13 minute read
Hyrje
Lëvizja e trupave ushtarake gjermane drejt Shqipërisë në javën e dytë të shtatorit 1943 nuk ishte zbatimi i një plani të paracaktuar dhe të mirëmenduar shumë kohë më parë. Pushtimi ishte një zgjidhje e detyruar nga rrethanat konkrete të luftës në terren, ishte një “mbushje boshllëku” që krijonte pafuqia dhe kaosi e që më pas u finalizua me kapitullimin pa kushte të Italisë fashiste, një aleate e ngushtë e gjermanëve që nga krijimi i Boshtit. Vera e atij viti u ndie edhe më përcëlluese me paralajmërime serioze se ditë edhe më të këqija do të vinin. Zbarkimi i trupave Aleate në Siçili e vuri në alarm shtabin e Hitlerit në shpejtimin e ngritjes së një zone “tampon” për mospërhapjen e valës së influencës anglo–amerikane në territorin ballkanik. Në këtë sfond u sendërtua dhe akti i pushtimit të Shqipërisë nga nazistët gjermanë në mëngjesin e 9 shtatorit 1943, vetëm pak orë pasi zyrtarisht Roma “ngriti duart lart”.
Në mënyrë të dukshme të gjithë elementët përbërës të pushtimit të dytë të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në planin politik, ushtarak, ekonomik, social, propagandistik etj., kishin një varg veçorish. Së pari, vërtet që nga gjermanët nuk kishte parapërgatitje të mëdha për ndërmarrjen e ofensivës ushtarake në Shqipëri, por ama ishte evident sforcimi dhe përkushtimi i tyre për të mos rënë në gabimet që bënë paraardhësit. Së dyti, ushtria naziste i drejtohej territorit shqiptar në momente jo të lavdishme për Boshtin. Rreth katër vjet e gjysmë më parë kur fashistët
Advertisement
italianë u dyndën nëpërmjet vijës bregdetare dhe hapësirës ajrore të Shqipërisë, ndiej freskia e energjive dhe e vrullit të parë të Luftës së Dytë Botërore. Fuqitë e Boshtit kishin mendje, orekse dhe energji të tjera, ishin në një konstelacion dhe pritshmëri ndërkombëtare optimiste dhe të favorshme. Në fillim të vjeshtës së vitit 1943 marshimi i gjermanëve për një “ndalesë të detyruar” në Shqipëri ndodhi në parametra moralë dhe fizikë të ndryshuar, me mendje të turbulluar dhe në drobitje e sipër nga plagët dhe disfatat që iu kishin shkaktuar Aleatët Antifashistë në fushat e betejës.
Formacionet gjermane gjetën në Shqipëri një rezistencë më të organizuar dhe më agresive antipushtuese, që nuk ngujohej dhe nuk lëvizte vetëm në male e territore të braktisura, por e shtuar në numër dhe mbështetje popullore, kishte më shumë guximin të sulmonte e të shkaktonte dëme dhe në afërsi të zonave të banuara, sidomos në pjesën jugore dhe qendrore të vendit ku ekzistonin dhe bastione të saj. Në zbatim të strategjisë pushtuese-duke rekrutuar dhe ndërtuar një administratë tërësisht shqiptare, me një kastë intelektualësh dhe burokratësh, që ndiheshin të pakënaqur, të mënjanuar, ose të përndjekur nga italianët; që më shumë se sa afeksion për gjermanët ishin të mbushur me pakënaqësi, papajtueshmëri e frikë nga avancimi i njësive të rezistencës nacionalçlirimtare – nazistët gjermanë u treguan shumë të kujdesshëm me vënien në punë të makinës propagandistike.
Nuk u shpall në mënyrë të hapur dhe nuk u orientua botimi i asnjë pjese të lëndës së gazetave dhe revistave në gjuhën gjermane, nuk u emërua asnjë zyrtar fuqiplotë gjerman për çështjet e medias; gjithçka në këtë sektor u përballua nga një ekip publicistësh dhe gazetarësh shqiptarë, besnikë të sistemit të ri që ndërtohej, kryesisht firma të pakonsumuara në “erën italiane” me background të thekur nacionalist. Roli dhe angazhimi i medias shikohet në disa faza që kanë karaktaristikat e tyre; periudha tranzitore e ndërrimit të pushtuesve, nga italianët tek gjermanët; ndërtimi i sistemit propagandistik proqeverisë; pasqyrimi dhe analizimi i numrit të rritur e përmbajtjes së botimeve që kontrolloheshin nga
strukturat e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, që udhëhiqej nga komunistët; periodikët e organizatave nacionaliste, të Ballit Kombëtar dhe Legalistëve; lufta propagandistike mes vetë subjekteve politike shqiptare etj.
Pushtuesit gjermanë u investuan për një linjë zyrtare mediatike që të shfaqej si një fushatë propagandistike me dy fokuse kryesore. Së pari, për të thënë e për të rithënë deri në lodhje se ushtria gjermane në Shqipëri ishte në një “mision miqësor”, se kështu “kishin ardhur rrethanat e luftës”, se Hitleri “nuk kishte as pretendimin më të vogël territorial”, përkundrazi, ai kishte “rikthyer aktin e pavarësisë së vendit”, të cilin italianët e kishin përdhosur në ditën me diell.
Së dyti, për të thënë e për të rithënë deri në lodhje se me gjermanët prezent zgjidhej problemi i kufijve të një Shqipërie etnike dhe i territorit të saj “të kafshuar” nga vendimet e Konferencës së Londrës së 1913-s. Për komandën e trupave gjermane dhe qeverinë kukull në kohën e pushtimit rëndësi të dorës së parë kishin dhe aspekte të tjera: nëpërmjet medias të glorifikohej epërsia dhe sukseset e fuqive të Boshtit; të diskretitohej roli dhe ndikimi i Aleatëve Antifashistë në Shqipëri, rajon e më gjerë; të demotivohej dhe përçmohej rezistenca që bënin formacionet luftarake dhe veprimtaria guerrile e organizuar dhe e mbështetur nga komunistët shqiptarë; të frymëzohej bashkimi i popullatës dhe dorëzimi e armëve të të gënjyerve nga ideali dhe propaganda e atyre që bënin luftë kundër regjimit etj. Në këtë linjë punonte sistemi zyrtar mediatik: organi kryesor zyrtar Kombi (1) , që vijoi pas pak muajsh me një emër tjetër, Bashkimi i Kombit (2) , Radio
(1) U botua për herë të parë më 19 shtator 1943, si organi kryesor zyrtar në
Shqipëri, duke zëvendësuar të përditshmen Tomori të periudhës së pushtimit fashist Italian. Gazeta Kombi ishte drejtpërdrejtë zëdhënëse e vendimeve dhe orientimeve të Komitetit të Përkohshëm Ekzekutiv, me atributet e një qeverie tranzitore në fazën e parë të pushtimit gjerman. Katër numrat e parë dolën vetëm me dy fletë, por më pas ky numër u dyfishua. Editorialet e Kombit nënshkruheshin shpesh me pseudonimin “Shqiptari”. Një nga autorët më aktivë në fillimet e gazetës ishte Mihal Zallari, anëtar i Komitetit të Përkohshëm Ekzekutiv dhe më pas kryetar i Parlamentit (1943-1944).
Tirana, (3) e Agjencia Telegrafike Shqiptare, por dhe ndonjë organ tjetër që shfaqej si gjysmë zyrtar ose i pavarur, me më pak jehonë e ndikim në opinion gjatë kësaj periudhe.
Gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste qarkullonin dhe një sërë gazetash e buletinësh informativë, të cilat përcillnin vijën ideologjike dhe politike të Partisë Komuniste dhe të të ashtuquajturit Fronti Nacionalçlirimtar (pas Kongresit të Përmetit, më 24 maj 1944, u thirr Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar). Për të majtën shqiptare gjermanët ishin njësoj si italianët, okupatorë dhe shkaktarë të fatkeqësive me anë të dhunës e terrorit ndaj popullisë dhe përcaktimi i tyre ishte lufta me armë dhe me çdo mjet për të çliruar vendin. Gazeta kryesore e komunistëve, Zëri i Popullit dhe simotra e saj Bashkimi, që mbahej si organ i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar në muajt e okupacionit gjerman e humbën formën dhe periodicitetin duke u botuar si buletinë me përmbledhje informative, ose si fletë të posaçme në zona të ndryshme të Shqipërisë. Kjo ishte e diktuar më shumë nga vështirësitë që krijoheshin për prodhimin dhe shpërndarjen e kopjeve në kushtet e ilegalitetit.
Ashtu siç ishte e ashpër me qëndrimet kundër hordhive
(2) Ditën e festës së Flamurit në vitin 1943, gazetës kryesore zyrtare që botohej në Shqipëri iu ndërrua emri nga Kombi në Bashkimi i Kombit. Si në kohën e pushtimit italian kur të përditshmes Fashizmi iu vu emri Tomori, edhe në këtë rast kemi më shumë një lëvizje të autoriteteve me ngjyrim nacionalist. Linja editoriale e Bashkimit të Kombit nxiste mbështetjen për qeverinë, për t’i lënë kohë asaj, siç thuhej, në realizmin e reformave, si një mënyrë efikase për të ngritur dhe forcuar shtetin. Frymëzohej paqja dhe rruga e bashkimit, duke dalë hapur kundër asaj që konsiderohej ‘luftë vëllavrasëse’, që përfshinte aktivitetin në terren të formacioneve të luftës nacionalçlirimtare. (3) Në kohën e pushtimit gjerman Radio Tirana transmetonte 16 orë program.
Fuksionarët e lartë të qeverisë kukull, apo anëtarët e Këshillit të Lartë të
Regjencës shfrytëzonin valët e saj për të mbajtur fjalime mbi zhvillimet aktuale në vend. Kishte tre emisione lajmesh në gjuhën gjermane si dhe katër të tilla në gjuhën shqipe. Emisioni “Ora gjermane” ishte një bllok informativ i veçantë mbi zhvillimet në Gjermani, pikëpamje të Berlinit zyrtar dhe autoriteteve ushtarake, por përfshiheshin dhe komente e pjesë nga artikujt kryesorë të gazetave gjermane.
Në programin e çdo dite kishte muzikë popullore, klasike, si dhe repertor të zgjedhur që performohej nga grupi i artistëve dhe instrumentistëve shqiptarë të punësuar në Radio Tirana.
gjermane, kjo pjesë e spektrit mediatik ishte në një sulm frontal dhe kundër organizatave nacionaliste dhe botimeve të tyre. Përmbajtja dhe një lloj qëndrimi i moderuar në raportet mes komunistëve dhe nacionalistëve kishte marrë fund me dështimin e Marrëveshjes së Mukjes, (4) që korrespondon në kohë me fillimet e zbatimit të planit pushtues të Gjermanisë naziste në Shqipëri. Për komunistët shqiptarë, ballistët dhe legalistët, si dhe fraksionistët e pabindur të së majtës, pa asnjë dallim, ishin tradhtarë të interesave të Shqipërisë, bashkëpunëtorë dhe të lidhur kokë e këmbë me pushtuesin, ndaj dhe sipas tyre ata duhet të merrnin dënimin e merituar. Ky argument ze një pjesë shumë të rëndësishme në hapësirën propagandistike që kontrollohej nga Partia Komuniste Shqiptare dhe Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar.
Për pasqyrimin në mënyrë konkrete të pikëpamjeve, misionit dhe veprimtarive të dy organizatave kryesore nacionaliste shqiptare, Balli Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit, bëhet një lexim i hollësishëm i përmbajtjeve të botimeve periodike më përfaqësues të tyre në kohën e pushtimit gjerman, si Flamuri, (5) Mbrojtja Kombëtare (6) e Atdheu. (7) Për nacionalistët, Shqipëria
(4) Një mbledhje që u zhvillua në fshatin Mukje, në afërsi të Krujës, më 1 gusht 1943, mes përfaqësuesve të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, që ishte nën kontrollin e komunistëve, dhe e Organizatës Balli Kombëtar vendosi krijimin e një Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë. Kjo pikë kryesore e asaj që u quajt si
“Marrëveshja e Mukjes” ishte një përpjekje serioze e dy forcave kryesore politike në Shqipëri, që bashkëpunimi deri atëhere në nivel lokal mes disa strukturave të tyre, të ngrihej në shkallën më të lartë, si një akord kombëtar për të bashkuar armët në çlirimin e vendit nga okupacioni. Komiteti ishte pranim nga dy palët për ndarje të pushtetit, angazhim për zgjidhjen e çështjes kombëtare, të kufijve, të Kosovës etj. Por pas pak ditëve, nën presionin e përfaqësuesve jugosllavë
Svetozan Vukmanoviç Tempo e Miladin Popoviç, Enver Hoxha dhe drejtuesit kryesorë të Frontit Nacionalçlirimitar (nënkupto PKSH) e prishën në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen, si një vendim që çoi në fillimin e një armiqësie të hapur politike dhe ideologjike mes formacioneve të drejtuara si nga PKSH dhe atyre të drejtuara nga Balli Kombëtar (5) Gazetë e Ballit Kombëtar, pasuese e revistës mujore Lufta e Shlirimit Kombëtar që doli në kohën e pushtimit italian. Përveç propagandës për misionin dhe qëllimet e nacionalistëve shqiptarë që ishin pjesë e organizatës, Flamuri në të gjithë numrat e saj ishte një kritike e ashpër e lëvizjes komuniste në Shqipëri dhe në vende të tjera. “Të kuqtë shqiptarë, serbë, maqedonë, italianë po përpiqen me formue një qeveri sovjetike shqiptare me punëtorë e luftëtarë të provuar në fushën antishqiptare”, shkruhej në faqet e gazetës.
e paspushtimit fashist italian duhej të mbronte pavarësinë dhe integritetin territorial. Pikërisht tek Gjermania ata panë garantuesin e realizimit të Shqipërisë etnike, rikthimin e territoreve të shkëputura padrejtësisht dhe eliminimin e kërcënimeve permanente që vinin nga fqinjët. Për drejtuesit e Ballit dhe të Legalitetit komunistët nuk ishin thjesht rivalë për pushtet në Shqipërinë e pasluftës, kundërshtarë ideologjikë dhe politikë, por dhe konsideroheshin armiq të betuar të çështjes kombëtare shqiptare, shkaktarë të asaj që përshkruhej si luftë civile, që masakronin cilindo që nuk kishte bindje dhe ide të njëjta me ta. Në këtë linjë shkonte dhe gjithë makina e tyre propagandistike, që duhet thënë se ishte në sinkron dhe mbështetje me median zyrtare të asaj periudhe. Por në periodikët e ballistëve dhe legalistëve nuk mungonte dhe ndonjë fërkim apo tezë mospajtimi mes tyre, sidomos në mënyrën sesi ata e shikonin formën e regjimit pas mbarimit të luftës.
Në rreth 14 muaj të pushtimit gjerman në Shqipëri nuk qarkulluan vetëm gazeta e buletinë me ide dhe përmbajtje politike pro ose kundër regjimit. Viti 1944 konsiderohej dhe si një rigjallërim i botimeve me natyrë kulturore dhe filozofike, një shpërthim energjish krijuese, vepra në formë origjinale ose si përkthime, analiza dhe recensione nga firma të njohura shkrimtarësh, kritikësh e studiuesish, pjesa më e madhe e tyre e papërzierë dhe e pareshtuar në llogoret e propagandës zyrtare,
(6) Organ lokal javor i Ballit Kombëtar për rrethin e Vlorës që konsiderohej dhe një bastion i nacionalistëve shqiptarë me struktura aktive të armatosura në terren.
Ajo nisi të botohet në ditën e 31 vjetorit të pavarësisë me moton e nacionalistëve:
“Shqipëria e shqiptarëve / vdekje tradhëtarëve”. Glorifikonte rolin dhe qëndrimin e nacionalistëve në çështjen e zgjidhjes kombëtare dhe të krijimit të një Shqipërie etnike. (7) Gazetë kryesore e Partisë Lëvizja e Legalitetit, themeluar dhe drejtuar nga nacionalisti Abaz Kupi, i cili gjatë pushtimit italian bashkëpunonte me drejtuesit e partisë komuniste. E gjithë përmbajtja e Atdheut ishte në shërbim të evidentimit të rolit të ish-Mbretit Ahmet Zog në rreth një dekadë dhe opcioni monarkik konsiderohej si zgjidhja më e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët në periudhën e
Luftës së Dytë Botërore. “Vetëm ai di dhe mundet t’i sigurojë vendit dhe kombit lirinë dhe pavarësinë e vërtetë”, shkruhej në numrin e parë të gazetës.
si dhe e pangacmuar dhe indiferente ndaj ideologjisë së majtë opozitare. Përveç revistës Hylli i Dritës, (8) që i kishte rezistuar kohës, disa të tjera u krijuan rishtas, nisur dhe nga një vendim i autoriteteve qeveritare për të hequr monopolin ndaj shtypit. Nëse i hedh qoftë dhe një sy të shpejtë përmbajtjes së këtyre revistave kulturore dhe filozofike tani pas afro 7 dekadash, është vështirë të besosh se vërtet përgatitja dhe botimi i tyre është bërë në një nga momentet më problematike që ka kaluar Shqipëria, në kohë pushtimi e lufte të armatosur. Janë koleksione të vyera, një memorie e pazëvendësueshme në historinë e kulturës dhe të mendimit shqiptar. Në fokus të studimit janë dhe organe që tentuan të bënin ose të tregonin “të pavarurin” në atë periudhë ndarjesh dhe përplasjesh të thella politike, që gjithsesi janë pjesë e mozaikut mediatik shqiptar, si dhe dy organe të veçanta që u botuan në fazën e fundit të pushtimit, nga ana e autoriteteve ushtarake gjermane, Lirija e Shqipnis (9) dhe Zani i Atdheut. (10)
Pas rendjes kronologjike dhe analitike për fazat e njëpasnjëshme
(8) Një ndër periodikët kulturorë dhe filozofikë më të rëndësishëm që është botuar në Shqipëri në shekullin e XX. Numri i parë i revistës doli më 1 tetor të vitit 1913 nga urdhri i françeskanëve shqiptarë në Shkodër. Drejtuesi i parë i Hyllit të Dritës ishte At Gjergj Fishta, por në faqet e saj kanë shkruar dhe figura të tjera prominente të kulturës dhe mendimit shqiptar, më së shumti nga rradhët e klerit katolik shqiptar si At Anton Harapi, Shtjefën Gjeçovi, Frang Bardhi,
Vinçens Prendushi, apo Faik Konica i besimit musliman etj. Për karakterin e saj polemist dhe trajtimet jokonformiste revista ka pasur disa ndërprerje të botimit të saj. (9) Gazetë me dy fletë në gjuhën shqipe që u botua nga 19 qershori deri më 16 tetor 1944 nga trupat gjermane në Shqipëri. Misioni i saj ishte propagandimi i aktivitetit ushtarak të nazistëve, fitoret mbi njësitet partizane shqiptare, por dhe sulmet që formacionet gjermane zhvillonin në përballjen me forcat e Aleatëve
Antifashistë dhe dëmet që u shkaktonin armiqve. Pas rreth një muaji, Lirija e
Shqipnis krijoi disa hapësira për pyetje dhe opinione të lexuesve në shenjë hapjeje dhe përmirësimi të imazhit vetëm luftarak. (10) U botua në Shkodër nën kujdesin e Komandës se Përgjithshme të ushtrisë gjermane më 19 nëntor të vitit 1944. Në kohën kur nazistët e kishin shpallur gjithë territorin shqiptar “zonë luftarake” dhe ishin tërhequr nga kryeqyteti i
Shqipërisë, Zani i Atdheut, ishte më shumë një apel në dëshpërim e sipër për popullatën në Shkodër dhe rajone të tjera të veriut që “të bashkuem, t’inkuadruem e të disiplinuem, të rrokim armët, të përdorim pendën e fjalën kundra të vetëm: kundra kumunizmës që synon me përmbysë atdhe, fe, familje, nder e pasuni”.
të punës së medias në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste ka dhe një hapësirë të domosdoshme, që evidenton një paketë përfundimesh. Si një ekstrakt i veçorive të mjeteve propagandistike të kohës, duke i parë ato dhe në raport krahasues me dinamikën e asaj që ndodhi në një fazë të mëparshme, po brenda harkut kohor të Luftës së Dytë Botërore, kur vendi ishte i pushtuar nga fashistët italianë. Për ta lehtësuar lexuesin në perceptimin e ngjarjeve dhe individëve që ndikuan në ecurinë e këtyre ngjarjeve, është përpunuar në mënyrë të detajuar një udhërrëfues emrash kryesorë që përfshihen në studim.