19 minute read

e pushtimit italian

Next Article
Treguesit e emrave

Treguesit e emrave

4

iNStruMeNtALizMi i SHtyPit ProQeveritAr Në PeriuDHëN e PuSHtiMit itALiAN

Advertisement

 Aktiviteti i Partisë Fashiste Shqiptare nuk “ngjit” në

popull, po kështu dhe organet propaganduese të saj.

 Shkëlqimi dhe rënia e të përditshmes fashizmi,

zëvendësimi i detyruar me tomorin.

 Sinkronizim i plotë ideor i botimeve proqeveritare me

aksionin pushtues brenda dhe jashtë Shqipërisë.

 Binjakëzimi mes tomorit dhe telegrafos, roli aktiv i

Xhovani Ansaldos.

 “Dosja Hoxha”, si një argument në marrëdhëniet italo

– greke: “Kush prek Shqipërinë prek Italinë!”.

Instalimi i një rendi të ri fashist në Shqipëri kërkonte domosdoshmërisht dhe ngritjen e një rrjeti mediatik që t’i përgjigjej propagandës dhe përhapjes së ideve të reja për publikun e gjerë. Kjo strukturë mediatike do të duhej të përcillte informacione e mesazhe për mënyrën e organizimit të institucioneve politike vendore, të planeve e qëllimeve madhore të Romës, për ndërtimin e një perandorie fashiste të fuqishme, ku Shqipëria do të kishte përfitime të jashtëzakonshme në të gjitha sektorët etj. Siç u përmend më sipër, vetëm pak ditë pas invazionit ushtarak të 7 prillit 1939 nisën të dalin në disa prej qyteteve kryesore të vendit tituj të rinj gazetash me orientim tërësisht fashist.

Përkatësia e tyre politike e ideologjike kuptohej hapur po të kemi parasysh se fjala “fashist” u vendos që në titullin e këtyre organeve lokale si, Korça fashiste, Rinia fashiste (Shkodër), Këmisha fashiste (Vlorë) etj. Pas spastrimit të gazetave kryesore politike dhe filozofike të trashëguara, qysh nga koha e mbretit Zog, në Tiranë nisi të dalë që më 24 maj gazeta e re Fashizmi. Si organi qëndror i Partisë Fashiste Shqiptare, ajo kishte 4 faqe, njëra prej të cilave përmbante lëndën në gjuhën italiane.

Fashizmi kishte një format zyrtar me lajme të brendshme dhe të jashtme, pjesa kryesore e të cilave kishin si burim mediat dhe agjensitë italiane të informimit. Në hapësirat e saj kishte rubrika fikse për trajtime ideologjike e propagandistike të aktualitetit, si “Ç’është fashizmi?”, “Jeta e Partisë Fashiste Shqiptare”, “Ç’ka bërë Duçja për Shqipërinë?” etj. Duke qënë se reformat institucionale në Shqipëri bëheshin të komanduara dhe të diktuara nga Roma zyrtare, tek gazeta Fashizmi nuk mund të mendohej ndonjë debat apo opinion rreth tyre. Shqipëria kishte në skenën politike vetëm një forcë politike, PFSH-në, dhe sistemi njëpartiak përcillej në formën e vet totalitariste dhe tek gazeta Fashizmi. Gjithshka vetëm duatrokitej dhe mbështetej me entuziazëm, se bëhej

për të mirën e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Gazeta i kushtonte hapësira të mëdha dhe informacioneve që vinin nga institucionet kryesore të pushtimit, apo nga federatat lokale të fashistëve, për përkrahjen e gjerë që ato gjenin nga popullata, nga intelektualët dhe personalitetet publike.

Pavarësisht se bëhej fjalë për gazetën kryesore zyrtare në Shqipëri, tek Fashizmi mungonte identifikimi autorial për artikujt që botoheshin në faqet e saj. Mbisundonte praktika e lënies së materialeve pa emër, diku përdoreshin pseudonime, ose vetëm iniciale që nuk mund të thuhet me saktësi nëse ishin të emrave realë të atyre që i kishin shkruar. Për ti dhënë një fytyrë më sociale Fashizmit, në faqet e saj botoheshin dhe kronika e reportazhe për shkollën, për fëmijët e të rinjtë, për kulturën, gratë e vajzat. Por gjithçka nga tematika që trajtohej përzihej në çdo rast me erën e re fashiste, perspektivat dhe rolin në çdo qelizë të jetës, për idealet që nxisnin “vetëm paqen e drejtësinë”.

