Arben Muka Arben MUKA
Mediat shqiptare .. .. ne periudhen e pushtimit nga Italia fashiste
124
MA. Arben MUKA
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Instituti Shqiptar i Medias Tiranë, 2010
Arben MUKA
Botues: Instituti Shqiptar i Medias / Tiranë Rr. “Gjin Bue Shpata”, No.8, Tirana, Albania Phone/fax: ++355 4 2229800; ++ 355 4 2267083; ++ 355 4 2267084 e-mail: info@institutemedia.org
Udhëheqës shkencor: Prof.dr. Ana Lalaj Konsulent akademik: Prof. dr. Hamit Boriçi Fondi ilustrativ: Arkivi i ABC Media Center/Tiranë
Faqosja: Bujar Karoshi
+355 4 22 33 283
ISBN: 978-99956-47-93-3 © Të gjitha të drejtat janë të autorit.
Sponsor i botimit:
Argjendari Gjikondi Tiranë, Nëntor 2010 2
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Dy gjyshërve të mi, Resmi Latif Shehu (1882 – 1973) dhe Aziz Ali Muka (1912 – 1992), me bindje dhe aktivitet konkret antifashist, por dhe me një qëndrim tejet human, për të mbrojtur e strehuar ushtarë italianë të mbetur në Shqipëri pas verës së vitit 1943.
3
Arben MUKA
Çdo mendim ose sygjerim për plotësim a saktësim në përmbajtjen e këtij botimi është i mirëpritur. Shkruaj në adresën: Kutia Postare 1402, Tiranë. E-mail: abc_media_center@yahoo.com Nëse je i interesuar për kopje të këtij libri ato i gjen në mjediset e Institutit Shqiptar të Medias në Tiranë, ose në libraritë kryesore të qyteteve. Por mund të shkruash në adresën e mësipërme të e-mail-it ose porosit direkt me sms 00355 69 36 32 767
4
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Një zë më shumë në fushën e studimeve të mediave shqiptare
Dr. Mark Marku
Libri i Arben Mukës “Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste”, trajton një nga aspektet më delikate dhe njëherësh më të diskutuarat në gjithë historinë e shtypit shqiptar, që përfshin harkun kohor 1939 -1943. Deri tani, studimet për mediat e kësaj periudhe janë të pakta, por edhe në rastin kur ndeshim në ndonjë studim, ato shquhen për një subjektivizëm të skajshëm, i cili e ka burimin tek orientimi ideologjik, përcaktues në qëndrimin e autorëve që janë marrë me këtë çështje. Autorët e kësaj periudhe në vitet e regjimit komunist kanë qenë të prirur ta shohin atë dhe mediat e saj në një kontrast bardh e zi, ku natyrisht mediat e rezistencës antifashiste të drejtuara nga Partia Komuniste kanë qenë për ta si mediat më të rëndësishme. Për këta autorë gjithçka fillon e mbaron me gazetën Zëri i Popullit e diçka më pak me gazetën Bashkimi, ndërkohë që nuk njihen fare organet e shtypit të botuara që në vitet 1942 (thuajse njëkohësisht me Zërin e Popullit) nga organizatat nacionaliste Balli Kombëtar dhe Legaliteti. Në traditën e studimeve të periudhës komuniste nuk ekziston thuajse 5
Arben MUKA
asnjë studim serioz që të merret me organet e shtypit të krijuara nga pushtuesit italianë si Fashizmi, Tomori, apo mediat e tjera të drejtuara prej tyre. Qëndrimit subjektivist nuk i kanë shpëtuar dhe autorë që kanë shkruar për këtë periudhë pas viteve ‘90. Arben Muka e sheh këtë aspekt të historisë së shtypit shqiptar, pa emocione ideologjike dhe në tërësinë e saj. Ai studion sistemin e mediave të kësaj periudhe në të tre komponentët përbërës të saj: shtypin fashist, shtypin antifashist komunist dhe shtypin antifashist nacionalist. Kjo pranëvënie e tre grupeve kryesore gjatë periudhës së pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste nxjerr më në pah karakteristikat e secilës prej mediave të kësaj periudhe. Pavarësisht dallimeve thelbësore që kanë mes tyre, sidomos përsa i përket përmbajtjeve që transmetojnë, këto media e kanë një element thelbësor të përbashkët: ato janë media të inkuadruara në sistemin e propagandës. Kemi kështu mediat e propagandës fashiste, mediat e propagandës komuniste dhe mediat e propagandës nacionaliste. Kjo karakteristikë e përbashkët e tyre është përcaktuese: mediat e kësaj periudhe i shmangen funksionit bazë të mediave: informimit të publikut. Përkundër kësaj karakteristike të përbashkët që i bën mediat instrumente të propagandës, qëllimësia e përdorimit të këtyre instrumentave i diferencon ato shumë nga njëra – tjetra. Nga njëra anë kemi mediat profashiste që vihen në funksion të regjimit, regjim ky dyfish armiqësor për lirinë e mediave pasi është njëherësh edhe totalitar edhe pushtues. Nga ana tjetër kemi mediat propagandistike të vëna në shërbim të një kauze të madhe: çlirimit të vendit nga pushtuesit. Pavarësisht moralit politik, edhe këto media nuk e përfaqësojnë denjësisht kauzën e lirisë së shtypit. Arben Muka në librin e tij, i zbulon këto kontradikta dhe dritëhije jo duke i komentuar ato, por nëpërmjet informacionit që sjell. Arben Muka në librin e tij ndalet veçanërisht në mënyrën e funksionimit të makinës propagandistike të fashizmit italian në Shqipëri. Kjo makinë propagandistike nuk u krijua njëherësh, në pararojë të saj ishte Gazeta Shqiptare, organi i botuar në vitin 1927 6
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
një filial ky i shtypit italian në Shqipëri. Që në momentet e para të krijimit të saj dhe më vonë gjatë gjithë periudhës së botimit deri në vitin 1939, kjo gazetë ishte një imitim i modelit të shtypit fashist, që në atë periudhë ishte shtypi mbizotërues në Itali. Po ta shikosh në gjithë historinë e tij, fashistizimi i shtypit shqiptar u krye në mënyrë graduale dhe për një periudhë relativisht të gjatë. Përveç botimit të Gazetës Shqiptare e cila ishte një botim që kontrollohej drejtpërdrejt nga botues italianë, të cilët natyrisht ishin në shërbim të Romës zyrtare, shenja të fashistizimit u shfaqën edhe në një pjesë të shtypit shqiptar nëpërmjet shkrimeve të gazetarëve dhe publicistëve shqiptarë që ishin nën ndikimin e italianëve. Ky proces avancoi paralelisht me projektin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, projekt i cili në një fazë të parë synonte të fuste nën kontroll sektorët kryesorë të shoqërisë shqiptare, ndër më të rëndësishmit e të cilëve ishte padyshim edhe media. Duke e vendosur në kontekstin historik procesin e fashistizimit të shtypit por edhe lindjen e shtypit antifashist, Arben Muka synon të krijojë një pamje të qartë të shndërrimit të shtypit shqiptar gjatë pushtimit. Nxjerr në pah faktin se shtypi ka qenë një nga armët më efikase të përdorura nga pushtuesit italianë për të vënë plotësisht nën kontrollin e vet shoqërinë shqiptare. Nga ana tjetër ai zbulon se në momentin që mediat vihen në dispozicion të dezinformimit të publikut ato rrezikojnë të diskreditohen pasi sado të fuqishme të jenë mediat, është e pamundur që ato ta izolojnë lexuesin nga realiteti që i rrethon, Një operacion i tillë i ëndërruar dhe i synuar nga çdo regjim totalitar rezulton një mision i pamundur. Pavarësisht faktit se rrethanat politike (në këtë periudhë Shqipëria është njëherësh edhe e pushtuar edhe nën një sistem totalitar që i ka deformuar edhe mediat e vendit të vet) ndikojnë fuqishëm në zhvillimin e mediave të kësaj periudhe, siç e thamë edhe më sipër, autori i shpëton kurthit për ta parë shtypin vetëm në këndvështrimin e zhvillimeve politike. Fluksi mediatik i kësaj periudhe është një sistem me të gjitha karakteristikat e një sistemi autonom brenda kuadrit politik të diktuar nga rrethanat historike 7
Arben MUKA
dhe për këtë arsye nuk mund t’i nështrohet tërësisht analizës politike. Muka i trajton mediat e kësaj periudhe si të tilla dhe mendoj se në këtë drejtim ai zbulon mjaft prej karakteristikave specifike mediatike krahasuar me mediat shqiptare të periudhave të mëparshme. Ky libër është kontribut i rëndësishëm për studimin e historisë së shtypit shqiptar. Autori e ka treguar edhe më parë përkushtimin dhe seriozitetin në studimin e historisë së mediave shqiptare. Në një libër të botuar pak kohë më parë ai ka realizuar një projekt ambicioz për studimin e mediave radiofonike në Shqipëri. Libri i tij 70 radio shqip në 70 vite, i pari libër sistematizues i historisë së radios në Shqipëri bën një përshkrim historik të zhvillimit të mediave radiofonike në Shqipëri, deri vonë thuajse të pastudiuara fare. Ky libër dëshmon se libri i parë nuk është rastësi dhe se pasioni i autorit për njohjen dhe studimin e historisë së mediave shqiptare nuk ka reshtur. Në shumë këndvështrime ky është një ogur i mirë pasi një zë më shumë në fushën e studimeve të mediave shqiptare, të traditës dhe të atyre bashkëkohore është një mundësi më shumë për njohjen e tyre. Dhe ky libër ta jep këtë mundësi. Tiranë, 20 tetor 2010
8
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Q
ëllimi i këtij punimi është vështrimi me “sytë” e medias i njërës prej periudhave të Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste (1939-1943). Studimi ndjek e analizon nëpërmjet performancës së medias shqiptare dinamikën e ngjarjeve në këto etapa kryesore: përgatitja e kushteve për pushtim, realizmin e operacionit ushtarak, të instalimin e regjimit të ri politik – ekonomik, deri në kapitullimin e Italisë fashiste në fillim të shtatorit të vitit 1943. Nëpërmjet depërtimit në lëndën mediatike, të shkruar apo në formën e transmetimit audio, nxirret në pah dhe strategjia që ndoqën autoritetet pushtuese italiane e urdhërmarrësit nga rradhët e kastës politike dhe administrative shqiptare, për ta patur median në anën tyre, duke mbajtur heshtje dhe indiferencë në momentin e zbarkimit sa dinak aq dhe të dhunshëm më 7 prill të vitit 1939, si dhe duke aplikuar një plan të shpejtë, për t’ja nisur një ere të re, për të pastruar tregun mediatik nga tituj, redaksi e gazetarë të padëshiruar dhe të paaftë në procesin e glorifikimit të rendit fashist. Infrastruktura që ngrihej kishte në thelb kontrollin dhe censurën ndaj gjithçkaje që nuk kishte “aromë” italiane, që nxiste dhe shumëfishonte organe të reja që kishin për mision përhapjen e ideologjisë dhe moralit fashist. Periudha e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste nuk pati në veprim vetëm këtë lloj media. Rezistenca antifashiste në tërë larminë e ngjyrimit të vet politik e ideologjik mbështeti dhe frymëzoi një propagandë të ndryshme nga ajo e regjimit. Megjithëse 9
Arben MUKA
në kushte të mjeruara teknike e teknologjike, me artikuj dhe info pa autorësi, shpesh dhe pa pseudonime, që i diktonin kushtet e ilegalitetit, ato nisën t’i tregojnë opinionit një tjetër realitet në Shqipëri, në rajon dhe më gjerë. Këto janë përparësi në këtë punim. Sikundër dhe raportet propagandistike mes vetë formacioneve antifashiste shqiptare, nacionaliste e komuniste. Përpjekjet për të rivalizuar dhe dominuar kundërshtarin, por dhe për t’u afruar e bashkuar në luftën kundër pushtuesve italianë. Duke marrë në shqyrtim formate mediatike nga më të spikaturat, më përfaqësueset e korrenteve politike të kohës, punimi hedh dritë në veçoritë e performancës dhe ndikimin e tyre në opinion, linjën e tyre editoriale, pozicionimin, mënyrat e shprehjes e përcjelljes së ideve e mesazheve.
Tiranë, qershor 2009 - tetor 2010
10
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Mirënjohje
P
ër këtë punim kam një mirënjohje të veçantë në rradhë të parë për udhëheqësen shkencore Prof. dr. Ana Lalaj. Qysh nga fillimi i qershorit të vitit 2009, kur tema ishte vetëm në trajtën e një shkëmbimi e ngacmimi ideor; dhe më pas në konceptimin e strukturimin e elementëve përbërës të studimit, orientimet për literaturën e dokumentacionin e nevojshëm; në çdo hap, ndihma e udhëheqëses shkencore ka qënë tejet motivuese dhe e dobishme. Mbështetja dhe orientimi didaktik më kanë mbajtur të fokusuar në çështje thelbësore, më kanë ndihmuar të jem efektiv në shfrytëzimin e burimeve të panumërta dokumentare që ekzistojnë për këtë periudhë. Por dhe për të kapur në masën e duhur raportin mes trajtimit e analizës historike të periudhës së pushtimit fashist italian të Shqipërisë, për nxjerrjen në pah të rolit e performancës konkrete të medias së kohës. E ndarë kjo në qëndrime dhe këndvështrime të ndryshme. Një falenderim për realizmin e këtij punimi shkon dhe për mbështetjen e konsulentit akademik, Prof. dr. Hamit Boriçit, një njohës dhe studiues gati unik i historisë së medias shqiptare, duke përfshirë dhe periudhën 1939 – 1943 që unë kam në fokus. Rekomandimet e sygjerimet në etapa të ndryshme të formësimit të temës, për “të lexuar” drejt rolin dhe veçoritë e etapave para dhe 11
Arben MUKA
gjatë periudhës së pushtimit italian, krahasimet, metamorfozën, ndikimet e faktorëve jomediatikë, vështrimin e profilizuar të botimeve tipike të atyre viteve etj., kanë qënë e pazëvendësueshme. Do ta kisha thuajse të pamundur finalizimin e këtij botimi pa bashkëpunimin e ndihmën e drejtëpërdrejtë të stafit të dy bibliotekave kryesore të Shqipërisë: Bibliotekës Kombëtare dhe asaj të Akademisë së Shkencave, por dhe personelit të Arkivit Qëndror të Shtetit, në përdorimin e fondeve dokumetarë autentikë ose integralë për periudhën që përfshihet në këtë punim, duke i siguruar ato në kohë e duke i qëmtuar në mjedise të përshtatshme për punë hulumtuese e studimore.
12
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Përmbajtja Hyrje
Kontribute të studiuesve dhe autorëve të ndryshëm për këtë temë
15
22
1.
Përgatitjet për pushtim dhe ndikimi mediatik
25
2.
Brohoritje, ekzaltim dhe kundërshti spontane mediatike pas mësymjes ushtarake italiane 43
3.
Media si instrument i rëndësishëm për instalimin e sistemit fashist të pushtimit
53
4.
Instrumentalizmi i shtypit proqeveritar në periudhën e pushtimit italian.
71
5.
Format dhe roli i propagandës nga rradhët e rezistencës kundër Italisë fashiste
85
5.1 Botimet e luftës antifashiste nacionalçlirimtare që kontrolloheshin nga Partia Komuniste Shqiptare 5.2 Propaganda e organizatave nacionaliste
87 95
Përfundime
106
Literatura
114
Treguesit e emrave 117 13
Arben MUKA
14
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Hyrje
P
ushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill të vitit 1939 ishte zbatimi i një platforme që kishte nisur të sendërtohej të paktën 2 vjet më parë, e “kopsitur” me të gjithë komponentët, politikë, ushtarakë, diplomatikë, ekonomikë, financiarë, edukativë etj., duke mos lënë mënjanë në asnjë moment dhe median e propagandën. Shqipëria në fund të viteve ’30-të, të shekullit të kaluar ishte një vend me infrastrukturë të dobët mediatike. Fuqia e ulët e leximit të gazetave dhe revistave të kohës kishte si shkak thelbësor përhapjen në shkallë të gjerë të analfabetizmit. Shfletues të tyre ishin kryesisht të arsimuarit jashtë vendit a të rinjtë e shkollave. Nga ana tjetër Radio Tirana, (1) stacioni i vetëm që transmetonte brenda territorit të Shqipërisë, ishte mjaft i kufizuar në inventar teknik e teknologjik, me varfëri të dukshme në strukturën e vet programore. Më herët, nevojat me informacion e argëtim nëpërmjet (1)
Radio Tirana nisi zyrtarisht transmetimet më 28 nëntor të vitit 1938, në zbatim të një dekret ligji që kishte miratuar mbreti Zog qysh më 14 korrik të atij viti. Stacioni në fillimet e veta kishte një fuqi 3 kw dhe u instalua provizorisht në një dhomë të bashkisë së Tiranës. Pas pushtimit italian Radio Tirana u vu tërësisht në shërbim të propagandës fashiste. Për të rritur rolin dhe ndikimin e saj në publik u bënë mjaft investime teknike e teknologjike, si dhe nisën transmetimet e emisioneve në gjuhën shqipe e italiane, si dhe në gjuhë të tjera të vendeve të rajonit.
15
Arben MUKA
sinjalit audio i përmbushte një program gjysëm ore në ditë emetuar nga Radio Bari 1 (2) në Itali. Ishte koha kur një aparat marrës për valët e radios ishte ende një gjë luksi në rradhët e popullatës shqiptare. Më shumë për mosdije se sa për pamundësi financiare ato mungonin. Aty ku ishin, aparatet e radios shfrytëzoheshin në mënyrë kolektive. Me mangësitë e theksuara ekonomike e financiare, me pak forca të kualifikuara në fushën e gazetarisë media “made in Albania” e kohës nuk mund t’i rezistonte konkurrencës e ofertës së grupeve të interesuara nga fqinji përendimor, Italia. Marrja e tyre nën kontroll për zbatimin e platformës pushtuese nuk kishte pengesë serioze, nuk kishte rezistencë të mirëfilltë intelektuale. Në fund të fundit dhe aty ku ngurrohej ose kundërshtohej “fryma e italianizimit” ishte llogaritur me sfumim nëpërmjet sulmeve të drejtëpërdrejta, ose të tërthorta me “pjesën e përdorur” mediatike. I gjithë procesi i pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste 1939 -1943 ka pjesë përbërëse dhe rolin e medias. Kjo në dy aspekte: në planin ndërkombëtar dhe atë të brendshëm. Për të parën synimi kryesor ishte i qartë: të balancohej, ose të paktën të arrihej minimizimi i çdo zëri që denonconte dhe kritikonte marshimin pushtues të Musolinit në Shqipëri. Të amplifikonte argumentin se mbërritja e ushtrisë italiane ishte “një nevojë”, ishte e detyruar fundja nga “pasiguria dhe rreziku i mënyrës se si qeverisej” fqinji i saj i vogël i përtej Adriatikut. Në planin e brendshëm, veç këtij “make up”-i që përmendëm më sipër, medias i binte detyra të propagandonte dhe miqësinë e vjetër mes dy vendeve, bujarinë italiane me investimet shumëplanëshe, (2)
Para fillimit të punës së Radio Tiranës, radiostacioni Bari 1 emetonte çdo mbrëmje një program 30 minutash në gjuhën shqipe. Transmetimi ka nisur në vitin 1936. Sipas librit të gazetarit Agron Çobani Ju flet Tirana..,. lajmet përgatiteshin në zyrën e shypit të Ministrisë së Jashtme në Tiranë dhe i dërgoheshin redaksisë së Gazeta Shqiptare në Bari. Prej këtej ato përdoreshin në emisionin në gjuhën shqip të Radio Bari 1. Sipas gazetës Shtypi të datës 22 maj 1938 përmbajtja ishte “me lajmet që jep në gjuhën shqipe, edhe në disa raste dhe me muzikë”. Emisioni në gjuhën shqipe në Radio Bari 1 vazhdoi deri në vitin 1939.
16
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
mirënjohjen shqiptare për gjithshka ishte bërë e bëhej. Synohej që në thelb pushtimi të tregohej në sytë e mendjen e publikut vendas si një “dislokim i paqtë” me “fytyrë njerëzore”. Dy ditë pas agresionit një e përditshme profashiste, Gazeta Shqiptare, (3) shprehej se misioni i Italisë fashiste ishte për “të mbrojtur atë pjesë të shëndetshme të opinionit publik shqiptar, që ishte e bindur për të rivendosur një rend shoqëror, që është kusht kryesor për përparimin dhe mbarëvajtjen e vendit në të gjithë fushat”. (4) Performanca dhe roli i medias në periudhën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste shikohet në disa optika, duke mbetur besnik dhe i rrjedhës historike kronologjike të ngjarjeve: Në fillim prezantohet një sfond i situatës së medias në prag të pushtimit. Më pas shpaloset strategjia e autoriteteve italiane për vënien nën kontroll dhe në shërbim të tyre të të gjithë spektrik mediatik, që deri në atë kohë ishte e dominuar nga fryma pro monarkisë së Ahmet Zogut. Shtrirja e ndikimit italian në botimet e asaj periudhe dukej se kishte dy synime paraprake: Në rradhë të parë, të gjente sa më shumë vend simpatia për Italinë fqinje. Regjimi musolinian u konfigurua si shpëtimi dhe suksesi jo vetëm i Italisë fashiste, por dhe i vendeve të tjera afër dhe larg, si një model garancie dhe për fatin e Shqipërisë së nesërme. Nëpërmjet artikujve dhe informatave të përkthyera nga shtypi dhe agjensitë e lajmeve italiane do t’i jepej nje theks i jashtëzakonshëm ndihmës ekonomike e sociale që Roma programonte për Shqipërinë, nevojës që kishte depërtimi i investimeve italiane në çdo sektor strategjik e jetik në një vend të prapambetur dhe nevojtar, garancitë që jepte një fqinj si Italia Filloi të botohet më 10 korrik 1927, si edicioni shqiptar i Gazzeta di Puglia të Barit (Itali). Sipas botuesve të saj, qëllimi do të ishte jo vetëm informacioni i shpejtë dy gjyhësh (shqip dhe italisht) për opinionin në Shqipëri mbi ato që ndodhin, por dhe “do të kujdesemi të shoshisim problemet e mëdhaja të sajat, veçanërisht në përpjekje me botën e jashtëme”. Gazeta Shqiptare kishte një rol të jashtëzakonshëm për të propaganduar kulturën dhe idetë italiane dhe më pas promotore e përhapjes së ideologjisë dhe frymës fashiste në Shqipëri. (4) Gazeta Shqiptare, datë 9 prill 1939. (3)
17
Arben MUKA
ndaj kërcënimeve të vjetra e të reja që vinin nga fqinjët e tjerë. Synimi i dytë paraprak ishte sigurimi i heshtjes ose indiferentizmit në momentin e invazionit ushtarak në territorin e Shqipërisë. Në këtë aspekt kasta mediatike ishte pjesë e një mekanizmi që u ndërtua me shumë durim e kujdes dhe për të cilin italianët hodhën në lojë shumë para, favore e ndere të panumërta për të korruptuar e kthyer në fansa të tyre sa më shumë njerëz të rëndësishëm të jetës politike e publike. Ose në rastin më të keq për ti shndërruar ata që ishin ende mosbesues dhe jo të orintuar, në inaktivë dhe duarlidhur në kohën kur “Bashkimi Personal” do të bëhej fakt. Në punim kjo tregohet me sjellje konkrete mënyra se si e mbuluan gazetat kryesore momentin e pushtimit, se si në harkun e pak ditëve pena që glorifikonin deri në detaj oborrin mbretëror të Zogut I-rë, filluan ta baltosin atë, ta anatemojnë e përçmojnë si një element regresiv, si të keqen më të madhe në këtë vend. Duke e drejtuar “bojën” e ndezur dhe “furçet” nga shpëtimtari i shqiptarëve dhe Shqipërisë: Benito Musolini. Një etapë e veçantë është instalimi i rendit pushtues në Shqipëri, duke e mbajtur vëmendjen tek ajo që na intereson më shumë: me atë që ndodhi me median. Në zbatim të planeve të tyre në Shqipëri arkitektët e pushtimit përdorën në fazën e parë si burime njerëzore ato kontigjente mediatike vendore të brujtura prej kohësh me “shijen italiane”, që dirigjoheshin dhe urdhëroheshin kollaj, të vetëdijshëm për atë që duhet të bënin, me sigurinë e vetëcensurës së nevojshme. Pastaj u kalua në pastrimin e terrenit nga “produktet” e kohës së mbretërisë shqiptare, duke mbyllur të përditshmet kryesore dhe duke i zëvëndësuar me “këmishëzezat” e reja që nisën të botohen në Tiranë dhe në disa rrethe të tjera të vendit. Në krye të operacionit të dirigjimit dhe censurimit të gjithëshkaje që botohej u vu Drejtoria e Përgjithshme e Shtypit e Propagandës dhe Turizmit. Duke marrë nga Mëkëmbësia e Përgjithshme fonde dhe atribute pa kursim, kjo strukturë u investua tërësisht për të vënë në shërbim të fashizmit të gjithë spektrin mediatik që merrej me zhvillimet politike. Duke lënë 18
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
“në punën e tyre”, ashtu si mënjanë, një sërë titujsh gazetash, revistash e broshurash me orientim fetar, apo ndonjë redaksi që bënte sikur interesohej vetëm për kulturën e artin. Shqipëria duke qënë stacioni i parë i zgjerimit të perandorisë italiane në Ballkan konceptohej si një bazë ushtarake strategjike për hapat e mëvonshëm. Kjo përmasë rajonale do t’u jepej dhe mediave profashiste. E tillë u pa Radio Tirana, e cila do të shndërrohej në “stacionin më të rëndësishëm në Ballkan”. Duke hapur shërbimet e gjuhëve të vendeve të rajonit, duke projektuar amplifikimin e valëve të sinjalit të saj dhe jashtë territorit të vendit, duke themeluar dhe një radiostacion i dytë për vendin, e lokalizuar në kryeqendrën e juglindjes, në qytetin e Korçës. Modernizimit iu nënshtruan dhe botimet e të përditshmeve kryesore. Por jo gjithshka shkoi sipas planifikimeve të pushtuesve italianë. Ngjizja me kulturën e edukatën fashiste për opinionin e gjerë në Shqipëri nuk dukej e lehtë. Përkundrazi ajo frustonte dhe irritonte, mbetej si diçka e huaj për njerëzit e thjeshtë. Ky ishte argument për rritjen e numrit të të pakënaqurve, të kundërshtarëve pasivë e aktivë. Është fakt se media profashiste deri në fund të vitit 1941 kishte një oponencë krejt të zbehtë që vinte kryesisht nga botimet jashtë vendit, apo me trakte e thirrje kundër pushtimit. Pas gushtit të vitit 1942, u botua Zëri i Popullit,(5) si organi zyrtar i Partisë Komuniste Shqiptare, disa botime lokale po të komunistëve, gjithashtu dhe publikime të organizatës politike Balli Kombëtar. Të gjitha këto përbënin një pasurim konkret të spektrit mediatik. Rezistenca partizane e nacionaliste, strukturat e armatosura që kundërshtonin në (5)
Titulli i organit qëndror i Partisë Komuniste Shqiptare. Zëri i Popullit doli për herë të parë në gusht të vitit 1942 në kushte të ilegalitetit. Ajo shpërndahej kryesisht në qytetet kryesore të vendit, në Tiranë, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Durrës, Korçë, Fier etj. Ajo nisi të prezantohet tek lexuesi si “tribuna me kollona të hapura për të gjithë luftëtarët e lirisë, pa ndryshim klase dhe feje, për të gjitha ata shqiptarë që duan të na ndihmojnë me punë dhe jo me llafe për çlirimin e vërtet të Shqipnisë”. Por përveç frymës antifashiste, ajo ishte polemizuese e kritike dhe ndaj fraksioneve politike që ishin brenda komunistëve, apo ndaj ballistëve, legalistëve etj.
19
Arben MUKA
terren ilegalisht dhe frontalisht me armë në dorë regjimin italian kishin konsoliduar në anën tjetër dhe fluksin e tyre mediatik që ndeshej me pikëpamje, ide, thirrje e slogane nëpërmjet organeve të tyre. Pra, koha e kontrollit mbi gjithshka që botohej në gazetat e revistat profashiste, apo emetohej nëpërmjet valëve të radios kishte mbaruar. Për të ilustruar tiparet e veçoritë kryesore të performancës së mediave të ndryshme të periudhës së pushtimit fashist italian është sjellë portretizmi më i detajizuar i tre prej tyre: gazetat Tomori, (6) Zëri i Popullit dhe revista Lufta e shlirimit kombëtar. (7) Ato janë marrë si përfaqësueset tipike përkatësisht të Partisë Fashiste Shqiptare, të Partisë Komuniste dhe Organizatës politike nacionaliste të Ballit Kombëtar. Karakterizmi i tre organeve të mësipërme lidhet me elementët thelbësorë të aktivitetit të tyre, linjën editoriale, formatet e pasqyrimit të lëndës informative, analitike e krijuese, debatin për zhvillimet kryesore politiko shoqërore brenda vendit, marrëdhnëniet ndërkombëtare etj. Duke u ndalur në këto botime përfaqësuese për vijën politike të profashizmit, të komunistëve e ballistëve shqiptarë, në punim hidhet dhe një vështrim për pjesën tjetër të botimeve brenda spektrit. Nëpërmjet lëndës propagandistike në organet e tyre,
(5)
(6)
E përditshme politike që nisi botimin më 3 mars 1940. Përfaqësonte linjën zyrtare të pushtimit fashist. Në kokën e Tomorit kishte një thënie të Musolinit se”Shqipëria asht në zemrën time”, si dhe një deklaratë të Viktor Emanuelit III: “Fatet e Shqipërisë janë të lidhura ngushtësisht me ato të Italisë”. Një vit më pas, pikërisht në ditën kur përkujtohej 22 vjetori i fashizmit (ose siç konsiderohej si dita e fillimit të “Revolucionit të Këmishave të Zeza” që nisi nga Milano “për të shpëtuar Italinë nga anarshia e shkatërrimi”), Tomori u quajt si “e përditshme fashiste shqiptare”. Nga kjo periudhë e deri sa u mbyll, ajo botohej në dy edicione të veçanta, në gjuhën shqipe dhe atë italiane. Titulli i organit zyrtar të Ballit Kombëtar, që nisi të botohet në nëntor të vitit 1942, si revistë e përmuajshme në kushte ilegale. Sloganet kryesore të saj ishin: “Ja vdekje – ja liri!”; “Shqipëria e shqiptarëve!”; “Vdekje tradhëtarëve!”. Përmbajtja e lëndës së Lufta e shlirimit kombëtar ishte kryesisht për të evidentuar idetë e programin politik e ideologjik të Ballit, aktivitetin e çetave dhe njësive të organizatës që operonin veçanërisht në jug të vendit në luftë kundër pushtuesve, për të rivalizuar kundërshtarët e tyre politikë etj.
20
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
tentohet të tregohet qartazi mbi misionin e qëllimet e formacioneve kryesore që përbënin skenën politike në Shqipëri në fillimin e viteve ’40 të shekullit të kaluar. Pjesa përmbyllëse e punimit liston një sërë përfundimesh që dalin pas vështrimit tërësor të rolit të medias në periudhën 1939 -1943. Krahas tyre ka dhe propozim për nevojën e plotësimit e thellimit të mëtejshëm të kësaj teme në një raund të ri studimor. Siç është zgjerimi i hapësirës kohore nën hulumtim, dhe konsiderimi me kujdes i çdo mendimi a sygjerimi prej atyre që e kanë lexuar dhe vlerësuar këtë punim. Për ata që janë më të interesuar dhe skedues të ngjarjeve, institucioneve apo personazheve të asaj periudhe, punimi paraqet edhe një përmbledhje me tregues të emrave, për të lehtësuar orientimin në brendësi të tij.
21
Arben MUKA
Kontribute të studiuesve dhe autorëve të ndryshëm për këtë temë Shqipëria në periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe posaçërisht pushtimi italian është trajtuar nga autorë të shumtë shqiptarë dhe të huaj. Ata janë historianë të mirëfilltë, të cilët pasqyrojnë hap pas hapi dinamikën e ngjarjeve, personazhet e protagonistët, bëjnë referenca të dokumentacionit të kohës, të vlerësimeve dhe interpretimeve të dëshmitarëve etj. Ky lexim nga literatura e bollshme dhe e pastër historike, e parë në disa këndvështrime, mendoj se ka qënë një sfond i nevojshëm për të kuptuar e fiksuar elementë thelbësorë, por dhe jo të tillë, që të ingranojnë me zinxhirin e ngjarjeve historike ashtu siç kanë ndodhur. Botime të tilla që më kanë ndihmuar në këtë aspekt kanë qënë psh., volumi katërt i Historia e popullit shqiptar (me grup autorësh); libri i përkthyer në shqip i Bernd J. Fischerit Shqipëria gjatë Luftës (1939-1945); Histori e Shqipnis e Tajar Zavalanit, (pjesa e dytë); libri i Prof. dr. Muharrem Dezhgiut Shqipëria nën pushtimin italian (1939 -1943); cikli i leksioneve të Prof. dr. Ana Lalaj për studentët e Masterit në marrëdhëniet ndërkombëtare e diplomaci,në Universitetin U.F.O, Histori e Shqipërisë 1912 – 2000, me autore Prof.dr.Valentina Duka etj. Një pikë referimi e vlefshme janë dhe kujtimet e disa prej protagonistëve kryesorë të asaj kohe të sistemuara në botime të veçanta, siç kanë qënë psh., Politika e Italisë në Shqipëri e 22
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Françesko Jakomonit; apo dhe Ditari 1937-1943, Shqipëria i Galeaco Çianos. Janë shënime e copëza që tregojnë në shumë raste thelbin e gjërave, ashtu siç ato janë projektuar për t’u realizuar, duke hedhur dritë mbi prapaskenat e vendimarrjes në momente tejet delikate dhe mjaft përcaktuese. Të gjitha burimet e mësipërme të literaturës me këndvështrimet e tyre më kanë ndihmuar në qartësimin e pjesës historike në periudhën që kam qënë më i interesuar, kryesisht nga pranvera e vitit 1939 deri në fillim të vjeshtës 1943, kur kapitullimi pa kushte i Italisë fashiste “mbylli kapitullin” e fazës së parë të pushtimit në Shqipëri. Pasi problemet e rolit të medias, të propagandës në tërësi, në këtë periudhë në botimet e mësipërme janë më tepër shpjeguese e ilustruese vetëm për faza të caktuara. Ka patur dhe literaturë të specializuar mbi prezantimin e medias, rolit dhe ndikimit që ajo ka patur në kohën e pushtimit italian. Autorë si Prof.dr. Hamit Boriçi dhe Prof.dr. Luan Zelka janë vështrues, por dhe analizues të vëmendshëm të këtyre aspekteve. Ndërkohë që gazetari Blendi Fevziu në librin e tij Histori i shtypit shqiptar 1848-1996 është më shumë evidentues për të gjithë laryshinë e titujve të gazetave e revistave të kohës, si dhe autorëve të tyre. Në dy botimet e tij Shtypi shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1944) dhe Mbi thirrjet dhe traktet e Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare, Prof.dr. Luan Zelka jep një tablo të botimeve në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Duke sjellë një panoramë të tyre të ndarë në segmente kohore, por dhe nisur nga niveli i përfaqësimit ideor e politik, duke hedhur dritë mbi linjën editoriale, mbi format më të përdorshme të të shkruarit etj., informacionin e bollshëm, por dhe arësyetimin e kontekstit kohor, statusin e çdo gazete e reviste që është botuar në kohën e pushtimit fashist italian, duke e spërkatur me dukuri e trende profesionale të gazetarisë, ka dhënë në librin e tij ...Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848 -1997) Prof. dr. Hamit Boriçi. Regjimi pushtues kishte një strategji e praktikë të posaçme për 23
Arben MUKA
mbajtjen nën kontroll të plotë të medias, gazetave revistave dhe stacioneve radiofonike qoftë në Tiranë a në Korçë; për ushtrimin e një censure të hapur dhe presioni për të kaluar në median e kohës vetëm lëndë profashiste. Për të zbardhur këtë mekanizëm të dukshëm a në prapaskenë, ka qënë e nevojshme që të shikohet me imtësi moria e akteve ligjore e nënligjore që miratoheshin nga autoritetet për shtypin, radiodifuzionin e botimet në përgjithësi, struktura dhe mbështetja legale që merrte e famshmja Drejtori e Përgjithshme e Shtypit, Propagandës dhe Turizmit; bërthama e gjithëpushtetshme që dirigjonte sjelljen mediatike në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste; shfletimi e mbajtja shënim në koleksionin e Fletores Zyrtare të asaj kohe. Megjithatë, ka qënë i domosdoshëm dhe udhëtimi nëpër fletët dokumentare të një sërë dosjeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të ruajtura në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë. Së fundi por jo së paku, mund të them se kanë qënë prioritare dhe krejt të pazëvendësueshme referencat e literaturës nga leximi i drejtëpërdrejtë i koleksioneve të gazetave të kohës, kronologjia dhe mënyra se si ato mbulonin, perceptonin dhe argumentonin rrjedhën e ngjarjeve, evoluimin për çdo periudhë, në varësi të asaj që ndodhte në terren, asaj që thuhej e vendosej në institucione, asaj që përjetohej nga qytetarët e publiku i gjerë. Por dhe duke i vënë gazetat e revistat në krahasimin mes tyre, për pëmbajtjen e formën, pse jo dhe polemikat që ato zhvillonin duke ju referuar aspekteve të caktuara të realitetit. Brenda informacionit, kronikave e analizave nga gazetat e kohës kishte dhe hapësira ku trajtoheshin dhe vetë problemet e shtypit, të rolit dhe misionit të tij parë nga kënde të ndryshme vlerësimi. Në fokus të vëzhgimit për përgatitjen e punimit kanë qënë më shumë tituj gazetash e revistash nga sa janë përmendur konkretisht. Kjo për të kuptuar jo vetëm nga organet që ishin në rolin kryesor, por dhe të tjera, të cilat ishin më me pak ndikim, disi më të distancuara nga dinamika social politike. Të tilla kanë qënë periodikët që mbulonin tema kulturore, filozofike, fetare etj. 24
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
1 Përgatitjet për pushtim dhe ndikimi mediatik
Kapja e Shqipërisë linte të hapura perspektiva të tjera në territoret e Ballkanit.
Vizita e Konti Çianos në prill të vitit 1937, preludi i një plani të rëndësishëm strategjik.
Roma zyrtare ishte më shumë për versionin “e të bërit fakt” sa më shpejt të agresionit mbi Shqipërinë.
Sjellja si “ovardarë” me honorare e rushfete të majme për gazetarët dhe drejtuesit e redaksive.
Heshtje mediatike për acarimin politik e diplomatik shqiptaro - italian në prag të pushtimit. 25
Arben MUKA
V
endosja e regjimit fashist në Itali, pozicioni gjeografik e strategjik i fqinjit të saj të vogël, Shqipërisë, vetë kompleksiteti në zhvillimet e brendshme politike, ekonomike e sociale në hapësirën shqiptare – dukeshin si rrethana që “ushqenin” njeratjetrën se raportet mes dy vendeve duhet të ishin ndryshe. Italia e shikonte Shqipërinë si një rast të mirë në planin ekonomik e politik, pse jo për një zhvendosje territoriale më shumë në lindje, për të kapur e mirëkontrolluar bregun tjetër të Adriatikut, të cilin ajo e quante “deti ynë”. Kapja e Shqipërisë linte të hapura perspektiva të tjera në territoret e Ballkanit. Pavarësisht ulje ngritjeve në marrëdhëniet mes dy vendeve, apo tallazit të pakëndshëm për Italinë nga reagimi i shqiptarëve më 1920-n, realiteti i mëpasëm në fund të viteve ‘30 kishte krijuar një terren tjetër, disi ndryshe në marrëdhëniet mes dy vendeve, që dhe u trajtua me mjaft kujdes diplomatiko - politik e ushtarak nga Roma zyrtare. Ajo që mund të konsiderohet dhe si fillimi i të menduarit dhe vepruarit “siç duhet” nga pala italiane “për zgjidhjen e problemit shqiptar” ishte vizita në Tiranë fund të prillit të vitit 1937 e ministrit të jashtëm të Italisë, Galeaco Çiano. Një vizitë e përgatitur deri në detaje për të qenë sa e bujshme aq dhe miqësore. Kjo u vu re dhe në gazetat kryesore që botoheshin atë periudhë në Shqipëri. Njëra prej tyre, Gazeta Shqiptare, qysh para 4 ditëve të mbërritjes së Kontit në Tiranë kishte zaptuar titujt e mëdhenj të faqes së parë, si paralajmërim publik për një dërgatë të jashtëzakonshme që do të mbërrinte nga Italia fqinje, të cilën e kryesonte një mik i shquar i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Duke mbivlerësuar mysafirin e veçantë nga njera anë, gazeta që përfaqësonte hapur linjën zyrtare italiane tregoi kujdes të jashtëzakonshëm për pasqyrimin e mikpritjes shqiptare në anën tjetër. Ndaj dhe Gazeta Shqiptare e të nesërmes së mbërritjes së Çianos në Shqipëri hapej me kryetitullin në faqen e parë: “Konti 26
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Çiano pritet në Tiranë me brohorina enthusiastike!”. Në një korrespodencë të posaçme të drejtorit të saj, Nikolo Loruso Atoma, shkruhej me ekzaltim se: “Italia fashiste ka ndihmue me dashuni kombin shqiptar, që me ndihmën e dobishme italiane ka mund me u drejtue me të shpejtë në udhën e rilindjes”.(1) Ndërsa pak ditë pas vizitës, në kryetartikullin me titull: “Paqë n’Adriatik”, po Gazeta Shqiptare nënvizonte se diplomacia musoliniane ishte përkrahëse e miqësisë në mes të popujve të lirë që vendosin fatin e tyre, e frymëzuar nga parimi “i një bashkëpunimi konkret e pa dredhina”, (2) deri në skrupolizitet. Duke ndikuar në paqën në Europë, “kundrejt diplomacisë së vjetër që është mësuar me realizu dredhi e kurthe pas shpine”. (3) Edhe gazeta Shtypi, (4) e cila kishte vetëm disa ditë që kishte hyrë në treg e pasqyroi me mjaft reveranca dhe i kushtoi një vëmendje të shtuar vizitës së Kontit Çiano në Shqipëri. Numri i saj i datës 29 prill hapej me titullin: “Shqipëria priti dje me brohoritje ministrin e aleates së madhe, Kontin Çiano”. (5) E gjithë faqja e parë i ishte dedikuar axhendës shqiptare të ministrit italian të jashtëm. Ndërkohë që në editorialin me titull: “Shqipëria Italia”, shkruhej: “Italia, sot një nga imperatoritë më të mëdha të botës, ka të gjithë të drejtën të lozë një rol të madh në fatin e popujve të vegjël. Ka gjithë të drejtën të zgjerojë aktivitetin e saj ekonomik në orientin e afërm dhe të largët. Këto kanë nevojë për fuqinë e (1) (2) (3) (4)
(5)
Gazeta Shqiptare, 29 prill 1937. Gazeta Shqiptare, 4 maj 1937. Po aty. Kjo gazetë nisi të botohet më 18 prill 1937, me drejtor të përgjithshëm dhe pronar Medin Kamber. Shtypi u prezantua si një gazetë politike dhe shoqërore që dilte tri herë në javë. Botuesit e saj premtonin se gazeta “…do t’i shërbejë me tërë fuqinë e forcave të veta, çështjes së lartësimit të fletorizmës shqiptare dhe kryerjes së misionit të vet në dobi të ardheut”. Në misionin e saj Shtypi kishte dhe përmirësimin e imazhit të gazetarisë, duke evituar fenomene negative të kohës. Ndaj dhe në numrin e parë shkruante: “Mjaft më me përleshje personale që helmomin guston e publikut duke demoralizuar rininë studioze. Në rradhë të parë lipset krijuar një falangë gazetarësh, mbasi, sikurse në çdo fushë të veprimit njerëzor, ashtu dhe shtypi ka më parë nevojë të elementit njeri.” Shtypi, 29 prill 1937.
27
Arben MUKA
saj ekonomike dhe për fuqinë e saj të punës. Dhe vendi i lidhjes me këtë botë lindore është lumturisht, Shqipëria”. (6) Aq shumë e entuziazmuar e priti gazeta Shtypi këtë vizitë sa të nesërmen ajo botoi një numër jashtë rradhe, duke patur në fokus çdo detaj nga protokolli e deklaratat gjatë ndalesës së Çianos në Shqipëri. Kujdesi për pompozitet e notat e “një suksesi të padiskutueshëm” të vizitës zyrtare tri ditore të shefit të diplomacisë italiane, siç rrodhën më pas ngjarjet ishte preludi i një plani të rëndësishëm strategjik. “Ndonëse ishte mëndjelehtë dhe i paqëndrueshëm në pikpamje të politikës, ai (Çiano -AM) arriti të gjente një projekt që t’i zgjonte interesin dhe që më pas nisi ta quante si rezervatin e tij privat: Shqipërinë. Flirti i Çianos filloi menjëherë pas udhëtimit të tij të parë në Tiranë, në prill të vitit 1937”. (7) Plot mbresa e përshtypje nga vizita në Shqipëri ishte dhe vetë Konti, i cili ja transmetoi ato gati i ekzaltuar medias së vendit të tij (6)
po aty
28
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
sapo u kthye në Romë. Në aeroport ai iu tha gazetarëve italianë dhe korrespondentëve të mbledhur aty se: “druante se po vinte në një vend kundërshtar. Brenda një viti ky vend u shndërrua, përkundrazi në një mik të përzemërt” (8) - kujton më pas një personazh shumë i rëndësishëm i kohës, Françesko Jakomoni, i cili dhe e shoqëroi Çianon gjatë tri ditëve në atë vizitë. Gjithnjë sipas kujtimeve të tij edhe mikërpitësi i tij në Tiranë, Ahmet Zogu, ishte në të njëtën gjatësi vale: “se gjendja gjeografike dhe ekonomike e të dy vendeve tona i bënte të natyrshme marrëdhëniet vëllazërore ndërmjet dy popujve”. (9) Në mendjen e shefit të diplomacisë italiane dukej se sillej e ravijëzohej qartë një ide më e avancuar se sa thjesht “kooperimi i ngushtë mes dy fqinjëve”. Duke ja njohur mirë “mijdenë” shefit, njëkohësisht dhe të vjehërrit të tij, Musolinit, Çiano, nisi t’ia shkruante me shumë kujdes raportet për Shqipërinë. Pak kohë pas vizitës së tij mbresëlënëse ai kujton në ditarin e tij personal: “I mbusha mendjen Duçes për t’i dhënë Shqipërisë 60 milion në katër vjet për punime të ndryshme. Udhëtimi im në Tiranë më bindi për nevojën e kujdesit deri në fund në këtë sektor. Duhen krijuar sektorë të qëndrueshëm të interesave italiane. Nuk dihet se çfarë do të na rezervojë e ardhmja. Duhet të jemi gati të shfrytëzojmë okazionet që do të paraqiten. Ne nuk do të tërhiqemi, sikurse bëmë më 1920-n. Në Jug (të Italisë - A.M) kemi thithur disa qindra mijëra shqiptarë. Pse nuk mund të bëhet po kështu dhe mbi bregun tjetër të Adriatikut?”. (10) Por më pas u pa se në terren gjërat nuk dukeshin të thjeshta. Kontrolli i pushtetit në Shqipëri nga mbreti Zog, politika me oshilacione e tij në raportet me fqinjët, shfaqja në mjaft raste (7)
(8)
(9) (10)
Bernd J. Fischer, Shqipëria gjatë Luftës, 1939 – 1945, shtëpia botuese “Çabej”, Tiranë, 1999, faqe 33. Francesco Jacomoni, Politika e Italisë në Shqipëri, shtëpia botuese “55”, Tiranë, 2005, faqe 62. po aty Galleazzo Ciano, Ditari (1937 – 1943) - Shqipëria, shtëpia botuese “Albinform”, Tiranë, 1994, faqe 8 – 9.
29
Arben MUKA
hapur e rezervave e kundërshtimeve të tij personale dhe e kastës që e rrethonte për politikën zyrtare të Romës, nuhatja dhe pragmatizmi për t’u lavdëruar për aleanca a kundërvënie në marrëdhnëiet me shtetet përreth, prezenca e qarqeve nacionaliste në rajone të ndryshme të vendit, nga ana tjetër të pakënaqurit nga qeverisja monarkike shqiptare – këto dhe të tjera përbënin një pazëll me shumë pikëpyetje, enigma e dyshime. Po t’u shtoje këtyre dhe konjukturat ndërkombëtare afër dhe larg rajonit të Ballkanit, ambiciet e njëkohshme të disa shteteve për gllabërim territoresh – kjo e bënte jo të lehtë ëndrrën e fashistëve italianë të vërshimit pushtues në Shqipëri. Në pritje të sigurimit e argumentave pro invazionit dhe bërjes realitet të tyre, Roma zyrtare paralelisht vijonte të ndiqte një plan që kërkonte kohë e energji deri në finalizm. Pikërisht Galeaco Çiano ishte arkitekti për sendërtimin e procesit, hap pas hapi, në një program makro, që përfshinte çdo sektor kyç të jetës e shoqërisë shqiptare. Një vit më pas, më 27 prill të vitit 1938, Çiano mori pjesë në ceremoninë e martesës së mbretit Ahmet Zogu. Pas asaj atmosfere, të cilën ai e përshkruan me diferenca të thella -nga njëra anë “ceremonia u zhvillua me një seriozitet superior nga parashikimi”, (11) nga ana tjetër “populli indiferent e në kontrast dukej madje më i reckosur se zakonisht” 30
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
– Konti duket më i kthjelluar dhe i bindur në idenë e tij për atë që duhej bërë me Shqipërinë. “Zogu ishte tepër i zgjuar për të rënë në protektoratin italian nëpërmjet trysnisë ekonomike. E vetmja mënyrë nëpërmjet së cilës Shqipëria do të bëhej me të vërtetë pjesë e Perandorisë së ringjallur Romake të Musolinit ishte pushtimi. Duke arritur në një përfundim të tillë të pakthyeshëm, Çiano dhe një numër i madh këshilltarësh dhe ekspertësh të personelit të tij përpunuan një plan të gjerë, madje qysh gjatë kohës së qëndrimit të tyre në Tiranë, i cili do t’i paraqitej Duçes për miratim”. (13) Përshpejtimi i pushtimit të Shqipërisë kishte dhe një faktor jashtë marrëdhënieve mes dy fqinjëve: frikën nga hegjemonizmi i Gjemanisë naziste në Ballkan. Për të evituar përplasjen mes dy aleatëve Roma zyrtare ishte më shumë për versionin “e të bërit fakt” sa më shpejt të agresionit mbi Shqipërinë. Duke iu kthyer “planit Çiano”, në thelb ai propozonte për Musolinin tri opcione: A. Italia mund të vazhdonte të forconte lidhjet e veta ekonomike me Shqipërinë. Kjo ishte një rrugë paqësore, me nënshtrimin ekonomik e financiar, e cila në fakt ishte ndjekur deri në atë kohë. Por, sipas hartuesve, ishte e qartë se sundimi politik do të vononte në kohë. B. Copëtimi i Shqipërisë mes Italisë (që merrte “pjesën luanit”) e Jugosllavisë (ndoshta dhe fqinjit tjetër, Greqisë). Kjo ishte një rrugë e kollajtë për t’u finalizuar në planin diplomatik, pasi fqinjët mezi prisnin një zgjidhje të tillë. C. Aneksimi i drejtëpërdrejtë i Shqipërisë, duke aplikuar të ashtuquajturën formulë e “Bashkimit Personal” me dinastinë italiane të Savojës. Çiano dhe shpurra burokratike që e këshillonte hapur parapëlqenin këtë opcion. Ata duket se e kishin të qartë dhe mënyrën e realizmit të “planit C”: duke shfrytëzuar përçarjet e (12)
(11) (12) (13)
Po aty në faqen 12. po aty Bernd J. Fischer, Shqipëria gjatë Luftës, 1939 – 1945, faqe 34.
31
Arben MUKA
brendshme mes Zogut dhe popullatës, duke nxitur një revoltë, ose stimuluar krizë në Shqipëri etj. Rrëmuja dhe paqëndrueshmëria do të ishin shkak “i natyrshëm” për ndërhyrjen e Italisë për të rivendosur rregullin dhe për të mbështetur popullatën. Konti dhe bashkëpunëtorët ia ofruan projektin Musolinit duke e “sheqersour” me leverdinë e aneksimit të Shqipërisë, duke e përshkruar vendin dhe si një rezervat potencial dhe i pashfrytëzuar në fushën bujqësore, blegtorale, pyje, peshkimi e burime minerare. Ku mund të sistemoheshin pa problem deri dhe rreth 2 milion italianë. Kuptohet lehtë se strategjia kryesore që do ndiqej nga ai moment ishte vënia nën kontroll e të gjithë sektorëve jetikë të Shqipërisë. Do të intesifikohej depërtimi në ushtri, ekonomi, kulturë, mjetet e informimit, inspirimi i frymës italiane në rradhët e të rinjve, madje qysh tek moshat e vogla të fëmijëve, amplifikimi në publik i propagandës fashiste etj. Në planin diplomatik ndërkombëtar Italia u fokusua në sqarimin dhe marrjen e garancive në rradhë të parë nga Gjermania, që Musolini të kishte “dorë të lirë” mbi Shqipërinë. Paralelisht duheshin qetësuar fqinjët përreth, sidomos Jugosllavia, se hapat e Italisë do të ishin të matur dhe të padëmshëm për interesat e saj, por dhe të tjerëve. Në planin e brendshëm synimi ishte thellimi i nxitjes së pakënaqësive në popull, duke shenjëzuar rolin dhe performancën e Mbretit Zog, duke mos përjashtuar dhe organizimin e komploteve për eleminimin fizik të tij. Ajo që shikohej nga italianët si gjëja e duhur ishte krijimi i trazirave të dhushme e i situatës anarkike në vend, gjë që do t’i “detyronte” italianët të ndërhynin për rivendosjen e rregullit e normalitetit. Edhe joshja e njerëzve të njohur, apo udhëheqësve të fiseve me para e premtime në këmbim të besnikërisë ishte pjesë e strategjisë së përgatitjes së terrenit për pushtim. Sa i takon fluksit mediatik të kohës, gazetave, revistave e Radio Tiranës, pala italiane punoi më shumë për të rritur hapësirën e informimit dhe të trajtimit të temave të bashkëpunimit të pashmangshëm mes dy vendeve fqinje, të ndihmës e përkrahjes 32
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
bujare që ishte dhënë prej kohësh nga Italia për Shqipërinë dhe të tjera argumente që ishin në favor të rritjes së simpatisë në popull. Duke qënë se media në prag të pushtimit fashist vlerësohej se ishte e dominuar nga qëndrimi pro oborrit mbretëror të Ahmet Zogut, italianët nuk mund ta ndalnin këtë trend varësie. Por ata me shumë efektivitet mund të shfrytëzonin dhe të nxisnin pikërisht atë pjesë të administratës mbretërore dhe elitës intelektuale – që nuk ishte pak – që kishte afeksion dhe dobësi për Italianë, për të qenë më aktive në median e kohës për të publikar të mirat që i vinin Shqipërisë nga Italia. Ashtu si dhe u sollën me pjesën më të mirë të kastës politike shqiptare dhe njerëzit që kishin një ndikim të madh në opinionin publik shqiptar, italianët vazhduan të tregohen “ovardarë” në dhënien e honorareve dhe rushfeteve të majme për penat më të spikatura të gazetarisë, si dhe drejtuesit kryesorë të redaksive. “Ndikimi i tyre në shtypin shqiptar nxitej e ndihmohej me forma të ndryshme, që prej afrimit të drejtuesve të gazetave kryesore shqiptare dhe më në zë, duke i dërguar në Itali për vizita pune e eskursione, private dhe zyrtare, deri dhe tek financimi i tyre”. (14) Gjithashtu italianët ishin shumë të vëmendshëm edhe kur ndesheshin me autorë kritikë ndaj tyre. “Kostë Çekrezi, i cili në gazetën e tij Telegraf kishte stigmatizuar politikën monetare italiane në Shqipëri, me urdhër të Alberto Parianit, asokohe atashe ushtarak pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë, iu afrua një kredi bankare prej 10 mijë frangash pa ndonjë garanci materiale”. (15) Synimi kryesor ishte që të paktën nga media kryesore të sigurohej indiferenca dhe “mosfutja e hundëve” për përmbajtjen e marrëdhënieve mes Tiranës e Romës, në rastin më të keq dhe heshtja dhe zhvendosja e vëmendjes diku tjetër, në rastin më
(14)
(15)
Hamit Boriçi, …Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare, (1848 – 1997), enti botues poligrafik “Gjergj Fishta”, Lezhë, 1997, faqe 116. po aty
33
Arben MUKA
të mirë. Si modeli për atë që duhej pasqyrohej nga zhvillimet e brendshme dhe ato ndërkombëtare imponohej përmbajtja e të përditshmes profashiste Gazeta Shqiptare. Në faqet e gazetave kryesore, apo në transmetimet e Radio Tiranës, p.sh., nuk gjeti vend asnjë informacion apo argument nga acarimi dhe tensioni mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare në momentet e fundit para zbatimit të planit pushtues fashist. Duke hasur një pengesë serioze te mbreti Zog, italianët nuk rreshtën së zbatuari projektin e tyre duke e shoqëruar mosbindjen e kundërshtinë e tij me presione e ultimatume. Kulmi ishte më 25 mars të vitit 1939 kur Ahmet Zogut iu dërgua një projekt pakt “për protektoratin mbi Shqipërinë”. (Dy ditë më parë Italia kishte siguruar OK e Hitlerit për pushtimin e Shqipërisë). Ky dokument në formë të hapur ultimatumi ishte hartuar nga “njeriu i Duçes për Shqipërinë”, Galeaco Çiano, së bashku me njërin prej drejtorëve të tij vartës në ministrinë e punëve të jashtme, Leonardo Viteti. “Propozimet italiane ishin shoqëruar me besimin se Zogu do të kapitullonte dhe kështu do të realizohej plani italian për protektoratin mbi Shqipërinë. Në dokumentin e formuluar nga Çiano e Viteti kërkohej: 1-Përfundimi i një aleance mbrojtëse vetëm me Italinë; 2-Premtohej ndihma ushtarake italiane në rast kërcënimi të jashtëm ndaj territorit të shqiptar; 3–Kërkohej leja që qeveria italiane të ndërhynte për rivendosjen e rendit publik (nëse ky prishej!); 4–Dhënie e koncesionit për të përdorur në mënyrë të lirë portet, aerodromet dhe linjat e komunikacionit shtetit italian; 5–Ngritja e legatës italiane në Tiranë në rangun e një ambasade; 6–Shqipëria të pranonte ndihmës dhe këshilltarë italianë në fushën financiare, si dhe teknikë italianë në çdo ministri shqiptare; 7–Heqja e pengesave doganore midis dy vendeve; 8–Qytetarët italianë të konsideroheshin si qytetarë të Shqipërisë dhe anasjelltas”. (16) 34
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Përballë kësaj furtune kushtesh që përligjnin cënimin e integritetit dhe humbjen e pavarësisë së Shqipërisë, mbreti Zog u vu në lëvizje duke përgatitur një paketë kundërpropozimesh. Ato kishin të bënin me statusin e ushtrisë italiane kur vepronte në territorin e Shqipërisë, me çështjen e nënshtetësisë shqiptare për italianët, për doganat, të ngarkuarit me punë në institucione etj. Por kur ai e paraqiti për diskutim këtë paketë në qeveri atje hasi në një frymë të përçarë: një pjesë e ministrave ishin pro planit italian, ndërkohë që të tjerët ishin në favor të paraqitjes së kundërpropozimeve. Në rradhët e administratës shqiptare investimi i një kohe të gjatë i Italisë po jepte fryte konkrete. Për simpatizantët dhe të rekrutuarit “erdhi ora” e pozicionimit hapur pro pushtimit fashist. Ishte data 6 prill 1939. Nuk kishte shumë vend për negociata, pasi në territorin e fqinjit të Shqipërisë ishin “ndezur motorët” për zbatimin e udhërit të pakthyeshëm ushtarak për mësymje me formacione të rregullta nga uji, ajri dhe toka. Dhe kjo u bë fakt qysh të nesërmen herët në mëngjes. Në të njëjtën gjatësi vale me pjesën proitaliane brenda qeverisë shqiptare dukej dhe pjesa më e madhe e gazetave. Ishte koha që ato të shfaqnin “padituri” për atë që ndodhte, duke zbatur direktivën e “qëndrimit mënjanë” nga fryma konfliktuale mes Romës dhe Tiranës. Nuk kishte vend për të riskuar duke shprehur ndonjë dyshim, pakënaqësi – dhe aq më pak kundërshti – për presionin e ashpër italian mbi autoritetet zyrtare shqiptare. Gazetaria shqiptare po sillej si e huaj me aktualitetin, pa instiktin bazë të profesionit, informimin dhe trajtimin e problemeve kryesore të ditës, pa asnjë kronikë, koment a vështrim për çfarë ndodhte në relatat mes dy vendeve fqinje. Heshtja ndaj trajtimit të tematikës mbi marrëdhëniet politike e diplomatike shqiptaro italiane u kompesua me mbushjen e hapësirave ditore me informata e kronika krejt rutinë dhe probleme anësore, qoftë në planin e (16)
Muharrem Dezhgiu, Shqipëria nën pushtimin italian (1939 – 1943), Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Instituti i Historisë, Tiranë, 2005, faqe 34.
