga rrethanat konkrete të luftës në terren, ishte një “mbushje boshllëku” që krijonte pafuqia dhe kaosi e që më pas u finalizua me kapitullimin pa kushte të Italisë fashiste, një aleate e ngushtë e gjermanëve që nga krijimi i Boshtit. Vera e atij viti u ndie edhe më përcëlluese me paralajmërime serioze se ditë edhe më të këqija do të vinin. Zbarkimi i trupave Aleate në Siçili e vuri në alarm shtabin e Hitlerit në shpejtimin e ngritjes së një zone “tampon” për mospërhapjen e valës së influencës anglo–amerikane në territorin ballkanik. Në këtë sfond u sendërtua dhe akti i pushtimit të Shqipërisë nga nazistët gjermanë në mëngjesin e 9 shtatorit 1943, vetëm pak orë pasi zyrtarisht Roma “ngriti duart lart”. Në mënyrë të dukshme të gjithë elementët përbërës të pushtimit të dytë të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në planin politik, ushtarak, ekonomik, social, propagandistik etj., kishin një varg veçorish. Së pari, vërtet që nga gjermanët nuk kishte parapërgatitje të mëdha për ndërmarrjen e ofensivës ushtarake në Shqipëri, por ama ishte evident sforcimi dhe përkushtimi i tyre për të mos rënë në gabimet që bënë paraardhësit. Së dyti, ushtria naziste i drejtohej territorit shqiptar në momente jo të lavdishme për Boshtin. Rreth katër vjet e gjysmë më parë kur fashistët 13
Arben MUKA
italianë u dyndën nëpërmjet vijës bregdetare dhe hapësirës ajrore të Shqipërisë, ndiej freskia e energjive dhe e vrullit të parë të Luftës së Dytë Botërore. Fuqitë e Boshtit kishin mendje, orekse dhe energji të tjera, ishin në një konstelacion dhe pritshmëri ndërkombëtare optimiste dhe të favorshme. Në fillim të vjeshtës së vitit 1943 marshimi i gjermanëve për një “ndalesë të detyruar” në Shqipëri ndodhi në parametra moralë dhe fizikë të ndryshuar, me mendje të turbulluar dhe në drobitje e sipër nga plagët dhe disfatat që iu kishin shkaktuar Aleatët Antifashistë në fushat e betejës. Formacionet gjermane gjetën në Shqipëri një rezistencë më të organizuar dhe më agresive antipushtuese, që nuk ngujohej dhe nuk lëvizte vetëm në male e territore të braktisura, por e shtuar në numër dhe mbështetje popullore, kishte më shumë guximin të sulmonte e të shkaktonte dëme dhe në afërsi të zonave të banuara, sidomos në pjesën jugore dhe qendrore të vendit ku ekzistonin dhe bastione të saj. Në zbatim të strategjisë pushtuese-duke rekrutuar dhe ndërtuar një administratë tërësisht shqiptare, me një kastë intelektualësh dhe burokratësh, që ndiheshin të pakënaqur, të mënjanuar, ose të përndjekur nga italianët; që më shumë se sa afeksion për gjermanët ishin të mbushur me pakënaqësi, papajtueshmëri e frikë nga avancimi i njësive të rezistencës nacionalçlirimtare – nazistët gjermanë u treguan shumë të kujdesshëm me vënien në punë të makinës propagandistike. Nuk u shpall në mënyrë të hapur dhe nuk u orientua botimi i asnjë pjese të lëndës së gazetave dhe revistave në gjuhën gjermane, nuk u emërua asnjë zyrtar fuqiplotë gjerman për çështjet e medias; gjithçka në këtë sektor u përballua nga një ekip publicistësh dhe gazetarësh shqiptarë, besnikë të sistemit të ri që ndërtohej, kryesisht firma të pakonsumuara në “erën italiane” me background të thekur nacionalist. Roli dhe angazhimi i medias shikohet në disa faza që kanë karaktaristikat e tyre; periudha tranzitore e ndërrimit të pushtuesve, nga italianët tek gjermanët; ndërtimi i sistemit propagandistik proqeverisë; pasqyrimi dhe analizimi i numrit të rritur e përmbajtjes së botimeve që kontrolloheshin nga 14
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
strukturat e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, që udhëhiqej nga komunistët; periodikët e organizatave nacionaliste, të Ballit Kombëtar dhe Legalistëve; lufta propagandistike mes vetë subjekteve politike shqiptare etj. Pushtuesit gjermanë u investuan për një linjë zyrtare mediatike që të shfaqej si një fushatë propagandistike me dy fokuse kryesore. Së pari, për të thënë e për të rithënë deri në lodhje se ushtria gjermane në Shqipëri ishte në një “mision miqësor”, se kështu “kishin ardhur rrethanat e luftës”, se Hitleri “nuk kishte as pretendimin më të vogël territorial”, përkundrazi, ai kishte “rikthyer aktin e pavarësisë së vendit”, të cilin italianët e kishin përdhosur në ditën me diell. Së dyti, për të thënë e për të rithënë deri në lodhje se me gjermanët prezent zgjidhej problemi i kufijve të një Shqipërie etnike dhe i territorit të saj “të kafshuar” nga vendimet e Konferencës së Londrës së 1913-s. Për komandën e trupave gjermane dhe qeverinë kukull në kohën e pushtimit rëndësi të dorës së parë kishin dhe aspekte të tjera: nëpërmjet medias të glorifikohej epërsia dhe sukseset e fuqive të Boshtit; të diskretitohej roli dhe ndikimi i Aleatëve Antifashistë në Shqipëri, rajon e më gjerë; të demotivohej dhe përçmohej rezistenca që bënin formacionet luftarake dhe veprimtaria guerrile e organizuar dhe e mbështetur nga komunistët shqiptarë; të frymëzohej bashkimi i popullatës dhe dorëzimi e armëve të të gënjyerve nga ideali dhe propaganda e atyre që bënin luftë kundër regjimit etj. Në këtë linjë punonte sistemi zyrtar mediatik: organi kryesor zyrtar Kombi (1) , që vijoi pas pak muajsh me një emër tjetër, Bashkimi i Kombit (2), Radio (1)
U botua për herë të parë më 19 shtator 1943, si organi kryesor zyrtar në Shqipëri, duke zëvendësuar të përditshmen Tomori të periudhës së pushtimit fashist Italian. Gazeta Kombi ishte drejtpërdrejtë zëdhënëse e vendimeve dhe orientimeve të Komitetit të Përkohshëm Ekzekutiv, me atributet e një qeverie tranzitore në fazën e parë të pushtimit gjerman. Katër numrat e parë dolën vetëm me dy fletë, por më pas ky numër u dyfishua. Editorialet e Kombit nënshkruheshin shpesh me pseudonimin “Shqiptari”. Një nga autorët më aktivë në fillimet e gazetës ishte Mihal Zallari, anëtar i Komitetit të Përkohshëm Ekzekutiv dhe më pas kryetar i Parlamentit (1943-1944).
15
Arben MUKA
Tirana, (3) e Agjencia Telegrafike Shqiptare, por dhe ndonjë organ tjetër që shfaqej si gjysmë zyrtar ose i pavarur, me më pak jehonë e ndikim në opinion gjatë kësaj periudhe. Gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste qarkullonin dhe një sërë gazetash e buletinësh informativë, të cilat përcillnin vijën ideologjike dhe politike të Partisë Komuniste dhe të të ashtuquajturit Fronti Nacionalçlirimtar (pas Kongresit të Përmetit, më 24 maj 1944, u thirr Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar). Për të majtën shqiptare gjermanët ishin njësoj si italianët, okupatorë dhe shkaktarë të fatkeqësive me anë të dhunës e terrorit ndaj popullisë dhe përcaktimi i tyre ishte lufta me armë dhe me çdo mjet për të çliruar vendin. Gazeta kryesore e komunistëve, Zëri i Popullit dhe simotra e saj Bashkimi, që mbahej si organ i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar në muajt e okupacionit gjerman e humbën formën dhe periodicitetin duke u botuar si buletinë me përmbledhje informative, ose si fletë të posaçme në zona të ndryshme të Shqipërisë. Kjo ishte e diktuar më shumë nga vështirësitë që krijoheshin për prodhimin dhe shpërndarjen e kopjeve në kushtet e ilegalitetit. Ashtu siç ishte e ashpër me qëndrimet kundër hordhive (2)
(3)
Ditën e festës së Flamurit në vitin 1943, gazetës kryesore zyrtare që botohej në Shqipëri iu ndërrua emri nga Kombi në Bashkimi i Kombit. Si në kohën e pushtimit italian kur të përditshmes Fashizmi iu vu emri Tomori, edhe në këtë rast kemi më shumë një lëvizje të autoriteteve me ngjyrim nacionalist. Linja editoriale e Bashkimit të Kombit nxiste mbështetjen për qeverinë, për t’i lënë kohë asaj, siç thuhej, në realizmin e reformave, si një mënyrë efikase për të ngritur dhe forcuar shtetin. Frymëzohej paqja dhe rruga e bashkimit, duke dalë hapur kundër asaj që konsiderohej ‘luftë vëllavrasëse’, që përfshinte aktivitetin në terren të formacioneve të luftës nacionalçlirimtare. Në kohën e pushtimit gjerman Radio Tirana transmetonte 16 orë program. Fuksionarët e lartë të qeverisë kukull, apo anëtarët e Këshillit të Lartë të Regjencës shfrytëzonin valët e saj për të mbajtur fjalime mbi zhvillimet aktuale në vend. Kishte tre emisione lajmesh në gjuhën gjermane si dhe katër të tilla në gjuhën shqipe. Emisioni “Ora gjermane” ishte një bllok informativ i veçantë mbi zhvillimet në Gjermani, pikëpamje të Berlinit zyrtar dhe autoriteteve ushtarake, por përfshiheshin dhe komente e pjesë nga artikujt kryesorë të gazetave gjermane. Në programin e çdo dite kishte muzikë popullore, klasike, si dhe repertor të zgjedhur që performohej nga grupi i artistëve dhe instrumentistëve shqiptarë të punësuar në Radio Tirana.
16
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
gjermane, kjo pjesë e spektrit mediatik ishte në një sulm frontal dhe kundër organizatave nacionaliste dhe botimeve të tyre. Përmbajtja dhe një lloj qëndrimi i moderuar në raportet mes komunistëve dhe nacionalistëve kishte marrë fund me dështimin e Marrëveshjes së Mukjes, (4) që korrespondon në kohë me fillimet e zbatimit të planit pushtues të Gjermanisë naziste në Shqipëri. Për komunistët shqiptarë, ballistët dhe legalistët, si dhe fraksionistët e pabindur të së majtës, pa asnjë dallim, ishin tradhtarë të interesave të Shqipërisë, bashkëpunëtorë dhe të lidhur kokë e këmbë me pushtuesin, ndaj dhe sipas tyre ata duhet të merrnin dënimin e merituar. Ky argument ze një pjesë shumë të rëndësishme në hapësirën propagandistike që kontrollohej nga Partia Komuniste Shqiptare dhe Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar. Për pasqyrimin në mënyrë konkrete të pikëpamjeve, misionit dhe veprimtarive të dy organizatave kryesore nacionaliste shqiptare, Balli Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit, bëhet një lexim i hollësishëm i përmbajtjeve të botimeve periodike më përfaqësues të tyre në kohën e pushtimit gjerman, si Flamuri, (5) Mbrojtja Kombëtare (6) e Atdheu. (7) Për nacionalistët, Shqipëria (4)
(5)
Një mbledhje që u zhvillua në fshatin Mukje, në afërsi të Krujës, më 1 gusht 1943, mes përfaqësuesve të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, që ishte nën kontrollin e komunistëve, dhe e Organizatës Balli Kombëtar vendosi krijimin e një Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë. Kjo pikë kryesore e asaj që u quajt si “Marrëveshja e Mukjes” ishte një përpjekje serioze e dy forcave kryesore politike në Shqipëri, që bashkëpunimi deri atëhere në nivel lokal mes disa strukturave të tyre, të ngrihej në shkallën më të lartë, si një akord kombëtar për të bashkuar armët në çlirimin e vendit nga okupacioni. Komiteti ishte pranim nga dy palët për ndarje të pushtetit, angazhim për zgjidhjen e çështjes kombëtare, të kufijve, të Kosovës etj. Por pas pak ditëve, nën presionin e përfaqësuesve jugosllavë Svetozan Vukmanoviç Tempo e Miladin Popoviç, Enver Hoxha dhe drejtuesit kryesorë të Frontit Nacionalçlirimitar (nënkupto PKSH) e prishën në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen, si një vendim që çoi në fillimin e një armiqësie të hapur politike dhe ideologjike mes formacioneve të drejtuara si nga PKSH dhe atyre të drejtuara nga Balli Kombëtar Gazetë e Ballit Kombëtar, pasuese e revistës mujore Lufta e Shlirimit Kombëtar që doli në kohën e pushtimit italian. Përveç propagandës për misionin dhe qëllimet e nacionalistëve shqiptarë që ishin pjesë e organizatës, Flamuri në të gjithë numrat e saj ishte një kritike e ashpër e lëvizjes komuniste në Shqipëri dhe në vende të tjera. “Të kuqtë shqiptarë, serbë, maqedonë, italianë po përpiqen me formue një qeveri sovjetike shqiptare me punëtorë e luftëtarë të provuar në fushën antishqiptare”, shkruhej në faqet e gazetës.
17
Arben MUKA
e paspushtimit fashist italian duhej të mbronte pavarësinë dhe integritetin territorial. Pikërisht tek Gjermania ata panë garantuesin e realizimit të Shqipërisë etnike, rikthimin e territoreve të shkëputura padrejtësisht dhe eliminimin e kërcënimeve permanente që vinin nga fqinjët. Për drejtuesit e Ballit dhe të Legalitetit komunistët nuk ishin thjesht rivalë për pushtet në Shqipërinë e pasluftës, kundërshtarë ideologjikë dhe politikë, por dhe konsideroheshin armiq të betuar të çështjes kombëtare shqiptare, shkaktarë të asaj që përshkruhej si luftë civile, që masakronin cilindo që nuk kishte bindje dhe ide të njëjta me ta. Në këtë linjë shkonte dhe gjithë makina e tyre propagandistike, që duhet thënë se ishte në sinkron dhe mbështetje me median zyrtare të asaj periudhe. Por në periodikët e ballistëve dhe legalistëve nuk mungonte dhe ndonjë fërkim apo tezë mospajtimi mes tyre, sidomos në mënyrën sesi ata e shikonin formën e regjimit pas mbarimit të luftës. Në rreth 14 muaj të pushtimit gjerman në Shqipëri nuk qarkulluan vetëm gazeta e buletinë me ide dhe përmbajtje politike pro ose kundër regjimit. Viti 1944 konsiderohej dhe si një rigjallërim i botimeve me natyrë kulturore dhe filozofike, një shpërthim energjish krijuese, vepra në formë origjinale ose si përkthime, analiza dhe recensione nga firma të njohura shkrimtarësh, kritikësh e studiuesish, pjesa më e madhe e tyre e papërzierë dhe e pareshtuar në llogoret e propagandës zyrtare, (6)
(7)
Organ lokal javor i Ballit Kombëtar për rrethin e Vlorës që konsiderohej dhe një bastion i nacionalistëve shqiptarë me struktura aktive të armatosura në terren. Ajo nisi të botohet në ditën e 31 vjetorit të pavarësisë me moton e nacionalistëve: “Shqipëria e shqiptarëve / vdekje tradhëtarëve”. Glorifikonte rolin dhe qëndrimin e nacionalistëve në çështjen e zgjidhjes kombëtare dhe të krijimit të një Shqipërie etnike. Gazetë kryesore e Partisë Lëvizja e Legalitetit, themeluar dhe drejtuar nga nacionalisti Abaz Kupi, i cili gjatë pushtimit italian bashkëpunonte me drejtuesit e partisë komuniste. E gjithë përmbajtja e Atdheut ishte në shërbim të evidentimit të rolit të ish-Mbretit Ahmet Zog në rreth një dekadë dhe opcioni monarkik konsiderohej si zgjidhja më e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. “Vetëm ai di dhe mundet t’i sigurojë vendit dhe kombit lirinë dhe pavarësinë e vërtetë”, shkruhej në numrin e parë të gazetës.
18
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
si dhe e pangacmuar dhe indiferente ndaj ideologjisë së majtë opozitare. Përveç revistës Hylli i Dritës, (8) që i kishte rezistuar kohës, disa të tjera u krijuan rishtas, nisur dhe nga një vendim i autoriteteve qeveritare për të hequr monopolin ndaj shtypit. Nëse i hedh qoftë dhe një sy të shpejtë përmbajtjes së këtyre revistave kulturore dhe filozofike tani pas afro 7 dekadash, është vështirë të besosh se vërtet përgatitja dhe botimi i tyre është bërë në një nga momentet më problematike që ka kaluar Shqipëria, në kohë pushtimi e lufte të armatosur. Janë koleksione të vyera, një memorie e pazëvendësueshme në historinë e kulturës dhe të mendimit shqiptar. Në fokus të studimit janë dhe organe që tentuan të bënin ose të tregonin “të pavarurin” në atë periudhë ndarjesh dhe përplasjesh të thella politike, që gjithsesi janë pjesë e mozaikut mediatik shqiptar, si dhe dy organe të veçanta që u botuan në fazën e fundit të pushtimit, nga ana e autoriteteve ushtarake gjermane, Lirija e Shqipnis (9) dhe Zani i Atdheut. (10) Pas rendjes kronologjike dhe analitike për fazat e njëpasnjëshme Një ndër periodikët kulturorë dhe filozofikë më të rëndësishëm që është botuar në Shqipëri në shekullin e XX. Numri i parë i revistës doli më 1 tetor të vitit 1913 nga urdhri i françeskanëve shqiptarë në Shkodër. Drejtuesi i parë i Hyllit të Dritës ishte At Gjergj Fishta, por në faqet e saj kanë shkruar dhe figura të tjera prominente të kulturës dhe mendimit shqiptar, më së shumti nga rradhët e klerit katolik shqiptar si At Anton Harapi, Shtjefën Gjeçovi, Frang Bardhi, Vinçens Prendushi, apo Faik Konica i besimit musliman etj. Për karakterin e saj polemist dhe trajtimet jokonformiste revista ka pasur disa ndërprerje të botimit të saj. (9) Gazetë me dy fletë në gjuhën shqipe që u botua nga 19 qershori deri më 16 tetor 1944 nga trupat gjermane në Shqipëri. Misioni i saj ishte propagandimi i aktivitetit ushtarak të nazistëve, fitoret mbi njësitet partizane shqiptare, por dhe sulmet që formacionet gjermane zhvillonin në përballjen me forcat e Aleatëve Antifashistë dhe dëmet që u shkaktonin armiqve. Pas rreth një muaji, Lirija e Shqipnis krijoi disa hapësira për pyetje dhe opinione të lexuesve në shenjë hapjeje dhe përmirësimi të imazhit vetëm luftarak. (10) U botua në Shkodër nën kujdesin e Komandës se Përgjithshme të ushtrisë gjermane më 19 nëntor të vitit 1944. Në kohën kur nazistët e kishin shpallur gjithë territorin shqiptar “zonë luftarake” dhe ishin tërhequr nga kryeqyteti i Shqipërisë, Zani i Atdheut, ishte më shumë një apel në dëshpërim e sipër për popullatën në Shkodër dhe rajone të tjera të veriut që “të bashkuem, t’inkuadruem e të disiplinuem, të rrokim armët, të përdorim pendën e fjalën kundra të vetëm: kundra kumunizmës që synon me përmbysë atdhe, fe, familje, nder e pasuni”. (8)
19
Arben MUKA
të punës së medias në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste ka dhe një hapësirë të domosdoshme, që evidenton një paketë përfundimesh. Si një ekstrakt i veçorive të mjeteve propagandistike të kohës, duke i parë ato dhe në raport krahasues me dinamikën e asaj që ndodhi në një fazë të mëparshme, po brenda harkut kohor të Luftës së Dytë Botërore, kur vendi ishte i pushtuar nga fashistët italianë. Për ta lehtësuar lexuesin në perceptimin e ngjarjeve dhe individëve që ndikuan në ecurinë e këtyre ngjarjeve, është përpunuar në mënyrë të detajuar një udhërrëfues emrash kryesorë që përfshihen në studim.
20
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
1 Nga kapitullimi i Italisë fashiste tek pushtimi i Shqipërisë nga Gjermania naziste
Gjallërimi i rezistencës së armatosur të grupeve komuniste e nacionaliste shqiptare në verën e vitit 1943.
Pas anulimit të vendimeve të Mbledhjes së Mukjes, mjetet propagandistike të PKSH-së dhe Ballit Kombëtar në sulm të ndërsjellë.
Gjeneral Pariani: “Shqiptarë! Çasti që po kalojmë kërkon që secili të qëndrojë i qetë e i disiplinuem në vendin e detyrës o të punës së tij”.
“Truri” i nazistëve gjermanë në përgatitjen dhe zbatimin e planit pushtues në Shqipëri.
Fyhreri kërkonte një “Shqipëri të pavarur me iniciativë të vet”. 21
Arben MUKA
U
shtarët e parë gjermanë mbërritën në Shqipëri qysh në verën e vitit 1943. “Aty nga mesi i gushtit, në Shqipëri ishin vendosur rreth 6 mijë trupa gjermane.” (1) Ky kontigjent kishte ardhur për të vënë nën kontroll pikat strategjike të vendit, hyrjet nga ajri e deti, si dhe disa prej akseve kryesore të rrugëve. Si mbështetje ndaj aleatëve të tyre italianë, këto pararoja të nazistëve gjermanë në Shqipëri ishin si një kundërpërgjigje ndaj avancimit të dukshëm të formacioneve të Aleatëve Antifashistë, të cilët kishin finalizuar në fillim të muajit korrik hyrjen me trupa në pjesën jugore të Italisë, duke fituar terren në një nga pozicionet më strategjike të trupave të Boshtit, duke e sjellë balancën e forcave në favor të tyre. Paralel me trupat në Shqipëri, gjermanët dërguan përforcime dhe në territorin e Greqisë. Roli i angloamerikanëve në fushën e betejës, si dhe falë propagandës efikase që ata bënin kundër Fuqive të Boshtit, kishte bërë të vetën duke ndikuar drejtpërdrejtë në trazimin e skenës politike italiane, ku opozita mori më shumë zemër. Gjithashtu veprimtaria e Partisë Komuniste Italiane, guerrilasve dhe partizanëve ishte forcuar dhe popullarizimi ishte rritur. Të gjitha këto bënë që reputacioni dhe mbështetja për Benito Musolinin të ishte më e dobët dhe më e kërcënuar se kurrë. Zëvendësimi i tij në fund të atij muaji, me një shtatmadhor të ushtrisë, me më pak peshë në jetën politike dhe shoqërore italiane, Pietro Badoglio, ishte fillimi i tatëpjetës për vetë Italinë, por dhe një çarje dhe çoroditje e jashtëzakonshme brenda rradhëve të Boshtit. Në një tablo si kjo, Gjermania shpejtoi të ndërmarrë hapa paraprakë duke dislokuar disa trupa të saj në Shqipëri. Numri i kufizuar i ushtarëve lidhej me kujdesin që tregonin gjermanët për të mos cënuar më tej atë që kish mbetur nga prestigji i italianëve; (1)
Bernd J. Fischer, Shqipëria gjatë Luftës (1939-1945), Tiranë, 2000, faqe 214.
22
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
për të mos acaruar më tej raportet gjithsesi të vështira mes Berlinit dhe Romës. Ngutja për të vendosur trupa në Shqipëri kishte dhe një shkak tjetër që nuk mund të neglizhohej: situata e pafavorshme brenda vendit. Rezistenca e armatosur e grupeve komuniste dhe nacionaliste shqiptare në verën e vitit 1943 ishte gjallëruar së tepërmi. Dy operacionet në shkallë të gjerë dhe me dorë të hekurt në muajin qershor - me anë të të cilave ushtria italiane kërkonte të shkatërronte bazat më të fuqishme të rezistencës antifashiste në afërsi të Tiranës dhe në jug të vendit – nuk patën rezultatet e dëshiruara. Fashistët italianë jo vetëm që nuk arritën objektivat, por me sulmin e tyre frontal dhe të egër më shumë rritën ndjenjën e urrejtjes tek popullata, element që u shfrytëzua mjaft mirë nga PKSH dhe Fronti Nacionalçlirimitare që ajo drejtonte, për të zgjeruar bazën e përkrahjes dhe shtimit të rradhëve. Reagimi më i fuqishëm antipushtim dukej i motivuar dhe nga një shtysë tjetër: propaganda e pandërprerë se ndërhyrja e forcave Aleate mbetej një çështje ditësh. Sulmet e formacioneve partizane e nacionaliste krijonin dëme në njerëz e materiale për fashistët italianë, thyeshin depo dhe kazerma, në një kohë që grupet ilegale vazhdonin me atentate, me sabotime, nxitje të pakënaqësisë tek popullata etj. Disa struktura të reja territoriale, të quajtura këshilla Nacionalçlirimtare, apo këshilla të Ballit Kombëtar, kishin nisur të krijonin përshtypjen e funksionimit të autoriteteve lokale, duke iu shkëputur gjithnjë e më shumë kontrollit dhe ndikimit të pushtuesve, duke nisur të luajnë rolin e tyre në menaxhimin e problematikës ekonomike dhe sociale me të cilat përballeshin njerëzit në shërimin e plagëve të luftës dhe normalizimin e jetës. Në një gjëndje të tillë disbalance ishin dhe mediat. Ato proqeveritare, si e përditshmja Tomori, Radio Tirana, Agjencia Telegrafike Shqiptare etj., reflektonin pasigurinë dhe situatën kaotike, veçanërisht nga njoftimet që vinin nga Roma zyrtare, por dhe nga sistemi i informimit që ishin nën kontrollin, ose të afërta me qëndrimet e Aleatëve Antifashistë. Në anën tjetër makina propagandistike e grupimeve antipushtim, komuniste dhe 23
Arben MUKA
nacionaliste, megjithëse në kushtet e ilegalitetit, të inventarit të kufizuar të mjeteve tipografike dhe rrjetit arkaik të shpërndarjes, tregohej më e sigurtë dhe euforike në vlerësimin e situatës së brendshme në Shqipëri, në vendet e rajonit, apo gjithkund ku ishin shtrirë flakët e Luftës së Dytë Botërore. Vetëm 3 ditë pasi Komandën e Lartë të ushtrisë italiane e mori mareshalli Badoglio, gazeta kryesore zyrtare që botohej në Shqipëri, Tomori, në numrin e datës 27 korrik 1943 hoqi nga pjesa më e dukshme e faqes së parë, në krah të kokës, postulatin e famshëm të Musolinit, i cili ishte vendosur qysh në numrin e parë të saj: “Shqipëria është në zemrën time”. Pas kësaj dite dhe deri sa u mbyll gazeta, në krahun tjetër të kokës mbeti vetëm citati i njohur i Viktor Emanuelit lll: “Fatet e Shqipërisë janë të lidhura pazgjidhshmërisht me ato të Italisë”. Në numrin e asaj dite me gërma të mëdha, duke zënë thuajse gjithë ballinën e gazetës, bëhej njoftimi solemn: “Sovrani i besoi mareshallit Badoglio komandën ushtarake me fuqi të plota.” (2) Me tituj konçizë dhe me tekste të kujdesshëm dhe të përmbajtur u publikuan fjalimet e rastit të Viktor Emanuelit e të Badoglios, njoftohej mbi prezantimin e qeverisë së re italiane etj. Në qendër të faqes së parë binte në sy dhe një apel i zëvendëskryeministrit shqiptar, (2)
Tomori, datë 27 korrik 1943, faqe 1.
24
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
Iliaz Agushi (kryeministri Ekrem Libohova ishte nisur për “punë private” në Romë), që kërkonte të qetësonte opinionin se dorëheqja e Musolinit ishte një “ngjarje e brendshme italiane. Qeveria u bën apel të gjithë shqiptarëve me ndejtë të qetë, secili në krye të detyrës dhe të punës së vet. Qeveria ka marrë masat e nevojshme për sigurimin rendit dhe të qetësisë botore.” (3) Por numri dy në Partinë Fashiste Shqiptare, Ekrem Libohova, në rolin e kryeministrit të qeverisë së pestë të periudhës së pushtimit fashist italian, vlerësohej si një zgjidhje e sforcuar. Ai në fillim të vitit 1943 kishte drejtuar një qeveri që pati vetëm 3 javë jetë. Rikthimi në këtë post në mes të majit 1943 ishte më me fat në kohëzgjatje, por thuajse po aq i dështuar sa hera e parë në përpjekjet për zbatimin e ndonjë programi a platforme reformash, për të ndikuar në stabilizimin e situatës. Thirrjet e Libohovës për unitet të popullatës dhe ruajtje të rendit dhe qetësisë me çdo kusht nuk arrinin të përcilleshin as në zyrat publike, ku nëpunësit përjetonin me tronditje dhe pasiguri informatat që mbërrinin nga përplasjet e përgjakshme mes trupave ushtarake italiane dhe njësive të rezistencës që godisnin dhe sabotonin deri në brendësi të qyteteve. Ditët e vështira për pushtuesit italianë, për administratën zyrtare në Shqipëri kishin mbërritur në një farë mënyre dhe për Tomorin. Më 31 korrik 1943, organi më i rëndësishëm i autoriteteve pushtuese në vend përgjysmoi lëndën e përditshme duke nisur të botohet vetëm me 2 faqe, nga 4 me të cilat kishte dalë prej 3 marsit të vitit 1940, kur u shfaq për herë të parë në treg. Në një vend të dukshëm të faqes së parë të numrit të datës 31 korrik 1943, ishte botuar një mesazh i Mëkëmbësit të Përgjithshëm të Perandorit Viktor Emanueli në Shqipëri, gjeneral Alberto Parianit: “Shqiptarë! Çasti që po kalojmë kërkon që secili të qëndrojë i qetë e i disiplinuem në vendin e detyrës o të punës së tij. Me lajme alarmuese, me lëvizje subversive – të ushqyeme nga propaganda (3)
po aty
25
Arben MUKA
armike – kërkohet me turbullue qetësinë e vendit. Me turbullue qetësinë do me thanë me vue vendin në kondita që të shkatërrohet. Cilido që dashuron vendin e tij duhet të marrë pjesë në mbajtjen e rendit e të qetësisë - tue bashkëpunue me fjalë, me shembull e me vepër – me Autoritetin. Kam urdhnue që rendi të mbahet me çdo kusht.” (4) Gjenerali, veç telasheve me shthurrjen e administratës, si dhe goditjet që kryenin njerëzit e armatosur kundër regjimit, kishte “ngritur dhe antenat” për të ndjekur lëvizjet e ushtarakëve anglezë. “Parianit iu desh të përballonte edhe britanikët – të cilët, pas thuajse dy vjetësh qysh kur qenë angazhuar herën e fundit në Shqipëri, ishin kthyer aty në përpjekje për të bashkërenduar dhe nxitur qëndresën.” (5) Dyfletëshi i mbetur i Tomorit do ta kishte si një refren të përditshëm apelin e ruajtjes së qetësisë dhe distancimin në mënyrë të prerë nga çdo akt që i kundërvihej apo sabotonte punën e autoriteteve zyrtare dhe ushtarake të pushtimit. Gazeta kishte përfunduar në tiparet e një buletini përmbledhës komunikatash, ku për çdo ditë pjesën më të madhe e zinte hapësira ndërkombëtare, me njoftime për aktivitetin dhe bilancin megjithatë “me fitore e suksese” të formacioneve të Fuqive të Boshtit në frontin e luftës. Pjesa për zhvillimet në vend zvogëlohej e shkruhej me formate të thata, pa autorësi, madje dhe pa preferuar pseudonimet. Dukej se gjithçka ishte rutinizuar në përmbajtjen e Tomorit. Gazeta ishte përfshirë në vorbullën e inercisë së ngjarjeve ushtarake, politike, ekonomike e sociale të teatrove të mëdhenj të luftës, por që reflektoheshin dhe në Shqipëri. Trupa gazetareske kishte humbur funksionin real dhe ishte shndërruar thjesht në një pritëse dhe korrektore të përmbajtjeve të komunikatave dhe njoftimeve që mbërrinin në redaksi nga zyrat e qeverisë, apo autoritetet italiane të pushtimit. Situatën që u krijua me rënien e Musolinit, organi kryesor i (4) (5)
Tomori, datë 31 korrik 1943, faqe 1. Bernd J. Fischer, Shqipëria gjatë Luftës (1939-1945), faqe 198.
26
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
komunistëve, Zëri i Popullit, e përshkruante si një grusht dërmues për Boshtin fashist, si një ndërthurrje e goditjeve që merrte armiku nga të gjitha anët, por duke mos harruar të lavdëronte dhe të nxirrte gjithmonë në pah kontributin e jashtëzakonshëm që bënin partizanët shqiptarë në këtë përballje. Në artikullin me titull “Ku po shkon fashizmi?” analizoheshin përpjekjet në dëshpërim që bënte marreshall Badoglio për të mbijetuar në front. “Lufta titanike e fuqive anglo-sovjeto-amerikane, lufta heroike nacionalçlirimtare e popujve të nënshtruar nën thundrën nazifashiste, lufta e pandërprerë e popullit tonë, e kanë prurë sot fuqinë e Boshtit në një shkallë dobësimi të atillë sa që mund të themi me plot arësye se armiqtë e gjithë njerëzimit janë shtri për vdekje”. (6) Më tutje shigjetohej qeveria shqiptare: “Lufta e drejtë e popullit shqiptar, luftë e vazhdueshme ja hodhi një herë e përgjithmonë, (6)
Zëri i Popullit, gusht 1943, faqe 7.
