30 minute read

2- Orientimi propagandistik: “Gjermania jo pushtuese, por shpëtuese e Shqipërisë!”

2

OrIeNtIMI PrOPAgANdIStIK: “gjerMANIA jO PuSHtueSe, POr SHPëtueSe e SHQIPërISë!”

Advertisement

 Mëngjesi i 9 shtatorit 1943 në territorin shqiptar “kryqëzim

ushtrish”, njëra hynte, tjetra zbatonte urdhrin e tërheqjes.

 Heshtja mediatike gjatë gjithë procesit të dislokimit

të formacioneve ushtarake të nazistëve gjermanë në

Shqipëri.

 Reforma politike e institucionale: nuk synohet dhe nuk

pretendohet aneksim ose kolonizim; vendit i njihet statusi i pavarësisë relative dhe sovraniteti i kufizuar.

 Ndërtimi i sistemit propagandistik, kujdes që të mos

përsëriten gabimet e paraardhësve italianë.

 Gazeta Kombi: “Këto katër vjet pushtimi të huaj kanë

qënë për popullin shqiptar një periudhë e mërzitshme dhe shkatërrimtare”.

Dislokimi i ushtrisë gjermane në territorin shqiptar kishte dhe një sërë pengesash serioze, nisur nga situata konkrete. Në rradhë të parë kishte pasiguri dhe paqartësi për reagimin e formacioneve italiane që ndodheshin në Shqipëri ndaj trupave gjermane që do të zinin vendin e tyre. “Pas nënshkrimit të aktit të kapitullimit me Aleatët e Koalicionit Antifashist, mareshall Badoglio njoftoi komandën e trupave italiane në Shqipëri se aleanca me Gjermaninë kishte marrë fund. Për rrjedhojë do të ndërpritej çdo bashkëpunim me komandat dhe me repartet gjermane.”(1) Në një kohë turbullirash dhe kthesash të befta politike, vendimesh mbi aleancat e pritshme ushtarake nga ana e kuartierit qendror në Romë, si dhe nga morali përtokë i trupave italiane në terrenin shqiptar, ky urdhër nuk u mor në konsideratë nga të gjithë efektivat, pasi nga drejtues lokalë të forcave italiane u dhanë urdhra të tjerë, të cilët ose kundërshtonin njëri-tjetrin, ose kishin përmbajtje jo fort të qartë për ata që do t’i zbatonin.

Pas mëngjesit të 9 shtatorit 1943 në territorin shqiptar kishte një “kryqëzim ushtrish”; njëra, që hynte nga tre drejtime të ndryshme me veprime të shpejta për t’u vendosur më në thellësi të vendit dhe për të marrë kudo nën kontroll situatën e rendit dhe të sigurisë; tjetra, në një gjendje të demoralizuar zbatonte urdhrin e tërheqjes nga Shqipëria. Veç stresit dhe ngarkesave të rënda psikologjike, tipike për një ushtri humbëse që duhej të “kthehej në shtëpi”, luftëtarët italianë në atë periudhë ishin nën një presion të dyanshëm. Nga njëra anë, gjermanët u apelonin për bashkëpunim në formën e dorëzimit të armëve, ose të luftonin tok kundër njësive të rezistencës antifashiste shqiptare. Në anën tjetër, shtabi i lëvizjes nacionalçlirimtare lëshonte thirrje për bashkëpunim me forcat partizane kundër nazistëve gjermanë. Në dhjetëditëshin e

(1) Grup autorësh, Histori e popullit shqiptar, volumi i katërt, Tiranë 2008, faqe 74.

dytë të muajit shtator, por dhe më pas pati një sjellje të ndryshme nga formacione të ndryshme të ushtrisë italiane. Pati nga ata që dorëzuan armët tek pushtuesit e rinj, ose bashkuan armët me ta kundër çetave partizane, ndërkohë që një pjesë tjetër luftuan në anën e rezistencës antifashiste, ose dezertuan duke kërkuar ndihmë nga popullata, më së shumti në zonat rurale të vendit.

Problemi i dytë, shumë serioz për nazistët gjermanë në Shqipëri, ishte rezistenca e përforcuar antifashiste, e cila kishte marrë shumë zemër nga sukseset e përballjes në muajt korrik e gusht kundër fashistëve italianë. Ndaj tyre gjermanët do të ndërthurnin dy metodat, fillimisht me thirrje për dorëzimin paqësor të armëve e municioneve luftarake dhe kthimin e luftëtarëve në shtëpitë e tyre. Kjo si shenjë për opinionin publik se prezenca e tyre në Shqipëri nuk kishte natyrë konfrontuese dhe aq më tepër për realizimin e përplasjeve të armatosura, si ato në kohën e italianëve. Por siç ndodhi realisht, më pas ushtarakët gjermanë ishin dhe për përdorimin e operacioneve ndëshkimore, për ndjekjen këmba-këmbës për ata që bënin rezistencë dhe sulmonin efektivat e tyre. Nga informatat që ata kishin mbi zhvillimet e brendshme në Shqipëri, qëndresa antifashiste vërtet që ishte më e strukturuar dhe më agresive, por ama nuk ishte ‘en bloc’ si në kohën e pushtimit italian. Duke gjykuar mbi rivalitetin dhe divergjencat e thella që kishin shpërthyer mes komunistëve dhe nacionalistëve, vetëm pak kohë përpara se ata të nisnin pushtimin, për gjermanët ky ishte një faktor i favorshëm për plotësimin e misionit të tyre në Shqipëri.

Në ditën kur trupat naziste gjermane marshonin drejt territorit shqiptar media zyrtare e kishte vëmendjen totalisht nga zhvillimet e vrullshme në Itali. Më 9 shtator 1943 Radio Tirana transmetonte vetëm lajme që kishin lidhje me vendimin e kapitullimit të Italisë fashiste, duke mos thënë asnjë fjalë për operacionin e hyrjes së trupave gjermane në Shqipëri. Edhe gazeta kryesore në vend, Tomori, në numrin e së nesërmes në mëngjes nuk kishte asnjë rradhë mbi këtë ngjarje. Kryelajmi ishte një thirrje që i lëshonte kombit shqiptar Ekrem Libohova. Kryeministri, të cilit nuk i dihej

adresa e saktë në atë ditë, shfrytëzoi gazetën për t’u kujtuar qytetarëve faktin se në “këtë kohë tepër kritike” pranoi detyrën e shefit të qeverisë me vullnetin “për t’i sjellë Shqipërisë rregullin dhe bashkimin”. Për Libohovën dhe bashkëpunëtorët e tij “... kemi qënë të bindur se, në përleshjen njerëzore që po zhvillohet, Shqipëria nuk mund të lozte asnjë rol, qëndrimi ynë nuk mund ta influenconte luftën që të anojë nga njera o nga tjetra anë.”(2) Thirrja e kryeministrit mbulonte notat shqetësuese të situatës me formulime patetike. “Me ngjarjen e armëpushimit që bëri Italia fillon për atdheun shqiptar një fazë e re tepër e rëndësishme dhe preokupuese. Do të mundim ta kapërcejmë vetëm nëse do të vendosim të bashkohemi që të gjithë, pa asnjë dallim, rreth flamurit dhe të lidhim besën e shenjtë për t’i dalë zot atdheut.”(3) Pjesa tjetër e lëndës ishte me lajme e informata të thata, si tregues “se asgjë nuk po ndodhte” dhe për ta përforcuar “normalitetin” botohej letërsi në faqen e parë.

Tomori i datës 11 shtator pranonte që situata në vend ishte dhe më e rëndë, por sërish nuk artikulohej asgjë për okupacionin gjerman. Binte në sy një urdhër i gjeneralit Dalmazzo për mbylljen e të gjitha zyrave publike në datat 11, 13 dhe 14 shtator 1943. Gjithashtu në një shënim të veçantë jepeshin këshilla të tendosura për ruajtjen e qetësisë nga ana e publikut, sidomos nga të rinjtë “të cilët jo gjithmonë kanë në dorë zotërimin e nervave të tyre dhe se në hovin djaloshar besojnë se mund të zgjidhin problema me rëndësi shumë të madhe me bisedime aq të shterpa sa dhe të dëmshme.” (4) Pjesa tjetër e njoftimeve mbi frontin e luftës jashtë kufijve të Shqipërisë ishte me referenca nga agjencitë e lajmeve gjermane. Dhe në një situatë të tillë nuk mungonte pjesa e hapësirës relaksuese me botimin e krijimeve letrare. Një qëndrim me heshtje ndaj okupacionit gjerman mbajti dhe gazeta Kosova. (5) Në botimin e shtatorit 1943 nuk përmendej asgjë rreth këtij

(2) Tomori, datë 10 shtator 1943, faqe 1. (3) po aty (4) Tomori, datë 11 shtator 1943, faqe 1.

fakti. Po kështu dhe revista Lufta e shlirimit kombëtar, organi kryesor i Ballit Kombëtar. Qëndrimi indiferent, ose në pritje për çfarë do të ndodhte me Shqipërinë e paskapitullimit italian ishte i kuptueshëm nga fakti se një pjesë e lidershipit të kësaj force politike nacionaliste kishte hyrë në negociata me gjermanët për të marrë poste të rëndësishme në administratën e re që do të krijohej menjëherë pas finalizimit të operacionit ushtarak të pushtimit.

Gazeta kryesore e komunistëve Zëri i Popullit në numrin e shtatorit mbajti një qëndrim të ashpër ndaj pushtimit gjerman. Sipas gazetës tani armiku kryesor për lëvizjen nacionalçlirimtare është ushtria gjermane. Në rubrikën “Situata politike” komentohej gjendja konfuze në rradhët e ushtrisë italiane në momentet kur

(5) Botohej si organ i Komitetit Kosovar që prej tre viteve. Kosova ishte e fokusuar e tëra tek zgjidhja e çështjes kombëtare, në ndërtimin e një Shqipërie etnike dhe në mbrojtjen me çdo mjet kundër planeve për copëtimin e saj. Frymën e patriotike e tregonte dhe vendosja në krah të kokës së gazetës së vargjeve të Vaso Pash

Shkodranit: “Qysh prej Tivari deri në Prevezë/ Gjithkund lshon dielli i vapë e i rezë / Asht toka jonë, të parët na e kanë lënë / Kush mos t’na e prekë, se vdesim të tanë.” Gazeta ishte për një Shqipëri që shtrihej në 74 mijë km katrorë; që ishte më e vogël se ajo që parashikonte Lidhja e Prizrenit në1878, (me 90 mijë km katrorë) dhe rreth tri herë më e madhe se ajo që përcaktoi Konferenca e Londrës në vitin 1913 (me 27 mijë metra katrore).

ishte shpallur kapitullimi. Zëri i Popullit shikonte si shkak kryesor atë që e përshkruante si tradhtia që kishte bërë me politikë dyfishe vetë Badoglio dhe një sërë drejtuesish të ushtrisë italiane. “Patriotët shqiptarë iu drejtuan ushtrisë italiane që të ndërrojë qëndrim dhe të bashkohet kundra ushtrisë hitleriane. Me gjithë dëshirën e mirë të italianëve, komandat pothuaj se në të gjitha rastet vazhduan politikën e tyre të okupacionit. Populli shqiptar është gati të vëllazërohet me italianë në rast se ata heqin dorë nga çdo mendim dhe nga çdo veprim për të rivendos okupacionin e tyre në Shqipëri. Në rast të kundërt populli do ta konsiderojë ushtrinë italiane si armike dhe si të tillë do të vazhdojë më me rreptësi ta sulmojë.”(6) Më poshtë jepej qartë dhe qëndrimi në vijim i komunistëve: “Lufta e popullit shqiptar vazhdon e paprerë dhe më e ashpër se kurrë kundra okupatorit gjerman dhe kundra gjitha atyre, italianë ose shqiptarë qofshin, që ndihmojnë ushtrinë gjermane, ose që duan në njërën mënyrë, ose në tjetrën të pengojnë lëvizjen nacionalçlirimtare të popullit tonë.”(7)

Pozicion kundër pushtuesve gjermanë mori dhe Radio Korça. Efektivi që punonte në këtë stacion e që mbulonte me valë kryeqendrën e lindjes së Shqipërisë bashkëpunoi me partizanët dhe në vjeshtën e vitit 1943 i zhvendosi pajisjet teknike dhe ato të transmetimit në një zonë malore, që kontrollohej nga njësitet nacionalçlirimtare. Kjo ishte një përpjekje për të përdorur transmetimet e radios në dobi të efektivave të armatosura partizane, si dhe për territoret që kontrolloheshin nga ata. Por shpejt vendndodhja e Radio Korçës që kishte “marrë malin” u pikas nga ushtria gjermane, e cila e ndëshkoi ashpër duke e shkatërruar e djegur plotësisht atë.

Pavarësisht reagimeve dhe opinioneve të ndryshme në rradhët e faktorit të brendshëm, formacionet e rregullta të trupave gjermane - të orientuara dhe nga efektivat e pararojës që ishin

(6) Zëri i Popullit, shtator 1943, faqe 7. (7) po aty

instaluar në Shqipëri në muajt e verës - lëvizën me shumë shpejtësi në brendësi të territorit, duke hasur në pengesa thuajse sporadike të rezistencës së armatosur. Një muaj pas pushtimit në vend kishte rreth 57 mijë ushtarë, por më pas ky numër arriti shifrën maksimale në rreth 70 mijë. Kaq shumë trupa në dispozicion nga nazistët gjermanë nuk ishin vetëm sepse përballë tyre ishte një rezistencë partizane e fuqizuar, por dhe sepse Shqipëria ishte në një pozicion të atillë gjeografik, ku trupat e Forcave të Aleancës Antifashiste prej 10 korrikut të atij viti ishin dislokuar edhe më afër, në bregun tjetër të Adriatikut, në pjesë të territorit italian.

Argumenti thelbësor për gjithë veprimet ushtarake që do të kryenin gjermanët ishte përkohshmëria e qëndrimit në Shqipëri, me objektivin për të çliruar vendin nga fashistët italianë dhe evitimin e një zbarkimi të mundshëm nga anglo-amerikanët. Për Gjermaninë naziste Shqipëria ishte një vend me pasuri minerare dhe me rezerva të pashfrytëzuara në naftë. Kjo e fundit ishte një burim i qëndrueshëm dhe efektiv për të mbajtur gjallë makinën ushtarake, ndërkohë që harmonizonte dhe interesin ekonomik të pushtuesve. Një nga reformat e shpejta që ata ndërmorën ishte dhe shpallja si “ekonomi ushtarake” e të gjitha rezervave për shfrytëzimin e naftës dhe pasurive të tjera nëntokësore. Krahas operacionit ushtarak në terren, po në kohë rrufe, pas 9 shtatorit 1943 ia nisi të zbatohet dhe plani politik për ndërtimin e institucioneve të reja të shtetit shqiptar. Fillimin e këtij procesi i dërguari special i Berlinit, Herman Nojbaher, u urdhërua ta ndiqte nga afër me prezencën e tij në Tiranë.

Për reformën politike dhe institucionale në Shqipëri nazistët gjermanë kishin në themel disa argumente që i përsërisnin pa pushim: - nuk synohej dhe nuk pretendohej aneksim ose kolonizim; - vendit i njihej statusi i pavarësisë relative dhe me sovranitet të kufizuar; - do të krijohej Shqipëria etnike ku do të bashkohej dhe territori i Mitrovicës;

- qeveria dhe administrata do të ishin me personel tërësisht shqiptar.

Këto dhe të tjera veçori të reformës synonin të tregonin për shqiptarët një prezencë krejt të ndryshme nga ajo e mëparshme e fashistëve italianë: “Gjermania jo pushtuese, por shpëtuese e Shqipërisë!”

Më 14 shtator 1943 një grup politikanësh nga Shqipëria dhe Kosova, gjithsej 22 vetë, që njiheshin si filogjermanë, ose që në rrethana të ndryshme kishin qenë të anashkaluar dhe të goditur gjatë pushtimit fashist italian, u mblodhën në Tiranë në të ashtuquajturin Komitet Kombëtar, që kryesohej nga një figurë e njohur politike në Kosovë, Bedri Pejani. Komiteti shpalli rrëzimin e kabinetit të Ekrem Libohovës dhe krijoi një strukturë që e quajti Komiteti i Përkohshëm Ekzekutiv. Kryesimin e Komitetit e mori një figurë prominente e politikës shqiptare, Ibrahim Biçakçiu, ishanëtar i Asamblesë në kohën e italianëve, pjestar i delegacionit të nivelit të lartë që kryesohej nga ish-kryeministri Shefqet Vërlaci e që më 16 prill 1939 udhëtoi drejt Romës për t’i dorëzuar kurorën Mbretit Viktor Emanueli III. Komiteti i Përkohshëm Ekzekutiv do të kryente detyrat e një qeverie provizore derisa të mblidhej Asambleja Kushtetuese dhe prej andej do të formohej dhe do të votëbesohej qeveria e re legjitime.

Vetëm një ditë pas mbledhjes së Komitetit Kombëtar reaguan komunistët nëpërmjet njërit prej buletineve të Zërit të Popullit, që u përgatit dhe u shpërnda në qarkun e Korçës. Aty vlerësoheshin ndryshimet politike që po ndodhnin në Shqipëri si “zëvendësimin e aparatit terroristik fashist italian me aparatin ultraterroristik fashist gjerman” (8) dhe se “gjermanët duke nxjerrë përpara një Komitet Provizor Ekzekutiv 100 për 100 qind nazist, i parashtrojnë popullit si konditë kryesore të politikës së tyre: terrorin.” (9) Në shkrim zhvlerësohej dhe qëndrimi kritik dhe akuzues që mbanin ndaj rolit të fashistëve italianë gjermanët dhe ata shqiptarë që

(8) Zëri i Popullit dhe buletinet e tij (1942 -1944), botim i Akademisë së Shkencave,

Tiranë 1986, volumi II, faqe195. (9) po aty

bashkëpunonin me ta në krijimin e institucioneve të shtetit. “Meqënëse okupimi i Shqipërisë ishte pritur me luftë prej popullit, duhet me domosdo të prishen të gjitha lidhjet midis Italisë e Shqipërisë, e t’i jepet indipendenca Shqipërisë. Por kjo lloj independence është aq banale, sa që nuk besohet prej asnjeriu.”(10)

Nga autoritetet e pushtimit dhe administrata kukull nisi të glorifikohet data 14 shtator 1943, duke e konsideruar si një ditë të shënuar për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ata e quajtën si dita e rishpalljes së pavarësisë për Shqipërinë. 10 ditë më pas Nojbaheri njoftoi Komitetin e Përkohshëm Ekzekutiv se ai ishte njohur zyrtarisht nga qeveria e Reich-ut në Berlin ku shprehej “kënaqësi për vendimin e patriotëve shqiptarë që marrin përsipër drejtimin përgjegjës të shtetit shqiptar në themel të pavarësisë së Shqipërisë.” (11)

Por Zëri i Popullit ngriti menjëherë akuza dhe ironizoi për këtë proces. Sipas gazetës protagonistët nuk ishin veçse ishbashkëpunëtorë në të kaluarën, ose bashkëpunëtorë të tanishëm me pushtuesit, që shpallin publikisht qeveri dhe pavarësi për Shqipërinë. “…tani çështja kryesore është indipendenca. Po mblidhen nga të katër anët ata që i shpunë kurorën Viktor Emanuelit dhe sillen sikur me pas krimbat, për me deklarue si të rënë kushtetutën që na dha Viktori dhe me shpallë indipendencën, fshihet bakllavaja, kolltuku në qeveri. Qeveritë e Luogotenencës na paskan qënë skllavëruese, por këto të tjerat të Gestapos me Ibrahim Biçakçiun dhe Lef Nosin do t’u bëkan çliruese.” (12)

Në ndërtimin e sistemit propagandistik nazistët gjermanë treguan kujdes, ashtu si dhe për aspekte të tjera, që të mos përsëritnin gabimet e paraardhësve të tyre italianë. Ndër veçoritë e mënyrës sesi ata e kishin konceptuar punën e medias mund të përmendim: -Instalimi i sistemit gjerman të pushtimit kishte si një ndër

(10) po aty (11) Kombi, datë 28 shtator 1943, faqe 1. (12) Zëri i Popullit, shtator 1943, faqe 3.

argumentet kryesore kritikën e ashpër dhe akuzat për periudhën më shumë se katër vjeçare kur në Shqipëri ishin fashistët italianë. Atëherë dhe protagonistët e medias zyrtare, ose afër qëndrimeve të autoriteteve, drejtuesit e gazetarët do të ishin kryesisht emra të cilët kishin “qëndruar në hije” deri atë kohë, ose ndjeheshin të pavlerësuar nga kasta fashiste italiane. Pa asnjë dyshim që “derën e kishin të hapur” të gjithë ata intelektualë me pikëpamje dhe afeksion progjerman. Megjithatë duhet nënvizuar se gjermanët u treguan indiferentë ndaj politikanëve që kishin bashkëpunuar me italianët. -Autoritetet gjermane nuk frymëzuan dhe nxitën përhapjen e gazetave, revistave apo transmetimeve radiofonike në gjuhën e tyre, siç kishin vepruar me tepri më parë italianët. Në botimet periodike të kësaj periudhe letërsia dhe kultura gjermane nuk u panë si prioritare. Në faqet e shtypit politik nuk kishte faqe të veçanta në gjuhën gjermane. Në botimet kulturore, filozofike dhe fetare përkthimi nga letërsia gjermane, prezantimi i historisë, kulturës, artit në përgjithësi nga ky vend nuk ishte predominues; në realitet kapte thuajse po aq hapësira sa ato të vendeve të Ballkanit, apo me shtete të tjera të botës. Edhe Radio Tirana disa muaj pas pushtimit, përveç emisioneve të lajmeve në gjuhën gjermane i emetonte ato dhe në gjuhët e Aleatëve Antifashistë, në anglisht e frëngjisht. -Në një kohë që në median zyrtare të kontrolluar nga fashistët italianë nuk përmendet rezistenca e armatosur dhe propaganda kundër pushtimit në as edhe një rresht të vetëm, gjermanët e kishin të pamundur të bënin indiferentin dhe injoruesin. Konkretisht në një pjesë të rajoneve të Shqipërisë veprimtaria e tyre ishte evidente. Mediat zyrtare nëpërmjet artikujve, qëndrimeve redaksionale ose materialeve audio replikonin dhe polemizonin me mjetet e propagandës që kontrollonin ose ishin të afërta me kundërshtarët e pushtimit. - Rreth 4 muaj pas pushtimit nazistët gjermanë e hoqën monopolin për shtypin, një masë liberalizuese që nxiti botimin e

disa periodikëve kulturorë e filozofikë, ku u angazhuan një grup firmash cilësore krijuesish, përkthyesish, kritikësh e studiuesish të artit, letërsisë, folklorit, historisë etj., të cilët deri atëherë ose kishin qëndruar mënjanë, ose kishin pasur një veprimtari të kufizuar në median e kontrolluar nga shteti.

Pavarësisht këtyre katër veçorive kryesore, gjermanët ashtu si italianët, ndërtuan një strukturë të posaçme të kontrollit dhe censurës për median ose botimet në përgjithësi. Funksionin që kryente Drejtoria e Përgjithshme e Shtypit, Propagandës dhe Turizmit në kohën e pushtimit italian, më pas kur erdhën gjermanët e kryente një drejtori më vete në Ministrinë e Kulturës Popullore. Njëri prej protagonistëve të saj ishte dr. Xhelal Mitrovica, (13) me rol të dyfishtë: edhe zyrtar i rëndësishëm në

Foto nga Instituti “LUCE”

këtë ministri, edhe gazetar tepër aktiv me komente dhe analiza në median qendrore propushtimit. Studiuesi i historisë, Roberto Maroco dela Roka, duke iu referuar raportimeve të autoriteteve gjermane të pushtimit shkruan se nga ata “efektivisht pati një farë kujdesi për propagandën progjermane midis shqiptarëve, sepse mendohej se shqiptarët ishin më të disponueshëm në krahasim me popuj të tjerë dhe se argumentet e propagandës ishin më bindëse për ta. Orvatja për të ndikuar në opinionin publik shqiptar me anë të radios dhe të botimeve të ndryshme u bë nga gjermanët në një masë përpjesëtimisht më të madhe në Shqipëri sesa në vendet fqinje, si Greqia dhe Jugosllavia (por rrezja e kësaj propagande kufizohej më tepër në klasat drejtuese shqiptare).” (14)

Hapi i parë konkret në përmbushjen e misionit propagandistik u hodh shumë shpejt, me botimin në Tiranë të gazetës Kombi, në fillimet e veta si organ i Komitetit Ekzekutiv Provizor, me drejtues gazetarin Akile Tasi. (15) Duke zëvendësuar Tomorin e periudhës së fashistëve italianë, Kombi luajti rolin e qëndrimeve zyrtare të autoriteteve që po krijoheshin në Shqipëri tashmë nën kujdesin

(13) Publicist dhe shkrimtar i njohur në Kosovë, që më pas u bë një nga opinionistët më aktivë në faqet e Bashkimit të Kombit të Tiranës (1943 – 1944). Me dekret të posaçëm të Këshillit të Lartë të Regjencës Dr. Xhelal Mitrovica u emërua më 18 nëntor 1943, në postin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës

Popullore, institucioni që kontrollonte median e propagandën gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste. Në mes të qershorit 1944 kur ra qeveria e

Rexhep Mitrovicës ai dha dorëheqjen duke mbetur i angazhuar vetëm në gazetari.

Në dhjetor të vitit 1944, kur kishin ardhur në pushtet komunistët Dr. Xhelal

Mitrovica u arratis në fshehtësi jashtë Shqipërisë me një pjesë të ish-ministrave dhe zyrtarëve të lartë që kishin shërbyer në kohën e pushtimit gjerman. Nuk e ndërpreu aktivitetin publicistik dhe patriotik derisa vdiq në ekzil më 1974. (14) Roberto Maroco dela Roka, Kombësia dhe feja në Shqipëri, 1920-1944, shtëpia botuese “Elena Gjika”, Tiranë, 1994, faqe 249-250. (15) Përpara këtij angazhimi, Akile Tasi e nisi publicistikën që në fillim të viteve ’20 të shekullit të kaluar, si bashkëpunëtor i Faik Konicës në SHBA për botimin e revistës Bota e re dhe gazetave Dielli e Purteka. Në kohën e mbretërisë së Ahmet

Zogut u emërua si zëvendësdrejtor i Bibliotekës dhe Muzeut Kombëtar. Pas qëndrimit në hije gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste ai u riaktivizua duke marrë drejtimin e gazetës kryesore zyrtare që botohej në Shqipëri, Kombi.

Akile Tasi, ishte anëtar i parlamentit, si përfaqësues i Gjirokastrës dhe pjesë e qeverisë së tretë të kohës së pushtimit nazist gjerman, me kryeministër Ibrahim

Biçakçiun, ku mori portofolin e ministrit të Kulturës Popullore.

e plotë të nazistëve gjermanë. Qysh me kapitullimin e Italisë fashiste, gazeta kundërshtare e pushtimit fashist italian, Zëri i Popullit e paralajëmëroi mbylljen e Tomorit, duke e përshkruar këtë si “një ngjarje të zakonshme dhe krejtësisht të pritshme” (16) dhe kjo me arsyen se në kushtet e reja kishte “kapitulluar” dhe roli i tij në Shqipëri. “Tomori e mbaroi misionin e tij. Por vjen pyetja, po atëhere ku i famshmi ‘Komitet Ekzekutiv’ do të shpalli fitoret që po korrin trupat lavdiplotë naziste në Frontin e Lindjes e në frontet e tjerë?. Me çfarë mjeti do të mundohen të bindin popullin, i cili e ka zgjedhur rrugën e tij: luftë kujdo që shkel truallin, që t’i shmanget luftës kundër trupave çlirimtare naziste? Me një organ të tyre. E thjeshtë.” (17)

Gazeta në krah të kokës së saj kishte një postulat nga njëri prej kolosëve gjermanë të letrave, Gëtes: “Qëndro besnik i vetvetes”. Dhe faqja e parë e numrit të parë jo pa qëllim kishte një titull të madh domethënës: “Rroftë Shqipëria e lirë!” që nënkuptonte një çlirim të vendit nga ardhja e gjermanëve, dhe jo vetëm kaq, ndër vendimet e para të Komitetit Ekzekutiv Provizor ishte rishpallja e pavarësisë së Shqipërisë. Drejtori i gazetës Akile Tasi në kryeartikullin “Të kthehemi në vetvete” shfaqte ndjenjën lehtësuese që duhet të kishte çdo shqiptar në këto kohë pas largimit të fashistëve italianë. “Këto katër vjet pushtimi të huaj kanë qënë për popullin shqiptar një periudhë e mërzitshme dhe shkatërrimtare, në një anë internime dhe burgosje, në anën tjetër djegie e plaçkitje. Një popull i vogël, por i njohur për fisnikëri e burrëri e ka parë veten të përbuzur dhe të prekur në sedrën kombëtare”. (18) Sipas autorit gjithsesi situata e brendshme politike në vend ishte “kaotike, a të paktën e vështirë, në të cilën po vihen në provë të rëndë fuqitë shpirtnore të Kombit”. (19)

Për të krijuar një imazh pozitiv dhe për të shprehur domosdoshmërinë për prezencën e nazistëve gjermanë në Shqipëri,

(16) Zëri i Popullit, shtator 1943, faqe 13. (17) po aty (18) Kombi, datë 19 shtator 1943, faqe 1. (19) po aty

Kombi i mëshoi fort kritikave dhe akuzave për paraardhësit e tyre duke i vizatuar më shumë se katër vite që kaluan me nota të zymta, si në një skëterrë dhe kaotizëm ekstrem. Në shënjestër ishte dhe sistemi i rrushfeteve, rrogave e shpërblimeve të majme, ndërhyrjet që bëheshin në administratë e insitucione nga këshilltarët italianë, ngarkesat e tepruara me mësimin e gjuhëve italisht e latinisht në shkolla etj. Kështu në artikullin bilanc “Prill 1939 – shtator 1943” shkruhej mes të tjerave se: “Kjo periudhë shkatërruese shkaktoi pezmatimin e gjithë shpirtërave të popullit. Çka nuk u bë në këto katër vjet! Poshtërimi i racës të një populli më të vjetër të Europës. Përbuzje e zakoneve të shëndosha që kanë patur admirimin dhe lakmimin e botës së qytetëruar.” (20)

Historia përsëritet. Në një vend të varfër si Shqipëria në vitet ’40 të shekullit të kaluar, refrene të tilla mediatike për “sistem

(20) Kombi, datë 23 shtator 1943, faqe 4.

të rrushfeteve, rrogave e shpërblimeve të majme”, bënin efekt të jashtëzakonshëm duke krijuar pakënaqësi dhe urrejtje tek popullata. Thuajse në të njëjtën mënyrë në momentet e para të pushtimit të Shqipërisë në prill të vitit 1939 fashistët italianë kishin nxitur në media artikuj dhe analiza që nxirrnin në pah korrupsionin dhe abuzimet e mëdha financiare në rradhët e administratës së lartë të kohës së Ahmet Zogut, si një nga argumentet bindës për ndërhyrjen ushtarake në vend. “Gjatë 15 vjetëve regjimi zogist, gjendja e mjerueshme që vuante vendi, viktimë e abuzimeve të disa njerëzve që i ishin ngjitur pushtetit duke thithur pa asnjë mëshirë të gjithë burimet me qëllim të vetëm që të pasuroheshin, kishte krijue ndër shqiptarët një dëshpërim dhe një lëshim që e mbyste çdo frymë iniciative” (21) – shkruante 10 ditë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste gazeta Drita. Krahas anatemimit të italianëve, media zyrtare e lavdëronte prezencën e ushtrisë gjermane në Shqipëri duke e parë këtë si një faktor sigurie për kombin shqiptar. “Gjermania për ne nuk paraqet rrezik kombëtar. Populli gjerman nuk është aspak i rrezikshëm për popullin shqiptar, pse është larg dhe asnjë kufi, ose interes ekonomik, gjeografik, ose të çdo karakteri tjetër nuk na lidh me Gjermaninë. Me Gjermaninë deri më sot na ka lidh Vjena, si qendër e studentëve shqiptarë dhe pastaj politika e vjetër austriake, e cila anonte për një Shqipëri të fortë e sa më të madhe që ta kishte si kartë me vlerë kundra pansllavizmit, ose panelenizmit në Ballkan.” (22) Në një analizë që bënte Bashkimi i Kombit pas afër 4 muaj nga pushtimi i Shqipërisë dilte në pah se gjithë fryma e ndalesës së nazistëve gjermanë ishte miqësore dhe e detyruar prej nevojave të luftës. “Ajo donte me gjithë zemër të mirën dhe të mbarën për gjithë shqiptarët, të cilët dëshironte t’i shihte përjetësisht të bashkuar, nën hijen e simbolit të Skënderbeut, të bashkuar brenda kufijve etnikë, që vetë natyra dhe historia ia kanë caktuar historikisht.

(21) Drita, datë 18 prill 1939, faqe 1. (22) Kombi, datë 30 shtator 1943, faqe 1.

Mirënjohja e krejt kombit shqiptar është për Gjermaninë që i ka dalë zot gjithmonë kombit dhe tokës tonë.” (23)

Prezenca e dobishme e ushtrisë gjermane në Shqipëri ishte pjesë dhe e thirrjeve që lëshonte përmes gazetave dhe Radio Tiranës komanda e lartë e trupave të saj. “Ushtritë gjermane kanë ardhë vetëm për të mbrojtur vendin tuaj nga një okupim anglez. Mbi ardhmërinë politike dhe shtetërore të vendit do të vendosë vetë populli shqiptar. Gjermania nuk don kurrgjë nga Shqipëria. I vetmi rrezik që kërcënon sot Shqipërinë është bolshevizmi. Dëboni sa më parë komunistët. Këta ju shkatërrojnë familjen, zakonet tuaja dhe janë një rrezik për plang e për shtëpi. Këta ju çojnë në skllavërinë e Bashkimit Sovjetik çifut dhe ju sjellin mjerimin e urisë.”(24)

Por përfaqësuesit e Frontit Nacionalçlirimtar propagandonin një optikë të ndryshme lidhur me zhvillimet në Shqipëri, për rolin e gjermanëve dhe strukturave të pushtetit që ata krijuan. Në një komunikatë që botohej në buletinin e gazetës Bashkimi në fund të muajit shtator 1943 shkruhej: “Na u mblodhën këta demagogë të falimentuar, me stilin e tyre nazist, na përpiluan një plan të politikës së tyre, të frymëzuar pikë për pikë nga delegatët zyrtarë të Sulltan Hitlerit. E ç’na thotë ky plan i dërguar prej Berlinit, me pako rekomande, dhe që është i barabartë me plikon rekomande të dërguar 4 vjet më parë nga Roma: ‘Indipendencë, liri’. Shumë bukur! Këtë kërkon populli shqiptar, por mos pandehni se ja dhatë. Neve kemi lirinë tonë për të luftuar okupatorin gjerman, megjithëse kjo liri e jona është e rrezikshme për ju, o nënagjentë besnikë të agjentit kryesor Gëbels.”(25)

Grupimi nacionalist që ishte bashkuar në Lëvizjen e Legalitetit, bënte një propagandë ku predikohej një orientim tjetër i formës së regjimit. Duke qenë një subjekt politik promonarkik, Legaliteti nëpërmjet gazetës Atdheu, thurte lavde për një kohë të shkuar,

(23) Bashkimi i Kombit, datë 23 janar 1944, faqe 1. (24) Kombi, datë 28 shtator 1943, faqe 1. (25) Bashkimi dhe buletinet e tij (1943 -1944), volumi II, faqe 229.

për gati një dekadë kur Shqipëria ishte në “erën e Legalitetit”, nën Mbretërinë shqiptare të Ahmet Zogut; për atë që përshkruhej plot nostalgji si stabiliteti i shtetit shqiptar, për përfaqësimin dinjitoz të tij dhe rolin në arenën ndërkombëtare, për kuadrin legjislativ, rendin dhe sigurinë etj. Dhe pikërisht këtu Legalistët shikonin shpëtimin e Shqipërisë: tek kthimi i Mbretërisë. “Shqipëria para kaosit dhe anarshisë. Shpëtimtar i saj Zog I-rë” titullohej një artikull kryesor në numrin e parë të Atdheut, ku shprehej bindje e plotë se vetëm një rikthim i Mbretërisë “do ta nxjerrë vendin nga konfuzioni dhe nga anarshia shpitërore dhe lëndore; vetëm Ai do ta disiplinojë shqiptarin e shpërndarë, rreth Flamurit Kombëtar; vetëm Ai di dhe mundet t’i sigurojë vendit dhe Kombit lirinë dhe pamvarësinë e vërtetë.” (26)

Duke ecur në këtë linjë dhe duke iu referuar kapitullimit të Italisë fashiste në artikull aludohet se rikthimi është i sigurtë. “Pas një periudhe prej disa vjetëve i ra pika më e madhe sunduesit barbar! Këtë dështim e kish parashikuar Mbreti i Ynë. Populli menjëherë kujton fjalët e Mbretit të vet: ‘Do të kthehem!’ fjalë që sigurojnë ekzistencën tonë dhe po e pret Shpëtimtarin e Kombit dhe është gati për marshin drejt objektivit që do t’i shënohet nga Prijësi i Tij.” (27) Megjithëse kjo është botuar më shumë se 5 javë pas mbërritjes së trupave të nazistëve gjermane në Shqipëri, shigjetat kritike janë drejtuar vetëm kundër fashistëve italianë, të cilët “nuk lanë mjet pa mos përdorur që të zhduknin gjurmën e Shqiptarizmës, me forcë, me privilegje, me internime, burgime, varje, vrasje…” (28) Qëndrimi i Atdheut, ashtu si dhe Legalitetit në javët e para të pushtimit gjerman kishte nota përmbajtjeje. Nuk atakohej akti i okupacionit, por gjithsesi ndihej një lloj efekti që kishte bërë afrimi i ushtarakëve të misionit britanik në Shqipëri me përfaqësuesit e Legalitetit. Kjo dukej dhe në numrin e dytë të Atdheut, ku në krye të faqes së parë ishte një deklarim i kryeministrit Churchill për qëndrimin e Britanisë së Madhe ndaj

(26) Atdheu, datë 12 tetor 1943, faqe 2. (27) po aty (28) po aty

Shqipërisë, për vlerësimet e tij që “mijëra atdhetarë shqiptarë po luftojnë nëpër të gjitha anët e Shqipërisë. Britania e Madhe dëshiron ta shohë Shqipërinë të liruar nga zgjedha e Boshtit.” (29). Autoritetet gjermane nuk do ta kenë pritur mirë publikimin e kësaj deklarate që bëhej nga njëri prej strategëve të Aleancës Antifashiste, kur nuk ishte censuruar as dhe qëndrimi i hapur i tij kundër aksionit të ushtrisë gjermane në territorin e Shqipërisë dhe mënyrës sesi justifikohej kjo. “Pavarësia e shpallur kaq herë prej Boshtit nuk ka qënë veçse një mashtrim mizor”. (30)

Media zyrtare kishte bërë pjesë të axhendës së saj dhe trajtimin sistematik të çështjes së afrimit në administratë të sa më shumë intelektualëve, si një garanci për të kapërcyer problemet komplekse me të cilat përballej vendi. Në një kryetartikull me titull “Detyra e intelektualëve shqiptarë sot” theksohej se: “Intelektualët shqiptarë gjer sot të ndjekur, të internuar, të përbuzur, të lënë në pjesën më të madhe të tyre në mizerje ekonomike me qëllim diskretitimi, ose të mashtruar e të gënjyer nga propaganda e huaj, ndoshta dhe të korruptuar deri diku me të holla për t’u përdorur për qëllime antikombëtare, sot pa dallim, Atdheu i thërret të bashkohen e të veprojnë. S’ka kohë për hezitim.” (31)

Në një kryeartikull po të Kombit me thirrje të hapur “Kërkohen njerëz”, vihej në dukje se shkaku i mbajtjes larg të njerëzve të ditur dhe të mirëarsimuar nga administrata dhe drejtimi i shtetit ishte një mangësi serioze e regjimit pushtues italian. “Jemi në pragun e rikrijimit, a së paku të riorganizimit të shtetit. I madh e i vogël e ka marrë vesh tani se gjatë këtyre katër vjetëve të kaluara jeta jonë kombëtare dhe në mënyrë të veçantë jeta jonë shtetërore u paralizua se pse ashtu e desh interesi i të huajit ta mbante vendin të okupuar.” (32) Dhe më tej vijohej: “Është nevojë imperative që çdo shqiptar, i cili ka formuar bindjen për këtë bashkim të dalë sheshit e të bashkëpunojë drejt për drejt me qeverinë në të cilën duhet të treten të gjithë elementët konstruktive të vendit. E mira, ose e

(29) Atdheu, datë 20 tetor 1943, faqe 1. (30) po aty (31) Kombi, datë 20 nëntor 1943, faqe 1. (32) po aty

keqja, turpi ose nderi të na gjejnë të gjithë së bashku. Përndryshe më qafë paçim veten.” (33)

Një tjetër pikë kryesore e angazhimit të propagandës zyrtare për ta paraqitur mbërritjen e Gjermanisë naziste si shpëtimtare të Shqipërisë ishte dhe trajtimi i çështjes së Kosovës. Për gjermanët jo vetëm që do të ruhej Shqipëria e Madhe, sipas konceptit të italianëve, por ajo do të zgjerohej edhe më shumë, duke përfshirë Mitrovicën dhe territore të tjera. Ky objektiv i tyre ngacmonte sedrën dhe emocionet kombëtare të shumë shqiptarëve, sidomos të atyre që jetonin nën regjimin serb. Paralel me zhvillimet politike në Tiranë ku “u rishpall pavarësia e Shqipërisë” dhe po ngriheshin “institucionet e shtetit shqiptar”, në qytetin e Prizrenit në Kosovë nga data 16 deri më 20 shtator 1943 zhvilloi punimet me mbështetjen e gjermanëve Kuvendi për themelimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, një “organizatë politike e ushtarake, e cila do të luftonte për krijimin e Shqipërisë etnike” (34) me misionin kryesor shprehjen e vullnetit të popullit për të deklaruar bashkimin e viseve shqiptare të Kosovës, të Dibrës dhe Sanxhakut me Shqipërinë.

Lidhja e Dytë e Prizrenit doli në skenë si vijuese e frymës së Kuvendit të Parë të Lidhjes së Prizrenit që ishte mbajtur 65 vite më parë e që konsiderohej si një nga ngjarjet më të rëndësishme në rrugën e autonomisë dhe të shtetformimit për shqiptarët. Për të treguar një shenjë konkrete se ishin në favor të trajtimit me seriozitet të çështjes së Shqipërisë etnike, gjermanët pas negociatave paraprake afruan në institucionet e reja që krijuan dhe mjaft personalitete të jetës kosovare. Mes tyre ishin dhe dy figurat kryesore të qeverisë që u krijua pas okupacionit, kryeministri Rexhep Mitrovica (që ishte dhe kryetari i organizatës Lidhja e Dytë e Prizrenit) e ministri i Brendshëm Xhafer Deva, si dhe kryesuesi i Komitetit Ekzekutiv, Bedri Pejani.

Në një intervistë që dha në fund të shtatorit 1943 në Radio

(33) Kombi, datë 3 tetor 1943, faqe 1. (34) Muhamet Shatri, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, 1941 – 1945, Tiranë 1997, faqe 152.

Tirana, njëri prej anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të Përkohshëm, Eqerem Telhaj, tha se çështjen e Kosovës e “kemi në krye të gjithë problemeve tona. Një Shqipëri pa Kosovë s’mund të jetojë, një Shqipëri me kufijt e 1913-s s’ka asnjë kuptim dhe asnjë konditë jete. Një Shqipëri pa Kosovë është si një trup pa krye dhe pa krahë, që shpejt a vonë, për një arsye ose për një tjetër do të hidhet fatalisht me krahun e më të madhit, ose më të voglit prej fqinjëve të vet.” (35) Por për këtë prononcim të Eqrem Telhaj reagoi më pas gazeta Zëri i Popullit, sipas së cilës, Kosova është një pikë delikate “ku janë bazuar përgjithësisht ata që e kanë frikë luftën kundër okupatorit dhe veçanërisht ata që kanë dashur t’i legalizojnë si vepra patriotike masakrat që i kanë bërë, bashkë me okupatorin, popullit dhe rinisë heroike shqiptare. ‘Çlirimin’ e Kosovës, që bash kolegët e Eqrem Telhajt në Komitetin Ekzekutiv, si Bedri Beu (Pejani – AM), me shokë, na e kishën bërë gjer dje si një të ‘vërtetë’ që s’e luante topi, Eqremi na e cilësoi si një gënjeshtër të madhe italo –fashiste.”(36)

(35) Kombi, datë 28 shtator 1943, faqe 1. (36) Zëri i Popullit dhe buletinet e tij, (1942 -1944), volumi II, faqe 343.

This article is from: