24 minute read

5- Heqja e monopolit ndaj shtypit - gjallërim i revistave shqiptare me orientim kulturor dhe filozofik

5

HeQjA e MONOPOLIt NdAj SHtyPIt - gjALLërIM I revIStAve SHQIPtAre Me OrIeNtIM KuLturOr dHe fILOzOfIK

Advertisement

 Këndvështrime mbi lirinë e shtypit, raportet me qeverinë

dhe misioni i gazetarit në shoqëri.

 Shtypi dhe qeveria janë në një simbiozë që “duhet të

komplementojnë njeri- tjetrin, mbasi njeri nuk mund të bëjë pa tjetrin.”

 “Reformë qesharake: ka kuptimin që fashizmi i djeshëm

mundohet të paraqitet sot me të tjera metoda të rafinuara.”

 Revistat e reja zgjuan dhe angazhuan një sërë

personalitetesh të kulturës shqiptare, autorë veprash, përkthyes, studiues e kritikë të artit e letërsisë etj.

 Megjithëse revistat kishin dallime në formë e përmbajtje,

e përbashkëta ishte distancimi nga aktualiteti politik dhe social.

Në 3 muajt e parë të pushtimit nazist gjerman u ndoq një politikë në favor të zhvillimit të një fluksi mediatik tërësisht nën kontrollin e autoriteteve ushtarake dhe të administratës shqiptare kukull. Kombi (më pas Bashkimi i Kombit), Agjencia Telegrafike Shqiptare (1) dhe Radio Tirana (2) mbeteshin instrumentet propagandistike, të cilët përcillnin politikën zyrtare. Në anën tjetër ishte sistemi propagandues i partive shqiptare, në formë të hapur, gjysmë ilegale, ose ilegale, i ndarë sipas orientimit politik dhe ideologjik; pro ose kundër regjimit. Në fillim të vitit 1944 nga kabineti i kryeministrit Rexhep Mitrovica u shpall heqja e monopolit ndaj shtypit, një vendim që lejonte botimin e gazetave ose revistave private, jashtë sistemit zyrtar. Kjo u trumbetua si një masë në favor të lirisë së shtypit, të përhapjes së informacioneve, mendimeve dhe pikëpamjeve alternative mbi zhvillimet në vend. Më herët, në fund të tetorit 1943, Komiteti Ekzekutiv i

(1) Më shumë sesa lajme, në periudhën shtator 1943 – nëntor 1944, Agjencia

Telegrafike Shqiptare shpërndante për mediat zyrtare shënime ose komente, që ishin në të njëjtën gjatësi vale me atë të autoriteteve qeveritare dhe komandën ushtarake gjermane. Të shkruara në formën e redaksionaleve, ata propagandonin nevojën e bashkimit kombëtar, mbështetjen e reformave të qeverisë, çështjen e

Kosovës, rikthimin e një Shqipërie etnike në kufijtë e saj natyralë, për situatën në rajonin e Ballkanit, qëndrimin ndaj forcave Aleate, akuza të forta për aktivitetin e njësive partizane sidomos në jug të vendit etj. ATSH publikonte informacione për rastet e atyre pjesëmarrësve në formacionet e armatosura të rezistencës antinaziste, që “shfaqnin pendesë” duke hedhur armët dhe në çdo rast, duke apeluar dhe për të tjerët që të ndiqnin shembullin e tyre. (2) Në mënyrë të përshpejtuar në Radio Tirana u punua për çlirimin nga ndikimi italian. Në strukturën dhe përmbajtjen programore, u reduktua deri në maksimum përdorimi nga arikivi i këngëve dhe melodive italiane. Revanshi arriti deri aty sa më 8 maj 1944 Këshilli i Lartë i Regjencës me propozim të kryeministrit abrogoi dhe konventën e bashkëpunimit mes Entit Shqiptar për

Audicione Radiofonike, E.S.A.R. dhe Entit Italian për Audicione Radiofonike,

E.I.A.R. Nga fundi i vitit 1939, kur u nënshkrua Konventa, pala shqiptare, në këtë rast Radio Tirana, fitonte mbështetje teknike dhe tekonologjike nga pala italiane. Të dyja Entet kishin marrë me koncesion nga ish-qeveria e kryeministrit

Shefqet Vërlaci eskluzivitetin e ushtrimit të transmetimeve radiofonike në të gjithë Shqipërinë.