27
Arben MUKA
ashtu siç ja pat hedhë dhe qeverive kukulla, maskën poshtë tradhëtarit Eqerem Bej Libohova, përfaqësuesit të qeverisë pseudo shqiptare; ma së fundi okupatori deklaroi se i gjithë autoriteti t’i kaloj në duar ushtrisë italiane.” (7) Gazeta Bashkimi, organ i këshillave Nacionalçlirimtare dhe në të njëjtën linjë me Zërin e Popullit, publikoi një komunikatë të lëshuar më 28 korrik 1943 në Tiranë nga Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar. Ishte thirrje për mobilizim masiv të popullit në momentet që kalonte vendi. “Jashtë zaptuesi italian! Asnjë këmbë okupatori në Shqipërinë tonë! Asnjë këmbë tradhëtari të mos mbetet në truallin tonë. Armikun duhet ta luftojmë me tërbim derisa të dorëzohet pa kondita, derisa të ketë thyer zverkun përtej Adriatikut. Sabotoni, demonstroni, luftoni me tërbim okupatorin! Të gjithë në këmbë, me pushkë në dorë, goditni dhe copëtoni kudo armikun.” (8) Në kohën kur pushtuesit italianë në Shqipëri shfaqeshin më të dobësuar, më të demotivuar dhe më të çorganizuar se asnjëherë qysh kur mbërritën më 7 prill të vitit 1939, pra atëhere kur ndihej fundi dhe shija e hidhur e humbjes; në krahun tjetër kundështar, mes komunistëve dhe nacionalistëve po bëhej një përpjekje serioze për të arritur një marrëveshje historike mes tyre. Më 2 gusht 1943 përfaqësuesit e Frontit Nacionalçlirimtar dhe përfaqësuesit e Ballit Kombëtar formuan Komitetin e Shpëtimit Kombëtar, të përbërë nga 12 vetë, me numër të barabartë nga të dy palët. Mbledhja e Mukjes miratoi dhe një program për luftë të menjëhershme kundër pushtuesit, për një Shqipëri etnike dhe demokratike të pasluftës që do ta zgjidhte me plebishit formën e regjimit. Por Mbledhja e Mukjes dhe marrëveshja që ajo prodhoi nuk funksionoi. Qëndrimi i përbashkët i delegacioneve të Frontit Nacionalçlirimtar dhe të Ballit Kombëtar në atë Mbledhje, si dhe vendimi për ndarjen e pushtetit mes tyre rezistoi vetëm pak (7) (8)
po aty Bashkimi dhe buletinet e tij (1943 -1944), botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë 1988, volumi II, faqe 130.
28
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
ditë, pasi udhëheqësit e Partisë Komuniste Shqiptare e hodhën poshtë në mënyrë të njëanshme marrëveshjen nën presionin e jugosllavëve. Në Konferencën e Labinotit, shtator 1943, kryesia e Këshillit Nacionalçlirimtar hodhi parullën: “Gjithë pushteti këshillave Nacionaçlirimtare!”, që të kujton parrullën leniniste: “Gjithë pushteti sovjetëve!”. Kjo ishte pika e kthesës në raportet e mëpasme të dy forcave kryesore politike në vend. Fërkimet dhe përplasjet e natyrshme që ekzistonin deri atëherë për shkak të diferencave programore dhe ideore të secilës palë u shndërruan menjëherë në një rivalitet si mes dy armiqsh të përbetuar, në një garë të vërtetë propagandistike për vetëmburrje të sa më shumë veprave dhe heroizmave të kryera me armë në dorë dhe me sakrifica të pashembullta gjatë luftës kundër fashistëve italianë; elemente që u shfrytëzuan disa javë më vonë mjaft mirë nga gjermanët në konkretizimin e planit të tyre të pushtimit të Shqipërisë. Gjithashtu prishja e akordit të Mukjes nxorri në skenë dhe një grupim tjetër nacionalist. Abaz Kupi, njëri nga protagonsitët kryesorë të rezistencës me armë në ditën kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë, i pezmatuar dhe zemëruar nga anulimi i Marrëveshjes së Mukjes, u shkëput nga bashkëjetesa dhe bashkëpunimi me komunistët, duke grumbulluar dhe udhëhequr një lëvizje më vete që aspironte kthimin e ish-mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogu. Sipas Lëvizjes së Legalitetit vetëm një regjim monarkik, vetëm një kushtetutë si ajo e vitit 1928 ishte shpëtimi i Shqipërisë. Legalistët e Kupit ishin partia e tretë politike, duke e pasuruar më shumë spektrin pluralist shqiptar në fundin e vjeshtës së vitit 1943. Në periudhën e fundit të qëndrimit të italianëve në Shqipëri dhe në ditët e para të okupacionit gjerman, legalistët ishin në një proces riorganizimi të tyre, për t’u shpallur zyrtarisht si parti më vete. “Ndonëse doli më vete, Legaliteti u tregua i gatshëm të bashkëpunonte me Frontin Nacionalçlirimtar, duke ruajtur identitetin e vet organizativ. Por udhëheqja e PKSH, që drejtonte Frontin, nuk pranoi një gjë të tillë. Ajo e konsideronte Legalitetin si një rival për çështjen e pushtetit, sidomos në Shqipërinë e Mesme 29
Arben MUKA
e të Veriut. Prandaj e shpalli forcë armike dhe Legalitetin dhe vuri si detyrë asgjesimin e tij ashtu si Ballin Kombëtar. Ndarja përfundimtare e tyre ndodhi më 7 dhjetor 1943, pas bisedimeve që bënë në Shëngjergj të Tiranës Abaz Kupi dhe Enver Hoxha.” (9) Ndaj dhe nga fillimi i shtatorit e deri në fillim të dhjetorit 1943 grindjet dhe polemikat më të mëdha politike dhe propagandistike zhvilloheshin mes komunistëve dhe ballistëve. Në mënyrë të hapur dhe pa doreza mjetet propagandistike të Partisë Komuniste Shqiptare dhe Ballit Kombëtar ia nisën me arsenalin më të “rëndë luftarak” të sulmonin njëra - tjetrën, duke fajësuar dhe akuzuar për tradhti të çështjes kombëtare. Në një trakt që u shpërnda nga ballistët në qytetin e Beratit, gazeta Zëri i Popullit u cilësua se “kërkon të mbrojë Shqipërinë me vëllazërinë e serbëve dhe të grekëve.” (10) Kurse në një komunikatë paralele të Luftës Nacionalçlirimtare nga Gjirokastra akuzoheshin elementë të Ballit Kombëtar, të cilët kishin bashkëpunuar me njësitë italiane në një aksion të partizanëve kundër një autokolone armike në aksin rrugor Vlorë – Tepelenë. Sipas komunikatës ata “sabotojnë luftën nacionalçlirimtare dhe ndihmojnë haptazi fashizmin. Ushtria fashiste me anë të këtyre elementëve ka mundur të na hapë herë pas here luftën vëllavrasëse.” (11) Në një letër porosi, më 1 tetor 1943, Enver Hoxha do të urdhëronte të gjithë komitetet qarkore të PKSH: “Balli duhet të demaskohet si një organizatë reaksionare që bën lodrën e okupatorit… Nëse ai gjen rast të vendoset në ndonjë fshat a qytet, duhet të veproni përnjëherësh edhe politikisht edhe ushtarakisht kundër tij…S’ka rrugë tjetër.” (12) Por konfliktet e brendshme që kishin nisur nuk mund të lehtësonin fatin e pushtuesit fashist italian në Shqipëri në gushtin e vitit 1943. Fryma antiitaliane në opinionin publik ishte përshkallëzuar së tepërmi, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë Muharrem Dezhgiu, Shqipëria në luftë, 1939 – 1944, Tiranë 2005, faqe 314. Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Ministria e Punëve të Brendshme, Dosja 270, viti 1942. (11) Bashkimi dhe buletinet e tij (1943 -1944), volumi II, faqe 165. (12) PPSH, dokumente kryesore, volumi 1, Tiranë 1971, faqe 206. (9)
(10)
30
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
qëndrimin dhe lëvizjen e trupave të tyre në çdo skaj të vendit. “Vetë pushtuesi italian, në fillim të muajit gusht 1943, e vlerësonte qëndrimin e shqiptarëve ndaj tij, si ‘një lëvizje e përgjithshme revolte e përhapur në gjithë Shqipërinë, me manifestime të ndryshme sipas kushteve të zonave’.” (13) Gazeta Zëri i Popullit në muajin gusht vijonte thirrjet për mobilizmin popullor kundër pushtuesit. “Tashti në kohën e fundit dhe tamam tashti që
evenimentet po rrokullisen me shpejtësi të madhe para dëshirave të të gjithë popullit shqiptar, nevojitet që i gjithë populli të jetë i bashkuar. Që të ketë bashkim populli shqiptar lypset që armët e të gjithëve të kryqëzohen, lypset bashkimi i armëve dhe luftë të menjëhershme kundër okupatorit gjerman apo italian. Vetëm tue përzie gjakun tonë dhe tuj lidhë plagët e njeri tjetrit do të mund të merremi vesh dhe të vllazërohemi”. (14) Më 3 shtator e përditshmja Tomori kishte si lajm kryesor largimin e Mëkëmbësit të Përgjithshëm të Mbretit nga Shqipëria. (13) (14)
Muharrem Dezhgiu, Shqipëria nën pushtimin Italian (1939 – 1943), faqe 388. Tomori, datë 3 shtator 1943, faqe 1.
31
Arben MUKA
“Gjeneral Pariani e len Shqipërinë. Emërimi i tij si ambasador në Berlin.” (15) Pak ditë më vonë po kjo gazetë në faqen e parë botonte një proklamatë të mareshallit Badoglio, e cila ishte transmetuar një ditë më parë në të gjitha mediat italiane dhe i ishte përcjellë publikut shqiptar nëpërmjet valëve të Radio Tiranës. “Qeverija italijane duke njohur pamundësinë ta vijojë luftën e pabarabartë kundra fuqisë shumë më të madhe kundërshtare; me qëllim që t’i kursejë fatkeqësira të tjera dhe më të rënda kombit kërkoi një armëpushim gjeneralit Eisenhower, kryekomandant i fuqive Aleate anglo-amerikane. Kërkesa u pranua. Për pasojë çdo vepër armiqësije kundra fuqive anglo-amerikane duhet të pushojë nga ana e fuqive italjane në çdo vend. Por këto do të veprojnë kundra sulmesh eventuale të ardhura prej çdo ane tjetër.” (16) Gazeta e asaj dite kishte dhe shënime dhe tërheqje të vëmendjes për ruajtjen e qetësisë nga ana e qytetarëve në momentet e turbullta që kalonte vendi. Ishte data 9 shtator 1943. Në një kohë që e përditshmja Tomori shpërndahej për lexuesit e saj - mbushur me lajmet më të fundit dramatike nga Roma, ku mareshall Badoglio shpallte kapitullimin pa kushte të Italisë - formacione të ushtrisë gjermane kishin nisur qysh në orët e para të asaj dite operacionin e pushtimit të Shqipërisë në tre drejtime hyrëse: nga territori i Kosovës, nga Maqedonia dhe nga Greqia. “Truri” i gjermanëve në përgatitjen dhe zbatimin e planit pushtues kishte tre protagonistë kryesorë, të tre të familjarizuar në mënyra të ndryshme me Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit. I pari ishte konsulli i përgjithshëm i misionit diplomatik gjerman në Tiranë, Martin Shlip (Martin Schlip), i cili kishte zëvendësuar pak kohë më parë Eberhard fon Panvitz (Eberhard von Pannwitz) që e ushtronte këtë detyrë nga viti 1937. Por Panvitzi nuk shihej me sy të mirë nga italianët. “Ambasadori” Shlip iu propozoi shefave të tij në Berlin rikthimin në Tiranë për të katërtën herë të majorit në pension, Franc fon Shajger (Franz von Scheiger), i cili kishte (15) (16)
Zëri i Popullit, gusht 1943, faqe 8. Tomori, datë 9 shtator 1943, faqe 1.
32
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
qëndruar mbi 20 vite në Shqipëri me disa angazhime. Gjatë Luftës së Parë Botëtore, pa mbushur ende 25 vjeç, ai i ra kryq e tërthor vendit në përbërje të ushtrisë austro-hungareze, si oficer i shtabit të përgjithshëm. Pas luftës ai u rikthye pa uniformën ushtarake, për të ushtruar profesionin e tij si inxhinier, duke krijuar një biznes të tijin, por dhe me pasionin dhe nevojën e marrjes së mësimeve në gjuhën shqipe. Nga viti 1936 deri më 1942 Shajger ishte sërish në Shqipëri i ngarkuar me detyrën e atasheut tregtar pranë misionit gjerman. Në fillim të shtatorit 1943, sërish me “kostumin diplomatik” ai mori detyrën të udhëtonte për në Shqipëri, për të shfrytëzuar njohjen dhe kontaktet perfekte të këtij vendi “më mirë se kushdo tjetër në Ministrinë e Jashtme, madje më mirë se kushdo tjetër në Gjermani.” (17) Këtë herë të fundit misionin duhet ta niste nga Mitrovica, e cila gjendej nën kontrollin e gjermanëve. Itinerari nuk ishte aspak rastësor a rutinor. Prej andej ai nisi ethshëm kontaktet me disa miq të tij të hershëm, figura të rëndësishme të politikës lokale në Kosovë. Një pjesë e së cilëve pak ditë më vonë do të shpalleshin publikisht në Tiranë si protagonistët e qeverisjes së parë të Shqipërisë nën pushtimin e Gjermanisë naziste. Figura e tretë ishte në postin më të rëndësishëm të gjermanëve jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për rajonin. Ai ishte Herman Nojbaher (Hermann Neubacher), ish-kryetar i bashkisë në Vjenë në vitet 1938 - 1940, dhe ish-këshilltar ekonomik i Hitlerit për Europën Juglindore. Pesëdhjetvjeçari, një anëtar me eksperiencë i partisë naziste, kishte qenë aktiv më parë dhe në shtete të tjera të rajonit, në Rumani, Bullgari e Greqi. Nojbaher zyrtarisht e mori emërimin e ri vetëm në fund të gushtit 1943 nga shtabi i Fyherit: si i dërguari i posaçëm i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për Evropën Juglindore. “Përshkrimi i punës për detyrat në Shqipëri ishte i pazakontë, si pasojë e formulimit lakonik të tyre. Ribbentrop (ministri i jashtëm i Gjermanisë – AM) më thirri në Beograd dhe më (17)
Bernd J. Fischer, Shqipëria gjatë Luftës (1939-1945), faqe 215.
33
Arben MUKA
informoi se Fyhreri kërkonte një ‘Shqipëri të pavarur me iniciativë të vet’”, (18) ka shkruar në kujtimet e tij vite më vonë Nojbaher. Pikërisht ky formulim konçiz ishte thelbi i planit gjerman për Shqipërinë. Kjo do të kihej parasyh në çdo hap që do të hidhej në institucionalizmin e pushtimit; në veprimet e mëpasme ushtarake, politike e diplomatike; për fluksin e argumenteve në favor të këtij akti; për të magjepsur kastën e udhëheqësve, burokratëve dhe intelektualëve shqiptarë që do të afroheshin dhe përfshiheshin në proces; për kredon me të cilën do të punonte makina propagandistike zyrtare në vijim.
(18)
Texts and Documents of Albanian History – extract of Hermann Neubacher, Sonderauftrag Südost 1940-45: Bericht eines fliegenden Diplomaten, Göttingen 1956, p. 105-121, (burimi në internet: http://www.albanianhistory.net/text20_2/ AH1956_2.html).
34
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
2
Orientimi propagandistik: “Gjermania jo pushtuese, por shpëtuese e Shqipërisë!”
Mëngjesi i 9 shtatorit 1943 në territorin shqiptar “kryqëzim ushtrish”, njëra hynte, tjetra zbatonte urdhrin e tërheqjes. Heshtja mediatike gjatë gjithë procesit të dislokimit të formacioneve ushtarake të nazistëve gjermanë në Shqipëri. Reforma politike e institucionale: nuk synohet dhe nuk pretendohet aneksim ose kolonizim; vendit i njihet statusi i pavarësisë relative dhe sovraniteti i kufizuar. Ndërtimi i sistemit propagandistik, kujdes që të mos përsëriten gabimet e paraardhësve italianë. Gazeta Kombi: “Këto katër vjet pushtimi të huaj kanë qënë për popullin shqiptar një periudhë e mërzitshme dhe shkatërrimtare”. 35
Arben MUKA
D
islokimi i ushtrisë gjermane në territorin shqiptar kishte dhe një sërë pengesash serioze, nisur nga situata konkrete. Në rradhë të parë kishte pasiguri dhe paqartësi për reagimin e formacioneve italiane që ndodheshin në Shqipëri ndaj trupave gjermane që do të zinin vendin e tyre. “Pas nënshkrimit të aktit të kapitullimit me Aleatët e Koalicionit Antifashist, mareshall Badoglio njoftoi komandën e trupave italiane në Shqipëri se aleanca me Gjermaninë kishte marrë fund. Për rrjedhojë do të ndërpritej çdo bashkëpunim me komandat dhe me repartet gjermane.”(1) Në një kohë turbullirash dhe kthesash të befta politike, vendimesh mbi aleancat e pritshme ushtarake nga ana e kuartierit qendror në Romë, si dhe nga morali përtokë i trupave italiane në terrenin shqiptar, ky urdhër nuk u mor në konsideratë nga të gjithë efektivat, pasi nga drejtues lokalë të forcave italiane u dhanë urdhra të tjerë, të cilët ose kundërshtonin njëri-tjetrin, ose kishin përmbajtje jo fort të qartë për ata që do t’i zbatonin. Pas mëngjesit të 9 shtatorit 1943 në territorin shqiptar kishte një “kryqëzim ushtrish”; njëra, që hynte nga tre drejtime të ndryshme me veprime të shpejta për t’u vendosur më në thellësi të vendit dhe për të marrë kudo nën kontroll situatën e rendit dhe të sigurisë; tjetra, në një gjendje të demoralizuar zbatonte urdhrin e tërheqjes nga Shqipëria. Veç stresit dhe ngarkesave të rënda psikologjike, tipike për një ushtri humbëse që duhej të “kthehej në shtëpi”, luftëtarët italianë në atë periudhë ishin nën një presion të dyanshëm. Nga njëra anë, gjermanët u apelonin për bashkëpunim në formën e dorëzimit të armëve, ose të luftonin tok kundër njësive të rezistencës antifashiste shqiptare. Në anën tjetër, shtabi i lëvizjes nacionalçlirimtare lëshonte thirrje për bashkëpunim me forcat partizane kundër nazistëve gjermanë. Në dhjetëditëshin e
(1)
Grup autorësh, Histori e popullit shqiptar, volumi i katërt, Tiranë 2008, faqe 74.
36
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
dytë të muajit shtator, por dhe më pas pati një sjellje të ndryshme nga formacione të ndryshme të ushtrisë italiane. Pati nga ata që dorëzuan armët tek pushtuesit e rinj, ose bashkuan armët me ta kundër çetave partizane, ndërkohë që një pjesë tjetër luftuan në anën e rezistencës antifashiste, ose dezertuan duke kërkuar ndihmë nga popullata, më së shumti në zonat rurale të vendit. Problemi i dytë, shumë serioz për nazistët gjermanë në Shqipëri, ishte rezistenca e përforcuar antifashiste, e cila kishte marrë shumë zemër nga sukseset e përballjes në muajt korrik e gusht kundër fashistëve italianë. Ndaj tyre gjermanët do të ndërthurnin dy metodat, fillimisht me thirrje për dorëzimin paqësor të armëve e municioneve luftarake dhe kthimin e luftëtarëve në shtëpitë e tyre. Kjo si shenjë për opinionin publik se prezenca e tyre në Shqipëri nuk kishte natyrë konfrontuese dhe aq më tepër për realizimin e përplasjeve të armatosura, si ato në kohën e italianëve. Por siç ndodhi realisht, më pas ushtarakët gjermanë ishin dhe për përdorimin e operacioneve ndëshkimore, për ndjekjen këmba-këmbës për ata që bënin rezistencë dhe sulmonin efektivat e tyre. Nga informatat që ata kishin mbi zhvillimet e brendshme në Shqipëri, qëndresa antifashiste vërtet që ishte më e strukturuar dhe më agresive, por ama nuk ishte ‘en bloc’ si në kohën e pushtimit italian. Duke gjykuar mbi rivalitetin dhe divergjencat e thella që kishin shpërthyer mes komunistëve dhe nacionalistëve, vetëm pak kohë përpara se ata të nisnin pushtimin, për gjermanët ky ishte një faktor i favorshëm për plotësimin e misionit të tyre në Shqipëri. Në ditën kur trupat naziste gjermane marshonin drejt territorit shqiptar media zyrtare e kishte vëmendjen totalisht nga zhvillimet e vrullshme në Itali. Më 9 shtator 1943 Radio Tirana transmetonte vetëm lajme që kishin lidhje me vendimin e kapitullimit të Italisë fashiste, duke mos thënë asnjë fjalë për operacionin e hyrjes së trupave gjermane në Shqipëri. Edhe gazeta kryesore në vend, Tomori, në numrin e së nesërmes në mëngjes nuk kishte asnjë rradhë mbi këtë ngjarje. Kryelajmi ishte një thirrje që i lëshonte kombit shqiptar Ekrem Libohova. Kryeministri, të cilit nuk i dihej 37
Arben MUKA
adresa e saktë në atë ditë, shfrytëzoi gazetën për t’u kujtuar qytetarëve faktin se në “këtë kohë tepër kritike” pranoi detyrën e shefit të qeverisë me vullnetin “për t’i sjellë Shqipërisë rregullin dhe bashkimin”. Për Libohovën dhe bashkëpunëtorët e tij “... kemi qënë të bindur se, në përleshjen njerëzore që po zhvillohet, Shqipëria nuk mund të lozte asnjë rol, qëndrimi ynë nuk mund ta influenconte luftën që të anojë nga njera o nga tjetra anë.”(2) Thirrja e kryeministrit mbulonte notat shqetësuese të situatës me formulime patetike. “Me ngjarjen e armëpushimit që bëri Italia fillon për atdheun shqiptar një fazë e re tepër e rëndësishme dhe preokupuese. Do të mundim ta kapërcejmë vetëm nëse do të vendosim të bashkohemi që të gjithë, pa asnjë dallim, rreth flamurit dhe të lidhim besën e shenjtë për t’i dalë zot atdheut.”(3) Pjesa tjetër e lëndës ishte me lajme e informata të thata, si tregues “se asgjë nuk po ndodhte” dhe për ta përforcuar “normalitetin” botohej letërsi në faqen e parë. Tomori i datës 11 shtator pranonte që situata në vend ishte dhe më e rëndë, por sërish nuk artikulohej asgjë për okupacionin gjerman. Binte në sy një urdhër i gjeneralit Dalmazzo për mbylljen e të gjitha zyrave publike në datat 11, 13 dhe 14 shtator 1943. Gjithashtu në një shënim të veçantë jepeshin këshilla të tendosura për ruajtjen e qetësisë nga ana e publikut, sidomos nga të rinjtë “të cilët jo gjithmonë kanë në dorë zotërimin e nervave të tyre dhe se në hovin djaloshar besojnë se mund të zgjidhin problema me rëndësi shumë të madhe me bisedime aq të shterpa sa dhe të dëmshme.” (4) Pjesa tjetër e njoftimeve mbi frontin e luftës jashtë kufijve të Shqipërisë ishte me referenca nga agjencitë e lajmeve gjermane. Dhe në një situatë të tillë nuk mungonte pjesa e hapësirës relaksuese me botimin e krijimeve letrare. Një qëndrim me heshtje ndaj okupacionit gjerman mbajti dhe gazeta Kosova. (5) Në botimin e shtatorit 1943 nuk përmendej asgjë rreth këtij Tomori, datë 10 shtator 1943, faqe 1. po aty (4) Tomori, datë 11 shtator 1943, faqe 1. (2) (3)
38
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
fakti. Po kështu dhe revista Lufta e shlirimit kombëtar, organi kryesor i Ballit Kombëtar. Qëndrimi indiferent, ose në pritje për çfarë do të ndodhte me Shqipërinë e paskapitullimit italian ishte i kuptueshëm nga fakti se një pjesë e lidershipit të kësaj force politike nacionaliste kishte hyrë në negociata me gjermanët për të marrë poste të rëndësishme në administratën e re që do të krijohej menjëherë pas finalizimit të operacionit ushtarak të pushtimit. Gazeta kryesore e komunistëve Zëri i Popullit në numrin e shtatorit mbajti një qëndrim të ashpër ndaj pushtimit gjerman. Sipas gazetës tani armiku kryesor për lëvizjen nacionalçlirimtare është ushtria gjermane. Në rubrikën “Situata politike” komentohej gjendja konfuze në rradhët e ushtrisë italiane në momentet kur (5)
Botohej si organ i Komitetit Kosovar që prej tre viteve. Kosova ishte e fokusuar e tëra tek zgjidhja e çështjes kombëtare, në ndërtimin e një Shqipërie etnike dhe në mbrojtjen me çdo mjet kundër planeve për copëtimin e saj. Frymën e patriotike e tregonte dhe vendosja në krah të kokës së gazetës së vargjeve të Vaso Pash Shkodranit: “Qysh prej Tivari deri në Prevezë/ Gjithkund lshon dielli i vapë e i rezë / Asht toka jonë, të parët na e kanë lënë / Kush mos t’na e prekë, se vdesim të tanë.” Gazeta ishte për një Shqipëri që shtrihej në 74 mijë km katrorë; që ishte më e vogël se ajo që parashikonte Lidhja e Prizrenit në1878, (me 90 mijë km katrorë) dhe rreth tri herë më e madhe se ajo që përcaktoi Konferenca e Londrës në vitin 1913 (me 27 mijë metra katrore).
