Arben MUKA - Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste

Page 86

Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste

5 Format dhe roli i propagandës nga rradhët e rezistencës kundër Italisë fashiste

Pushtimi italian i Shqipërisë u prit që në çastet e para me një kundërpërgjigje të armatosur, megjithëse kjo u bë nga formacione të limituara dhe të organizuara spontanisht. Atdhetarët dhe patriotët shqiptarë u përpoqën të ndalonin zbarkimin pavarësisht se ishin në një raport krejt të pabarabartë forcash, pajisjesh luftarake dhe mjete motorike. Fryma kundërshtuese ndaj 7 prillit të vitit 1939, këtij akti të hapur agresiv për pavarësinë dhe integritetin e territorit shqiptar u pasua në vijim dhe me forma të tjera të shprehjes se pakanaqësisë dhe urrejtjes ndaj pushtuesit. 85


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.