35
Arben MUKA
brendshëm ashtu dhe nga axhenda ndërkombëtare. Tamam për këtë tip performance ishte bërë gjithë ai investim material e ideologjik nga zbatuesit e planit të pushtimit fashist të Shqipërisë. Në përgjithësi në sjelljen mediatike vendore ecej sipas planit, pavarësisht se në një pjesë të medias së njohur ndërkombëtare po pasqyrohej një raport i acaruar mes dy vendeve, madje jepej dhe alarmi mbi planifikimin e një sulmi ushtarak italian mbi Shqipërinë. Në mënyrë të mirëorganizuar dhe të përpiktë kësaj vale mediatike iu dha përgjigje gati e sinkronizuar nga pjesa më e madhe e medias, gazetave kryesore, Radio Tirana e Agjensia Telegrafike Shqiptare. Vënia nën një kontroll të rreptë të redaksive duket qartë dhe nga mënyra se si ato e mbuluan aktualitetin në ditët e para të prillit të vitit 1939. Kështu në datën 3 prill, pra 4 ditë para bërjes fakt të pushtimit, gazeta Shtypi shkruante në një shënim të shkurtër të faqes së parë se: “Disa gazeta të huaja, si dhe persona të papërgjegjshëm kanë përhapur ndër këto ditët e fundit lajme të gënjeshtra mbi Shqipërinë dhe marëdhëniet e saj me Italinë. S’ka dyshim se këto lajme kanë për qëllim me paraqit në mënyrë të gabueme marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Italisë”. (17) Mbrëmjen e asaj dite radiostacioni italian Bari 1, i cili kishte edicione informative në gjuhën shqipe dhe që kapeshin nëpërmjet valëve të shkurtëra në territorin e Shqipërisë, emetoi në mënyrë të përsëritur një deklaratë mbi marrëdhëniet mes dy vendeve. E shkruar nga një dorë e stërvitur përmbajtja e komunikatës jo që nuk linte vend për dyshime në vazhdimësinë me pozitivitet të marrëdhënieve mes dy fqinjëve, por midis rradhëve ishin spërkatur dhe me doza qetësimi se qeveria italiane nuk kishte qëllim për atentat kundër pavarësisë dhe integritetit territorial të Shqipërisë. Përmbajtja e plotë e saj u botua të nesërmen në mëngjes në faqen e parë të Gazeta Shqiptare, vendosur nën një titull të dukshëm dhe domethënës: “Marrëdhëniet italo - shqiptare janë gjithmonë fort (17)
Shtypi, 3 prill 1939, faqe 1.
36
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
të përzemërta. Lajme tendecioze nuk mund të prekin këtë miqësi që rrënjoset sa më shumë”. (18) Ja teksti i plotë i komunikatës: “Lajmet e përhapura përjashta rreth gjendjes dhe marrëdhënieve midis Italisë dhe Shqipërisë janë tendecioze dhe të pathemelta. Mbi kërkesë të vetëdijshme të N.M.T Mbretit Zog të Shqiptarëve, janë në vazhdim e sipër bashkëfjalimet për një forcim të aleancës defensive midis të dy vendeve. Dihet prej të gjithëve simpatia që Italia ushqen për popullin shqiptar, simpati për të cilën ky popull ka pasur prova konkrete të përsëritura. Nuk është në qëllimin e qeverisë italiane me ba atentat kundra pavarësisë dhe tërësisë tokësore të Shqipënisë”. (19) Në kuadër të kontrollit dhe censurës që aplikohej gjatë atyre ditëve pak a shumë në të njëjtën linjë ishte dhe gazeta tjetër, Drita.(20) Kjo e përditshme preferoi të merrte njoftimin e Agjensisë Telegrafike Shqiptare. Si një institucion që ishte pro linjës zyrtare të mbretërisë shqiptare agjensia lëshoi një komunikatë me përmbajtje të thatë. Por në një lexim të vëmendshëm midis rradhëve kuptoje jo vetëm përgënjeshtrimin për atë që flitej në median ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë dhe tension e pakënaqësi: “Disa lajme të përhapura sot prej nja dy gazetash dhe radiosh të huaja rreth vendosjes së një protektorati mbi Shqipërinë, nuk i përshtaten së vërtetës, se Shqipëria nuk kishte me pranu kurrë një cënim të indipendencës dhe të integritetit të saj. Agjencia Telegrafike Shqiptare”. (21) Drita e kishte vendosur këtë njoftim në faqen e parë nën titullin: “Shqipëria nuk do të pranojë kurrë një cënim të indipendencës dhe të integritetit të saj”. (18) (19) (20)
Gazeta Shqiptare, 4 prill 1939, faqe 1. po aty Filloi të botohet në një ditë të shënuar për shqiptarët, më 28 nëndor 1936, në 24 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Drita u prezantua si një e përditshme parimesh nacionaliste duke shpjeguar në numrin e parë dhe një nga qëllimet kryesore të saj që ...”të ndriçohet dhe forcohet ideja e një bashkimi të fortë kombëtar. Duhet të rrënjoset bindja, se pa këtë ideal të lartë dhe të shenjtë, s’mund të kemi jetë as si popull vetëurdhëronjës, as si komb indipendent.” Në rreth 3 vjet të ekzistencës së saj (1936 -1939) ajo u botua në 738 numra. Drejtuesi i saj i parë ishte Mati Logoreci, por pas vitit 1938 gazeta u drejtua nga Zoi Xoxa.
37
Arben MUKA
Dhe vetëm kaq për këtë çështje. Pjesa tjetër e lëndës së gazetës ishte thuajse si për një ditë të zakonshme. Jo vetëm në Drita, por dhe në gazetat e tjera të asaj dite si kryelajm ishte zhvillimi i kalendarit të veprimtarive për “Javën e Gruas Shqiptare”, nën kujdesin e princeshave të Oborrit Mbretëror Sanije, Ruhije, Myzejen dhe Maxhide. Kronika, informacione, mbresa shoqëruar me foto, duke i dhënë në media ngjyrat e një atmosfere të vërtetë “gëzimi dhe krenarie” që kishin krijuar në opinion aktivitetet e Javës. Në datën 6 prill Gazeta Shqiptare i bënte jehonë lindjes së mbretëreshës Gerlandinë, duke e hapur faqen e parë me titullin e madh: “Shqipnia në gëzim të madh për lindjen e trashëgimtarit të fronit”, të cilat shoqëroheshin me dy foto personale të mbretit dhe të mbretëreshës. Edhe Drita në dy faqet e para të saj kishte vetëm lajme, mbresa dhe përshëndetje për trashëgimtarin e Oborrit. Kësaj ngjarje i kishte paraprirë një ditë më parë Radio Tirana, e cila thuajse të gjithë programin e saj informativ e argëtues deri në mbrëmje ja kushtonte ardhjes në jetë të trashëgimtarit. Ajo transmetoi hollësisht atmosferën festive me “jehonën e 101 topave” që përshëndetën në mëngjes herët, si dhe ceremonitë e kremtimet në sheshe publike e institucione, veçanërisht në kryeqytet. Këto tubime dhe ceremoni me pjesmarrje masive të qytetarëve ku ishin dhe personalitete të jetës publike e politike nuk ishin të motivuara vetëm nga lindja e trashëgimtarit, por dhe nga hutimi, kurioziteti, pasiguria dhe revolta për raportet mes dy vendeve. Për fatin e marrëdhënieve dhe plotësimin e kushteve që ishin vënë nga italianët. Turmat që silleshin rreth pallatit mbretëror dhe institucioneve të tjera më 6 prill parandjenin rrezik, ndaj hapur kërkonin armë. Gjithashtu ato kërkonin “të nxirrej një shpallje zyrtare e qeverisë, ku të shpjegoheshin negociatat me Italinë dhe masat ushtarake në rast lufte”. (22) “Pa dijtë hollësinat e bisedimeve në mes të qeverive shqiptare dhe italiane, populli shqiptar e kishte kuptue me instikt se këtë herë puna nuk do të mbaronte me një (21)
Drita, 5 prill 1939, faqe 1.
38
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
kompromis. Prandaj, pleq dhe të rinj ulurinin për me u regjistrue si vullnetarë”. (23) Por në realitet asgjë nga këto, as dhe njoftimi i Zyrës së Shtypit pranë Ministrisë së Jashtme në Tiranë i mbrëmjes së asaj dite - ku deklarohej nga mbreti dhe qeveria se “nuk do të pranohej në asnjë mënyrë që ndonjë fuqie të huaj t’i bëheshin koncesione për të vënë në rrezik pavarësinë politike dhe tërësinë tokësore të atdheut” - nuk u pasqyruan në gazetat kryesore. Përballë një gjendje të tensionuar dhe konfrontimi ende të pashpallur kishte dhe gazeta që zgjodhën mosdaljen në treg. Kështu Shtypi që prej datës 5 prill ndërpreu botimin për t’u rishfaqur në treg pas një jave, kur puna e pushtimit ishte kryer. Por në këtë periudhë pati dhe informata e qëndrime që pasqyronin realitetin. Siç ishte rasti i Gazeta e Korçës. Numri i saj i datës 5 prill 1939 i përbante të dy zhvillimet kryesore: edhe lindjen e princit trashëgimtar edhe reagimet në opinionin korçar për situatën e krijuar. “Shqipëria nuk do të pranojë kurrë një cënim të indipendencës dhe integritetit të saj”- ishte njëri prej titujve të mëdhënj të gazetës atë ditë. Dhe po me gërma kapitale shkruhej më poshtë: “Populli i Korçës me anë të një demonstrate të madhe shfaq besimin se Mbreti Zog do ta udhëheqë me trimëri për të mbrojtur Atdheun. Të gjitha sakrificat do të bëhen për të ruajtur lirinë e Shqipërisë”. (24) Gazeta pasi botonte variantin zyrtar të Agjensisë Telegrafike Shqiptare për lajmet që ishin përhapur “rreth vendosjes së protektoratit mbi Shqipërinë” (25) dhe hedhjes poshtë të tyre si të pavërteta, pasi “Shqipëria nuk do të pranojë kurrë një cënim të indipendencës dhe të integritetit të saj”, (26) jepej një kronikë e (22) (23)
(24)
Muharrem Dezhgiu, Shqipëria nën pushtimin Italian (1939 – 1943), faqe 40. Tahir Zavalani, Histori e Shqipnis, pjesa e dytë (1878 – 1965), botuar në Londër në 1966, faqe 226. Kjo gazetë nisi të botohet në qytetin e Korçës si një organ lokal në vitin 1916. Në përmbajtjen e saj kishte dhe tema e çështje me karakter kombëtar. Pavarësisht një ndërprerje rreth dy vjeçare në periudhën mes viteve 1921 – 1923, Gazeta e Korçës vijoi të dalë në treg deri në mes të vitit 1939. Pas pushtimit italian ajo u zëvendësua nga organi fashist i Federatës së Korçës, Liktori.
39
Arben MUKA
zgjeruar mbi atë që kishte ndodhur pasditen e një dite më parë në kryeqëndrën e juglindjes së vendit. Po aty bëhej me dije dhe telegrami që ishte përcjellë nga demonstrata në Korçë për Oborrin Mbretëror në Tiranë: “Ky popull dha sot besën shqiptare se do të jetë gjithmonë gati t’ju vijë pas për të shpëtuar Atdheun dhe ka besim të patundur se në këtë çast kritik për kombin tonë do ta udhëhiqni me trimërinë që ju karakterizon” (27) - thuhej mes të tjerave në telegramin e demonstruesve. Më poshtë ishte rradhitur në vijim dhe përgjigja e Ahmet Zogut që i pëlqente solidariteti, por nga ana tjetër apelonte për qetësi. “S’ka dyshim se të gjithë shqiptarët e sidomos korçarët patriotë nuk do të kursehen të bëjnë detyrën kur t’u lypet për integritetin dhe pavarësinë e shenjtë. Rini të qetë! Zog I-rë”. (28) Në pikpamjen profesionale Gazeta e Korçës e datës 5 prill ishte me një qëndrim të balancuar në informacionin që jepte për lexuesit e saj. Ajo i linte hapësirë edhe lajmeve që vinin nga terreni për situatën e krijuar, por dhe përgënjeshtrimeve ndaj tyre nga pala shqiptare dhe ajo italiane. “Qarqet e Londrës janë tronditur shumë nga lajmet që vijnë mbi zbarkimin e trupave italiane në Shqipëri. Por dy përgënjeshtrime u dhanë pasdreke, njëra nga qeveria e Tiranës dhe tjetri jo zyrtar nga gazeta e Barit, që shkruan se nuk është fjala për dërgim trupash në Shqipëri, por se po vazhdojnë bisedime për bërjen më të ngushta të marrëdhënieve midis dy vendeve”. (29) Të nesërmen po kjo gazetë lokale kishte më shumë nota gëzimi dhe lumturie për lindjen e trashëgimtarit se sa reagime për situatën e krijuar nga marrëdhëniet shqiptaro italiane. Megjithatë në disa rradhë të editorialit të atij numri përmendej dhe gatishmëria për t’u përballur në çdo rast kur të cënohej integriteti dhe pavarësia e po aty po aty (27) po aty (28) po aty (29) po aty (25) (26)
40
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Atdheut. Por koha e lirisë së shprehjes dhe balancës për Gazetën e Korçës po mbaronte. Vetëm pak ditë pas pushtimit italian dhe ajo “hyri në rreshtin” e botimeve të tjera duke e përshëndetur dhe e përkrahur këtë proces. Ndërkohë kishte dhe ndonjë gazetë si Sazani, (30) që botohej jashtë vendit, e që kishte dhënë disa muaj para 7 prillit të vitit 1939 41
Arben MUKA
alarmin për rrezikun që i kanosej Shqipërisë nga Italia fashiste. Në kryeartikullin e numrit të parë të gazetës, në shtator të vitit 1938 shkruhej mes të tjerave: “Sot Shqipëria ndodhet përsëri para rrezikut të kolonizimit dhe të skllavërimit. Imperializmi italian ka futur në kthetrat e saj pothuaj tërë jetën ekonomike të vendit, ka në dorë kontrollin e ushtrisë kombëtare. Politika e jashtme e shtetit tonë në ditët e sotme ka humbur indipendencën e saj dhe është bërë vegël e verbër e politikës fashiste të Italisë, vegël e verbër e luftës skllavëronjëse dhe barbare që bëjnë Gjermania, Italia dhe Japonia kundra popujve të Spanjës dhe Kinës. Përfaqësuesi i Musolinit në Shqipëri fut hundët në të githa punët e brendshme të vendit tonë dhe jep urdhëra në të djathtë dhe në të mëngjër.” (31) Por gjykime të tilla nga një gazetë që ideohej e shtypej në Francë, që vinte në duart e lexuesve në Shqipëri me kopje të pakta dhe kushedi se sa kohë pas botimit, nuk mund të kishin ndonjë ndikim në opinion, e aq më pak të ndikonin tek autoritetet.
(30)
(31)
Gazetë mujore në gjuhën shqipe që botohej nga studentë dhe emigrantë shqiptarë në Francë. Përmbajtja e katër fletëve të saj ishte me orientim të majtë. Qysh në shtator të vitit 1938 kur u botua numri i parë i Sazanit, ajo u shpall nga redaksia si një tribunë e lirë dhe “shtyllat e gazetës sonë janë të hapura për të gjithë ata që luftojnë kundër zgjedhës italiane dhe mbrojnë të drejtat e popullit shqiptar”. Botimi i saj vijoi vetëm për 12 numra deri në gusht të vitit 1939. Sazani, nr.1, shtator 1938
42
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
2
Brohoritje, ekzaltim dhe kundërshti spontane mediatike pas mësymjes ushtarake italiane
Të bërit “e qimes tra” ose “të trarit qime” në pasqyrimin e operacionit ushtarak zbarkues.
Pjesa më e madhe e mediave shqiptare “kthyen fletën”, shprehje entuziazmi për pushtimin.
”Italia e Musolinit ndërhyri në Shqipëri për t’i siguruar popullit shqiptar mbarëvajtjen në të gjitha fushat”.
“Shqipëria nën regjimin e Zogut kishte qënë përballë katastrofës, ardhja e Italisë e kishte parandaluar atë”.
Revolta e ish kryeministrit Mehdi bej Frashëri dhe një grupi intelektualësh nëpërmjet valëve të Radio Tiranës. 43
Arben MUKA
T
ulatja dhe indiferenca e pjesës më të madhe të medias në momentet e fundit të përgatitjes së pushtimit italian për Shqipërinë u kapërcye shpejt. Sulmi mësymës i ushtrisë italiane, zbarkimi i formacioneve nëpërmjet porteve kryesore shqiptare, përdorimi i anijeve, aeroplanëve e tankeve u bë fakt në orët e para të 7 prillit 1939. Ashtu siç ishte e vakët dhe spontane rezistenca nga ata shqiptarë që ngritën armët kundër pushtuesve italianë, edhe në rradhët e medias kundështia mbeti gati periferike, duke u mbytur nga pjesa më e madhe e saj. Makina propagandistike italiane e kishte kalkuluar mirë këtë moment, duke filluar shumë herët trumpetat e një “ardhje gati triumfatore” në Shqipëri. Këtë e bëri nga Italia Agjensia Telegrafike Stefani, qysh mëngjesin e 7 prillit, kur përhapte informacionin se “trupat italiane zbarkuan në portet e Shqipërisë dhe u pritën me entuziazëm nga populli shqiptar”. (Tetë muaj më vonë kjo agjensi italiane lajmesh do të ishte zyrtarisht burimi kryesor për lëndën e Agjensisë Telegrafike Shqiptare në Tiranë). Frymës së ekzagjeruar të klisheve propagandistike nuk i shpëtoi as operacioni ushtarak i zbarkimit me surprizat dhe defektet e shumta gjatë realizimit të tij në terren. “Kolonel Emilio Kanevari, komentatori ushtarak më i njohur i Italisë, njoftonte rreth sulmit të shkëlqyer të formacioneve të motorizuara inekzistuese, të cilat ishin në lidhje të ngushtë me forcat e ajrit dhe shpjegonte se krejt vëzhguesve u kish lënë mbresë përpikmëria e lartë e këtij plani të studiuar dhe vënë në jetë në mënyrë të shkëlqyer”. (1) Po kjo metodë e të bërit “të qimes tra” ose “të trarit qime” ishte dhe fluksi i lajmeve mbi viktimat nga rradhët e ushtrisë italiane përballë rezistencës shqiptare në Durrës. Burimet nga pala italiane konfirmonin vetëm 12 të vrarë. Nga rradhët e qytetarëve
(1)
Bernd J. Fischer, Shqipëria gjatë Luftës, 1939 – 1945, faqe 51.
44
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
durrësakë pretendohej për rreth 400. “Por është e qartë se vetëm në Durrës u vranë rreth dyqind italianë dhe shtatëqind në krejt Shqipërinë”.(2) Gazeta të tjera europiane jepnin tablo të ndryshme për atë që ndodhte në Shqipëri. La libertè e datës 8 prill 1939 raportonte se: “Depërtimi i trupave italiane në brendësi të vendit është shumë i vështirë. Repartet shqiptare mbrojnë terrenin metër pas metri”.(3) Po atë ditë The Daily Telegraph shkruante se: “Shqipëria provoi se Europa humbi ndjesinë e qëndrimit... Shqipëria do të jetë një kockë e fortë... Lufta do ti kushtojë Italisë shumë jetë”. (4) Kurse Journal des Debatès dy ditë pas invazionit italian në Shqipëri, ia atribuonte mbrojtjen e vendit “xhandarmërisë dhe popullsisë”. (5) Në datën 8 prill, një ditë pas pushtimit, Gazeta Shqiptare pjesën më të madhe të faqes së parë e kishte zënë me titullin hapës: “Për mirëqënien e popullit shqiptar. Shbarkimi italian në Shqipni. Trupat janë në marshim përmbrenda. Një proklamë popullësisë u lëshue dhe prej aeroplanëve”. (6) Thuajse në të gjithë hapësirën e lëndës në gjuhën shqipe gazeta jepte detaje nga aksioni ushtarak, gjendja në kryeqytetin e Shqipërisë, për lajmet se qeveria e kishte lënë Tiranën dhe ishte transferuar në Elbasan etj. Sa i takon zhvillimeve të ngjarjeve në terren të nesërmen kjo gazetë njoftonte: “Trupat italiane thyen në ndonjë sektor përpjekjet e qëndresës nga ana e çetave të armatosuara dhe vazhdojnë kudo përparimin të pritur me shenja miqësie dhe simpatie prej popullsisë”. (7) Po atë ditë gazeta shpalosi hapur qëndrimin arësyetues për invazionin italian në Shqipëri: “Italia e Musolinit ndërhyri në Shqipni jo vetëm për të mbrojtun interesat e saj të njohuna politike, strategjike dhe ekonomike, por dhe me e mbrojt atë pjesë të shëndetshme të opinionit publik shqiptar që asht e bindun për të rivendosun (2) (3) (4) (5) (6) (7)
po aty Muharrem Dezhgiu, Shqipëria nën pushtimin Italian (1939 – 1943), faqe 78. po aty po aty Gazeta Shqiptare, 8 prill 1939. Gazeta Shqiptare, 9 prill 1939.
45
Arben MUKA
një rend të ri, që i siguron popullit shqiptar atë rend shoqëror që është kusht kryesor për përparimin dhe mbarëvajtjen e vendit në të gjitha fushat”. (8) Gazeta Drita nga ana e saj të nesërmen e pushtimit shprehte eufori për situatën e krijuar kur shkruante me gërma të mëdha: “Trupat mike fashiste hyn sot triumfalisht në Tiranë, ora 9.30, të komanduara nën komandën e gjeneralit Guzzoni dhe të pritura me manifestime nga populli”. (9) Mes titujve ishte dhe: “Mbreti Zog
në Greqi”. (10) Dy ditë më pas po kjo gazetë pozicionohej hapur në favor të këtij akti kur shkruante në komentin me titull “Besim kah e ardhmja” se: “... regjimi që mundi të vendosej në Shqipni ndën ditët e fundit të vitit 1924 mori një tjetër udhë: u zhyt këmbë e krye, në një salltanet që ishte pikërisht i papërftueshëm me mundësirat dhe kushtet financiare të vendit; krijoi rreth e rrotull (8) (9) (10)
po aty Drita, 8 prill 1939. po aty
46
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
nesh, një qark drejtues që, si shprehje autentike e një të shkuare të zezë, shihte në shpërthimin djaloshar një faj të rëndë që duhej ndëshkue rreptësisht; në shfaqjen e valës idealiste, një guxim që duhej shtypur pa mëshirë dhe në shprehjen e ndjesive të shenjta kombëtare, një vepër qesharake që nuk duhej lejuar në asnjë mënyrë”. (11) Në ditët në vijim po kjo gazetë e përforconte më tepër këtë linjë, si psh. në komentin me titull: “Faqja e re e historisë shqiptare, problemet tona do të zgjidhen me ndihmën e Italisë fashiste”, ku shruhej se: “Gjatë 15 vjetëve regjimi zogist, gjendja e mjerueshme që vuante vendi, viktimë e abuzimeve të disa njerëzve që i ishin ngjitur pushtetit duke thithur pa asnjë mëshirë të gjithë burimet me qëllim të vetëm që të pasuroheshin, kishte krijue ndër shqiptarët një dëshpërim dhe një lëshim që e mbyste çdo frymë iniciative. Një fushatë e shkathët dhe e dyshimtë e sajueme prej qeveritarëve synonte që ta shtynte popullin, për të mos e dashur miqësinë e Italisë, duke e larguar prej italianëve me masa të rrepta spiunazhi, të gjithë ata që ndjeheshin fortësisht të tërhequr kah drita e qytetërimit italian”. (12) Pas ndërprerjes njëjavore, siç e përmendëm më lart, gazeta tjetër kryesore Shtypi dukej “e kthjellët” për pozicionin pro pushtimit fashist italian. Njëri prej analistëve të saj Nebil Çika shkruante: “Italia na erdhi për të mirën tonë. Ta presim me miqësi të kthjellët, me fytyrë të çelët e jo me hipokrizi e dallkaukllëk. S’është nevojë më për këto gjëra të poshtra që na kish imponuar regjimi i injorantëve grabitës”.(13) Mikpritja për italianët dhe anatenimi dhe ndëshkimi për ato që kishin ndodhur gjatë erës së mbretit Zog vijuan të shfaqen qartë edhe në këtë gazetë. “S’ka farë dyshimi dhe të gjithë shqiptarët e dinë këtë gjë, se asnjeri nuk e donte Zogun, përveç disa pak njerëzve që ishin lidhur me të personalisht, sepse u kish siguruar pozitat që mund (11) (12) (13)
Drita, 10 prill 1939. Drita, 18 prill 1939. Shtypi, 14 prill 1939.