39
Arben MUKA
ishte shpallur kapitullimi. Zëri i Popullit shikonte si shkak kryesor atë që e përshkruante si tradhtia që kishte bërë me politikë dyfishe vetë Badoglio dhe një sërë drejtuesish të ushtrisë italiane. “Patriotët shqiptarë iu drejtuan ushtrisë italiane që të ndërrojë qëndrim dhe të bashkohet kundra ushtrisë hitleriane. Me gjithë dëshirën e mirë të italianëve, komandat pothuaj se në të gjitha rastet vazhduan politikën e tyre të okupacionit. Populli shqiptar është gati të vëllazërohet me italianë në rast se ata heqin dorë nga çdo mendim dhe nga çdo veprim për të rivendos okupacionin e tyre në Shqipëri. Në rast të kundërt populli do ta konsiderojë ushtrinë italiane si armike dhe si të tillë do të vazhdojë më me rreptësi ta sulmojë.”(6) Më poshtë jepej qartë dhe qëndrimi në vijim i komunistëve: “Lufta e popullit shqiptar vazhdon e paprerë dhe më e ashpër se kurrë kundra okupatorit gjerman dhe kundra gjitha atyre, italianë ose shqiptarë qofshin, që ndihmojnë ushtrinë gjermane, ose që duan në njërën mënyrë, ose në tjetrën të pengojnë lëvizjen nacionalçlirimtare të popullit tonë.”(7) Pozicion kundër pushtuesve gjermanë mori dhe Radio Korça. Efektivi që punonte në këtë stacion e që mbulonte me valë kryeqendrën e lindjes së Shqipërisë bashkëpunoi me partizanët dhe në vjeshtën e vitit 1943 i zhvendosi pajisjet teknike dhe ato të transmetimit në një zonë malore, që kontrollohej nga njësitet nacionalçlirimtare. Kjo ishte një përpjekje për të përdorur transmetimet e radios në dobi të efektivave të armatosura partizane, si dhe për territoret që kontrolloheshin nga ata. Por shpejt vendndodhja e Radio Korçës që kishte “marrë malin” u pikas nga ushtria gjermane, e cila e ndëshkoi ashpër duke e shkatërruar e djegur plotësisht atë. Pavarësisht reagimeve dhe opinioneve të ndryshme në rradhët e faktorit të brendshëm, formacionet e rregullta të trupave gjermane - të orientuara dhe nga efektivat e pararojës që ishin (6) (7)
Zëri i Popullit, shtator 1943, faqe 7. po aty
40
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
instaluar në Shqipëri në muajt e verës - lëvizën me shumë shpejtësi në brendësi të territorit, duke hasur në pengesa thuajse sporadike të rezistencës së armatosur. Një muaj pas pushtimit në vend kishte rreth 57 mijë ushtarë, por më pas ky numër arriti shifrën maksimale në rreth 70 mijë. Kaq shumë trupa në dispozicion nga nazistët gjermanë nuk ishin vetëm sepse përballë tyre ishte një rezistencë partizane e fuqizuar, por dhe sepse Shqipëria ishte në një pozicion të atillë gjeografik, ku trupat e Forcave të Aleancës Antifashiste prej 10 korrikut të atij viti ishin dislokuar edhe më afër, në bregun tjetër të Adriatikut, në pjesë të territorit italian. Argumenti thelbësor për gjithë veprimet ushtarake që do të kryenin gjermanët ishte përkohshmëria e qëndrimit në Shqipëri, me objektivin për të çliruar vendin nga fashistët italianë dhe evitimin e një zbarkimi të mundshëm nga anglo-amerikanët. Për Gjermaninë naziste Shqipëria ishte një vend me pasuri minerare dhe me rezerva të pashfrytëzuara në naftë. Kjo e fundit ishte një burim i qëndrueshëm dhe efektiv për të mbajtur gjallë makinën ushtarake, ndërkohë që harmonizonte dhe interesin ekonomik të pushtuesve. Një nga reformat e shpejta që ata ndërmorën ishte dhe shpallja si “ekonomi ushtarake” e të gjitha rezervave për shfrytëzimin e naftës dhe pasurive të tjera nëntokësore. Krahas operacionit ushtarak në terren, po në kohë rrufe, pas 9 shtatorit 1943 ia nisi të zbatohet dhe plani politik për ndërtimin e institucioneve të reja të shtetit shqiptar. Fillimin e këtij procesi i dërguari special i Berlinit, Herman Nojbaher, u urdhërua ta ndiqte nga afër me prezencën e tij në Tiranë. Për reformën politike dhe institucionale në Shqipëri nazistët gjermanë kishin në themel disa argumente që i përsërisnin pa pushim: - nuk synohej dhe nuk pretendohej aneksim ose kolonizim; - vendit i njihej statusi i pavarësisë relative dhe me sovranitet të kufizuar; - do të krijohej Shqipëria etnike ku do të bashkohej dhe territori i Mitrovicës; 41
Arben MUKA
-
qeveria dhe administrata do të ishin me personel tërësisht shqiptar. Këto dhe të tjera veçori të reformës synonin të tregonin për shqiptarët një prezencë krejt të ndryshme nga ajo e mëparshme e fashistëve italianë: “Gjermania jo pushtuese, por shpëtuese e Shqipërisë!” Më 14 shtator 1943 një grup politikanësh nga Shqipëria dhe Kosova, gjithsej 22 vetë, që njiheshin si filogjermanë, ose që në rrethana të ndryshme kishin qenë të anashkaluar dhe të goditur gjatë pushtimit fashist italian, u mblodhën në Tiranë në të ashtuquajturin Komitet Kombëtar, që kryesohej nga një figurë e njohur politike në Kosovë, Bedri Pejani. Komiteti shpalli rrëzimin e kabinetit të Ekrem Libohovës dhe krijoi një strukturë që e quajti Komiteti i Përkohshëm Ekzekutiv. Kryesimin e Komitetit e mori një figurë prominente e politikës shqiptare, Ibrahim Biçakçiu, ishanëtar i Asamblesë në kohën e italianëve, pjestar i delegacionit të nivelit të lartë që kryesohej nga ish-kryeministri Shefqet Vërlaci e që më 16 prill 1939 udhëtoi drejt Romës për t’i dorëzuar kurorën Mbretit Viktor Emanueli III. Komiteti i Përkohshëm Ekzekutiv do të kryente detyrat e një qeverie provizore derisa të mblidhej Asambleja Kushtetuese dhe prej andej do të formohej dhe do të votëbesohej qeveria e re legjitime. Vetëm një ditë pas mbledhjes së Komitetit Kombëtar reaguan komunistët nëpërmjet njërit prej buletineve të Zërit të Popullit, që u përgatit dhe u shpërnda në qarkun e Korçës. Aty vlerësoheshin ndryshimet politike që po ndodhnin në Shqipëri si “zëvendësimin e aparatit terroristik fashist italian me aparatin ultraterroristik fashist gjerman” (8) dhe se “gjermanët duke nxjerrë përpara një Komitet Provizor Ekzekutiv 100 për 100 qind nazist, i parashtrojnë popullit si konditë kryesore të politikës së tyre: terrorin.” (9) Në shkrim zhvlerësohej dhe qëndrimi kritik dhe akuzues që mbanin ndaj rolit të fashistëve italianë gjermanët dhe ata shqiptarë që Zëri i Popullit dhe buletinet e tij (1942 -1944), botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë 1986, volumi II, faqe195. (9) po aty
(8)
42
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
bashkëpunonin me ta në krijimin e institucioneve të shtetit. “Meqënëse okupimi i Shqipërisë ishte pritur me luftë prej popullit, duhet me domosdo të prishen të gjitha lidhjet midis Italisë e Shqipërisë, e t’i jepet indipendenca Shqipërisë. Por kjo lloj independence është aq banale, sa që nuk besohet prej asnjeriu.”(10) Nga autoritetet e pushtimit dhe administrata kukull nisi të glorifikohet data 14 shtator 1943, duke e konsideruar si një ditë të shënuar për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ata e quajtën si dita e rishpalljes së pavarësisë për Shqipërinë. 10 ditë më pas Nojbaheri njoftoi Komitetin e Përkohshëm Ekzekutiv se ai ishte njohur zyrtarisht nga qeveria e Reich-ut në Berlin ku shprehej “kënaqësi për vendimin e patriotëve shqiptarë që marrin përsipër drejtimin përgjegjës të shtetit shqiptar në themel të pavarësisë së Shqipërisë.” (11) Por Zëri i Popullit ngriti menjëherë akuza dhe ironizoi për këtë proces. Sipas gazetës protagonistët nuk ishin veçse ishbashkëpunëtorë në të kaluarën, ose bashkëpunëtorë të tanishëm me pushtuesit, që shpallin publikisht qeveri dhe pavarësi për Shqipërinë. “…tani çështja kryesore është indipendenca. Po mblidhen nga të katër anët ata që i shpunë kurorën Viktor Emanuelit dhe sillen sikur me pas krimbat, për me deklarue si të rënë kushtetutën që na dha Viktori dhe me shpallë indipendencën, fshihet bakllavaja, kolltuku në qeveri. Qeveritë e Luogotenencës na paskan qënë skllavëruese, por këto të tjerat të Gestapos me Ibrahim Biçakçiun dhe Lef Nosin do t’u bëkan çliruese.” (12) Në ndërtimin e sistemit propagandistik nazistët gjermanë treguan kujdes, ashtu si dhe për aspekte të tjera, që të mos përsëritnin gabimet e paraardhësve të tyre italianë. Ndër veçoritë e mënyrës sesi ata e kishin konceptuar punën e medias mund të përmendim: -Instalimi i sistemit gjerman të pushtimit kishte si një ndër po aty Kombi, datë 28 shtator 1943, faqe 1. (12) Zëri i Popullit, shtator 1943, faqe 3. (10) (11)
43
Arben MUKA
argumentet kryesore kritikën e ashpër dhe akuzat për periudhën më shumë se katër vjeçare kur në Shqipëri ishin fashistët italianë. Atëherë dhe protagonistët e medias zyrtare, ose afër qëndrimeve të autoriteteve, drejtuesit e gazetarët do të ishin kryesisht emra të cilët kishin “qëndruar në hije” deri atë kohë, ose ndjeheshin të pavlerësuar nga kasta fashiste italiane. Pa asnjë dyshim që “derën e kishin të hapur” të gjithë ata intelektualë me pikëpamje dhe afeksion progjerman. Megjithatë duhet nënvizuar se gjermanët u treguan indiferentë ndaj politikanëve që kishin bashkëpunuar me italianët. -Autoritetet gjermane nuk frymëzuan dhe nxitën përhapjen e gazetave, revistave apo transmetimeve radiofonike në gjuhën e tyre, siç kishin vepruar me tepri më parë italianët. Në botimet periodike të kësaj periudhe letërsia dhe kultura gjermane nuk u panë si prioritare. Në faqet e shtypit politik nuk kishte faqe të veçanta në gjuhën gjermane. Në botimet kulturore, filozofike dhe fetare përkthimi nga letërsia gjermane, prezantimi i historisë, kulturës, artit në përgjithësi nga ky vend nuk ishte predominues; në realitet kapte thuajse po aq hapësira sa ato të vendeve të Ballkanit, apo me shtete të tjera të botës. Edhe Radio Tirana disa muaj pas pushtimit, përveç emisioneve të lajmeve në gjuhën gjermane i emetonte ato dhe në gjuhët e Aleatëve Antifashistë, në anglisht e frëngjisht. -Në një kohë që në median zyrtare të kontrolluar nga fashistët italianë nuk përmendet rezistenca e armatosur dhe propaganda kundër pushtimit në as edhe një rresht të vetëm, gjermanët e kishin të pamundur të bënin indiferentin dhe injoruesin. Konkretisht në një pjesë të rajoneve të Shqipërisë veprimtaria e tyre ishte evidente. Mediat zyrtare nëpërmjet artikujve, qëndrimeve redaksionale ose materialeve audio replikonin dhe polemizonin me mjetet e propagandës që kontrollonin ose ishin të afërta me kundërshtarët e pushtimit. - Rreth 4 muaj pas pushtimit nazistët gjermanë e hoqën monopolin për shtypin, një masë liberalizuese që nxiti botimin e 44
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
disa periodikëve kulturorë e filozofikë, ku u angazhuan një grup firmash cilësore krijuesish, përkthyesish, kritikësh e studiuesish të artit, letërsisë, folklorit, historisë etj., të cilët deri atëherë ose kishin qëndruar mënjanë, ose kishin pasur një veprimtari të kufizuar në median e kontrolluar nga shteti. Pavarësisht këtyre katër veçorive kryesore, gjermanët ashtu si italianët, ndërtuan një strukturë të posaçme të kontrollit dhe censurës për median ose botimet në përgjithësi. Funksionin që kryente Drejtoria e Përgjithshme e Shtypit, Propagandës dhe Turizmit në kohën e pushtimit italian, më pas kur erdhën gjermanët e kryente një drejtori më vete në Ministrinë e Kulturës Popullore. Njëri prej protagonistëve të saj ishte dr. Xhelal Mitrovica, (13) me rol të dyfishtë: edhe zyrtar i rëndësishëm në
Foto nga Instituti “Luce”
45
Arben MUKA
këtë ministri, edhe gazetar tepër aktiv me komente dhe analiza në median qendrore propushtimit. Studiuesi i historisë, Roberto Maroco dela Roka, duke iu referuar raportimeve të autoriteteve gjermane të pushtimit shkruan se nga ata “efektivisht pati një farë kujdesi për propagandën progjermane midis shqiptarëve, sepse mendohej se shqiptarët ishin më të disponueshëm në krahasim me popuj të tjerë dhe se argumentet e propagandës ishin më bindëse për ta. Orvatja për të ndikuar në opinionin publik shqiptar me anë të radios dhe të botimeve të ndryshme u bë nga gjermanët në një masë përpjesëtimisht më të madhe në Shqipëri sesa në vendet fqinje, si Greqia dhe Jugosllavia (por rrezja e kësaj propagande kufizohej më tepër në klasat drejtuese shqiptare).” (14) Hapi i parë konkret në përmbushjen e misionit propagandistik u hodh shumë shpejt, me botimin në Tiranë të gazetës Kombi, në fillimet e veta si organ i Komitetit Ekzekutiv Provizor, me drejtues gazetarin Akile Tasi. (15) Duke zëvendësuar Tomorin e periudhës së fashistëve italianë, Kombi luajti rolin e qëndrimeve zyrtare të autoriteteve që po krijoheshin në Shqipëri tashmë nën kujdesin Publicist dhe shkrimtar i njohur në Kosovë, që më pas u bë një nga opinionistët më aktivë në faqet e Bashkimit të Kombit të Tiranës (1943 – 1944). Me dekret të posaçëm të Këshillit të Lartë të Regjencës Dr. Xhelal Mitrovica u emërua më 18 nëntor 1943, në postin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës Popullore, institucioni që kontrollonte median e propagandën gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste. Në mes të qershorit 1944 kur ra qeveria e Rexhep Mitrovicës ai dha dorëheqjen duke mbetur i angazhuar vetëm në gazetari. Në dhjetor të vitit 1944, kur kishin ardhur në pushtet komunistët Dr. Xhelal Mitrovica u arratis në fshehtësi jashtë Shqipërisë me një pjesë të ish-ministrave dhe zyrtarëve të lartë që kishin shërbyer në kohën e pushtimit gjerman. Nuk e ndërpreu aktivitetin publicistik dhe patriotik derisa vdiq në ekzil më 1974. (14) Roberto Maroco dela Roka, Kombësia dhe feja në Shqipëri, 1920-1944, shtëpia botuese “Elena Gjika”, Tiranë, 1994, faqe 249-250. (15) Përpara këtij angazhimi, Akile Tasi e nisi publicistikën që në fillim të viteve ’20 të shekullit të kaluar, si bashkëpunëtor i Faik Konicës në SHBA për botimin e revistës Bota e re dhe gazetave Dielli e Purteka. Në kohën e mbretërisë së Ahmet Zogut u emërua si zëvendësdrejtor i Bibliotekës dhe Muzeut Kombëtar. Pas qëndrimit në hije gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste ai u riaktivizua duke marrë drejtimin e gazetës kryesore zyrtare që botohej në Shqipëri, Kombi. Akile Tasi, ishte anëtar i parlamentit, si përfaqësues i Gjirokastrës dhe pjesë e qeverisë së tretë të kohës së pushtimit nazist gjerman, me kryeministër Ibrahim Biçakçiun, ku mori portofolin e ministrit të Kulturës Popullore. (13)
46
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
e plotë të nazistëve gjermanë. Qysh me kapitullimin e Italisë fashiste, gazeta kundërshtare e pushtimit fashist italian, Zëri i Popullit e paralajëmëroi mbylljen e Tomorit, duke e përshkruar këtë si “një ngjarje të zakonshme dhe krejtësisht të pritshme” (16) dhe kjo me arsyen se në kushtet e reja kishte “kapitulluar” dhe roli i tij në Shqipëri. “Tomori e mbaroi misionin e tij. Por vjen pyetja, po atëhere ku i famshmi ‘Komitet Ekzekutiv’ do të shpalli fitoret që po korrin trupat lavdiplotë naziste në Frontin e Lindjes e në frontet e tjerë?. Me çfarë mjeti do të mundohen të bindin popullin, i cili e ka zgjedhur rrugën e tij: luftë kujdo që shkel truallin, që t’i shmanget luftës kundër trupave çlirimtare naziste? Me një organ të tyre. E thjeshtë.” (17) Gazeta në krah të kokës së saj kishte një postulat nga njëri prej kolosëve gjermanë të letrave, Gëtes: “Qëndro besnik i vetvetes”. Dhe faqja e parë e numrit të parë jo pa qëllim kishte një titull të madh domethënës: “Rroftë Shqipëria e lirë!” që nënkuptonte një çlirim të vendit nga ardhja e gjermanëve, dhe jo vetëm kaq, ndër vendimet e para të Komitetit Ekzekutiv Provizor ishte rishpallja e pavarësisë së Shqipërisë. Drejtori i gazetës Akile Tasi në kryeartikullin “Të kthehemi në vetvete” shfaqte ndjenjën lehtësuese që duhet të kishte çdo shqiptar në këto kohë pas largimit të fashistëve italianë. “Këto katër vjet pushtimi të huaj kanë qënë për popullin shqiptar një periudhë e mërzitshme dhe shkatërrimtare, në një anë internime dhe burgosje, në anën tjetër djegie e plaçkitje. Një popull i vogël, por i njohur për fisnikëri e burrëri e ka parë veten të përbuzur dhe të prekur në sedrën kombëtare”. (18) Sipas autorit gjithsesi situata e brendshme politike në vend ishte “kaotike, a të paktën e vështirë, në të cilën po vihen në provë të rëndë fuqitë shpirtnore të Kombit”. (19) Për të krijuar një imazh pozitiv dhe për të shprehur domosdoshmërinë për prezencën e nazistëve gjermanë në Shqipëri, Zëri i Popullit, shtator 1943, faqe 13. po aty (18) Kombi, datë 19 shtator 1943, faqe 1. (19) po aty (16) (17)
47
Arben MUKA
Kombi i mëshoi fort kritikave dhe akuzave për paraardhësit e tyre duke i vizatuar më shumë se katër vite që kaluan me nota të zymta, si në një skëterrë dhe kaotizëm ekstrem. Në shënjestër ishte dhe sistemi i rrushfeteve, rrogave e shpërblimeve të majme, ndërhyrjet që bëheshin në administratë e insitucione nga këshilltarët italianë, ngarkesat e tepruara me mësimin e gjuhëve italisht e latinisht në shkolla etj. Kështu në artikullin bilanc “Prill 1939 – shtator 1943” shkruhej mes të tjerave se: “Kjo periudhë shkatërruese shkaktoi pezmatimin e gjithë shpirtërave të popullit. Çka nuk u bë në këto katër vjet! Poshtërimi i racës të një populli më të vjetër të Europës. Përbuzje e zakoneve të shëndosha që kanë patur admirimin dhe lakmimin e botës së qytetëruar.” (20) Historia përsëritet. Në një vend të varfër si Shqipëria në vitet ’40 të shekullit të kaluar, refrene të tilla mediatike për “sistem (20)
Kombi, datë 23 shtator 1943, faqe 4.
48
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
të rrushfeteve, rrogave e shpërblimeve të majme”, bënin efekt të jashtëzakonshëm duke krijuar pakënaqësi dhe urrejtje tek popullata. Thuajse në të njëjtën mënyrë në momentet e para të pushtimit të Shqipërisë në prill të vitit 1939 fashistët italianë kishin nxitur në media artikuj dhe analiza që nxirrnin në pah korrupsionin dhe abuzimet e mëdha financiare në rradhët e administratës së lartë të kohës së Ahmet Zogut, si një nga argumentet bindës për ndërhyrjen ushtarake në vend. “Gjatë 15 vjetëve regjimi zogist, gjendja e mjerueshme që vuante vendi, viktimë e abuzimeve të disa njerëzve që i ishin ngjitur pushtetit duke thithur pa asnjë mëshirë të gjithë burimet me qëllim të vetëm që të pasuroheshin, kishte krijue ndër shqiptarët një dëshpërim dhe një lëshim që e mbyste çdo frymë iniciative” (21) – shkruante 10 ditë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste gazeta Drita. Krahas anatemimit të italianëve, media zyrtare e lavdëronte prezencën e ushtrisë gjermane në Shqipëri duke e parë këtë si një faktor sigurie për kombin shqiptar. “Gjermania për ne nuk paraqet rrezik kombëtar. Populli gjerman nuk është aspak i rrezikshëm për popullin shqiptar, pse është larg dhe asnjë kufi, ose interes ekonomik, gjeografik, ose të çdo karakteri tjetër nuk na lidh me Gjermaninë. Me Gjermaninë deri më sot na ka lidh Vjena, si qendër e studentëve shqiptarë dhe pastaj politika e vjetër austriake, e cila anonte për një Shqipëri të fortë e sa më të madhe që ta kishte si kartë me vlerë kundra pansllavizmit, ose panelenizmit në Ballkan.” (22) Në një analizë që bënte Bashkimi i Kombit pas afër 4 muaj nga pushtimi i Shqipërisë dilte në pah se gjithë fryma e ndalesës së nazistëve gjermanë ishte miqësore dhe e detyruar prej nevojave të luftës. “Ajo donte me gjithë zemër të mirën dhe të mbarën për gjithë shqiptarët, të cilët dëshironte t’i shihte përjetësisht të bashkuar, nën hijen e simbolit të Skënderbeut, të bashkuar brenda kufijve etnikë, që vetë natyra dhe historia ia kanë caktuar historikisht. (21) (22)
Drita, datë 18 prill 1939, faqe 1. Kombi, datë 30 shtator 1943, faqe 1.
49
Arben MUKA
Mirënjohja e krejt kombit shqiptar është për Gjermaninë që i ka dalë zot gjithmonë kombit dhe tokës tonë.” (23) Prezenca e dobishme e ushtrisë gjermane në Shqipëri ishte pjesë dhe e thirrjeve që lëshonte përmes gazetave dhe Radio Tiranës komanda e lartë e trupave të saj. “Ushtritë gjermane kanë ardhë vetëm për të mbrojtur vendin tuaj nga një okupim anglez. Mbi ardhmërinë politike dhe shtetërore të vendit do të vendosë vetë populli shqiptar. Gjermania nuk don kurrgjë nga Shqipëria. I vetmi rrezik që kërcënon sot Shqipërinë është bolshevizmi. Dëboni sa më parë komunistët. Këta ju shkatërrojnë familjen, zakonet tuaja dhe janë një rrezik për plang e për shtëpi. Këta ju çojnë në skllavërinë e Bashkimit Sovjetik çifut dhe ju sjellin mjerimin e urisë.”(24) Por përfaqësuesit e Frontit Nacionalçlirimtar propagandonin një optikë të ndryshme lidhur me zhvillimet në Shqipëri, për rolin e gjermanëve dhe strukturave të pushtetit që ata krijuan. Në një komunikatë që botohej në buletinin e gazetës Bashkimi në fund të muajit shtator 1943 shkruhej: “Na u mblodhën këta demagogë të falimentuar, me stilin e tyre nazist, na përpiluan një plan të politikës së tyre, të frymëzuar pikë për pikë nga delegatët zyrtarë të Sulltan Hitlerit. E ç’na thotë ky plan i dërguar prej Berlinit, me pako rekomande, dhe që është i barabartë me plikon rekomande të dërguar 4 vjet më parë nga Roma: ‘Indipendencë, liri’. Shumë bukur! Këtë kërkon populli shqiptar, por mos pandehni se ja dhatë. Neve kemi lirinë tonë për të luftuar okupatorin gjerman, megjithëse kjo liri e jona është e rrezikshme për ju, o nënagjentë besnikë të agjentit kryesor Gëbels.”(25) Grupimi nacionalist që ishte bashkuar në Lëvizjen e Legalitetit, bënte një propagandë ku predikohej një orientim tjetër i formës së regjimit. Duke qenë një subjekt politik promonarkik, Legaliteti nëpërmjet gazetës Atdheu, thurte lavde për një kohë të shkuar, Bashkimi i Kombit, datë 23 janar 1944, faqe 1. Kombi, datë 28 shtator 1943, faqe 1. (25) Bashkimi dhe buletinet e tij (1943 -1944), volumi II, faqe 229. (23) (24)
50
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
për gati një dekadë kur Shqipëria ishte në “erën e Legalitetit”, nën Mbretërinë shqiptare të Ahmet Zogut; për atë që përshkruhej plot nostalgji si stabiliteti i shtetit shqiptar, për përfaqësimin dinjitoz të tij dhe rolin në arenën ndërkombëtare, për kuadrin legjislativ, rendin dhe sigurinë etj. Dhe pikërisht këtu Legalistët shikonin shpëtimin e Shqipërisë: tek kthimi i Mbretërisë. “Shqipëria para kaosit dhe anarshisë. Shpëtimtar i saj Zog I-rë” titullohej një artikull kryesor në numrin e parë të Atdheut, ku shprehej bindje e plotë se vetëm një rikthim i Mbretërisë “do ta nxjerrë vendin nga konfuzioni dhe nga anarshia shpitërore dhe lëndore; vetëm Ai do ta disiplinojë shqiptarin e shpërndarë, rreth Flamurit Kombëtar; vetëm Ai di dhe mundet t’i sigurojë vendit dhe Kombit lirinë dhe pamvarësinë e vërtetë.” (26) Duke ecur në këtë linjë dhe duke iu referuar kapitullimit të Italisë fashiste në artikull aludohet se rikthimi është i sigurtë. “Pas një periudhe prej disa vjetëve i ra pika më e madhe sunduesit barbar! Këtë dështim e kish parashikuar Mbreti i Ynë. Populli menjëherë kujton fjalët e Mbretit të vet: ‘Do të kthehem!’ fjalë që sigurojnë ekzistencën tonë dhe po e pret Shpëtimtarin e Kombit dhe është gati për marshin drejt objektivit që do t’i shënohet nga Prijësi i Tij.” (27) Megjithëse kjo është botuar më shumë se 5 javë pas mbërritjes së trupave të nazistëve gjermane në Shqipëri, shigjetat kritike janë drejtuar vetëm kundër fashistëve italianë, të cilët “nuk lanë mjet pa mos përdorur që të zhduknin gjurmën e Shqiptarizmës, me forcë, me privilegje, me internime, burgime, varje, vrasje…” (28) Qëndrimi i Atdheut, ashtu si dhe Legalitetit në javët e para të pushtimit gjerman kishte nota përmbajtjeje. Nuk atakohej akti i okupacionit, por gjithsesi ndihej një lloj efekti që kishte bërë afrimi i ushtarakëve të misionit britanik në Shqipëri me përfaqësuesit e Legalitetit. Kjo dukej dhe në numrin e dytë të Atdheut, ku në krye të faqes së parë ishte një deklarim i kryeministrit Churchill për qëndrimin e Britanisë së Madhe ndaj Atdheu, datë 12 tetor 1943, faqe 2. po aty (28) po aty (26) (27)
51
Arben MUKA
Shqipërisë, për vlerësimet e tij që “mijëra atdhetarë shqiptarë po luftojnë nëpër të gjitha anët e Shqipërisë. Britania e Madhe dëshiron ta shohë Shqipërinë të liruar nga zgjedha e Boshtit.” (29) . Autoritetet gjermane nuk do ta kenë pritur mirë publikimin e kësaj deklarate që bëhej nga njëri prej strategëve të Aleancës Antifashiste, kur nuk ishte censuruar as dhe qëndrimi i hapur i tij kundër aksionit të ushtrisë gjermane në territorin e Shqipërisë dhe mënyrës sesi justifikohej kjo. “Pavarësia e shpallur kaq herë prej Boshtit nuk ka qënë veçse një mashtrim mizor”. (30) Media zyrtare kishte bërë pjesë të axhendës së saj dhe trajtimin sistematik të çështjes së afrimit në administratë të sa më shumë intelektualëve, si një garanci për të kapërcyer problemet komplekse me të cilat përballej vendi. Në një kryetartikull me titull “Detyra e intelektualëve shqiptarë sot” theksohej se: “Intelektualët shqiptarë gjer sot të ndjekur, të internuar, të përbuzur, të lënë në pjesën më të madhe të tyre në mizerje ekonomike me qëllim diskretitimi, ose të mashtruar e të gënjyer nga propaganda e huaj, ndoshta dhe të korruptuar deri diku me të holla për t’u përdorur për qëllime antikombëtare, sot pa dallim, Atdheu i thërret të bashkohen e të veprojnë. S’ka kohë për hezitim.” (31) Në një kryeartikull po të Kombit me thirrje të hapur “Kërkohen njerëz”, vihej në dukje se shkaku i mbajtjes larg të njerëzve të ditur dhe të mirëarsimuar nga administrata dhe drejtimi i shtetit ishte një mangësi serioze e regjimit pushtues italian. “Jemi në pragun e rikrijimit, a së paku të riorganizimit të shtetit. I madh e i vogël e ka marrë vesh tani se gjatë këtyre katër vjetëve të kaluara jeta jonë kombëtare dhe në mënyrë të veçantë jeta jonë shtetërore u paralizua se pse ashtu e desh interesi i të huajit ta mbante vendin të okupuar.” (32) Dhe më tej vijohej: “Është nevojë imperative që çdo shqiptar, i cili ka formuar bindjen për këtë bashkim të dalë sheshit e të bashkëpunojë drejt për drejt me qeverinë në të cilën duhet të treten të gjithë elementët konstruktive të vendit. E mira, ose e Atdheu, datë 20 tetor 1943, faqe 1. po aty (31) Kombi, datë 20 nëntor 1943, faqe 1. (32) po aty (29) (30)
52
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
keqja, turpi ose nderi të na gjejnë të gjithë së bashku. Përndryshe më qafë paçim veten.” (33) Një tjetër pikë kryesore e angazhimit të propagandës zyrtare për ta paraqitur mbërritjen e Gjermanisë naziste si shpëtimtare të Shqipërisë ishte dhe trajtimi i çështjes së Kosovës. Për gjermanët jo vetëm që do të ruhej Shqipëria e Madhe, sipas konceptit të italianëve, por ajo do të zgjerohej edhe më shumë, duke përfshirë Mitrovicën dhe territore të tjera. Ky objektiv i tyre ngacmonte sedrën dhe emocionet kombëtare të shumë shqiptarëve, sidomos të atyre që jetonin nën regjimin serb. Paralel me zhvillimet politike në Tiranë ku “u rishpall pavarësia e Shqipërisë” dhe po ngriheshin “institucionet e shtetit shqiptar”, në qytetin e Prizrenit në Kosovë nga data 16 deri më 20 shtator 1943 zhvilloi punimet me mbështetjen e gjermanëve Kuvendi për themelimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, një “organizatë politike e ushtarake, e cila do të luftonte për krijimin e Shqipërisë etnike” (34) me misionin kryesor shprehjen e vullnetit të popullit për të deklaruar bashkimin e viseve shqiptare të Kosovës, të Dibrës dhe Sanxhakut me Shqipërinë. Lidhja e Dytë e Prizrenit doli në skenë si vijuese e frymës së Kuvendit të Parë të Lidhjes së Prizrenit që ishte mbajtur 65 vite më parë e që konsiderohej si një nga ngjarjet më të rëndësishme në rrugën e autonomisë dhe të shtetformimit për shqiptarët. Për të treguar një shenjë konkrete se ishin në favor të trajtimit me seriozitet të çështjes së Shqipërisë etnike, gjermanët pas negociatave paraprake afruan në institucionet e reja që krijuan dhe mjaft personalitete të jetës kosovare. Mes tyre ishin dhe dy figurat kryesore të qeverisë që u krijua pas okupacionit, kryeministri Rexhep Mitrovica (që ishte dhe kryetari i organizatës Lidhja e Dytë e Prizrenit) e ministri i Brendshëm Xhafer Deva, si dhe kryesuesi i Komitetit Ekzekutiv, Bedri Pejani. Në një intervistë që dha në fund të shtatorit 1943 në Radio (33) (34)
Kombi, datë 3 tetor 1943, faqe 1. Muhamet Shatri, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, 1941 – 1945, Tiranë 1997, faqe 152.
53
Arben MUKA
Tirana, njëri prej anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të Përkohshëm, Eqerem Telhaj, tha se çështjen e Kosovës e “kemi në krye të gjithë problemeve tona. Një Shqipëri pa Kosovë s’mund të jetojë, një Shqipëri me kufijt e 1913-s s’ka asnjë kuptim dhe asnjë konditë jete. Një Shqipëri pa Kosovë është si një trup pa krye dhe pa krahë, që shpejt a vonë, për një arsye ose për një tjetër do të hidhet fatalisht me krahun e më të madhit, ose më të voglit prej fqinjëve të vet.” (35) Por për këtë prononcim të Eqrem Telhaj reagoi më pas gazeta Zëri i Popullit, sipas së cilës, Kosova është një pikë delikate “ku janë bazuar përgjithësisht ata që e kanë frikë luftën kundër okupatorit dhe veçanërisht ata që kanë dashur t’i legalizojnë si vepra patriotike masakrat që i kanë bërë, bashkë me okupatorin, popullit dhe rinisë heroike shqiptare. ‘Çlirimin’ e Kosovës, që bash kolegët e Eqrem Telhajt në Komitetin Ekzekutiv, si Bedri Beu (Pejani – AM), me shokë, na e kishën bërë gjer dje si një të ‘vërtetë’ që s’e luante topi, Eqremi na e cilësoi si një gënjeshtër të madhe italo –fashiste.”(36)
(35) (36)
Kombi, datë 28 shtator 1943, faqe 1. Zëri i Popullit dhe buletinet e tij, (1942 -1944), volumi II, faqe 343.
54
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
3
Mbështetje dhe kundërshti mediatike për administratën kukull gjatë okupacionit
Kabineti i kryeministrit Rexhep Mitrovica angazhohet për reforma urgjente shoqërore dhe ekonomike.
Goditjet e artilerisë në ndërtesën ku ishte mbledhur Asambleja Kushtetuese nxorrën në pah domosdoshmërinë e rivendosjes së rendit e qetësisë.
Bashkimi i Kombit: “Në veprim pra, të mendojmë se një ditë terrori, siguron dhjetë vjet qetësi.”
Zëri i Popullit: “Terrori nuk e tremb Partinë Komuniste. Ajo u ka qëndrue burrërisht të gjitha vuajtjeve, të gjitha krimeve dhe është forcuar në luftë kundra tyre.”
Për Legalistët e Abaz Kupit zgjidhjet e problemeve me të cilat përballej Shqipëria merrnin udhë vetëm me rivendosjen e regjimit monarkik. 55
Arben MUKA
D
uke ndjekur ritmin e përshpejtuar të ndërtimit të institucioneve të shtetit kukull shqiptar, si dhe duke përdorur një formulë hibride përfaqësimi, gjermanët nxitën mbledhjen në mes të tetorit 1943 të Asamblesë Kushtetuese, që kishte barrën e marrjes së një pakete vendimesh shumë të rëndësishme për të bërë fakt ndarjen nga periudha e pushtimit italian dhe për t’i hapur rrugë ndërtimit të një Shqipërie sipas konceptit gjerman. Dy vendimet më kryesore të marra me nxitim dhe padurim nga pushtuesit ishin krijimi i Këshillit të Lartë të Regjencës, dhe kabinetit qeveritar. Po t’i hidhej një sy përbërjes së tyre dallohej qartë përfaqësimi me proporcion gati laboratorik në nivel krahinor dhe besimi fetar. Në krye të Këshillit të Lartë u emërua një figurë shumë e njohur në jetën politike shqiptare, Mehdi Frashëri, një ish-student në Austri dhe që në vitin 1936 kishte arritur majën e karrierës duke u bërë kryeministër i Shqipërisë. Në ditën e pushtimit fashist italian, në një kohë që pati një rezistencë mjaft spontane dhe të zbehtë shqiptare për të ndalur zbarkimin e trupave italiane, Mehdi Frashëri dhe një grup intelektualësh përgatitën dhe përkthyen në disa gjuhë të huaja fjalime dhe thirrje patriotike, të cilat ia përcollën opinionit brenda dhe jashtë vendit dhe ku dënohej e kundërshtohej me forcë akti i pushtimit të Shqipërisë, që cënonte pavarësinë dhe integritetin e vendit. Ky qëndrim i kushtoi më pas ish-kryeministrit internimin në Itali. Gjermanët me rikthimin e Frashërit në Shqipëri parapëlqyen që ai të ishte dhe kryeministër. Por për një 71 vjeçar që kishte provuar dhe disa vite internimi kjo ishte një ngarkesë e papërballueshme politiko-burokratike. Kryeministër i qeverisë kukull u zgjodh Rexhep Mitrovica, (1) në një kabinet ku merrnin pjesë ministra 56
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
kosovarë dhe që i plotësoi disa portofole ministrore pas më shumë se tre muajsh. Me këtë akt pushoi së funksionuari dhe Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm, që ishte zgjedhur më 14 shtator 1943. Asambleja Kushtetuese miratoi një varg ligjesh të tjera që rrëzuan shumë ligje, vendime dhe dekrete të periudhës së pushtimit italian; miratoi kuadrin e nevojshëm ligjor për rregullimin e marrëdhënieve mes institucioneve shtetërore dhe autoriteteve të ushtrisë gjermane të dislokuar në Shqipëri, (një aspekt që mbeti i mjegulluar dhe që jo pak herë më pas shkaktoi fërkime deri dhe mosmarrëveshje mes të dyja palëve); për organizimin e strukturave ushtarake shqiptare etj. “Tani kur vendi doli nga një okupacion shtypës katërvjeçar prej të huajve, nevoja e reformave shoqërore dhe ekonomike ndihet edhe më e madhe, më urgjente.” (2) Për shkak të kushteve të luftës Asambleja Kushtetuese ia delegoi pushtetin legjislativ Këshillit të Lartë, i cili ishte dhe organi më i lartë përmbarues. Por në kohën kur filluan punimet e Asamblesë Kushtetuese më 18 tetor 1943, godina ku ishin asambleistët u sulmua me goditje artilerie nga forcat partizane, duke ndërprerë dhe shtyrë axhendën, si dhe duke alarmuar autoritetet gjermane. Kjo ngjarje dukej si një sinjal i qartë se ligjet dhe institucionet që diskutoheshin e votoheshin aty nuk kishin pëlqimin e miratimin e asaj pjese të popullatës që simpatizonte komunistët dhe luftën nacionalçlirimtare. Ky ishte gjithashtu dhe treguesi se një ndër sfidat më të rëndësishme të qeverisë së porsakrijuar të Rexhep Mitrovicës dhe komandës së trupave gjermane në Shqipëri ishte (1)
(2)
I diplomuar në Vjenë më 1916 për shkencat pedagogjike kur ishte 27 vjeç. Si një nga përfaqësuesit e Kosovës në aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, Rexhep Mitrovica ka patur një angazhim të madh patriotik, si dhe një karrierë të pasur politike: deputet i Pejës dhe Gjakovës në parlamentin shqiptar, ministër i arsimit, drejtues i organizatës “Lidhja Popullore Shqiptare” në Mitrovicë, bashkëthemelues dhe kryetari i parë i Komitetit Qendror të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, për t’u ngjitur atë vjeshtë të vitit 1943 në postin e kryeministrit të parë të Shqipërisë, në kohën e pushtimit të saj nga Gjermania naziste. Rexhep Mitrovica ishte dhe bashkëpunëtor i ngushtë i gazetës Kosova, duke publikuar në të artikuj me natyrë historike. Bashkimi i Kombit, datë 12 janar 1944, faqe 1.
57
Arben MUKA
përballja me formacionet partizane që ishin prezente në rajone të ndryshme të vendit. Ultimatumet dhe afatet kohore që kishin përcaktuar gjermanët sapo shkelën në Shqipëri për çarmatosjen dhe mbrapsjen e grupeve që kundërshtonin pushtimin duke sulmuar efektivat e tyre kishte dhënë rezultate minimale, ndaj dhe ishte urgjente rivendosja e rendit dhe sigurisë në mjaft territore, veçanërisht në pjesën jugore dhe qendrore të vendit. Në përmbushjen e këtij objektivi një rol aktiv do të luanin dhe mjetet e propagandës proqeveritare. Gazeta kryesore Bashkimi i Kombit nga dita në ditë forconte notat e kërcënimeve ndaj atyre që
i kundërviheshin trupave gjermane dhe institucioneve. Në artikuj të dukshëm të gazetës shprehej hapur urrejtja, dhe njëkohësisht dëshira për të ndëshkuar të gjithë ata që ishin shpallur në mbështetje të forcave Aleate Antifashiste, që me çdo mjet e mënyrë pengonin e minonin punën e qeverisë. “Këta shushunja të shoqërisë duhet të zhduken, këta parazita duhet të vriten si tradhëtarë të dyfishtë: tradhëtuan Jakomonin, që i ngopi me pare, po tradhëtojnë 58
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
shtetin shqiptar që bujarisht po i duron ende. Qeveria ka një detyrë tjetër, përveç vënies së qetësisë dhe sigurimit të jetës kombëtare: Atë që t’iu falë nga një plumb këtyre tradhëtarëve.”(3) Në analizat që bëheshin për situatën e përplasjeve të armatosura jepeshin dhe tipare të reja për ata që kishin ngritur armët kundër gjermanëve dhe qeverisë, duke bërë një krahasim në qëndrimin e tyre në dy kohë të ndryshme. “Nuk jemi më në kohën e regjimit italian kur lëvizja komuniste vepronte nën maskën e nacionalizmit, duke gënjyer botën shqiptare, duke përfituar nga ndihma e saj, duke e shtrirë propagandën e vet në sajë të dashamirësisë nacionaliste; sot jemi ndër komunista terrorista nga një anë, nacionalista nga ana tjetër. S’kemi si gënjejmë njeri - tjetrin. Kush do të ketë më tepër fuqi do të fitojë.”(4) Rezistenca e armatosur i kishte vënë në pozitë të vështirë forcat gjermane, duke i detyruar të shtojnë edhe më shumë operacionet e luftimit dhe ndëshkimit në shkallë të gjerë. Krahas goditjeve kundër forcave partizane, në shënjestër ishin dhe civilët që dyshoheshin se bashkëpunonin ose ndihmonin grupet e rezistencës. Dhe për ta kishte ndëshkime individuale ose kolektive. Njëri prej tyre ishte më 4 shkurt 1944 në kryeqytet, kur u ekzekutuan 84 qytetarë. Gazeta Bashkimi i Kombit që shpërndahej po atë ditë në agimin e së cilës kishte ndodhur kjo masakër kishte kryeartikullin me titull: “Gjaku do gjak”. Në të mes të tjerave thuhej: “Gjaku don gjak! Terrori don terror! Nuk rimëkëmbet shteti shqiptar as me gjyqe dhe as me anketa, apo me këshilla. Shteti shqiptar mund t’i kapërcejë këto faza kritike vetëm duke përdorë shpatën.”(5) Dhe mbyllja e kryeartikullit e rriste dozën e hakmarrjes nëpërmjet një thirrjeje të hapur: “Në veprim pra, të mendojmë se një ditë terrori, siguron dhjetë vjet qetësi.” (6) Por një muaj më vonë gazeta Bashkimi i Kombit në një artikull kryesor të shkruar nga Kristo Floqi, (7) me titull: “Më mirë vonë se kurrë” notat ishin më të moderuara dhe më diplomatike, duke (3) (4) (5) (6)
Bashkimi i Kombit, datë 16 janar 1944, faqe 2. Bashkimi i Kombit, datë 30 janar 1944, faqe 1. Bashkimi i Kombit, datë 4 shkurt 1944, faqe 1. po aty
59
Arben MUKA
hyrë dhe në shtjellime psikologjike kur flitej për rezistencën e armatosur. Autori i përshkruante reagimet me pushkë të një pjese të popullatës si një çudi shqiptare: “Shqiptari mundohet ta hedhë njerën zgjedhë, që të futet në një zgjedhë tjetër. Çporr armikun okupator që të bjerë në një tjetër, ose në qoftë se nuk bie prapë nën zgjedhën e huaj duke parë se sundimin e vendit e merr një shqiptar, ky fillon pas pak kohe të mërzitet dhe menjëherë vë ndër mend ta çporrë dhe sunduesin e vet, administruesin shqiptar. Është vënë re se atëhere fillojnë e dalin në shesh ambicie personale dhe sundimtari shqiptar, sado i mirë qoftë i duket popullit si mizor, si gjakpirës etj., dhe menjeherë mendimet e tij japin e marrin se si duhet ta çporrë qafe edhe këtë, paçka se vjen një tjetër i huaj në vend të tij.” (8) Autori pas shqetësimit që shpreh për “skenat e tmerrshme të vëllavrasjeve”, veçanërisht në jug të vendit, bën thirrjen e bashkimit dhe të paqes. Ai ka një dozë shumë më të zbutur për ata që luftojnë duke shpresuar “se vëllezërit tonë, fëmijët tonë, fisi jonë do të kthehen sa më shpejt prej maleve ku jetuan kaq vjet pa një farë shprese, e ku mund të rrezikonin dhe veten e tyre. Qeveria, ne të gjithë, duhet të bëjmë detyrën tonë faqe këtyre; dhe detyra jonë është t’i harrojmë të gjitha të shkuarat e të mendohemi se si duhet të shpëtojmë.” (9) Por vendimet e Asamblesë Kushtetuese dhe procesi i ndërtimit të administratës shqiptare dhe performanca e saj u shënjestruan dhe në mjetet propagandistike, të cilat ishin nën kontrollin e (7)
(8) (9)
Ish-ministër i kulturës në fund të vitit 1920, në kabinetin e kryeministrit Iliaz Vrioni. Ka lindur në Korçë më 24 maj 1872. Studimet e larta i kreu në Athinë për drejtësi. Kristo Floqi deri në moshën 33 vjeçare punoi si jurist, kur dhe emigroi jashtë vendit. Në Boston të SHBA-ve ai u angazhua me botimin e javores Dielli dhe më pas udhëhoqi botimin në Nju Jork të javores tjetër Zëri i Popullit. Pas kthimit në atdhe Kristo Floqi nisi një bashkëpunim të ngushtë me Përlindja e Shqipërisë, gazetë pro qeverisë së Vlorës. Shkroi dhe për revistat Arbëria dhe Agimi, kjo e fundit botohej në Shkodër, si organ i shoqërisë “Vllaznia”, më 1919. Ai ishte aktiv në gazetën Indipendenca shqiptare, që nisi të shtypet në fillim të vitit 1925. Me Bashkimin e Kombit bashkëpunimin e nisi që në numrin e parë të saj. Bashkimi i Kombit, datë 4 mars 1944, faqe 1. po aty
60
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
komunistëve. Buletini i Këshillit Nacionalçlirimtar të Tiranës shkruante se Asambleja duhej të protestonte kundër pushtimit të vendit nga ushtarët gjermanë. “Kjo punë nuk u bë, pse njerëzit e grumbulluem në atë Asamble nuk përfaqësojshin vullnetin e popullit shqiptar, por përbajshin një tufë politikanësh të falimentuar, dallaveraxhinjsh, intrigantësh, arrivistash, agjentësh të Gestapos, hitlerianësh të tërbuar… Kështu që ndërsa Asambleja e prillit (1939) i fali kurorën e Skënderbeut Viktor Emanuelit, Asambleja e Tetorit, (1943 – AM) në heshtjen e vet, legalizoi okupacionin ushtarak gjerman.” (10) Ky arsyetim në Buletin lidhej dhe me aktin e goditjes që iu bë godinës ku mbaheshin punimet e Asamblesë. “Por atë që s’bani Asambleja e bani populli shqiptar me topin që hodhi më 18 tetor në ora 10 kundër pallatit ku ajo ishte mbledhë. Topi i hedhur atë ditë është protesta solemne që populli shqiptar ka bërë para gjithë botës, kundër Asamblesë së mbledhur prej agjentëve të Raihut të Madh Gjerman, kundër (10)
Bashkimi dhe buletinet e tij, (1943 – 1944), volumi II, faqe 312.
61
Arben MUKA
vullnetit të tij.” (11) Një qëndrim shumë kritik mbajti Zëri i Popullit për përbërjen e kabinetit të Rexhep Mitrovicës që u votëbesua nga Asambleja Kushtetuese. Më shumë portretizoheshin duke nxjerrë në pah negativitete nga e shkuara për ministrat e kabinetit te tij, duke e etiketuar qeverinë me një përbërje ku ishin “elementët më servilë e të degjeneruar të shqiptarizmës.” (12) “U formua me kryeministër Rexhep Mitrovicën, që hante qetësisht thelat fashiste kur fashistët therrnin foshnjat e Bihorit, më Xhafer Devën që ka marrë më qafë me mijëra kosovarë për të rritur karrierën e tij me trupat SS të Adolf Hitlerit, me Sokrat Dodbibën, funksionar mumje i çdo regjimi, me Qazim Bllacën, një nga emisarët e fashizmit në Kosovë, me Ago Again, miku i besuar i komendador Rokos, prefekt i Hitlerit në Mitrovicë, armik i deklaruar i luftës që i bënte populli ynë fashizmit italian, dhe me fytyra të egra të këtilla që kanë kullotur shumë në grazhdin gjerman…” (13) Në vëmendje të propagandës kundër pushtimit ishin dhe aspekte të veçanta të programit dhe aktivitetit qeveritar: u kritikuan marrëveshja ekonomike mes Shqipërisë e Gjermanisë që u arrit në fund të nëntorit 1943, pas 40 ditë bisedimesh dhe që vlerësohej si inferiore për palën shqiptare; u shikua plot mosbesim e demagogji procesi i reformës agrare, u cilësua si antikombëtar riorganizimi i forcave të ushtrisë shqiptare etj. Në hapësirat mediatike dhe propagandistike të shpallura kundër pushtimit të nazistëve gjermanë nuk humbej rasti që të lëvdohej angazhimi dhe sakrificat e mëdha që bënin komunistët dhe strukturat e tyre në përfshirjen me armë në dorë kundër regjimit. “Terrori nuk e tremb Partinë Komuniste. Ajo u ka qëndrue burrërisht të gjitha vuajtjeve, të gjitha krimeve dhe është forcuar në luftë kundra tyre. Populli shqiptar e ka parë se si lufton Partia Komuniste dhe e ka ndjekë në luftë.” (14) (11) (12) (13)
po aty Zëri të Popullit dhe buletinet e tij, (1942 – 1944), volumi II, faqe 370. po aty
62
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
Situatën e krijuar në Shqipëri pas ndërtimit të institucioneve shtetërore, propaganda e Legalitetit e gjykonte nga pozitat e veta duke i mëshuar zgjidhjes së rivendosjes së një regjimi monarkik. Një pozicion që vendoste dy kushte paralele, qeverisje nga shqiptarët, por dhe luftë kundër pushtuesve. “Populli shqiptar për me pasë mundësi me jetue normalisht duhet me qënë i lirë. Për këtë qëllim është e domosdoshme që Shqipëria të qeveriset vetëm prej shqiptarëve e të mos qëndrojë nën okupacion të huaj.
Kjo imponon luftën kundër okupatorit, cilidoqoftë ky. Por kjo nuk mjafton. Shqipëria duhet që të ketë dhe regjimin e dëshiruem prej popullit shqiptar. Deri më sot ky regjim asht ai i vendosun më 1 shtator 1928.” (15) Ndryshe nga ballistët që ishin të përfaqësuar në organet qeverisëse që u krijuan pas pushtimit gjerman, dhe normalisht shprehnin hapur mbështetjen totale ndaj tyre, legalistët e Abaz Kupit të shkëputur në fillim të vjeshtës së vitit 1943 nga bashkëpunimi me Frontin Nacionalçlirimtar dhe komunistët e (14) (15)
Zëri i Popullit, tetor 1943, faqe 17. Atdheu, datë 15 janar 1944, faqe 1.
63
Arben MUKA
Enver Hoxhës, në fazën e parë të pushtimit gjerman dukeshin se ishin në kërkim të pozicioneve të duhura politike. Kjo dhe për shkak të diferencës që kishin ata në ndërtimin dhe shtrirjen e strukturave të partisë në terren, krahasuar me komunistët dhe ballistët.
64
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
4
Lufta ideologjike dhe politike mes periodikëve që botonin komunistët e nacionalistët
Rivaliteti nuk ishte thjesht mospërputhje platformash e idesh, por një sprovë force e ashpër për pushtet që degjeneroi në ngritje të armëve mes tyre.
Garë e ethshme për të marrë në popull “tapinë” e heroit për kontributin dhe sakrificat në luftën ndaj fashistëve italianë.
Zëri i Popullit: “Organizata e Ballit Kombëtar, çerdhja e klikës më reaksionare që ka parë vendi ynë.”
Gazeta e Ballit: “Lufta që u nis kundër të huajit dhe që u zhvillua me aq lavdi u kthye në vjeshtën e 1943-së në luftë civile”.
Qëndrimet e skajshme për çështjen e Kosovës, dhe preferencat për bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtarë. 65
Arben MUKA
P
eriudha kohore nga fillimi i shtatorit të vitit 1943 dhe deri në fund të nëntorit 1944 nuk u karakterizua vetëm nga qëndrimet pro apo kundër vendosjes së trupave gjermane në territorin e Shqipërisë, pro apo kundër mënyrës sesi u ngritën e funksionuan institucionet zyrtare. Nuk ishin vetëm këto dy elementë që prodhuan konfrontime propagandistike dhe shkëmbime zjarri mes palëve të armatosura, që mendonin dhe vepronin ndryshe. E lidhur ngushtë me këtë realitet të kalimit të vendit nga njëri pushtim, ai i fashistëve italianë, tek pushtimi tjetër i nazistëve gjermanë, në mënyrë të hapur dhe me një përshkallëzim të shpejtë në rradhët e popullsisë, zhvillohej dhe një rivalitet që nuk ishte thjesht mospërputhje platformash të mendimeve e ideve, për të tashmen dhe perspektivën e Shqipërisë, por një sprovë force e ashpër për pushtet mes protagonistësh dhe njerëzish të thjeshtë që degjeneroi në ngritje të armëve të secilës palë kundër njëra-tjetrës. Komunistët dhe nacionalistët shqiptarë në kohën e pushtimit fashist italian megjithë dallimet programore dhe të nivelit të shtresave sociale, u ngritën mbi këto duke shfaqur një tipar të përbashkët: në kushtet e okupimit të vendit nga një ushtri e huaj, në humbjen e pavarësisë dhe rrugën drejt kolonizimit, të majtë e të djathtë treguan në tërësi një reagim të njëjtë, përfshirjen në luftën kundër pushtuesit. Përveç faktorëve ndërkombëtarë, ushtarakë e politikë në teatrot e mëdhenj të luftës, zemërimi e rezistenca popullore shumëngjyrëshe në Shqipëri, godiste në shpinë forcat e Boshtit dhe ndikoi në shkurtimin e ditëve të pushtimit në vend. Pas dështimit dhe prishjes së njëanshme të Marrëveshjes së Mukjes, u krijua një hendek shumë i madh mes komunistëve dhe ballistëve, një armiqësi dhe luftë e egër për pushtet. Kështu dallimeve të deriatëhershme, që kishin bazë tek përfaqësimi, konceptet e regjimit dhe ndërtimit të shtetit, mënyra e zgjidhjes së çështjes kombëtare, aleancat dhe prioritetet e vendit 66
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
në arenën ndërkombëtare; pas aktit të kapitullimit pa kushte të Italisë fashiste iu shtua dhe mosmarrëveshja për mënyrën sesi do të ndahej pushteti në Shqipërinë e pasluftës. Pjesë e këtij konfrontimi, ishte dhe gara e ethshme për të marrë sa më shumë merita për kontributin dhe sakrificat në luftën ndaj fashistëve italianë. Filloi të tregohet një histori e re me nota legjendare, me komandantë, drejtues e luftëtarë trima që mbi gjithçka kishin atdheun, për ta mbrojtur atë dhe me çmimin më të lartë, humbjen e jetëve njerëzore, për ta parë të lirë Shqipërinë nga këmba e pushtuesit. Në betejën për shpalljen e fitimtarëve dhe heronjve të luftës nuk mbetën mbrapa dhe nostalgjikët e regjimit monarkik, nacionalistët që po riorganizonin në fillim të vjeshtës së vitit 1943 Lëvizjen e Legalitetit, duke kujtuar me krenari qëndresën që iu kishte bërë italianëve në mëngjesin e 7 prillit 1939, simboli i tyre major Abaz Kupi. Secila palë, në të njëjtën kohë që “rrihte gjoksin” për veten, nuk harronte të “drejtonte gishtin” për të caktuar tradhëtarët dhe bashkëpunëtorët me fashistët italianë. Këtë kërleshje politike për të marrë në popull “tapinë” e heroit, me akuza dhe romuze të ndërsjella, planifikuesit e pushtimit të ri të Shqipërisë nuk e lanë pa e shfrytëzuar. Duke u mbështetur tek modeli i pushtimit “me qeverisje tërësisht shqiptare” ata ja nisën me negociata dhe kontakte të drejtpërdrejta për t’u afruar tek aleatë më të natyrshëm në spektrin politik të brendshëm, duke krehur e duke joshur ish-zyrtarë të lartë, intelektualë të njohur me besim dhe afeksion tek Gjermania, përfaqësues nga shtresa e pasur që nuk u kishte “ndritur” shumë në kohën e italianëve, nga ata që ishin të pakënaqur, ose më mirë akoma, nga ata që ishin përndjekur ose internuar nga kundërshtimi dhe mospajtimi për aktin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, por pa harruar dhe pragmatistët, që i “bënin hyzmetin” çdo padroni e eprori, mjaft vetëm të kapardisej në ndonje karrige pushteti. Edhe heshtja e Ballit Kombëtar për pushtimin e Shqipërisë nga Gjermania naziste pas 9 shtatorit 1943 u stigmatizua nga komunistët. Në dy numrat e Zërit të Popullit që u botuan në 67
Arben MUKA
muajt shtator dhe tetor të atij viti, në qendër të vëmendjes ishte nxjerrja në pah e heshtjes së Ballit Kombëtar ndaj asaj që ndodhte në Shqipëri, duke e konsideruar këtë si bashkëpunim të hapur me pushtuesit nazistë. Përveçse hidhnin romuze dhe shpotitej vetëmburrja dhe vetëlavdërimi i ballistëve në mediat e tyre për angazhimin heroik në luftën kundër pushtuesve fashistë italianë, hidheshin dhe akuza të drejtpërdrejta për krerët e Ballit, që nuk po bënin asnjë reagim publik mbi riokupimin e vendit. “Bashkë me popullin do t’a pyesim edhe ne pak Ballin Kombëtar se ç’mendon, dhe ajo që është ma me rëndësi se ç’po bën. Nuk lejohet sot një qëndrim ekuivok dhe sidomos ky qëndrim nuk i lejohet Ballit Kombëtar, i cili pretendon të punojë për lirinë e Shqipërisë. Balli Kombëtar duhet të mbajë një qëndrim të caktuar karshi kësaj situate; duhet të dënojë haptas me trakte okupacionin gjerman; duhet gjithashtu me shkrim të marrë pozita të qarta dhe të prera lufte të ashpër kundra Gjermanisë Hitleriane.” (1) Më poshtë po në të njëjtin artikull shkruhej se Balli Kombëtar “të hyjë në luftë me armë, në luftë të hapët, të ashpër dhe pa kondita kundër okupatorit hitlerian. Por Balli është larg kësaj pozite. Ne e kemi thënë me kohë që Balli është në pozita kompromisi dhe po shkon në pozita gjithnjë më të këqija.” (2) Një muaj më vonë Zëri i Popullit ishte më i drejtpërdrejtë në akuzën e kompromisit mes ballistëve dhe trupave gjermane. “Ska dyshim, Balli Kombëtar asht në kompromis me okupatorin gjerman. Jo vetëm asnji pushkë kundra tij, por dhe asnjë fjalë.” (3) Ndërsa në buletinin e gazetës Bashkimi në një komunikatë të luftës nacionalçlirimtare të po asaj periudhe jepej shembull konkret nga Berati, ku “Organizata e Ballit Kombëtar, çerdhja e klikës më reaksionare që ka parë vendi ynë, është munduar gjithnjë nën maskën e nacionalizmit, e me tertip më të përsosur nga ai i Mustafa Krujës, të realizojë përçarjen e popullit shqiptar. Mbasi nuk ia Zëri i Popullit, shtator 1943, faqe 1. po aty (3) Zëri i Popullit, tetor 1943, faqe 8. (1) (2)
68
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
doli në krye qëllimit tradhëtar të tij, Balli Kombëtar, filloi kohët e fundit një veprimtari më të gjerë dhe fare të hapët bashkëpunimi me okupatorin gjerman kundër Frontit Nacionalçlirimtar.” (4) Një akuzë tjetër që komunistët bënin për ballistët në faqet e Zërit të Popullit ishte etiketimi i tyre si përçarës të bashkimit kombëtar dhe sabotues të luftës nacionalçlirimtare. “Balli kombëtar kërkon të turbullojë ujët, të dali si qingj dhe të na qisi ne si ujk. Flet për bashkim kurse nuk ka ba veçse përçamje. Ka shpifë sistematikisht kundra Partisë sonë (akoma dhe sot, me helmin që e dallon, Frontin Nacional Çlirimtar nuk e njeh pse nuk ia ka qejfi dhe e quan parti maskë të Partisë sonë - le të flasin nacionalistat le të flasë populli që asht në këtë front – vazhdon ta bëjë nacionalizmin monopol tue e quajtë veten nacionalizmi shqiptar). Ka sabotue me të gjitha forcat e tija luftën nacionalçlirimtare me disfatizëm, me kompromis e me dallavere.” (5) Por propaganda e ballistëve kishte arsyetime krejt të ndryshme sa i takon rolit që luanin në jetën e vendit komunistët. Në numrin e parë të gazetës Mbrojtja Kombëtare, që doli në Ditën e Flamurit të vitit 1943, kryeartikulli me titull “Rroftë Shqipëria” jepte përballjen e dy rrugëve të së ardhmes së shqiptarëve në një zgjidhje “jetë a vdekje”. “Populli shqiptar, nga fushat e Kosovës martire deri te krepat e fundit të Jugut, sot, i mbledhur si një trup rreth Shqipes dy krenore vendos solemnisht që: ose do të rrojë i lirë me flamurin e trashëguar prej trimërisë së falangave të Kastriotit; me zakonet e doket e veta, ndër besë, krenari e racës s’onë mijëvjeçare; ose do të shuhet i tërë! Vetëm një ideologji për nderin tonë kombëtar, shkatërrimtare e vatrës sonë familjare, komunizma, duhet zhdukur patjetër, sepse ky është vullneti i prerë i popullit.”(6) Ndërkohë në një fletë të posaçme të Zërit të Popullit replikohej me kryeartikullin e numrit të parë të Flamurit, që i konsideronte Bashkimi dhe buletinet e tij, (1943 – 1944), volumi II, faqe 359. Zëri i Popullit, tetor 1943, faqe 8. (6) Mbrojtja Kombëtare, datë 28 nëntor 1943, faqe 1 (4) (5)
69
Arben MUKA
akuzat ndaj Frontit Nacionalçlirimtar si një fushatë të re nga tradhëtarët. “Të na përgjigjet Flamuri për këto: 1) Pse nuk lufton Balli Kombëtar kundër gjermanëve; 2) pse mori pjesë në qeveri; 3) pse organizatat e tij, veçanërisht ato të rinisë, kryejnë detyrat e spiunazhit dhe të policisë gjermane; 4) pse kërcënon popullin (aty ku mundet) që të lidhet me të; 5) pse vjedh popullin tue i marrë para me zor, gjoja si ndihma, ose tue plaçkit drejtëpërdrejt; 6) pse djeg fshatra dhe bërtet se u dogjëm; dhe sidomos të përgjigjet Flamuri: 7) pse Balli lufton krah për krah me gjermanët kundër partizanëve; 8) pse Balli asht vue në dispozicion të plotë të gjermanëve dhe përpiqet me organizue me mish e me shpirt luftën kundër nesh, tue u ba apele të vazhdueshme gjermanëve për operacione dhe tue e ngrejtë popullin me zor.” (7) Duke analizuar angazhimin e komunistëve Mbrojtja Kombëtare në një artikull tjetër e cilësonte Frontin Nacionalçlirimtar, si një fasadë të komunistëve. “Partia Komuniste e filloi luftën nën maskën e nacionalizmit shqiptar dhe gjithë djalëria patriote dhe idealiste, ajka e vërtetë e Shqipërisë u bashkua me ta për të luftuar okupatorin.” (8) Në një pasazh tjetër vijohej se: “Partia Komuniste (7) (8)
Fletë e posaçme e Zërit të popullit, 20 maj 1944. Mbrojtja Kombëtare, datë 28 nëntor 1943, faqe 4.
70
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
e vetëquajtura shqiptare filloi një luftë klase, një luftë ideologjie prandaj antikombëtare në këtë rast, pse e lidhur dhe e urdhëruar prej partisë komuniste sllave, e cila është nën dipendencën e së tretës internacionale.” (9) Një nga temat që trajtohej me papajtueshmëri të thellë mes grupimeve kundërshtare ishte dhe ajo e Kosovës. Në një kryeartikull të Flamurit, organit qendror të Ballit Kombëtar, titulluar “Nga Pariani tek Dushani”(10) hidheshin akuza për bashkëpunimin mes komunistëve shqiptarë me ata jugosllavë, që ishte një rrezik për Kosovën. “Mareshalli Tito ngarkoi me folë para disa ditësh ministrin e tij të jashtëm: ‘Në Ballkan do të krijohet një Federatë e madhe sllave e përbërë nga Jugosllavia dhe Bullgaria. Në këtë do të thirret me marrë pjesë dhe Shqipëria me të drejta të barabarta’. Ministri i jashtëm foli më mirë se Dushani.”(11) Dhe më tej: “Të kuqtë shqiptarë, serbë, maqedonë, italianë po përpiqen me formue një qeveri sovjetike shqiptare me punëtorë e luftëtarë të provuar në fushën antishqiptare. Ata që na përbuznin kur thonim e ngulnim këmbë se Kosova është e jona; ata që na vritnin pse në flamurin e luftës ne kishim shkruar me gjak ‘Shqipnia e shqiptarëve’; ata që çdo vëlla jo komunist e kqyrnin si armik të rrezikshëm; ata që kanë kaq dashuri ndër zemra sa të rrokin gjithë vëllezërit sllavë, kanë kaq vend ndër zemra sa Kosova, sa Shqipëria është për ta ‘një pikë e parëndësishme në kuadrin ndërkombëtar, që këtë herë përfshin vetëm jugosllavë, bullgarë, shqiptarë.”(12) Në po aty Gjeneral Alberto Pariani (1876 – 1955) shërbeu në ushtrinë italiane në dy Luftrat Botërore, dhe në periudhën midis tyre, në vitet 1927-1933 shërbeu si shef i misionit ushtarak italian në Tiranë. Kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë ai ishte një gjeneral në pension, por në vitin 1943, si një njohës i thellë i Ballkanit dhe i Shqipërisë, Pariani u thirr në detyrën e Mëkëmbësit të Përgjithshëm të Mbretit Viktor Emanueli lll, duke zëvendësuar Françesko Jakomonin. Dushan Mugosha, i dërguar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë që së bashku me Miladin Popoviçin erdhën në Shqipëri në fillim të viteve ’40 të shekullit të kaluar për të ndihmuar në krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare (8 nëntor 1941). Një figurë për të cilin historiografia shqiptare gjatë sistemit komunist ka mbajtur një qëndrim kondravers me retushime të shumta të veprimtarisë dhe ndikimit të tij në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. (11) Flamuri, nr. 1, datë 7 maj 1944, faqe 1. (12) po aty (9)
(10)
71
Arben MUKA
këtë logjikë shkruhej dhe në një numër të mëvonshëm të Flamurit: “Partizanët jugosllavë e ndjejnë veten kaq shumë të lidhur për Kosovën sa lëshojnë mijëra vetë me pushtue toka thjesht shqiptare. Partizanët shqiptarë e shikojnë Kosovën kaq të huaj sa lusin perëndinë e tyre, Titon e adhuruar, të lëshojë disa divizione e të mbysë vullnetarët e rinj që shkojnë me vulos me gjak bashkimin e Kosovës me Shqipni!” (13) Të gjendur përballë këtyre akuzave në lidhje me çështjen e Kosovës komunistët botonin artikuj përgënjeshtrues duke ja kaluar përgjegjësinë dhe fajin Ballit që “na akuzon për Kosovën. Neve s’e dashkemi Kosovën. Përrallë e vjetër. Kosova çlirohet me luftë kundër okupatorit gjerman, me luftë kundër tradhëtarëve dhe shovinistëve të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, me bashkëpunim në luftë me lëvizjen nacionalçlirimtare të Shqipërisë e të Jugosllavisë dhe të gjithë aleatëve tonë të mëdhenj e të vegjël të koalicionit të madh antifashist. Kosova nuk çlirohet tue shti kosovarët në luftë kundër fqinjëve të tyre serbo malazezë dhe tue drejtue falenderime
(13)
Flamuri, nr. 4, datë 25 qershor 1944, faqe 4.
72
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
Hitlerit, siç bën Rexhep Mitrovica me shokë. Pse Balli Kombëtar kur e do kaq shumë Kosovën nuk ngrihet kundër parodisë së Lidhjes së Prizrenit që u ba tashti dhe kundër anëtarit të tij Rexhep Mitrovicës? Neve po luftojmë dhe do të luftojmë me fakte për lirinë e Kosovës. Por Balli Kombëtar ç’po bën veç grindjeve që po hedh dhe veç vëllavrasjes ku po e fut popullin e Kosovës me fqinjët e tij? Kështu çlirohet Kosova?” (14) Për Ballin Kombëtar vijimi i luftës kundër pushtuesve gjermanë nga njësitet partizane vlerësohej si justifikim i komunistëve për përfshirjen e tyre në një luftë vëllavrasëse, mes vetë shqiptarëve. Duke dhënë shembuj nga vrasjet dhe atentatet kundra nacionalistëve shqiptarë në një shkrim të Flamurit konkludohet se objektiv sulmi dhe goditje me armë e atentate nuk janë gjermanët por shqiptarët. “Nga gojët e traktet e kuqe ushton parulla: ‘Luftë okupatorit’. Luftë okupatorit shkruhet e flitet, por luftë i bëhet vetëm shqiptarit, pse misioni kryesor i kësaj lufte është me çlirue Shqipërinë nga… shqiptarët. Këtë nuk e themi ne, e provojnë vetë komunistët: dihet se gjermanët nëpër Shqipni udhëtojnë lirisht dhe atentatet dhe ‘aksionet’ bëhen vetëm kundra nacionalistëve.” (15) I njëjti gjykim i kohës së pushtimit gjerman, mbeti dhe pas çlirimit të Shqipërisë për ballistët kur ata përshkruanin atë që kish ndodhur: “Lufta që u nis kundër të huajit dhe që u zhvillua me aq lavdi u kthye në vjeshtën e 1943-së në luftë civile. Dhe qe e rreptë, e përgjaktë, fytafyt. Komunistët që s’njohin besë a virtyt goditnin qenërisht me një egërsi të pashembullt. Por dhe djelmoshat që mbronin traditën e shqipes nuk ishin të dobët. Të patundur si shkëmb, binin ballë hapët, ndënë thikën e tmerrit si ata kallinjtë e artë që i pret kosa.” (16) “Artileria” mediatike e komunistëve sulmonte po me të njëjtat argumente. “Balli Kombëtar, çerdhja e antipopullorëve, e nisi me reaksion, me përçarje, me parulla hipokrite e djallëzore, e nisi me disfatizmë e me helm dhe e mbaroi, qenërisht, me vëllavrasje. Zëri i Popullit, tetor 1943, faqe 9 - 10. Flamuri, nr. 2, datë 21 maj 1944, faqe 1. (16) Flamuri, botuar në Romë, nr. 15 – 16, viti 1951, faqe 5. (14) (15)
73
Arben MUKA
Sot kudo në Shqipëri pushkët naziste, në duart e bashibozukëve të Ballit, vetëm një drejtim kanë: ‘të shtien mbi ne, të shtien mbi djemtë e popullit si me hasmë.” (17) Pjesë e debatit të hapur mes komunistëve dhe ballistëve ishte dhe i ashtuquajturi Kongresi Antifashist Nacionalçlirimtar, që u mbajt në qytetin e Përmetit më 24 maj 1944. Ky forum politik kishte synim të diskutonte dhe të vendoste jo vetëm mbi vijimin e luftës për çlirimin e të gjithë vendit, por dhe për të hedhur e forcuar themelet e pushtetit të Frontit Nacionalçlirimtar, që mbështetej nga Partia Komuniste Shqiptare. Një numër special i gazetës Bashkimi, në muajin korrik i ishte kushtuar tërësisht jehonës dhe vendimeve të Kongresit të Përmetit. Artikullin kryesor e kishte Enver Hoxha, (18) i cili ishte zgjedhur në Kongres si kryetari i Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar, të cilin komunistët e konsideronin si një qeveri të tyre provizore. Hoxha e përshkruante Kongresin si “kurorëzimi i luftës sonë të madhe dhe shprehja e vullnetit dhe e dëshirave të një populli të tërë që lufton, është realizimi i dëshirave të mijëra djemve të popullit që sakrifikuan jetën e tyre, që populli shqiptar të mbërrijë në këtë ditë, të marri forcat e lëvizjes në dorë dhe të vetëqeveriset.”(19) Por lideri komunist nuk harronte të glorifikonte dhe rolin “e madh dhe të pavdekshëm të Partisë Komuniste Shqiptare. Këtij hovi të madh kryengritës, këtij vullneti të çelniktë të popullit tonë s’ia dolën dot përpara dhe (17) (18)
(19)
Zëri i Popullit dhe buletinet e tij (1942 – 1944), volumi III, faqe 315. Në atë numër special të Bashkimit për herë të parë Enver Hoxha u shfaq me emrin e tij si autor poshtë artikullit hapës të gazetës. Në thelb artikulli ishte diskutimi që Hoxha mbajti gjatë punimeve të Kongresit të Përmetit. Nga vera e vitit 1942 ai ishte në grupin e komunistëve të kryeqytetit që do kujdesej dhe do mbikqyrte përgatitjen, botimin e shpërndarjen e Zërit të Popullit, si organi kryesor i PKSH-së. Enver Hoxha u angazhua dhe me shkrimin e artikujve, komenteve e shënimeve nën pseudonime për shkak të veprimtarisë së tij ilegale. Por kjo u shfrytëzua pas çlirimit të vendit, për të amplifikuar në maksimum rolin e tij, duke e përshkruar si një “themelues” e “strateg” i shtypit antifashist nacionalçlirimtar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Të tjera firma që u shfaqën në numrin special të Bashkimit ishin po eksponentë të rëndësishëm të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar dhe PKSH-së, njëkohësisht dhe bashkëpunëtorë të shtypit antifashist si Lame Kodra (Sejfulla Malëshova), Dr. Ymer Dishnica, Nako Spiru etj. Bashkimi, numër special, korrik 1944.
74
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
ta thyenin as italianët, as gjermanët e as tradhëtarët.”(20) Gjithashtu në qendër ishte dhe vizioni e angazhimet e Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar të sapo krijuar, raportet e tij me Aleatët, “që priteshin të forcohen edhe më shumë në të ardhmen”, qëndrimi i ashpër ndaj atyre që kishin bashkëpunuar dhe bashkëpunonin me pushtuesit etj. Për këta të fundit nënvizohej se: “Intrigat dhe dallaveret po vdesin e do të vdesin bashkë me fashizmin dhe me tradhëtarët”,(21) por dhe duke u bërë sërish thirrje “gjithë atyre elementëve të gabuar, por të ndershëm të dezertojnë sa më parë nga rradhët e organizatave tradhëtare dhe të këpusin zinxhirët me të cilat i kanë lidhur tradhëtarët, të bashkohen me ushtrinë dhe me frontin nacionalçlirimtar.”(22) Për kudërshtarët politikë dhe ideologjikë të komunistëve kishte dhe një artikull pa autor me titullin: “Dallaveraxhinjtë e vjetër dhe armiqtë e popullit po lidhin miqësira të reja”, ku shkruhej mes të tjerave: “Këta njerëz te Gjermania hitleriane gjejnë aleatin më të mirë dhe rreth saj u grumbulluan dhe vunë në shërbim të Gestapos çdo gjë për t’i dalë mbanë punës së tyre antipopullore. Këta njerëz të grumbulluar në ‘Ballin Kombëtar’, në ‘Partinë Socialdemokrate’, në ‘Roja e Drejtësisë’, në ‘Partinë Komuniste të Vërtetë’, në ‘Legalitetin’ etj., organizata tradhëtare, janë betuar të luftojnë çdo frymë dhe lëvizje përparimtare.” (23) Ndërkohë Flamuri i ballistëve i kundërpërgjigjej Buletinit të jashtëzakonshëm të Luftës Nacionalçlirimtare me nota ironike, nën okelion “Për të qarë dhe për të qeshur”, me një artikull që titullohej “Qeveria demokrate popullore shëmbullore e Përmetit”. Duke kaluar në disa prej vendimeve më kryesore të Kongresit të Përmetit, Flamuri, ironizonte dhe shigjetonte, sipas saj, karakterin jorealist të tyre për gjendjen ku ishte vendi. Në këtë kontekst: “Populli shqiptar i priti vendimet e Kongresit të Përmetit me kaq po aty po aty (22) po aty (23) po aty (20) (21)
75
Arben MUKA
indiferencë e tallje, sa i presin dhe të rriturit lodrat e të vegjëlve.”(24) Më poshtë vijohej me nota shpotitëse ku shkruhej se: “Qeveria e popullit duhet të ketë aprovimin e të gjithëve, sepse përfaqëson të gjithë dhe ka dalë nga gjiri i të gjithëve! Po me gjithëkëtë, ai që do të marrë guximin të bëjë qoftë dhe me mirëdashje kritikën më të vogël, do të konsiderohet sabotues, kollonë e pestë, reaksionar, kolltukaxhi etj., etj. Prandaj keni mendjen. Të kenë mendjen edhe aleatët, se ndryshe do t’i marrë lumi dhe do të konsiderohen sabotues e reaksionarë.”(25) Por përballja propagandistike në kohën e pushtimit gjerman nuk zhvillohej vetëm mes komunistëve dhe ballistëve. Në fluksin e polemikave ishte dhe Partia Lëvizja e Legalitetit, pavarësisht se numri i mbështetësve të saj dhe ndikimi tek popullata nuk ishin në nivelet e Partisë Komuniste dhe Ballit Kombëtar. Një pjesë të kritikave dhe akuzave në hapësirat mediatike të Ballit i adresoheshin Legalitetit. Sipas Mbrojtjes Kombëtare, përveç njësive të Frontit Nacionalçlirimtar, që vrasin e djegin shqiptarët dhe sidomos nacionalistët, ka edhe disa të tjerë “që flenë një gjumë të rëndë e s’kujtohen të na ndihmojnë në këtë luftë për mbrojtjen e Flamurit dhe të nderit familjar, që vijnë të na poshtrojnë ato që i kemi të përbashkta. E kam fjalën këtu për partinë legale zogiste, e cila rri përsëlargu e shikon këtë skenë tragjike si spektatore në një teatër: Shpeshherë ata – është nevojë imperative, kur për ne është në lojë fati i Shqipërisë sa që s’dimë nëse do të jetë apo jo, ajo Shqipëri me kufi të 1913, juve bisedoni çështjen e fronit. Kur s’kemi shtëpi, ç’na duhen mobilat.” (26) Në këtë mënyrë karakterizoheshin nga ballistët mbështetësit e rikthimit të monarkisë shqiptare, duke e gjykuar me pasoja serioze sjelljen e tyre indiferente në rrjedhën e problemeve serioze që kalonte vendi. “Gazeta e Partisë së Legalitetit Atdheu thotë se bëjmë luftë kombëtare. Po ku e kini? S’po na e tregoni aspak këtë gjë pse juve s’jeni as miq me ne si duhet dhe as armiq me gjithë kuptimin e fjalës me komunistat. Flamuri, datë 10 gusht 1944, faqe 4. po aty (26) Mbrojtja Kombëtare, nr. 4 1944, faqe 1. (24) (25)
76
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
Indiferentizma në përgjithësi dënohet, kush rri me duar lidhur e këmbëkryq, sot në këtë ditë, bën një krim kundrejt atdheut e janë përgjegjës nesër përpara kombit e historisë.” (27) Atdheu këmbëngulte në nevojën që kishte Shqipëria për regjimin mbretëror, si një mënyrë për t’u rikthyer tek shteti, rendi dhe mbrojtja e çështjes kombëtare. “Gjithë shqiptarët e dinë mirë se Mbreti Zog është reformatuer, me idena politike e shoqnore përparimtare e të gjana. Çdo ndryshim qi është ba në Shqipëri me qëllim përmirësimi e modernizimi, ka qenë shtye ose krye prej tij.”
Qëndrimin e tyre të distancuar nga subjektet e tjera politike, Legalistët e justifikonin me luftën e egër politike që zhvillohej në Shqipëri. “Le të kenë, pra, mendjen dhe ndërgjegjen krerët e partive tona politike, mos me e çue më thellë luftën e grindjeve sa me qitë në harresë interesat e kombit në kët çast. Në qoftë se duem t’i kursejmë këtij populli të mjerë ditë edhe më të zeza në jetën e tij, të pushojmë këto grindje partizanije. Për ndryshe asht rrezik me i ba atdheut me durët tona bash nj’at kobë që kemi dashtë mos t’i a bajnë anmiku.” (29) Luftë mediatike kishte dhe mes komunistëve dhe legalistëve. Vetëm pak ditë pasi kishte dalë në qarkullim numri i parë i
(28)
(27) (28)
po aty Atdheu, datë 31 janar 1944, faqe 4.
77
Arben MUKA
gazetës Atdheu (12 tetor 1943), komunistët e pritën me kritika dhe mosbesim organin kryesor të Legalitetit. Duke e quajtur një regjim “prapanik” dhe “antipopullor” kohën nën sundimin e Mbretit Zog, Buletini i Zërit të Popullit për Durrësin e konsideronte të vonuar daljen e Atdheut, duke e shoqëruar me një sërë cilësimesh negativiste. “Këta kalemxhinj të lekut dhe të dallaveres e paraqitën regjimin e vjetër të Zogut si të vetmin legal. Harrojnë duket se çdo lidhje e këtij me popullin shqiptar është këputur në mënyrë definitive qysh se ai, me klikën e tij, ua mbathën këmbëve dhe e lanë këtë vend në mjerimin më të plotë.” (30) Në vijim të analizës për rolin e legalistëve ata njehsoheshin me përfaqësuesit e Ballit si përçarës të luftës kundër pushtuesit. “Parti si ajo që përfaqëson Atdheu janë artificiale dhe nuk i shërbejnë aspak vendit, përkundrazi janë të dëmshme për shkak se të formuara jashtë Luftës Nacionalçlirimtare dhe të kryesuara nga njerëz si Fiqri Dineja me shokë, bien shpejt në kompromis dhe bëhen vegla të nazistëve, sikurse dje u bënë të fashistëve.” (31) Në të njëjtën linjë ishte dhe Buletini i Këshillit Nacionaçlirimtar për Tiranën duke tërhequr vëmendjen se Atdheu nuk përmendte fare pushtimin e vendit nga nazistët gjermanë. “Fletushka, shtypë dhe përhapë në tolerancën mirëdashëse të Gestapos, me disa artikuj të pakrypë e me disa klishena të vjetra, ashtu si mentaliteti i tyre, mundohet me ia mbushë mendjen popullit se vetëm Zogu mundka me e shpëtue Shqipërinë nga kaosi në të cilën u gjendka vendi ynë. Atdheu nuk begenis me shkrue asnjë rresht për okupatorin, për luftën nacionaçlirimtare të popullit shqiptar, për tradhëtarët dhe dallaveraxhinjtë, që me anë komitetesh e asamblenash përpiqen me e çue kombin tonë në greminë.” (32) Si përgjigje për këto kritika Atdheu duket se kishte zgjedhur mënyrën e ribotimit të programit të Partisë Lëvizja e Legalitetit, një program që u konfirmua zyrtarisht në punimet e Kongresit të Atdheu, datë 31 janar 1944, faqe 2. Zëri i Popullit dhe buletinet e tij (1942 – 1944), volumi II, faqe 278. (31) po aty (29) (30)
78
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
parë më 21 nëntor 1943, e që mund të përmblidhej në: luftë kundër okupacionit të huaj, formim të një shteti shqiptar me të drejtat e tij etnike, rikthim në Shqipërinë e regjimit legal, reforma sociale dhe ekonomike për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Në mënyrë të drejtpërdrejtë Atdheu iu përgjigj kritikave që i bëheshin njërit prej udhëheqësve kryesorë të Legalitetit, major Abaz Kupit. Pas një shkrimi portret të Buletinit të Luftës Nacionalçlirimtare mbi aktivitetin e Kupit, në fillim të dhjetorit 1943, Atdheu shkruante: “Efekti i këtij shkrimi ka qënë i kundërt nga ai që prisnin autorët. Populli lëçiti me përbuzje frazat fyese dhe plot rrena. Kuptoj menjëherë që shkaku që i shtyni ata të Nacionalçlirimtares me zbrit kaq poshtë ka qënë se Majori trim nuk u bind me pranue politikën e kësaj organizate, e cila, me maskën “nacionale” fsheh propagandë tjetër. Kjo propagandë e përmbledhur në një parti me veprimet e saj të pamenduara si lypset, shpuri vendin në gjendjen e sotme.”(33) Duke ngritur lart figurën e kryetarit të Partisë Lëvizja e Legalitetit, sidomos dhe përgjigjen që dha Kupi që më 7 prill të vitit 1939 ndaj pushtimit fashist italian, por dhe rolin e tij pas Konferencës së Pezës dhe pjesëmarrjen në Frontin Nacionalçlirimtar në kundërpërgjigjen e Atdheut përmendeshin prapaskena dhe hile të komunistëve që kërkonin me “përfitue pa masë nga marrja pjesë e Abaz Kupit në Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar.”(34) Sipas këtij artikulli ende komunistët ishin duke përfituar ndihma financiare nga fakti që ai kishte qenë anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar. Më 1 janar 1944 u shfaq në tregun e gazetave një organ i ri, i quajtur Zëri i Lirisë, prezantuar si organi i Partisë Socialdemokrate, që kishte si qëllim kryesor sigurimin e “drejtësisë shoqërore dhe lirisë politike.”(35) Nga përmbajtja gazeta dukej si botimi i një fraksioni nga rradhët e Ballit Kombëtar, të paktën kjo përshtypje krijohet nga mënyra e adresimit të objektivave politike Bashkimi dhe buletinet e tij, (1943 – 1944), volumi II, faqe 323. Atdheu, datë 15 janar 1944, faqe 1. (34) po aty (32) (33)
79
Arben MUKA
dhe mënyrës së shprehjes së tyre për lexuesit. Zëri i Lirisë nuk kishte asnjë informacion ose lajm të shkurtër nga aktualiteti, por në trajtën e një buletini politik gazeta ia kushtonte pjesën më të madhe programit të socialdemokratëve, gjithashtu duke botuar dhe artikuj historikë, si dhe ribotuar vargje homazh për njërin prej protagonistëve të Ballit Kombëtar, Hysni Lepenica. Përputhja programore me Ballin konfirmohet dhe nga kryeartikulli, ku evokohet situata tejet e vështirë dhe kaotike me të cilën përballej Shqipëria në prag të vitit 1944, sidomos në zonat jugore. “Në mes të këtyre luftrave, vrasjeve, shkatërrimeve, djegjeve, gatuar me shpirtin e shqiptarit, dalë nga gjiri i shqiptarit mbrujtur me atdhetarizëm, lindi partia socialdemokrate. E për luftë dhe ajo në ndihmë të atdheut, e mirëdashëse ajo, në bashkimin e energjive të kombit, e arsyeshme ajo, për një të nesërme të lumtur të Shqipërisë së unisuar brenda kufijve të saj etnikë dhe për një demokraci, gjeti vendin e saj bashkë me rrymat e tjera politike, në Ballin Kombëtar.”(36) Përplasja propagandistike mes grupimeve politike shqiptare vijoi në të gjithë fazën e pushtimit të vendit nga nazistët gjermanë, në sinkron me mosmarrëveshjet ekstreme ideologjike, perceptimin që ato grupe kishin për aktualitetin dhe të nesërmen e Shqipërisë, në një sfond ku të rreshtuar në struktura luftarake kishin ngritur dhe armët ndaj njëri-tjetrit, me viktima dhe heronj, në të dy rastet nga rradhët e shqiptarëve. Një histori “pluralizmi” me synimin e marrjes së pushtetit dhe përzierë me doza të forta urrejtjeje e armiqësie, me plagë që s’u shëruan as kur ushtari i fundit i huaj u largua nga territori i vendit. Një ndeshje ideologjike që në mënyrë të pabarabartë, me forma e metoda të ndryshme, hapur ose ilegalisht, vijoi edhe kur sipari i Luftës së Dytë Botërore kishte rënë.
(35) (36)
Zëri i Lirisë, datë 1 janar 1944, faqe 1. po aty
80
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
5
Heqja e monopolit ndaj shtypit gjallërim i revistave shqiptare me orientim kulturor dhe filozofik
Këndvështrime mbi lirinë e shtypit, raportet me qeverinë dhe misioni i gazetarit në shoqëri.
Shtypi dhe qeveria janë në një simbiozë që “duhet të komplementojnë njeri- tjetrin, mbasi njeri nuk mund të bëjë pa tjetrin.”
“Reformë qesharake: ka kuptimin që fashizmi i djeshëm mundohet të paraqitet sot me të tjera metoda të rafinuara.”
Revistat e reja zgjuan dhe angazhuan një sërë personalitetesh të kulturës shqiptare, autorë veprash, përkthyes, studiues e kritikë të artit e letërsisë etj.
Megjithëse revistat kishin dallime në formë e përmbajtje, e përbashkëta ishte distancimi nga aktualiteti politik dhe social. 81
Arben MUKA
N
ë 3 muajt e parë të pushtimit nazist gjerman u ndoq një politikë në favor të zhvillimit të një fluksi mediatik tërësisht nën kontrollin e autoriteteve ushtarake dhe të administratës shqiptare kukull. Kombi (më pas Bashkimi i Kombit), Agjencia Telegrafike Shqiptare (1) dhe Radio Tirana (2) mbeteshin instrumentet propagandistike, të cilët përcillnin politikën zyrtare. Në anën tjetër ishte sistemi propagandues i partive shqiptare, në formë të hapur, gjysmë ilegale, ose ilegale, i ndarë sipas orientimit politik dhe ideologjik; pro ose kundër regjimit. Në fillim të vitit 1944 nga kabineti i kryeministrit Rexhep Mitrovica u shpall heqja e monopolit ndaj shtypit, një vendim që lejonte botimin e gazetave ose revistave private, jashtë sistemit zyrtar. Kjo u trumbetua si një masë në favor të lirisë së shtypit, të përhapjes së informacioneve, mendimeve dhe pikëpamjeve alternative mbi zhvillimet në vend. Më herët, në fund të tetorit 1943, Komiteti Ekzekutiv i (1)
(2)
Më shumë sesa lajme, në periudhën shtator 1943 – nëntor 1944, Agjencia Telegrafike Shqiptare shpërndante për mediat zyrtare shënime ose komente, që ishin në të njëjtën gjatësi vale me atë të autoriteteve qeveritare dhe komandën ushtarake gjermane. Të shkruara në formën e redaksionaleve, ata propagandonin nevojën e bashkimit kombëtar, mbështetjen e reformave të qeverisë, çështjen e Kosovës, rikthimin e një Shqipërie etnike në kufijtë e saj natyralë, për situatën në rajonin e Ballkanit, qëndrimin ndaj forcave Aleate, akuza të forta për aktivitetin e njësive partizane sidomos në jug të vendit etj. ATSH publikonte informacione për rastet e atyre pjesëmarrësve në formacionet e armatosura të rezistencës antinaziste, që “shfaqnin pendesë” duke hedhur armët dhe në çdo rast, duke apeluar dhe për të tjerët që të ndiqnin shembullin e tyre. Në mënyrë të përshpejtuar në Radio Tirana u punua për çlirimin nga ndikimi italian. Në strukturën dhe përmbajtjen programore, u reduktua deri në maksimum përdorimi nga arikivi i këngëve dhe melodive italiane. Revanshi arriti deri aty sa më 8 maj 1944 Këshilli i Lartë i Regjencës me propozim të kryeministrit abrogoi dhe konventën e bashkëpunimit mes Entit Shqiptar për Audicione Radiofonike, E.S.A.R. dhe Entit Italian për Audicione Radiofonike, E.I.A.R. Nga fundi i vitit 1939, kur u nënshkrua Konventa, pala shqiptare, në këtë rast Radio Tirana, fitonte mbështetje teknike dhe tekonologjike nga pala italiane. Të dyja Entet kishin marrë me koncesion nga ish-qeveria e kryeministrit Shefqet Vërlaci eskluzivitetin e ushtrimit të transmetimeve radiofonike në të gjithë Shqipërinë.
82
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
Përkohshëm kishte miratuar një fond të veçantë për zhvillimin e kulturës kombëtare pranë Ministrisë së Kulturës Popullore. “Të ardhurat e këtij fondi destinohen për: a) shtypjen ose rishtypjen e librave shqipe; b) krijim bilbliotekash në viset ku ndjehet nevoja veçanërisht në Tokat e Lirueme.” (3) Në vijim të kësaj politike për gjallërimin dhe të titujve të rinj në tregun e shtypit, po Ministria e Kulturës Popullore, që kishte një sektor të veçantë për kontrollin e mjeteve të prapagandës mbështeti heqjen e monopolit. Bashkimi i Kombit e përshëndeti vendimin qeveritar për heqjen e monopolit ndaj shtypit. “Sot kemi nevojë të madhe për liri shtypi, kemi nevojë që opinioni publik shqiptar të përtrajtohet dhe të marrë një qëndrim të caktuar kundrejt problemeve të brendshme kaq të trazuara e të turbulluara nga gjendja e luftës dhe nga trashëgimia jonë politike.” (4) Por nga ana tjetër në analizën e gazetës, liria e shtypit shikohej e lidhur ngushtë me nevojën e përgjegjësisë që duhet të tregonin punonjësit e këtij sektori në plotësimin e misionit moral dhe intelektual. “Gazetari jonë nuk duhet të zbresi poshtë me i tregu popullit anët më të këqija të gazetarisë së huaj, por duhet t’i tregojë anët e mira, anët pozitive, anët ndërtuese, sepse shtypi ndërton dhe shkatërron. Me drejtu popullin dhe me i kqyrë interesat e tij është detyra e parë e gazetarisë shqiptare.” (5) Për ta qartësuar edhe më shumë perceptimin qeveritar mbi shtypin e lirë, dr. Xhelal Mitrovica, botoi një artikull me titull “Misioni i shtypit të lirë”, ku mes të tjerave shkruhej: “Liri shtypi nuk do të thotë, pra, me u ul në një tryezë e nga një pozitë e privilegjuar, në bazë të disa neneve me pre e me vra, me kritiku e me shkatërru; liri shtypi është një vepër ndërtimtare, është një mision i mentarëve, është ndezja e një flake pastruese. Prandaj ata që kanë në dorë këtë flakë, duhet të nxejnë zemrat e jo të na djegin shtëpijat. Kirurgu pret por shëron, ndërsa kasapi pret por të mbytë.” (6) Pak kohë me vonë në një vështrim mbi këtë temë Bashkimi Kombi, datë 30 tetor 1943, faqe 1. Bashkimi i Kombit, date 28 janar 1944, faqe 1. (5) po aty (3)
(4)
83
Arben MUKA
i Kombit, si gazeta kryesore e regjimit, trajtoi raportin mes qeverisë dhe shtypit dhe ku dukej qartë sesi e dëshironte ajo hapësirën mediatike. Sipas kësaj analize shtypi është në një mision të trefishtë: informativ, propagandistik dhe konstruktiv në angazhimet e shtetit. Nga ana tjetër shtypi dhe qeveria janë në një simbiozë që “duhet të komplementojnë njeri- tjetrin, mbasi njeri nuk mund të bëjë pa tjetrin” e mes të tjerave “shtypi çel udhë të reja në jetën e një kombi; qeveria e shtron këtë udhë të hapur dhe nuk e lë të prishet.” (7) Por propaganda kundër pushtimit shfaqi mosbesim ndaj vendimit të autoriteteve për heqjen e monopolit të shtypit, duke e cilësuar atë si një reformë qesharake. “E kush nuk e di se ata që do të nxitojnë të nxjerrin revista e gazeta dhe të mbushin Shqipërinë me shkrime lloje-lloje janë gjithmonë ata që e kanë bërë zanat ta heqin vallen sipas daulles së ustait? Kush nga këta dallkaukë do të ketë burrërinë të shkruajë një çerek fjale kundër gjermanëve, ballistëve, mercenarëve të regjimentit ‘Kosova’ e shërbëtorëve të tjerë të nazizmit që djegin, vrasin, grabitin e terrorizojnë popullin? Populli s’pret hair nga shtypi i lirë i Nebil Çikës, i Aleks Mavraqit, e i Mazar Sopotit. Për popullin shqiptar, për intelektualin shqiptar ka vetëm një kuptim kjo reformë qesharake: ka kuptimin që fashizmi i djeshëm mundohet të paraqitet sot me të tjera metoda të rafinuara.” (8) Produkte të heqjes së monopolit të shtypit ishin dy gazeta private me përmbajtje aktualiteti që nisën nga botimi në vitin 1944. Në fillim në treg u shfaq Arbëria, një titull që riniste për herë të tretë shtypjen dhe shpërndarjen tek lexuesi, pas dy ndërprerjeve të mëparshme. Drejtori dhe pronari i saj ishte një emër i njohur në publicistikën shqiptare, Nebil Çika, (9) themelues dhe kontribues në mjaft organe të tjera të shtypit shqiptar. Arbëria ishte më shumë e fokusuar tek zhvillimi ekonomik i vendit, siç duket një zgjidhje Bashkimi i Kombit, datë 8 mars 1944, faqe 1. Bashkimi i Kombit, datë 13 qershor 1944, faqe 1. (8) Zëri i Popullit dhe buletinet e tij (1942 -1944), volumi III, faqe 113.
(6) (7)
84
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
e botuesit për të anashkaluar trajtimin e dinamikës politike të kohës. Nga forma dhe përmbajtja e rubrikave Arbëria dukej si një imitim i formatit gjeneralist të Bashkimit të Kombit, veçanërisht në pasqyrën e lajmeve dhe komenteve për zhvillimet ndërkombëtare. Shpesh lajmet dhe komunikatat mbi atë që ndodhte në frontin e luftës dhe deklaratat optimiste nga komanda e lartë gjermane ishin në aperturë të gazetës. Arbëria ishte në një linjë të hapur pro veprimtarisë së qeverisë, dhe në shkrime të ndryshme akuzonte për terror dhe vëllavrasje komunistët dhe Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar. Në faqet e saj kishte dhe polemika me personalitete të jetës publike, por pa i përzierë këto diskutime me linjën editoriale pro regjimit në fuqi. Në faqet e Arbërisë ishte (9)
E nisi aktivitetin publicistik në Stamboll ku kreu studimet e larta. Në Shqipëri Nebil Çika themeloi ose drejtoi një sërë titujsh periodikë, si Revista Pedagogjike, Jeta, Vullneti, ndërkohë që për gazetën Arbëria dhe revistën e ilustruar Minerva ai pati një bashkëpunim me të motrën, po gazetare e njohur në vitet ’30 të shekullit të kaluar, Ikbale Çika. Në kohën e pushtimit italian botoi javoren politike e kulturore në shqip e italisht Bota e re, (korrik – tetor 1940), ku propagandonte italianizimin e Shqipërisë, si një mundësi e vetme për prosperitetin e saj. 18 numrat e Arbërisë në vitin 1944, si dhe bashkëpunimi po këtë vit me Bashkimin e Kombit ishin fundi i karrierës së tij gazetareske. Në nëntor të vitit 1944, kur ishte 51 vjeç, Nebil Çika u ekzekutua me atentat në Tiranë nga grupet komuniste.
85
Arben MUKA
prezent dhe një prej firmave që kishte bashkëpunuar me Nebil Çikën në kohën e pushtimit fashist italian, Vasfi Samini. (10) Botimi tjetër periodik ishte Shqipnija, që vetëthirrej si “organ i lirë i shqiptarëve.” Drejtori dhe pronari i saj ishte Fiqri Llagami,(11) i cili e orientoi gazetën në trajtimin e problemeve social-ekonomike, si dhe me hapësira të bollshme në prezantimin e krijimtarisë letrare në vargje, prozë, përkthime etj. Shqipnija prekte mjaft probleme të përditshme me të cilat përballeshin qytetarët, si gjendja në spitale, infrastruktura rrugore, transporti, gjendja e arsimit dhe e shkollave, por dhe duke nxitur debatin nëse duhet përdorur ose jo nga femrat shqiptare shamia e kokës etj. Kishte dhe një rubrikë të përhershme satirike ku viheshin në shënjestër dukuri dhe fenomene negative. Në fokusin politik më shumë ishte periudha e pushtimit italian dhe pasojat që pati vendi dhe shqiptarët në ato vite. Sjellja e gazetës Shqipnija nuk u prit mirë nga konkurrentët e saj tërësisht të varur. Ajo u sulmua në fillimet e aktivitetit të saj edhe nga krahu propagandistik zyrtar edhe nga komunistët. Rreth dy javë kur kishte nisur nga botimi, Bashkimi i Kombit, në një kryeartikull me titull “Dasija ideologjike prodhim i propagandës së armiqëve”, firmosur me pseudonimin e njohur, “Ushtima e Sharit” (10)
(11)
Ka kryer studime pasuniversitare në Berlin në vitet 1930 – 1932, ku fitoi dhe gradën shkencore “Doktor” në fushën veterinare, por kishte një pasion të jashtëzakonshëm për gazetarinë. Pas një eksperience dy vjeçare në mediat turke, Vasfi Samini (Visoka) pa komplekse bashkëpunoi me periodikë zyrtarë ose gjysmë zyrtarë shqiptarë në të tre regjimet, në atë të Legalitetit, të pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste dhe gjatë okupacionit nazist gjerman. Artikujt informativë e problemorë nga fusha të ndryshme dhe reportazhet e tij janë botuar në faqet e Gazetës Shqiptare, Drita, Shtypi, Minerva, Tomori, Bashkimi i Kombit etj., si dhe disa gazeta dhe revista të profilizuara ekonomike, kulturore, sportive etj. Ka pasur një aktivitet të dendur publicistik në kohën e Mbretërisë Shqiptare, e cila në vitet ’30 të shekullit të kaluar e mbështeti financiarisht dhe për studimet e larta dhe për punësim në Francë. Fiqri Llagami shkroi për gazeta të ndryshme, si Ora, Besa, Java, Populli, por dhe të përditshmen Tomori si dhe Roja Kombëtare që dolën në kohën e pushtimit italian. Kur themeloi gazetën Shqipnija më 6 mars 1944 ai sapo ishte kthyer nga Parisi, ku kishte pasur angazhime dhe në gazetari. Shqipnija e vijoi botimin deri në muajin maj të vitit 1944.
86
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
analizonte rolin e një pjese të shtypit që ishte në atë periudhë frymëzuese e çështjes shqiptare. Sipas këtij kryeartikulli, si pasojë e lirisë së shtypit, “mund të dalë dhe ndonjë shtyp i vogël, i cili nuk mundet me pah përtej hundës, që nji shtyp që i kushtohet grindjeve të vogla, shtyp që ndryhet ndër probleme mikroskopike tue lënë pas dore problemet më të rëndësishme të vendit.” (12) Pasi bëhej ky aludim i hapur për Shqipninë, formulohej dhe varianti zyrtar i objektit e misionit të shtypit që “duhet të bëjë çmos me i mbrojt të drejtat shqiptare, të drejtat e Shqipnisë Etnike, detyrat e cilido nënshtetas dhe të na tregojë udhën më të shkurtër të bashkimit. Shtypi duhet ta përkrahë shtetin në zhvillimin e problemeve
urgjente të vendit.” (13) Në Buletinin e Luftës Nacionalçlirimtare për Tiranën shikohej me mjaft rezerva fakti që Shqipnija në faqet e saj nuk kishte asgjë për pushtimin e vendit nga Gjermania naziste. “Me dy polemika kundër njerëzish pa emra, Shqipnija kujton se do të bindi botën se ka shtyp të lirë dhe se kjo mbron popullin. Çështja kryesore këtu asht lufta kundër okupatorit gjerman. Për këtë të na flasi Shqipnija. Të gjitha çështjet e tjera janë të lidhura me këtë dhe vijnë mbas kësaj. Për luftën e rinisë kundër Italisë fashiste të mos (12) (13)
Bashkimi i Kombit, datë 23 mars 1944, faqe 1. po aty
87
Arben MUKA
flasë shumë Shqipnija pse s’ka dhënë as kontributin ma të vogël, përkundrazi. Kemi letrën (origjinalin) që Fiqiri Llagami i dërgon Xhiros (Xhovani Xhiro, eksponent i lartë i Partisë Fashiste që ndodhej në Shqipëri gjatë pushtimit italian – AM), ku i ofron që nga Parisi shërbimet e tija.” (14) Por përfituesit më të mëdhenj nga heqja e monopolit ndaj shtypit, në fillim të vitit 1944 ishin revistat me përmbajtje kulturore dhe filozofike. Deri në atë kohë në Shqipëri titulli më i rëndësishëm në qarkullim ishte “Hylli i Dritës”, organi më jetëgjatë në shtypin shqiptar, që kishte nisur botimin më 1 tetor të vitit 1913 në Shkodër, mbështetur nga Kuvendi i françeskanëve. Një revistë e penave të holla të mendimit dhe besimit, që për shkak të trajtimit problemor dhe frymës polemizuese në faqet e saj, e kishte ndalur dy herë botimin. Në koleksionin e Hyllit të Dritës përfshiheshin dhe botime premierë të veprave të rëndësishme të kulturës shqiptare, si Kanuni i Lek Dukagjinit, Eposi i Kreshnikëve, apo fragmente të Mesharit të Gjon Buzukut. Drejtor i gazetës në vitin 1943 ishte një nga pesonalitetet më të njohur të klerit dhe të letrave shqipe, At Anton Arapi, (15) i cili në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste ishte një ndër anëtarët e Këshillit të Lartë të Regjencës. Krahas Hyllit të Dritës gjatë vitit 1944 nisën të shfaqen një nga një dhe tituj të rinj revistash, si Fryma, Bleta, Revista Letrare, Kritika, Mituria a ndonjë tjetër me më pak jehonë tek lexuesit. Gjallërimi i botimeve me përmbajtje kulturore e filozofike, që të (14) (15)
Bashkimi dhe buletinet e tij (1943 -1944), volumi II, faqe 452. Ka kryer studimet e larta në Vjenë dhe kur u kthye në Shqipëri zhvilloi një aktivitet të dendur në Kuvendin e Françeskanëve në Shkodër. Është autor i dhjetra studimeve dhe artikujve nga fusha e kulturës artit, filozofisë dhe sociologjisë, por në mënyrë të veçantë ndikoi në pasurimin e literaturës shqipe në lëmin e pedagogjisë. Një nga veprat më të spikatura të At Anton Arapit është “Andrra e Prekashit”, një dedikim për mikun e tij Luigj Gurakuqi. Kjo vepër me vlera dokumentare, etnografike, psikologjike dhe filozofike u botua fillimisht në disa pjesë në revistën Hylli i Dritës. Për aktivitet kundër pushtetit komunist në vitet e para të çlirimit të Shqipërisë dhe për pjesëmarrje në Këshillin e Lartë të Regjencës (1943 – 1944), At Anton Arapi me një vendim të gjykatës speciale në Tiranë u ekzekutua me pushkatim në vitin 1946, kur ishte 58 vjeç.
88
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
kujtonte fluksin e kohës së Mbretëtisë së Ahmet Zogut, dha mjaft efekte pozitive për shoqërinë shqiptare, pavarësisht momenteve të vështira që kalonte vendi, i pushtuar dhe i përfshirë nga flakët e luftës: -së pari, ato zgjuan dhe angazhuan një sërë personalitetesh të kulturës shqiptare, autorë veprash, përkthyes, studiues e kritikë të artit e letërsisë, të cilët deri atë kohë ishin të fokusuar vetëm në botime librash, ose shfaqeshin në hapësirat e pakta që kishte Kombi e më pas Bashkimi i Kombit, ose ndonjë organ tjetër; -së dyti, revistat e reja u shfaqën të profilizuara brenda linjës së tyre kulturore e filozofike, duke i dhënë përparësi sipas rastit krijimtarisë, përkthimit, kritikës e studimeve në fushën e kulturës e artit, satirës e humorit, promovimit të letërsisë dhe përkthimeve për fëmijë etj; -së treti, ato nxitën një konkurencë mes penave të autorëve e intelektualëve, ishin një hapësirë e vlefshme në promovimin e kulturës dhe mendimit shqiptar e të huaj, jo vetëm me afirmimin 89
Arben MUKA
e emrave të njohur, por dhe atyre rishtarë që tentonin suksesin në botën e letrave; -së katërti, impakti i tyre i drejtpërdrejtë ishte në shërbim të edukimit dhe kulturimit të lexuesve, që më së shumti ishin të rinj nga bankat e shkollave, por dhe në rradhët e të mirëarsimuarve, ose intelektualëve të cilët kishin më shumë mundësi dhe opcione të merrnin informacion, dhe një gamë të larmishme krijimtarie, studimesh dhe vështrimesh kritike të autorëve shqiptarë dhe atyre të huaj vetëm në gjuhën shqipe; -së pesti, kjo lëndë kulturore, artistike, shkencore dhe filozofike duke përfshirë autorë të huaj, punimet e të cilëve ishin sjellë në gjuhën shqipe, ishte si një urë e vërtetë lidhëse dhe komunikimi me kulturën dhe mendimin e vendeve të tjera të rajonit ose më gjerë, paçka se qeveritë e mjaft zonave të globit kishin urdhëruar ushtritë e tyre për luftë; -së gjashti, secila prej revistave kishte dallime në formë e përmbajtje të lëndës që publikonte, por e përbashkëta ishte distancimi nga aktualiteti politik dhe social, në një vend që ishte nën pushtimin e dytë nga një ushtri e huaj; Këtë kishte parasysh dhe avokati dhe publicisti Muzafer Pipa,(16) kur prezantoi daljen e revistës kulturore titulluar Fryma, në janar të vitit 1944. “Diçka e re u donte, por dhe e saktë dhe serioze. Diçka përparimtare kah të gjitha degët e kulturës u lypte: letrare po, por dhe art e shkencë. Dhe aspak politikë: Jo (16)
Jurist dhe publicist nga një familje shumë e njohur në Shkodër, me origjinë nga Libohova e Gjirokastrës. Duke ndjekur traditën familjare, si i ati, Mustafa, dhe i vëllai, Arshi, Muzafer Pipa ndoqi studimet për drejtësi dhe në vitin 1940 u diplomua në Universitetin e Padovës, Itali. Në familjen e tij ishte bilblioteka më e pasur në Shkodër. Ai ishte poliglot dhe i pëlqente publicistika. Ishte ndër drejtuesit e revistës që publikonte gjimnazi i Shkodrës kur ai ndiqte mësimet atje. Pas bashkëpunimesh me organe të ndryshme të shtypit, Muzaferi e pati kulmin kur themeloi në Shkodër të përmuajshmen Fryma. Njihet si avokati që mbrojti çështjen e një grupi klerikësh që gjykoheshin menjëherë pas çlirimit nga gjykatat e komunistëve. Por ai pati një fund tragjik. Në moshën 31 vjeçare u pushkutua brenda territorit të Degës së Punëve të Brendshme në Shkodër, siç u tha atëherë nga autotitetet “për një përpjekje të dhunshme për t’u arratisur”, një falsifikim i organeve të Sigurimit shqiptar, i bërë publik nga dokumentet e deklasifikuara kohët e fundit nga arkivat e vendit.
90
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
sot qi jemi nën presionin kaotik të luftës, por dhe në një paqe të nesërme të vazhdueshme.”(17) Fryma lindi në Shkodrën e Hyllit të Dritës, si e përmuajshme me krijimtari në prozë, vargje e dialogje, por dhe vështrime kritike e debate mbi historinë, artin dhe letërsinë, recensione të botimeve më të spikatura të kohës, artikuj me orientim filozofik, jurispundencë, bibliografi etj. Revista zgjati vetëm 8 numra, ku dy të fundit, korriku e gushti, u botuan njëherësh, si një shenjë e problemeve teknike e financiare. Ky duhet të ketë qenë një shkak që drejtuesi i Frymës, av. Muzafer Pipa, shkroi artikullin me titull “Vetëdije apo krim?”, që ishte si një skaner i zhvillimeve shoqërore e ekonomike në Shqipërinë e kohës, me adresime konkrete të dobësive që viheshin re në institucione të ndryshme të vendit. Por autori mbetej me “arësye të kthjellët”, se në çdo rast nuk përzieu rolin dhe ndikimin e pushtuesve nazistë gjermanë në mbarëvajtjen e punëve dhe zgjidhjen e problemeve që haste popullata. Revista e dytë që nisi nga botimi më 12 janar 1944 ishte Bleta. Me një frekuencë 2 herë në muaj, në datat 12 dhe 27, në përmbajtjen e saj binte në sy krijimtaria në fushën e humorit dhe të satirës. Ndër të tjera revista “synonte të qëmtonte nektarin e krijimtarisë folklorike në gjithë hapësirat ballkanike ku jetonin shqiptarët.(18) Në 18 numrat e Bletës ishin mjaft aktivë autorë të tillë si Vedad Kokona, Nonda Bulka, (shkruante me pseudonimin e tij të njohur Chri Chri) Mitrush Kuteli, Mustafa Greblleshi, Osman Bishqemi etj. Misioni i revistës vështirësohej në një kohë që vendi ishte në kulmin e trazirave të dhunshme, kur mbizotëronte frika e pasiguria dhe kur kishte probleme të panumërta sociale, ekonomike dhe financiare. Prej tyre nuk mund të mos prekej dhe aktiviteti normal i Bletës në fund të shtatorit. Në një shënim në numrin e fundit, më 27 shtator 1944, me titull: “Kush do ta mbyllë Bletën?” (19) listoheshin arsyet ekonomike, por dhe spekulative që e bënin të pamundur daljen normale të revistës. Megjithëse në muajt (17) (18)
Fryma, nr.1, janar 1944, faqe 3. Zyhdi Dervishi, Lente të ndërveprimit simbolik, botimet EMAL, Tiranë, 2008, faqe 186.
91
Arben MUKA
e fundit redaksia e Bletës kishte bërë një sërë reformash duke aplikuar dhe shtrëngim financiar, ajo sërish rezultoi me bilanc negativ, sipas raportimeve të menaxherëve të saj. Kështu që dhe mbyllja e revistës ishte e pashmangshme. Redaktor përgjegjës i revistës ishte Seregj Sherko.(20) Në mes të muajit shkurt 1944 tregu mediatik u pasurua dhe me një titull të ri, Revista Letrare. Në formatin e një gazete, me fond gërme dhe letër po si gazetat, Revista Letrare dilte dy herë në muaj, fillimisht me 8 faqe dhe më pas me 12 faqe. Në grupin themelues
të revistës ishin 4 personalitete të kulturës shqiptare Mitrush Kulteli, Nexhat Hakiu, Sterjo Spasse dhe Vedad Kokona,(21) ky i fundit ishte dhe në rolin e drejtorit përgjegjës. Përveç tyre në hapësirat e saj publikoheshin artikuj dhe krijime nga Faik Konica, Fan S. Noli etj. Qëllimet e grupit themelues tregoheshin në kryeartikullin e numrit të parë: “të çelim shtigje të reja në lëmin kulturor duke ndjekur gjurmët e atyre që u përpoqën të (19) (20)
Bleta, datë 27 shtator 1944, artikulli: “Kush do ta mbyllë Bletën?”, faqe 1. Botues dhe përkthyes pa ndonjë aktivitet të spikatur gazetaresk. Seregj Sherko është djali i një personaliteti politik dhe bashkëpunëtori të shtypit në kohën e Luftës e Dytë Botërore, Mihal Sherko. Seregji përveç detyrës si redaktor përgjegjës të revistës Bleta ishte dhe administrator botimesh në shtypshkronjën që kishte si kapital të sajin shoqëria private ku ai ishte në bashkëpronësi.
92
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
hapin udhën e parë, dhe të lëshojmë një shkëndijë të re në mes të kaosit mendor shqiptar.” (22) Botuesit e Revistës Letrare ishin koshientë për konteksin kohor kur nisën nga puna. Në faqet e revistës ata u përpoqën të shpjegojnë sipërmarrjen e tyre, e cila mund të etiketohej si një “marrëzi”, si “diçka anakronike” dhe njerëzit që angazhoheshin për të si “njerëz që e kishin humbur pusullën dhe nuk dinë ç’të bëjnë.” (23) “Edhe me të vërtetë, të rish e të merresh me kulturë në një kohë kur bota digjet zjarr e flakë, kur njerëzia e ka humbur konceptin e qetësisë shpirtërore, kur dhe foshnjat dridhen nga ulurima rënqethëse e sirenave, i duket tjetrit si një gjë e çuditshme që mund të gjejë shpjegimin e asaj në një tronditje pathologjike apo në ekzaltim të tepruar.” (24) Revista Letrare ishte një mozaik me vështrime kritike mbi poezinë, teatrin, përkthimin, por dhe me këndvështrime më të gjera për arsimin, për luftën kundër analfabetizmit, për kulturën e besimit dhe raportet mes feve të ndryshme etj. Përfshinte dhe botime nga folklori dhe retro të penave më të mira në vite, cikle me poezi, tregime dhe fragmente novelash e romanesh nga autorët shqiptarë, përkthime nga letërsia ballkanike dhe më gjerë, recensione botimesh, humor e satirë etj. Mbetën stabël dhe dy rubrika të veçanta “Të huajt për ne” dhe “Ne për të huajt”, si një urë komunikuese mes kulturës shqiptare dhe asaj të vendeve të tjera. Në një vonesë 3 mujore, pa shpjeguar arsyet, në mars të vitit 1944, filloi të shpërndahet revista Kritika, e cila kishte për drejtor
Një nga nxënësit më të shkëlqyer në Liceun francez të Korçës që më pas ndoqi studimet e larta për drejtësi në Paris. Kur u kthye në Shqipëri, Vedad Kokona nuk pati shans të vazhdonte karrierën si jurist, ndaj nisi punën në fillim të viteve ’40 si mësues i gjuhës shqipe. Si shqipen ai dinte dhe frëngjishten duke qenë një bashkëpunëtor i afërt i shtypit jo vetëm si një përkthyes brilant, por dhe si një trajtues kompetent i problemeve të kulturës, artit, historisë e publicistikës, të çështjes së shqipërimit të veprave letrare nga gjuhët e huaja. Në kohën e pushtimit fashist italian ai shkruante më shumë në të përditshmen zyrtare Tomori, si dhe organin rinor e artistik Tomori i vogël. (22) Revista letrare, datë 15 shkurt 1944, faqe 3. (23) po aty (24) po aty (21)
93
Arben MUKA
përgjegjës një personalitet shumë të njohur, Arshi Pipën. (25) Përveç tij në këtë revistë ishin të rregullt dhe Faik Konica, Pashko Gjeçi, Selman Riza etj. Kritika kishte dy shtylla kryesore në përmbajtjen e saj, nga njëra anë një fluks krijimesh e përkthimesh cilësore dhe në anën tjetër kishte hapësirën për artikuj dhe studime kritike mbi vepra të ndryshme të botuara, më shumë duke i prezantuar në formën e recensioneve. “Recensime jo vetëm librash arti, por dhe librash shkence. Do të mundohemi me e lidhë këtu kulturën letrare me kulturën artistike e shkencore përgjithësisht, tue dhanë nji trajtë sintetike panoramës e zhvillimit të mendjes sonë.” (26) Revista Kritika ishte më jetëshkurtëra krahasuar me të tjerat që dolën gjatë vitit 1944, me vetëm 4 numra. Publicisti dhe shkrimtari Milto Sotir Gurra (27) themeloi në prill 1944 një revistë për fëmijë titulluar Mituria. “Njeriu shpesh herë nxë më shumë nga shkrimet e thjeshta e të lehta se sa nga shkrimet e ngatërruara e të rënda. Këtë gjë besoj do ta këtë vënë re shumëkush. Po megjithatë qëllimi ynë kyesor është t’i japëm këtij brezi të miturish ushqime truri. Kjo vërsë ka mbetur krejt e harruar dhe e braktisur: kemi botuar gazeta, revista, romanca, novela, vjersha me frymë e me stil të naltë, por kurrë nuk e kemi Pas përfundimit të shkollës së mesme në Shkodër nisi studimet për filozofi në Universitetin e Firences, Itali, ku përfundoi dhe doktoraturën. Në vitin 1941, kur u kthye në Shqipëri, Arshi Pipa, punoi si mësues në Tiranë, Shkodër e Durrës. Ai bashkëpunoi me periodikë të ndryshëm duke botuar më shumë poezi dhe përkthime, ndërkohë që në mars të vitit 1944 themeloi të përmuajshmen Kritika, e cila vijoi deri në qershor të po atij viti. Pas çlirimit të vendit u burgos për gati dhjetë vjet, si kundërshtar i hapur i pushtetit të komunistëve. Pas vitit 1957 kur u arratis nga Shqipëria, Arshi Pipa u përfshi në një veprimtari të dendur në fushën e studimeve filozofike dhe të gjuhës italiane në unviersitete të ndryshme. Ishte një nga veprimtarët e shoqërisë patriotike shqiptare “Vatra” në SHBA. U nda nga jeta në vitin 1997 në moshën 77 vjeçare. (26) Kritika nr.1, mars 1944, faqe 27. (27) Përpara se të niste veprimtarinë e tij në Shqipëri në vitin 1921, si publicist dhe shkrimtar, më herët Milto Sotir Gurra ishte angazhuar si bashkëpunëtor në organe të ndryshme të shtypit në gjuhën shqipe në Rumani dhe Bullgari. Fillimisht ai ishte botuesi i revistës letrare Shkëndia që doli në qytetin e tij të lindjes në Korçë, në periudhën 1921 – 1923. Milto Sotir Gurra themeloi po në vendlindje të përdyjavshmen satirike “Zekthi”. Në moshën 60 vjeçare pas botimit të disa krijimeve letrare dhe përkthimeve ai hapi revistën Mituria për fëmijë. (25)
94
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
denjuar të zbresëm në shtresat e miturisë e të foshnjërisë: kurrë nuk e kemi vrarë mendjen të pyesëm, ç’duan, se kurrë nuk ua kemi studiuar shpirtin e tyre të mitur”.(28) Kështu e prezantonte misionin dhe qëllimet e revistës mujore Milto Sotir Gurra në numrin e parë të saj. Në faqet e Miturisë kishte në rradhë të parë vjersha e tregime, por dhe letërsi të përkthyer për fëmijë nga autorë të njohur të kohës, rrëfenja, legjenda, përralla, fjalë të 95
Arben MUKA
urta, vështrime të historisë së shqiptarëve, portrete të njerëzve të shquar, kalandari i datave më të shënuara, kuriozitete nga bota e kafshëve, lojra zbavitëse etj. Për të qenë e afërt me lexuesit revista hapi dhe një rubrikë të veçantë ku botoheshin mendime ose krijime të tyre. Botimi i Miturisë vijoi në 6 numra, deri në tetor të vitit 1944.
(28)
Mituria nr.1, prill 1944, faqe 3.
96
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
6
Mbulimi mediatik në periudhën e fundit të pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste
Shtypi proqeveritar thurr lavde pas rënies së kabinetit të kryeministrit Rexhep Mitrovica: “Sinfonia e rindërtimit lehet e pambarueme.”
Linja opozitare: “Plot tetë muaj vuajtje, mjerim e zi për popullin shqiptar. Plot tetë muaj masakra e terror mbi shqiptarët liridashës.”
Ringjallja e fushatës për afrimin e intelektualëve, “vëtëm këta në bashkëpunim me qeverinë mund ta ndryshojnë gjendjen”.
Etiketimi i Enver Hoxhës nga Zani i Atdheut si “profesor pa diplomë”, apo “si kryetar i qeverisë sovjetike shqiptare”.
17 nëntor 1944, Radio Tirana humbi kontrollin total të pushtuesve nazistë gjermanë dhe ra në duart e forcave partizane. 97
Arben MUKA
S
henja e parë serioze se institucionet qeverisëse shqiptare nuk arritën suksesin e parashikuar nga autoritetet gjermane ishte dorëheqja e kryeministrit Rexhep Mitrovica dhe kabinetit të tij mbrëmjen e 16 qershorit 1944. Propaganda zyrtare bëri kujdes që kjo ngjarje të kalonte me sa më pak bujë. Sipas një njoftimi të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, kryetari i Këshillit të Lartë të Regjencës Mehdi Frashëri “e falenderoi nxehtësisht shkëlqesën Rexhep Mitrovica për veprën naltësisht patriotike të kryeme gjatë këtyre 8 muajve, që në historinë shqiptare do të kalojë si periudha më tronditëse e jetës sonë kombëtare tue e lutë njëkohësisht me u bë interpret i këtyre ndjenjave pranë kolegëve të tjerë të kabinetit dorëheqës.”(1) Bashkimi i Kombit të nesërmen e botonte të plotë këtë njoftim të ATSH-së nën një titull të madh hapës: “Qeveria Mitrovica paraqiti dorëheqjen.”(2) Kollona e faqes së parë të asaj dite ishte shkruar nga dr. Xhelal Mitrovica, i cili edhe vetë kishte paraqitur dorëheqjen si sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës Popullore. Me titullin domethënës “Sinfonia e pambarueme”, Mitrovica (Xhelal) rendiste lavde për punën dhe përpjekjet e qeverisë së Mitrovicës (Rexhep). “Qeveria që po ikën ka rindërtue atë që ka mujtë, në rrethana jashtëzakonisht të vështira tue krijue embrionin e shtetit shqiptar.”(3) Ose në një pasazh tjetër shkruhej: “Mbaron apo nuk mbaron vepra nga pikëpamja ideale, nuk ka një rëndësi të madhe, mbasi njerëz me shpirt t’epërt i shikojnë përfundimet vetëm nga qëllimet e tyne. Qëllimet e qeverisë Mitrovica janë kenë të frymëzueme në një mënyrë pozitive, veprimet janë zhvillue tue ecë në vragën e interesave të popullit shqiptar. Sinfonia e rindërtimit lehet e pambarueme.”(4) Bashkimi i Kombit, datë 17 qershor 1944, faqe 1. po aty (3) po aty (4) po aty (1) (2)
98
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
Por Buletini i Zërit të Popullit duke njoftuar rënien e kabinetit qeveritar uronte që “së shpejti arrifshim edhe në kokën e Mehdi Beut (Frashërit – AM) me shokë të Regjencës.” (5) Duke prezantuar një bilanc negativ e tragjik të qeverisë Mitrovica shkruhej: “Plot tetë muaj vuajtje, mjerim e zi për popullin shqiptar. Plot tetë muaj masakra e terror mbi shqiptarët liridashës. Me qindra të burgosur e të internuar. Me qindra të vrarë e të terrorizuar. E dogjën, e grabitën, e plaçkitën, e çnderuan, e vranë pa mëshirë popullin tonë që rroku armët për liri. I ndoqën këmba–këmbës luftëtarët tanë trima, Ushtrinë tonë Nacionalçlirimtare partizane – vullnetare, deshën ta shpartallonin, ta zhduknin fare, por ngjau e kundërta si gjithmonë.” (6) Historiani Xhelal Gjeçovi e ka vlerësuar krizën qeveritare të lidhur me veprimet e armatosura në konfliktin mes trupave naziste gjermane dhe atyre partizane. “Në kushtet e thellimit të pandërprerë të krizës në vend, pasi dështuan dhe dy operacionet e mëdha të Vermahtit, të dimrit 1943 – 1944 dhe të pranverës 1944, organizmat e ngritur nga pushteti po tregoheshin krejt të paafta për të përballuar situatën në vend. Në këto kushte qeveria, e mbështetur nga autoritetet e pushtimit, dukej se do të jepte shpirt shpejt, ndërsa lëvizja partizane kontrollonte zona gjithnjë e më të gjëra në vend. Frashëri dhe Deva ushtronin një qeverisje vetëm në dukje në disa qytete kryesore dhe kjo në sajë të mbështetjes ushtarake gjermane.” (7) Kurse për studiesin e historisë Kastriot Dervishi, rënia e kabinetit qeveritar që drejtohej nga Rexhep Mitrovica ishte veç të tjerave dhe si pasojë e mosmarrëveshjeve mes institucioneve kryesore: Regjencës, Parlamentit dhe Qeverisë, pasi “në fund të pranverës së vitit 1944, një krizë e madhe do të mbërthente organet kryesore të shtetit, gjë që u duk me mbledhjen e Parlamentit, më Zëri i Popullit dhe buletinet e tij (1942 -1944), volumi III, faqe 381. po aty (7) Xhelal Gjeçovi, Pushtimi gjerman në Shqipëri: 8 shtator 1943 - 29 nëntor 1944, Botimimpex, Tiranë, 2004, faqe 42.
(5) (6)
99
Arben MUKA
31 maj 1944, e cila pasqyronte një krizë të vërtetë midis Qeverisë, Parlamentit dhe Këshillit të Naltë (të Regjencës – AM). Parlamenti u mblodh vetiu, pa dekret të Këshillit të Naltë, duke kërkuar të vendoste autoritetin e tij mbi regjentët, por dhe mbi ministrat.” (8) Rreth një muaj pasi vendi ishte me një qeveri të dorëhequr por në detyrë, autoritetet gjermane në një shenjë të nxitjes së optimizmit tek institucionet dhe popullata përhapën me bujë lajmin se të dy vendet kishin vendosur që të ngrinin në nivelin më të lartë marrëdhëniet diplomatike me ambasada në Tiranë dhe në Berlin. Si gjithmonë tek faqja e parë e Bashkimit të Kombit në vendin më të dukshëm lëshohej një njoftim me burim zyrtar nga Gjermania i titulluar “Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Reich-ut Gjerman dhe Shqipërisë”. Ja përmbajtja e plotë: “Qeveria e Reich-ut i rifilloi zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Qeverinë Shqiptare. Konsullata e Përgjithshme gjermane në Tiranë, u ngrit në Amabasadë dhe kryekonsulli, gjeneral Schlipp u emërua Ambasador i Reich-ut. Ambasadorit Rrok Gera iu besue drejtimi i Ambasadës Shqiptare në Berlin.” (9) Interesante ishte që ambasadori shqiptar Gera nuk e shijoi këtë emërim, pasi pak ditë më vonë ai ishtë në listën e kabinetit të ri në postin e ministrit të financave. Dy ditë pas njoftimit të Berlinit zyrtar, në Tiranë u njoftua formimi i qeverisë së re me kryeministër Fiqri Dinen, cili më herët, në fillim të vitit 1943, kishte kryer për më shumë se dy javë detyrën si ministër sekretar shteti për Punët e Brendshme në qeverinë e parë të Ekrem Libohovës. Pas këtij momenti në Bashkimin e Kombit, por dhe në mediat e tjera zyrtare dhe propushtimit u ringjall fushata për afrimin e intelektualëve për kontribut dhe mbështetje për qeverinë, duke shigjetuar në të njëjtën kohë dhe pritshmërinë dhe apatinë e një pjese prej tyre. “Intelektualët dhe vëtëm këta në bashkëpunim me qeverinë mund ta ndryshojnë gjendjen. Në këtë punë mund Kastriot Dervishi, Historia e shtetit shqiptar 1912 – 2005, shtëpia botuese “55”, Tiranë, 2006, faqe 523. (9) Bashkimi i Kombit, datë 14 korrik 1944, faqe 1.
(8)
100
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
të kenë pengesë vetëm plogëtinë dhe jo paaftësinë e tyre, ose pafatësinë e popullit tonë, i cili është gati ta mbrojë ekzistencën e tij me çdo sakrificë.” (10) shkruante Nebil Çika, i cili së bashku me Mazar Sopotin (11) e dr. Xhelal Mitrovicën kishin mbetur si bashkëpunëtorë kryesorë të Bashkimit të Kombit në atë periudhë. Pas më pak se një muaji e gjysmë kur kishte marrë votëbesimin, qeveria e kryeministrit Fiqri Dine njoftoi dorëheqjen, duke e mbajtur vendin jo vetëm në flakët e luftës, por dhe të një krize politike dyjavore, deri kur u formua qeveria e tretë nën pushtimin gjerman, ajo e kryeministrit Ibrahim Biçakçiu, (mbajti dhe postin e ministrit të brendshëm). Biçakçiu, një njeri shumë i besuar i gjermanëve qysh kur ata e ngarkuan të drejtonte qeverinë e parë provizore, (Komitetin Ekzekutiv të Përkohshëm) më 14 shtator 1943, fiks një vit më pas, nisi zyrtarisht punën si kryeministër, i fundit në periudhën e pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania
(10) (11)
Bashkimi i Kombit, datë 16 gusht 1944, faqe 1. Së bashku me dr. Xhelal Mitrovicën, Gjergj Bubanin e Mustafa Grebleshin ai ishte në grupin që kontrollonte veprimtarinë e medias shqiptare, një strukturë më vete në Ministrinë e Kulturës Popullore gjatë kohës së pushtimit nazist gjerman. Mazar Sopoti ishte drejtor i gazetës Kosova, që botohej si organ i Komitetit Kosovar. Bashkëpunoi me disa prej gazetave kryesore që botoheshin në gjuhën shqipe gjatë Luftës së Dytë Botërore, si Fashizmi, Tomori, Bashkimi i Kombit (ku kishte dhe një rubrikë të tijën) etj.
101
Arben MUKA
naziste. Në pjesën e fundit të qëndrimit në Shqipëri trupat naziste publikuan dy gazeta, të cilat ishin si organe të tyre. Në verën e vitit 1944 nisi të botohet në Tiranë gazeta Lirija e Shqipnis, me karakterin e një buletini lufte, në rradhë të parë me informacion nga fronti në Shqipëri, por dhe nga rezultatet e ushtrisë gjermane në rajonet e pushtuara prej saj, ose në konfrontimet me ushtritë e Aleatëve Antifashistë. Në krah të kokës së gazetës ishte vendosur slogani: “Armiqt tuaj – armiqtë tanë”. Megjithëse kur nisi botimin Lirija e Shqipnis ishte 19 qershori i ‘44-s, dhe kur forcat gjermane nuk i kishin aspak punët mirë në operacionet ushtarake në terren, nuk munguan notat propagandistike në përshkrimin e “atmosferës optimiste”, duke treguar për sukseset e gjermanëve nga njëra anë dhe humbjet shkatërrimtare të Aleatëve Antifashistë në anën tjetër, si psh: “fillimi i grushteve kundër Anglisë”, për “humbje të përgjakshme armike në Francë”, për “robërit anglo amerikanë të tmerruar”, ose i kushtohej rëndësi përgënjeshtrimeve për informacionet dhe komentet që përhapnin stacionet e vendeve Aleate, veçanërisht Radio Londra, Radio Bari etj. E njëjta frymë ishte dhe për zhvillimet e brendshme në Shqipëri. Në një artikull informativ me titull “Një grusht i rëndë komunistëve të Shqipërisë së Jugut”, jepej bilanci shumë pozitiv i një goditjeje që nazistët gjermanë kishin bërë në disa “qendra bandash komuniste që gëzonin një simpati të dukshme nga ana e englezëve dhe amerikanëve” (12) dhe ku “rolin e kryetarit të këtyre bandave e loste shqiptari bolshevik Mehmet Shehu.” (13) Më tej jepeshin shifrat: “Rezultati i këtij grushti të papandehur kundër anglo – bolshevikëve qe me të vërtetë i tmerrshëm: Pas luftimit të rreptë dhe plot vuajtje nëpër male e gryka, bandat lanë 729 të vrarë e 393 robër, midis këtyre 104 femra.” (14) Veç amplifikimit të sukseseve dhe fitoreve të trupave gjermane ndaj njësive të armatosura të komunistëve shqiptarë, kishte dhe artikuj Lirija e Shqipnis, datë 19 qershor 1944, faqe 2. po aty (14) po aty (12) (13)
102
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
për mënyrën sesi ishte strukturuar rezistenca kundër pushtimit, për dezertimet masive që ndodhnin nga zhgënjimi që partizanët pësonin prej drejtuesve të Luftës Nacionalçlirimtare, si dhe për sjelljen miqësore që populli duhet të tregonte ndaj gjermanëve. P.sh. gazeta tregonte si sukses të menaxhimit të situatës nga ana e nazistëve gjermanë mosprekjen e tyre nga sëmundja e malarjes. Referimi ishte për periudhën e Luftës së Parë Botërore, kur rreth 80 përqind e trupave austriake u prekën nga kjo sëmundje, ndërkohë që në verën e vitit 1944 në rradhët e ushtrisë gjermane “ në sajë të një ndërtimi shembullor të mbrojtjes kundra malarjes kanë pasur vetëm 2 përqind të sëmurë prej saj.” (15) Në 10 ditët e fundit të pushtimit gjerman, në Shkodër - stacioni i fundit ku ishin tërhequr dhe përqendruar trupat naziste - nën kujdesin e Komandës së Përgjithshme filloi botimi i gazetës Zani i Atdheut. Ashtu si Lirija e Shqipnis edhe Zani i Atdheut dilte vetëm me dy fletë në gjuhën shqipe, ku autorësia ishte vetëm me pseudonime si, Kunora, Vllai, Rrushkulli i Pargoit etj. Gazeta prezantohej si “flamurtarja e nacionalizmit shqiptar” dhe duke vënë poshtë kokës sloganin: “Vetbesim, vetmohim, vetsundim.” Përmbajtja e artikujve dhe komenteve nuk fshihte notat alarmuese
(15)
Lirija e Shqipnis, datë 12 tetor 1944, faqe 2.
103
Arben MUKA
për situatën me të cilën përballeshin trupat gjermane në Shqipëri, duke lëshuar thirrje për organizimin e popullatës për të “mos e lëshue qytetin e Teutës ndër duart e terrorizmës së kuqe”, (16) që ishte dhe si argument se përse nisi të botohet në ato momente Zani i Atdheut: “... që të trajtonte punët e qarkut, që të mendonte me i ba ballë rreziqeve, që të mbështillte rreth vedit nacionalistat e tronditur të mbarë viseve të Shqipërisë, që të përballonte me çdo kusht e sakrificë të tëra situatat e reja që mund të vijnë të krijohen; e ky organ e filloj veprën e vet në dobi të Shkodrës me male, në dobi të Shqipnis e interesave të shenjta të saj.” (17) Në një artikull tjetër me titullin “Cilët janë komunistat?” bëhej portretizmi i veprimtarisë së tyre në Shqipëri, i drejtuesve më kryesorë, mes tyre edhe për Enver Hoxhën, që cilësohej si “profesor pa diplomë”, apo “si kryetar i qeverisë sovjetike shqiptare, titull që ia dha vetvetes në Mbledhjen e Përmetit, pa pasë pëlqimin e popullit shqiptar.” (18) Duke e përshkruar lëvizjen komuniste shqiptare para vitit 1940 të varur nga Partia Komuniste Franceze, dhe më pas si nën varësinë totale të Moskës, artikulli nënvizonte se “kryetarët e komunizmit janë njerëz të shitun tek Moska, e cila synon sovjetizimin jo vetëm të Ballkanit, por të tanë Evropës e më vonë të botës mbarë.” (19) Analizat mbi përhapjen e komunizmit në Shqipëri, Zani i Atdheut i trajtonte me sy kritik dhe nga vetë zhvillimet brenda nacionalistëve. Një arsye kryesore se përse komunizmi kishte fituar terren ishte fakti i vetë organizimit të nacionalistëve shqiptarë në mënyrë të fragmentizuar: “Nacionalistat i kanë dhanë shkasin kryesor lëvizjes komuniste me injorancën, pasigurinë e indiferentizmin e tyre në një anë, dhe në anën tjerër me përçamjen ndër grupe, organizata e parti”. (20) Pjesë e lëndës së gazetës ishin dhe urdhëresat e posaçme të komandantit Zani i Atdheut, datë 19 nëntor 1944 faqe 1. po aty (18) po aty (19) po aty (20) Zani i Atdheut, datë 23 nëntor 1944, faqe 1. (16) (17)
104
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
të përgjithshëm të Forcave të Armatosura Kombëtare, Mark Gjonmarkaj, që niste me një ndëshkim kapital se “çdo ushtar armik që tue luftue kundra fuqive kombëtare kapet rob, pushkatohet në vend.” (21) Më tej vijonin dhe masa të tjera drastike, si konfiskime të pasurive, shoqërime për në shtabin e përgjithshëm etj. Me njoftime të tilla të ashpra dhe apele të dëshpëruara për t’u bashkuar dhe për ta mbrojtur Shqipërinë nga rreziku i komunistëve ishte mbushur dhe hapësira tjetër e mediave proqeveritare që sa vinte dhe e zbehte efektin e saj për popullatën. Gazeta kryesore Bashkimi i Kombit qysh nga 8 tetori 1944 filloi nga anomalitë e botimit. Pas disa ditëve ndërprerje, siç u arsyetua nga vetë redaksia, për shkaqe ekonomike e “mungesë karburanti”, gazeta doli me gjysmën e faqeve, nga sa e kishin parë deri atëhere lexuesit e saj. Rrudhja e hapësirës u shoqërua dhe me një përmbajtje krejt telegrafike, vetëm me komunikata e njoftime zyrtare, nga zhvillimet brenda dhe jashtë vendit. Më 17 nëntor 1944 dhe mjeti tjetër propagandistik nën kontrollin total të pushtuesve nazistë gjermanë, Radio Tirana, (21)
Zani i Atdheut, datë 19 nëntor 1944 faqe 2.
105
Arben MUKA
ra në duart e forcave partizane gjatë betejës që çliroi kryeqytetin. “Tri ditë më parë, Radio Tirana ishte shpëtuar nga rreziku i hedhjes në erë nga ana e nazistëve. Një kompani partizanësh e evitoi këtë veprim. Pas dhjetë ditësh nga data e çlirimit të qytetit Radio Tirana rinisi transmetimet e saj. Nis një proces që nuk ndalet. Fshihen disqet që përmbajnë kanconeta italiane dhe mbi ta incizohen këngë popullore shqiptare. Në një nga skutat e ndërtesës gjenden dy magnetofona të vjetër ushtarakë gjermanë, që peshonin thuajse nga 30 kilogramë secili dhe me ndihmën e tyre nisin të regjistrohen reportazhet e para.” (22) Në kushtet e kontrollit të Radio Tiranës nga forcat partizane, buletinet me lajme e komente të Agjencisë Telegrafike Shqiptare nuk kishin më hapësira përdorimi, duke e bërë krejt të pavlefshëm punën e saj deri në momentin e vënies nën kontrollin e njësiteve të Nacionalçlirimtares. Në fund të nëntorit 1944, me aktin e çlirimit të Shqipërisë, në mënyrë të shpejtë kontrolli i mjeteve zyrtare të medias dhe propagandës u vu në shërbim të komunistëve dhe tërë strukturave që ata kishin ndërtuar në periudhën e luftës, të cilat i ndihmuan të vinin dhe të rrinin për një kohë të gjatë në pushtet. Modeli i tyre goditi, demotivoi dhe zhduku dhunshëm në një kohë të shkurtër çdo lloj medie tjetër alternative dhe oponente me sistemin diktatorial dhe aparatin represiv që u instalua dhe u konsolidua në Shqipëri për afër gjysmë shekulli.
(22)
Artan Fuga, Monolog, mediat dhe propaganda totalitare, botimet DUDAJ, Tiranë, 2010, faqe 72.
106
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
7
Vështrim krahasues për rolin e medias në Luftën e Dytë Botërore
Mënyra sesi Roma dhe më pas Berlini u përpoqën të ndërtonin “Shqipërinë italiane” dhe “Shqipërinë gjermane”.
Pritja që i bëri media shqiptare invazioneve ushtarake të fashistëve italianë dhe nazistëve gjermanë.
Ndërtimi i sistemit i kontrollit dhe censurës në periudhën e dy pushtimeve.
Veçori të raporteve mediatike dhe propagandistike mes komunistëve dhe nacionalistëve.
Fitimtari i luftës vendos rregullat: ndërtim i një modeli propagande të centralizuar, censurë të plotë ndaj shtypit dhe transmetimeve. 107
Arben MUKA
K
ur shpërthyen krismat dhe u ndezën flakët e para të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kishte rreth katër muaj e pushtuar nga njëra prej ushtrive të Fuqive të Boshtit, Italisë fashiste. Katër vjet e gjysmë më pas vendin e fashistëve italianë e zunë nazistët gjermanë. Dy pushtimet e njëpasnjëshme në periudhën e Luftës së Dytë Botërore e kishin shkërmoqur mbretërinë 10 vjeçare të Ahmet Zogut, kishin mjelur rezervat nëntokësore dhe mbitokësore të vendit për të mbështetur makinën dhe infrastrukturën militare të pushtuesve, kishte drobitur ekonominë në tërësi dhe kishin thelluar problematikën sociale. Çështja kombëtare, ajo e kufijve dhe rikthimit të territoreve “të kafshuara” nga vendimet e kancelarive dhe orekset sistematike të fqinjëve, u premtuan nga Roma dhe Berlini se do të merrnin udhë në favor të shqiptarëve. Por në kohë lufte sendërtimi dhe finalizimi i planeve dhe ambicieve janë në varësi të statusit që palët ndërluftuese fitojnë në fund të saj, fitues apo humbës. Pavarësisht dekretimeve dhe vendimeve që u morën fillimisht nga fashistët italianë për Kosovën dhe më pas objektivat që shpallën me mburrje nazistët gjermanë për ta plotësuar më shumë hartën e Shqipërisë etnike, në mbarim të nëntorit 1944, kur nga territori shqiptar u largua dhe ushtari i fundit pushtues, të gjitha këto vendime e synime rezultuan kallp, si një mirazh joshës dhe sugjestionues, që u çfaneps me okupatorët. Shqipëria e Luftës së Dytë Botërore, në këtë kapitull shikohet nga këndvështrimet e medias së kohës, jo në mënyrë kronologjike sipas shijeve dhe kalendarit të ngjarjeve historike, por duke respektuar kriterin e vlerësimit krahasues mes dy pushtimeve; për mënyrën sesi punuan e reaguan mjetet propagandistike shqiptare në mbulimin e disa prej aspekteve më kryesore, ku synohet të dalë e përbashkëta dhe e veçanta në secilën periudhë okupuese. Sepse të tilla ishin dhe vetë planet, ideimet, zbatimet dhe rrethanat në të cilat u kryen aktet pushtuese nga fashistët italianë dhe nazistët 108
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
gjermanë me elemente të ngjashëm dhe specifikë; sepse e tillë ishte dhe mënyra sesi fillimisht Roma dhe më pas Berlini u përpoqën të ndërtonin “Shqipërinë italiane” dhe “Shqipërinë gjermane”. Në këtë vështrim krahasues mes dy periudhave janë analizuar tre nga elementet përbërës më thelbësorë, që kanë të bëjnë me qëndrimin e medias shqiptare ndaj invazionit ushtarak; instalimin e sistemit të kontrollit dhe censurës ndaj njësive mediatike e propagandistike; si dhe raportet mes organeve të shtypit që kontrolloheshin nga komunistët dhe nacionalistët.
7.1 Qëndrimi i medias shqiptare ndaj dy pushtimeve ushtarake Gjatë javës së parë të prillit 1939 asnjë nga gazetat zyrtare e gjysmë zyrtare që botoheshin në kryeqytetin shqiptar, nuk shkruan asgjë për rrezikun e pushtimit të vendit nga Italia fashiste. Heshtja dhe indiferentizmi mediatik ishin “blerë” me kohë. Strategët dhe zyrtarët në Italinë fqinje, të cilët me kohë ishin angazhuar për planifikimin dhe zbatimin e një plani pushtues ushtarak në Shqipëri, ashtu siç kishin punuar me një pjesë të mirë të elitës politike, burokratike dhe intelektuale të vendit, ashtu kishin bërë për vete me të gjitha mënyrat dhe mjaft protagonistë të redaksive dhe drejtues të tyre. Edhe kur media ndërkombëtare ziente nga lajmet dhe komentet se mes qeverive të dy vendeve kishte një situatë të nderë dhe se po përgatitej një sulm ushtarak i italianëve në Shqipëri, këto paralajmërime nuk u kapën nga “antenat” e propagandës shqiptare. Në mënyrë shumë të kujdesshme dhe telegrafike për të amortizuar plotësisht efektin e “gojëve të liga” u përgatitën përgënjeshtrime uniforme për të gjitha redaksitë. “Disa gazeta të huaja, si dhe persona të papërgjegjshëm kanë përhapur ndër këto ditët e fundit lajme të gënjeshtra mbi Shqipërinë dhe marrëdhëniet e saj me Italinë. S’ka dyshim se këto lajme kanë për qëllim 109
Arben MUKA
me paraqit në mënyrë të gabueme marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Italisë”,(1) shkruante gazeta Shtypi. Kurse organi profashist Gazeta Shqiptare, (filiali në Shqipëri i të përditshmes bareze Gazzeta di Puglia) e shtonte dhe më shumë dozën e “qetësuesit” për publikun kur shkruante në datën 4 prill se: “Marrëdhëniet italo - shqiptare janë gjithmonë fort të përzemërta. Lajme tendecioze nuk mund të prekin këtë miqësi që rrënjoset sa më shumë.” (2) Madje në përmbajtjen e tekstit shkohej deri aty sa pohohej e kundërta e asaj që gatuhej në të vërtetë: “Nuk është në qëllimin e qeverisë italiane me ba atentat kundra pavarësisë dhe tërësisë tokësore të Shqipënisë”. (3) Të pafuqishme u treguan dhe ato gazeta që njiheshin për linjën e tyre të fortë pro Mbretërisë. Me nota të zbehta gazeta Drita shfaqte reagimin ndaj konfliktit mes Mbretit Ahmet Zogu dhe autoriteteve italiane, si dhe ultimatumet nervoze që këta të fundit dërgonin drejt Tiranës zyrtare. Duke iu referuar një komunikate të ATSH-së, gazeta mohonte zërat ndërkombëtarë për vendosje protektorati ndaj Shqipërisë (pa i përmendur fare italianët!) dhe shprehte me nota patetike se “Shqipëria nuk do të pranojë kurrë një cënim të indipendencës dhe të integritetit të saj.” (4) I vetmi organ që doli nga udha e linjës zyrtare ishte Gazeta e Korçës. Variantit zyrtar për situatën ajo i shtoi dhe njoftimet mbi zhvillimin e një demonstrate popullore në Korçë, si dhe telegramin përshëndetës që iu kishte dërguar demonstruesve Mbreti Zog. “Populli i Korçës me anë të një demonstrate të madhe shfaq besimin se Mbreti Zog do ta udhëheqë me trimëri për të mbrojtur Atdheun. Të gjitha sakrificat do të bëhen për të ruajtur lirinë e Shqipërisë”,(5) shkruhej me gërma të mëdha dy ditë para pushtimit në këtë gazetë. Në orët e para të 7 prillit 1939, kur fashistët italianë ishin rrugës për zbarkimin në Shqipëri nga deti dhe ajri, “nxori kokën” Shtypi, datë 3 prill 1939, faqe 1. Gazeta Shqiptare, datë 4 prill 1939, faqe 1 (3) po aty (4) Drita, datë 5 prill 1939, faqe 1 (5) Gazeta e Korçës, datë 5 prill 1939, faqe 1. (1)
(2)
110
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
Agjencia e Lajmeve Stefani, e cila ndërkohë shpërndante lajmin nga Roma në të gjithë botën se gjithçka ishte kryer dhe se: “trupat italiane zbarkuan në portet e Shqipërisë dhe u pritën me entuziazëm nga populli shqiptar.” Më pas kori i gazetave shqiptare që qarkullonin në atë periudhë hapur shpërtheu në entuziazëm për mbërritjen e skalioneve me ushtarë nga vendi fqinj. Si gjithmonë në avangardë të opinioneve ishte Gazeta Shqiptare, që edhe në këtë rast i jepte drejtim qëndrimit që duhet të mbanin redaksitë e tjera: “Italia e Musolinit ndërhyri në Shqipni jo vetëm për të mbrojtun interesat e saj të njohuna politike, strategjike dhe ekonomike, por dhe me e mbrojtë atë pjesë të shëndetshme të opinionit publik shqiptar që asht e bindun për të rivendosun një rend të ri, që i siguron popullit shqiptar atë rend shoqëror që është kusht kryesor për përparimin dhe mbarëvajtjen e vendit në të gjitha fushat”.(6) Orientimi u ngjyros dhe me lavde për pushtuesit: “Faqja e re e historisë shqiptare, problemet tona do të zgjidhen me ndihmën e Italisë fashiste”(7) dhe në një gazetë tjetër këshillohej që “Italia na erdhi për të mirën tonë. Ta presim me miqësi të kthjellët, me fytyrë të çelët e jo me hipokrizi e dallkaukllëk”(8). Rezistencë mediatike ndaj pushtimit të vendit bëri nëpërmjet valëve të Radio Tiranës, ish-kryeministri i njërës prej qeverive në kohën e mbretit Zog, Mehdi Frashëri. Thirrjet patriotike të tij, që dënonin aktin e ushtrisë italiane u transmetuan në disa gjuhë të huaja dhe gjetën vend tek Gazeta e Korçës, por ato tingëllonin si zëra të mekur të padëgjueshëm nga tërërsia e “trumpetave” propagandistike të porositura dhe të mirëmonitoruara prej italianëve. Në prag të pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste sistemi mediatik zyrtar zgjodhi sërish heshtjen në trajtimin e kësaj teme. Në fillim të shtatorit 1943 gazeta Tomori, Radio Tirana e Agjencia Telegrafike Shqiptare ishin përqendruar në zhvillimet që ndodhnin në Romë, ku shkohej drejt kapitullimit pa Gazeta Shqiptare, datë 9 prill 1939, faqe 1. Drita, datë 18 prill 1939, faqe 2. (8) Shtypi, datë 14 prill 1939, faqe 1. (6) (7)
111
Arben MUKA
kushte dhe tërheqjes nga lufta të armatës italiane, e dëmtuar dhe demoralizuar seriozisht nga rezultatet e muajve të fundit në vijën e frontit. Më 9 shtator 1943, ditën kur trupat ushtarake të nazistëve gjermanë përparonin me shpejtësi në territorin shqiptar, Radio Tirana kishte në buletinet e lajmeve vetëm hollësi për reagimet pas shpalljes së kapitullimit. Asnjë rresht për aktin e ri të pushtimit. Të nesërmen në mëngjes në numrin e gazetës kryesore në Shqipëri, Tomori, si lajm i parë ishte një deklaratë thirrjeje e kryeministrit Ekrem Libohova, përcjellë opinionit nëpërmjet ATSH-së. Libohova shprehte me nota patetike nevojën “për rregull dhe bashkim”. “Me ngjarjen e armëpushimit që bëri Italia fillon për Atdheun shqiptar një fazë e re tepër e rëndësishme dhe preokupuese. Do të mundim ta kapërcejmë vetëm nëse do të vendosim të bashkohemi që të gjithë, pa asnjë dallim, rreth flamurit dhe të lidhim besën e shenjtë për t’i dalë zot Atdheut.” (9) Pjesa tjetër e lëndës në faqen e parë ishte me njoftime të thata, duke përfshirë dhe botimin e krijimtarisë letrare (si në një ditë të zakonshme), pavarësisht se Shqipëria 24 orë më parë përballej me një pushtim të ri. Redaksia e Tomorit nuk e “kapi lajmin” e pushtimit as të nesërmen. Ndryshe nga mbërritja e fashistëve italianë, rreth katër vjet e gjysmë më parë, kur në Shqipëri nuk kishte media opozitare dhe alternative (në fazat e para të pushtimit, të paktën deri në verën e vitit 1942, grupet antifashiste e shprehnin revoltën e tyre me përgatitjen dhe shpërndarjen në zonat e banuara të trakteve, thirrjeve ose duke shkruar parrulla kundër italianëve dhe qeverisë nëpër mure) në vjeshtën e vitit 1943 vijonin të dilnin gazetat ose buletinet informative të komunistëve dhe nacionalistëve. Në kushtet e ilegalitetit dhe të varfërisë teknike e teknologjike ato ishin më të konturuara dhe të larmishme në përmbajtje. Organi qendror i Partisë Komuniste Shqiptare, Zëri i Popullit, në numrin e muajit shtator të atij viti shprehu një qëndrim të ashpër ndaj pushtuesve gjermanë, duke i cilësuar ata si armiqtë kryesorë të (9)
Tomori, datë 10 shtator 1943, faqe 1.
112
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
Lëvizjes Nacionalçlirimtare: “Lufta e popullit shqiptar vazhdon e paprerë dhe më e ashpër se kurrë kundra okupatorit gjerman dhe kundra gjithë atyre, italianë ose shqiptarë qofshin, që ndihmojnë ushtrinë gjermane, ose që duan në njërën mënyrë, ose në tjetrën të pengojnë lëvizjen nacionalçlirimtare të popullit tonë.”(10) Pushtimin gjerman e dënoi dhe Radio Korça, në ambientet e së cilës qysh nga fundi i pushtimit fashist italian ishte rritur influenca e komunistëve. Në vjeshtën e vitit 1943 ajo u zhvendos në një zonë që kontrollohej nga partizanët për t’u vënë në shërbim të tyre. Por shumë shpejt “dalja në mal” e saj u zbulua dhe u ndëshkua rëndë nga ushtarët gjermanë, duke e shkatërruar e djegur plotësisht atë. Propaganda e pjesës tjetër që kishte luftuar kundër pushtuesve fashistë italianë, nacionalistët e grupuar tek Balli Kombëtar dhe ata të Lëvizjes së Legalitetit, e përcollën të përmbajtur dhe me indiferencë pushtimin e nazistëve gjermanë. Revista mujore e ballistëve Lufta e shlirimit kombëtar në edicionin e shtatorit nuk e trajtoi fare këtë çështje, një qëndrim i kuptueshëm ky, pasi eksponentë të Ballit kishin nisur negociatat me autoritetet gjermane për të marrë poste kyçe në administratën e re pas finalizimit të operacionit ushtarak të pushtimit. Ndërkohë që Legalistët e Abaz Kupit në prag të pushtimit gjerman ishin në një proces riorganizimi si forcë politike më vete, pas divorcit që kishin bërë me Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar që kontrollohej nga komunistët, qëndrimi i tyre i dyzuar ndaj okupacionit veç shkaqeve organizative, lidhej dhe me ndikimin që misioni britanik kishte tek drejtuesit e Legalitetit.
7.2 Instalimi i sistemit të kontrollit dhe censurës ndaj njësive mediatike e propagandistike
(10)
Zëri i Popullit, shtator 1943, faqe 7.
113
Arben MUKA
Në zbatim të plotësimit të misionit për përhapjen në shkallë të gjerë të ideve dhe moralit fashist në rradhët e popullatës, pushtuesit italianë pak javë nga mbërritja në Shqipëri ndërmorën një reformë të thellë në infrastrukturën mediatike. Pavarësisht se gazetat me përmbajtje aktualiteti, të trashëguara nga koha e regjimit monarkik, e kishin “kthyer fletën” dhe kishin dalë hapur në mbrojtje të pushtimit italian, u gjykua se ato ishin të pabesueshme në opinion, ndaj dhe u mbyllën. Në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit dolën organe të orientura qartë në mbrojtje të italianizimit dhe fashistizimit të shoqërisë shqiptare. Dirigjimin dhe monitorimin mediatik e menaxhonte Drejtoria e Përgjithshme për Shtypin, Propagandën dhe Turizmin (DPSHPT), një hallkë censure që ishte në varësi të drejtpërdrejtë të kryeministrit. Në krye të Drejtorisë u emërua publicisti italian, Nikolo Laruso Atoma, drejtuesi i profashistes Gazeta Shqiptare, një njohës perfekt i realitetit dhe i qarqeve mediatike shqiptare prej më shumë se një dekade. “Ditën që Zyra e Shtypit dhe Propagandës ra në duart e italianëve u vendos të mbyllen fletoret që botoheshin deri atëhere”.(11) Në tregun e gazetave dhe revistave pas mbylljes së titujve të periudhës së Legalitetit “gëluan” organe të reja si Vlora e Re, Këmisha Fashiste, Korça Fashiste, Rinia Fashiste etj., të cilat dhe ashtu nga emërtimi e tregonin misionin dhe përmbajtjen. Ndërsa organi kryesor ishte Fashizmi (që më pas u quajt Tomori). Për Radio Tiranën pushtuesit premtuan modernizimin e saj teknik e teknologjik, sipas së cilit “Shqipëria do të ketë një nga radiostacionet më të fuqishme të Ballkanit.”(12) Mëkëmbësi i Mbretit Viktor Emanueli III në Shqipëri, Françesko Jakomoni, në një kohë që pranonte “lulëzimin e revistave dhe gazetave të reja”,(13) në periudhën menjëherë pas pushtimit, kundërshtonte prezencën e censurës. “Nuk u botuan kurrë në Shqipëri ligje që të (11) (12)
Tahir Zavalani, Histori e Shqipinis, pjesa e dytë, botuar në Londër, 1966, faqe 249. Fashizmi, datë 23 dhjetor 1939, faqe 1.
114
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
vendosnin një censurë parandaluese të shtypit. Ishte krijuar pranë kryesisë së Këshillit Shqiptar Drejtoria e Përgjithshme e Shtypit, por ajo interesohej për çështjet që u duheshin të interesuarve.”(14) Mëkëmbësi kishte të drejtë në një aspekt, pasi njësitë e reja mediatike ishin produkte të vetë sistemit të sapoinstaluar në Shqipëri dhe ato as që mund të kishin kurrfarë problemi me pozicionin dhe idetë që shpërndanin në publik. Për italianizimin e publicistikës shqiptare u aplikuan dhe marrëdhëniet e shkëmbimit profesional mes redaksive nga të dy vendet. Më i qëndrueshëm ishte “binjakëzimi” mes Tomorit shqiptar dhe Telegrafos në Itali. Veç dhënie marrjes së informacionit në mënyrë të ndërsjellë u vendos që drejtori i partnerit italian, Xhovani Ansaldo, të shkruante në mënyrë sistematike analiza dhe komente, në mënyrë specifike për çështje të marrëdhënieve rajonale, por dhe raportet e Italisë në një plan më të gjerë ndërkombëtar. Këtë marrëveshje kooperuese e paralajmëronte edhe vetë Tomori, kur shkruante se Ansaldo “herë pas here do të shqyrtojë dhe do të përmbledhë pamjet e lëvizshme të gjendjes politike ndërkombëtare”. (15) Edhe autoritetet gjermane qysh në fazën e parë të pushtimit organizuan një sektor të veçantë në Ministrinë e Kulturës Popullore, që do të mbulonte dhe kontrollonte aktivitetin e medias dhe botimeve në tërësi. U themelua organi kryesor zyrtar, Kombi (më pas u quajt Bashkimi i Kombit), ndërkohë që në hapësirat e transmetimeve të Radio Tiranës dhe buletineve të Agjencisë Telegrafike Shqiptare përçoheshin politika dhe direktiva të administratës kukull me përbërje tërësisht shqiptare. Por sistemi i kontrollit dhe censurës gjatë pushtimit gjerman dukej më i zbutur se ai i italianëve. Kjo lidhej në rradhë të parë me rrethanat në të cilat mbërritën në Shqipëri ushtritë e tyre, si dhe një grup faktorësh që kishin të bënin me qëllimet gjeostrategjike Francesko Jacomoni, Politika e Italisë në Shqipëri, botim i “55”, Tiranë, 2005, faqe 182. (14) po aty (15) Tomori, datë 13 mars 1940, faqe 1. (13)
115
Arben MUKA
dhe potencialet e burimeve njerëzore e materiale që secili nga të dy aleatët e Boshtit zotëronte në momentin e zbarkimit për në territorin shqiptar. Në një krahasim të dy periudhave, bie në sy se nazistët gjermanë në Shqipëri nuk orientuan dhe nxitën botimin e gazetave dhe revistave, apo transmetimeve radiofonike në gjuhën e tyre, siç e kishin ekzagjeruar këtë dukuri fashistët italianë deri në mërzi e pakënaqësi për popullsinë. Arti, kultura, tradita, historiografia gjermanike nuk u panë si prioritare. Në hapësirat e shtypit që mbulonte aktualitetin nuk kishte faqe më vete në gjuhën gjermane, në dallim nga faqet e dikurshme italiane. Në rubrikat e artit dhe të kulturës përkthimi nga letërsia gjermane, prezantimi i veprave, autorëve dhe kritikëve të saj, në përgjithësi nuk zuri një vend predominues, por thuajse ishte sa hapësira që zinte prezantimi i tyre nga vendet ballkanike, apo në pjesë të tjera të globit. Edhe Radio Tirana disa muaj pas pushtimit, veç buletineve të lajmeve në gjermanisht emetonte gjithashtu dhe në “gjuhët e Aleatëve Antifashistë”, në anglisht e frëngjisht. Nuk u emërua ndonjë funksionar gjerman në krye të sektorit të kontrollit të medias dhe ajo që ishte më e rëndësishme, në tre muaj pasi kishin mbërritur në Shqipëri ata hoqën monopolin ndaj shtypit. “Sot kemi nevojë të madhe për liri shtypi, kemi nevojë që opinioni publik shqiptar të përtrajtohet dhe të marrë një qëndrim të caktuar kundrejt problemeve të brendshme kaq të trazuara e të turbulluara nga gjendja e luftës dhe nga trashëgimia jonë politike.”(16) Përtej këtyre frazave pompoze me të cilat e komentonte vendimin e autoriteteve Bashkimi i Kombit, ky akt që lejonte botimin e organeve periodike private, nuk është se dha ndonje impakt të dukshëm në daljen e gazetave vërtet të pavarura me përmbajtje aktualiteti, por realisht nxiti dhe gjallëroi në mënyrë të jashtëzakonshme një fluks revistash të reja me përmbajtje kulturore dhe filozofike. (16)
Bashkimi i Kombit, datë 28 janar 1944, faqe 1.
116
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
Një veçori tjetër mes dy pushtimeve ishte mënyra sesi e trajtonte media zyrtare frymën e rezistencës antifashiste dhe mjeteve të saj propagandistike. Në kohën kur fashistët italianë ishin në Shqipëri u ndalua plotësisht përmendja e aktivitetit të grupeve të armatosura nga rradhët e komunistëve e nacionalistëve (injorimi shkoi deri aty sa nuk u fol p.sh., asnjë fjalë dhe për atentatin që iu bë në mes të Tiranës Mbretit të Italisë, Viktor Emanueli III, në maj të vitit 1941), e në këtë kontekst as që bëhej fjalë për ndonjë replikë ose debat me gazetat, revistat, ose buletinet informative që publikoheshin prej tyre. Kurse në kohën e pushtimit gjerman, rezistenca e armatosur e Frontit Nacionalçlirimtar që mbështetej nga PKSH ishte më e organizuar dhe më e përforcuar se në kohën e italianëve. Duke qenë një ndër shqetësimet më të mëdha të autoriteteve gjermane dhe qeverive kukull, aktiviteti i kundërshtarëve të regjimit ishte pjesë e lëndës mediatike zyrtare, trajtuar më së shumti në formën e denigrimit dhe veshjes me të gjitha negativitetet e mundshme. Të dyja palët përfshiheshin dhe në replikime e përgënjeshtrime emocionale përmes mjeteve të tyre mediatike.
7.3 Raportet mes organeve të shtypit që kontrolloheshin nga komunistët dhe nacionalistët Mëri, grindje, akuza të ndërsjella, tallje dhe përdorim të të gjitha formave të shpotisë, një komunikim me gjuhë urrejtjeje deri në vdekje. Kjo ishte kurba e ndërtimit në mënyrë graduale e marrëdhënieve mes politikanëve shqiptarë me bindje të ndryshme politike e ideologjike, si një nga aspektet më interesante në periudhën e Luftës së Dytë Botëtore. Vija ndarëse e pikëpamjeve, ideve dhe vizionit për të ardhmen mes komunistëve dhe nacionalistëve, përbërja e lidershipit dhe shtresimet popullore që ata përfaqësonin, përbënin dy krahët kryesorë të politikës shqiptare, të majtët dhe të djathtët. 117
Arben MUKA
Në kohën e pushtimit italian komunistët dhe ballistët operonin si dy subjekte të veçantë, duke punuar fort në forcimin dhe zgjerimin e “vathës” së tyre me sa më shumë mbështetës e simpatizantë. Për të tërhequr sa më shumë vëmendjen e popullatës, duke ravijëzuar dy fronte të mëdha politike, që në kushtet e pushtimit të vendit nga ushtri të huaja, synonin secila për hesap të vet rezistencën e armatosur deri në çlirimin e vendit. Në pranverën e vitit 1943, muajt e fundit të pushtimit, të dy frontet shfaqën shenja mirëkuptimi dhe afrimi, aq sa në disa rajone të Shqipërisë koordinimi mes komunistëve dhe ballistëve bëhej hapur dhe me efekt pozitiv tek popullata. Padyshim që kjo frymë reflektohej dhe në mjetet propagandistike të tyre. “Të dyja forcat politike, si Fronti Nacionalçlirimtar i drejtuar nga PKSH, ashtu dhe Balli Kombëtar, me platformat e tyre politike kërkonin të arrinin të njëjtin përfundim: Shqipëri të lirë indipendente e demokratike… Megjithëse në komunikimin midis këtyre dy forcave ishte shfaqur aty këtu edhe ndonjë epitet, për të demaskuar palën tjetër, kjo dukuri nuk ishte shndërruar akoma në vijë për veprim politik. Por forcat politike, sidomos në terren, e vlerësonin njëra–tjetrën përgjithësisht si aleate, me të cilën mund e duhej bashkëpunuar dhe jo konfrontuar si armiq”. (17) Nga ky shkak në fund të verës së atij viti nisi natyrshëm një përpjekje serioze që bashkëpunimi të ishte në nivelin më të lartë. Në ditët e para të gushtit 1943 u organizua një Mbledhje në fshatin Mukje, afër Krujës, ku morën pjesë delegacione me përfaqësues të rëndësishëm të Frontit Nacionalçlirimtar dhe të Ballit Kombëtar. Mbledhja prodhoi një Marrëveshje, që nga përmbajtja ishte historike, ku dy forcat krijonin të ashtuaquajturin Komitet për Shpëtimin e Shqipërisë, që do të drejtonte bashkimin e armëve kundër pushtuesve, për një Shqipëri të lirë, të pavarur, demokratike dhe popullore. “Marrëveshja e ‘Ballit’ me ‘Çlirimtaren’ është vepra më e bukur, më e urtë dhe më e dobishme për shpëtimin e Atdheut. (17)
Muharrem Dezhgiu, Shqipëria nën pushtimin Italian (1939 – 1943), faqe 277.
118
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
Por kjo marrëveshje nuk është veçse fillimi. Nuk ka arësye që të mos bëhet më e fortë, më e sinqertë dhe më e përshtatur për kohët e sotme. Ata që mendojnë ndryshe gabohen”.(18) Pavarësisht kësaj prognoze optimiste të organit qendror të Ballit, Marrëveshja e Mukjes u prish në mënyrë të njëanshme nga pala e komunistëve. Vendin e përpjekjeve për bashkëpunim e zuri një armiqësi e thellë mes tyre. Në skenën politike shqiptare, pas kësaj, doli në pah dhe forca e tretë, Lëvizja e Legalitetit. Njëri prej
ithtarëve kryesorë të promonarkistëve Abaz Kupi, ishte angazhuar në struktura të larta të Frontit Nacionalçlirimtar, por pas “rënimit” të Mukjes, ai vendosi të shkëputet dhe të riorganizojë një formacion politik nacionalist më vete. Divergjencat politike, për rrjedhojë dhe ato propagandistike mes komunistëve e nacionalistëve (edhe mes Ballistëve e Legalistëve kishte fërkime e mosmarrëveshje në shtypin e tyre, sidomos për formën e ardhme të regjimit), që nisën në javët e fundit të pushtimit të Shqipërisë nga fashistët italianë u përkeqësuan në ekstrem në vijim të periudhës së pushtimit prej nazistëve gjermanëve. Zëri i Popullit në numrin e muajit shtator 1943 ironizonte rolin dhe angazhimin e ballistëve në luftën kundër italianëve, si dhe (18)
Lufta e shlirimit kombëtar, nr. 5 - 6, faqe 3.
119
Arben MUKA
akuzonte se nuk po bënin asgjë për pushtimin e Shqipërisë nga nazistët gjermanë. Sipas gazetës, Balli “të hyjë në luftë me armë, në luftë të hapët, të ashpër dhe pa kondita kundër okupatorit hitlerian. Por Balli është larg kësaj pozite. Ne e kemi thënë me kohë që Balli është në pozita kompromisi dhe po shkon në pozita gjithnjë më të këqija.” (19) Më pas kur u konfirmua zyrtarisht mbështetja dhe pjesëmarrja e ballistëve në qeverinë kukull të Rexhep Mitrovicës, në Këshillin e Lartë të Regjencës dhe në Kuvendin Kombëtar, u forcuan notat akuzuese të gazetave dhe buletineve informative që publikonin komunistët. Në buletinin e gazetës Bashkimi shkruhej se “Organizata e Ballit Kombëtar, çerdhja e klikës më reaksionare që ka parë vendi ynë, është munduar gjithnjë nën maskën e nacionalizmit, e me tertip më të përsosur nga ai i Mustafa Krujës, të realizojë përçarjen e popullit shqiptar. Mbasi nuk ia doli në krye qëllimit tradhëtar të tij, Balli Kombëtar, filloi kohët e fundit një veprimtari më të gjerë dhe fare të hapët bashkëpunimi me okupatorin gjerman kundër Frontit Nacionalçlirimtar.” (20) Propaganda e ballistëve përdorte po arsenal të rëndë akuzash në shpjegimin e rolit që luanin në jetën e vendit komunistët, duke e përshkruar rrugën e tyre si krejt të ndryshme nga ajo e Ballit, si versione që ishin në zgjidhjen “jetë a vdekje”. “Populli shqiptar, nga fushat e Kosovës martire deri te krepat e fundit të Jugut, sot, i mbledhur si një trup rreth Shqipes dy krenore vendos solemnisht që: ose do të rrojë i lirë me flamurin e trashëguar prej trimërisë së falangave të Kastriotit; me zakonet e doket e veta, ndër besë, krenari e racës s’onë mijëvjeçare; ose do të shuhet i tërë! Vetëm një ideologji për nderin tonë kombëtar, shkatërrimtare e vatrës sonë familjare, komunizma, duhet zhdukur patjetër, sepse ky është vullneti i prerë i popullit.”(21) Në një artikull tjetër të Mbrojtjes Kombëtare, organ lokal i ballistëve në Vlorë, që konsiderohej dhe si një nga bastionet e tyre, Fronti Nacionalçlirimtar etiketohej (19) (20)
Zëri i Popullit, shtator 1943, faqe 1. Bashkimi dhe buletinet e tij, (1943 – 1944), volumi II, faqe 359.
120
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
si një fasadë e komunistëve: “Partia Komuniste e filloi luftën nën maskën e nacionalizmit shqiptar dhe gjithë djalëria patriote dhe idealiste, ajka e vërtetë e Shqipërisë u bashkua me ta për të luftuar okupatorin.” (22) Më tutje në një pasazh tjetër sulmues: “Partia Komuniste e vetëquajtura shqiptare filloi një luftë klase, një luftë ideologjie prandaj antikombëtare në këtë rast, pse e lidhur dhe e urdhëruar prej partisë komuniste sllave, e cila është nën dipendencën e së tretës internacionale.” (23) Një nga temat ku tregohej papajtueshmëri e thellë në mediat e grupimeve politike kundërshtare ishte çështja e Kosovës. Ballistët, por dhe Legalistët e konsideronin këtë si një kartë të fortë në përballjen me komunistët. Sipas tyre PKSH e kishte shitur tek jugosllavët e Titos interesin e Kosovës. “Partizanët jugosllavë e ndjejnë veten kaq shumë të lidhur për Kosovën sa lëshojnë mijëra vetë me pushtue toka thjesht shqiptare. Partizanët shqiptarë e shikojnë Kosovën kaq të huaj sa lusin perëndinë e tyre, Titon e adhuruar, të lëshojë disa divizione e të mbysë vullnetarët e rinj që shkojnë me vulos me gjak bashkimin e Kosovës me Mbrojtja Kombëtare, datë 28 nëntor 1943, faqe 1. po aty (23) po aty (21) (22)
121
Arben MUKA
Shqipni!”(24) Komunistët nga ana tjetër nuk vononin të botonin artikuj përgënjeshtrues duke ia kaluar përgjegjësinë dhe fajin Ballit që “na akuzon për Kosovën. Neve s’e dashkemi Kosovën. Përrallë e vjetër. Kosova çlirohet me luftë kundër okupatorit gjerman, me luftë kundër tradhëtarëve dhe shovinistëve të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, me bashkëpunim në luftë me lëvizjen nacionalçlirimtare të Shqipërisë e të Jugosllavisë dhe të gjithë aleatëve tonë të mëdhenj e të vegjël të koalicionit të madh antifashist. Kosova nuk çlirohet tue shti kosovarët në luftë kundër fqinjëve të tyre serbo malazezë dhe tue drejtue falenderime Hitlerit, siç bën Rexhep Mitrovica me shokë.... Neve po luftojmë dhe do të luftojmë me fakte për lirinë e Kosovës. Por Balli Kombëtar ç’po bën veç grindjeve që po hedh dhe veç vëllavrasjes ku po e fut popullin e Kosovës me fqinjët e tij? Kështu çlirohet Kosova?”(25) Me një retorikë të nxehtë komunistë e nacionalistë e kaluan gjithë periudhën e pushtimit nazist gjerman. Ajo ishte refleksion dhe rrjedhojë e veprimeve politike të këtyre dy grupeve në terren. Me largimin e formacioneve të ushtrisë pushtuese gjermane nga Shqipëria, në fund të nëntorit të vitit 1944, pushteti ra i tëri brenda një kohe të shkurtër në duart e PKSH-së, duke vendosur nën një kontroll të rreptë dhe mjetet mediatike. Fitimtari i luftës vendosi rregullat: duke ndërtuar një model propagande të centralizuar, censurë të plotë ndaj shtypit dhe transmetimeve, si dhe gjithçkaje që publikohej brenda territorit të Shqipërisë komuniste; një model që ishte në funksion të politikës së izolimit, të zhvillimit pa kompromis të luftës së klasave dhe goditjes së pamëshirshme ndaj çdo zëri që mendonte dhe vepronte ndryshe nga morali i “ndërtimit të socializmit” dhe “diktatura e proletariatit”.
(24) (25)
Flamuri, datë 25 qershor 1944, faqe 4. Zëri i Popullit, tetor 1943, faqe 9 – 10.
122
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
Përfundime Në 14 muaj e gjysmë sa zgjati pushtimi i Shqipërisë nga Gjermania naziste media luajti një rol të rëndësishëm në pasqyrimin e dinamikës së ngjarjeve dhe qëndrimeve, për të komentuar e analizuar aktualitetin e perspektivën, imazhin e perceptimin e klasës politike dhe autoriteteve ushtarake, sulmet e ndërsjella mes kundërshtarëve në luftë e politikë, opinione e ndjesi të njerëzve të zakonshëm, të vërteta të retushuara ose të stisura nga redaktorët. Kjo ishte detyra e saj në krah ose përballë faktorëve kryesorë institucionalë, politikë e ushtarakë. Në çdo fazë të procesit, duke e mbështetur ose duke e kundërshtuar pushtimin e vendit nga një ushtri e huaj, duke e mbështetur ose duke e kundërshtuar angazhimin dhe orientimin e administratës shqiptare në të gjitha nivelet, por dhe duke debatuar mbi aspekte që nuk lidheshin direkt me këta dy elemente thelbësorë, media e asaj periudhe është një gjurmë e pazëvendësueshme. Së bashku me dyzinën e letrave dhe dokumenteve që prodhon dhe arkivon çdo qelizë e një rendi burokratik publik, ajo ndihmon që edhe tani pas afër 7 dekadash të ndihesh si i familjarizuar me histori dhe evente që nuk i ke jetuar asnjë grimë. Me optikë shumëngjyrëshe për informacionin, pikëpamjet e mesazhet që janë përcjellë nga njësitë mediatike - paçka se diku 123
Arben MUKA
dhe jashtë kontekstit, diku me gjykimin e varësisë “bardh e zi” dhe diku në trajtë procesverbali të ftohtë – ato janë një ndihmë e madhe për gjithkënd që synon të bëjë retro, për gjithkënd që mundohet të kapë fillin në një histori të kaluar. Kjo ka qenë e vlefshme dhe e dobishme pa asnjë dilemë edhe për kohën e pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste. Në fund të prezantimit të detajizuar të mënyrës sesi është sjellë media shqiptare nga fillimi i shtatorit të vitit 1943 dhe deri në fund të nëntorit 1944, përmbledhtazi po rendis disa përfundime: Struktura zyrtare mediatike e Shqipërisë së pushtuar nga Italia fashiste, ashtu e tkurrur, e trullosur dhe e zbehtë nga zhvillimet në terren, në fundin e verës së vitit 1943, nuk përmendi asnjë fjalë për rrezikun që i kanosej vendit nga okupacioni nazist gjerman. Heshti madje dhe kur formacionet ushtarake gjermane shkelën në territorin shqiptar dhe nisën të depërtojnë në thellësi të tij. Kjo ishte shërbesa e fundit që bënin redaksitë e linjës zyrtare, duke e tërhequr vëmendjen e opinionit për nga zhvillimet në Italianë fiqnje, për shpalljen e kapitullimit pa kushte, për situatën kaotike në Romë, duke trumbetuar se gjithçka ndodhte ishte një “ngjarje e brendshme italiane”, shoqëruar me apelin qeveritar që të gjithë të rrinin të qetë, “secili në krye të detyrës dhe punës së vet”. Indiferencë mbi zhvillimet aktuale në ditët e para të pushtimit shfaqi dhe propaganda nacionaliste: eksponentët kryesorë të Ballit Kombëtar e bënë këtë në respekt “të rregullave të lojës” për frytet e negociatave paraprake me palën gjermane për ndërtimin e administratës së re; legalistët ishin në një proces riorganizimi të përshpejtuar politik e ideologjik, si një forcë më vete, pas divorcit që bënë me komunistët. Ndërkohë që gazetat dhe buletinet informative që kontrolloheshin nga Partia Komuniste Shqiptare e dënuan dhe e shpallën ushtrinë gjermane si armikun kryesor për kauzën e tyre. 124
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
Një frymë e hapur kundër zyrtarëve që kishin shërbyer në kohën e pushtimit italian në të gjitha nivelet e administratës zyrtare u përcoll dhe tek shpurra e gazetarëve dhe nëpunësve që do të angazhoheshin në sistemin propagandistik, duke afruar ata që kishin kryer studime në botën gjermanike, që kishin afeksion për Gjermaninë, të pakënaqur nga sistemi i mëparshëm, por pa shpëtuar dhe nga ato firma që kishin “ngrënë gjithmonë bukë” në saje të përdorimit dhe përshtatjes me çdo lloj pushteti. Pranë Ministrisë së Kulturës Popullore ishte një sektor i veçantë që kontrollonte produktin e medias zyrtare, si një njësi censure e udhëzimi, një burim konstant i opinioneve dhe komenteve që zinin kollonat e dukshme në faqet e para të shtypit proqeveritar. Kjo lëndë ishte në sinkron me politikat e autoriteteve ushtarake gjermane dhe ekzekutivit e legjislativit me përbërje tërësisht shqiptare. Autoritetet gjermane nuk frymëzuan dhe nxitën përhapjen e gazetave, revistave apo transmetimeve radiofonike në gjuhën e tyre, siç kishin vepruar me tepri më parë italianët. Në botimet periodike të kësaj periudhe letërsia dhe kultura gjermane nuk u panë si prioritare. Në faqet e shtypit politik nuk kishte faqe të veçanta në gjuhën gjermane. Në botimet kulturore, filozofike dhe fetare përkthimi nga letërsia gjermane, prezantimi i historisë, kulturës, artit në përgjithësi nga ky vend ishte predominues; në realitet ishte në hapësira thuajse sa me ato të vendeve të Ballkanit, apo me shtete të tjera të botës. Edhe Radio Tirana disa muaj pas pushtimit, përveç emisioneve të lajmeve në gjuhën gjermane i emetonte ato dhe në “gjuhët e Aleatëve Antifashistë”, në anglisht e frëngjisht. Në ndryshim nga fillimet e pushtimit italian kur openenca propagandistike antifashiste ishte e dobët dhe sporadike, 125
Arben MUKA
gjermanët u ndeshën me nje fluks më të konsoliduar të kundërshtarëve të regjimit, që përgatitej dhe shpërndahej në zona të ndryshme të vendit, aty ku influenca e komunistëve dhe strukturave të Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar ishte më e madhe. Vendin e trakteve të hedhura në rrugë dhe poshtë dyerve e kishin zënë gazeta dhe buletine informative. Gjithashtu në kohën e pushtimit italian nuk përmendej askund veprimtaria e grupeve antifashiste, si dhe gazetat e revistat që ishin nën kontrollin e tyre. Në periudhën e pushtimit nazist gjerman rrethanat ishin ndryshe dhe rezistenca e armatosur e kundërshtarëve të regjimit dhe mjetet e tyre propagandistike nuk mund të fshiheshin dhe të injoroheshin. Ndaj dhe një pjesë e lëndës mediatike ishte në formën e kundërpërgjigjes, replikimit ose përgënjeshtrimit, në një frymë përballjeje informative dhe ideore, për situatën në terren, bilancin e luftës, për performancën e administratës, për perspektivën e vendit. Ballafaqimi mes strukturave mediatike kundërshtare, i mbizotëruar nga një gjuhë e drunjtë, me etiketime, anatenime dhe denigrime të personalizuara ishte pasqyrë e një armiqësie në kushtet e luftës, me konfrontim të armatosur për jetë a vdekje. Sipas platformës politike, ushtarake dhe ideologjike që zbatuan për pushtimin e Shqipërisë, nazistët gjermanë e orientuan rrjetin mediatik dhe propagandistik në dy linja kryesore. Së pari, ushtria e tyre ishte për shkak se “të tilla u krijuan rrethanat e luftës”, ndaj qëndrimi kishte një mision të përkohshëm dhe miqësor, se Fyhreri “nuk kishte as pretendimin më të vogël territorial”, përkundrazi, pesë ditë pas dislokimit ushtarak u rishpall në Tiranë akti i pavarësisë së Shqipërisë. Linja tjetër ishte plotësim i së parës: me gjermanët zgjidhej problemi i Shqipërisë etnike, një objektiv më i avancuar nga premtimi që kishin bërë 126
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
dhe nuk kishin mbajtur më herët fashistët italianë. Në këtë mënyrë, me prezencën e nazistëve gjermanë zgjidhej dhe problemi kombëtar, rikthim tek kufijtë natyralë dhe tek ato territore të aneksuara padrejtësisht, duke evituar rrezikun e kahershëm për copëtim nga lakmia e shteteve fqinje. Në esencë kredoja mediatike e propagandistike e nazistëve ishte: “Gjermania jo pushtuese, por shpëtuese e Shqipërisë!” Veç trajtimit me prioritet të çështjes kombëtare, propaganda zyrtare përfshinte dhe një gamë temash nga aktualiteti politik, ushtarak, ekonomik, social e kulturor. Asnjëherë nuk mungonte breshëria e akuzave dhe denoncimi publik për periudhën e pushtimit të vendit nga fashistët italianë, si vitet “e vuajtjeve, persekutimeve, djegieve, plaçkitjeve” dhe aq më tepër kur njerëzit ishin “ndierë të përbuzur dhe të prekur në sedrën kombëtare”. Zinte vend të dukshëm gjithashtu dhe refreni apelues për bashkimin e të gjithëve, për durim e qetësi në kapërcimin e situatave të vështira që kalonte vendi, bashkëpunim me autoritetet ushtarake dhe mbështetje për procesin e reformave dhe nismave të qeverisë, thirrje për heqje dorë nga rezistenca e armatosur dhe ndëshkim për të pabindurit dhe ata që i mbështesnin. Në faqet e gazetave proregjimit shfaqeshin jo rrallë dhe deklarata e opinione nga të rinj “të penduar e të zhgënjyer nga komunistët dhe Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Këtyre rrëfimeve dhe historive personale u shtoheshin dhe komunikata, lajme e kronika nga fronti i luftës, gjithmonë me fitore e bilanc pozitiv në favor të nazistëve gjermanë gjatë konfrontimeve të armatosura me formacionet partizane ose njësitë territoriale të armatosura. Pasqyroheshin gjerësisht dhe reformat e planet e qeverisë për stabilizimin e situatës, diskutime për çështje jo thelbësore nga aspekte të ndryshme sociale, 127
Arben MUKA
ekonomike, kulturore, sportive etj., pa harruar mënyrën skematike të botimit të letrave dhe mendimeve nga lexuesit, si dhe hapësirën e zgjeruar të lajmeve dhe komenteve nga zhvillimet ndërkombëtare. Një konflikt tejet i ashpër propagandistik mes komunistëve dhe nacionalistëve u shfaq gjatë pushtimit të vendit nga nazistët gjermanë. Dështimi i Marrëveshjes së Mukjes i acaroi shumë shtabet politike të PKSH-së dhe Ballit Kombëtar, si dhe solli mëvetësimin e Legalitetit si një forcë e djathtë me ëndrrën për rikthimin e sistemit monarkik në Shqipëri. Në këtë shtyp politik përçohej një konflikt me akuza e fajësime të ndërsjella, duke treguar me gisht njëri - tjetrin si tradhtarë dhe përçarës të kombit. Subjektet kryesore politike ishin krejt të ndara jo vetëm për pozicionin që kishte zgjedhur secila prej tyre në raport me formacionet ushtarake gjermane dhe qëndrimin ndaj institucioneve të shtetit, por dhe për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, për problemin e Kosovës dhe të kufijve, të zgjedhjes së aleancave në planin ndërkombëtar etj. Brenda rradhëve të nacionalistëve, ballistëve dhe legalistëve u shfaqën fërkime dhe mosmarrëveshje Gazetat dhe buletinet informative që mbështeteshin nga komunistët kishin si orientim kryesor propagandimin e luftës së pandërprerë dhe të ashpër kundër pushtuesve nazistë, bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, si dhe kundër qeverisë dhe administratës që u krijua pas okupacionit. Ata glorifikonin angazhimin dhe sakrificat që Partia Komuniste Shqiptare dhe Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar kishin bërë në kohën e pushtimit fashist italian duke vijuar deri në çlirimin e plotë të vendit. Në kuadër të luftës për pushtet propaganda e komunistëve kishte në shënjestër aktivitetin e dy organizatave nacionaliste, ku dukshëm arsenali më 128
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
i madh i kritikave, akuzave dhe etiketimeve përçmuese shkonte kundër ballistëve. Duke përfshirë shpotinë dhe notat minimizuese të kontributit që kishte dhënë Balli Kombëtar kundër fashistëve italianë, për bashkëpunimin me trupat gjermane dhe me qeveritë kukull, për rolin përçarës në bashkimin e popullit kundër pushtuesve etj. Ndërsa legalistët portretizoheshin në botimet periodike të komunistëve si ithtarë të rikthimit të një regjimi “prapanik” e “antipopullor”, siç e konsideronin ata kohën e mbretërisë shqiptare. Duke i vënë të dyja rrymat nacionaliste në “një thes” propaganda antipushtuese lëshonte thirrjen për të gjithë ata elemente, të cilët e ndienin veten në rrugë të gabuar, që të dezertonin “sa më parë nga organizatat tradhtare” dhe të bashkoheshin me rradhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Tematika kryesore në faqet e shtypit nacionalist kishte prioritare zgjidhjen e çështjes kombëtare, të ndërtimit të një Shqipërie etnike. Ballistë e legalistë shikonin si një rrezik luftën e komunistëve, që kishte nisur si një luftë kundër pushtuesit dhe vijonte si “një luftë civile”, “vëllavrasëse”, ku “shqiptarët vrisnin shqiptarët.” Për ballistët, komunistët shqiptarë bashkëpunonin me komunistët jugosllavë në dëm të çështjes së Kosovës. Po sipas tyre, të kuqtë shqiptarë, serbë, maqedonë e italianë donin të krijonin një “qeveri sovjetike shqiptare me punëtorë e luftëtarë të provuar në fushën antishqiptare”. Mbështetja ndaj qeverisë ishte një tjetër mesazh i medias nacionaliste, pasi në të ishin afruar njerëz patriotë “që kërkonin të jepnin ndihmën e tyre që Shqipëria të kalonte çastet më të vështira në historinë e saj”. Për propagandën që kontrollohej nga Lëvizja e Legalitetit kredoja kryesore ishte: “rikthimi tek Mbretëria”. Si e vetmja zgjidhje për “t’u rikthyer tek shteti, rendi dhe mbrojtja e zgjidhja e problemit kombëtar”. 129
Arben MUKA
Vetëm pak muaj pas pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste, administrata hoqi monopolin ndaj shtypit, në një përpjekje të përmirësimit të imazhit dhe nxitjes për iniciativën private në media. Përfituesit më të mëdhenj të këtij akti liberalizues ishin disa revista kulturore e filozofike të themeluara rishtazi. (Ndonjë gazetë e re me përmbajtje aktualiteti e kësaj periudhe ose u soll si shtojcë e propagandës zyrtare, ose “u kolovit” në probleme e tema anësore e pa peshë.) Në revistat që u themeluan në muajt e parë të vitit 1944 u angazhuan një sërë personalitetesh të rëndësishëm të kulturës shqiptare, autorë veprash, përkthyes, studiues e kritikë të artit e letërsisë etj. Në faqet e tyre u botuan dhe perla të krijimtarisë, shkruar ose përkthyer nga autorë që vërtet nuk jetonin më, por ishin pjesë e thesarit kulturor, folklorik e historik shqiptar. Revistat nxitën realisht konkurrencën mes krijuesve duke shpalosur një hapësirë të vlefshme në promovimin e kulturës dhe mendimit shqiptar dhe të huaj, si një impakt i prekshëm në shërbim të edukimit dhe pasurimit kulturor të lexuesve, por dhe si ura të komunikimit me krijimtarinë e zgjedhur nga vendet e tjera, në një atmosferë tymi dhe baruti të shkaktuara prej afër gjysmë dekade nga Lufta e Dytë Botërore.
130
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
Literatura
Arbëria, gazetë politike, ekonomike dhe letrare, koleksioni i vitit 1944. Atdheu, gazeta kryesore e Partisë Lëvizja e Legalitetit, koleksioni i viteve 1943 dhe 1944. Bashkimi, organ i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, numër special, korrik 1944. Bashkimi dhe buletinet e tij (1943 -1944), botim i Akademisë së Shkencave, Instituti i Historisë, Tiranë, 1988. Bashkimi i kombit, organi kryesor zyrtar në kohën e pushtimit gjerman që zëvendësoi gazetën Kombi, koleksionet e vitit 1943 dhe 1944. Bleta, revistë kulturore që botohej dy herë në muaj, koleksioni i vitit 1944. Boriçi, Hamit, Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848 -1997), botim i “Gjergj Fishta”, Lezhë, 1997. Boriçi, Hamit & Marku, Mark, Histori e shtypit shqiptar, botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar, Tiranë, 2010. 131
Arben MUKA
Çika, Nebil, Njëmendësia shqiptare, studim politik e psikologjik, botim i “Husi Borshi”, Tiranë, 2007. Dela Roka, Roberto Maroco, Kombësia dhe feja në Shqipëri, 1920-1944, “Elena Gjika”, Tiranë, 1994. Dervishi, Kastriot, Historia e shtetit shqiptar 1912 – 2005, botim i “55”, Tiranë, 2006. Dervishi, Zyhdi, Lente të ndërveprimit simbolik, botimet “EMAL”, Tiranë, 2008. Dezhgiu, Muharrem, Shqipëria nën pushtimin italian (1939 -1943), botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë, 2005. Dezhgiu, Muharrem, Shqipëria në Luftë, studime dhe refleksione, botim i “Globus R”, Tiranë, 2001. Duka, Valentina, Histori i Shqipërisë 1912 – 2000, botim i “Kristalina – KH”, Tiranë, 2007. Fevziu, Blendi, Histori i shtypit shqiptar 1848 - 1996, botim i Grupimit “Brezi 22”, Tiranë, 1996. Fischer, Bernd, Shqipëria gjatë Luftës (1939-1945), botim i “Çabej MCM”, Tiranë, 2000. Fjalori enciklopedik shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë 1985. Flamuri, organ i Ballit Kombëtar, koleksioni i vitit 1944. Flamuri, organ i Ballit Kombëtar, botuar në Romë, koleksioni i vitit 1950. Fletore Zyrtare, botim i Ministrisë së Kulturës Popullore, koleksionet e vitit 1943 dhe 1944. Fryma, revistë e përmuajshme letrare kulturore – Shkodër, koleksioni i vitit 1944. Fuga, Artan, Monolog, mediat dhe propaganda totalitare, botimet “DUDAJ”, Tiranë, 2010. 132
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
Gazetarë dhe publicistë shqiptarë, fjalor enciklopedik, botim i Unionit të Gazetarëve Profesionistë të Veriut, Shkodër, 2005. Grup autorësh, Histori e popullit shqiptar, volumi i katërt, botimet “Toena”, Tiranë, 2008. Gjeçovi, Xhelal, Pushtimi gjerman në Shqipëri: 8 shtator 1943 - 29 nëntor 1944, “Botimimpex”, Tiranë, 2004. Hylli i Dritës, e përkohshme kulturore dhe letrare e themeluar në vitin 1913 nga At Gjergj Fishta, koleksioni i viteve 1943 dhe 1944. Kombi, organ i Komitetit Ekzekutiv Provizor, koleksioni i vitit 1943. Kosova, organi i Komitetit Kosovar, koleksioni i vitit 1943. Kritika, revistë e përmuajshme letrare, koleksioni i vitit 1944. Lalaj, Ana, Analiza e Politikës së Jashtme të Shqipërisë, cikël leksionesh për Masterin e Nivelit të Dytë, viti akademik 2009 – 2010, Universiteti U.F.O. - Tiranë. Lirija e Shqipnis, gazetë që botohej nga Forcat e Armatosura Gjermane në Shqipëri, koleksioni i vitit 1944. Mbrojtja Kombëtare, organ lokal i Ballit Kombëtar për Vlorën, koleksioni i viteve 1943 dhe 1944. Mituria, revistë e përmuajshme për fëmijë, koleksioni i vitit 1944. Muka, Arben, 70 radio shqip në 70 vite (1938 -2008), botim i “ABC Media Center”, Tiranë, 2008. Muka, Arben, Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste, botim i Institutit Shqiptar të Medias, Tiranë, 2010. PPSH, “Dokumente kryesore”, volumi 1, Tiranë, 1971. Revista letrare, e cila botohej në Tiranë, koleksioni i vitit 1944. Shatri, Muhamet, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, 1941 – 1945, botimet “Toena”, Tiranë, 1997. 133
Arben MUKA
Shqipnija, organ i lirë i shqiptarëve, koleksioni i vitit 1944. Elsie, Robert, Texts and Documents of Albanian History– extract of Hermann Neubacher, Sonderauftrag Südost 1940-45: Bericht eines fliegenden Diplomaten, Göttingen, 1956, (burimi në internet: http://www.albanianhistory.net/text20_2/AH1956_2. html). Tomori, gazeta e përditshme politike më e madhe në Shqipëri në kohën e pushtimit fashist italian, koleksioni i vitit 1943. Zani i Atdheut, gazetë që u botua në Shkodër nën kujdesin e Komandës se Përgjithshme Gjermane, koleksioni i vitit 1944. Zavalani, Tajar, Histori e Shqipnis, pjesa e dytë, botuar në Londër, 1966. Zelka, Luan, Mbi thirrjet dhe traktet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980. Zelka, Luan, Shtypi shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1944), botim i “Globus R”, Tiranë, 2003. Zëri i Lirisë, organ i Partisë Socialdemokrate, nr.1 / 1944. Zëri i Popullit, organi qendror i Partisë Komuniste Shqiptare, botim i përmuajshëm, koleksioni i viteve 1942 dhe 1943. Zëri i Popullit dhe buletinet e tij (1942 – 1944), botim i Akademisë së Shkencave, Instituti i Historisë, Tiranë, 1986.
134
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
Treguesit e emrave A Abaz Kupi 29, 30, 64, 67, 79, 119 Adolf Hitler, 15, 34, 72 Agjencia Telegrafike Shqiptare 82, 98, 106, 112 Ahmet Zogu 49, 51, 77-78, 89, 108, 110 Akile Tasi 46-47, Alberto Pariani 25, 32, 71 Arbëria 84-85 Arshi Pipa 90, 94 At Anton Harapi 19, 88 At Gjergj Fishta 19 Atdheu 18, 51-52, 63-64, 76-79 B Ballit Kombëtar 15, 23, 28, 30, 67-69, 72-73, 75-76, 80, 113, 117-122, 124 Bashkimi 16, 28, 74 Bashkimi i Kombit 16, 49-50, 58-60, 83-84, 87, 89-98, 100-101, 105 Bedri Pejani 42, 54 Benito Musolini 22, 24 Bleta 89, 91-92 Buletini i Këshillit Nacionalçlirimtar 61, 78, 87 135
Arben MUKA
D Drita 49 Dushan Mugosha 71 E Eberhard von Pannwitz 32 Ekrem Libohova 25, 28, 38, 42, 100, 112 Enti Italian për Audicione Radiofonike, E.I.A.R 82 Enti Shqiptar për Audicione Radiofonike, E.S.A.R 82 Enver Hoxha 30, 74, 104 Eqerem Telhaj 54 F Fan S. Noli 92 Fashizmi 16 Faik Konica 19, 92, 94 Fiqri Dine 100-101 Fiqri Llagami 86-88 Flamuri 17, 69-73, 75 Franz von Scheiger 33 Frang Bardhi 19 Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar 15, 16, 28, 69, 76, 86, 117, 126, 128 Fryma 89, 90-91 G Gazeta e Korçës 110-111 GJ Gjergj Bubani 101 H Hermann Neubacher 33, 34, 41, 43 Hylli i Dritës 19, 88-89 Hysni Lepenica 80 136
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
I Ibrahim Biçakçiu 42, 43, 101 Ikbale Çika 85 Iliaz Agushi 25 K Këshilli i Lartë i Regjencës 56, 100 Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar 28-29, 79 Kombi 15, 46-48, 52-53, 89 Komanda e Përgjithshme Gjermane 103 Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë 28 Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm 42, 47, 54, 57, 83, 101 Kongresi i Përmetit 74-76, 104 Kosova 39, 57, 101 Kritika 89, 94-95 Kristo Floqi 60
129
L Lef Nosi 43 Lëvizja Legalitetit 15, 29, 50-52, 63-64, 67, 76, 113, 117-122, Lidhja e Dytë e Prizrenit 53, 57, 73 Lirija e Shqipnis 19, 102 Lufta e Shlirimit Kombëtar 39 M Mark Gjonmarkaj 105 Marrëveshja e Mukjes 17, 28, 66, 118-119, 128 Martin Schlip 32,100 Mazar Sopoti 84, 101 Mbrojtja Kombëtare 18, 69-71, 76 Mehdi Frashëri 56-57, 90, 111 Mehmet Shehu 102 Mihal Zallari 15 137
Arben MUKA
Miladin Popoviç 71 Milto Sotir Gurra 95-96 Mitrush Kuteli 91 Mituria 89, 95-96 Mustafa Greblleshi 91-101 Muzafer Pipa 90, 91 N Nako Spiru 74 Nebil Çika 84-85, 101 Nonda Bulka 91 P Pashko Gjeçi 94, Partia Komuniste Shqiptare 23, 29, 30, 62-63, 70-71, 74, 76, 113, 124, 128 Pietro Badoglio 22, 24, 27, 32, 40 R Radio Korça 40 Radio Tirana 16, 32, 37, 82, 106, 111-112, 125 Revista Letrare 89, 92-93 Rexhep Mitrovica 54, 57-58, 62, 72-73, 82, 98-99, 120 RR Rrok Gera 100 S Sejfulla Malëshova 74 Selman Riza 94 Seregj Sherko 92 Sterjo Spasse 92 Sh 138
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
Shefqet Vërlaci 42, 82 Shqipnia 86-88 Shtjefën Gjeçovi 19 Svetozan Vukmanoviç Tempo 17 T Tomori 24, 25, 26, 32, 37-38, 47, 112 V Vasfi Samini 86 Vaso Pash Shkodrani 39 Vedad Kokona 91, 92 Viktor Emanueli lll 24, 42, 43, 61, 115, 117 Vinçens Prendushi 19 XH Xhafer Deva 54, 62 Xhelal Mitrovica 46, 83, 98, 101 Y Ymer Dishnica 74 Z Zani i Atdheut 19, 103-105 Zëri i Popullit 16, 27, 30, 31, 42, 43, 62, 67-69 Zëri i Lirisë 79-80
139
Arben MUKA
140
Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore
Botime të mëparshme të autorit:
Manual për gazetarët dhe redaktorët e radiove lokale, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2002
Ndërtimi i marrëdhënieve të ngushta mes OJF-ve dhe medias, Qendra e Medias ABC, Tiranë, 2003
Profili dhe veçoria e stacioneve radiofonike në Shqipëri, Qendra e Medias ABC, Tiranë, 2008
Parimet bazë të teorisë dhe praktikës së audiogazetarisë, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2007
Roli dhe ndikimi mediatik, prill 1939 shtator 1943, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2010
141
Foto: Agim Rama (ZP) www.corbis.com
ISBN 978-9928-04-056-5
Çmimi: 700 lekë 5 Euro 9 789928 04056 5