Përkohshëm kishte miratuar një fond të veçantë për zhvillimin e kulturës kombëtare pranë Ministrisë së Kulturës Popullore. “Të ardhurat e këtij fondi destinohen për: a) shtypjen ose rishtypjen e librave shqipe; b) krijim bilbliotekash në viset ku ndjehet nevoja veçanërisht në Tokat e Lirueme.” (3) Në vijim të kësaj politike për gjallërimin dhe të titujve të rinj në tregun e shtypit, po Ministria e Kulturës Popullore, që kishte një sektor të veçantë për kontrollin e mjeteve të prapagandës mbështeti heqjen e monopolit.

Bashkimi i Kombit e përshëndeti vendimin qeveritar për heqjen e monopolit ndaj shtypit. “Sot kemi nevojë të madhe për liri shtypi, kemi nevojë që opinioni publik shqiptar të përtrajtohet dhe të marrë një qëndrim të caktuar kundrejt problemeve të brendshme kaq të trazuara e të turbulluara nga gjendja e luftës dhe nga trashëgimia jonë politike.” (4) Por nga ana tjetër në analizën e gazetës, liria e shtypit shikohej e lidhur ngushtë me nevojën e përgjegjësisë që duhet të tregonin punonjësit e këtij sektori në plotësimin e misionit moral dhe intelektual. “Gazetari jonë nuk duhet të zbresi poshtë me i tregu popullit anët më të këqija të gazetarisë së huaj, por duhet t’i tregojë anët e mira, anët pozitive, anët ndërtuese, sepse shtypi ndërton dhe shkatërron. Me drejtu popullin dhe me i kqyrë interesat e tij është detyra e parë e gazetarisë shqiptare.” (5) Për ta qartësuar edhe më shumë perceptimin qeveritar mbi shtypin e lirë, dr. Xhelal Mitrovica, botoi një artikull me titull “Misioni i shtypit të lirë”, ku mes të tjerave shkruhej: “Liri shtypi nuk do të thotë, pra, me u ul në një tryezë e nga një pozitë e privilegjuar, në bazë të disa neneve me pre e me vra, me kritiku e me shkatërru; liri shtypi është një vepër ndërtimtare, është një mision i mentarëve, është ndezja e një flake pastruese. Prandaj ata që kanë në dorë këtë flakë, duhet të nxejnë zemrat e jo të na djegin shtëpijat. Kirurgu pret por shëron, ndërsa kasapi pret por të mbytë.” (6)

Pak kohë me vonë në një vështrim mbi këtë temë Bashkimi

(3) Kombi, datë 30 tetor 1943, faqe 1. (4) Bashkimi i Kombit, date 28 janar 1944, faqe 1. (5) po aty

i Kombit, si gazeta kryesore e regjimit, trajtoi raportin mes qeverisë dhe shtypit dhe ku dukej qartë sesi e dëshironte ajo hapësirën mediatike. Sipas kësaj analize shtypi është në një mision të trefishtë: informativ, propagandistik dhe konstruktiv në angazhimet e shtetit. Nga ana tjetër shtypi dhe qeveria janë në një simbiozë që “duhet të komplementojnë njeri- tjetrin, mbasi njeri nuk mund të bëjë pa tjetrin” e mes të tjerave “shtypi çel udhë të reja në jetën e një kombi; qeveria e shtron këtë udhë të hapur dhe nuk e lë të prishet.” (7)

Por propaganda kundër pushtimit shfaqi mosbesim ndaj vendimit të autoriteteve për heqjen e monopolit të shtypit, duke e cilësuar atë si një reformë qesharake. “E kush nuk e di se ata që do të nxitojnë të nxjerrin revista e gazeta dhe të mbushin Shqipërinë me shkrime lloje-lloje janë gjithmonë ata që e kanë bërë zanat ta heqin vallen sipas daulles së ustait? Kush nga këta dallkaukë do të ketë burrërinë të shkruajë një çerek fjale kundër gjermanëve, ballistëve, mercenarëve të regjimentit ‘Kosova’ e shërbëtorëve të tjerë të nazizmit që djegin, vrasin, grabitin e terrorizojnë popullin? Populli s’pret hair nga shtypi i lirë i Nebil Çikës, i Aleks Mavraqit, e i Mazar Sopotit. Për popullin shqiptar, për intelektualin shqiptar ka vetëm një kuptim kjo reformë qesharake: ka kuptimin që fashizmi i djeshëm mundohet të paraqitet sot me të tjera metoda të rafinuara.” (8)