Por Fashizmi nuk po arrinte të kishte sukses. Jehona e saj në publik po dukej të ishte e zbehtë dhe pa ndonjë ndikim të madh. Historiani Bernd J. Fischer e shpjegon këtë me disa arsye: “Së pari, përqindja e lartë e analfabetizmit ushtronte sigurisht ndikimin e vet. Por po aq e rëndësishme ishte se shumë shpejt shqiptarët e Tiranës e panë Fashizmin ashtu si qe në të vërtetë, një mjet për përhapjen e propagandës mashtruese italiane”. (1) Por mosinteresimi dukej dhe për “bijëzat” e Fashizmit në qytetet kryesore të vendit. “Siç del nga dokumentet zyrtare të kohës, ato u detyruan ta ulin tirazhin, sepse, gjoja, nuk bliheshin nga populli. Për shembull, gazetat lokale Liktori e Korçës dhe Rinia Fashiste e Shkodrës e zbritën tirazhin e tyre. Në tremujorin e parë të vitit 1940 arriti në 500 deri 600 kopje nga 1300 që e kishin në fillim (korrik – gusht 1939), por dhe ato i merrnin funksionarë të organizatave fashiste, ose zyrtarë të tjerë, të cilët ishin porositur të pajtoheshin në këto organe”. (2)

(1) Bernd J. Fischer, Shqipëria gjatë Luftës, 1939 – 1945, faqe 81. (2) Prof. Dr Luan Zelka: Shtypi shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1944), faqe 205.

Por ky indiferentizëm i popullatës për këto organe shtypi lidhej dhe me një faktor tjetër të rëndësishëm, pasi dhe vetë Partia Fashiste Shqiptare, si dhe levat ndihmëse që ajo krijoi për të përhapur idetë dhe pikpamjet e saj nuk po “ngjisnin” tek njerëzit. Anëtarësimet në rradhët e PFSH ishin të imponuara, siç është përmendur më sipër, dhe këtë e bënin më shumë nëpunës

të administratës. “Partia Fashiste, e krijuar me bujë, dështoi në misionin e saj; ajo mbeti anemike, me një grusht njerëzish, pa mbështetjen e autoritetin e duhur. Në një raport që Jakomoni i bënte Romës, pas nëntë muajve të pushtimit, shprehte shqetësimin për gjendjen krejt të pakënaqshme në Partinë Fashiste, e cila ishte bojkotuar nga shqiptarët. Kurse në kujtimet e botuara pas lufte, ai shkruante: ‘Formimi i Partisë Fashiste në Shqipëri kishte qenë një hap i nxituar që u ndërmor pa njohur realitetin shqiptar, prandaj dhe dështoi’ ” (3)

Rreth nëntë muaj pas botimit të numrit të parë Fashizmi e

(3) Histori e popullit shqiptar, volumi i katërt, faqe 28.

ndërpreu daljen në treg duke u zëvendësuar nga një “e përditshme e madhe politike”, me emër shqiptar: Tomori. Kjo dukej si një lëvizje taktike, duke e etiketuar me një emër që tingëllonte tradicional dhe popullor për shqiptarët. Gjithashtu ishte vendosur që kryeredaktori i gazetës së re të mos ishte italian, si deri atëhere, por shqiptar. Megjithatë në permbajtje Tomori nuk hoqi dorë nga kursi profashist, duke mbetur besnike e linjës që kish ndjekur pararendësja e saj Fashizmi. Kjo dukej qysh në prezantimin e numrit të parë në datën 3 mars 1940, kur në dy krahët e titullit të gazetës ishin vendosur dy thënie: njëra e Musolinit “Shqipëria asht në zemrën time” dhe në anën tjetër citohej Viktor Emanueli III “Fatet e Shqipërisë janë të lidhura ngushtësisht me ato të Italisë”. Këto dy fjali, që dukeshin sikur e “kishin blinduar” kokën e gazetës qëndruan deri në numrin e fundit të saj, kur Italia fashiste kapitulloi në shtatorin e vitit 1943. Drejtues i Tomorit ishte Vangjel Koça dhe më pas Hilmi Leka, të dy personalitete të spikatur të publicistikës, por dhe si ndër më të besuarit e regjimit fashist.

Në editorialin e numrit të parë të Tomorit, me titullin “Shqipni, përpara” thuhej se programi i saj “është i thjeshtë dhe i qartë, me naltësue vlerat shpirtnore të kombit shqiptar e me ja mbrojtë interesat politike e lëndore në qarkun e Perandorisë fashiste italiane nën kurorën e përbashkët të Shtëpisë së lumnueshme të Savojës”. (4) Sigurisht nuk harrohej të përmendej dhe shkaktari i situatës së rëndë para pushtimit italian: “Shqipëria nuk mund të sundohet në vete. Sikur çdo shtet tjetër modern, të gjitha provat e bëra kanë dështuar në gjak e korrupsion. Tregimi i fundit është i Zogut që mund të rrëzohej dhjetë vjet më përpara, po të mos kishte pasur Italia kahherë tepër bujare besim në të”. (5)

Një nga risitë që solli Tomori në krahasim me Fashizmin ishte përpjekja për të afruar sa më shumë intelektualë që të shkruanin në faqet e saj. Kjo thirrje u bë që në numrat e parë të Tomorit. Qëllimi ishte jo vetëm për të ngritur nivelin e gazetës, por dhe

(4) Tomori datë 3 mars 1940, faqe 1. (5) po aty

për të reduktuar anonimatin për autorësinë e lëndës së botuar. Thirrja për afrim të penave të kualifikuara konsiderohej dhe si një koperturë për të treguar se ishte pikërisht elita shqiptare ajo që gjeneronte ide dhe vlerësime për zhvillimet e aktualitetit politik, ekonomik, social, kulturor etj., se përthithja e edukatës dhe moralit fashist ishte një proces i natyrshëm, ku në pararojë janë të mirëshkolluarit, mes tyre dhe personalitetet e spikatuar të jetës publike.

Duke marrë shkas nga një letër që kishte mbërritur në redaksi nga një intelektual nga Shkodra që kishte mbetur, sipas tij i habitur dhe i kënaqur “që shoh më së fundi një fletore të vërtetë të shtypet në Shqipëri”, (6) redaksia ofronte bashkëpunim me të gjithë intelektualët e interesuar: “Gjithë ata që do të dëshirojnë të shkruajnë artikuj, nota, komente, në bazë të frymës së programit të treguar, do të gjejnë pritjen më të përzemërt. Është e lehtë të rrish mënjanë, të bësh vërejtje dhe të kritikosh. Vërejtësit dhe kritikuesit përkundrazi le të marrin pjesë në jetën e gazetës që lufton me mungesat e mjeteve teknike, të cilat dora dorës do të përmirësohen dhe do të plotësohen”. (7)

Por kjo lëvizje e redaksisë së Tomorit nuk është se pati ndonjë efekt konkret. Ajo brenda një kohe të shkurtër u zbeh deri në harresë, pasi ata që zunë hapësirat e artikujve ishin po të njëjtët njerëz të besuar të sistemit fashist, ata që zbatonin pa lëvizur “as presjen” direktivat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shtypit, Propagandës dhe Turizmit, të hierarkisë së organeve të fashos. Duke qënë se Tomori botonte të plota komunikatat që mbërrinin nga Mëkëmbësia, nga qeveria dhe nga federatat fashiste në qytete të ndryshme të vendit, por dhe lajmet dhe infot e përkthyera nga agjensia italiane Stefani, apo nga burimet zyrtare të fuqive të Boshtit dhe aleatëve të tyre - atëhere pak vend mbetej për artikuj të mirëfilltë gazetareskë, për komente e vështrime të aktualitetit e perspektivës.

(6) Tomori datë 7 mars 1940, faqe 1. (7) po aty

Përmbajtja e lëndës ditore të Tomorit në tre faqet e saj, (pasi faqja e fundit ishte një ekstrakt i lajmeve e materialeve kryesore në gjuhën italiane) ishte gjithëfarë. Përveç aktualitetit brenda dhe jashtë Shqipërisë kishte dhe pasqyrime për reformat që zhvilloheshin në ushtri, arsim, në sistemin financiar e banka, në unifikimin doganor, për zhvillimin e infrastrukturës, sidomos në kryeqytet e tema të tjera. Por dhe rubrikë për historinë, përshtypje nga vizitat dhe eskursionet në Itali të grupeve të fëmijëve, të studentëve, grave etj. Hapësirë të konsiderueshme në faqet e gazetës zinin dhe krijimtaria a përkthimet, këto të fundit kryesisht nga literatura italiane. Për krijimtarinë në prozë, sidomos për novelat, botimi bëhej në disa numra rresht, si një mënyrë për të mbajtur konstant interesimin e lexuesve. Gazeta Tomori i kushtonte kujdes dhe informacionit sportiv, më shumë nga kalendari i veprimtarive brenda vendit.

Por në të gjithë këtë laryshi tematike asnjëherë nuk harrohej të përmendej përvoja e rendit fashist italian, roli, frymëzimi

dhe kontributi për “ndryshimin e faqes” në të gjitha aspektet për Shqipërinë. Tomori aplikoi dhe marrëdhënie të shkëmbimit profesional me radaksi gazetash në Itali. Më e qëndrueshmja ka qënë “binjakëzimi” me gazetën Telegrafo. Veç dhënie marrjes së informacionit në mënyrë të ndërsjellë u vendos që drejtori i partnerit italian, Xhovani Ansaldo, të shkruante në mënyrë sistematike analiza dhe komente, në mënyrë specifike për çështje të marrëdhënieve rajonale, por dhe raportet e Italisë në një plan më të gjerë ndërkombëtar. Siç e paralajmëronte këtë marrëveshje Tomori, Ansaldo “herë pas here do të shqyrtojë dhe do të përmbledhë pamjet e lëvizshme të gjendjes politike ndërkombëtare”. (8) Vetë drejtori i Telegrafos dukej optimist për kontributin e tij për gazetën më të madhe në Shqipëri.

“Për Shqipërinë është e vërtetë ajo që është dhe për Italinë; ajo është një tokë në të cilën nuk mund të ekzistojnë barbarë. Mund të ekzistojnë injorantë të varfër analfabetë; por dhe këta do të kenë gjithmonë kurreshtje të vetëdijshme për të qenë të informuar mbi çështjet e mëdha politike të ditës dhe një zotësi të vetëdijshme që të mundin t’i ndjekin. Si konseguencë, publiku shqiptar që merr sot në dorë një gazetë nuk është aspak i kategorisë së dytë, sikur mund të besojnë me mëndje të lehtë publicistët e Parisit e Londrës; por është një publik që kushdo duhet t’i drejtohet me vërejtjen më të madhe dhe me seriozitetin më të madh”. (9) Si një gazetar me përvojë, por dhe një ushtar i bindur i perandorisë fashiste, Xhovani Ansaldo mori rolin e komentatorit kryesor në faqet e Tomorit. Veçanërisht në situatat më delikate dhe konfuze redaksia nuk kishte njeri më adapt për ti lëshuar hapësirën e kryeartikullit, apo të analizës kryesore me qëllimin që të mbahej e sigurtë dhe konseguente linja editoriale të gazetës.

Në rolin e opinionbërësit finok dhe koherent, Ansaldo e nisi prezantimin e tij tek lexuesi shqiptar me një panoramë të situatës ballkanike. Ishte kohë polemikash e dilemash të shumta

(8) Tomori, datë 13 mars 1940. (9) po aty

të qëndrimit që do të mbante Italia në rajon pas kryerjes së aktit pushtues në Shqipëri. “Italia sot, përsa i përket Ballkanit, ka vetëm një interes dhe predominant: që të mbretërojë atje paqja. Ajo di natyrisht se midis shteteve të ndryshme ballkanas ka argumente kundërshtimi; kështu midis Rumanisë dhe Hungarisë për Transilvaninë, midis Rumanisë dhe Bullgarisë për Dobroxhën, midis Bullgarisë dhe Jugosllavisë për Maqedoninë dhe të tjera. Por ajo mendon se këto kundërshtime mund të zgjidhen më parë, ose më pas me anën e udhës diplomatike, me anë bisedimesh paqësore; dhe se më parë nga të gjitha, duhet mbajtur në Ballkan paqja, duke ndalur vetë shtetet ballkanike që të vijnë në konflikt mes tyre, qoftë nëse ndonjë prej tyre të hyjë në konflikt me fuqitë e mëdha”.(10)

Duke ushqyer logjikën se vendi i tij ishte krejt i parrezikshëm, por dhe mjaft konstruktiv në të ardhmen e afërt të rajonit ballkanik dhe për raportet e mira me të gjitha shtetet përreth, Ansaldo tërheq vëmendjen në analizën e tij se: “nga pallati i tij i Romës, mund të thuhet fare mirë, se Musolini mban në duart e tij fijet e politikës ballkanike”. (11) Kollonat e mëpasme të Ansaldos (të cilat quheshin si “nota telegrafike” dhe vendoseshin në vendin më të dukshëm të faqes së parë të Tomorit) kishin në fokus pavarësinë ekonomike të vendeve ballkanike; fatin e luftimeve franko – gjermane në terren; kritikat ndaj rolit të britanikëve dhe francezëve për të penguar marshimin e Adolf Hitlerit në Hollandë e Belgjikë, glorifikimin e politikës së ndjekur nga linja e Boshtit Romë – Berlin - Tokio etj. Qëndrimet e Xhovani Ansaldos ishin hapur si të një zëdhënësi të Perandorisë fashiste, pjesë i industrisë propagandistike, herë për të zhvendosur vëmendjen, ose për të thënë me forcë të kundërtën e asaj që do të ndodhte me siguri, herë për të fshikulluar e kërcënuar ata që shfaqeshin kundër.

Duke mbetur një propagandues i ethshëm i politikës italiane, Tomori u tregua mjaft aktiv në përpunimin e opinionit dhe në prag të sulmit ndaj Greqisë. Qysh disa muaj përpara gazeta zjente

(10) Tomori, datë 4 prill 1940, artikulli me titull “Paqja ballkanse”, faqe 1. (11) po aty

nga informata të zgjeruara dhe vështrime mbi atë që konsiderohej si pozitë inferiore e popullsisë çame në Greqi. Në përpjekjet e italianëve për të kërkuar një preteks, a shkak në acarimin e skajshëm mes shqiptarëve e grekëve, Tomori në disa numra i dha shumë hapësirë vrasjes së bariut Daut Hoxha, në mes të gushtit të vitit 1940. Ky rast u amplifikua jo vetëm në Shqipëri, por dhe në mediat e tjera ndërkombëtare, duke u prezantuar si rast tipik i shkeljes së hapur të të drejtave të popullsisë çame në territorin helen, për keqtrajtimin e tyre sistematik, por dhe për qëndrimin armiqësor që mbante media në Greqi ndaj tyre.

Se sa seriozisht trajtohej situata nga pala italiane, kjo dukej dhe nga ashpërsimi i gjuhës së shprehjes në faqet e Tomorit, duke e përdorur “çështjen Hoxha” si një argument në marrëdhëniet italo - greke. “Kush prek Shqipërinë prek Italinë”, shkruante gazeta në një koment të datës 14 gusht të vitit 1940. “Vrasja e fatkeqit Daut Hoxha, ngjarje në vetvete shumë e rëndë dhe jo sa të kalohet në heshtje, inkuadrohet në gjendjen e marrëdhënieve italo – greke dhe e bën akoma më delikate. Nuk është në fakt një mister për asnjë italian, që qysh ditës së fillimit të luftës, dhe pikërisht qysh ditës së hyrjes së Italisë në luftë, sjellja e qeverisë së Athinës nuk ka qënë aspak ajo që duhet të ishte”. (12) Komenti duke e cilësuar Greqinë si një shtet asnjëanës kërkon tërheqjen e saj nga ndihma e drejtëpërdrejtë që jep për anglezët, për të pushuar “favorizimin skandaloz të një shteti, i shpallur asnjëanës, një luftonjësi”. (13)

Në fund të tetorit, pak ditë para se të niste zyrtarisht invazioni italian ndaj Greqisë, Tomori hapej me tituj të mëdhenj që tregonin për një situatë të turbullt dhe të paqëndrueshme në vendin fqinj: “Greqia në udhëkryqin e luftës”; (14) “Greqia e vetmuar”; (15) “Greqia e njëqind milionarëve” (16) etj. Më pas vëmendja u lokalizua në zonën kufitare mes dy vendeve duke nxjerrë në pah provokacionet e rënda nga ana e palës greke. “Një lodër e rrezikshme: Çfarë ngjet

(12) Tomori, datë 14 gusht 1940, faqe 1. (13) po aty

në kufirin grek?”; (17) “Një çetë greke sulmon një postë të kufirit në Qafë të Kapshticës”; (18) ndërkohë që në ditën e sulmit të Italisë ndaj Greqisë, Tomori shkruante me gërma kapitale në faqen e parë: “I gjithë populli shqiptar i bashkuar në besim të flaktë kërkon drejtësi për vëllezërit dhe përgjigje të përshtatshme kryeneçërisë greke”. (19) “Gjendje lufte me Greqinë. Trupat tona kaluan kufirin”. (20) “Trupat tona fitorioze i shpien Çamërisë dritën e Romës.” (21) Në vijim gazeta u pozicionua aktivisht në një pasqyruese e luftës në terren, e motiveve që e shtynë Italinë për të ndërrmarë këtë hap, për sukseset e njëpasnjëshme të ushtrisë së saj, duke botuar dhe përgënjeshtrime për lajmet që vinin nga mediat greke, britanike apo të vendeve të tjera.

Kujdesi i autoriteteve zyrtare, sidomos Drejtorisë së Përgjithshme të Shtypit, Propagandës dhe Turizmit nuk ishte vetëm tek lënda përmbajtëse e Tomorit, por dhe prezantimi sa më dinjitoz i saj në formë, si e përditshmja më e madhe në vend. Kështu rreth një vit pas hyrjes së gazetës në treg ajo pësoi një transformim “look-u”, kjo në sajë të përmirësimit të kushteve teknologjike të prodhimit të saj. Në datën 19 mars 1941 me anë të kryeartikullit titulluar “Me petka të ra” (22) redaksia njoftonte ndryshimin e madh cilësor në pamje, duke e lidhur këtë me nevojën që “i imponon dinjiteti i Shqipërisë perandorake dhe përparimet e teknikës tipografike të sotme… Nga pikëpamja tipografike gazeta jonë bën një kryengritje në Shqipëri. Instalimet e saja tipografike janë nga më të mirat dhe më modernet në Ballkan”. (23) Edhe në këtë rast Tomori nuk harronte të kujtonte se gjithshka ishte një “nga provat e prekshme se ku do të arrijë Shqipëria fashiste, në

(14) Tomori, datë 19 tetor 1940, faqe 1. (15) Tomori, datë 20 tetor 1940, faqe 1. (16) Tomori, datë 23 tetor 1940, faqe 1. (17) Tomori, datë 26 tetor 1940, faqe 1. (18) Tomori, datë 27 tetor 1940, faqe 1. (19) Tomori, datë 28 tetor 1940, faqe 1. (20) Tomori, datë 30 tetor 1940, faqe 1. (21) Tomori, datë 1 nëntor 1940, faqe 1. (22) Tomori, datë 19 mars 1941, faqe 1.

suazën e Romës, edhe në pikëpamje të qytetërimit mekanik”. (24) Këto kushte të përshtatshme favorizonin daljen e njëkohshme të Tomorit në dy botime të veçanta, në shqip e italisht. Në këtë mënyrë botimi në gjuhën amtare, sipas redaksisë do të arrinte t’u përcillte “trimave luftëtarë italianë edhe mirënjohjen, devocionin dhe admirimin e gjithë popullit shqiptar për veprën e madhe që janë duke kryer kundër armikut të përbashkët, si bij të denjë të romakëvet të lavdishëm”. (25) Evoluimi në formë nuk prekte asgjë nga linja e saj politike. Vetëm pak ditë më pas gazeta e shpalli hapur përkatësinë e saj botuese duke u quajtur “e përditshme fashiste shqiptare”. Ky ishte kthimi i saj zyrtarisht në origjinë, si vazhduese e misionit të së përditshmes Fashizmi, duke lënë pas sajesën e fillimeve të daljes në treg si një “e përditshme e madhe politike”. Kjo ndodhi më 23 mars të vitit 1941, një ditë jo e zakonshme për regjimin: 22 vjet më parë kishte ndodhur ajo që vazhdimisht përshkruhej plot lavde dhe krenari ekzaltuese, si dita e fillimit të Revolucionit të Këmishave të Zeza, që nisi nga Milano “për të shpëtuar Italinë nga anarshia e shkatërrimi ku po e çonin sabotatorët e fitoreve dhe armiqtë e atdheut”. (26)

Realisht reforma në gazetën Tomori përfshiu dhe hapjen e disa rubrikave të reja periodike mujore me botimin e faqeve të posaçme për kinemanë, radion, për çështje të zhvillimit turistik (me legjenda, vjersha, folklor), këto të fundit nën kujdesin e DPSHPTsë. Gjithashtu dhe “faqe për të rinjtë dhe nga të rinjtë, si dhe një faqe femërore nga femra dhe të tjerë”. (27) Edhe dalja në treg e Tomori i vogël, që konsiderohej si botim rinor, ishte vazhdë e hapjes së hapësirave për krijimtarinë, debatin intelektual, përkthimin e zbavitjen. Por dhe Tomori i vogël nuk arriti të “relaksohet” nga të marrurit me tema politike, nga afeksioni e lavdërimi për gjithçka që bënte fashizmi në Shqipëri.

(23) po aty (24) po aty (25) po aty (26) Tomori, datë 23 mars 1941.

Një fat të tillë pati më vonë dhe një e përdyjavshme tjetër e rinisë studentore fashiste, Balli i rinisë, e cila rezistoi në treg vetëm disa muaj. Pa afeksionin ndaj regjimit dhe “perspektivës së ndritur” që e priste Shqipërinë nuk mund të kuptohej dhe veprimtaria e disa organeve të tjera që nisën të botohen gjatë vitit 1940 dhe vijuan deri në fund të pushtimit italian, si Shkëndija, e themeluar prej shkrimtarit dhe intelektualit Ernest Koliqi, Bota e re, nën drejtimin e gazetarit të njohur Nebil Çika etj.

Se sa mision i pamundur ishte shmangia e qëndrimit profashist për cilëndo redaksi që ishte në punë atë periudhë, këtë e tregon më së miri fillimi i botimit të së përditshmes Roja kombëtare më 5 prill 1943. Në editorialin e numrit të parë të kësaj gazete shkruhej: “Në regjimin totalitar si ky i yni, një fletore politike nuk mund të ketë një program themelisht të ndryshëm nga ajo e regjimit: regjim monarkik me dinastinë e Savojës në krye dhe regjimin totalitar i bazuar mbi doktrinën fashiste që ka krijuar gjenija e Benito

(27) Tomori, datë 9 prill 1941, faqe 3.

Musolinit për të vajtur gjithnjë drejt popullit…. Rreth këtyre dy pikave të patundshme e të pacënueshme Roja kombëtare do të zhvillojë po atë program që thotë dhe vetë emri i saj në kuptimin më të gjerë e më të thellë të fjalës: ka për të qenë roja e kombit, roja e popullit shqiptar kundër çdo rreziku që mund t’i kërcënohet. Shpata jonë është pënda. Por shumë herë pënda, si fjala, është më e mprehtë se shpata”. (28)

Por pavarësisht ambicieve të gazetës ajo nuk e pati jetën e gjatë. U mbyll pas pak më shumë se një muaji. Siç arsyetohej në numrin e fundit të datës 13 maj 1943, pezullimi vinte “për shkaqe teknike”. Kishte ardhur një kohë krejt e pafavorshme për median, pasi i tillë ishte realiteti në planin politik, ushtarak e ekonomik për Italianë fashiste. Ky suport për median e propagandën në tërësi erdhi gjithnjë duke u rrudhur dhe atrofizuar deri në shpalljen publike të kapitullimit të Italisë më 8 shtator të vitit 1943.

(28) Roja Kombëtare, datë 5 prill 1943.

This article is from: