
1 minute read
e rezistencës kundër Italisë fashiste
5
forMAt DHe roLi i ProPAgANDëS NgA rrADHët e reziSteNcëS KuNDër itALiSë fASHiSte
Advertisement
Pushtimi italian i Shqipërisë u prit që në çastet e para me një kundërpërgjigje të armatosur, megjithëse kjo u bë nga formacione të limituara dhe të organizuara spontanisht. Atdhetarët dhe patriotët shqiptarë u përpoqën të ndalonin zbarkimin pavarësisht se ishin në një raport krejt të pabarabartë forcash, pajisjesh luftarake dhe mjete motorike. Fryma kundërshtuese ndaj 7 prillit të vitit 1939, këtij akti të hapur agresiv për pavarësinë dhe integritetin e territorit shqiptar u pasua në vijim dhe me forma të tjera të shprehjes se pakanaqësisë dhe urrejtjes ndaj pushtuesit.
Fillimisht duke hedhur në publik trakte dhe thirrje antifashiste dhe më pas duke nxjerrë në qarkullim organe shtypi a buletine informative.
Të dyja format propaganduese mbetën në kushtet e ilegalitetit dhe duke patur në përdorim mjete krejt të prapambetura të teknikës e teknologjisë së prodhimit e shpërndarjes së tyre. Pas krijimit të Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH), dhe organizatave nacionaliste të Ballit Kombëtar dhe Legalitetit, rezistenca ndaj pushtuesit mori ngjyrime të ndryshme. Veprimtaria dhe ndikimi i tyre në opionion, qëndrimi e platformat për luftën kundër pushtuesit italian, kishin edhe pika të përbashkëta, por dhe dallime të thella politike e ideologjike. Kjo u reflektua dhe në mënyrën se si ky spektër opozitar ndërtoi e menaxhoi mjetet propaganduese, duke përfshirë këtu organet e veta të shtypit.
Në vijim, në dy pjesë të veçanta, janë marrë në shqyrtim botimet e luftës antifashiste nacionalçlirimtare që kontrolloheshin nga PKSH (në qendër është aktiviteti i Zërit të Popullit dhe mjetet propaganduese të organizatave nacionaliste (kryesisht aktiviteti i revistës Lufta e Shlirimit Kombëtar si botim i Ballit Kombëtar).