Produkte të heqjes së monopolit të shtypit ishin dy gazeta private me përmbajtje aktualiteti që nisën nga botimi në vitin 1944. Në fillim në treg u shfaq Arbëria, një titull që riniste për herë të tretë shtypjen dhe shpërndarjen tek lexuesi, pas dy ndërprerjeve të mëparshme. Drejtori dhe pronari i saj ishte një emër i njohur në publicistikën shqiptare, Nebil Çika, (9) themelues dhe kontribues në mjaft organe të tjera të shtypit shqiptar. Arbëria ishte më shumë e fokusuar tek zhvillimi ekonomik i vendit, siç duket një zgjidhje

(6) Bashkimi i Kombit, datë 8 mars 1944, faqe 1. (7) Bashkimi i Kombit, datë 13 qershor 1944, faqe 1. (8) Zëri i Popullit dhe buletinet e tij (1942 -1944), volumi III, faqe 113.

e botuesit për të anashkaluar trajtimin e dinamikës politike të kohës. Nga forma dhe përmbajtja e rubrikave Arbëria dukej si një imitim i formatit gjeneralist të Bashkimit të Kombit, veçanërisht në pasqyrën e lajmeve dhe komenteve për zhvillimet ndërkombëtare. Shpesh lajmet dhe komunikatat mbi atë që ndodhte në frontin e luftës dhe deklaratat optimiste nga komanda e lartë gjermane ishin në aperturë të gazetës. Arbëria ishte në një linjë të hapur pro veprimtarisë së qeverisë, dhe në shkrime të ndryshme akuzonte për terror dhe vëllavrasje komunistët dhe Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar. Në faqet e saj kishte dhe polemika me personalitete të jetës publike, por pa i përzierë këto diskutime me linjën editoriale pro regjimit në fuqi. Në faqet e Arbërisë ishte

(9) E nisi aktivitetin publicistik në Stamboll ku kreu studimet e larta. Në Shqipëri Nebil Çika themeloi ose drejtoi një sërë titujsh periodikë, si Revista Pedagogjike, Jeta, Vullneti, ndërkohë që për gazetën Arbëria dhe revistën e ilustruar Minerva ai pati një bashkëpunim me të motrën, po gazetare e njohur në vitet ’30 të shekullit të kaluar, Ikbale Çika. Në kohën e pushtimit italian botoi javoren politike e kulturore në shqip e italisht Bota e re, (korrik – tetor 1940), ku propagandonte italianizimin e Shqipërisë, si një mundësi e vetme për prosperitetin e saj. 18 numrat e Arbërisë në vitin 1944, si dhe bashkëpunimi po këtë vit me Bashkimin e Kombit ishin fundi i karrierës së tij gazetareske. Në nëntor të vitit 1944, kur ishte 51 vjeç, Nebil Çika u ekzekutua me atentat në Tiranë nga grupet komuniste.

prezent dhe një prej firmave që kishte bashkëpunuar me Nebil Çikën në kohën e pushtimit fashist italian, Vasfi Samini. (10)

Botimi tjetër periodik ishte Shqipnija, që vetëthirrej si “organ i lirë i shqiptarëve.” Drejtori dhe pronari i saj ishte Fiqri Llagami,(11) i cili e orientoi gazetën në trajtimin e problemeve social-ekonomike, si dhe me hapësira të bollshme në prezantimin e krijimtarisë letrare në vargje, prozë, përkthime etj. Shqipnija prekte mjaft probleme të përditshme me të cilat përballeshin qytetarët, si gjendja në spitale, infrastruktura rrugore, transporti, gjendja e arsimit dhe e shkollave, por dhe duke nxitur debatin nëse duhet përdorur ose jo nga femrat shqiptare shamia e kokës etj. Kishte dhe një rubrikë të përhershme satirike ku viheshin në shënjestër dukuri dhe fenomene negative. Në fokusin politik më shumë ishte periudha e pushtimit italian dhe pasojat që pati vendi dhe shqiptarët në ato vite.

Sjellja e gazetës Shqipnija nuk u prit mirë nga konkurrentët e saj tërësisht të varur. Ajo u sulmua në fillimet e aktivitetit të saj edhe nga krahu propagandistik zyrtar edhe nga komunistët. Rreth dy javë kur kishte nisur nga botimi, Bashkimi i Kombit, në një kryeartikull me titull “Dasija ideologjike prodhim i propagandës së armiqëve”, firmosur me pseudonimin e njohur, “Ushtima e Sharit”