47
Arben MUKA
të ëndërronin për veten e tyre. Këta njerëz përgjithësisht ishin injorantë e analfabetë, s’kishin asnjë kuptim mbi idenë e Atdheut e të kombësisë.” (14) Ky qëndrim i gazetave kryesore në Shqipëri ishte padyshim në përputhje të plotë me atë që propagandonte media italiane, si dhe ajo e aleatëve të Boshtit, ku në mënyrë te ethshme i jepnin shumë hapësirë argumenteve sipas logjikës justifikuese të Duçes për aktin e pushtimit fashist italian të Shqipërisë. Së pari, vihej në shënjestër të kritikave dhe akuzave performanca e mbretërimit të Ahmet Zogut. Virginio Gayda në të përditshmen Il Giornale d’Italia, analizonte: “… gjithnjë e më shumë Mbreti po qeveriste si një feudal i madh e i gjithëfuqishëm pa mbajtur parasysh as nevojat më elementare të popullit të tij, lakmitar ndaj parasë për të kënaqur tekat vetjake, ambicioz, i papërgjegjshëm, mbjellës i përçarjes së brendshme dhe intrigës ndërkombëtare. Armik i pamëshirshëm i gjithë shqiptarëve që nuk bënin pjesë në klientelën e tij politike, ai e kishte shndërruar gjerësisht politikën bujare italiane të financimit dhe ndihmës ekonomike ndaj Shqipërisë thuajse në një rezervat për të pasuruar thesarin e tij vetjak”. (15) Historiani Bernd J. Fischer duke e cituar artikullin e Gayda-s, e quan atë si “zëdhënës servil jozyrtar të Musolinit”, (16) duke treguar dhe paragrafët ku qartazi duket natyra propagandistike, por dhe diversive në parashtrimin e fakteve: “Oborri mbretëror në Tiranë ballafaqohet kudo me pakënaqësinë e përgjithshme. Në ditët e fundit të regjimit të tij, Ahmet Zogu, i kishte kërkuar qeverisë italiane dhurata të reja, mbrojtje vetjake dhe dërgimin e trupave për të ruajtur disa pika të Shqipërisë. Por në çastin e fundit qeveria italiane mundi të mësonte se këto forca do të përdoreshin për një goditje të çmendur të mbretit kundër Kosovës, me qëllimin e dukshëm që të prishte qetësinë dhe përzemërsinë e bashkëpunimit mes Italisë dhe Jugosllavisë. (17) (14) (15) (16) (17)
Shtypi, 18 prill 1939. Bernd J. Fischer, Shqipëria gjatë Luftës, 1939 – 1945, faqe 56. po aty po aty
48
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Të tjera gazeta italiane përqëndroheshin tek elementi i sigurisë së vendit të tyre si shkak për invazionin në Shqipëri. “… në një kohë kur të gjithë demokracitë po shtrijnë dhe po përpiqen të shtrijnë kufijtë e tyre në të gjitha rajonet e Europës dhe të Afrikës, atje ku ato nuk kanë ndonjë interes të natyrshëm, Italia nuk mund të neglizhojë, për hir të sigurimit të saj bregdetin fqinj.” (18) “Mjaft t’i hedhësh një sy hartës së Italisë, dhe e kupton se çfarë domosdoshmërie supreme mbrojtje legjitime e detyron atë të marrë masat e sigurimit të saj në Adriatik… Në rast lufte kundër kujtdo qoftë, zotërimi i sigurtë i bregdetit shqiptar përbën për Italinë një çështje për jetë a vdekje”. (19) Por nga media ndërkombëtare kishte dhe qëndrime të kundërta me propagandën e shtypit italian. Psh., Observer e Londrës shkruante dy ditë pas pushtimit: “Shkurt, Musolini është duke shtirë në dorë kontrollin e plotë ushtarak mbi Shqipërinë, gjë që nuk mund ta bënte deri sa mbreti Zog ishte në krye të shtetit shqiptar. Me fjalë të tjera, Musolini është duke bërë në Shqipëri atë që bëri Hitleri në Çekosllovaki. (20) Në momentet e para kur u mësua plani pushtues i Italisë fashiste ndaj Shqipërisë një pozicion kundërshtues dhe denoncues ka luajtur dhe Radio Tirana. Stacioni i vetëm radiofonik shqiptar doli krejt jashtë kontrollit në ditën e mësymjes ushtarake. Një nga protagonistët kryesorë të notave revoltuese rreth asaj që po i bëhej vendit ishte dhe ish kryeministri Mehdi bej Frashëri. Kur ishte mësuar lajmi për largimin e qeverisë nga kryeqyteti ai shkoi në studion e Radio Tiranës për të (18)
(19)
(20)
Bernd J. Fischer, Shqipëria gjatë Luftës, 1939 – 1945, i referohet në faqen 56 gazetës italiane Il Lavoro fascista. Bernd J. Fischer, Shqipëria gjatë Luftës, 1939 – 1945, i referohet po në atë faqe gazetës Il Popolo di Roma. Tahir Zavalani, Histori e Shqipnis, pjesa e dytë (1878 – 1965), faqe 235.
49
Arben MUKA
nxitur dhe artikuluar thirrje patriotike kundër invazionit italian. Nga studio modeste që ishte instaluar në ambjentet e Bashkisë së kryqytetit, ai me ndihmën dhe të Gjergj Bubanit, drejtor i radios, Mihal Sherkos, drejtor i Agjensisë Telegrafike Shqiptare, gazetarit Anton Mazreku etj., përgatitën fjalime, të cilat dhe i përkthyhen në disa gjuhë, që në thelb ishin kundër agresionit fashist. Deklarata personale e ish kryeministrit Mehdi bej Frashëri, e cila u botua vetëm në Gazeta e Korçës të datës 7 prill 1939 kishte
këtë përmbajtje: “Një popull me 44 milion ndenjës sulmoi sot më ora 4.30 të mëngjesit një popull prej 1 milion ndenjës, që po qëndron me trimëri. Armiku me gjithë forcën e tij ka pasur katër humbje gjer më tani në Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Shëngjin. Ndofta armiku do ta fitojë luftën, por do të marshojë mbi kufomat e gjithë shqiptarëve, burra dhe gra. Popull i botës! Ngrihuni kundër barbarëve modern se nësër do të jetë rrezik për të gjithë, por do të jetë vonë. Ajo që na ngjet ne sot do t’u ngjasë të tjerëve nesër.” 50
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Mehdi bej Frashëri dhe grupi i intelektualëve që protestuan nëpërmjet valëve të Radio Tiranës jo pa qëllim kishin futur në përmbajtjet e protestave që lexonin e përkthenin në gjuhë të tjera dhe fjalë të vetë Musolinit, të cilat i kishte deklaruar publikisht më herët, se “nuk e meriton lirinë një popull që nuk është gati të vdesë për të”. (22) Për rolin që ka luajtur Radio Tirana në çastet e pushtimit të vendit nga Italia fashiste gazeta Bashkimi i Kombit, kohë më pas ka shkruar: “Në Paris, në Berlin, në Londër dhe aty në Romë vetë, zëri i shpërndarë nga mikrofoni i saj, la jehonë të thellë. Në shumë vende të qytetëruara lajmet e përhapura nga Radio Tirana shkaktuan botime të posaçme fletoresh me zë të përbotshëm. Shqipëria në çastin kritik mundi ta thotë fjalën e saj, mundi ti lëshojë botës protestën e saj, duke përmbysur në këtë mënyrë planin satanik të invaduesve që përpiqeshin ta bindnin botën se vetë populli shqiptar i pati thirrur dhe po pret me lule dhe brohoritje.”(23) Sipas artikullit retrospektiv më shumë jehonë ky reagim kishte patur në kryeqytetet e vendeve të rajonit, në Bukuresht, Stamboll e Sofje, ku jetonin shumë shqiptarë në mërgim. “Propaganda që u bë nga Radio Tirana atë ditë ka qënë e fortë, sepse ishte spontane, e paporositur dhe e papërgatitur. Thirrjet që u bëheshin popujve të ndryshëm të botës dhe sidomos popujve të Ballkanit, redaktoheshin aty për aty dhe shpesh fliteshin të improvizuara, pa qënë shkruar më parë. Ishin të forta sepse ishin spontane dhe të sinqerta buronin nga zemra dhe jo nga truri”. (24) Kjo përpjekje e Radio Tiranës nuk zgjati shumë. Menjëherë stacioni “u fut në shinat” e propagandës fashiste. Disa ditë më pas po nga mikrofonat e saj, Xhafer Ypi, njëri prej njerëzve më të besuar të italianëve që u katapultua në krye të Komitetit të Përkohshëm Administrativ dhe më pas si ministër i Drejtësisë, (21)
(21) (22) (23) (24)
Gazeta e Korçës, 7 prill 1939. Tahir Zavalani, Histori e Shqipnis, pjesa e dytë (1878 – 1965), faqe 229. Bashkimi i Kombit, 9 prill 1944, faqe 1. po aty
51
Arben MUKA
“justifikoi pushtimin e vendit, duke theksuar se Shqipëria nën regjimin e Zogut kishte qënë përballë katastrofës dhe ardhja e Italisë e kishte parandaluar atë”. (25) Gazeta me orientim të majtë Sazani që botohej në Francë në numrin e majit të vitit 1939 e dënonte me forcë pushtimin e Shqipërisë nga fashistët italianë. Në shënimin e faqes së parë me titull “Prapë nën zgjedhën e huaj” fajësohej mbreti Zog për atë që kishte ndodhur: “Ne të Sazanit kemi qënë kundra regjimit të Zogut, më tepër sepse ai linte shpesh të lirë Italisë për të përgatitur terrenin që ta bënte Shqipërinë një koloni italiane”. (26) Ndërsa për aktin e pushtimit të vendit gazeta vinte në dukje: “Ndoshta nuk na pat shkuar në mend se Italia fashiste do të kishte paturpësinë me gjet pretekse qesharake gjoja me shpëtuar popullin shqiptar nga zgjedha e padurueshme e Ahmet Zogut, për me na sulmue! Por nuk është faji ynë nëse poshtërsia e Duçes ka mbërrit kulmin dhe aq sa të mos ja marrë mendja njeriut.... E di e gjithë bota se Musolini nuk e zaptoi vendin tonë për tjetër, veçse për me e ba një bazë lufte për sulmet e afërme. Kjo që na ra në krye neve sot, për s’afërmi ka me u ra atyre që heshtën e mbetën indiferentë në fatkeqësinë tonë”. (27)
(25)
(26) (27)
Historia e popullit shqiptar, volumi IV, grup autorësh, botimet Toena, 2008, faqe 24. Sazani, nr.9, Maj 1939. po aty
52
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
3 Media si instrument i rëndësishëm për instalimin e sistemit fashist të pushtimit
Gjithshka vinte “natyrshëm”, “ideuar”, “diskutuar” dhe “e votuar” nga faktori shqiptar.
Një nga ambiciet kryesore të pushtuesve italianë: fashistizimi i jetës në Shqipëri.
Fillim i ri, mbyllja e redaksive ekzistuese dhe zëvendësimi i tyre me organe të reja.
Drejtoria e Përgjithshme për Shtypin, Propagandën dhe Turizmin - misionare për censurën e rreptë mediatike.
”Shqipëria do të ketë një nga radiostacionet më të fuqishme të Ballkanit!” 53
Arben MUKA
N
dërtimi i rendit pushtues nisi të konkretizohet me shpejtësi. Menjëherë sapo përfunduan aksionet ushtarake në shkallë të gjerë në terren, gjithshka e planifikuar nga Roma zyrtare nisi të zbatohet duke vënë në lëvizje të detyruar në rradhë të parë kontigjentin proitalian në Shqipëri. Ishte koha për të marrë feedback-un për të gjithë atë investim në para e në kohë për formimin e armatës administrative, ku po rekrutoheshin në vijim dhe ata që njiheshin si kundërshtarë të Oborrit Mbretëror, të mënjënuar nga aktiviteti politik e publik prej Ahmet Zogut. Duke futur në skenë të tillë njerëz, të cilët kishin afruar garanci dhe besnikëri se nuk mund të rezistonin, madje do të zbatonin çdo urdhër a skemë që servirej për të ngritur brenda një kohe të shkurtër institucionet politike, hapej rruga që të materializoheshin të gjitha synimet italiane për të kontrolluar çdo sektor jetik në vend. Gjithçka që nisi të lëvizë dhe të ndryshojë u paraqit si “inciativë”, ose “nevojë jetike” e vetë shqiptarëve. U fillua me ndërtimin e organizmin e Komitetit të Përkohshëm Administrativ, në krye të të cilit u vu një ish kryeministër, ish ministër dhe kryeinspektor në Oborrin Mbretëror shqiptar, Xhafer Ypi. Në kohë rekord, për tri ditë, Komiteti i nxitur nga Roma zyrtare, mblodhi Asamblenë Kushtetuese. Kishte nevojë për ndryshime dhe vendime radikale, që do të përligjnin formën e re të regjimit, kushtetutën dhe hapat e tjerë të mëtejshëm. Duke patur një përbërje me 159 anëtarë, ish deputetë, përfaqësues të grupeve të pasura, ish ushtarakë të lartë të periudhës zogiste, Asambleja e mbledhur vetëm 5 ditë pas pushtimit shpalli rrëzimin e mbretit Zog nga froni. U abrogua kushtetuta e vitit 1928, dhe u mor vendimi për statusin e “Bashkimit Personal” mes Italisë dhe Shqipërisë. Asambleja formoi qeverinë e re kukull, me kryeministër Shefqet 54
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Vërlacin, ish vjehrri por dhe armiku i betuar i ish mbretit shqiptar, një ndër pronarët e mëdhenj të tokave në vend. Të gjithë këtë vendimarrje të rëndësishme e dirigjonte arkitekti i pushtimit, Konti Çiano. Ai gjendej vetë në kryeqytetin shqiptar duke i dhënë impulse të drejtëpërdrejta njerëzve besnikë që të vepronin shpejt, por dhe për të “respektuar” anën ligjore e institucionale në çdo hap që hidhej. Duke mos harruar argumentin se gjithshka vinte natyrshëm, e ideuar, e diskutuar dhe e votuar nga faktori shqiptar. Çiano e kuptonte mirë dallimin midis sjelljes shembullore të kastës politike dhe reagimeve të opinionit të gjerë. Tek njerëzit e thjeshtë gjesti i dhunshmëm i Italisë fashiste shikohej në mënyra të ndryshme: me entuziazëm e simpati, por shprehej indiferentizëm, pakënaqësi, deri dhe urrejtje. Teksa plotësonte ditarin e tij personal, Çiano nuk e mohonte se nga kontaktet direkte në terren shikonte që “ka akoma ndonjë ‘zonë’ ftohtësie e kjo ndodhet para së gjithash midis nxënësve të shkollave të mesme. Shoh se e kanë të vështirë të ngrenë dorën për përshëndetje romane dhe dikush refuzon haptaz ta bëjë, kur e ftojnë shokët e tij”. (1) Ndërsa pas një fjalimi që mbajti në Tiranë, më 12 prill 1939, ku siguronte se “vendimet e Asamblesë (Kushtetuese - AM) nuk preknin as në formë e as në përmbajtje pavarësinë e Shqipërisë”(2) shprehej se kjo u prit me sukses nga njerëzit e thjeshtë. Por kur ju kthye notave realiste në shënimet e tij në ditar, pas kthimit në Romë, Konti shkruajti se “vura re sytë e disa patriotëve të skuqeshin e lotët t’u rrëshqitnin mbi fytyrat”.(3) Dhe vazhdon më tej me pranimin e asaj që ndodhte me të vërtetë: “Shqipëri indipendente nuk ka më”. (4) Pavarësisht këtyre reagimeve e përjetimeve u bë kujdes që procesi për instalimin e rendit pushtues të bëhej i plotë. Kështu më 16 prill një delegacion i nivelit të lartë të qeverisë së kryeministrit Shefqet Vërlaci udhëtoi drejt Romës për t’i dorëzuar kurorën (1) (2) (3) (4)
Galleazzo Ciano, Ditari (1937 – 1943) - Shqipëria, faqe 42. po aty po aty po aty
55
Arben MUKA
mbretit Viktor Emanueli III. Me shpalljen e Statutit themeltar të Shqipërisë pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv i takonin Mbretit italian. Mëkëmbës i tij për Shqipërinë u caktua një prej njohësve më të mirë të saj, Françesko Jakomoni, ish ambasadori italian në Shqipëri. Me dekret të Mëkëmbësit u caktuan anëtarët e Këshillit të Epërm Fashist Korporativ, me atributet e parlamentit. “Reforma” të thella u bënë dhe në sektorin ushtarak, që shikohej nga italianët si një dislokim i përqëndruar, për të qënë të gatshëm dhe për agresion në vende të tjera. U likuidua Ushtria Kombëtare Shqiptare dhe mbeturinat e saj iu bashkëngjitën ushtrisë 100 mijëshe italiane në Shqipëri, u planifikua ndërtimi dhe forcimi i infrastrukturës mbështetëse: rrugë strategjike, kazerma, baza avacioni etj. Në planin ekonomik u materializua ideja e vjetër e bashkimit doganor mes dy vendeve (22 prill 1939). Ky akt, por dhe vendimi për eskluzivitetin që çdo import do të bëhej vetëm nëpërmjet Italisë impononin inferioritet për Shqipërinë dhe nga ana tjetër favorizonin biznesin dhe kapitalin italian. Një nga ambiciet kryesore të pushtuesve italianë ishte fashistizimi i jetës në Shqipëri. Kjo nënkuptonte ngritjen e konsolidimin e strukturave vendore, si degë të Partisë Fashiste Italiane. U bë kujdes që ky proces të mos zhvillohej vetëm në planin e vullnetarizmit, por me aderim të detyruar, ku në rradhë të parë do të përfshiheshin punonjësit e administratës, si dhe ata që ishin të arsimuar. “Zyrtarisht nuk ekzistonte ndonjë detyrim për të hyrë në parti, por atyre që nuk pranonin të aderonin, ua bënin jetën të vështirë, sidomos nëpunësve të administratës. Edhe flamurit shqiptar iu shtua emblema e fashizmit italian”. (5) Përhapja e ideve fashiste në opinionin e gjerë do të ecte krahas vendosjes së organizatave “leva”, si rinia fashiste, gratë fashiste, shoqatat sportive etj., dhe aplikimit të censurës së ashpër ndaj mjeteve të propagandës dhe të kulturës. Në këtë metamorfozë politike, sociale e psikologjike media do ta gjente veten, duke (5)
Valentina Duka, Histori e Shqipërisë 1912 – 2000, faqe 211.
56
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
përcaktuar si mision prioritar përhapjen dhe kultivimin e ideve dhe kulturës fashiste në publik. Në fazën e parë të pushtimit gazetat dhe reviztat ekzistuese, Radio Tirana dhe Agjensia Telegrafike Shqiptare e vetëkuptuan përmbushjen e këtij misioni. Thuajse në bllok ato mbetën më shumë në planin informues, duke botuar të plota komunikatat e njoftimet që vinin nga qeveria kukull dhe zyra e saj e shtypit. Analizat dhe komentet ishin të fokusuara më shumë në atë që konsiderohej si “nevojë e domosdoshme e brendshme” për fashistizimin e jetës shqiptare. Gazeta Shtypi e atyre ditëve botonte editorialin me titull “Shqipëria fashiste”. Duke u ndalur tek konceptet e reja që kishin filluar të hyjnë në Shqipëri, për idetë e reja dhe marrëdhëniet po të reja mes individëve e shtetit në editorial thuhej mes të tjerave dhe se: “Janë sende të reja për popullin që rronte gjer dje në një largësi të madhe me autoritetin dhe për pasojë, larg kujdesit, interesimit të afërt dhe të vazhdueshëm që në shtetin fashist janë baza e politikës shoqërore. Kjo politikë e shkathët me Italinë e Musolinit ka patur frytet e saj dhe përfundimet më të dalluara në afrimin e masave të popullit me regjimin, i cili me të drejtë quhet regjimi që buron prej popullit dhe që vete drejt nga populli”. (6) “Shqiptarët po kërkojnë formimin e një Partie Kombëtare Fashiste Shqiptare” (7) kishte paralajmëruar e para në median shqiptare e përditshmja Gazeta Shqiptare, me një titull të madh në faqen e parë. Në përmbajtje i bëhej jehonë telegrameve të shumta “spontane” që Musolinit i kishin “mbërritur” nga qytetarë nga Shqipëria. Në njërin prej tyre, të cilin duhej ta kishin dërguar sipas gazetës një grup simpatizantësh të fashizmit nga Tirana, thuhej se ata i kërkonin Duçes që “dhe në Shqipni të formohet organizmi i rinisë dhe i popullit sipas parimeve të doktrinës fashiste. Në fakt vetëm prej kësaj doktrine mundet me i ardh popullit shqiptar, mirëqënie, drejtësi e nder”.(8) Po kjo gazetë disa javë më vonë propagandonte gjerësisht një takim me mësues (6) (7)
Shtypi, 26 prill 1939. Gazeta Shqiptare, 12 prill 1939.
57
Arben MUKA
dhe intelektualë të Tiranës, duke botuar një artikull me titullin: “Ditën 7 prill mori fund Shqipëria Ballkanike, ditën 8 prill lindi Shqipëria Evropiane”.(9) Ajo citon të plotë qëndrimet e inspektorit të Partisë Fashiste, Kommendadore Xhovani Xhiro. Mes të tjerave ai deklaronte: “Ne nuk erdhëm këtu si zaptonjës, po si çlironjës. Mundësisht nuk jemi ne, po ju shqiptarët, të cilët me ndihmën tonë përmbysët një rregjim shushunjë e kriminal dhe shpëtuat këtë vend e këtë popull, i cili ka shumë merita që i japin të drejtë të rrojë në dritë dhe në diell. Fashizma është një fe universale dhe pra nuk i robëron popujt e kombet, po i do të lirë e të lumtur dhe bashkëpunëtorë në mes tyre”. (10) Por misionin e përhapjes e propagandimit të ideve fashiste nuk mund ta përballonte infrastruktura ekzistuese mediatike. Veçanërisht rrjeti i gazetave të parapushtimit kishte krijuar një imazh pro monarkisë shqiptare, i kishte shërbyer pa asnjë rezervë asaj. “Kthimi i fletës” në një kohë të shkurtër, duke kaluar në të kundërtën, pra duke e kritikuar dhe fajësuar kohën qeverisjes zogiste ishte një argument për mosbesueshmërinë e tyre për lexuesit. Ideja e italianëve ishte më shumë për një “fillim të ri”, duke mbyllur organet ekzistuese dhe duke krijuar të reja. Paralel me këtë do të ecej dhe për të konsoliduar sistemin e kontrollit dhe censurës ndaj të gjitha botimeve, transmetimeve radiofonike, shfaqjes së filmave e dokumentarëve. Sa i takon kuadrit ligjor të miratuar që në javët e para të pushtimit shtypi konsiderohej si një veprimtari e lirë. Por në Statusin Themeltar të Mbretërisë Shqiptare, të cilin Viktor Emanueli III ja dorëzoi kryeministrit Vërlaci në 3 qershor të vitit 1939, neni përkatës kishte dhe anën tjetër të medaljes që nuk lejonte shpërdorimin e shtypit. “Shtypi është i lirë, por me ligj ndalohet shpërdorimi i tij”. (11) Por një nen i tillë nuk ishte veçse
(8) (9) (10)
po aty Gazeta Shqiptare, 19 maj 1939. po aty
58
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
një farsë, ashtu siç ishte i gjithë statusi i Shqipërisë, si “Bashkim Personal” me Italinë, pra si bashkim i dy vendeve të lira e të pavarura nën një kurorë të përbashkët. Ajo që ndodhi konkretisht në terren, mënyra se si u sollën pushtuesit me fluksin mediatik shqiptar ishte ushtrimi i një kontrolli të rreptë, një censure që nuk
linte vend për asnjë shprehje të lirë dhe alternative të ndryshme nga ajo Romës zyrtare dhe zbatuesve shqiptarë të vendimeve. Me një dekret të veçantë të Mëkëmbësit, Françesko Jakomoni, në tetor të vitit 1940 u sanksionua një disiplinim i rreptë i përdorimit të aparatëve të radios duke mos u lejuar të dëgjoheshin stacionet e ndaluara. “Atyre që kanë aparate radio marrëse (11)
Fletore Zyrtare, nr. 40/10 qershor 1939, “Statuti Themeltar i Mbretërisë së Shqipërisë”, neni 51.
59
Arben MUKA
u ndalohet me i përdorë këto aparate të dëgjojnë stacionet e radiopërhapjeve dhe të radiokomunikimeve armike ose asnjëanëse, ose për të përhapur lajmet e marra në çdo mënyrë. (12) Për ata që e shkelnin këtë dekret kishte gjobë “100 deri në 1000 franga shqiptare dhe aparatet konfiskohen”. (13) “Bërja zap” e informacionit që shpërndahej nëpërmjet organeve të shtypit, Radio Tiranës dhe Agjensisë Telegrafike Shqiptare ishte një strategji që u aplikua brenda një kohe të shkurtër. E cila përfshinte ndërhyrje dhe reformë të shpejtë ndaj strukturave ekzistuese dhe aplikim të disa risive. Ndër masat e para të pushtuesve ishte riorganizimi i Zyrës së Shtypit që funksionte deri në atë kohë brenda strukturës së Ministrisë së Jashtme. Me dekret të posaçëm të Jakomonit, Mëkëmbësit të Përgjithshëm të Viktor Emanuelit III, në Shqipëri më datën 10 maj 1939 u krijua nën varësinë e kryetarit të qeverisë Drejtoria e Përgjithshme për Shtypin, Propagandën dhe Turizmin, DPSHPT. Në strukturën organizative të saj përfshiheshin dy drejtori të veçanta: njëra që mbulonte shtypin e brendshëm e të jashtëm, dhe tjetra që kishte në fokus propagandën, radion, kinematografinë e teatrot. Interesant ishte emërimi i drejtuesit të këtij institucioni. Ai ishte një personazh shumë i njohur nga rradhët e komunitetit të medias: Nikolo Loruso Atoma, që kishte drejtuar që nga numri i parë profashisten Gazeta Shqiptare, botim në shqip e italisht të Gazzeta di Puglia në Bari. Ai u emërua jo pa qëllim në këtë post; ishte një njohës shumë i mirë i realitetit mediatik, me marrëdhënie e kontakte të drejtëpërdrejta me gazetarë dhe botues shqiptarë. Mbi të gjitha, puna si gazetar dhe menaxher gazete në Shqipëri prej të paktën 12 viteve e kishte familjarizuar atë me problematikën lokale politike, sociale, ekonomike, kulturore etj. Të gjitha këto e favorizonin Atoman që të zgjidhte në ekipin e tij ata që duheshin, për të nisur menjëherë procesin “reformues” në frontin mediatik, për të përzgjedhur nga shpurra e gazetarëve (12)
(13)
Fletore Zyrtare, nr. 166 /29 tetor 1940, “Disiplinimi i shërbimeve telegrafikë, telefonikë dhe radiodëgjimet”, dekret i Mëkëmbësit nr. 453, neni 8. Po ai dekret, neni 9.
60
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
dhe redaktorëve më të besuarit, për të mbajtur nën vëzhgim ata që dukeshin ende të lëkundur, ose të pakënaqur. Synimi: të rritej roli dhe të fuqizohej autoriteti i DPSHPT-së. Këtij institucioni që ishte në varësinë direkte të kryeministrit, dhe personalisht Atomas, tre muaj më pas iu dha e drejta për të firmosur edhe në emër të kryeministrit Shefqet Vërlaci, për të gjitha ato akte dhe urdhëresa që ishin brenda linjës punës. Delegimi i firmës, siç argumentohej në vendimin përkatës të kryeministrit bëhej për “të siguruar shpejtësinë më të madhe të nevojshme për funksionimin më të mirë të këtij organizmi të posaçëm”. (14) Nuk mungonte dhe suporti financiar. Me anë të një dekreti të Mëkëmbësit të Mbretit, Françesko Jakomoni, u bënë shtesa në buxhetin e DPSHPT-së, një veprim që u përsërit dhe në vijim. Këtij institucioni të monitorimit e censurës së medias iu lejua të rekrutonte dhe personel të përkohshëm, në varësi të objektivave dhe synimeve të saj. Me dekretin e tetorit të vitit 1940, për diplinimin e shërbimeve telegrafike, telefonike dhe radiodëgjimeve, DPSHPTsë iu dha e drejta dhe e kontrollit të korrespondencës private dhe marrjes telegrafike të shtypit për të gjithë shtetasit e subjektet që ndodheshin brenda territorit të Shqipërisë. “Korrespondenca dhe marrja telegrafike e shtypit i nënshtrohen kontrollit të posaçëm nga ana e Drejtorisë për Shtypin, Propagandën dhe Turizmin... Të gjitha instalimet radiotransmetuese pivate duhet të çmontohen dhe aparatet të mbyllen në arka të vulosura” (15) për t’ja dorëzuar autoriteteve, thuhej mes të tjerave në dekretin e Mëkëmbësit Françesko Jakomoni, në tetor të vitit 1940. Pak para pushtimit italian në Shqipëri botoheshin rreth 25 gazeta e revista. Ato që kishin në fokus aktualitetin politik e social nuk është se krijonin ndonjë kolorit në linjën editoriale. Ato ishin qartazi pro sundimit monarkik, duke e mbështjellë përmbajtjen propaganduese me qëndrime e ide nacionaliste. (14) (15)
Fletore Zyrtare, nr. 63/ 12 gusht 1939 Fletore Zyrtare, nr. 166 /29 tetor 1940,
61
Arben MUKA
Mungesa e pluralizmit, e shprehjes së mendimeve alternative nga ato të qeverisjes dukej se “kompesohej” së pari, me fluksin e madh të debateve mes personazheve nga rradhët e komunitetit të gazetarëve, që shpesh precipitonte si sherr i personalizuar mes tyre. Së dyti, duke vënë në qendër të hapësirave të tyre trajtimin e temave dytësore, gati periferike, shoqëruar me vëzhgime e kritika për çështje pa peshë dhe që nuk atakonin drejtëpërdrejtë qeverinë, atëherë kjo dukej si një lehtësi për menaxhim nga pushtuesit italianë. Gjëndja e medias brenda Shqipërisë deri atëhere kishte tipare të dukshme konformizmi dhe pragmatizmi en block me regjimin zogist. Kjo sa i takon gazetave kombëtare dhe lokale me natyrë politike, pasi botimet me karakter letrar e fetar ishin akoma dhe më larg zhvillimeve të aktualitetit. Këto të fundit as që u prekën nga DPSHPT –ja, por u lanë të vijonin punën e tyre. Pak javë pas pushtimit u mbyllën dy të përditshmet kryesore Drita dhe Shtypi, të konsideruara si mbetje nga regjimi i kaluar dhe nga frika e prurjeve intelektuale të mirëfillta dhe deri diku jo me simpati për Italinë. Mes redaksive që u mbyllën ishte dhe e përmuajshmja Përpjekja Shqiptare, (16) e Branko Merxhanit. Po kështu “dryni” ju vu dhe disa redaksive lokale në qytetet kryesore të vendit. “Ditën që Zyra e Shtypit dhe Propagandës ra në duart e italianëve u vendos të mbyllen fletoret që botoheshin deri atëhere”. (17) Në asnjë moment tregu i gazetave nuk mbeti i zbrazur, pasi u shfaqën titujt e rinj, fillimisht si botime lokale. E para ishte Vlora e re, që u pasua po në qytetin e Vlorës me Këmisha fashiste. Në Gjirokastër doli në qarkullim Epoka e re. Gazeta e Korçës që dilte në kryeqëndrën e juglindjes vijoi si Korça fashiste (emër që u ndryshua pas pak kohe në Liktori). Ndërkohë në kryeqendrën (16)
Revistë që nisi të botohej në vitin 1936, me frekuencë një herë në muaj, me një përmbajtje filozofiko – politike e letrare. Përpjekja Shqiptare ishte nga të paktat organe shtypi të asaj kohe që grumbulloi ndër penat më të mira brenda dhe jashtë vendit, që nxiste debate edhe për çështje që konsideroheshin ende tabu. Fakt për të cilin redaksia e saj nuk i shpëtoi dhe ndëshkimeve a paralajmërimeve për mbyllje. Siç qe dhe rasti trajtimit për konceptet dhe performancën e fesë islame.
62
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
e veriut, Shkodër, qarkullonte Rinia fashiste. Gazeta Shqiptare në numrin e saj të datës 18 maj 1939 njoftonte në faqen e parë: Gazeta Fashizmi del së shpejti në Tiranë”. (18) Ajo i referohej një mbledhjeje të Partisë Fashiste Shqiptare, më 17 maj 1939, ku ishte vendosur të botohet gazeta Fashizmi, e cila sipas njoftimit do të ishte një gazetë “në të cilën gazetarë dhe intelektualë të vyer do të japin bashkëpunim të apasionuar dhe do të përmbajë shprehjen më të thjeshtë të jetës së re shqiptare, duke ilustruar ditë për ditë etapat e procesit të shpejtë të fashistizimit të Shqipërisë”. (19) Por Françesko Jakomoni, në një kohë që pranonte “lulëzimin e revistave dhe gazetave të reja”, (20) në periudhën menjëherë pas pushtimit, pretendonte për mosprezencë të censurës. “Nuk u botuan kurrë në Shqipëri ligje që të vendosnin një censurë parandaluese të shtypit. Ishte krijuar pranë kryesisë së Këshillit shqiptar Drejtoria e Përgjithshme e Shtypit, por ajo interesohej për çështjet që u duheshin të interesuarve”, (21) shkruante ai. Mëkëmbësi kishte të drejtë në një aspekt, pasi njësitë e reja mediatike ishin produkte të sistemit të ri që instalohej në Shqipëri dhe ato as që mund të kishin kurrëfarë problemi me pozicionin dhe idetë që shpërndanin në publik. Një rol të madh në përhapjen e propagandës dhe ideve fashiste do të luante Radio Tirana, stacioni i vetëm zyrtar në Shqipëri. Vetëm një javë pas pushtimit të vendit autoritetet vendosën të rikthejnë shërbimin e saj botëror, kryesisht në gjuhët e rajonit. “Që sot Radio Tirana do të fillojë të japë rregullisht emisione dhe në gjuhë të ndryshme”, (22) njoftonte një javë pas pushtimit gazeta Shtypi. Gradualisht programet në gjuhët ballkanike u konsoliduan. Në mënyrë kronologjike transmetoheshin përmbajtje në turqisht, rumanisht, bullgarisht, greqisht e jugosllavisht. “Në intervale (17) (18) (19) (20) (21)
Tahir Zavalani, Histori e Shqipnis, pjesa e dytë, faqe 249. Gazeta Shqiptare, datë 18 maj 1939. po aty Francesco Jacomoni, Politika e Italisë në Shqipëri, faqe 182. po aty
63
Arben MUKA
kohore të caktuara ato zgjasnin në 30 minuta, ku formati ishte i njëjtë, një bllok lajmesh të përkthyera në gjuhën e vendit përkatës që shoqërohej dhe me një hapësirë muzikore”. (23) Veç këtyre kishte dhe edicione lajmesh në italisht e frëngjisht, ndërsa audiomësimi i gjuhës italiane ishte i përditshëm. Përshtatja programore nuk mund të ishte efektive pa përmirësimin e modernizmin e sistemit teknik dhe rritjes së fuqisë së përhapjes së valëve. Suportin kryesor për këtë do t’a jepte Italia. Autoritetet zyrtare në Romë përgatitën një projektligj enkas për shtesat në kabllot telegrafike dhe telefonike italiane me Shqipërinë. Një prej linjave do të ishte shumë shpejt posaçërisht në shërbim të Radio Tiranës, “që do të lidhet me radiostacionet e Italisë për të shkëmbyer programe të tyre me qartësinë dhe fuqinë më të madhe.” (24) Ndërkohë “që prej datës 28 prill (1939 – AM) u zgjeruan me 90 minuta të dy intervalet e saj të transmemtimit, në mesditë dhe në mbrëmje”. (25) Këto u bënë të mundura duke forcuar ndikimin italian në transmetimet e Radio Tiranës. Në fund të vitit 1939 në Tiranë u krijua i ashtuquajturi Enti Shqiptar për Audicione Radiofonike, E.S.A.R. Iniciator dhe mbështetës për këtë nismë ishte drejtëpërdrejt Enti Italian për Audicione Radiofonike, E.I.A.R. Drejtuesit kryesorë të E.I.A.R., si dhe një ekip teknikësh italianë ishin vetë prezentë në Shqipëri për të asistuar në themelimin e E.S.A.R, që u sanksionua dhe nga nënshkrimi i një konvente të posaçme, konventë për “organizimin dhe ushtrimin e shërbimeve të radiodifuzionit të Shqipërisë”. (26) Gazeta kryesore që botohej atë kohë në Shqipëri, Fashizmi, duke i bërë jehonë kësaj ngjarje shkruante të nesërmen në një vend të dukshëm të faqes së parë se: “Shqipëria do të ketë një nga radiostacionet më të fuqishme të Ballkanit”. (27) (22) (23) (24) (25)
Shtypi, datë 14 prill 1939, faqe 4. Revista Radioprogrami, botim periodik i Radio Tiranës, 1-15 dhjetor 1939. Gazeta Shqiptare, datë 17 maj 1939. Po aty
64
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Në bazë të konventës E.I.A.R do të ishte kryesisht përgjegjës për të gjitha pajisjet e instalimet teknike e teknologjike në radiostacion. Kurse për ndërtesat e territoret që do të viheshin në dispozicion të radiostacionit do të kujdeseshin autoritetet shqiptare. Një pikë e rëndësishme e konventës ishte neni 4, që sanksiononte dhënien nga qeveria shqiptare me koncension eskluziv të ushtrimit të radiodifuzionit në të gjithë territorin e vendit për E.I.A.R dhe E.S.A.R. “Ky koncesion përmban të drejtën nga ana e konçesionarit të ngrejë po ta shohë të nevojshme dhe me kushtet që do të lidhë me qeverinë shqiptare edhe të tjera radiotransmetuese veç asaj, instalimi i së cilës formon objektin e kësaj konvente, si dhe të drejtën të ushtrojë eskluzivisht, po ashtu sa edhe në stacionet e tjerë që mund të ngrihen”. (28) Konventa parashikonte “instalimin e një transmetuesi të madh dhe të fuqishëm në Tiranë”.(29) Ky konsiderohej dhe si hapi i parë konkret për modernizimin e Radio Tiranës. “Programi i radio edicioneve dhe të radio fletores që edhe deri më sot janë transmetuar nga Radio Tirana në të gjitha gjuhët ballkanike do të përsosen akoma më shumë si nga pikpamja teknike ashtu dhe nga ajo artistike”. (30) Të 14 nenet e konventës përveç sanksionimit të zhvillimit teknik, teknologjik e artistik të transmetimeve të Radio Tiranës, vendosnin atë dhe radiostacione të tjera që mund të krijoheshin nën kontrollin e plotë të palës italiane. Në këtë periudhë kishte ndodhur dhe një ngjarje e rëndësishme për Radio Tiranën. Ajo nga ambjentet modeste të fillimit të transmetimit në zyrën e Bashkisë së Tiranës, kishte kaluar në një ambjent shumë më të bollshëm dhe të përshtatshëm për radiostacionin kryesor të Shqipërisë. Një vilë tre katëshe, ku mund të instalohej një inventar dhe më i madh teknik e teknologjik, (26) (27) (28) (29) (30)
Fletore zyrtare nr.7, datë 15 janar 1940. Fashizmi, datë 23 dhjetor 1939. Fletore zyrtare nr.7, 15 janar 1940. po aty Fashizmi, datë 23 dhjetor 1939.
65
Arben MUKA
ku mund të kishte zyra e studio për gazetarët e redaktorët, duke përfshirë dhe mjediset ndihmëse e plotësuese. Këto zhvillime ishin dhe në qendër të vëmendjes së shtypit zyrtar, që përshkruante atë që ndodhte në Radio Tirana si një “kryevepër fashiste”. Këtë cilësim gazeta Fashizmi e përdori si titull në një reportazh të sajin ku bënte lidhjen mes dinamikës në rritje të punës në Radio Tirana me instalimin e sistemit fashist italian në Shqipëri. “Në çdo fushë të aktivitetit tonë shoqëror, ekonomik dhe shtetëror, do të gjejmë energjinë fashiste, të fortë ndërtonjëse, krijonjëse, qytetëronjëse…. Një nga provat e shumta dhe mund të themi provën më elokuente dhe më të bukur, se Fashizmi ka mundur të vendosë rregullin dhe të ndërtojë në vend të shtetit superficial, shtetin e ndërgjegjshëm dhe krijonjës, na e jep Radio Tirana”. (31) Duke iu kthyer konventës për krijimin e E.S.A.R. dhe për instalimin e transmetuesit të fuqishëm në Tiranë, reportazhi kujtonte se pas realizmit të saj, atëhere Radio Tirana “do të mund të krahasohet me stacionet më të mira radiofonike të Ballkanit”. (32) Ideja e një radio të fuqishme rajonale ishte një refren që u 66
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
përsërit thuajse gjatë gjithë kohës së pushtimit fashist italian. Kjo dukej si një nga çështjet e fiksuara mirë në planet e Romës zyrtare, që lidhej me ambicien që nuk mund të fshihej, se invazioni në Shqipëri ishte një ndalesë nga ku mund të ecej edhe në territore të tjera ballkanike. Shumë kohë më pas gazeta profashiste Roja kombëtare (33) tërhiqte sërish vëmendjen se “Tirana do të ketë një nga stacionet më të mirat të Ballkanit”. (34) Në artikullin me titull: “Radio Tirana, dje sot e nesër” fokusi ishte ndërtimi i një transmetuesi të fuqishëm në zonën e Kasharit (12 km larg kryeqytetit): “S’andejmi zëri i Radios Shqiptare do të përhapet në të katër cepat e botës më një fuqi 50 herë më të madhe nga e sotmja”.(35) Pikërisht në ndërtesën që po ngrihej në Kashar do të instalohej transmetuesi që do të vinte nga Italia. Aty do të vendosej dhe një antenë e lartë 160 metra. Për të zgjeruar audiencën e saj në shërbim të propagandës fashiste Radio Tirana përdori dhe mënyra të tjera komunikimi të drejtëpërdrejtë me dëgjuesit. Kështu u veprua në mes të vitit 1940, kur stacioni lançoi në programin e saj dhe formatin që quhej “Radio Fletorja”. Ai fokusohej në temat e ditës nëpërmjet intervistave e bisedave me të ftuar. Për të informuar qytetarët për hapjen e këtij programi të mirëfilltë propagandistik ajo organizoi dëgjime publike në sheshe e vendqëndrime të njohura në kryeqytet. “Dje paradite me iniciativën e Partisë Fashiste Shqiptare dhe e organizuar prej Radio Tiranës filloi shërbimi i parë i ‘Radio
(31) (32) (33)
(34) (35)
Fashizmi, datë 29 dhjetor 1939. po aty Kjo gazetë filloi të botohet më 5 prill 1943, si një organ i përditshëm politik profashist. Këtë e pranonte redaksia qysh në numrin e parë, kur shkruante se “në regjimin totalitar si ky i yni, një fletore politike nuk mund të ketë një program themelisht të ndryshëm nga ajo e regjimit: regjim monarkik me dinastinë e Savojës në krye dhe regjimin totalitar i bazuar mbi doktrinën fashiste që ka krijuar gjenija e Benito Musolinit për të vajtur gjithnjë drejt popullit”. Roja kombëtare nuk pati jetë të gjatë, ajo u mbyll më 13 maj po të vitit 1943, sic njoftohej në numrin e fundit: “për shkaqe teknike”. Roja kombëtare, datë 16 prill 1943. po aty
67
Arben MUKA
Fletores’. Në sheshin para postës, si dhe në pazarin e vjetër ishin vendosur altoporlante për të dëgjuar banorët. Me anë të kësaj ‘Radio Fletore’ u transmetuan copa muzike popullore shqiptare dhe bisedime mbi argumentat e akualitetit. Kjo iniciativë u prit me kënaqësi të madhe prej popullit, Kjo ‘Radio Fletore’ do të përsëritet periodikisht”. (36) Ky format vijonte dy herë në ditë, në drekë dhe në mbrëmje. Gjithashtu për veprimtari publike shfrytëzohej dhe ekipi i këngëtarëve dhe orkestrantëve të njohur të Radio Tiranës. Një prej destinacioneve më të rëndësishme të këtij ekipi ishte dhe Spitali Qëndror i Ushtrisë në Tiranë, ku trajtoheshin shumë anëtarë të forcave ushtarake italiane. Koncertet e hapura në mjediset e spitalit ishin një mbështetje për angazhimin e luftëtarëve fashistë, të cilët ishin plagosur në fushën e betejës, si dhe një inkurajim për rritjen e moralit të tyre për t’u rikthyer sërish në vijën e frontit. Revista Vatra Shqiptare,(37) duke i bërë jehonë një koncerti të tillë në fund të qershorit 1941 në Spitalin Qendror të Ushtrisë të kryqytetit shkruante se kjo veprimtari iu “kushtohej trimave luftëtarë, të rënë dhe të plagosur në fushën e nderit, ndër luftrat e zhvilluara me aq tërbim për realizmin e idealeve tona kombëtare dhe për madhështinë e Perandorisë, në gjirin e së cilës Shqipëria jonë e ka fituar tashmë vendin e nderit”. (38) Ky përdorim i burimeve njerëzore e teknologjike të Radio Tiranës në rolin e një trupe muzikore lëvizëse të ushtrisë fashiste italiane përsëritej sa herë që nevojitej për të krijuar një atmosferë të ngritjes së moralit psikologjik në rradhët e luftëtarëve në territorin shqiptar. Me rolin që kryente Radio Tirana në shërbim të ideologjisë fashiste, Shqipëria kishte bërë de jure dhe de facto anullimin e angazhimit të saj për të respektuar “Konventën ndërkombëtare (36) (37)
Tomori, datë 7 qershor 1940. Revistë e përmuajshme që botonte Radio Tirana. Krahas aktivitetit të këtij institucioni, Vatra Shqiptare botonte artikuj e reportazhe nga fusha e aktualitetit, diskutime të ndryshme për tematikë nga arti, kultura, teatri e kinemaja, krijime dhe përkthime të literaturës së huaj, humor etj. Ndaloi botimin në shtator të vitit 1944.
68
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
mbi përdorimin e radiostacionit në interes të paqes”. Kjo ishte nënshkruar zyrtarisht në Konferencën e Gjenevës nga përfaqësuesi shqiptar qysh më 23 shtator të vitit 1936, pra, para se vendi të kishte një radiostacion faktik në transmetim. “Ishte pragu i Luftës së Dytë Botërore. Konventa ndalonte përdorimin e Radios për qëllime dhe propagandë lufte”. (39) Për ta zgjeruar edhe më shumë propagandën nëpërmjet transmetimeve radiofonike, autoritetet pushtuese në Shqipëri vendosën në pranverën e vitit 1942 të hapin një sinjal tjetër në juglindje të vendit. Më 27 prill të atij viti filloi zyrtarisht nga puna Radio Korça. Gazeta Tomori dy ditë më pas botoi në faqen e parë një kronikë të zgjeruar mbi një ceremoni “të thjeshtë të stilit fashist”, (40) që u zhvillua me këtë rast. Komisari i Jashtëzakonshëm i Qarkut të Korçës, Zef Kadarja, duke përshëndetur hapjen e radiostacionit të ri e lidhi atë me faktin e para disa ditëve, kur ishte arritur sipas tij dëbimi i të gjithë armiqve grekë nga Korça prej ushtrisë italiane. “Zani i Korçës do të buçasi paskëndej anë e kënd Shqipërisë. Patriotët korçarë do të kenë mundësi të predikojnë, sot e tutje, flakën e atdhedashurisë nga ky mikrofon. Djelmëria korçare do të mund t’i dërgojë botës shqiptare shprehjen e shpirtit të saj artistik, duke bashkëpunuar në këtë mënyrë me qytetërimin e përsosur të vendit”. (41) Fillimi i punës së këtij stacioni lokal ishte në kushte modeste me rreth 3 orë program ditor, në dy seksione, nga ora 12.00 deri më 13.30 dhe nga 20.00 deri më 21.15. Kryesisht me lajme në shqip dhe italisht, si dhe hapësirë muzikore, kryesisht nga fondi i Radio Tiranës. Pas disa muajsh koha në dispozicion për transmetimin e programit të Radio Korçës u zgjerua edhe më shumë, pasi u sigurua lidhja direkte me Radio Tiranën dhe Radio Romën.
(38) (39) (40)
Vatra Shqiptare nr 21, korrik 1941. Agron Çobani, Ju flet Radio Tirana… botimet Toena, Tiranë, 2010, faqe 15. Tomori, datë 29 prill 1942.
69
Arben MUKA
Centralizimi i burimeve informative, qoftë për lajmet e brendshme si dhe ato ndërkombëtare ripozicionoi dhe rolin e Agjenisë Telegrafike Shqiptare. Në janar të vitit 1940, ATSH u vendos të kishte si burim të vetëm për lëndën e buletineve të saj informacionet që vinin nga Agjensia Italiane e Lajmeve Stefani. Kjo agjensi e vendit fqinj gradualisht kishte nisur të zinte gjithnjë e më shumë hapësira në median shqiptare të parapushtimit italian. Por qysh nga mëngjesi i 7 prillit 1939 ajo duket se kishte marrë rolin e favoritit për gjithshka që botohej jo vetëm nga kronika ndërkombëtare, por dhe ajo vendore. Statusi i ri që merrte kjo agjensi duke u bërë referenca e vetme për ATSH tregonte se kësaj të fundit tashmë i mbetej të bënte vetëm seleksionime e përkthime në shqip të pjesës kryesore të lëndës informative italiane.
(41)
po aty
70
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
4 Instrumentalizmi i shtypit proqeveritar në periudhën e pushtimit italian
Aktiviteti i Partisë Fashiste Shqiptare nuk “ngjit” në popull, po kështu dhe organet propaganduese të saj.
Shkëlqimi dhe rënia e të përditshmes Fashizmi, zëvendësimi i detyruar me Tomorin.
Sinkronizim i plotë ideor i botimeve proqeveritare me aksionin pushtues brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Binjakëzimi mes Tomorit dhe Telegrafos, roli aktiv i Xhovani Ansaldos.
“Dosja Hoxha”, si një argument në marrëdhëniet italo – greke: “Kush prek Shqipërinë prek Italinë!”. 71
Arben MUKA
I
nstalimi i një rendi të ri fashist në Shqipëri kërkonte domosdoshmërisht dhe ngritjen e një rrjeti mediatik që t’i përgjigjej propagandës dhe përhapjes së ideve të reja për publikun e gjerë. Kjo strukturë mediatike do të duhej të përcillte informacione e mesazhe për mënyrën e organizimit të institucioneve politike vendore, të planeve e qëllimeve madhore të Romës, për ndërtimin e një perandorie fashiste të fuqishme, ku Shqipëria do të kishte përfitime të jashtëzakonshme në të gjitha sektorët etj. Siç u përmend më sipër, vetëm pak ditë pas invazionit ushtarak të 7 prillit 1939 nisën të dalin në disa prej qyteteve kryesore të vendit tituj të rinj gazetash me orientim tërësisht fashist. Përkatësia e tyre politike e ideologjike kuptohej hapur po të kemi parasysh se fjala “fashist” u vendos që në titullin e këtyre organeve lokale si, Korça fashiste, Rinia fashiste (Shkodër), Këmisha fashiste (Vlorë) etj. Pas spastrimit të gazetave kryesore politike dhe filozofike të trashëguara, qysh nga koha e mbretit Zog, në Tiranë nisi të dalë që më 24 maj gazeta e re Fashizmi. Si organi qëndror i Partisë Fashiste Shqiptare, ajo kishte 4 faqe, njëra prej të cilave përmbante lëndën në gjuhën italiane. Fashizmi kishte një format zyrtar me lajme të brendshme dhe të jashtme, pjesa kryesore e të cilave kishin si burim mediat dhe agjensitë italiane të informimit. Në hapësirat e saj kishte rubrika fikse për trajtime ideologjike e propagandistike të aktualitetit, si “Ç’është fashizmi?”, “Jeta e Partisë Fashiste Shqiptare”, “Ç’ka bërë Duçja për Shqipërinë?” etj. Duke qënë se reformat institucionale në Shqipëri bëheshin të komanduara dhe të diktuara nga Roma zyrtare, tek gazeta Fashizmi nuk mund të mendohej ndonjë debat apo opinion rreth tyre. Shqipëria kishte në skenën politike vetëm një forcë politike, PFSH-në, dhe sistemi njëpartiak përcillej në formën e vet totalitariste dhe tek gazeta Fashizmi. Gjithshka vetëm duatrokitej dhe mbështetej me entuziazëm, se bëhej 72
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
për të mirën e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Gazeta i kushtonte hapësira të mëdha dhe informacioneve që vinin nga institucionet kryesore të pushtimit, apo nga federatat lokale të fashistëve, për përkrahjen e gjerë që ato gjenin nga popullata, nga intelektualët dhe personalitetet publike. Pavarësisht se bëhej fjalë për gazetën kryesore zyrtare në Shqipëri, tek Fashizmi mungonte identifikimi autorial për artikujt që botoheshin në faqet e saj. Mbisundonte praktika e lënies së materialeve pa emër, diku përdoreshin pseudonime, ose vetëm iniciale që nuk mund të thuhet me saktësi nëse ishin të emrave realë të atyre që i kishin shkruar. Për ti dhënë një fytyrë më sociale Fashizmit, në faqet e saj botoheshin dhe kronika e reportazhe për shkollën, për fëmijët e të rinjtë, për kulturën, gratë e vajzat. Por gjithçka nga tematika që trajtohej përzihej në çdo rast me erën e re fashiste, perspektivat dhe rolin në çdo qelizë të jetës, për idealet që nxisnin “vetëm paqen e drejtësinë”. Por Fashizmi nuk po arrinte të kishte sukses. Jehona e saj në publik po dukej të ishte e zbehtë dhe pa ndonjë ndikim të madh. Historiani Bernd J. Fischer e shpjegon këtë me disa arsye: “Së pari, përqindja e lartë e analfabetizmit ushtronte sigurisht ndikimin e vet. Por po aq e rëndësishme ishte se shumë shpejt shqiptarët e Tiranës e panë Fashizmin ashtu si qe në të vërtetë, një mjet për përhapjen e propagandës mashtruese italiane”. (1) Por mosinteresimi dukej dhe për “bijëzat” e Fashizmit në qytetet kryesore të vendit. “Siç del nga dokumentet zyrtare të kohës, ato u detyruan ta ulin tirazhin, sepse, gjoja, nuk bliheshin nga populli. Për shembull, gazetat lokale Liktori e Korçës dhe Rinia Fashiste e Shkodrës e zbritën tirazhin e tyre. Në tremujorin e parë të vitit 1940 arriti në 500 deri 600 kopje nga 1300 që e kishin në fillim (korrik – gusht 1939), por dhe ato i merrnin funksionarë të organizatave fashiste, ose zyrtarë të tjerë, të cilët ishin porositur të pajtoheshin në këto organe”. (2) (1) (2)
Bernd J. Fischer, Shqipëria gjatë Luftës, 1939 – 1945, faqe 81. Prof. Dr Luan Zelka: Shtypi shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1944), faqe 205.
73
Arben MUKA
Por ky indiferentizëm i popullatës për këto organe shtypi lidhej dhe me një faktor tjetër të rëndësishëm, pasi dhe vetë Partia Fashiste Shqiptare, si dhe levat ndihmëse që ajo krijoi për të përhapur idetë dhe pikpamjet e saj nuk po “ngjisnin” tek njerëzit. Anëtarësimet në rradhët e PFSH ishin të imponuara, siç është përmendur më sipër, dhe këtë e bënin më shumë nëpunës
të administratës. “Partia Fashiste, e krijuar me bujë, dështoi në misionin e saj; ajo mbeti anemike, me një grusht njerëzish, pa mbështetjen e autoritetin e duhur. Në një raport që Jakomoni i bënte Romës, pas nëntë muajve të pushtimit, shprehte shqetësimin për gjendjen krejt të pakënaqshme në Partinë Fashiste, e cila ishte bojkotuar nga shqiptarët. Kurse në kujtimet e botuara pas lufte, ai shkruante: ‘Formimi i Partisë Fashiste në Shqipëri kishte qenë një hap i nxituar që u ndërmor pa njohur realitetin shqiptar, prandaj dhe dështoi’ ” (3) Rreth nëntë muaj pas botimit të numrit të parë Fashizmi e (3)
Histori e popullit shqiptar, volumi i katërt, faqe 28.
74
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
ndërpreu daljen në treg duke u zëvendësuar nga një “e përditshme e madhe politike”, me emër shqiptar: Tomori. Kjo dukej si një lëvizje taktike, duke e etiketuar me një emër që tingëllonte tradicional dhe popullor për shqiptarët. Gjithashtu ishte vendosur që kryeredaktori i gazetës së re të mos ishte italian, si deri atëhere, por shqiptar. Megjithatë në permbajtje Tomori nuk hoqi dorë nga kursi profashist, duke mbetur besnike e linjës që kish ndjekur pararendësja e saj Fashizmi. Kjo dukej qysh në prezantimin e numrit të parë në datën 3 mars 1940, kur në dy krahët e titullit të gazetës ishin vendosur dy thënie: njëra e Musolinit “Shqipëria asht në zemrën time” dhe në anën tjetër citohej Viktor Emanueli III “Fatet e Shqipërisë janë të lidhura ngushtësisht me ato të Italisë”. Këto dy fjali, që dukeshin sikur e “kishin blinduar” kokën e gazetës qëndruan deri në numrin e fundit të saj, kur Italia fashiste kapitulloi në shtatorin e vitit 1943. Drejtues i Tomorit ishte Vangjel Koça dhe më pas Hilmi Leka, të dy personalitete të spikatur të publicistikës, por dhe si ndër më të besuarit e regjimit fashist. Në editorialin e numrit të parë të Tomorit, me titullin “Shqipni, përpara” thuhej se programi i saj “është i thjeshtë dhe i qartë, me naltësue vlerat shpirtnore të kombit shqiptar e me ja mbrojtë interesat politike e lëndore në qarkun e Perandorisë fashiste italiane nën kurorën e përbashkët të Shtëpisë së lumnueshme të Savojës”. (4) Sigurisht nuk harrohej të përmendej dhe shkaktari i situatës së rëndë para pushtimit italian: “Shqipëria nuk mund të sundohet në vete. Sikur çdo shtet tjetër modern, të gjitha provat e bëra kanë dështuar në gjak e korrupsion. Tregimi i fundit është i Zogut që mund të rrëzohej dhjetë vjet më përpara, po të mos kishte pasur Italia kahherë tepër bujare besim në të”. (5) Një nga risitë që solli Tomori në krahasim me Fashizmin ishte përpjekja për të afruar sa më shumë intelektualë që të shkruanin në faqet e saj. Kjo thirrje u bë që në numrat e parë të Tomorit. Qëllimi ishte jo vetëm për të ngritur nivelin e gazetës, por dhe (4) (5)
Tomori datë 3 mars 1940, faqe 1. po aty
75
Arben MUKA
për të reduktuar anonimatin për autorësinë e lëndës së botuar. Thirrja për afrim të penave të kualifikuara konsiderohej dhe si një koperturë për të treguar se ishte pikërisht elita shqiptare ajo që gjeneronte ide dhe vlerësime për zhvillimet e aktualitetit politik, ekonomik, social, kulturor etj., se përthithja e edukatës dhe moralit fashist ishte një proces i natyrshëm, ku në pararojë janë të mirëshkolluarit, mes tyre dhe personalitetet e spikatuar të jetës publike. Duke marrë shkas nga një letër që kishte mbërritur në redaksi nga një intelektual nga Shkodra që kishte mbetur, sipas tij i habitur dhe i kënaqur “që shoh më së fundi një fletore të vërtetë të shtypet në Shqipëri”, (6) redaksia ofronte bashkëpunim me të gjithë intelektualët e interesuar: “Gjithë ata që do të dëshirojnë të shkruajnë artikuj, nota, komente, në bazë të frymës së programit të treguar, do të gjejnë pritjen më të përzemërt. Është e lehtë të rrish mënjanë, të bësh vërejtje dhe të kritikosh. Vërejtësit dhe kritikuesit përkundrazi le të marrin pjesë në jetën e gazetës që lufton me mungesat e mjeteve teknike, të cilat dora dorës do të përmirësohen dhe do të plotësohen”. (7) Por kjo lëvizje e redaksisë së Tomorit nuk është se pati ndonjë efekt konkret. Ajo brenda një kohe të shkurtër u zbeh deri në harresë, pasi ata që zunë hapësirat e artikujve ishin po të njëjtët njerëz të besuar të sistemit fashist, ata që zbatonin pa lëvizur “as presjen” direktivat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shtypit, Propagandës dhe Turizmit, të hierarkisë së organeve të fashos. Duke qënë se Tomori botonte të plota komunikatat që mbërrinin nga Mëkëmbësia, nga qeveria dhe nga federatat fashiste në qytete të ndryshme të vendit, por dhe lajmet dhe infot e përkthyera nga agjensia italiane Stefani, apo nga burimet zyrtare të fuqive të Boshtit dhe aleatëve të tyre - atëhere pak vend mbetej për artikuj të mirëfilltë gazetareskë, për komente e vështrime të aktualitetit e perspektivës. (6) (7)
Tomori datë 7 mars 1940, faqe 1. po aty
76
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Përmbajtja e lëndës ditore të Tomorit në tre faqet e saj, (pasi faqja e fundit ishte një ekstrakt i lajmeve e materialeve kryesore në gjuhën italiane) ishte gjithëfarë. Përveç aktualitetit brenda dhe jashtë Shqipërisë kishte dhe pasqyrime për reformat që zhvilloheshin në ushtri, arsim, në sistemin financiar e banka, në unifikimin doganor, për zhvillimin e infrastrukturës, sidomos në kryeqytet e tema të tjera. Por dhe rubrikë për historinë, përshtypje nga vizitat dhe eskursionet në Itali të grupeve të fëmijëve, të studentëve, grave etj. Hapësirë të konsiderueshme në faqet e gazetës zinin dhe krijimtaria a përkthimet, këto të fundit kryesisht nga literatura italiane. Për krijimtarinë në prozë, sidomos për novelat, botimi bëhej në disa numra rresht, si një mënyrë për të mbajtur konstant interesimin e lexuesve. Gazeta Tomori i kushtonte kujdes dhe informacionit sportiv, më shumë nga kalendari i veprimtarive brenda vendit. Por në të gjithë këtë laryshi tematike asnjëherë nuk harrohej të përmendej përvoja e rendit fashist italian, roli, frymëzimi 77
Arben MUKA
dhe kontributi për “ndryshimin e faqes” në të gjitha aspektet për Shqipërinë. Tomori aplikoi dhe marrëdhënie të shkëmbimit profesional me radaksi gazetash në Itali. Më e qëndrueshmja ka qënë “binjakëzimi” me gazetën Telegrafo. Veç dhënie marrjes së informacionit në mënyrë të ndërsjellë u vendos që drejtori i partnerit italian, Xhovani Ansaldo, të shkruante në mënyrë sistematike analiza dhe komente, në mënyrë specifike për çështje të marrëdhënieve rajonale, por dhe raportet e Italisë në një plan më të gjerë ndërkombëtar. Siç e paralajmëronte këtë marrëveshje Tomori, Ansaldo “herë pas here do të shqyrtojë dhe do të përmbledhë pamjet e lëvizshme të gjendjes politike ndërkombëtare”. (8) Vetë drejtori i Telegrafos dukej optimist për kontributin e tij për gazetën më të madhe në Shqipëri. “Për Shqipërinë është e vërtetë ajo që është dhe për Italinë; ajo është një tokë në të cilën nuk mund të ekzistojnë barbarë. Mund të ekzistojnë injorantë të varfër analfabetë; por dhe këta do të kenë gjithmonë kurreshtje të vetëdijshme për të qenë të informuar mbi çështjet e mëdha politike të ditës dhe një zotësi të vetëdijshme që të mundin t’i ndjekin. Si konseguencë, publiku shqiptar që merr sot në dorë një gazetë nuk është aspak i kategorisë së dytë, sikur mund të besojnë me mëndje të lehtë publicistët e Parisit e Londrës; por është një publik që kushdo duhet t’i drejtohet me vërejtjen më të madhe dhe me seriozitetin më të madh”. (9) Si një gazetar me përvojë, por dhe një ushtar i bindur i perandorisë fashiste, Xhovani Ansaldo mori rolin e komentatorit kryesor në faqet e Tomorit. Veçanërisht në situatat më delikate dhe konfuze redaksia nuk kishte njeri më adapt për ti lëshuar hapësirën e kryeartikullit, apo të analizës kryesore me qëllimin që të mbahej e sigurtë dhe konseguente linja editoriale të gazetës. Në rolin e opinionbërësit finok dhe koherent, Ansaldo e nisi prezantimin e tij tek lexuesi shqiptar me një panoramë të situatës ballkanike. Ishte kohë polemikash e dilemash të shumta (8) (9)
Tomori, datë 13 mars 1940. po aty
78
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
të qëndrimit që do të mbante Italia në rajon pas kryerjes së aktit pushtues në Shqipëri. “Italia sot, përsa i përket Ballkanit, ka vetëm një interes dhe predominant: që të mbretërojë atje paqja. Ajo di natyrisht se midis shteteve të ndryshme ballkanas ka argumente kundërshtimi; kështu midis Rumanisë dhe Hungarisë për Transilvaninë, midis Rumanisë dhe Bullgarisë për Dobroxhën, midis Bullgarisë dhe Jugosllavisë për Maqedoninë dhe të tjera. Por ajo mendon se këto kundërshtime mund të zgjidhen më parë, ose më pas me anën e udhës diplomatike, me anë bisedimesh paqësore; dhe se më parë nga të gjitha, duhet mbajtur në Ballkan paqja, duke ndalur vetë shtetet ballkanike që të vijnë në konflikt mes tyre, qoftë nëse ndonjë prej tyre të hyjë në konflikt me fuqitë e mëdha”.(10) Duke ushqyer logjikën se vendi i tij ishte krejt i parrezikshëm, por dhe mjaft konstruktiv në të ardhmen e afërt të rajonit ballkanik dhe për raportet e mira me të gjitha shtetet përreth, Ansaldo tërheq vëmendjen në analizën e tij se: “nga pallati i tij i Romës, mund të thuhet fare mirë, se Musolini mban në duart e tij fijet e politikës ballkanike”. (11) Kollonat e mëpasme të Ansaldos (të cilat quheshin si “nota telegrafike” dhe vendoseshin në vendin më të dukshëm të faqes së parë të Tomorit) kishin në fokus pavarësinë ekonomike të vendeve ballkanike; fatin e luftimeve franko – gjermane në terren; kritikat ndaj rolit të britanikëve dhe francezëve për të penguar marshimin e Adolf Hitlerit në Hollandë e Belgjikë, glorifikimin e politikës së ndjekur nga linja e Boshtit Romë – Berlin - Tokio etj. Qëndrimet e Xhovani Ansaldos ishin hapur si të një zëdhënësi të Perandorisë fashiste, pjesë i industrisë propagandistike, herë për të zhvendosur vëmendjen, ose për të thënë me forcë të kundërtën e asaj që do të ndodhte me siguri, herë për të fshikulluar e kërcënuar ata që shfaqeshin kundër. Duke mbetur një propagandues i ethshëm i politikës italiane, Tomori u tregua mjaft aktiv në përpunimin e opinionit dhe në prag të sulmit ndaj Greqisë. Qysh disa muaj përpara gazeta zjente (10) (11)
Tomori, datë 4 prill 1940, artikulli me titull “Paqja ballkanse”, faqe 1. po aty
79
Arben MUKA
nga informata të zgjeruara dhe vështrime mbi atë që konsiderohej si pozitë inferiore e popullsisë çame në Greqi. Në përpjekjet e italianëve për të kërkuar një preteks, a shkak në acarimin e skajshëm mes shqiptarëve e grekëve, Tomori në disa numra i dha shumë hapësirë vrasjes së bariut Daut Hoxha, në mes të gushtit të vitit 1940. Ky rast u amplifikua jo vetëm në Shqipëri, por dhe në mediat e tjera ndërkombëtare, duke u prezantuar si rast tipik i shkeljes së hapur të të drejtave të popullsisë çame në territorin helen, për keqtrajtimin e tyre sistematik, por dhe për qëndrimin armiqësor që mbante media në Greqi ndaj tyre. Se sa seriozisht trajtohej situata nga pala italiane, kjo dukej dhe nga ashpërsimi i gjuhës së shprehjes në faqet e Tomorit, duke e përdorur “çështjen Hoxha” si një argument në marrëdhëniet italo - greke. “Kush prek Shqipërinë prek Italinë”, shkruante gazeta në një koment të datës 14 gusht të vitit 1940. “Vrasja e fatkeqit Daut Hoxha, ngjarje në vetvete shumë e rëndë dhe jo sa të kalohet në heshtje, inkuadrohet në gjendjen e marrëdhënieve italo – greke dhe e bën akoma më delikate. Nuk është në fakt një mister për asnjë italian, që qysh ditës së fillimit të luftës, dhe pikërisht qysh ditës së hyrjes së Italisë në luftë, sjellja e qeverisë së Athinës nuk ka qënë aspak ajo që duhet të ishte”. (12) Komenti duke e cilësuar Greqinë si një shtet asnjëanës kërkon tërheqjen e saj nga ndihma e drejtëpërdrejtë që jep për anglezët, për të pushuar “favorizimin skandaloz të një shteti, i shpallur asnjëanës, një luftonjësi”. (13) Në fund të tetorit, pak ditë para se të niste zyrtarisht invazioni italian ndaj Greqisë, Tomori hapej me tituj të mëdhenj që tregonin për një situatë të turbullt dhe të paqëndrueshme në vendin fqinj: “Greqia në udhëkryqin e luftës”; (14) “Greqia e vetmuar”; (15) “Greqia e njëqind milionarëve” (16) etj. Më pas vëmendja u lokalizua në zonën kufitare mes dy vendeve duke nxjerrë në pah provokacionet e rënda nga ana e palës greke. “Një lodër e rrezikshme: Çfarë ngjet (12) (13)
Tomori, datë 14 gusht 1940, faqe 1. po aty
80
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
në kufirin grek?”; (17) “Një çetë greke sulmon një postë të kufirit në Qafë të Kapshticës”; (18) ndërkohë që në ditën e sulmit të Italisë ndaj Greqisë, Tomori shkruante me gërma kapitale në faqen e parë: “I gjithë populli shqiptar i bashkuar në besim të flaktë kërkon drejtësi për vëllezërit dhe përgjigje të përshtatshme kryeneçërisë greke”. (19) “Gjendje lufte me Greqinë. Trupat tona kaluan kufirin”. (20) “Trupat tona fitorioze i shpien Çamërisë dritën e Romës.” (21) Në vijim gazeta u pozicionua aktivisht në një pasqyruese e luftës në terren, e motiveve që e shtynë Italinë për të ndërrmarë këtë hap, për sukseset e njëpasnjëshme të ushtrisë së saj, duke botuar dhe përgënjeshtrime për lajmet që vinin nga mediat greke, britanike apo të vendeve të tjera. Kujdesi i autoriteteve zyrtare, sidomos Drejtorisë së Përgjithshme të Shtypit, Propagandës dhe Turizmit nuk ishte vetëm tek lënda përmbajtëse e Tomorit, por dhe prezantimi sa më dinjitoz i saj në formë, si e përditshmja më e madhe në vend. Kështu rreth një vit pas hyrjes së gazetës në treg ajo pësoi një transformim “look-u”, kjo në sajë të përmirësimit të kushteve teknologjike të prodhimit të saj. Në datën 19 mars 1941 me anë të kryeartikullit titulluar “Me petka të ra” (22) redaksia njoftonte ndryshimin e madh cilësor në pamje, duke e lidhur këtë me nevojën që “i imponon dinjiteti i Shqipërisë perandorake dhe përparimet e teknikës tipografike të sotme… Nga pikëpamja tipografike gazeta jonë bën një kryengritje në Shqipëri. Instalimet e saja tipografike janë nga më të mirat dhe më modernet në Ballkan”. (23) Edhe në këtë rast Tomori nuk harronte të kujtonte se gjithshka ishte një “nga provat e prekshme se ku do të arrijë Shqipëria fashiste, në (14) (15) (16) (17) (18) (19) (20) (21) (22)
Tomori, datë 19 tetor 1940, faqe 1. Tomori, datë 20 tetor 1940, faqe 1. Tomori, datë 23 tetor 1940, faqe 1. Tomori, datë 26 tetor 1940, faqe 1. Tomori, datë 27 tetor 1940, faqe 1. Tomori, datë 28 tetor 1940, faqe 1. Tomori, datë 30 tetor 1940, faqe 1. Tomori, datë 1 nëntor 1940, faqe 1. Tomori, datë 19 mars 1941, faqe 1.
81
Arben MUKA
suazën e Romës, edhe në pikëpamje të qytetërimit mekanik”. (24) Këto kushte të përshtatshme favorizonin daljen e njëkohshme të Tomorit në dy botime të veçanta, në shqip e italisht. Në këtë mënyrë botimi në gjuhën amtare, sipas redaksisë do të arrinte t’u përcillte “trimave luftëtarë italianë edhe mirënjohjen, devocionin dhe admirimin e gjithë popullit shqiptar për veprën e madhe që janë duke kryer kundër armikut të përbashkët, si bij të denjë të romakëvet të lavdishëm”. (25) Evoluimi në formë nuk prekte asgjë nga linja e saj politike. Vetëm pak ditë më pas gazeta e shpalli hapur përkatësinë e saj botuese duke u quajtur “e përditshme fashiste shqiptare”. Ky ishte kthimi i saj zyrtarisht në origjinë, si vazhduese e misionit të së përditshmes Fashizmi, duke lënë pas sajesën e fillimeve të daljes në treg si një “e përditshme e madhe politike”. Kjo ndodhi më 23 mars të vitit 1941, një ditë jo e zakonshme për regjimin: 22 vjet më parë kishte ndodhur ajo që vazhdimisht përshkruhej plot lavde dhe krenari ekzaltuese, si dita e fillimit të Revolucionit të Këmishave të Zeza, që nisi nga Milano “për të shpëtuar Italinë nga anarshia e shkatërrimi ku po e çonin sabotatorët e fitoreve dhe armiqtë e atdheut”. (26) Realisht reforma në gazetën Tomori përfshiu dhe hapjen e disa rubrikave të reja periodike mujore me botimin e faqeve të posaçme për kinemanë, radion, për çështje të zhvillimit turistik (me legjenda, vjersha, folklor), këto të fundit nën kujdesin e DPSHPTsë. Gjithashtu dhe “faqe për të rinjtë dhe nga të rinjtë, si dhe një faqe femërore nga femra dhe të tjerë”. (27) Edhe dalja në treg e Tomori i vogël, që konsiderohej si botim rinor, ishte vazhdë e hapjes së hapësirave për krijimtarinë, debatin intelektual, përkthimin e zbavitjen. Por dhe Tomori i vogël nuk arriti të “relaksohet” nga të marrurit me tema politike, nga afeksioni e lavdërimi për gjithçka që bënte fashizmi në Shqipëri. (23) (24) (25) (26)
po aty po aty po aty Tomori, datë 23 mars 1941.
82
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Një fat të tillë pati më vonë dhe një e përdyjavshme tjetër e rinisë studentore fashiste, Balli i rinisë, e cila rezistoi në treg vetëm disa muaj. Pa afeksionin ndaj regjimit dhe “perspektivës së ndritur” që e priste Shqipërinë nuk mund të kuptohej dhe veprimtaria e disa organeve të tjera që nisën të botohen gjatë vitit 1940 dhe vijuan deri në fund të pushtimit italian, si Shkëndija, e themeluar prej shkrimtarit dhe intelektualit Ernest Koliqi, Bota e re, nën drejtimin e gazetarit të njohur Nebil Çika etj. Se sa mision i pamundur ishte shmangia e qëndrimit profashist për cilëndo redaksi që ishte në punë atë periudhë, këtë e tregon më së miri fillimi i botimit të së përditshmes Roja kombëtare më 5 prill 1943. Në editorialin e numrit të parë të kësaj gazete shkruhej: “Në regjimin totalitar si ky i yni, një fletore politike nuk mund të ketë një program themelisht të ndryshëm nga ajo e regjimit: regjim monarkik me dinastinë e Savojës në krye dhe regjimin totalitar i bazuar mbi doktrinën fashiste që ka krijuar gjenija e Benito
(27)
Tomori, datë 9 prill 1941, faqe 3.
83
Arben MUKA
Musolinit për të vajtur gjithnjë drejt popullit…. Rreth këtyre dy pikave të patundshme e të pacënueshme Roja kombëtare do të zhvillojë po atë program që thotë dhe vetë emri i saj në kuptimin më të gjerë e më të thellë të fjalës: ka për të qenë roja e kombit, roja e popullit shqiptar kundër çdo rreziku që mund t’i kërcënohet. Shpata jonë është pënda. Por shumë herë pënda, si fjala, është më e mprehtë se shpata”. (28) Por pavarësisht ambicieve të gazetës ajo nuk e pati jetën e gjatë. U mbyll pas pak më shumë se një muaji. Siç arsyetohej në numrin e fundit të datës 13 maj 1943, pezullimi vinte “për shkaqe teknike”. Kishte ardhur një kohë krejt e pafavorshme për median, pasi i tillë ishte realiteti në planin politik, ushtarak e ekonomik për Italianë fashiste. Ky suport për median e propagandën në tërësi erdhi gjithnjë duke u rrudhur dhe atrofizuar deri në shpalljen publike të kapitullimit të Italisë më 8 shtator të vitit 1943.
(28)
Roja Kombëtare, datë 5 prill 1943.
84
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
5 Format dhe roli i propagandës nga rradhët e rezistencës kundër Italisë fashiste
Pushtimi italian i Shqipërisë u prit që në çastet e para me një kundërpërgjigje të armatosur, megjithëse kjo u bë nga formacione të limituara dhe të organizuara spontanisht. Atdhetarët dhe patriotët shqiptarë u përpoqën të ndalonin zbarkimin pavarësisht se ishin në një raport krejt të pabarabartë forcash, pajisjesh luftarake dhe mjete motorike. Fryma kundërshtuese ndaj 7 prillit të vitit 1939, këtij akti të hapur agresiv për pavarësinë dhe integritetin e territorit shqiptar u pasua në vijim dhe me forma të tjera të shprehjes se pakanaqësisë dhe urrejtjes ndaj pushtuesit. 85
Arben MUKA
Fillimisht duke hedhur në publik trakte dhe thirrje antifashiste dhe më pas duke nxjerrë në qarkullim organe shtypi a buletine informative. Të dyja format propaganduese mbetën në kushtet e ilegalitetit dhe duke patur në përdorim mjete krejt të prapambetura të teknikës e teknologjisë së prodhimit e shpërndarjes së tyre. Pas krijimit të Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH), dhe organizatave nacionaliste të Ballit Kombëtar dhe Legalitetit, rezistenca ndaj pushtuesit mori ngjyrime të ndryshme. Veprimtaria dhe ndikimi i tyre në opionion, qëndrimi e platformat për luftën kundër pushtuesit italian, kishin edhe pika të përbashkëta, por dhe dallime të thella politike e ideologjike. Kjo u reflektua dhe në mënyrën se si ky spektër opozitar ndërtoi e menaxhoi mjetet propaganduese, duke përfshirë këtu organet e veta të shtypit. Në vijim, në dy pjesë të veçanta, janë marrë në shqyrtim botimet e luftës antifashiste nacionalçlirimtare që kontrolloheshin nga PKSH (në qendër është aktiviteti i Zërit të Popullit dhe mjetet propaganduese të organizatave nacionaliste (kryesisht aktiviteti i revistës Lufta e Shlirimit Kombëtar si botim i Ballit Kombëtar).
86
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
5.1 Botimet e luftës antifashiste nacionalçlirimtare që kontrolloheshin nga Partia Komuniste Shqiptare
Vënia e shtypit antifashist nën kontrollin e komunistëve të Tiranës.
Zëri i Popullit: “Këmishat e zeza kudo që shkojnë mbjellin zi dhe vdekje”.
Heshtja e plotë në publik e autoriteteve pushtuese ndaj botimit të së përmuajshmes Zëri i Popullit.
Në shenjestër të gazetës ishin dhe kundërshtarët politikë majtistë, ata që ishin kundër qëndrimeve të PKSH-së.
Kushtrimi i Lirisë dhe Gruaja Shqiptare, botimet e komunistëve për të rinjtë dhe gratë. 87
Arben MUKA
P
ropagandimi i ideve antifashiste dhe thirrjet publike kundër pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste bëheshin nëpërmjet parrullave të shkruara nëpër mure, shpërndarjes së trakteve dhe komunikatave, të përgatitura nga të rinjtë e shkollave, nacionalistë dhe anëtarë të grupeve komuniste. Të shpërndara në mënyrë ilegale ato hidheshin kryesisht në ambjentet e shkollave, ose në sheshe e rrugë të qyteteve kryesore të vendit. Përmbajtja e tyre i bënte jehonë rezistencës së armatosur të çetave të para, lëshoheshin parrulla për luftë kundër pushtuesit, por dhe bëheshin reagime me pakënaqësi ndaj sulmeve të Italisë kundër fqinjëve, Greqisë e Jugosllavisë, ndaj agresionit të Gjermanisë naziste kundër Bashkimit Sovjetik etj. Me krijimin e PKSH më 8 nëntor 1941, si dhe përpjekjet që u bënë nga ajo për të konsoliduar e shtrirë në të gjithë territorin e vendit strukturat e luftës antifashiste nacionalçlirimtare, u rrit edhe më shumë fluksi i shpërndarjes së trakteve dhe materialeve propagandistike. Përveç Tiranës, në kushtet e ilegalitetit ato përgatiteshin dhe në rrethe të tjera të vendit, që konsideroheshin si baza të sigurta për veprimtarinë e komunistëve. Madje shtypja e shumëfishimi bëhej dhe në Kosovë. Sipas një raporti të Prefekturës së Prizrenit, më 29 mars të vitit 1942, njoftohej Ministria e Punëve të Brendshme në Tiranë se “lajmërohemi se botimet me përmbajtje komuniste që përhapen në Shqipëri shtypen në Pejë, nën kujdesin e një farë Emush Muftari, ish nëntoger në rregjimin e kaluar e që gjatë luftës së Spanjës ka qënë vullnetar në Milicinë e Kuqe. Edhe gjatë qëndrimit të tij në Jugosllavi i përmenduri është gjyrmuar prej policisë për prirjet e tij ekstremiste”. (1) Me një vendim të posaçëm të strukturave drejtuese të
(1)
Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Ministria e Punëve të Brendshme, Dosja nr. 269, viti 1942.
88
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
PKSH-së, në gusht të vitit 1942 doli për herë të parë gazeta Zëri i Popullit. E menaxhuar kryesisht nga grupi i komunistëve të kryeqytetit, gazeta doli në numrin e parë si organ i luftës nacionalçlirimtare, por në numrin e dytë e në vijim të botimit u quajt si organ i Partisë Komuniste Shqiptare. Poshtë kokës së gazetës ishte vendosur një nga parrullat identifikuese të komunistëve shqiptarë: “Vdekje fashizmit, liri popullit!”. Ashtu siç funksiononin strukturat komuniste në ilegalitet të plotë edhe gazeta përgatitej e shpërndahej po në fshehtësi të plotë. Ky ishte një nga shkaqet e parametrave tejet modeste të publikimit të saj, me një ndryshim të dukshëm të modelit faqosës dhe të rradhitjes së lëndës, krahasuar me spektrin e gazetave e revistave që botoheshin legalisht në Shqipëri deri në atë kohë. Përdorimi vetëm i teknikës së daktilografimit të teksteve dhe më pas të shumëfishimit të tyre me shaptilograf, diktonte që madhësia e fletëve të gazetës Zëri i Popullit të ishte e kufizuar, aq sa formati i zakonshëm i trakteve. Fillimisht nuk kishte ndonjë strukturim të lëndës së gazetës në rubrika ose seksione të qëndrueshme, por gradualisht u arrit një lloj përmirësimi në këtë drejtim. Gjithashtu dhe periodiciteti mujor nuk ishte i fiksuar. Herë herë qëllonte që Zëri i Popullit dilte dhe më shumë se një herë brenda muajit, ashtu siç praktikohej në shumë raste që të dilnin dy numra njëherësh. Kjo parregullsi duket se lidhej me ilegalitetin e prodhimit e shpërndarjes së saj, me ndryshimin e vendndodhjes së bazave ku instalohej redaksia dhe teknika në përdorim, por dhe me pamundësinë për të siguruar në mënyrë sistematike inventarin e nevojshëm të bazës materiale. Misioni i gazetës kishte të bënte me propagandimin e qëllimit kryesor: çlirimit të atdheut nga pushtuesit fashistë dhe veprimtarisë së Partisë Komuniste Shqiptare dhe lëvizjes antifashiste nacionalçlirimtare që kjo parti drejtonte në kuadër të Frontit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar. Kjo sanksionohej nga redaksia qysh në numrin e parë të saj, ku zotohej se do ti jepte popullit “një udhë shpëtimi, t’i tregojë se kush shkeli popullin 89
Arben MUKA
shqiptar, se kush ja solli një mijë e një të zeza, se kush e shkretoi vendin tonë me tym e me flakë më 1939, se kush e bëri gjysmën e Shqipërisë zjarr e pluhur një mot të tërë, se kush po e lë pa bukë popullin tonë duke i marrë të gjitha produktet e vendit dhe të gjithë bereqetin”. (2) Zëri i popullit pavarësisht pabarazisë në kushtet teknike e teknologjike me të përditshmen më të madhe në vend, Tomori, i shpallte asaj sfidën se do të polemizonte e do të kundërpërgjigjej me idetë e saj, “...do të demaskojë pa mëshirë demagogjinë fashiste të Tomorit dhe të kalemxhinjëve të tij”. (3) Gazeta vetëshpallej si “tribuna me kollona të hapura për të gjithë luftëtarët e lirisë, pa ndryshim klase dhe feje, për të gjithë ata shqiptarë që duan të na ndihmojnë me punë dhe jo me llafe për çlirimin e vërtetë të Shqipnisë”. (4) Një nga qëndrimet kryesore që do të mbante gazeta ishte kundërshtimi dhe demaskimi i rendit (2) (3) (4)
Zëri i Popullit, nr.1, gusht 1942. po aty po aty
90
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
fashist, duke e konsideruar atë si një armik i të gjithë njerëzimit. “Këmishat e zeza kudo që shkojnë mbjellin zi dhe vdekje. Fashizmi na shkatërroi krahina të tëra duke e bërë Shqipërinë fushë lufte. Duke sjellë në fuqi tradhtarët e popullit shqiptar, Mustafa Krujën me agjentët e tjerë dhe me metodat e tij antinjerëzore, spiunat, ndjekjet, internimet, burgosjet dhe vrasjet ajo mendon ta shtypë lëvizjen e popullit shqiptar për liri. (5) Në Zërin e popullit nuk mungonin dhe analizat për raportet e pushtuesve italianë me rajonin ballkanik, duke hedhur idenë se synimi i tyre nuk ishte vetëm për të shfrytëzuar Shqipërinë, por kjo do të shërbente si një urë kaluese drejt viseve të tjera përreth. “E që të mundej fashizmi italian të zgjerohej në Ballkan duke u nisur prej Shqipërisë kishte nevojë për tri gjëra të paktën: 1) përkrahjen politike, ose të paktën qetësinë relative nga ana e popullit shqiptar; 2) ushtri e milici shqiptare për t’a përdorur në luftë 3) sistemim dhe përmirësim të rrugëve, skelave dhe aeroporteve shqiptare” (6) Këtë argument gazeta e ilustronte me një lloj qëndrimi të butë të italianëve në fazën fillestare të pushtimit, por që pastaj u ashpërsua me mbushjen e burgjeve në vend. Spektri tematik i Zërit të popullit u plotësua nga njëri numër në tjetrin, duke prekur dhe probleme ekonomike, sidomos për sektorin e bujqësisë ku jetonte pjesa më e madhe e popullatës, informohej për aktivitetin e formacioneve partizane në rajone të ndryshme të vendit, për aksione në terren të njësiteve guerrile, sulme e akte sabotazhi, apo atentate ndaj funksionarëve fashistë e bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, pasqyroheshin çështje ndërkombëtare etj. Në artikuj të veçantë kishte replika, ose përgënjeshtrime për gazetën Tomori, më shumë rreth fjalimeve e deklaratave të eskponentëve të lartë të qeverisë dhe të strukturave fashiste; ndërkohë që ndodhte e kundërta me Tomorin apo organe (5) (6)
po aty Zëri i Popullit, nr.2, shtator 1942.
91
Arben MUKA
të tjera profashiste që asnjëherë nuk kanë replikuar me Zërin e popullit drejtëpërdrejtë apo dhe me gazeta e revista të tjera që mbështeteshin nga Partia Komuniste e levat e saj, madje as nuk i kanë përmendur fare, duke injoruar ekzistencën e tyre. Ky qëndrim shkonte deri në ekstrem: siç ishte rasti i heshtjes totale, duke mos përmendur asgjë në faqet e saj për ngjarjen e bujshme në mes të Tiranës, ku Mbretit të Italisë, Viktor Emanuelit III, iu bë një atentat gjatë vizitës disaditore në Shqipëri, në mes të muajit maj të vitit 1941. Kjo ishte në logjikën e pushtuesve që nuk pranonin publiksht asnjë lloj kundërshtie e rezistence, në një kohë që në zyrat e Ministrisë së Brendshme në Tiranë apo në prefekturat e vendit qarkullonin një lumë dokumentash me informacione të bollshme për aktivitetin subversiv të komunistëve e nacionalistëve shqiptarë, për ndjenjën antifashiste dhe për propagandën që nxiste popullin të ngrihej në luftë kundër pushtuesve italianë. Në shenjestër të artikujve analitikë të Zërit të popullit ishin dhe kundërshtarët politikë majtistë, të cilët për arsye bindjesh e konceptimesh ideologjike e politike ishin kundër qëndrimeve të Partisë Komuniste Shqiptare. P.sh., “Grupin e Zjarrit”, që përfaqësonte alternativën e fitores ndaj fashizmit duke e “marrë kalanë nga brenda” (pra, të vendosjes së urave të bashkëpunimit dhe me pushtuesit), gazeta i përshkruante si shërbëtorë të regjimit, duke i atribuar mjaft epitete negativiste në veprimtarinë e tyre. “Këta elementë të ‘Grupit të Zjarrit’, Partia Komuniste Shqiptare i ka demaskuar me kohë dhe i ka dënuar pa mëshirë si tradhëtarë, oportunistë, likuidatorë, grupista, trockista, këta janë rrogëtarë të fashizmit që sabotojnë luftën nacionalçlirimtare, që përpiqen të çajnë frontin e popullit, që përpiqen të zgjatin jetën e fashizmit. ...Këta elementë janë armiq të popullit shqiptar, këta janë në rradhët e armikut dhe si të tillë do të luftohen pa mëshirë; pa mëshirë drejtësia e popullit do të godasë mbi këta krimba të ndyrë, spiuna të fashizmit”. (7) (7)
Zëri i popullit, nr 11-12, janar 1943
92
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Në pozita kritike Zëri i Popullit ishte dhe për veprimtarinë e organizatave nacionaliste si Balli Kombëtar e Legaliteti. Por nisur nga qëndrimi jo i qartë dhe me oshilacione i PKSH-së ndaj tyre, në periudhën e pushtimit italian kemi vetëm një lloj rivaliteti politik të pashpallur publikisht. Të paktën deri në fillim të gushtit të vitit 1943, kur u mbajt Mbledhja e Mukjes, u shpresua që mes PKSHsë, që kontrollonte Frontin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar nga njera anë dhe organizatës së Ballit Kombëtar nga ana tjetër, do të kishte një akord për bashkimin e forcave politike në luftë kundër pushtuesve të huaj, për të rivendosur pavarësinë e vendit. Por sprapsja që bëri udhëheqja e lartë e PKSH-së menjëherë nga dakordimi mes dy grupeve politike që u arrit në Mukje, pushtimi i vendit nga ushtria gjermane, u shoqërua me një thellim të ndarjeve dhe mosmarrëveshjeve në spektrin politik në Shqipëri. Kjo u reflektua dhe në mjetet propaganduese që kishin pas vetes, si komunistët, ballistët e legalistët. Duke iu kthyer organeve mediatike që krijoi Partia Komuniste Shqiptare, veç tribunës kryesore, Zëri i popullit, ajo nisi të botonte dhe revistën e përmuajshme Kushtrimi i lirisë, që kishte në fokus veprimtarinë e të rinjve komunistë, të grupuar në atë që njihej si organizata e Rinisë Antifashiste të Shqipërisë, një levë e PKSH-së. Numri i parë i gazetës doli ilegalisht po në gusht të vitit 1942, të njëjtin muaj kur doli dhe Zëri i Popullit. Në mars të vitit 1943 nisi të botohet në Durrës gazeta Bashkimi, si organ i këshillave nacionalçlirimtare. Gazeta nga forma dhe përmbajtja nuk kishte dallime nga Zëri i popullit, ishte ideuar dhe konceptuar thuajse nga të njëjtët botues. Megjithatë gazeta u prezantua tek lexuesit si organi i Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar që kishte dalë nga Konferenca e Pezës, më 16 shtator 1942, pra, për një përfaqësim jo vetëm të komunistëve, por të gjithë atyre që kishin bindje antifashiste, patriotëve e nacionalistëve pa dallim të bindjeve politike, fetare, origjina shoqërore e tyre etj. Ky qëndrim mbahej se vetë PKSH qëndronte dhe vepronte nën ombrellën e Frontit Antifashist 93
Arben MUKA
Nacionalçlirimtar, duke u përpjekur të fshehë rolin e saj drejtues në të. Nga korriku i vitit 1943 nisi të botohet në Tiranë dhe revista Gruaja Shqiptare, nën kujdesin e një grupi të anëtareve femra të PKSH-së, që militonin dhe në të ashtuquajturën organizatë e Bashkimit të Grave Antifashiste Shqiptare. Një ndër synimet kryesore të revistës ishte “për t’i edukuar gratë me dashurinë për atdheun dhe popullin, për të demaskuar armiqtë, që mohonin historinë luftarake dhe kulturën kombëtare patriotike të Shqipërisë, për t’i nxituar ato që të mobilizoheshin në luftën antifashiste nacionalçlirimtare”. (8) Në fluksin e botimeve antifashiste ishin dhe disa organe lokale që dilnin po në kushte ilegale në disa qytete të vendit, si në Korçë, Shkodër, Vlorë, Elbasan etj.
(8)
Po aty, në faqen 97.
94
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
5.2 Propaganda e organizatave nacionaliste
Prezantimi në publik i platformës politike e ideologjike të Ballit Kombëtar.
Mesazhi i një fronti të gjerë dhe të hapur politik, për cilindo që e ndjente veten si antifashist, antikomunist e antizogist.
Lufta e shlirimit kombëtar: “Të përgatitemi duke i lënë mënjanë grindjet tona të çdo lloji për të përballuar detyrën që na bie”.
Besimi se Marrëveshja e Mukjes mund t’i bashkonte në luftën kundër pushtuesve “Çlirimtaren” dhe “Ballin”.
Themelimi i Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, si forcë kundërshtare e ashpër e Partisë Komuniste Shqiptare. 95
Arben MUKA
K
rijimi i organizatës së Ballit Kombëtar besohet se është bërë në muajin nëntor të vitit 1942, në një moment shumë domethënës për nacionalistët dhe patriotët shqiptarë: 30 vjetorin e ngritjes së flamurit në Vlorë, që njihet si akti i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Një pjesë e përfaqësuesve kryesorë të kësaj organizate kanë pretenduar se ajo ka ekzistuar kohë më parë, madje qysh në ditët e para të paspushtimit fashist italian të vendit. Kjo lidhet me shpërndarjen e një trakti që kishte autorësinë e Mit’hat Frashërit vetëm një javë pas invazionit të ushtrisë italiane në Shqipëri, i quajtur “Nacionalizma shqiptare”, që ishte një reagim atdhetar plot shqetësim për atë që ndodhte me vendin, si dhe një thirrje për mobilizim e rezistencë ndaj pushtimit. Por duke u nisur nga prezantimi në publik i platformës politike e ideologjike, nga struktura organizative, nga niveli i përfaqësimit të nacionalistëve në organizatën e tyre, si dhe nga dokumentacioni i njohur deri më sot, më afër realitetit është varianti i parë kohor i themelimit të Ballit Kombëtar, pra nëntori i vitit 1942. Këtë e përforcon dhe vetë sfondi e dinamika e ngjarjeve që janë zhvilluar në atë periudhë në Shqipëri: organizimi nga Partia Komuniste Shqiptare i Konferencës së Pezës, më 16 shtator të atij viti, ku u arrit që të krijohet një front i përbashkët kombëtar për çlirimin e vendit, në përbërje të të cilit ishin dhe përfaqësues të nacionalistëve. Pjesa tjetër maxhoritare e nacionalistëve, që nuk u përzje me vendimin e Pezës për Frontin Nacionalçlirimtar, apo që e shikonte me mosbesim e skepticizëm këtë lëvizje politike të komunistëve nuk mund të qëndronte indiferente. Ndaj dhe si reagim më i shpejtë dhe më i drejtëpërdrejtë për ta balancuar dhe amortizuar efektin e saj në opinionin publik ishte shpallja e themelimit të Ballit. “Ekzistenca e Ballit Kombëtar u bë e njohur nga Radio Londra në dhjetor 1942, kurse opinioni publik mori 96
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
vesh për krijimin e kësaj organizate në fillim të vitit 1943, kur doli trakti i parë i Ballit Kombëtar. (1) Mit’hat Frashëri, njëri prej intelektualëve dhe patriotëve më të njohur në Shqipëri, pjesmarrës në kunvendin kombëtar të Vlorës që shpalli pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912, pas tre dekadave rikthehej si protagonist në skenën politike shqiptare. Krahas tij ishin dhe figura të tjera nacionaliste të mendimit dhe të aksionit në terren, që kishin ngritur armët kundër pushtuesve italianë, si Ali Këlcyra, Safet Butka, Hysni Lepenica, Abaz Ermenji etj. Shpallja e këtij formacioni politik, jo thjesht si një parti nga ana e themeluesve, nuk dukej si një zgjidhje rastësore. Ata synonin prezantimin në opinionin publik si një front i gjerë dhe i hapur politik, ku të afrohej dhe të kontribuonte cilido që e ndjente veten nacionalist e patriot, pavarësisht bindjeve e pikëpamjeve, duke qenë antifashist, antikomunist e antizogist. Në ndryshim nga orientimi i Frontit Nacionalçlirimtar që ra qysh në fillim nën ndikimin komunist, ballistët përfaqësonin tashmë një alternativë jokomuniste dhe jo të majtë, duke plotësuar deri në një farë shkalle spektrin politik të Shqipërisë. Për organizatën e Ballit Kombëtar ndër detyrat kryesore ishin: rivendosja e pavarësisë së Shqipërisë, që kishte rënë me pushtimin e vendit nga Italia fashiste, vendosja e një regjimi demokratik dhe bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Nga pikëpamja programore Fronti dhe Balli kishin ndryshime në mënyrën e konceptimit të realitetit dhe të perspektivës së Shqipërisë pas pushtimit. Kjo reflektohej dhe tek preferencat për aleatët jashtë vendit; komunistët ishin më afër bashkëpunimit me jugosllavët e sovjektikët, ndërkohë që ballistët nuk i shikonin me sy të mirë fqinjët dhe shfaqnin simpati për mbështetje nga anglo amerikanët. Para se të formalizohej krijimi i organizatës së Ballit nga grupe të ndryshme veprimtarësh e simpatizantësh janë shpërndarë trakte e komunikata, të cilat në thelb kishin përmbajtje atdhetare me thirrje dhe apele për të qënë të bashkuar kundër pushtuesve (1)
Histori e popullit shqiptar, volumi i katërt, faqe 58.
97
Arben MUKA
italianë. Veç shpërndarjes së traktit të parë me autor Mit’hat Frashërin qysh më 13 prill 1939, i cili u përmend më lart, vala propagandistike e organizatës u pikas nga autoritetet zyrtare gjatë vitit 1942 e në vijim. Madje nga funksionarët e regjimit u arrit të kapej dhe dallimi mes stilit të trakteve që shpërndanin komunistët me ato të ballistëve. Sipas dokumentave të kohës, prefekti i Shkodrës Daut Çarçani, më 7 gusht të vitit 1942 njoftonte me anë të një shkrese zyrtare Ministrinë e Punëve të Brendshme se “parmbrëmë janë hedh në këtë qytet një sasi manifestash më tepër me ngjyrë nacionaliste se sa komuniste, me anë të cilave kritikohet kryetari i qeverisë dhe anëtarët e saj. (2) Të tilla trakte e broshura të përpiluara nga nacionalistët, kryesisht ata që identifikoheshin me Ballin shpërndaheshin dhe në Vlorë, Tiranë, Peshkopi, Korçë etj. Përmbajtja e trakteve dhe thirrjeve që shpërndaheshin nga grupet nacionaliste kishte një frymë antifashiste. Në to evidentohej gjendja e rënduar në Shqipëri pas pushtimit nga Italia fashiste dhe nevoja për bashkimin e popullit kundër zgjedhës së huaj. Gjithashtu hidheshin dhe kritika ndaj qeverisë kukull, sikundër nuk harrohej të kritikohej dhe sulmohej veprimtaria e grupeve komuniste. Por replikat që bëheshin nëpërmjet përmbajtjes së trakteve e thirrjeve që shpërndanin komunistët nga njera anë dhe nacionalistët nga ana tjetër kishin dhe elementë të dyshimtë për autorësinë e tyre. Mendohej se regjimi fashist përpiqej të stimulonte sa të mundte konflikt mes tyre duke shfrytëzuar me kujdes rivalitetin dhe dallimet ideologjike e politike mes dy grupimeve kryesore. Ka patur dhe reagime konkrete nga përfaqësuesit e Ballit Kombëtar ndaj manovrave që përdoreshin për të krijuar një kakofoni në hartimin dhe shpërndarjen e trakteve dhe materialeve të tjera propagandistike. Kështu në nëntor të vitit 1942 është (2)
Arkivi Qëndror i Shtetit (AQSH), Fondi Ministria e Punëve të Brendshme, Dosja 274, viti 1942.
98
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
lëshuar një përgënjeshtrim për broshurën e titulluar Oshëtima e së vërtetës, e cila i atribuohej për autorësi nacionalistëve të Ballit Kombëtar. Por nëpërmjet një trakti që u lëshua në këtë periudhë në kryeqytet, ata sqaruan opinionin se broshura në fjalë ishte përpiluar e shpërndarë nga vetë italianët, të cilët “donin në dëshpërim të gjenin një mënyrë efikase propagande kundër komunizmit dhe duke folur n’emër të nacionalizmit, për të kompromentuar nacionalistët dhe për të shtirë ndasi në mes të shqiptarëve”. (3) Me krijimin e Ballit Kombëtar nisi të botohet dhe revista Lufta e shlirimin kombëtar, që njihej dhe si organi i parë zyrtar i organizatës. Duke u nisur nga karakteristikat e formës me të cilën ajo prezantohej në publik, revista e përmuajshme kishte mjaft elementë të ngjashëm me Zërin e Popullit që botonin komunistët: shtypej me makinë shkrimi dhe bëheshin kopje me metodën arkaike të shaptilografimit, përmasa e një faqe të saj ishte pak më e madhe se formati A4 që njohim sot, sasia e tyre për një numër të botuar ishte jo e fiksuar. Praktikohej dhe publikimi i dy numrave të rradhës njëherësh. Duke dalë një herë në muaj, në kushte po të ilegalitetit si periodiku i komunistëve, në përmbajtjen e Lufta e shlirimit kombëtar mungonin autorët e artikujve, përfaqësuesit e drejtuesit e redaksisë dhe vendodhja ku ajo përgatitej. Poshtë shkrimeve, informacioneve apo krijimtarisë poetike viheshin pseudonime si: “Mirëbërësi”, “Luleshitësi”, “Liridashësi”, “Vjollca”, “Admiruesi”, “Luftëtarja” etj. Sloganet kryesore të revistës ishin po ato të organizatës së Ballit: “Shqipëria e shqiptarëve!”; “Ja vdekje – ja liri!”; “Vdekje tradhëtarëve!”. Gjithashtu e pandryshuar për disa nga numrat e parë të këtij botimi politik ishte dhe shënimi në faqen e parë se: “Kritikat e bëra me ndërgjegje të pastër kombëtare, jo vetëm se na nderojnë, por dhe i shërbejnë lëvizjes tonë që drejtohet kundër armikut. Le të punojmë nën frymën e një bashkimi të çelniktë! O (3)
AQSH, përgënjështrim i broshurës Oshëtima e së vërtetës, Fondi Ministria e Punëve të Brendshme, Dosja 274, viti 1942.
99
Arben MUKA
sot o kurrë kërkojmë bashkim!” Numri i parë i Lufta e shlirimit kombëtar u publikua në një ditë të shënuar për shqiptarët, në 30 vjetorin e festës së flamurit, më 28 nëndor 1942. Si një numër prezantues lënda kishte tematikë të përgjithshme, i kushtohej kryesisht gjendjes se ku ndodhej Shqipëria dhe thirrjeve për bashkim për të përballuar rezistencën kundër pushtuesit italian. Në kryeartikullin me titull “Lufta jonë” mes të tjerave shkruhej se: “Ata të huaj që me pretekse imperiale duan të mbajnë ngulur mbi fortesat tona flamurin e robërisë do të na shohin shpejt duke parakaluar në sy të tyre me Flamurin e Lirisë. Ata shqiptarë mohuesa të vendit dhe të gjakut që shpesh dhe me pretekse pseudo patriotike i japin dorën çdo armiku, do të shohin nga ne pa vonesë shpërblimin e atdhetarizmit të tyre të turpshëm.” (4) Kjo në thelb pasqyronte synimet dhe objektivat politike të Ballit. Ashtu siç shkruhej me nota të theksuara patetike dhe në artikullin tjetër, po në numrin inagurues të revistës që titullohej “Detyrat tona”, duke parashtruar qartë pasojat dhe rreziqet nëse nuk do të bëhej i mundur bashkimi kundër pushtuesve. “Përpara zërit të ringjalljes të bashkohemi të tërë. Të përgatitemi duke i lënë mënjanë grindjet tona të çdo lloji për të përballuar detyrën që na bie… Ti mbledhim mendtë. Të jemi të tërë tok para çdo detyre dhe çdo rreziku. Mosbashkimi dhe përçarjet që në të shkuarën na kanë shkatërruar, këtë herë mund të shkaktojnë zhdukjen e vendit tonë nga harta e botës”. (5) Lufta e shlirimit kombëtar trajtonte një gamë të gjerë tematike. Krahas shpalosjes së programit politik të Ballit Kombëtar, ajo informonte për zhvillimet në terren nga veprimtaria e çetave dhe njësive balliste në rezistencën dhe goditjet që i bënin pushtuesit, kishte panorama të detajuara për aksionet që zhvilloheshin sidomos në ato zona ku Balli Kombëtar kishte influencë në popull, si në Vlorë, në Mallakastër, në Tepelenë e Gjirokastër, në Skrapar, (4) (5)
Lufta e shlirimit kombëtar, nr.1, faqe 2. Lufta e shlirimit kombëtar, nr.1, faqe 4.
100
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
në Korçë e Devoll etj. Me lajme, kronika a reportazhe nga fronti i luftës, ku detajizoheshin me përshkrime e lëvdata veprimet e nacionalistëve dhe mbështetja gjithnjë e më të madhe që ata gjenin në popull. Kishte artikuj për aktivizimin e të rinjve në luftë, për gjendjen e arsimtarëve, gratë, çështjen e Kosovës, lajme ndërkombëtare etj. Revista kishte një frymë mjaft kritike dhe replikuese ndaj qeverisë së Mustafa Krujës (por dhe të tjerat që e pasuan atë gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste), për vendimet
antishqiptare që merrte kabineti i tij i diktuar tërësisht nga Roma zyrtare. Ajo e portretizonte Mustafa Krujën si një kuisling që i linte fatet e vendit, pasuritë e burimet në duart e italianëve. Lufta e shlirimit kombëtar shigjetonte dhe propagandën profashiste, rolin që kishte media në glorifikimin e veprës së pushtuesit duke vendosur në qendër Musolinin. “Ata që kishin dijeni se në çfarë atmosfere dhe kushtesh punonte shtypi italian në vendin e vet, nuk 101
Arben MUKA
kishin dyshim se dhe në Shqipëri do të niste një korr i fortë dhe shurdhues, i cili do të hyjnizonte edhe ndër ne fytyrën e skalitur të Duçes së madh e do të na paraqiste si për krahasim fuqinë e jashtëzakonshme të fashizmit dhe dobësinë e varfërinë tonë, që kështu do të bënte me u falë pesë herë në ditë para ‘njeriut të pagabueshëm’, para ‘shpëtimtarit të Shqipërisë’ ”. (6) Revista botonte herë pas here dhe krijime poetike të shkruara me ndjenjë patriotike për aktualitetin e perspektivën e Shqipërisë dhe për simbolikën kombëtare. Por nuk mungonin dhe vargjet satirizuese për pushtuesin dhe bashkëpunëtorët e tij. Organe të rëndësishme të Ballit Kombëtar ishin dhe gazeta Rini përpara, e cila përfaqësonte strukturën rinore të kësaj organizate (filloi më 1 prill 1943), si dhe Robni o Liri, që ishte botim lokal i ballistëve shkodranë (nga 23 marsi 1943). Këto dy botime kishin thuajse të njëjtat nuanca të përmbajtjes si organi qendror ballist Lufta e shlirimit kombëtar. Ka patur dhe periodikë të tjerë të Ballit Kombëtar, të cilat i takojnë periudhës së pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste, periudhë kohore që është jashtë fokusit të këtij punimi. Duke iu kthyer edhe një herë revistës Lufta e shlirimit kombëtar, por dhe dy organeve të tjera të përmendura më lart, vihet re se deri para gushtit të vitit 1943, ato tregoheshin të përmbajtura në qëndrimin ndaj Frontit Nacionalçlirimtar të kontrolluar prej komunistëve. Pavarësisht diferencave ideologjike dhe politike, duke u nisur nga objektivi i përbashkët kundër pushtuesve italianë, mes dy subjekteve nuk kishte luftë a pozicionim konfliktual të hapur. Kjo ishte rrjedhojë e përpjekjeve që bënin eksponentët e Partisë Komuniste Shqiptare, nga njera anë, dhe Ballit Kombëtar nga ana tjetër, për të gjetur gjuhën e përbashkët në koordinimin e aksionit luftarak për çlirimin e vendit.
(6)
Lufta e shlirimit kombëtar, nr.5-6, artikulli me titull “Shtypi fashist”, faqe 6.
102
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Historiani Muharrem Dezhgiu duke sjellë atmosferën e relatave mes komunistëve e ballistëve në shkurt të vitit 1943 shkruan: “Të dyja forcat politike, si Fronti Nacionalçlirimtar i drejtuar nga PKSH, ashtu dhe Balli Kombëtar, me platformat e tyre politike kërkonin të arrinin të njëjtin përfundim: Shqipëri të lirë indipendente e demokratike… Megjithëse në komunikimin midis këtyre dy forcave ishte shfaqur aty këtu edhe ndonjë epitet, për të demaskuar palën tjetër, kjo dukuri nuk ishte shndërruar akoma në vijë për veprim politik. Por forcat politike, sidomos në terren, e vlerësonin njera – tjetrën përgjithësisht si aleate, me të cilën mund e duhej të bashkëpunuar dhe jo konfrontuar si armiq”.(7) Kjo frymë e kërkimit të gjuhës së përbashkët në aksionin politik mes Frontit dhe Ballit kulmoi në përgatitjet dhe zhvillimin e Mbledhjes së Mukjes, në fillim të gushtit të vitit 1943. Vendimet historike të saj, sidomos ai për krijimin e Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë, si akordi i parë politik e luftarak mes dy fronteve kryesore, hapnin rrugën për bashkimin e forcave në luftë kundër pushtuesve. Revista Lufta e shlirimit kombëtar e përshkroi me mjaft optimizëm këtë moment dakordimi mes dy grupimeve kryesore politike në vend. Në artikullin me titull “Jemi vëllezër s’na ndajnë dot!” shkruhej: “Marrëveshja e ‘Ballit’ me ‘Çlirimtaren’ është vepra më e bukur, më e urtë dhe më e dobishme për shpëtimin e atdheut. Por kjo marrëveshje nuk është veçse fillimi. Nuk ka arësye që të mos bëhet më e fortë, më e sinqertë dhe më e përshtatur për kohët e sotme. Ata që mendojnë ndryshe gabohen”. (8) Por kjo atmosferë mirëkuptimi mes komunistëve e ballistëve nuk zgjati shumë. Megjithëse në datën 3 gusht u bë dhe mbledhja e parë e të ashtuquajturit Komiteti Provizor për Shpëtimin e Shqipërisë, vetëm pak ditë më pas pala e PKSH-së u tërhoq nga Marrëveshja e Mbledhjes së Mukjes, duke e denoncuar dhe
(7)
(8)
Prof. Dr Muharrem Dezhgiu: Shqipëria nën pushtimin italian (1939 -1943), faqe 277. Lufta e shlirimit kombëtar, nr.5 – 6, faqe 3.
103
Arben MUKA
anatemuar atë. Një muaj më pas tërheqja e njëanshme u konfirmua zyrtarisht nga udhëheqja komuniste në vendimet e Konferencës e Dytë Nacionalçlirimtare, që u mbajt në Labinot të Elbasanit, më 4 shtator të vitit 1943. Sipas komunistëve Mukja binte ndesh me programin e me qëllimet e Frontit Nacionalçlirimtar. Në Labinot u hodh parrulla “Gjithë pushtetin këshillave nacionalçlirimtare”. Ky është dhe momenti që mes dy subjekteve të mëdha politike u rivendos raporti konkurues deri në konflikt të armiqësor, që u shoqërua dhe me një luftë të ashpër propagandistike mes tyre. P.sh në një trakt që është shpërndarë më 22 shtator të vitit 1943 në qytetin e Beratit gazeta e PKSH-së Zëri i popullit, cilësohet se “kërkon të mbrojë Shqipërinë me vëllazërinë e serbëve dhe të grekëve”.(9) Ishte koha e zhvillimeve të vrullshme historike: Italia fashiste nga disfatat e njëpasnjëshme në frontin e luftës shpalli kapitullimin e saj pa kushte. Në Shqipëri trupat italiane u zëvendësuan nga formacionet ushtarake gjermane. Rezistenca dhe lufta e armatosur mënyra e pasqyrimit të tyre nga propaganda mediatike e kohës mori dimensione të reja, por që nuk janë objekt i këtij punimi. Marrëveshja e Mukjes ishte shkaku dhe i ndarjes mes komunistëve dhe nacionalistëve që i përkisnin organizimit politik Lëvizja e Legalitetit. Anëtarët e Legalitetit përfaqësonin nacionalistët të cilët pas çlirimit të vendit synonin rikthimin tek regjimi monarkik i Zogut dhe kushtetuta e vitit 1928. Njëri prej ithtarëve më të fuqishëm të Legalitetit, Abaz Kupi, kishte spikatur qysh më 7 prill të vitit 1939 në krye të rezistencës së armatosur kundër pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Por në Konferencën e Pezës ai u afrua nga PKSH dhe mori post në Frontin Nacionalçlirimtar, si përfaqësues i grupimeve nacionaliste, madje më pas u zgjodh dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Por prishja e Marrëveshjes së Mukjes e shkëputi Abaz Kupin nga
(9)
AQSH, Fondi Ministria e Punëve të Brendshme, Dosja 270, viti 1942.
104
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
komunistët dhe ai u investua më pas në themelimin e Partisë Lëvizja e Legalitetit, që u shpall si forcë kundërshtare e ashpër e PKSH-së. Pjesmarrja e Abaz Kupit deri në mbledhjen e Mukjes në një krah me Frontin duket se i mbajti legalistët pa ndonjë ndikim të madh politik në rradhët e opinionit publik në atë kohë. Megjithatë ka gjurmë të aktivitetit propagandistik që ata bënin nëpërmjet trakteve e thirrjeve të ndryshme. Kështu duke ju referuar dokumenteve të Arkivit Qëndror të Shtetit në Tiranë, më 26 mars të vitit 1942, drejtori i përgjithshëm i policisë, Theodhor Stamati, njoftonte qeverinë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme se ishin gjetur në lagjet e qytetit të Shkodrës “disa manifestina subversive shkrue me dorë me shkronja shtypi, në gjuhë shqipe, tue këndue për regjimin zogist e me shprehje të ndyta për Duçen dhe fashizmin. Fillojnë me fjalët ‘Rroftë Shqipnija Zogiste’ e mbarojnë me fjalët ‘therori ruse’. Nënshkrue: ‘Zogistat’. Si mbas dialektit lihet me mendue se autorët të jenë gjinokastritë. Hetimet vazhdojnë.” (10) Pas krijimit të Partisë Lëvizja e Legalitetit më 18 shtator të vitit 1943, më pak se një muaj më pas filloi nga botimi organi qëndror i këtij formacioni politik, të quajtur Atdheu, si dhe botime të tjera periodike.
(10)
AQSH, Fondi Ministria e Punëve të Brendshme, Dosja 274, viti 1942.
105
Arben MUKA
Përfundime Duke ndjekur hap pas hapi rrjedhën ngjarjeve historike në periudhën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste (1939 -1943), duke ju referuar performancës dhe ndikimit që pati media shqiptare në atë periudhë, ngjyrimet dhe këndvështrimet sipas përkatësisë politike e ideologjike të saj, mënyrës se si e instaloi kontrollin e censurën ndaj medias rregjimi i kohës – çështje të gjitha këto në fokus të këtij punimi – më në fund po parashtroj disa përfundime:
Nisur nga fakti se pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste nuk ishte një vendimarrje spontane, e detyruar nga rrethana dhe nevoja për zgjidhje të momentit, por një strategji afatgjatë, për të cilën Roma zyrtare kishte kohë që punonte dhe shpenzonte energji monetare dhe njerëzore, si pjesë e saj ishte dhe faktori mediatik i brendshëm. Media shqiptare para 1939-s nuk kishte shumë hapësira për mendime e gjykime që ishin të ndryshme nga ato të regjimit monarkik autoritar të Ahmet Zogut. Vendin e debatit me pikëpamje ose ide për zhvillimet e ekonomike, politike e sociale e kishin zëvendësuar trajtimi i temave 106
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
rutinë, periferike, pa kurrëfarë peshe, por dhe akuzat e sharjet personale mes gazetarëve dhe redaksive. Për italianët më shumë interes në këtë periudhë kishte që në faqet e gazetave shqiptare të kishte sa më shumë lëndë informative e propagandistike për Italinë, për relatat e mira mes Tiranës dhe Romës, për projektet zhvilluese në sektorët jetikë, për kulturën, historinë e traditën italiane etj. Që të mbuloheshin me nota sa më të gëzuara dhe simpatie vajtjet – ardhjet e delegacioneve të çdo niveli nga të dy vendet. Rezultati më i mirë i pritshëm i autoriteteve zyrtare italiane për rolin e medias shqiptare në prag të pushtimit fashist dhe në momentet e bërjes fakt të invazionit ushtarak ishte heshtja dhe indiferenca. Në një vështrim qoftë dhe të përciptë këtë e shikon qartazi në atë periudhë. Mungojnë marrëdhëniet e acaruara mes mbretit Zog dhe qeverisë italiane, apo të dërguarve të saj në Shqipëri. Nuk flitet fare për kërkesa e ultimatume që u bënë në fund të marsit dhe në fillim të prillit të vitit 1939. Media shqiptare ishte e tëra e “sygjestionuar” ndaj disa veprimtarive kulturore e artistike që bëheshin në Tiranë e rrethe, sikundër dhe nga panorama e kronikave ndërkombëtare. Ajo nuk mbajti asnjë lloj qëndrimi edhe kur në mediat e huaja kryesore nisën të jepen lajme për planet e Italisë ndaj Shqipërisë, duke përfshirë dhe skenarin e pushtimit ushtarak. U mjaftua vetëm me botimin e njoftimeve tepër të shkurtëra e të unifikuara, të cilat dukeshin hapur se ishin përgatitur nga zyrat propagandistike në Romë. Reagimet e shqetësuara për atë që e priste vendin, si dhe përjetimet e atyre momenteve në opinionin e gjerë publik, gjetën pak vend në hapësirën mediatike shqiptare si në Radio Tirana, gazetën lokale të Korçës apo në ndonjë organ që publikohej jashtë vendit.
107
Arben MUKA
Gazetaria shqiptare u soll si e huaj me aktualitetin. Pa instiktin bazë të profesionit: informimin dhe trajtimin e problemeve kryesore të ditës, pa asnjë kronikë, koment a vështrim për çfarë ndodhte në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje. Heshtja ndaj trajtimit të tematikës mbi raportet politike e diplomatike shqiptaro – italiane u kompesua me mbushjen e hapësirave ditore me informata e kronika krejt rutinë dhe probleme anësore, qoftë në planin e brendshëm ashtu dhe nga axhenda ndërkombëtare. Tamam për këtë tip performance ishte bërë gjithë ai investim material e ideologjik nga zbatuesit e planit të pushtimit fashist të Shqipërisë. Investimi italian për ta patur në anën e vet median kryesore vendore dha “fryte” qysh një ditë pas pushtimit të Shqipërisë, kur me tituj patetikë në faqet e para brohoritej me ngazëllim deri në ekstazë ardhja ushtarakisht e Italisë fashiste në Shqipëri. “Të zgjuar” pas një letargjie disa ditore, redaksitë e gazetave kryesore derdhën të gjithë arsenalin e tyre me fjalorin më të zgjedhur për të lavdëruar Italinë “për nderin” që i bënte fqinjit të saj të vogël, duke e përshkruar dhe si një çlirim të popullit shqiptar nga regjimi zogist, që punonte vetëm për interesat e një grupi njërëzish që i shkonin pas. Thujase në korr, redaksi dhe gazetarë që kishin ngritur deri atëhere në qiell kontributin e mbretit Zog dhe të qeverive nën hyqmin e tij, tashmë kishin “mprehur shpatat”, duke e përçmuar me të gjitha negativitetet e mundshme regjimin monarkik shqiptar, ndërkohë që “hidhnin lule” mbi Musolinin, si shpëtimtari i kombit shqiptar. Në ditët e para të pushtimit media kryesore shqiptare ishte në të njëjtën gjatësi vale me homologët italianë dhe ata të vendeve të Boshtit kur argumentonin invazionin fashist në Shqipëri: Italia ishte pritur me gëzim dhe mirëkuptim nga popullata; ajo duhej të ndërhynte që 108
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
të shpëtonte pjesën më të madhe të shqiptarëve nga një regjim i urryer, duke mbështetur ndërtimin e një rendi të ri shoqëror dhe politik, fashizmin, që do të nxiste në mënyrë të dukshme përparimin e mbarëvajtjen në të gjithë sektorët jetikë të vendit. Italia kishte ndërmarrë aktin e pushtimit që të garantonte sigurinë e sovranitetin e perandorisë së saj nga kaosi dhe trazirat e mundshme që mund të përfshinin territorin shqiptar, si rrjedhojë e konfliktualitetit dhe mosbesimit ekstrem mes regjimit autokratik zogist dhe qytetarëve. Media ishte një mjet i fuqishëm propagandues për instalimin e sistemit pushtues fashist. Të gjitha hapësirat e saj u përdorën për të pasqyruar çdo detaj të zbatimit të strategjisë së reformave të thella dhe të shpejta që u morën pasi përfundoi operacioni ushtarak në terren, që nga Komiteti i Përkohshëm Administrativ e deri tek mbledhja urgjente e Asamblesë Kushtetuese që rrëzoi zyrtarisht mbretin Zog nga froni, abrogoi kushtetutën e vitit 1928, i dha dritë jeshile “Bashkimit Personal” mes dy vendeve dhe formoi qeverinë kukull të Vërlacit. Për këto dhe hapat e mëpastajmë të reformave politike e në sektorë të tjerë, media shqiptare ishte vetëm në rolin e transmetuesit dhe informuesit të gjithçkaje që mbërrinte nga qarqet zyrtare, si dhe nga agjensitë italiane të lajmeve. Për median detyra kryesore mbetej përhapja e ideologjisë fashiste. Kjo do të përshfaqej si “një kërkesë e natyrshme” e vetë qytetarëve e sidomos intelektualëve që “digjeshin nga adhurimi” për doktrinën dhe kulturën fashiste. Roli dhe kërkesat që shtroheshin para medias në kohën e pushtimit nuk mund të realizoheshin pa një metamorfozë radikale institucionale e infrastrukturore. U krijua Drejtoria e Përgjithshme për Shtypin, Propagandën dhe 109
Arben MUKA
Turizmin, e cila përqëndroi hapur kontrollin dhe censurën mbi çdo organ të botuar, si dhe për transmetimet radiofonike dhe Agjensinë Telegrafike Shqiptare. Gazetat kryesore të trashëguara nga regjimi i kaluar u mbyllën, duke lënë në veprimtari vetëm tituj të periodikëve me orientim fetar dhe ndonjë që mbahej me krijimtari letrare. Në treg nisën të shfaqen gazeta të mirëfillta me frymë fashiste, madje më e madhja prej tyre që filloi të botohet në Shqipëri nuk mund të kishte emër më të përshtatshëm se sa Fashizmi. Por situata konkrete në terren, përshtatja dhe përjetimi nga opinioni i gjerë me propagandën e stilit të ri, nuk dhanë rezultate entuziaste për pushtuesit. Siç ndodhi me popullaritetin e limituar të Partisë Fashiste Shqiptare, ku vullnetarizmi u zëvendësua me rekrutimin me urdhër e me forcë, ashtu ndodhi edhe me organin kryesor të saj, Fashizmi, si dhe me “bijëzat” e veta në qytetet e tjera të vendit, që ishin si në ngërç me shpërndarjen e tirazheve minimale në publik. Ndryshimi i emrit nga Fashizmi në Tomori, për gazetën kryesore që botohej në Shqipëri, thirrja e saj për të afruar sa më shumë intelektualë në faqet e saj, hapja e disa rubrikave për krijimtarinë, të rinjtë, artin, femrat etj., për t’i dhënë një karakter më social dhe atraktiv asaj tek lexuesit – përbënin më shumë lëvizje të dukjes, pasi në thelb edhe Tomori dhe cilado gazetë që vijonte publikimin në atë periudhë ishte e patundur në frymën profashiste, si zëdhënëse të regjimit që amplifikonin dhe etiketonin si “vepra të fashizmit” gjithçka nga dinamika e zhvillimit ekonomik, social e kulturor në Shqipëri, si zëdhënëse të politikës së jashtme musoliniane, qoftë për rajonin ashtu dhe në planin global, në raportet me aleatët e Boshtit, në rezistencën që bënin Britania, Franca, Bashkimi Sovjetik etj.
110
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Gazetat proregjimit fashist kishin një tipar të përbashkët: Nuk lëshonin asnjë hapësirë për të pasqyruar ose komentuar rezistencën antifashiste dhe aq më tepër të polemizonin me botimet e tyre, qofshin ato që kontrolloheshin nga strukturat e Partisë Komuniste Shqiptare, qofshin dhe ato nën drejtimin e Ballit Kombëtar. Kjo ishte në logjikën e pushtuesve që nuk pranonin publiksht asnjë lloj kundërshtie e rezistence, në një kohë që në zyrat e Ministrisë së Brendshme në Tiranë apo në prefekturat e vendit qarkullonin një lumë dokumentash me informacione të bollshme për aktivitetin subversiv të komunistëve e nacionalistëve shqiptarë, për ndjenjën antifashiste dhe për propagandën që nxiste popullin të ngrihej në luftë kundër pushtuesve italianë. Qëndrimi përjashtues i shtypit profashist shkonte deri në ekstrem: siç ishte psh rasti i heshtjes totale, duke mos përmendur asgjë në faqet e saj për ngjarjen e bujshme në mes të Tiranës, ku Mbretit të Italisë, Viktor Emanuelit III, iu bë një atentat gjatë vizitës disaditore në Shqipëri, në mes të muajit maj të vitit 1941. Fluksi mediatik dhe propagandistik në Shqipëri në kohën e pushtimit italian nuk u shfaq i tëri në të njëjtin krah, vetëm si mbështetës i regjimit fashist. Deri në mes të vitit 1942, kundërshtimi dhe opozicioni politik e ideologjik bëhej herë në forma spontane dhe herë të organizuara me anë të përhapjes ilegalisht në vendet publike të trakteve e thirrjeve me përmbajtje kryesisht antifashise. Në gjysmën e dytë të vitit 1942 u shfaqën dhe organet e shtypit e buletinet informative të kundërshtarëve të regjimit. Ato ishin të kontrolluara kryesisht nga dy subjektet politike shqiptare, ose nga Partia Komuniste ose nga Organizata e Ballit Kombëtar. Të dyja llojet e botimeve periodike alternative, me frymë komuniste e nacionaliste, kishin diferenca të theksuara në formën e tyre, cilësinë e publikimit dhe inventarin teknik e teknologjik që dispononin, 111
Arben MUKA
në krahasim me organet që mbështeteshin nga regjimi fashist. Të shtypura me daktilografim dhe të shumëfishuara nëpërmjet metodës së prapambetur të shaptilografimit, pa variacion ilustrativ dhe të shkruara e shpërndara në kushte ilegaliteti, ato me vështirësi dhe vonesa kohore mbërrinin tek lexuesit. Gazetat që propagandonin idetë antifashiste kishin në fokusin e tyre kryesor përhapjen në opinionin e gjerë të programit të tyre politik, veprimet dhe aksionet në terren, bilancin për dëmet e sabotimet që ju shkaktonin njësive ushtarake italiane, linin hapërsira për thirrje e apele për popullatën që t’i bashkohej rezistencës kundër pushtuesve etj. Si Zëri i Popullit, ashtu dhe Lufta e shlirimit kombëtar, a organe të tjera minore të komunistëve e ballistëve kishin karakter polemizues me artikuj, intervista ose materiale të spikatura që botoheshin në hapësirat mediatike kundërshtare. Botimet periodike që kontrolloheshin nga komunistët, ashtu dhe ato të ballistëve, veç frymës së përbashkët çlirimtare kishin dhe dallime të thella politike dhe ideologjike mes tyre, si reflektim i ndarjes programore që përfaqësonin vetë PKSH dhe Balli Kombëtar. Në gazetat e tyre, deri para Mbledhjes së Mukjes në fillim të gushtit 1943, kjo ndasi kishte trajtë spontaniteti e pragmatizmi. Pasi të dyja palët shpresonin se do të arrinin një kompromis, meqënëse dhe të dyja pak a shumë kishin të njëjtin synimin final: Një Shqipëri të lirë, indipendente e demokratike. Por kur vendimet historike të Mukjes, sidomos ai më kryesori për krijimin e të ashtuquajturit Komiteti Provizor për Shpëtimin e Shqipërisë, u anuluan në mënyrë të njëanshme nga ana e komunistëve, atëhere kjo shënoi ndarjen përfundimtare të tyre, duke vijuar jo thjesht me një raport konkurues politik 112
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
e ideologjik, si dy përfaqësues të së majtës e të së djathtës, por me një luftë të ashpër në pozitat e dy subjekteve armike. Kjo u pasqyrua menjëherë dhe në përmbajtjen e gazetave e revistave që këto dy subjekte botonin. Prishja e Marrëveshjes së Mukjes pasuroi spektrin politik shqiptar dhe me daljen më vete të një faktori që deri atëhere kishte vepruar i bashkuar me komunistët, në suazën e Frontit Nacionaçlirimtar qysh pas Konferencës së Pezës më 16 shtator 1942. Partia Lëvizja e Legalitetit që synonte kthimin e regjimit zogist u shfaq në vjeshtën e vitit 1943, si një subjekt politik i veçantë, që disa ditë më pas nisi të botonte periodikët e vet. Acarimi dhe raportet mes PKSH-së, Ballit Kombëtar dhe Lëvizjes së Legalitetit ishin më të qarta kur pas kapitullimit pa kushte të Italisë në fillim të shtatorit 1943 pushtuesit fashistë italianë u larguan dhe vendin e tyre e zunë formacionet ushtarake të nazistëve gjermanë. Por kjo periudhë nuk është në fokus të këtij punimi. Kjo nuk do të thotë se vijimi i rolit të medias shqiptare edhe në kohën e pushtimit të Gjermanisë naziste do të mbetet jashtë interesit dhe vëmendjes time, për ta hulumtuar dhe studjuar edhe këtë aspekt. Për arësye të kufizimit kohor në përgatitjen e një punimi të tillë, vazhdimësia për pjesën tjetër që ka mbetur nga Lufta e Dytë Botërore – dhe kjo po kaq dinamike, interesante dhe tëheqëse sa pjesa e mëparshme – shpresoj të jetë objekt i një studimi tim monografik në një të ardhme të afërt.
113
Arben MUKA
Literatura
Boriçi, Hamit, ...Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848 -1997), botim i Gjergj Fishta, 1997, Lezhë. Bashkimi i Kombit, datë 9 prill 1944, artikulli: “Kujtime për Radio Tiranën dhe 7 prilli 1939”, faqe 1. Ciano, Galeazzo, Ditari 1937-1943, Shqipëria, botim i Albinform, 1994, Tiranë. Çobani, Agron, Ju flet Radio Tirana… botimet Toena, Tiranë, 2010. Dezhgiu, Muharrem, Shqipëria nën pushtimin italian (1939 -1943), botim i vitit 2005, Tiranë. Drita, gazetë e përditshme e parimeve nacionaliste, e cila botohej në Tiranë, koleksionet nga viti 1936 deri më 1939. Duka, Valentina, Histori i Shqipërisë 1912 – 2000, botim i vitit 2007 i shtëpisë “Kristalina – KH”, Tiranë. Fashizmi, gazetë e përditshme, organ qendror i Partisë Fashiste Shqiptare, koleksionet nga viti 1939 deri më 1940.
114
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Fevziu, Blendi, Histori i shtypit shqiptar 1848-1996, botim i Grupimit “Brezi 22”, 1996, Tiranë. Fischer, Bernd J., Shqipëria gjatë Luftës (1939-1945), botim i Çabej MCM, Tiranë, 2000. Fletore Zyrtare, botim periodik i Ministrisë së Brendshme (pas 22 korrikut 1939 shtypej nën kujdesin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shtypit, Propagandës dhe Turizmit), koleksionet nga viti 1939 deri më 1943. Gazeta Shqiptare, edicioni shqiptar i Gazzeta di Puglia të Barit, Itali, koleksionet nga viti 1937 deri më 1939. Grup autorësh, Histori e popullit shqiptar, volumi i katërt, botimet Toena, 2008, Tiranë. Jaccomoni, Francesco, Politika e Italisë në Shqipëri, botim i “55”, 2005, Tiranë. Koça, Vangjel, Në udhën e shqiptarizmës, botim i shtëpisë së librit “Phoenix”, 1999, Tiranë. Lalaj, Ana, Analiza e Politikës së Jashtme të Shqipërisë, cikël leksionesh për Masterin e Nivelit të Dytë, viti akademik 2009 – 2010, Universiteti U.F.O. - Tiranë. Lufta e shlirimit kombëtar, revistë e përmuajshme, organi qendror i Ballit Kombëtar, koleksioni nga fondi i Arkivit Qendror të Shtetit, 1942 -1943. Muka, Arben, 70 radio shqip në 70 vite, 1938 - 2008, botim i ABC Media Center, 2008, Tiranë. Radioprogrami, botim Radio Tiranës, nr. 1 (1-15 dhjetor 1939). Roja kombëtare, botim politik profashist, 5 prill 1943. Sazani, botim i përmuajshëm i studentëve e emigrantëve shqiptarë në Francë, koleksioni nga shtatori i vitit 1938 deri më gusht 1939. 115
Arben MUKA
Shtypi, gazetë politike dhe shoqërore, e cila botohej tri herë në javë në Tiranë, koleksionet nga viti 1937 deri më 1939. Tomori, gazeta e përditshme politike më e madhe në Shqipëri në kohën e pushtimit fashist italian, zëvendësuesja e periodikut Fashizmi, koleksionet nga viti 1940 deri më 1943. Zavalani, Tajar, Histori e Shqipnis, pjesa e dytë, botuar në Londër, 1966. Zelka, Luan, Mbi thirrjet dhe traktet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, shtëpia botuese “8 Nëntori”, 1980, Tiranë. Zelka, Luan, Mendimi për gazetarinë shqiptare, botim i “Globus R”, 2006, Tiranë. Zelka, Luan, Shtypi shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1944), botim i “Globus R”, 2003, Tiranë. Zëri i Popullit, organi qendror i Partisë Komuniste Shqiptare, botim i përmuajshëm, koleksioni nga gushti 1942 deri në tetor 1943. Zëri i Popullit dhe buletinet e tij (1942-1944), botim i Akademisë së Shkencave, Instituti i Historisë, Tiranë, 1986. Vatra Shqiptare, revistë e përmuajshme e Radio Tiranës, nr.21, korrik 1941, artikulli “Radio Tirana midis trimave ushtarë të plagosur për çlirimin e vëllezërve tanë”.
116
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Treguesit e emrave A Abaz Kupi 104-105 Abaz Ermenji 97 Agjensia Telegrafike Shqiptare 37, 44, 70 Agjensia Telegrafike Stefani 44, 70, 76 Ahmet Zogu 29, 30, 34, 35, 40, 47, 49, 50, 54, 108 Ali Këlcyra 97 Anton Mazreku 50 Atdheu 105 B Balli Kombëtar 86, 93, 95 - 105, 112-113 Bashkimi 93 - 94 Bashkimi i Kombit 51 Balli i rinisë 83 Benito Musolini 29, 31, 51, 52, 57, 75, 79, 84, 102, 108 Branko Merxhani 62 D Daut Çarçani 98 Daut Hoxha 80 Drejtoria e Përgjithshme e Shtypit, Propagandës dhe Turizmit 18, 24, 60-63, 76, 81, 82, 109-110 Drita 37-38, 46, 62 117
Arben MUKA
E Enti Shqiptar për Audicione Radiofonike, E.S.A.R 64-67 Enti Italian për Audicione Radiofonike, E.I.A.R 64-67 Ernest Koliqi 83 F Fashizmi 63, 65, 72-75, 82, 110 Fletore Zyrtare 24, 62 Françesko Jakomoni 23, 29, 56, 60-63, 74 Fronti i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar 89, 93, 94, 96-97, 102, 103, 104 G Galeaco Çiano 23, 26-32, 34, 55 Gazeta e Korçës 39-41, 50-51, 63, 107 Gazzeta di Puglia e Barit 17, 60 Gazeta Shqiptare 17, 26, 34, 37, 40, 44, 57-58, 60, 63 Gruaja Shqiptare 87, 94 Grupi i Zjarrit 92 GJ Gjergj Bubani 50 H Hilmi Leka 75 Hysni Lepenica 97 K Komiteti Provizor për Shpëtimin e Shqipërisë 103-104,112 Kostë Çekrezi 33 Kushtrimi i lirisë 87, 93 L Lëvizja e Legalitetit 86, 93, 95, 104-105, 113 118
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Liktori 39, 63, 73 Lufta e shlirimit kombëtar 20, 84, 95, 99-104, 112 M Mati Logoreci 37 Mbledhja e Mukjes 93, 95, 103-105, 112-113 Medin Kamber 27 Mehdi bej Frashëri 49-51 Mihal Sherko 50 Ministria e Punëve të Brendshme 87, 92, 96, 105, 111 Mit’hat Frashëri 96-98 Mustafa Kruja 91, 101 Mbretëresha Geraldinë 37 N Nebil Çika 47, 83 Nikolo Loruso Atoma 27, 60-61 O Oshëtima e së vërtetës 99 P Partia Fashiste Shqiptare 56, 63, 67, 72-74, 110 Partia Komuniste Shqiptare 86, 88, 89, 92, 93, 95, 96, 102, 103, 105, 111, 112-113 Përpjekja Shqiptare 62 R Radio Bari 1 16, 36 Radio Korça 19, 69 Radio Londra 96-97 Radio Roma 70 Radio Tirana 15, 19, 40, 49-52, 63-70, 107
119
Arben MUKA
Rini përpara 102 Robni o Liri 102 Roja kombëtare 67, 83-84 S Safet Butka 97 Sazani 42, 52 Statuti Themeltar i Mbretërisë së Shqipërisë 56, 60-61 Sh Shefqet Vërlaci 54-55, 59, 61, 109 Shkëndija 83 Shtypi 27, 36, 47, 57, 62, 64 T Telegrafo 78 Tomori 20, 69, 75-83, 90, 92, 110 Tomori i vogël 83 V Vangjel Koça 75 Vatra Shqiptare 68 Viktor Emanueli III 56, 58, 60, 75, 92, 111 XH Xhafer Ypi 51-52, 54 Xhovani Ansaldo 78-82 Xhovani Xhiro 58 Z Zef Kadarja 69-70 Zëri i Popullit 19, 86, 89-93, 99, 104, 112 Zoi Xoxa 37
120
Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Arben Muka, autor i këtij botimi, nga shtatori i vitit 1997 vazhdon të punojë si korrespondent në Shqipëri për radion gjermane DEUTSCHE WELLE. Para këtij angazhimi ai ka punuar si reporter terreni dhe redaktor në departamentin e lajmeve në RADIO TIRANA, (1993-1997), ndërkohë që karrierën si gazetar profesionist e ka nisur si kryeredaktor i gazetës STUDENTI, në janar të vitit 1988. Nga viti 1999 është pjesë e ekipit të trajnerëve për gazetarinë radiofonike, pranë Institutit Shqiptar të Medias në Tiranë, ku merr pjesë në grupe pune si ekspert për median. Nga viti 2007 është pedagog për lëndën “Gazetaria në Radio” në Universitetin U.F.O në Tiranë. Ka kryer me rezultate të larta kualifikimin shkencor Mastër i Nivelit të Dytë. Ka fituar çmimin vjetor SOROS në gazetari me emisionin më të mirë radiofonik për vitin 1996. Ka marrë dhe dy çmime të para në konkurset kombëtare të gazetarisë për të drejtat e fëmijëve dhe 121
Arben MUKA
rehabilitimin e viktimave nga traumat dhe torturat, të zhvilluara në vitin 2005. Krahas botimit të disa librave nga fusha e gazetarisë si dhe bashkëautorësinë në hartimin e disa manualeve të trajnimit në fushën e raporteve mes organizatave joqeveritare dhe medias, ai është autor dhe i shumë artikujve e analizave për çështje të profesionit. Nga viti 2001 deri në 2003 ishte në grupin e shkrimtarëve të episodeve të radionovelës së parë shqiptare “Rruga me Pisha”, prodhim i Radio Tiranës dhe Radio BBC e Londrës. Arben Muka u lind në Tiranë, më 23 shtator 1963 dhe është diplomuar në Ekonomi, në Universitetin e Tiranës, korrik 1987. Ka kryer disa specializime e kualifikime në gazetari dhe marrëdheniet me publikun, brenda dhe jashtë vendit.
122
Ky Mediat libër shqiptare është kontribut rëndësishëm për studimin e në periudhënie pushtimit nga Italia fashiste historisë së shtypit shqiptar. Autori e ka treguar edhe më parë përkushtimin dhe seriozitetin në studimin e historisë së mediave shqiptare. Në një libër të botuar pak kohë më parë ai ka realizuar një projekt ambicioz për studimin e mediave radiofonike në Shqipëri. Libri i tij “70 radio shqip në 70 vite”, i pari libër sistematizues i historisë së radios në Shqipëri bën një përshkrim historik të zhvillimit të mediave radiofonike në Shqipëri, deri vonë thuajse të pastudiuara fare. Ky libër dëshmon se libri i parë nuk është rastësi dhe se pasioni i autorit për njohjen dhe studimin e historisë së mediave shqiptare nuk ka reshtur. Dr. Mark Marku
Botime të mëparshme të autorit:
Manual për gazetarët dhe redaktorët e radiove lokale, 2002
Ndërtimi i marrëdhënieve të ngushta mes OJF-ve dhe medias, 2003
Parimet bazë të teorisë dhe praktikës së audiogazetarisë, 2007
Profili dhe veçoria e të gjitha stacioneve radiofonike në Shqipëri, 2008
ISBN 978-99956-47-93-3
Çmimi: 700 lekë 5 Euro 123
Argjendari Gjikondi