(10) Ka kryer studime pasuniversitare në Berlin në vitet 1930 – 1932, ku fitoi dhe gradën shkencore “Doktor” në fushën veterinare, por kishte një pasion të jashtëzakonshëm për gazetarinë. Pas një eksperience dy vjeçare në mediat turke, Vasfi Samini (Visoka) pa komplekse bashkëpunoi me periodikë zyrtarë ose gjysmë zyrtarë shqiptarë në të tre regjimet, në atë të Legalitetit, të pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste dhe gjatë okupacionit nazist gjerman. Artikujt informativë e problemorë nga fusha të ndryshme dhe reportazhet e tij janë botuar në faqet e Gazetës Shqiptare, Drita, Shtypi, Minerva, Tomori, Bashkimi i Kombit etj., si dhe disa gazeta dhe revista të profilizuara ekonomike, kulturore, sportive etj. (11) Ka pasur një aktivitet të dendur publicistik në kohën e Mbretërisë Shqiptare, e cila në vitet ’30 të shekullit të kaluar e mbështeti financiarisht dhe për studimet e larta dhe për punësim në Francë. Fiqri Llagami shkroi për gazeta të ndryshme, si

Ora, Besa, Java, Populli, por dhe të përditshmen Tomori si dhe Roja Kombëtare që dolën në kohën e pushtimit italian. Kur themeloi gazetën Shqipnija më 6 mars 1944 ai sapo ishte kthyer nga Parisi, ku kishte pasur angazhime dhe në gazetari.

Shqipnija e vijoi botimin deri në muajin maj të vitit 1944.

analizonte rolin e një pjese të shtypit që ishte në atë periudhë frymëzuese e çështjes shqiptare. Sipas këtij kryeartikulli, si pasojë e lirisë së shtypit, “mund të dalë dhe ndonjë shtyp i vogël, i cili nuk mundet me pah përtej hundës, që nji shtyp që i kushtohet grindjeve të vogla, shtyp që ndryhet ndër probleme mikroskopike tue lënë pas dore problemet më të rëndësishme të vendit.” (12) Pasi bëhej ky aludim i hapur për Shqipninë, formulohej dhe varianti zyrtar i objektit e misionit të shtypit që “duhet të bëjë çmos me i mbrojt të drejtat shqiptare, të drejtat e Shqipnisë Etnike, detyrat e cilido nënshtetas dhe të na tregojë udhën më të shkurtër të bashkimit. Shtypi duhet ta përkrahë shtetin në zhvillimin e problemeve

urgjente të vendit.” (13)

Në Buletinin e Luftës Nacionalçlirimtare për Tiranën shikohej me mjaft rezerva fakti që Shqipnija në faqet e saj nuk kishte asgjë për pushtimin e vendit nga Gjermania naziste. “Me dy polemika kundër njerëzish pa emra, Shqipnija kujton se do të bindi botën se ka shtyp të lirë dhe se kjo mbron popullin. Çështja kryesore këtu asht lufta kundër okupatorit gjerman. Për këtë të na flasi Shqipnija. Të gjitha çështjet e tjera janë të lidhura me këtë dhe vijnë mbas kësaj. Për luftën e rinisë kundër Italisë fashiste të mos

(12) Bashkimi i Kombit, datë 23 mars 1944, faqe 1. (13) po aty

flasë shumë Shqipnija pse s’ka dhënë as kontributin ma të vogël, përkundrazi. Kemi letrën (origjinalin) që Fiqiri Llagami i dërgon Xhiros (Xhovani Xhiro, eksponent i lartë i Partisë Fashiste që ndodhej në Shqipëri gjatë pushtimit italian – AM), ku i ofron që nga Parisi shërbimet e tija.” (14)

Por përfituesit më të mëdhenj nga heqja e monopolit ndaj shtypit, në fillim të vitit 1944 ishin revistat me përmbajtje kulturore dhe filozofike. Deri në atë kohë në Shqipëri titulli më i rëndësishëm në qarkullim ishte “Hylli i Dritës”, organi më jetëgjatë në shtypin shqiptar, që kishte nisur botimin më 1 tetor të vitit 1913 në Shkodër, mbështetur nga Kuvendi i françeskanëve. Një revistë e penave të holla të mendimit dhe besimit, që për shkak të trajtimit problemor dhe frymës polemizuese në faqet e saj, e kishte ndalur dy herë botimin. Në koleksionin e Hyllit të Dritës përfshiheshin dhe botime premierë të veprave të rëndësishme të kulturës shqiptare, si Kanuni i Lek Dukagjinit, Eposi i Kreshnikëve, apo fragmente të Mesharit të Gjon Buzukut. Drejtor i gazetës në vitin 1943 ishte një nga pesonalitetet më të njohur të klerit dhe të letrave shqipe, At Anton Arapi, (15) i cili në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste ishte një ndër anëtarët e Këshillit të Lartë të Regjencës.

Krahas Hyllit të Dritës gjatë vitit 1944 nisën të shfaqen një nga një dhe tituj të rinj revistash, si Fryma, Bleta, Revista Letrare, Kritika, Mituria a ndonjë tjetër me më pak jehonë tek lexuesit. Gjallërimi i botimeve me përmbajtje kulturore e filozofike, që të

(14) Bashkimi dhe buletinet e tij (1943 -1944), volumi II, faqe 452. (15) Ka kryer studimet e larta në Vjenë dhe kur u kthye në Shqipëri zhvilloi një aktivitet të dendur në Kuvendin e Françeskanëve në Shkodër. Është autor i dhjetra studimeve dhe artikujve nga fusha e kulturës artit, filozofisë dhe sociologjisë, por në mënyrë të veçantë ndikoi në pasurimin e literaturës shqipe në lëmin e pedagogjisë. Një nga veprat më të spikatura të At Anton Arapit është

“Andrra e Prekashit”, një dedikim për mikun e tij Luigj Gurakuqi. Kjo vepër me vlera dokumentare, etnografike, psikologjike dhe filozofike u botua fillimisht në disa pjesë në revistën Hylli i Dritës. Për aktivitet kundër pushtetit komunist në vitet e para të çlirimit të Shqipërisë dhe për pjesëmarrje në Këshillin e Lartë të

Regjencës (1943 – 1944), At Anton Arapi me një vendim të gjykatës speciale në

Tiranë u ekzekutua me pushkatim në vitin 1946, kur ishte 58 vjeç.

kujtonte fluksin e kohës së Mbretëtisë së Ahmet Zogut, dha mjaft efekte pozitive për shoqërinë shqiptare, pavarësisht momenteve të vështira që kalonte vendi, i pushtuar dhe i përfshirë nga flakët e luftës: -së pari, ato zgjuan dhe angazhuan një sërë personalitetesh të kulturës shqiptare, autorë veprash, përkthyes, studiues e kritikë të artit e letërsisë, të cilët deri atë kohë ishin të fokusuar vetëm në botime librash, ose shfaqeshin në hapësirat e pakta që kishte Kombi e më pas Bashkimi i Kombit, ose ndonjë organ tjetër; -së dyti, revistat e reja u shfaqën të profilizuara brenda linjës së tyre kulturore e filozofike, duke i dhënë përparësi sipas rastit krijimtarisë, përkthimit, kritikës e studimeve në fushën e kulturës e artit, satirës e humorit, promovimit të letërsisë dhe përkthimeve për fëmijë etj; -së treti, ato nxitën një konkurencë mes penave të autorëve e intelektualëve, ishin një hapësirë e vlefshme në promovimin e kulturës dhe mendimit shqiptar e të huaj, jo vetëm me afirmimin

e emrave të njohur, por dhe atyre rishtarë që tentonin suksesin në botën e letrave; -së katërti, impakti i tyre i drejtpërdrejtë ishte në shërbim të edukimit dhe kulturimit të lexuesve, që më së shumti ishin të rinj nga bankat e shkollave, por dhe në rradhët e të mirëarsimuarve, ose intelektualëve të cilët kishin më shumë mundësi dhe opcione të merrnin informacion, dhe një gamë të larmishme krijimtarie, studimesh dhe vështrimesh kritike të autorëve shqiptarë dhe atyre të huaj vetëm në gjuhën shqipe; -së pesti, kjo lëndë kulturore, artistike, shkencore dhe filozofike duke përfshirë autorë të huaj, punimet e të cilëve ishin sjellë në gjuhën shqipe, ishte si një urë e vërtetë lidhëse dhe komunikimi me kulturën dhe mendimin e vendeve të tjera të rajonit ose më gjerë, paçka se qeveritë e mjaft zonave të globit kishin urdhëruar ushtritë e tyre për luftë; -së gjashti, secila prej revistave kishte dallime në formë e përmbajtje të lëndës që publikonte, por e përbashkëta ishte distancimi nga aktualiteti politik dhe social, në një vend që ishte nën pushtimin e dytë nga një ushtri e huaj;

Këtë kishte parasysh dhe avokati dhe publicisti Muzafer Pipa,(16) kur prezantoi daljen e revistës kulturore titulluar Fryma, në janar të vitit 1944. “Diçka e re u donte, por dhe e saktë dhe serioze. Diçka përparimtare kah të gjitha degët e kulturës u lypte: letrare po, por dhe art e shkencë. Dhe aspak politikë: Jo

(16) Jurist dhe publicist nga një familje shumë e njohur në Shkodër, me origjinë nga Libohova e Gjirokastrës. Duke ndjekur traditën familjare, si i ati, Mustafa, dhe i vëllai, Arshi, Muzafer Pipa ndoqi studimet për drejtësi dhe në vitin 1940 u diplomua në Universitetin e Padovës, Itali. Në familjen e tij ishte bilblioteka më e pasur në Shkodër. Ai ishte poliglot dhe i pëlqente publicistika. Ishte ndër drejtuesit e revistës që publikonte gjimnazi i Shkodrës kur ai ndiqte mësimet atje. Pas bashkëpunimesh me organe të ndryshme të shtypit, Muzaferi e pati kulmin kur themeloi në Shkodër të përmuajshmen Fryma. Njihet si avokati që mbrojti çështjen e një grupi klerikësh që gjykoheshin menjëherë pas çlirimit nga gjykatat e komunistëve. Por ai pati një fund tragjik. Në moshën 31 vjeçare u pushkutua brenda territorit të Degës së Punëve të Brendshme në Shkodër, siç u tha atëherë nga autotitetet “për një përpjekje të dhunshme për t’u arratisur”, një falsifikim i organeve të Sigurimit shqiptar, i bërë publik nga dokumentet e deklasifikuara kohët e fundit nga arkivat e vendit.

sot qi jemi nën presionin kaotik të luftës, por dhe në një paqe të nesërme të vazhdueshme.”(17) Fryma lindi në Shkodrën e Hyllit të Dritës, si e përmuajshme me krijimtari në prozë, vargje e dialogje, por dhe vështrime kritike e debate mbi historinë, artin dhe letërsinë, recensione të botimeve më të spikatura të kohës, artikuj me orientim filozofik, jurispundencë, bibliografi etj. Revista zgjati vetëm 8 numra, ku dy të fundit, korriku e gushti, u botuan njëherësh, si një shenjë e problemeve teknike e financiare. Ky duhet të ketë qenë një shkak që drejtuesi i Frymës, av. Muzafer Pipa, shkroi artikullin me titull “Vetëdije apo krim?”, që ishte si një skaner i zhvillimeve shoqërore e ekonomike në Shqipërinë e kohës, me adresime konkrete të dobësive që viheshin re në institucione të ndryshme të vendit. Por autori mbetej me “arësye të kthjellët”, se në çdo rast nuk përzieu rolin dhe ndikimin e pushtuesve nazistë gjermanë në mbarëvajtjen e punëve dhe zgjidhjen e problemeve që haste popullata.

Revista e dytë që nisi nga botimi më 12 janar 1944 ishte Bleta. Me një frekuencë 2 herë në muaj, në datat 12 dhe 27, në përmbajtjen e saj binte në sy krijimtaria në fushën e humorit dhe të satirës. Ndër të tjera revista “synonte të qëmtonte nektarin e krijimtarisë folklorike në gjithë hapësirat ballkanike ku jetonin shqiptarët.(18) Në 18 numrat e Bletës ishin mjaft aktivë autorë të tillë si Vedad Kokona, Nonda Bulka, (shkruante me pseudonimin e tij të njohur Chri Chri) Mitrush Kuteli, Mustafa Greblleshi, Osman Bishqemi etj. Misioni i revistës vështirësohej në një kohë që vendi ishte në kulmin e trazirave të dhunshme, kur mbizotëronte frika e pasiguria dhe kur kishte probleme të panumërta sociale, ekonomike dhe financiare. Prej tyre nuk mund të mos prekej dhe aktiviteti normal i Bletës në fund të shtatorit. Në një shënim në numrin e fundit, më 27 shtator 1944, me titull: “Kush do ta mbyllë Bletën?” (19) listoheshin arsyet ekonomike, por dhe spekulative që e bënin të pamundur daljen normale të revistës. Megjithëse në muajt

(17) Fryma, nr.1, janar 1944, faqe 3. (18) Zyhdi Dervishi, Lente të ndërveprimit simbolik, botimet EMAL, Tiranë, 2008, faqe 186.

e fundit redaksia e Bletës kishte bërë një sërë reformash duke aplikuar dhe shtrëngim financiar, ajo sërish rezultoi me bilanc negativ, sipas raportimeve të menaxherëve të saj. Kështu që dhe mbyllja e revistës ishte e pashmangshme. Redaktor përgjegjës i revistës ishte Seregj Sherko.(20)

Në mes të muajit shkurt 1944 tregu mediatik u pasurua dhe me një titull të ri, Revista Letrare. Në formatin e një gazete, me fond gërme dhe letër po si gazetat, Revista Letrare dilte dy herë në muaj, fillimisht me 8 faqe dhe më pas me 12 faqe. Në grupin themelues

të revistës ishin 4 personalitete të kulturës shqiptare Mitrush Kulteli, Nexhat Hakiu, Sterjo Spasse dhe Vedad Kokona,(21) ky i fundit ishte dhe në rolin e drejtorit përgjegjës. Përveç tyre në hapësirat e saj publikoheshin artikuj dhe krijime nga Faik Konica, Fan S. Noli etj. Qëllimet e grupit themelues tregoheshin në kryeartikullin e numrit të parë: “të çelim shtigje të reja në lëmin kulturor duke ndjekur gjurmët e atyre që u përpoqën të

(19) Bleta, datë 27 shtator 1944, artikulli: “Kush do ta mbyllë Bletën?”, faqe 1. (20) Botues dhe përkthyes pa ndonjë aktivitet të spikatur gazetaresk. Seregj Sherko është djali i një personaliteti politik dhe bashkëpunëtori të shtypit në kohën e

Luftës e Dytë Botërore, Mihal Sherko. Seregji përveç detyrës si redaktor përgjegjës të revistës Bleta ishte dhe administrator botimesh në shtypshkronjën që kishte si kapital të sajin shoqëria private ku ai ishte në bashkëpronësi.

hapin udhën e parë, dhe të lëshojmë një shkëndijë të re në mes të kaosit mendor shqiptar.” (22) Botuesit e Revistës Letrare ishin koshientë për konteksin kohor kur nisën nga puna. Në faqet e revistës ata u përpoqën të shpjegojnë sipërmarrjen e tyre, e cila mund të etiketohej si një “marrëzi”, si “diçka anakronike” dhe njerëzit që angazhoheshin për të si “njerëz që e kishin humbur pusullën dhe nuk dinë ç’të bëjnë.” (23) “Edhe me të vërtetë, të rish e të merresh me kulturë në një kohë kur bota digjet zjarr e flakë, kur njerëzia e ka humbur konceptin e qetësisë shpirtërore, kur dhe foshnjat dridhen nga ulurima rënqethëse e sirenave, i duket tjetrit si një gjë e çuditshme që mund të gjejë shpjegimin e asaj në një tronditje pathologjike apo në ekzaltim të tepruar.” (24) Revista Letrare ishte një mozaik me vështrime kritike mbi poezinë, teatrin, përkthimin, por dhe me këndvështrime më të gjera për arsimin, për luftën kundër analfabetizmit, për kulturën e besimit dhe raportet mes feve të ndryshme etj. Përfshinte dhe botime nga folklori dhe retro të penave më të mira në vite, cikle me poezi, tregime dhe fragmente novelash e romanesh nga autorët shqiptarë, përkthime nga letërsia ballkanike dhe më gjerë, recensione botimesh, humor e satirë etj. Mbetën stabël dhe dy rubrika të veçanta “Të huajt për ne” dhe “Ne për të huajt”, si një urë komunikuese mes kulturës shqiptare dhe asaj të vendeve të tjera.

Në një vonesë 3 mujore, pa shpjeguar arsyet, në mars të vitit 1944, filloi të shpërndahet revista Kritika, e cila kishte për drejtor

(21) Një nga nxënësit më të shkëlqyer në Liceun francez të Korçës që më pas ndoqi studimet e larta për drejtësi në Paris. Kur u kthye në Shqipëri, Vedad Kokona nuk pati shans të vazhdonte karrierën si jurist, ndaj nisi punën në fillim të viteve ’40 si mësues i gjuhës shqipe. Si shqipen ai dinte dhe frëngjishten duke qenë një bashkëpunëtor i afërt i shtypit jo vetëm si një përkthyes brilant, por dhe si një trajtues kompetent i problemeve të kulturës, artit, historisë e publicistikës, të çështjes së shqipërimit të veprave letrare nga gjuhët e huaja. Në kohën e pushtimit fashist italian ai shkruante më shumë në të përditshmen zyrtare Tomori, si dhe organin rinor e artistik Tomori i vogël. (22) Revista letrare, datë 15 shkurt 1944, faqe 3. (23) po aty (24) po aty

përgjegjës një personalitet shumë të njohur, Arshi Pipën. (25) Përveç tij në këtë revistë ishin të rregullt dhe Faik Konica, Pashko Gjeçi, Selman Riza etj. Kritika kishte dy shtylla kryesore në përmbajtjen e saj, nga njëra anë një fluks krijimesh e përkthimesh cilësore dhe në anën tjetër kishte hapësirën për artikuj dhe studime kritike mbi vepra të ndryshme të botuara, më shumë duke i prezantuar në formën e recensioneve. “Recensime jo vetëm librash arti, por dhe librash shkence. Do të mundohemi me e lidhë këtu kulturën letrare me kulturën artistike e shkencore përgjithësisht, tue dhanë nji trajtë sintetike panoramës e zhvillimit të mendjes sonë.” (26) Revista Kritika ishte më jetëshkurtëra krahasuar me të tjerat që dolën gjatë vitit 1944, me vetëm 4 numra.

Publicisti dhe shkrimtari Milto Sotir Gurra (27) themeloi në prill 1944 një revistë për fëmijë titulluar Mituria. “Njeriu shpesh herë nxë më shumë nga shkrimet e thjeshta e të lehta se sa nga shkrimet e ngatërruara e të rënda. Këtë gjë besoj do ta këtë vënë re shumëkush. Po megjithatë qëllimi ynë kyesor është t’i japëm këtij brezi të miturish ushqime truri. Kjo vërsë ka mbetur krejt e harruar dhe e braktisur: kemi botuar gazeta, revista, romanca, novela, vjersha me frymë e me stil të naltë, por kurrë nuk e kemi

(25) Pas përfundimit të shkollës së mesme në Shkodër nisi studimet për filozofi në

Universitetin e Firences, Itali, ku përfundoi dhe doktoraturën. Në vitin 1941, kur u kthye në Shqipëri, Arshi Pipa, punoi si mësues në Tiranë, Shkodër e Durrës.

Ai bashkëpunoi me periodikë të ndryshëm duke botuar më shumë poezi dhe përkthime, ndërkohë që në mars të vitit 1944 themeloi të përmuajshmen Kritika, e cila vijoi deri në qershor të po atij viti. Pas çlirimit të vendit u burgos për gati dhjetë vjet, si kundërshtar i hapur i pushtetit të komunistëve. Pas vitit 1957 kur u arratis nga Shqipëria, Arshi Pipa u përfshi në një veprimtari të dendur në fushën e studimeve filozofike dhe të gjuhës italiane në unviersitete të ndryshme.

Ishte një nga veprimtarët e shoqërisë patriotike shqiptare “Vatra” në SHBA. U nda nga jeta në vitin 1997 në moshën 77 vjeçare. (26) Kritika nr.1, mars 1944, faqe 27. (27) Përpara se të niste veprimtarinë e tij në Shqipëri në vitin 1921, si publicist dhe shkrimtar, më herët Milto Sotir Gurra ishte angazhuar si bashkëpunëtor në organe të ndryshme të shtypit në gjuhën shqipe në Rumani dhe Bullgari.

Fillimisht ai ishte botuesi i revistës letrare Shkëndia që doli në qytetin e tij të lindjes në Korçë, në periudhën 1921 – 1923. Milto Sotir Gurra themeloi po në vendlindje të përdyjavshmen satirike “Zekthi”. Në moshën 60 vjeçare pas botimit të disa krijimeve letrare dhe përkthimeve ai hapi revistën Mituria për fëmijë.

denjuar të zbresëm në shtresat e miturisë e të foshnjërisë: kurrë nuk e kemi vrarë mendjen të pyesëm, ç’duan, se kurrë nuk ua kemi studiuar shpirtin e tyre të mitur”.(28) Kështu e prezantonte misionin dhe qëllimet e revistës mujore Milto Sotir Gurra në numrin e parë të saj. Në faqet e Miturisë kishte në rradhë të parë vjersha e tregime, por dhe letërsi të përkthyer për fëmijë nga autorë të njohur të kohës, rrëfenja, legjenda, përralla, fjalë të

urta, vështrime të historisë së shqiptarëve, portrete të njerëzve të shquar, kalandari i datave më të shënuara, kuriozitete nga bota e kafshëve, lojra zbavitëse etj. Për të qenë e afërt me lexuesit revista hapi dhe një rubrikë të veçantë ku botoheshin mendime ose krijime të tyre. Botimi i Miturisë vijoi në 6 numra, deri në tetor të vitit 1944.

(28) Mituria nr.1, prill 1944, faqe 3.

This article is from: